Author: editorshqiplajme

  • “Vajza ime s’shkonte në hotele, por…”, nëna e 27-vjeçares: Altinit do ia bëj trupin copa-copa po u lirua nga burgu!

    “Vajza ime s’shkonte në hotele, por…”, nëna e 27-vjeçares: Altinit do ia bëj trupin copa-copa po u lirua nga burgu!

    Danjela Abedini, nëna e 27-vjeçares Sibela Abedini që i dha fund jetës për shkak të publikimit të një fotoje intime, ka treguar si është njohur me Altin Çokun.

    Ajo ka hedhur poshtë pretendimet se vazja e saj ishte e lidhur me 39-vjeçarin dhe se bashkë kishin qenë në hotel. Ajo tha se vajza e saj ka shkuar në shtëpinë e Çokut si pastruese, pasi vetë 39-vjeçari i kishte ofruar punë meqë gruan e kishte në spital.

    Nëna e 27-vjeçares thotë se ajo nuk kishte shfaqur kurrë probleme, ishte shumë e qetë dhe se kujdesej shumë mirë për vajzën 2-vjeçare.

    Fëmija ka qenë duke punuar, jo në hotel. As tek supermarketi nuk dilte, ishte fëmijë i mbyllur. Se kam pasur vajzën që shkonte nëpër hotele. Kishte 1 muaj e 3 ditë që kishte ardhur nga Kosova. Si çdo çift kishin probleme, i thashë hajde rri këtu dhe qetësohu. E mora unë në Kosovë, vajza ka qenë shumë xheloze. I thashë ka fëmijë me ty, mos me mamin. E kam rritur pa babë, jam bërë nënë e babë vetë. Bashkëshorti është jashtë, ai është me tjetër. Këtë mostrën e kam takuar në një supermarket me gruan e vet, më tha më duhet një pastruese. Më tha jam me gruan dhe vajzën e vogël, i dhashë numrin e telefonit. Kur shkova me vajzën, se s’donte të më linte vetëm, nuk ishte gruaja e tij aty, më tha është në spital.

    Punova dy ditë aty dhe gjeta punë tjetër në Bathore. Më tha vajza meqenëse ti gjete punë tjetër, po shkoj unë, Ditën e parë shkoi me vajzën e saj të vogël dhe i dha 20 mijë lekë. Ditën e dytë Sibela la vajzën tek motra dhe iku vetë, nuk i kishte dhënë lekë. I dha vetëm një çantë me lodra për vajzën e vogël. Ka shitur unazën dhe vajzën për t’i blerë vajzës pampersa. I thashë të mos shkojë më, se do të gjenim punë tjetër. Ditën e dytë, ai i tha që do iki në Itali dhe kur të të kontaktoj unë. Sibela ishte e qetë, nuk shfaqi shqetësime. Po të më thoshte mami kam këtë kërcënim, do të merrja telefonin do ta vrisja vetë fëmijën tim pa ma vrarë ai.
    Ajo ka deklaruar se nëse s’gjen drejtësi nga shteti, do të bëjë vetëgjyqësi pasi do të marrë hak për vajzën.

    I kam thënë nxirreni atë nga policia. Ai ka thënë në TikTok s’kam çfarë më bën shteti se jam me lekë. Jam betuar pa arkivolit të gocës, me këto duar do ta bëj copa-copa dhe trupi i tij do të dorëzohet në polici të Kamëz. Do të marr hakun e fëmijës, djalin dhe gocën se fus, por unë vetë me këto duar. Nëse shteti e nxjerr nga burgu se është me kartelë dhe me para, unë do ta vras.

  • Vajza v*au veten pasi Altin Çoku i shpërndau fotot në TikTok, nëna e 27-vjeçares: Të dalë e vërteta. Vajza ime nuk e bënte kurrë një gjë të tillë

    Vajza v*au veten pasi Altin Çoku i shpërndau fotot në TikTok, nëna e 27-vjeçares: Të dalë e vërteta. Vajza ime nuk e bënte kurrë një gjë të tillë

    Nëna e 27-vjeçares Sibela Abedini, e cila vrau veten pas publikimit të fotove intime në Tik Tok, në një rrëfim ekskluziv në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 të moderatores Evis Ahmeti, ka deklaruar se kërkon të zbardhet e vërteta, pasi vajza e saj nuk e bënte kurrë një gjë të tillë.

    Ajo tregon se vajza e saj ishte një tip i mbyllur, dhe se herë pas here ka pasur probleme me bashkëshortin, por se gjithçka është zgjidhur dhe ajo e ka falur dhunën për shkak të fëmijës.

    “Kërkoj të dalë e vërteta. Kurrë nuk e bënte një gjë të tillë. Ajo nuk ka qenë në hotel, ka qenë duke punuar. Ajo nuk dilte, ishte tip i mbyllur. Dilte me motrën ose djalin. Nuk dilte kurrë veten. Nuk e kam pasur vajzën që shkonte nëpër hotele.

    Si çdo çift ato kishin probleme, i thash eja qetësohu se keni një fëmijë të vogël. Shkova e mora në Kosovë. Ka qenë xheloze për burrin. I thash ai ka fëmijë me ty. Edhe djali më tha ta marrim motrën të qetësohet.

    Më parë kanë pasur konflikte, vajza bëri denoncim, por vajza e Sibelës kërkonte të atin dhe vajza e fali për hir të fëmijës. Edhe bashkëshorti i kërkoi falje”, tha ajo.

  • Roza Lati tregon si ia tha të ëmës humbjen e vi*gjërisë: Më solli një…

    Roza Lati tregon si ia tha të ëmës humbjen e vi*gjërisë: Më solli një…

    Marrëdh nia nënë e bijë e Rita dhe Roza Latit është mjaft e ngushtë ku e trajtojnë njëra-tjetren si shoqe. Roza zbulon se i ka treguar të ëmës edhe kur ka h mbur v rgjërinë.

    “Rita Lati kaloi tre emocione të ndryshme për tre sekonda. Emocioni i parë: ul riti, emocioni i dytë:

    u mërzit, emocioni i tretë: u mallenngjye. Goca ime është bërë një vajzë e rritur tha dhe doli nga shtëpia.

    Pas 15 minutash erdhi me një tortë”, tregoi Roza duke qeshur.

    “Kërcen prifti nga belaja. Ç’të bëja? Doja të dukesha mama moderne.

    Më q ahej, por nga një anë isha e lumtur që isha shoqja më e ngushtë e Rozës”, u shpreh Rita.

    “Ja sugjeroj të gjitha mamave këtë politikë. Këtë teori që ndjek Rita, që më përkrah kaq shumë,

    më bën t’i tregoj gjithçka. Me gjestet që bën ajo do të tregojë që është shoqja ime e ngushtë që unë t’i tregoj më shumë”, tha Roza.

  • Psikologu flet për s*ksin në Shqipëri: Dikur kërcisnin dyshemetë nga çiftet, kurse sot po

    Psikologu flet për s*ksin në Shqipëri: Dikur kërcisnin dyshemetë nga çiftet, kurse sot po

    Të rinjtë duket se po kryejnë gjithnjë e më pak marr dhënie . Studimet e fundit tregojnë se int miteti te të rinjtë ka rënë ndjeshëm. Shumë prej tyre kryejnë marr dhënie vetëm dy herë në vit. Për të folur për këtë çështje, ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, psikologu Jashar Demiri.

    Ai tregon se dikur int miteti ka qenë më i madh, por gjithsesi marr dhëniet nuk mund të maten me normë. Sipas psikologut, int miteti është individual dhe e mira është që të kryhen marr dhënie pa e tepruar.

    Jashar Demiri: Gjërat kanë qenë më bio, më të bukura dhe më të fuqishme, jo për t’u treguar psikovampir, por kanë qenë më origjinale. Pak për humor po tregoj diçka. Më thoshte një nënë e vjetër “more bir unë flija në katin e parë se plakë,

    në katin e dytë kërcisnin dyshemetë nga çiftet gjithë natën, tani të rinjtë hiç fare, o internet gjithë kohës o…” Unë i thashë e bëjnë avash, mos të bëjnë zhurmë. “Ku ka avash, s’bëjnë fare”, më tha.

    Rudina Magjistari: Si rekomandohet nga këndvështrimi juaj si specialist, për ta bërë një jetë të shëndetshme, një çift në moshë mesatare sa të shpeshta duhet të jenë marr dhëniet mes tyre?

    Jashar Demiri: Kjo është diçka individuale. Norma të prera nuk ka. Norma është të bësh aq sa të mundesh, por gjithmonë duke ndier një uri të lehtë, jo teprim, jo mbingopje.

    Normat janë individuale. Ka çifte që bëjnë çdo natë dhe ndihen shumë mirë, ka çifte që e bëjnë një herë në javë, ashtu është norma e tyre.

    Rudina Magjistari: Po ata që e bëjnë një herë në muaj, apo dy herë në vit?

    Jashar Demiri: Ajo është e paktë. Por mesatarja për çiftet e reja është dy herë në javë, apo tre herë në javë. Norma është që të bëjë njeriu sa herë që ndjen, pa u sforcuar./ Tv Klan

  • Banorët dëgjonin të qara që vinin nga varrezat gjatë natës, shokohen në mëngjes nga ajo që shohin

    Banorët dëgjonin të qara që vinin nga varrezat gjatë natës, shokohen në mëngjes nga ajo që shohin

    Një i porsalindur që është braktisur në një varrezë, fatmirësisht ka mbijetuar.

    Një fëmijë 2 muajsh u gjet i braktisur në një varrezë të infektuar me minj.

    Për fat të mirë, klithma e tij ka kapur vëmendjen e banorëve të ndërtesave të afërta që kanë nxituar për shpëtimin e tij.

    Djali i vogël u dërgua në spital ku mjekët thanë se ai kishte qendruar në varreza për disa orë.

    Ndërsa autoritetet kanë gjetur nënën e foshnjes.

    “Një fqinj e gjeti foshnjën kur e dëgjuan atë të qajë, ata lajmëruan mjekët”,tha një nga banorët për ‘Daily Mail’.

    Ata thanë se fëmija ishte lënë aty gjatë gjithë natës,mund të kishte qenë shumë më keq nëse askush nuk do ta kishte dëgjuar duke qarë.

  • Përlot me historinë Fatmira Breçani: Kam kënduar pa lekë në dasmën e një vajze, babai i saj mu lut, kur mora vesh gjendjen e tyre që

    Përlot me historinë Fatmira Breçani: Kam kënduar pa lekë në dasmën e një vajze, babai i saj mu lut, kur mora vesh gjendjen e tyre që

    Fatmira Breçani, është një nga këngëtaret më jetëgjata të tregut muzikor shqiptar, dhe tepër e dashur nga të rinj e të vjetër.

    E ftuar së fundmi në emisionin që zhvillohet në limuzinë ‘Glamour Zone’, Fatmira tregoi një anë të panjohur të sajën për moderatoren Ester Bylyku. Ester Bylyku: Në fillimet e tua, a ka patur raste që ke kënduar pa para?

    Fatmira Breçani: Në fillimet e mia kam kënduar pa lekë, sepse e tille ishte koha, por edhe kur fillova të merrja lekë, ka patur raste që kam bërë toleranca, ose në një rast që më kujtohet këndova falas. Ishte një baba që martonte vajzën.

    Dëshironte të këndoja në dasmën e tij, shkova për ta takuar së bashku me bashkëshrotin dhe na tha se martonte vajzën e madhe e cila kishte vuajtur të gjithë jetën, kishte punuar arën, e punë të tjera dhe nuk kishte shijuar asnjë ditë.

    Të paktën martesën ta shijonte, por nuk ishin në gjendje të mirë ekonomike. Më tha se kishte vetëm 200 mijë lekë të kursyera, dhe asgjë më tepër.

    Mënyra si ma tregoi historinë e vajzës së tij më preku mua dhe bashkëshortin dhe vendosëm të këndoja pa lekë. Dhe kështu ndodhi, ka qenë dasmë e bukur por e bëra me gjithë zemër.

  • Dr*ga më çmendi! Mandi i Nishtullës qenka për rekord, nuk do e besoni dot sa fëmijë ka

    Dr*ga më çmendi! Mandi i Nishtullës qenka për rekord, nuk do e besoni dot sa fëmijë ka

    Këngëtari Mandi Nishtulla si rrallë herë ka ardhur me një rrëfim mjaft të ndjerë. Përveç karrierës së tij në muzikë, Mandi kësaj here ka folur edhe në lidhje me jetën e tij private dhe varësinë e tij ndaj lëndëve na r k tike.

    Me lot në sy, si rrallëherë në intervistat e tij Mandi ka treguar me sinqeritet të plotë se ka qenë i varur dhe ka sakrifikuar dhe pasionin e tij për muzikën.

    Ai tha se ka qenë babai i tij i cili e ka ndihmuar kur ka qenë në atë situatë dhe më tej u ka bërë apel të gjithë atyre personave të cilët janë konsumues të lëndëve na rk otike që të heqin dorë.

    Gjithashtu këngëtari i njohur i muzikës tallava tregoi se është babai i 9 fëmijëve dhe se pasuria e tij më e madhe janë vetë atë.

    “Pasuria ime e vërtetë janë fëmijët e mi. Unë kam tre vajza, që kam fituar xhenetin nga i madhi zot, edhe me dy fitohet por kam tre vajza dhe 6 djem.

    Unë i kam me shumë bashkëshorte. Faleminderit zotit që më ka dhënë vulën e pashait. Daja i djalit tim Jasinit është FLorjani që ka kënduar ‘Ngjyra e kuqe shumë i ngjan”, shtoi Mandi në “Dnight”.

  • E FRIKSHME/ GJARPRI S*LMON LIVE NË EMISION RUDINA MAGJISTARIN, MODERATORJA SHPËRTHEN NË TË BËRTITURA(VIDEO)

    E FRIKSHME/ GJARPRI S*LMON LIVE NË EMISION RUDINA MAGJISTARIN, MODERATORJA SHPËRTHEN NË TË BËRTITURA(VIDEO)

    Moderatorja e njohur Rudina Magjistari ka përjetuar një moment të frikshëm në emisionin e saj “Rudina”, ku të ftuar kishte një veteriner.

    Rudina u afrua të prekte gjarprin që i ftuari mbante në duar, por nuk e priste që ai do e sulmonte.

    Rudina bërtiti dhe u zmbraps menjëherë e frikësuar. Sakaq nga ana tjetër, veterineri i tha se nëse do e kafshonte, thjesht do i shkaktonte pak gjak në duar dhe Rudina e nervozuar e pyeti se si mund të lejonte këtë.

    Por më pas situata kaloi me të qeshura.

  • “Të lutem fshije, do bëj denoncim”, mesazhet e fundit të 27-vjeçares: Publiko foton e gruas tënde!

    “Të lutem fshije, do bëj denoncim”, mesazhet e fundit të 27-vjeçares: Publiko foton e gruas tënde!

    Sibela Abedini, vajza që i dha fund jetës për shkak të publikimit të një fotoje intime në rrjetet sociale, kishte dërguar disa mesazhe para se të ndodhte ngjarja e rëndë.

    Në celularin e sekuestruar nga policia, hetuesit kanë zbuluar disa mesazhe që ajo kishte shkëmbyer me personin që Altin Çoku, i kishte thënë se ka publikuar foton në TikTok. Në këto biseda të shkëmbyera në Whatsapp, vajza i është lutur personit në fjalë që të fshijë foton pasi të nesërmen do të bënte denoncim në polici.

    Gazetarja Klodiana Lala thotë se pas kësaj, vajza ka komunikuar edhe me Altinin dhe ky i fundit i ka thënë se nuk është ai personi përgjegjës për publikimin e fotove. Ajo thotë se mesazhet e gjetura në celularin e vajzës janë drithëruese.

    “Besoj që Prokuroria do të bëjë një rikualifikim të akuzës përveç asaj të vetëvrasjes ndaj Altin Çokut. Është arritur të këqyret aparati i të ndjerës në të gjitha komunikimet e ditëve të fundit. Tek celulari i së ndjerës janë gjetur disa komunikime në Whatsapp, që rezulton të ketë komunikuar me një person dhe duke qenë se e ka orientuar tek një shok i tij se e ka publikuar foton, vajza i thotë të lutem duhet ta heqësh këtë foto se nuk mund të më shkatërrosh mua,

    nëse do mund të nxjerrësh foton e fëmijëve të tu dhe gruas tënde, sepse të nesërmen i thotë e ndjera do të shkojë në polici dhe do të denoncoj. Ky mesazh i shokut duket se e ka tradhtuar Altin Çokun. Ai thotë se bëri shumë gabim që përmendi familjen time dhe i thotë se unë nuk jam personi që kam shpërndarë foton tënde. Ka një sërë komunikimesh që janë duke u parë me kujdes. Po të lexosh mesazhet janë drithëruese dhe janë dërguar disa orë para se t’i jepte fund jetës”.

  • E shkuara tronditëse e Çokut, nga lidhje intime me kushërirën te tentativa për v*asjen

    E shkuara tronditëse e Çokut, nga lidhje intime me kushërirën te tentativa për v*asjen

    Altin Çoku 39 vjeç banues në Kamzë u arrestua nga policia për rastin e vetëvrasjes së Sibela Abedinit, e cila u vetëhodh nga kati i 4 i pallatit pas publikimit në TikTok të një fotoje intime të saj me vetë 39-vjeçarin.

    Ai akuzohet për shkaktim të vetëvrasjes, por emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, ka zbuluar edhe skedën kriminale të Altin Çokut në vitin 2010.

    Para më shumë se 15 vitesh, Altin Çoku kishte krijuar një lidhje intime me një vajzë 18-vjeçare, që ishte kushërira e tij e afërt, konkretisht vajza e dajës.

    Në vitin 2009, Çoku ishte njohur me një vajzë tjetër me të cilën kishte krijuar lidhje. Pas këtij momenti, kushërira e tij 18-vjeçare i dha fund marrëdhënies me të, por Altin Çoku insistonte që të vazhdonin lidhjen, madje duke e kërcënuar se do t’i bënte keq asaj dhe vëllait të vogël 15-vjeçar, që ishte djali i tij i dajës.

    Deri sa në vitin 2010, Altin Çoku kreu një krim monstruoz. Në 31 Mars të atij viti rreth orës 11:30, djali i tij i dajës 15-vjeçar ka qenë duke mbledhur kanaçe në qytetin e Laçit. Altin Çoku, i cili kishte marrë një shishe me lëndë djegëse, ju afrua dhe e spërkati me të në trup, më pas i vendosi flakën me shkrepëse. Pastaj u largua.

    15-vjeçari i mituri që ishte përfshirë nga flakët e zjarrit u shpëtua nga dy banorë të zonës, të cilës i hoqën rrobat dhe e dërguan në spital për ndihmë mjekësore. I mituri mundi të shpëtonte, por kishte pësuar djegie të rënda në masën 25%.

    Prokuroria e Kurbinit e hetoi ngjarjen në atë kohë dhe nxori para përgjegjësi Altin Çokun si autor të vrasjes së të miturit të mbetur në tentativë.

    Mirëpo një raport i ekspertizës mjeko-ligjore e nxori Altin Çokun me prapambetje mendore të moderuar dhe çrregullime të sjelljes, e që në kohën kur bëri veprën penale ishte i papërgjegjshëm për veprimet e tij. Ndaj Altin Çokut u vendos mjekim i detyruar ambulator, duke shpëtuar nga dënimi me burg./ TvKlan