Author: editorshqiplajme

  • Gruaja lind foshnjen me ngjyrë, fajin ia vë burrit: Ke pirë shumë kafe!

    Gruaja lind foshnjen me ngjyrë, fajin ia vë burrit: Ke pirë shumë kafe!

    Histori nga ato që rrallë herë të bie rasti t’i dëgjosh është kjo e një 24-vjeçareje, e cila lindi një djalë të shëndetshëm, plot 4.2 kg në Valencia.

    Por në fakt ardhja në jetë e kësaj foshnje solli probleme për çiftin, pasi foshnja ishte me ngjyrë, ndonëse çifti ishte “dorë e bardhë”.

    Pasi e panë që foshnja ishte me ngjyrë, burri e pyet gruan:

    “Unë nuk jam racist, nuk më intereson ngjyra e lëkurës së tij, por më ke mashtruar mua?”.

    Gruaja u përgjigj se ajo nuk e kishte mashtruar, por ngjyra e djalit kishte lidhje me faktin se burri i ai pinte shumë kafe.

  • E frikshme, nxjerr kovën nga pusi, por pas asaj që pa, hedh kovën dhe largohet me vrap

    E frikshme, nxjerr kovën nga pusi, por pas asaj që pa, hedh kovën dhe largohet me vrap

    Një familje në fshatin Pajovë të Peqinit ka përjetuar një tmerr të vërtetë.

    Ndërsa e zonja e shtëpisë kishte nxjerrë kovën nga pusi për të mbushur enët me ujë, nga ajo del një gjarpër që i ka ngjallur lemerinë.

    Ajo ka flakur kovën dhe është larguar me vrap, ndërsa zvarraniku i frikshëm është fshehur nëpër gurë në gardhin e kopshtit aty pranë.

    Siç transmeton “Infoelbasani.al” Familjarët kanë kërkuar për të v rarë gjarprin, por nuk kanë mundur që ta gjejnë.

    Fill pas kësaj ata kanë hequr dorë nga përdorimi për nevoja familjare të ujit të pusit pasi u shprehën se tani ai ja shpif.

  • Moti i keq pritet të ‘pushtojë’ Shqipërinë, Drejtoria e Përgjithshme Detare del me njoftimin urgjent

    Drejtoria e përgjithshme detare në Durrës ka vendosur ndalimin e lundrimit të mjeteve të vogla duke nisur nga ora 14:00 e ditës së nesërme.

    Përmes një njoftimi bëhet me dije se në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 09-10-11-12.02.2024 duke filluar nga ora 14:00 datë 09.02.2024 do të ndalohet dhënia e leje – nisjes gjatë datave 09-10-11-12.02.2024 duke filluar nga ora 14:00 datë 09.02.2024 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar dhe të jenë njoftuar për marrjen e masave për sigurimin e tyre.

    Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete momentalisht do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse dhe nëse do të ketë ndryshime oraresh apo ndërprerje të lundrimit do të njoftohen.

  • Aksident tragjik në Itali, shqiptari jep shpirt në mes të rrugës(EMRI)

    Aksident tragjik në Itali, shqiptari jep shpirt në mes të rrugës(EMRI)

    Një 54-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ditën e djeshme në Itali.

    Mediet italiane bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Aleks Bala.

    Aleksi, me origjinë shqiptare, por që kishte jetuar gjithë jetën në Itali, ishte kthyer nga puna dhe kishte marrë traktorin për të shkuar në vreshtin pas shtëpisë së tij.

    Për të shkuar te vreshti, ai duhet të udhëtonte përgjatë një rruge shumë të pjerrët ku ndodhi dhe aksidenti.

    Traktori rrëshqiti në një kthesë dhe u përmbys. 54-vjeçari shqiptar u hodh, por përplasja ishte e fortë dhe Bala humbi jetën në vendin e ngjarjes.

    Familjarët ngritën alarmin kur panë që ai nuk po kthehej në shtëpi.

    Pavarësisht errësirës, familjarët, gruaja dhe dy fëmijët u nisën ta kërkonin dhe u tronditën nga ajo që kishte ndodhur.

    Policia dhe shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, por Bala u konfirmua i vdekur./

  • “Familja më martoi për lekë, Burri më la për një tjetër, babai s’më hap derën” “”Çfare duhet të bëj?

    “Familja më martoi për lekë, Burri më la për një tjetër, babai s’më hap derën” “”Çfare duhet të bëj?

    Familja më martoi për lekë. Burri më la për një tjetër, babai s’më hap derën” , si t’ja bej ju lutem?
    Leter derguar ne redaksion tone.

    Jam nje vajze dhe babai me martoi pa deshiren time.Ne jetonim ne Diber dhe varferia eshte shume e madhe.Dhe meqe djali punonte ne greqi babai mendoi qe te martohesha.

    Bashkeshorti jeton dhe punon ne greqi dhe ne jemi bashke atje.

    Por pro blemi im eshte se nuk e dua ate sepse ai eshte nje njeri qe nuk ka te bej me je ten time nuk me kupton dhe e ndjej per te.Ai eshte shume i fto hte me mua.

    Nderkoh me sa po kuptoj ai ka dhe nje li dhje tjeter sespe ai vjen vone ne shpi dhe shpesh here fle vetem.

    I kam thene ba ba it qe dua te kthehem ne fshat po ai nuk me pranon.

    Qe keshtu nuk di cfare duhet te bej.

    Bashkeshorti nuk me do babai po ashtu nuk di cfare te bej?

    Me jepni nje keshille ju lutem.

  • Ish-polici, v*et gruan 48-vjeçare dhe më pas veten (VIDEO)

    Ish-polici, v*et gruan 48-vjeçare dhe më pas veten (VIDEO)

    Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen San Giovanni a Teduccio në Napoli të Italisë, ku një ish -polic ka ekzekutuar gruan e tij, e mës pas veten.

    Siç raportojnë karabinierët, 55 -vjeçari ka qëlluar fillimisht në ajër nga ballkoni, e më pas është ngujuar në shtëpi ku ka vrarë gruan e tij 48-vjeçare, dhe më pas u vetëvra.

    Burri, sipas informacioneve të deritanishme, para pak kohësh kishte humbur punën, gjë që dyshohet se ka shkaktuar tension të madh në familje.

    Tre fëmijët e tij ishin në shkollë në momentin e ngjarjes tragjike.

    Karabinierët, me një operacion special, rrethuan zonën dhe pasi tentuan fillimisht të negocionin me 55-vjeçarin, hynë në banesë, ku konstatuan se çifti kishte vdekur.

  • ‘Do ρërjetojmë të ftohtin…’ Porja: Moti bën kthesën e fortë, ja deri kur zgjat dimri

    Muaji shkurt parashikohet që të mbizotërohet kryesisht nga moti i thatë dhe me temperatura relativisht të ngrohta.

    Sipas meteorologes Lajda Porja e cila ishte e ftuar në “Aldo Morning Show”, 10 ditët e para nuk do të ketë reshje.

    “Shkurti ka startuar me mot të qëndrueshëm, do të jetë me mot të qëndrueshëm të paktën për 10-ditëshin e parë nuk ka sinjale për reshje.

    Këto retë dhe vranësirat që shikojmë tani do të largohen gradualisht, në mesditë do jetë diell, do ketë vranësira në pjesën e dytë të ditës. Nuk ka reshje sot, 18 gradë është, le të themi 3-4 gradë mbi.

    Edhe nesër, të paktën fundjava se dhe sot ka një rritje të lehtë, do të ndryshojnë edhe mëngjeset.

    Pra kemi rritje në vlerat minimale në zonat malore, më e ulëta është 0 apo -1 ekstremi,

    le të themi Bajram Curri më pas kalon në pozitive gjithë zona malore, Kukësi, Peshkopia, të gjitha zonat do jenë 2-3 gradë.

    Një nga faktorët që ndikon në ndjesinë se është më ftohtë apo më ngrohtë nga sa janë temperaturat reale, është lagështira. Tirana është një nga qytetet me më shumë lagështi ndaj dhe mëngjesi ndihet më i ftohtë.

    Sa i përket reshjeve të dëborës, priten në pjesën e dytë të muajit dhe kryesisht në zonat malore. Fundjava e parë e muajit do të jetë në temperatura të larta përgjatë vijës bregdetare.

    Ka sinjale në pjesën e dytë të shkurtit për reshje dëbore në zonat malore, në sasi të pakta le të themi, por presim që shkurti edhe nga ana klimatike le të themi do jetë i ngjashëm me shkurtin tipik, që nuk ka shumë reshje,

    nëse e krahasojmë me dhjetorin dhe janarin është shumë më i thatë. Sa i përket temperaturave, ka nisur me temperatura më të larta, pritet që pjesa e parë të jetë, ditën e diel do jetë 20 gradë.

    Porja tha se fundjava do të jetë e ngrohtë

    “20 gradë këtë të diel në vijat bregdetare të ulëta, Vlora, Saranda, 19 Fieri, Lushnja, 18 Tirana, Durrësi, 18-19 gradë pra temperatura shumë të larta përgjatë kësaj fundjave”

    Për ata që duan të shijojnë dëborën, mund ta gjejnë në malin e Korabit, Tomorrit dhe në Razmë. Java e ardhshme nis sërish me temperatura të larta dhe reshje kalimtare në fund të saj.

    Porja shton se do të ketë edhe një episod me të ftohtin polar.

    “Edhe java tjetër kështu do të nisë, me temperatura të larta. Në datën 10-11 ka reshje shumë të pakta dhe kalimtare, janë jo më

    shumë se dy ditë. Një episod të ftohtë do ta përjetojmë në pjesën e dytë të shkurtit i cili do të zgjasë jo më shumë se tre apo

    katër ditë, ku temperaturat mund të shkojnë sërish, në zonat malore e theksoj, -5 gradë apo -6. Pra një të ftohtë polar do ta përjetojmë edhe në shkurt.

    Dimri do të marrë disa ditë prej pranverës ndaj marsi nuk do të jetë muaji kur mund të hiqni xhupat nga dollapi.

    “Dimri do të zgjasë, edhe kjo është interesante, do marrë ‘borxh’ nga pranvera deri nga data 20 mars.

    Pra nuk është çudi që ne të shikojmë edhe në mars dëborë. Duke qenë se në dhjetor kemi patur mot shumë të ngrohtë, pra do t’i plotësojë pa diskutim ditët e veta. Parashikohet që tiparet për nuancat e dimrit t’i kemi edhe në pranverë dhe kryesisht është

    marsi ai që do jetë të paktën deri nga data 20, mund të ketë një tjetër episod, por mund të ketë pa diskutim edhe dëborë në zonat malore kështu që deri në datën 20 mars nuk është se do jemi zyrtarisht në pranverë.

    Do futemi pak më vonë por do qëndrojmë më gjatë”.

  • 41-vjeçarja i jep fund jetës me fotoksinë, vëlla nuk mundem më, amanet fëmijët

    41-vjeçarja i jep fund jetës me fotoksinë, vëlla nuk mundem më, amanet fëmijët

    Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bilçë të Beratit, ku një 41-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë.

    Vetë viktima Shpresa Kreku, pasi ka konsumuar fostoksinën, ka marrë vëllanë në telefon dhe i ka thënë “nuk mundem më vëlla, amanet fëmijët”.

    Pas kësaj vëllai ka mbërritur menjëherë në banesën e motrës dhe e ka gjetur në gjendje kritike.

    Ai e ka dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal Berat dhe më pas është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku gjeti vdekjen 15-minuta pas mbërritjes.

    Mësohet se gruaja kishte pirë 3 kokrra fostoksinë, pas një debati në telefon me bashkëshortin e saj, Çlirim Kreku, i cili prej një viti jeton në Senalik të Greqisë.

    Ende është mister shkaku i vetëhelmimit të nënës së dy fëmijëve, ndërkohë që në lajmërimin e vdekjes nuk përmendet emri i bashkëshortit, vetëm prindërit, vëllai dhe fëmijët.

    Burime brenda familjes pohojnë se 41-vjeçarja, ka kërkuar në momentet e fundit të jetës ta varrosnin në fshatin Banaj, pranë familjes së saj.

  • Vetëv*asja e 47-vjeçares, deklarata tronditëse e vjehrrit: Djali e kishte kapur në gabim, vjen reagimi i familjes së Fatbardha Palit

    Vetëv*asja e 47-vjeçares, deklarata tronditëse e vjehrrit: Djali e kishte kapur në gabim, vjen reagimi i familjes së Fatbardha Palit

    Kanë kaluar vetëm pak ditë nga ngjarja e rëndë në Greqi, ku 47-vjeçarja shqiptare, Fatbardha Pali, u vetëvra pas deklaratave të saj në “Facebook”.

    Ditën e djeshme, gjatë një interviste televizive, deklarata e vjehrrit të saj Kadri Pali, tronditi opinionin publik.

    Ai u shpreh se i biri dhe 47-vjeçarja, ishin ndarë prej disa muajsh dhe se nusja kishte tradhtuar djalin e tij dhe ky po ashtu, ndaj edhe ishin ndarë.

    Ndër te tjera, ai tha se 47-vjeçarja ka shprehur shumë gjëra, por nuk janë të vërteta.

    “Djali im e kishte kapur në faj dhe jetonin të ndarë prej muajsh”, tha ai.

    Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i familjes së Fatbardha Palit, të cilët shprehen se në gjithë këtë histori, Iliri, burri i Fatbardhës është fajtor për vdekjen e saj, pasi nuk ju ka shprehur asnjë shqetësim dhe as ka treguar se ishin ndarë.

  • Kjo shenjë Horoskopi gjithmonë do të ketë para

    Kjo shenjë Horoskopi gjithmonë do të ketë para

    Marrëdhënia e çdo personi me paratë, është e ndryshme dhe varet nga shumë gjëra. Situata ekonomike e familjes në të cilën kemi lindur, kushtet në të cilat rritemi, mënyra se si përballemi me jetën dhe vështirësitë, luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si do të ecim në fushën financiare dhe nëse do të jemi rehat apo jo në këtë pjesë të jetës sonë.

    Megjithatë, ka disa njerëz që duket se kanë fatin apo yjet në anën e tyre kur bëhet fjalë për paratë. Ndoshta në rrethin tuaj keni edhe njerëz që nuk do të kenë vështirësi financiare, ose do të ndihen të pasigurt në këtë fushë. Ata janë të sigurt për veprimet e tyre dhe për ndonjë arsye, mund të thuhet, paratë po i “ndjekin”. Ky person, pra, mund t’i përkasë shenjës së mëposhtme – e cila, siç thonë astrologët, “ka lindur e pasur”.

    I pëlqen koha e mirë, gjërat e bukura dhe të bukura, komoditetet dhe gjithçka që kushton shumë. Nëse do të prishë goditjen e tij, atëherë nuk do të lëvizë, ndërkohë që konsiderohet se ka lindur me favor në sektorin financiar.

    Demi, kanë lindur për të qenë të pasur. Demët janë më me fat me paratë dhe çdo gjë që bëjnë e bëjnë mirë, sepse janë punëtorë dhe i gjykojnë drejt situatat . Dhe ndonëse mund t’i pëlqejnë gjërat materiale dhe të shtrenjta, nuk janë shpenzues, jetojnë me kursim dhe shmangin shpenzimet e panevojshme.

    Astrologët shpjegojnë pse ata që i përkasin kësaj shenje tokësore, do të kenë gjithmonë para dhe një jetë të mirë. Ata kanë një talent natyral për të kursyer, por edhe për të fituar para. Ata ruajnë gjithmonë sigurinë e tyre financiare dhe mund të përballojnë vështirësitë e papritura, falë kompleksit të tyre.