Author: editorshqiplajme

  • “E bënë për të përdh*sur emrin tim”- U dënua për pr*stitucion, Alma Kaçi reagon pas vendimit të gjykatës: Hodhën baltë mbi mua, por do të luftoj

    “E bënë për të përdh*sur emrin tim”- U dënua për pr*stitucion, Alma Kaçi reagon pas vendimit të gjykatës: Hodhën baltë mbi mua, por do të luftoj

    Alma Kaçi ka deklaruar se vendimi i gjykatës për ta dënuar me 1 vit burg për prostitucion është bërë për t’i përdhosur emrin.

    Protagonistja e videos seksuale në zyrën e Bashkisë së Kukësit me Safet Gjicin është shprehur se faktet e saj u hodhën poshtë vetëm prej faktit se video u dekonspirua gjatë rrugës nga një pakujdesi e saj.

    “Është një akuzë që është e mirëmenduar për të më bërë mua keq”, deklaroi Alma Kaçi për Ora News.

    Ajo është shprehur se u godit më i dobti, por theksoi se do të vazhdojë të luftojë.

    Deklarata e Alma Kaçit:

    Jam Alma pra u njoha me vendimin e gjykatës. Doja të thoja që është turp që i japin këtë akuzë e bëjnë të përdhosin emrin tim.

    Ndërkohë fare thjesht akuzën shpërdorim detyre mund t’ia kishin dhënë që në fillim zotërisë në fjalë, i cili e ritheksoi me plot gojë që blen gjykatat me lekë.

    Nëse unë do isha e tillë, nuk besoj që dhe zotëria që blenë me lekë e ritheksoi sërish gjykatat do merrej me 1 person me të tillë epitet.

    Kjo për të vetmen arsye sepse video u dekonspirua gjatë rrugës nga një pakujdesi e imja i kanë hedhur poshtë të tëra faktet e mia, të cilat ndodhen në telefonat që mua mi kanë sekuestruar SPAK-u. Nga 4 vjet. Zotëria mori 2 vjet.

    Hodhën baltë mbi mua, sepse normalisht e ritheksoj, jemi në 1 vend ku jemi 1 vend maskilist ku mashkulli ka të drejtë të bëjë çfarëdolloj gjëje, femra është ajo që do goditet.

    Është një akuzë që është e mirëmenduar për të më bërë mua keq. Madje unë kam dëgjuar në periudhën korrik, sepse video u shfaq në qershor.

    Nuk e mbaj mend datën ekzakte. Nga goja e 1 gazetari që Alma, vëllai i Safet Gjicit, ty po të bën kurth që domethonë ki kujdes do të fusin në burg dhe aty do të helmojnë dhe do ta bëjnë sikur të ka ndodhur sikur kalon infrakt i mora Qesharake.

    Bisedova me avokaten time këto janë gjëra që unë nuk doja të nxirrja. Por meqë ndodhi kjo?

    Më duken se këto gjëra janë 1.000 përqind të sakta. Sepse. Jo që kam frikë, unë jam 1, jam i luftarake por 1 vend ku shkelet e drejta e fëmijëve.

    Në rastin konkret flas për fëmijën tim. Domethënë që kur çdo gjë këtu është e shumëzuar me 0 të drejta për të jetuar e drejta e njeriut, pra me pak fjalë mos ta zgjas shumë u godit më i dobëti. Megjithatë unë do luftoj.

  • Shqipëria dridhet nga tërmeti, ja epiqendra

    Mëngjesin e kësaj të enjteje, një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter, është regjistruar në Shqipëri.

    Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë dhe Ujit (IGJEUM) tërmeti është regjistruar në orën 06:32 në qarkun e Elbasanit.

    Sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për pasoja në njerëz apo dëme materiale.

  • A e dini pse xhinset janë të kaltra? Do habiteni

    A e dini pse xhinset janë të kaltra? Do habiteni

    Stilet e xhinseve mund të vijnë dhe të shkojnë, por disa karakteristika të veshjeve kanë mbetur konstante gjatë dekadave

    Ngjyra e kaltër mund të duket si një zgjedhje e çuditshme për një palë pantallona/xhinse që shumë njerëz i veshin çdo ditë, por ka një arsye të mirë pse është bërë standard.

    E kaltra ka qenë ngjyra e paracaktuar Levi Strauss patentoi pantallonat e punës me kopsa në vitin 1873.

    Strauss ishte një tregtar bavarez që jetonte në SF dhe së bashku me rrobaqepësin Jacob Davis patentuan xhinse me kopsa bakri si përforcim.

    Xhinset atëbotë filluan tʹi vishnin punëtorët dhe fermerët. Rrënja e fjalës angleze “xhinse” qëndron në shprehjen franceze të fjalës së përdorur në shekullin e 16-të: blue de Genes.

    ”Kur ekspozohen ndaj ujit të nxehtë, shumica e ngjyrave do të përshkojnë pëlhurën dhe do të përforcohen në fibra. Ky nuk është rasti me ngjyrën indigo.

    Indigo ngjitet në pjesën e jashtme të fibrave, dhe në ujë të nxehtë, ngjyra zbehet gradualisht në vend që të depërtojë më thellë në material. Ndërsa indigo shpëlahet, ajo sjell me vete sasi të vogla fijesh.

    Ngjyra e kaltër u zgjodh për shkak të vetive kimike të vetë ngjyrës.

    Ngjyra e kaltër natyrale indigo që u përdor në xhinset e para zbehej pas çdo larjeje, kështu që në fund, xhinset morën një pamje që është ende e popullarizuar.

    Ky rezultat do të ishte i padëshirueshëm me veshje më delikate, por funksionon në mënyrë të përkryer për xhinset.

    Materiali është aq i ngurtë në fillim sa humbja e disa fibrave nuk do ta shkatërrojë atë. Në vend të kësaj, disa larje të nxehta i japin pëlhurës një ndjesi më të butë dhe të konsumuar që shumë njerëz e duan në xhinset e tyre të preferuara. Meqenëse xhinset e vjetra blu qëndrojnë të forta edhe kur janë më të rehatshme, ato ishin pantallonat e preferuara të shumë punëtorëve në shekullin e 19-të.

    Shumica e xhinseve sot janë bërë me ngjyrë sintetike indigo, ato janë bërë për të qenë më të buta sa më gjatë t’i vishni. Një larje e mirë mund të ndihmojë për të “zbutur” pëlhurën e xhinseve.

    Xhinset që janë veshur për disa muaj para larjes së parë zbehen më pak në mënyrë të barabartë sesa xhinset që pastroheshin menjëherë.

  • Ekzekutohet me kallashnikov biznesmeni i njohur, autorët më pas e djegin brenda në makinë! Detajet tronditëse

    Ekzekutohet me kallashnikov biznesmeni i njohur, autorët më pas e djegin brenda në makinë! Detajet tronditëse

    Një biznesmen i njohur grek është ekzekutuar me armë zjarri në Mandra të Athinës. Mediat helene raportojnë se bëhet fjalë për Christos Gialia, i cili pasi u qëllua me kallashnikov makinës së tij iu vu zjarri me qëllim për të zhdukur çdo gjurme.

    Atentati ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në zonën industriale të Athinës e quajtur Mandra, 20 km në veri-perëndim të kryeqytetit të vendit.

    Ndërkohë pak metra me tej u gjet e djegur edhe një automjet tjetër, brenda së cilës u gjet një kallashnikov. Dyshohet se automjeti është i autorëve të vrasjes së Gialia.

    Sipas informacioneve të protothema.gr viktima ishte biznesmen në tregtinë e mishit, ndërsa në të kaluarën ka qenë i përfshirë edhe në administrimin e ekipeve të futbollit.

    Në vitin 2018, në oborrin e shtëpisë së saj, në të njëjtën zonë, ishte vrarë edhe gruaja e parë e viktimës dhe nëna e djalit të tij të rritur. Motivi i vrasjes së saj ishte grabitja.

    Policia greke ka nisur hetimet për kapjen e autorëve, të cilët u larguan me motor. Automjeti është gjetur në rrugën “Agia Aikaterini” në Mandra dhe zjarrfikësit kanë tentuar të shuajnë zjarrin në vendngjarje.

    Nga hetimet, pranë mjetit të djegur u gjetën gëzhoja, ndërsa brenda mjetit u gjet një kallashnikov, i cili vlerësohet të jetë arma e vrasjes që autorët e kanë hedhur pas ekzekutimit. Pak metra më tutje është pikasur një tjetër makinë e djegur, me gjasë e autorëve.

  • E dhimbshme! 63 vjecari i jep fund jetës pasi e hoqën nga puna si roje shkolle ku ishte prej 20 vitesh

    E dhimbshme! 63 vjecari i jep fund jetës pasi e hoqën nga puna si roje shkolle ku ishte prej 20 vitesh

    Nje 63 vjecar nga fshatin Kuman të bashkisë Roskovec i ka dhene fund jetes pasi e kane hequr nga puna.

    63-vjeçari Hysen Lamaj ka qenë roje në shkollën e fshatit Kuman dhe pasi e hoqen nga puna i ka dhene fund jetes duke u helmuar.

    Ai ka qene ne gjendje te rende psikologike dhe i ka dhene fund jetes duke pire fotoksinë.

    Hysen Lamaj ka qene roje prej 20 vitesh dhe nuk e ka pritur qe ta hiqnin nga ajo pune.

    Policia ka shkuar ne vendngjarje dhe eshte duke bere zbardhjen e plote te ngjarjes.

  • Italia tronditet nga disa tërmete të njëpasnjëshme

    Një seri tërmetesh me magnitudë më të madhe se 3 ballë u regjistruan sot, e mërkurë 7 shkurt, në zona të ndryshme të Emilia Romagna, nga goditja e parë me magnitudë 3.2 në orën 06.02 në zonën Frassinoro (Modena) deri në të tjerat gjatë mëngjesit në provincën e Parma, midis Calestano dhe Langhirano.

    Një tërmet me magnitudë 3.3 u regjistrua në orën 14:55 në Langhirano.

    Tërmeti i orës 06.02 u regjistrua nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv) me epiqendër 9 kilometra nga Frassinoro dhe në një thellësi prej 4 kilometras

    Villa Minozzo, në provincën e Reggio Emilia, Villa Collemandina, Castiglione di Garfagnana (në provincën e Lucca), Pievepelago (Modena), Sillano Giuncugnano, San Romano in Garfagnana (Lucca) dhe Toano (Reggio Emilia), komunat brenda 15 kilometra nga epiqendra e tërmetit. Këto janë koordinatat gjeografike të tërmetit: 44.2650 gjerësi gjeografike, 10.4640 gjatësi gjeografike.

    Tërmeti me magnitudë 3.2, sipas raportimeve të para që u shfaqën në mediat sociale, zgjoi popullsinë në provinca të ndryshme: mesazhe nga përdoruesit mbërritën nga Villa Minozzo, Pieve di Brancoli dhe komuna të tjera pranë epiqendrës. Megjithatë, për momentin nuk ka asnjë lajm për dëme në njerëz apo sende.

    Pak minuta pas tërmetit 3.2 ballë në provincën e Modenës, INGV regjistroi të paktën tre tërmete të tjera, me epiqendër këtë herë në zonën e Parmës.

    Një goditje me magnitudë 2.6 ballë në orën 06:32 4 kilometra nga Langhirano dhe një tjetër goditje me magnitudë 2.8 në orën 06:41 6 kilometra nga Calestano. Në orën 07.24 goditja e tretë me magnitudë 2.5 ballë sërish me epiqendër në Calestano.

  • E turpshme! “Qaj, qaj”, produksioni nxiti vajzën e Ilnisës gjatë telefonatës së djeshme?

    E turpshme! “Qaj, qaj”, produksioni nxiti vajzën e Ilnisës gjatë telefonatës së djeshme?

    Gjatë mbrëmjes së djeshme të Prime-t, Ledioni i dha një mundësi zgjedhjeje banorëve për të votuar se cila nga konkurrentet brenda shtëpisë do të kishte një mundësi për të komunikuar me vajzën e saj.

    Bëhet fjalë për Ilnisën dhe Ledionën të cilat kanë lënë fëmijët e tyre jashtë për tu bërë pjesë e “BBV3”. Mes saj dhe Ledionës, banorët e votuan Ledionën për të telefonuar vajzën, mundësi kjo që ia dha Vëllai i Madh. Por Lediona vendosi që mundësinë e saj t’ja japë Ilnisës.
    Një pjesë nga biseda:

    Vajza: Më mungon të fle dhe të zgjohem me ty.

    Ilnisa: A ndihesh mirë që mami është këtu?

    Vajza: Më ka marrë shumë malli.

    Ilnisa: O zemra ime të lutem mos qaj.

  • E trishtë! Shuhet në moshën 35-vjeçare gazetarja e njohur

    E trishtë! Shuhet në moshën 35-vjeçare gazetarja e njohur

    Gazetaria në Itali është në zi. Carlotta Dessì u nda nga jeta në moshën 35-vjeçare. Gazetarja e Mediaset, ku ajo punoi për disa programe, humbi betejën me një sëmundje të rëndë që e kishte prekur verën e shkuar.

    Në Dhjetor, Dessì ishte rikthyer për herë të parë në TV, krah Mario Giordano, në karrige me rrota.

    “Duhet të luftosh, jo të dorëzohesh. Një gjë është e qartë, nuk jam vetëm. Nuk kam qenë për asnjë moment që prej ditës së parë që zbulova sëmundjen time, 4 muaj më parë. Nga ai moment jeta ime ndryshoi. Ndryshoi për mua, për familjen time, për partnerin tim”, u shpreh në atë kohë e reja, duke dhënë një mesazh force dhe kuraje për të gjithë telespektatorët.

    “Menjëherë u rrethova nga shumë dashuri dhe afeksion, në çdo moment. Jam e rrethuar nga njerëz e miq që nuk më kanë lënë kurrë vetëm dhe më japin forcë gjithmonë, mbi të gjitha kur mbizotëron frika. Më rikujtojnë që të shoh përpara, të mendoj për të ardhmen dhe të mos dorëzohem kurrë”, shprehej Dessì, duke nënvizuar rëndësinë për të mos u dorëzuar kurrë përballë vështirësive dhe për të luftuar gjithmonë, me çdo kusht, kundër çdo gjëje që pengon rrugën drejt lumturisë.

    “Do fitoj, në fakt do fitojmë. Faleminderit të gjithëve. Por mbi të gjitha faleminderit Mario Giordano dhe ekipit të programin Fuori del Coro. 5 muaj në spital, jam shumë e lumtur”, e mbylli ajo mesazhin nga karrigia me rrota që e kishte detyruar sëmundja, pa humbur ama kurrë buzëqeshjen e saj.

    Ndërsa 3 javë më parë, gazetarja bëri postimin e saj të fundit me një foto dhe ku shkruante: “Mos kij frikë. Në këto dy fjalë kam kuptuar që gjendet i gjithë kuptimin i jetës time. Ah jeta. Kur e kërkon, kur e prek vuajtjen dhe sëmundjen. Duke u ndjerë madje egoiste. Frika të bën të dridhesh dhe mendja fluturon. Por mos kij frikë, Carlotta”.

    35-vjeçarja punoi në disa programe të Mediaset si “Pomeriggio 5” e “Fuori dal Coro”./tvklan.al

  • Moti ne shkurt me temperatura 22 gradë, por ja kur rikthehet i ftohti polar

    Edhe pse jemi në muajin shkurt, temperaturat e larta dhe dielli nuk mungojnë.

    Sinoptikanët thonë se shkurti ka startuar me temperatura të larta dhe masa ajrore të ngrohta me origjinë perëndimore.

    “Ka startuar në fakt muaji Shkurt me temperatura shumë të larta, kjo javë do jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm. Do të jetë me diell, vranësirat do jenë më të dukshme kryesisht në pjesën e dytë të javës. Aktualisht jemi në qarkullimin e masave ajrore të ngrohta me origjinë perëndimore.”

    E gjithë java do jetë me temperatura të larta, por piku do arrihet në pjesën e dytë të javës ku termometri do shënojë edhe temperatura 22 gradë.

    “Parashikohet që deri ditën e Mërkurë të jemi rreth vlerës 18, 19 maksimale. Ndërkohë në pjesën e dytë të javës, duke përfshirë dhe fundjavën, do regjistrohen temperatura 21, 22 Gradë. Parashikohet që 10 ditëshi i parë i Shkurtit të jetë me temperatura shumë të larta nëse i krahasojmë me vlerat normale.”

    Por këto temperatura të larta nuk do zgjasin shumë pasi në pjesën e dytë të muajit shkurt do rikthehet sërish i ftohti polar. Sinoptikanët thonë se dimri do zgjasë dhe do i marrë disa ditë ‘borxh’ pranverës pasi në dhjetor temperaturat kanë qenë më të larta se normalja për stinën.

    ” Një episod të ftohtë do ta përjetojmë në pjesën e dytë të shkurtit i cili do të zgjasë jo më shumë se tre apo katër ditë, ku temperaturat mund të shkojnë sërish, në zonat malore e theksoj, -5 gradë apo -6. Pra një të ftohtë polar do ta përjetojmë edhe në shkurt. Dimri do të zgjasë, edhe kjo është interesante, do marrë ‘borxh’ nga pranvera deri nga data 20 mars. Pra nuk është çudi që ne të shikojmë edhe në mars dëborë.”

  • Të gjithë ju që keni një lule në kokë, do habiteni çfarë “fshihet” pas tij

    Të gjithë ju që keni një lule në kokë, do habiteni çfarë “fshihet” pas tij

    Ndoshta e keni vënë re kur flokët nuk rriten në një formë uniforme dhe të rregullt dhe sillen rreth një luleje. Kjo e ka një arsye shumë të rëndësishme.

    Në të gjitha kokat kjo formë edhe pse mund të jetë shumë e ndryshme mund të tregojë gjëra të rëndësishme për ne.

    Ajo kryesisht ndahet në lule e djathtë dhe e majtë.

    Gjëja e rëndësishme është se kjo ka shumë të bëjë me aftësitë tona, kryesisht me hemisferën dominuese, shkruan meganews.al.

    Ata që e kanë në drejtim me akrepat e sahatit, pra të djathtë janë analitikë dhe të drejtë ndërsa ato me anën majtë janë kreativë dhe të ndjeshëm.

    Gjithashtu sasia e tyre që ne mund të kemi është e lidhur me mënyrën se si funksionon truri ynë. Nëse një person ka dy ose më shumë, aështë e sigurt se ai person do të jetë hiperaktiv ose shumë i hutuar. Interesant është fakti që ata tregojnë të njëjtën gjë edhe te kafshët.

    Ndoshta flokët tuaj mund t’ju surprizojnë papritur, thjesht kushtojini një vëmendje të vogël.

    Si janë flokët tuaja?