Author: editorshqiplajme

  • Nga një fshat i Elbasanit në qiejt e Dubait, njihuni me piloten shqiptare që bëri ëndrrën realitet

    Nga një fshat i Elbasanit në qiejt e Dubait, njihuni me piloten shqiptare që bëri ëndrrën realitet

    Nga ZHAKLIN LEKATARI

    Në një vend të vogël si Shqipëria ,habitesh kur dëgjon për vajza dhe gra të cilat korrin suksese në fusha të cilat janë ende të paeksploruara në vendin tonë, siç mund të jetë ajo e aviacionit. Prandaj përtej habisë, është e pamundur të mos ndihesh krenar dhe shpresëplotë për horizonte të reja zhvillimi dhe emancipimi që në fund të ditës janë shembuj konkret, si historia që do ju tregojmë sot

    Ajo quhet Xhesina Xhesi dhe është nga një fshat i vogël i rrethit të Elbasanit, fëmijë i një familjeje emigrantësh në Greqi, vend ku dhe ka kaluar fëmijërinë e saj. Si ishte rruga që përshkoi Xhesi, nga fshati në Elbasan e deri në pilote në Dubai, mund të kuptoni duke lexuar intervistën e saj.

    Living: Xhesi më trego pak më shumë për backgroundin tënd ?

    Në moshën 14 vjeçare, jemi kthyer nga Greqia në Shqipëri ku dhe kam vazhduar kolegjin greko-shqiptar “Arseiko e Tiranës”. Më pas kam ndjekur studimet e larta pranë Fakultetit Ekonomik të Tiranës për degën Financë. Pas përfundimit të studimeve Bachelor kam nisur kërkimet për punë dhe pasi jam vënë në kontakt me një zyrë punësimi kam arritur të fitoj një punë në Dubai.

    Si fillim kam punuar pranë një kompanie telekomunikacioni që quhet Etisalat, në fushën e marrëdhënieve me klientin dhe shitjeve. Gjatë kohës së punës, shumë kolegë më kanë shtyrë që të aplikoja në kompani të ndryshme ajrore si stjuardesë. Pas shumë aplikimeve dhe intervistave, kam arritur të filloj punë në një kompani ajrore në Dubai e cila quhet Flydubai.

    Tashmë jam pjesë e aviacionit prej tre vitesh, por që në ditën e parë të trajnimit si stjuardesë e ndieva që dua të jem pjesë e aviacionit përherë. Ndoshta ka ndikuar fakti që kam qenë e rrethuar me njerëz të apasionuar pas avionëve dhe fluturimeve apo ndoshta ngaqë kam kaluar shumë kohë në aeroporte dhe avionë që vendosa të marr hapin e rradhës për t’u bërë pilote.

    Jam shumë e vetëdijshme që jam me fat që ndodhem në një ambjent të tillë, e rrethuar nga njerëz më shumë vite eksperiencë në këtë fushë, që mund të ndajnë historinë e tyre me mua, duke me këshilluar dhe udhëzuar në këtë udhëtim. Në fluturimin tim të parë si stjuardesë kam qëndruar te kabina e pilotit, gjatë ngritjes dhe uljes së avionit dhe e kam parë për herë të parë nga afër se çfarë konkretisht bën një pilot e se si fluturon një avion.

    Ka qenë një udhëtim gjatë natës dhe më kujtohet se sa e magjepsur jam ndierë me imazhin e një avioni të kontrolluar nga një person i vetëm në një qiell të hapur e plot yje. Pikërisht në atë moment i thashë vetes: “ Sa bukur do ishte sikur të ishe ti ajo që piloton këtë avion.

    Pse jo ? Bëhu pilote, bëhu. “ Që nga ajo dita, gjëja e vetme që mendoja ishtë dëshira e atij momenti për t’u bërë pilote. Kështu kam nisur kërkimet për trajnimet e nevojshme, kohëzgjatjen, kostot, vendet e mundshme ku mund të studioja etj. Para një viti kjo dëshirë u kthyer në realitet gjatë fluturimit tim të parë në trajnim.

    Living: Si ishte kalimi nga puna e parë në Dubai mes klientëve, në një kabinë pilotimi e vetme ?

    Puna ime e parë në fushën e telekomunikacionit ka qenë një eksperiencë e bukur dhe shumë e vlefshme. Dubai është një nga ato qytete mbresëlënëse të botës që ka një diversitet të madh nacionalitetesh dhe kulturash.

    Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me këtë shumëllojshmëri njerëzish, puna më ka ndihmuar shumë që të përmirësoj aftësitë e mia komunikuese dhe ndërpersonale, cilësi të cilat kanë qëne të domosdoshme për të nisur punën timë të ardhshme si stjuardesë. Mund të them me plot bindje që Dubai është një nga ato vende që të ofron mundësi të shumta për karrierën dhe formimin në përgjithësi, mjafton të jesh i zellshëm që të ecësh përpara dhe të zhvillohesh.

    Normalisht që të gjitha këto proçese kanë vështirësitë e veta, por siç thuhet shpesh “ E vështirë nuk do të thotë e pamundur”. Mbaj mend që përpara se të filloja punën si stjuardesë kam realizuar më shumë se 20 intervista të ndryshme dhe sa herë që nuk më kanë pranuar mërzitesha, por kurrë nuk e humba shpresën dhe nuk u dorëzova. Dështimi i vërtetë është dorëzimi dhe mospasja e guximit të kërkosh atë që të bën të lumtur.

    Një ditë e vetme, ku një zë i hollë nga ana tjetër e telefonit të thotë: “ Urime je pranuar për postin e stjuardesës” të ndryshon jetën 180 gradë. Në çdo fluturim që bëj, sa herë që ndodhem në kabinën e pilotit, i them vetes së jam shumë pranë realizimit të kësaj ëndrre për të qenë unë ajo që piloton atë avion, do të vijë dita që ajo kabinë do të jetë zyra ime e ardhshme. Kështu që veç me dëshirë dhe guxim nisa studimet në Dubai, për të qenë pilote. Gjashtë muaj pas trajnimit kam arritur të marr liçencën time të parë, që quhet PPL- Private Pilot Licence, e cla më lejon të fluturoj me avionë të vegjël me një motorr.

    Living: Është e vështirë të jesh pilote ?

    Mendoj se të jesh pilote është një nga profesionet më të bukura dhe të veçanta që ekziston. Të ndash një pjesë të madhe të jetës midis tokës dhe qiellit, të gjendesh në ajër midis reve, të shohësh botën nga lart, të vizitosh vende të ndryshme, të takosh njerëz të kulturave dhe ideologjive nga më të larmishmet, janë veç disa nga bukuritë që të ofron ky profesion.

    Normalisht që si gjithçka tjetër, të jesh pilot apo të bëhesh pilot ka vështirësitë e veta. Mendoj që për të gjithë studentët pilot, vështirësia më e madhe qëndron te kostot e larta që kërkon ky trajnim. Ato ndryshojnë në varësi të vendit ku bëhet trajnimi dhe licencave që zgjedh për të bërë. Për të dhënë një vlerë si pikë referimi minimumi që duhet të shpenzosh për t’u bërë pilot i pajisur me licencën komerciale, e cila të jep mundësi për të aplikuar nëpër kompani të ndryshme ajrore, është rreth 50 mijë euro.

    Përsa i përket pjesës praktike të fluturimeve, besoj se herët a vonë, sado e vështirë të jetë për t’u mësuar një proçedurë apo një manovër, me punë dhe përpjekje arrihet gjithçka. Në rastin tim për shkak të faktit që jam në marrëdhënie punë gjatë kohës që bëj trajnimin më është dashur të zgjedh opsionin modular, diçka e ngjashme me termin part-time. Në përgjithësi të gjitha shkollat do të ofrojnë mundësinë të realizosh çdo kurs në mënyrën full-time apo part-time.

    Living: sa kohë duhet që të bëhesh pilote ?

    Praktikisht një student si unë që zgjedh ketë mënyrë, duhet të mësojë i vetëm pjesën teorike dhe të bëj gjithashtu përgatitjet për provimet përkatëse të secilës liçencë në mënyrë individuale, që sipas mendimit tim kërkon më shumë punë e sakrificë. Të studiosh në këtë lloj mënyre do të thotë se do të duhet më shumë kohë për të përfunduar trajnimin pasi orari për fluturimet është më fleksibël.

    Pasi kam përfunduar liçencën e parë me rreth 50 orë fluturimi në total, kam vazhduar trajnimin tim në Greqi. Për dy muaj të tjerë kam realizuar edhe mbi 50 orë të tjera fluturimi duke shkuar në total prej 105 orësh deri tani. Për momentin kam nisur studimet për liçencën komerciale dhe tani po zhvilloj pjesën teorike të saj e cila përfshin 14 lëndë dhe dëtyrimisht 14 provime përkatëse. Pas përfundimit të pjesës teorike do të filloj me fluturimet përkatëse që përfshijnë ndër të tjera dhe fluturimet me avionë me më shumë së një motorr.

    Në përfundim të trajnimit do të kem grumbulluar rreth 200-250 orë fluturim në total. Për mendimin tim pjesa më e vështirë për një pilot është momenti pasi ke përfunduar trajnimin pasi që të aplikosh në shumicën e kompanive ajrore do të duhet të kesh grumbulluar të paktën 1500 orë fluturimi. Shpresoj që pasi të kem përfunduar licencën komerciale të nis karrierën time si pilote nëpër botë.

    Living: Si ndihesh në pilotim, e mban mend fluturimin tënd të parë ?

    Fluturimi im i parë ka qenë në janar të vitit të kaluar. Ka qenë një ditë shumë emocionuese që kam pritur gjatë. Dita më e veçantë mbetet sigurisht dita që kam bërë fluturimin tim të parë e vetme. Ajo ndjesia që je e vetme në ajër duke pilotuar avionin pa ndihmën e askujt është adrenalinë më vete.

    Më kujtohet që kur kam ulur avionin për herë të parë kam qenë shumë e lumtur për mundësinë që të përjetoja një emocion të tillë. Të pilotosh një avion e të gjendesh në ajër, të shohësh botën nga lart e kupton se sa të vegjël jemi si njerëz në këtë jetë. Sa herë që avioni ngrihet nga toka e ndiej vete time të lirë sikur jam unë, ajo që ka krahë.

    Living: Cilat kanë qenë momentet më të vëshira, teoria apo praktika ?

    Gjatë kohës që mora licencën time të parë, pjesa praktike më është dukur më e vështirë, sidomos ulja e avionit për të cilën kam bërë dhe orë shtesë. Një pjesë tjetër e vështirë e fluturimit është e panjohura, e kam fjalën për rastet emergjente gjatë të cilave pilotët duhet të jenë shumë të perfeksionuar për të ia dalë në situata të tilla.

    Kur fluturon për herë të parë në qytete dhe aeroporte të ndryshme, duke parë që është mjedis i panjohur kërkon një planifikim edhe më të mirë të procedurave të ndryshme për të bërë një ulje sa më perfekte në pistë.

    Living: Sa lloje të ndryshme avionësh ke mësuar apo ke pilotaur apo do mësosh të pilotosh ?

    Me licencën që kam për momentin mund të pilotoj avionë me një motor dhe në kushte të mira moti. Gjatë fluturimeve që kam bërë, kam pasur mundësinë të pilotoj katër lloje avionësh, Cessna 172, Piper 28 A, RV, Maule, të gjithë janë avionë më një motorr por me specifikta e veta. Në të ardhme do të kisha dëshirë të bëj një trajnim për të pilotuar hydroplane.

    Living: Nëse do të jepnin mundësinë të filloje jetën nga e para përsëri këtë do zgjidhje ?

    Nëse do të më jepej një mundësi e dytë do të kisha nisur të fluturoja shumë më herët. Nuk e shoh veten në një fushë tjetër përvec aviacionit. Gjatë fluturimeve që kam bërë, kam takuar njerëz nga e gjithë bota dhe të moshave të ndryshme që kanë një pasion të përbashkët: fluturimin.

    Veçanërisht nuk mund të harroj historinë e një burri, diku të të 60tat, i cili çdo të dielë, udhëtonte katër orë me makinë, vetëm për të shkuar në një aeroport të vogël, ku kishte parkuar avionin e tij përsonal për të bërë një orë fluturim, për të qenë më i gjallë në qiell, vetëm për atë orë.

    Më pas ai do të përshkonte përsëri katër orë udhëtimi me makinë për t’u kthyer në shtëpi. Sa herë mbyll sytë dhe mundohem ta përfytyroj veten pas disa vitesh, shoh përherë të njëjtën pamje: unë, një avion në qiell të hapur, gati për eksplorim.

    Living: Ke ndonjë këshilla për rininë që të ndjek ?

    Mesazhi im për rininë shqiptarë është që të kërkojnë atë që i bën të lumtur. Kur e ke një dëshirë dhe një vizion për veten, mënyrat do të gjinden sado e pamundur dhe e paarritshme mund të duket në fillim. Nga eksperienca ime, mund të them që emocioni që kam marrë kur kam shijuar rezultat e punës time ka qenë i papërshkrueshëm.

    E them këtë duke marrë parasysh se sa paragjykuese është shoqëria ku jetojmë ndaj vajzave dhe grave dhe aftësive të tyre. Aftësia për të qenë i arrirë profesionalisht, për të zhvilluar ide apo projekte, për të ndjekur ëndrrat dhe dëshira, nuk ka asnjë lidhje me gjininë të cilës i përket.

    Mos lejoni askënd të paragjykojë aftësitë, dëshirat dhe ëndrrat tuaja. Njerëzit që ju duan, janë njerëzit që ju mbështesin në çdo hap. Në qoftëse mund të mendosh dhe ta përfytyrosh, atëherë mund ta bësh.

    Living: Si munden vajzat dhe gratë të jenë më prezentë në këtë industri burrash ?

    Është e vertët që kjo lloj industrie është përfaqësuar kryesisht nga gjinia mashkullore. Përqindja e gjinisë femërore në këtë profesion është vetëm 7% e në gjithë tregun ndërkombëtar.

    Jam e bindur se kjo shifër e vogël, fatkeqësisht ka ardhur si pasojë e kufizimeve që i janë paraqitur gjinisë femërore në lidhje me shkollimin dhe punësimin. Gjatë këtyre viteve që jam bërë pjesë e aviacionit kam takuar vajza dhe gra të kombësive të ndryshme që janë të zonja dhe shumë të përgatitura në detyrat e tyre.

    Shumë nga studentet pilote që ka takuar vitet e fundit kanë qenë vajza. Jam shumë optimiste dhe mendoj që në vitet në vazhdim kjo shifër do të rritet dhe unë do të mund ta ndaj pasionin tim me vajza të tjera në botë.

    A ke ëndërr që të pilotosh një avion të caktuar ?

    Ëndrra ime është që të pilotoj sa më shumë avionë të llojeve të ndryshme. Me siguri një ndër synimet kryesore është që të fluturoj për aviacionin civil nëpër kompani të ndryshme ajrore që të këm mundësi të pilotoj avionë të tipir Airbus dhe Boeing, veçanërisht Boeing 747 ose siç njihet ndryshe, “Mbretëresha e Qiejve”.

    Vizioni më i largët për të ardhmen mbetet hapja e një shkolle pilotimi në Shqipëri në mënyrë që rinia shqiptare të ketë mundësi të njihet me këtë profesion të bukur dhe të veçantë. Ndiej si detyrë personale që këtë mundësi që unë e kam marrë jashtë Shqipërisë, ta pasoj të brezat e ardhshëm.

  • I martuar 18 herë, i moshuari nga Lushnja tregon historinë e jetës së tij(Video)

    I martuar 18 herë, i moshuari nga Lushnja tregon historinë e jetës së tij(Video)

    Asllan Shuli, nga fshati Grabjan i Lushnjes nuk është veshur kurrë si dhëndër edhe pse është martuar 18 herë.

    Martesën e tij të parë e ka lidhur kur ishte 18 vjec, kurse të fundit 44 vjeç. Jeta e tij nuk ka qenë aspak e lehtë, për shkak te gjendjes së rënduar ekonomike shumë gra kanë preferuar të ndahen prej Asllanit.

    GAZETARJA:Nga i ke pas bashkëshortet?

    A.SHULI:Ku mbahen mend ato nga Vlora deri në Lezhë.

    GAZETARJA:Zonjat ndaheshin nga ekonomia, apo pate arsye xhelozie?

    A.SHULI:Xhelozie.. po të merresh me tjetrin dale njëherë.

    GAZETARJA:Të kanë tradhtuar?

    A.SHULI:Po, pra ajo është punë më kanë tradhtuar. Unë e mbaja si ajo tradhtonte.

    GAZETARJA: Po si e kuptove që të tradhtonte?

    A.SHULI: Po kuptohet ajo, gruaja nuk i afrohet më burrit dhe tjetrit i afrohet.

    GAZETARJA: Nga këto 18 gra ndonjërën e more me dashuri?

    A.SHULI: Me dashuri kam marrë 6 unë.

    GAZETARJA: Në gjendje civile sa martesa ke lidhur?

    A.SHULI:12 herë jam martuar në gjendje civile, ndërsa me 6 jo nuk kam shkuar në gjendje civile.

    GAZETARJA:Dasma ke bërë?

    A.SHULI: Jo, unë i kam marrë kështu.

    GAZETARJA:Ia mban mend emrat?

    A.SHULI: Dashurija e parë ka qenë Esmaja nga Gradishti.

    GAZETARJA: E dyta?

    A.SHULI: Lavdije.

    GAZETARJA: E treta ?

    A.SHULI: Nuk mbaj mend di vetëm emrin e kësaj që kam në shtëpi. Dashuri e ka emrin. Kam 25 vjet martuar me këtë.

    GAZETARJA: Nga këto 18 gratë kush ka qenë më e bukura?

    A.SHULI: Më e bukura ajo e para nga Gradishti.

    GAZETARJA: Po më punëtorja?

    A.SHULI: Etleva.

    GAZETARJA: Po si i bëje për vete?

    A.SHULI: Po ja flisja me to, i mbushja mendjen dhe e coja në shtëpi.

    GAZETARJA: Po martesa më e shkurtër cila ka qenë?

    A.SHULI: Ku mbahen mend ato, 6 muaj ose 1 vit dhe më pas iknin. Vetëm ajo nga qyteti Stalin ka qendruar 7 vjet.

    GAZETARJA: Përse iku?

    A.SHULI: Berta iku se ndodhën rrëmujat dhe e vranë.

    Dashurinë e tij të vërtetë, Asllani e gjeti 25 vite më parë. Gruaja e 18 që ka emrin Dashuri i ka dhënë familjen që ai kish ëndërruar. Asllani thotë që është bërë baba 5 herë, ose të paktën vetëm 5 fëmijë e kanë njohur si baba, të tjerët kanë ikur me nënat e tyre që kur ata ishin ende te mitur. Asllani dhe Dashuria jetojnë vetëm me 100 mijë lekë të vjetra, këto para sipas tyre nuk mjaftojnë për ilaçet që ata kanë nevojë. Ata kërkojnë që shteti dhe shoqëria t’i ndihmojë sa do pak të ketë mundësi.

  • E rëndë/ Ndërron jetë një fëmijë nga gripi i shpendëve

    E rëndë/ Ndërron jetë një fëmijë nga gripi i shpendëve

    Një fëmijë 9-vjeçar ka vdekur nga gripi i shpendëve në Kamboxhia, tha këtë të premte se Ministria e Shëndetësisë, duke paralajmëruar kërcënimin e vazhdueshëm që paraqet virusi, i cili është përgjegjës për tre vdekje në 2023.

    Djali, një banor i provincës Kratie, në veri-lindje të vendit, u sëmur pasi hëngri mishin e shpendëve me familjen e tij. Ai pati simptoma duke përfshirë ethe, kollë dhe gulçim përpara se të vdiste dje.

    Testet që iu nënshtruan konfirmuan se fëmija ishte bartës i llojit H5N1, i cili është shumë patogjen, tha ministria.

    Sipas hetimit të autoriteteve, “pesë pula dhe tre rosat ngordhën në shtëpinë e pacientit” dhe më pas u gatuan, shpjegoi Ministria e Shëndetësisë, duke shtuar se autoritetet shëndetësore po hetojnë origjinën e virusit dhe po kërkojnë raste të tjera.

    “Ministria e Shëndetësisë i kujton popullatës të jetë vigjilente ndaj gripit të shpendëve, llojit H5N1 që vazhdon të kërcënojë shëndetin e të gjithëve”, thuhet në njoftimin për shtyp.

  • Ndryshon papritur moti, ja cfare pritet ne fundjave sipas SHMU

    Ditën ne Shtune vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat I masave ajrore të lagështa me origjinë jugore. Moti parashikohet me kthjellime në pjesën e parë të ditës si dhe alternime vranësirash të cilat vijnë në shtim pas mesditës.

    Reshjet do të jenë të dobta në veriperëndim ndërsa pritet që intensiteti I tyre të shtohet në orët e vona të mbrëmjes.

    Ditën e Diel nis gradualisht depërtimi I masave ajrore të lagështa veriperëndimore duke sjellë kështu mot të paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në pjeën më të madhe të territorit. Në intervale të shkurtra kohore lokalisht në veriperëndim dhe në jug pas orëve të mesditës reshjet do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e stuhive me shkarkesa elektrike.

    Vlen për tu theksuar si problematik elementi erë që gjatë dy ditëve do të fryjë nga kuadrati I jugut me shpejtësi 2-10m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era do të jetë në formën e Tufanit duke arritur shgpejtësi 15-23m/s, shoqëeruar me valëzimin në det të forcës 3-7ballë.

  • Moti bën kthesën drastike/ Priten ulje temperaturash në ditët në vijim, ja kur nisin reshjet e shiut

    Ditën e sotme vendi ynë ishte nën kushtet atmosferike relativisht të qëndrueshme.

    Moti ishte me alternime vranësirash në pjesën e parë të ditës, ndërsa në pjesën e dytë pritet të jetë me kthjellime. Era është intensive dhe vjen të rritet gradualisht.

    Kjo situatë do të na shoqërojë edhe nesër, Temperatura minimale priten të jenë 0 gradë celsius në zonat e ulëta, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë 21 gradë celsius, në zonën perëndimore

    Gjatë ditës së diel, moti do të jetë me reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar në pjesën më të madhe të vendit, po ashtu edhe në veriperëndim. Era do të jetë intensive.

    Gjatë ditës së hënë moti do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, ndërkohë që reshjet e shiut do të jenë me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Edhe gjatë ditës së martë do të ketë reshje shiu, por e ulin intensitetin e tyre. Temperaturat do të pësojnë ulje në ditët në vijim.

  • Trondit djali i Fatbardha Palit: Mamaja gënjeu, e kishte tradhëtuar ajo babin

    Trondit djali i Fatbardha Palit: Mamaja gënjeu, e kishte tradhëtuar ajo babin

    Djali i Fatbardha Palit ka rrëfyer për gazetaren Lusi ngjarjen e rëndë ku dhe ka bërë me dije se në fakt ka qenë Fatbardha ajo që e ka tradhëtuar babain e tij.

    Akuzat e cila e ndjera ka hedhur mbi nusen e kunatit dhe nusen e kushëririt të burrit, djali i saj i ka hedhur poshtë.

    Sa kohë kanë mami me babi që kanë jetuar të ndarë?

    Prej 9 muajsh babai u largua nga shpia dhe ndejta me mamanë dhe nusen.
    Pra, ata nuk kanë qenë të ndarë ligjërsht, faktikisht nuk jetonin së bashku?

    Kur vajta unë në Greqi, mamaja ime iku në ishull të punojë për sezon me një kushërirën e babit e cila i tha: hajde puno këtej. Dhe iku të punonte me të.

    Ajo e kishte specifikuar edhe vetë në letër që kishte kryer një tradhti, por shprehej se këtë gjë e kishte bërë për t’u hakmarrë. A ishte e vërtetë kjo?

    Ishte më e rëndë se sa e kishte lënë në letër, ajo tradhtia. Këtë e mora vesh para dy ditësh. Më tha babi pas ngjarjes, më dha dhe faktet dhe kjo mua më bën që ato që ka lënë mami im, që ka shkruar për babin dhe nusen e xhaxhit dhe kushëririt që nuk janë të vërteta.

    Për çfarë arsye ishin ndarë prindërit?

    Ngaqë mamaja e kishte tradhëtuar me dikë, me një që kishte lidhje pune. Punonin bashkë. Kam punuar dhe unë me atë person.

    Babai e kishte zbuluar tradhëtinë. Të tha pse nuk të kishte thënë më herët?

    Para se të ndodhte kjo ngjarje nuk më ka treguar asgjë. Vetëm kujdesej për të, se unë nuk jam mirë.

    Pse mendon se në letër mamaja akuzonte Mirën dhe Lonën?

    Sepse ndoshta ka pasur shpresë se mos ato kanë pasur në dorë diçka për t’i bashkuar. Por ato s’kanë pasur diçka në dorë. Kur mora vesh tradhtinë, mënyra si ishte bërë, normal që s’do e pranonte babai aq kollaj të rikthehej.

    Një detaj tjetër që mamaja përmend në letër, janë dhe lekët në bankë. Kush nga dy prindërit ka kërkuar të divorcohej?

    Nuk kanë qenë në proces divorci. Ka qenë ndarje jo juridike.

    Për çfarë lekësh e ka pasur fjalën mamaja kur tha që babi ka tërhequr të gjitha lekët nga banka?

    Ndoshta mund ta ketë thënë, që kur të kryente këtë aktin, të më kthente kundra babait.

    Për çfarë lekësh e ka fjalën mami kur shprehet se lekët ja morën Mira dhe Lona se morën vesh që unë do bëja divorcin?

    Mamaja nuk donte të ndahej, por të ktheheshe.

    Familja nga ana e mamit kishte informacion që dy prindërit po ndaheshin?

    Jo.

  • “Digjemi nga dhimbja për ty, na e shkule shpirtin Kelush”- Gjyshi i 15-vjeçarit që humbi jetën në aksident, përlot me reagimin e tij

    “Digjemi nga dhimbja për ty, na e shkule shpirtin Kelush”- Gjyshi i 15-vjeçarit që humbi jetën në aksident, përlot me reagimin e tij

    Gjyshi i 15-vjeçarit që humbi jetën pas ngjarjes së mbrëmshme në Sarandë, i ka dedikuar nipit të tij një poezi prekëse.

    Përmes rreshtave, ai shpreh dhimbjen që ka kapluar gjithë familjen për humbjen e madhe, ndërsa shkruan se kujtimin e tij do ta ruajë përgjithmonë.

    Poezia:

    PËRSE IKE KELUUUSH ?

    Kelush pse ike kaq shpejt në qiell?

    Ti për ne ishe i ngrohtë si Diell…

    Përse o Zot na e bëre gjithë këtë gjëmë?

    O dhimbje sa një planet e rëndë?!

    Buzëqeshjen tënde, dheu si mund ta tresë ?

    Ike kelush i gjyshit, ike dhe na le pa shpresë

    S’do ti shohim më kaçurelat e tua mbi ballë

    Ti ishe bërë si div,ti ishe dy metër djalë !

    Ooh ,çna e shkule shpirtin i bukuri Kelush

    Digjemi nga dhimbja jote me shumë se prush!

    Ç’qe që kjo gjëmë e zezë të ënjten në mbrëmje

    S’ka masë që mund ta masë të këtillë dhembje !

    O Keli ne na u shemb qielli dhe malet mbi kokë

    Që mbrëmë, lotët për ty i derdhëm me okë..

    Çohu e thuaj një fjalë mama Jones e babit Altin

    Bëra shaka thuaju dhe hidhu në qafë me gëzim!

    Përse o Zot,more Kelin,pesëmbëdhjetë vjeçarë

    Ai ishte rob i Zotit ,ishte më i bukuri lastarë?

    Oh sa ëndërra të bukura,tu prenë,Kelush në mes

    Që mbrëmë u mbyllën përgjithmonë sytë e tu të zes!

    Smund ta besoj, që sdo vish te gjyshi në Ksamil .

    Ti për ne ishe vetë pranvera,më i bukuri trëndafil..!

    Kelush,që ke pak orë që sje mesh,nuk dua ta besoj

    Aromën tënde do ta ruaj në shpirt,deri sa të rroj !

    Keli ,Kelush… Keliiiiii!

  • “Është b*mbë po ta marr vesh gruaja”, detektivja e njohur plas deklaratën e pazakontë: Kam zbuluar tradhtinë e një burri me një tjetër burrë

    “Është b*mbë po ta marr vesh gruaja”, detektivja e njohur plas deklaratën e pazakontë: Kam zbuluar tradhtinë e një burri me një tjetër burrë

    Dedektivja Shkënda Lili në një studio televizive tha se në Shqipëri ka shpesh meshkuj që e tradhtojnë partneren me një mashkull tjetër.

    Ajo tha se ka patur një rast kur gruaja pasi ka marr vesh tradhtinë e burrit me një burrë tjetër, e fali dhe vazhdojnë të jenë bashkë pasi kishin edhe fëmijë. Megjithatë ata e kanë vazhduar marrëdhënien me një kompromis që edhe gruaja do të ketë lirinë e saj.

    “Ma ka ndodhur të zbuloj tradhtinë djalë me djalë. Kjo është një bombë po ta marr vesh partnerja. Nuk më ka ndodhur shpesh, sepse këta persona janë më të sofistikuar në tradhti, se është më e vështirë mënyra e investigimit, se mund të jenë shumë shok në publik. Ka pasur raste jo shumë të shpeshta, por ka pasur.

    Në një rast që unë kam patur kontakt, çifti e ka vazhduar marrëdhënien bashkë. Ata e kanë vazhduar marrëdhënien sepse kanë pasur fëmijë, por vetë kanë bërë kompromise që edhe gruaja të ketë lirinë e saj”,-tha detektivja Shkënda Lili.

  • Fjalë rrëqethëse për 15-vjeçarin që u përplas për vdekje nga makina në Sarandë: Ike Kelush i gjyshit, ç’na e shkule shpirtin

    Fjalë rrëqethëse për 15-vjeçarin që u përplas për vdekje nga makina në Sarandë: Ike Kelush i gjyshit, ç’na e shkule shpirtin

    Ky është Enkelejd Çaushi. Jeta e tij u ndërpre padrejtësisht në moshën 15-vjeçare mbrëmjen e djeshme, kur u përplas nga një makinë.

    Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Sarandë-Ksamil. 15-vjeçari së bashku me 3 persona të tjerë po shtynin makinën e tyre, pasi kishte pësuar defekt.
    Në këtë moment, një tjetër makinë i përplasi, duke lënë të plagosur rëndë 15-vjeçarin dhe një 24-vjeçar.

    Siç përcjellin mediat lokale në Sarandë, Enkelejdi humbi jetën vetëm pak kohë më pas, ndërsa i plagosuri tjetër u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    Për ngjarjen, Policia e Vlorës, vuri në pranga shoferin e makinës që i përplasi, 20-vjeçarin Elidon Aliu.

    Ndërkohë, këtë të premte, familja Çaushi në Sarandë ka hapur dyert e mortit, ndërsa 15-vjeçari do të përcillet për në banesën e fundit në orën 15:00.
    Enkelejd Çaushi, ishte nipi i poetit sarandiot Eduart Veli. Ky i fundit, në rrjetet sociale ndan një dedikim vërtetë prekës për 15-vjeçarin që nuk jeton më.

  • Panik në Tiranë, një person i armatosur kërcënon punonjësit dhe…

    Panik në Tiranë, një person i armatosur kërcënon punonjësit dhe…

    Një dyqan me celularë ka rënë pre e vjedhjes.

    Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Myslym Shyri’, në Tiranë.

    Mësohet se autori ka qenë i maskuar dhe dyshohet se edhe ka pasur armë më vete.

    Personi dyshohet që ka qenë i armatosur, ka hyrë brenda dyqanit dhe ka arritur të marrë rreth 15 celulare.