Author: editorshqiplajme

  • 27-vjeçarja priste të ribashkohej me burrin, por fotoja intime që i hodhën në TikTok i mori jetën

    27-vjeçarja priste të ribashkohej me burrin, por fotoja intime që i hodhën në TikTok i mori jetën

    Sibora Abedini, 27-vjeç, banuese në Kamëz i dha fund jetës këtë të hënë duke u hedhur nga tarraca e katatit të katërt e banesës ku jetonte me qira.

    E reja i dha fund jetës për shkak të publikimit të një foto intime të saj në rrjetin social Tik Tok.

    Një foto e saj me personazhin e Tik Tok Altin Çoku, ishte vendosur në një profil në Tik Tok me emrin e këtij të fundit.

    Në foto shihen 27-vjeçarja dhe Çoku në momente intime me njëri tjetrin.

    Në lidhje me rastin u arrestua personazhi i Tik Tok i cili dyshohet se është personi që publikoi foton intime sipas policisë.

    Vetë personazhi i Tik Tok deklaronte në një video të bërë disa ditë më parë se foton nuk e kishte publikuar ai.

    Ai pretendon se në momentin që Sibora i dërgoi foton, disa miqtë të tij që ishin në tavolinë me të i morën telefonin dhe e kishin publikuar pa dijeninë e tij.

    27 vjeçarja jetonte me qira në Kamëz, ashtu si autori i arrestuar. Ajo ishte e martuar me një shtetas nga Kosova me të cilin kishte dhe një vajzë. Problemet në çift kishin bërë që martesa të mos funksiononte dhe të kishte një krisje.

    Teksa çifti ishte drejt ribashkimit publikimi i fotos me Çokun bëri që 27-vjeçarja të pësonte trauma dhe të ndërmerrte aktin ekstrem.

  • Publikimi i fotove intime shkak për vetëv*asjen e 27-vjeçares, Altin Çoku: S’e bëra unë!

    Publikimi i fotove intime shkak për vetëv*asjen e 27-vjeçares, Altin Çoku: S’e bëra unë!

    Detaje të reja janë zbardhur pas vetëvrasjes së 27-vjeçares në Kamëz.

    E reja vendosi t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit, pasi 39-vjeçari Altin Çoku i kishte publikuar foto intime në rrjetet sociale.

    27-vjeçarja ishte e martuar me një shqiptar nga Kosova, por prej pak kohësh ishte lidhur me Çokun. Ky i fundit dyshohet se i ka bërë foto intime vajzës dhe i ka publikuar në rrjetet sociale, në fillim në Telegram dhe më pas në TikTok.

    Por pasi ka ndodhur ngjarja e rëndë, 39-vjeçari ka rrëfyer se fotot në rrjetet sociale nuk i ka shpërndarë ai, por një i afërm i tij që i kishte marrë celularin, të cilin e kishte pa kod. Madje Altin Çoku ka deklaruar se vajza 27-vjeçare ka tentuar disa herë të vrasë veten.

    Altin Çoku: Cuca huj është nda më burrë dhe ka tentu 2 herë me mbyt veten.

    Biseduesi: Kur ka ndodh kjo?

    Altin Çoku: Që tani… a e ke pa foton që qarkullon në Tik Tok, duke dal duke pirë kafe me shokun tim në lokal, unë telefonin e mbaj pa kod. Ajo goca me ka çuar foton mua duke më thënë mua shih ca fotoje kemi bërë në hotel dhe ky e ka marrë telefonin shpejt dhe ka shpërndarë foton dhe kanë hapur adresa Tik-Toku…

  • Gjenden pesë të vdekur, mes tyre tre fëmijë

    Gjenden pesë të vdekur, mes tyre tre fëmijë

    Pesë persona, tre prej tyre fëmijë u gjetën të vdekur të dielën në mëngjes në Kanada. Një 29-vjeçar është vënë në pranga. Asnjë akuzë nuk është ngritur ende. Policia thotë se vdekjet ndodhën në tre vende të ndryshme.

    Policia nuk dha emrin e të dyshuarit dhe asnjë detaj të mëtejshëm. Beson se njerëzit e gjetur të vdekur janë të gjithë nga zona e Carman.

    “Është absolutisht e tmerrshme. Nuk mund ta besoj. Është një lloj mpirjeje për të kuptuar se diçka e tillë mund të ndodhë në këtë komunitet” tha kryebashkiaku i Carman, Brent Owen.

  • I hapi profil në TikTok 27-vjeçares, kjo është fotoja që çoi drejt vetëv*asjes të renë në Kamëz

    I hapi profil në TikTok 27-vjeçares, kjo është fotoja që çoi drejt vetëv*asjes të renë në Kamëz

    Kjo është fotoja me të cilën Altin Çoku shantazhonte 27-vjeçaren me publikimin e saj, duke e çuar atë drejt vetëvrasjes.

    Çoku pasi e ka shantazhuar të renë, e cila ishte e martuar në Kosovë, por prindërit i kishte në Kamëz, e ka publikuar foton në rrjetet sociale, duke hapur profile me foton ku shfaqen të dy përqafuar, në momente intime.

    Shërbimet e komisariatit nr.5 pas dëshmive të familjarëve të vajzës dhe këqyrjes të telefonit të saj kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa kanë arrestuar 39-vjeçarin për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

    (BalkanWeb)

  • “E hëna dhe e marta me reshje të izoluara shiu, moti merr kthesën e papritur…”/ Meteorologia Lajda Porja zbulon çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim

    “E hëna dhe e marta me reshje të izoluara shiu, moti merr kthesën e papritur…”/ Meteorologia Lajda Porja zbulon çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim

    Fundjava dhe veçanërisht e diela solli probleme me stuhitë e erës, me breshër dhe me rrebeshe shiu, por si do të jetë java që kemi para? Në një lidhje direkte sinoptikanja Lajda Porja nga “MeteoAlb” thotë se pritet që vranësira dhe reshje të pakëta dhe të izoluara shiu të jenë prezente gjatë ditës së sotme. Ndërkohë, e njëjta tablo nuk paraqitet dhe për mesin e javës pasi pritet që të ketë përmirësim të kushteve të motit.

    Lajda Porja: Fundjava dhe sidomos e diela, e cila solli probleme me stuhitë e erës, me breshër e rrebeshe shiu që ishin të pritshme për shkak se gjatë gjithë javës ne kishim temperatura shumë të larta dhe një masë disi më e ftohtë ka zbritur drejt Ballkanit, që ka bërë që reshjet të jenë prezente dhe gjatë ditës së sotme edhe pse intensiteti është shumë i ulët. Sot dhe nesër do të ketë reshje të pakëta dhe të izoluara. Në majat e larta ta maleve, reshje të izoluara dëbore, më së shumti janë sot. Nga dita e nesërme, izolohen vetëm zonat malore, kryesisht me reshje të papërfillshme. Mesi i javës deri në fundjavë do të ketë përmirësim të kushteve të motit dhe do të na rikthehet dielli në pjesën më të madhe të territorit.

    Nga e mërkura dhe në vijim, temperaturat do të pësojnë rritje duke shkuar deri në 18 gradë Celsius, ndërsa vendi pritet të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta nga mesjava deri të dielën.

    Lajda Porja: Përsa i përket vlerave termike, në fakt ditën e sotme temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie, krahasuar me çfarë kemi përjetuar gjatë gjithë javës. Temperaturat nga sot dhe nesër, minimalet janë nga 0 në minus 1 më e ulëta. Përsa i përket të gjithë Ultësirës Perëndimore, bregdeti apo zonat e ulëta luhaten nga 5 deri në 8 minimalet dhe maksimalet 16-17 gradë. Nga e mërkura dhe në vijim, do të kemi rritje të lehtë dhe graduale, java do t’i ketë temperaturat konstante, në kuptimin që ka një rritje apo rënie shumë të lehtë. Ne do të presim temperatura deri në 18 gradë. Parashikohet që e gjithë java duke filluar nga e mërkura dhe deri në fundjavë të ketë mot të kthjellët, vranësira të lehta dhe reshje shumë të pakëta vetëm sot dhe nesër. Ka një përmirësim të dukshëm të parametrit të erës, do të ketë një erë kryesisht mesatare krahasuar me çfarë përjetuam gjatë fundjavës.

  • I publikoi foto intime të resë që u hodh nga ballkoni, ky është i arrestuari! Dyshohet se ka shantazhuar edhe vajza e të tjera! 27-vjeçarja që ndërroi jetë ishte martuar në Kosovë dhe

    I publikoi foto intime të resë që u hodh nga ballkoni, ky është i arrestuari! Dyshohet se ka shantazhuar edhe vajza e të tjera! 27-vjeçarja që ndërroi jetë ishte martuar në Kosovë dhe

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë (11 shkurt) në Kamëz, ku një 27-vjeçare ndërroi jetë pasi u hodh nga kati i katërt i ballkoni të banesës ku jetonte me qira. Shkak i kësaj ngjarje të rëndë është bërë publikimi i fotove intime nga një 39-vjeçar, i identifikuar si Altin Çoku, personazh i njohur në rrjetet sociale.

    Mësohet se 27-vjeçarja ishte e martuar në Kosovë dhe kishte ardhur te familja e saj në Kamëz.

    Vajza nuk e ka përballuar situatën dhe ka ndërmarrë veprimin ekstrem duke u vethedhur nga kati i katërt. Shërbimet e komisariatit nr.5 pas dëshmive të familjarëve të vajzës dhe këqyrjes që telefonit të saj kanë zbardhur ngjarjen.

    Dyshohet se nuk ishte rasti i parë që 39-vjeçari bënte presione të tilla ndaj vajzave. Policia po verifikon edhe një rast tjetër në Laç, ku dyshohet se 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër.

    Njoftimi i policise

    I publikoi një foto intime një 27-vjeçareje, e cila për këtë shkak dyshohet se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, nisur nga dyshimet e krijuara mbi ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2024, në rrugën “Teuta”, ku u vetëhodh nga tarraca e katit të 4-t, një shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:

    – A. Ç., 39 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

    Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Del e vërteta tronditëse, 39-vjeçari i publikoi foto intime, vajza në Tiranë i dha fund jetës

    Del e vërteta tronditëse, 39-vjeçari i publikoi foto intime, vajza në Tiranë i dha fund jetës

    I publikoi një foto intime një 27-vjeçareje në Kamëz, e cila për këtë shkak dyshohet se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën, arrestohet 39-vjeçari.

    Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në rrugën “Teuta”. Vajza u hodh nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën.

    “U arrestua Altin Çoku 39 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

    Ai dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën” njofton policia.

  • E rëndë, rrufeja vret tre persona dhe plagos 18 të tjerë

    E rëndë, rrufeja vret tre persona dhe plagos 18 të tjerë

    Tre fshatarë u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën pasi u goditën nga një rrufe teksa merrnin pjesë në një funeral në rajonin Lindi në Tanzaninë jugore, tha një zyrtar.

    Abdallah Mputa, përgjegjës i një qendre shëndetësore në zonën Mtama në rajon, tha se viktimat u goditën nga rrufeja teksa ishin duke marrë pjesë në një funeral në fshatin e tyre.

    “Ata po merrnin pjesë në funeralin e një bashkëfshatari kur një shi i madh shkaktoi goditjen e rrufesë”, tha Mputa, duke shtuar se rrufeja i goditi në orën 16:00 sipas kohës lokale.

    Personat e lënduar ende po marrin trajtim mjekësor në qendrën shëndetësore, tha ai.

  • Leku bën dollarin dhe euron me “dhimbje koke”

    Sot dollari amerikan blihet me 95.9 lekë dhe shitet me 96.8 lekë.

    Euro blihet me 103.4 lekë dhe shitet 104.1 lekë.

    Franga zvicerane këmbehet në blerje me 109.1 lekë, ndërsa në shitje me 110 lekë.

    Paundi britanik blihet me 120.6 lekë dhe shitet me 121.5 lekë.

  • “Humbje e madhe…”! E zuri korrenti, vdes mjeku

    “Humbje e madhe…”! E zuri korrenti, vdes mjeku

    Halil Tanaj, kirurg abdominal i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë. Këtë e ka bërë të ditur ish-profesori universitar i lëndës Kirurgji, Enver Fekaj, përmes një shkrimi në Facebook.

    “Një lajm tronditës, shokues e tepër i trashtë, vdekja tragjike e kolegut tonë dr. Halil Tanaj! Një humbje e madhe për Kosovën. Një humbje shumë e madhe për shëndetësinë e Kosovës.

    Një humbje e përmasave të jashtëzakonshme për Kliniken e Kirurgjisë Abdominale”, u shpreh Fekaj. Tanaj ka vdekur pas kontaktit me energjinë elektrike në banesën e tij në Prishtinë.