Author: editorshqiplajme

  • Durrsaku i kërkon shokut të kujdeset për gruan e tij, ndodh e papritura me çiftin(Video)

    Durrsaku i kërkon shokut të kujdeset për gruan e tij, ndodh e papritura me çiftin(Video)

    Një burrë i cili emigronte për të fituar para për familjen e tij kur është larguar i ka kërkuar shokut të tij të kujdesej për gruan.

    Gazetarja e “Aldo Morning Show” raporton se pasi burri ka ikur gruaja ka nisur një lidhje me shokun e tij.

    Sipas gazetares, ata janë dashuruar

    me njëri-tjetrin dhe gruaja i ka kërkuar burrit divorcin. …

  • Burri braktis gruan shtatzënë duke i lënë asaj borxhe të mëdha, por një ditë ajo vëren diçka në furrën e re që i ndryshon jetën!

    Burri braktis gruan shtatzënë duke i lënë asaj borxhe të mëdha, por një ditë ajo vëren diçka në furrën e re që i ndryshon jetën!

    Pavarësisht nga të gjitha ngjarjet tragjike që ndodhin në kete bote dhe pavarësisht veshtiresive qe hasin njerëzit, ne me të vërtetë jetojmë në një kohë ku shumica e njerëzve janë përgjithësisht të mirë dhe të sjellshem. Ne deshirojme të ndihmojmë njëri-tjetrin gjatë ditëve tona më të vështira.

    Amanda dhe burri i saj nga Sydney, Australia,kursyen për të blerë shtëpinë e tyre të ëndërrave. Çifti kaloi dy vjet duke e rinovuar këtë banesë për ta kthyer ate ne nje shtëpi të përsosur. Ata u përpoqën per tu bere me femije gati tre vjet. Abort pas aborti, Amanda, me ne fund mbeti shtatzënë dhe gjithçka po shkonte mirë. Në një çast, gjithçka ndryshoi. Bota e Amandës u shemb në një moment të tmerrshëm.

    Burri i saj e la atë për një grua tjetër,duke e lene Amanden ne rruge,me borxhe te medha, pa asnjë të ardhur,te vetme me një fëmijë. Çfarë do të ndodhte me të dhe me fëmijën e saj? Falënderoj Perëndinë për miqtë si Anna. Ajo i qëndronte pranë duke e ndihmuar me te holla.Ajo arriti te stacioni i radios lokale, KIIS dhe u kërkoi atyre të merrnin ne konsiderate situaten e Amandes.Stacioni i radios e dinte se ata duhej ta ndihmonin Amandën, por nuk mund ta bënin vetëm. Ata iu drejtuan bizneseve lokale për donacione.

    Të dy Amanda dhe Anna u ftuan në radio,dhe ajo i shpjegoi audiencës se pjesa më e keqe e situatës së saj ishte pasiguria e gjithçkaje.Ajo tregonte e perlotur se kishin kaluar vetem 5 jave kur kishte ndodhur kjo.

    Pasi mbaroi historinë e saj, prezantuesja e radios shkoi ne shtepine e re të Amandës. Zonja vuri në dukje gjithçka që Amanda do të merrte,nje fshese me korent,nje frigorifer plot me ushqime,ushqime te siguruara per të tre muajt e ardhshëm kështu që asaj nuk do ti duhej te shkonte neper dyqane ushqimore. Në banak ishin 4,000 dollarë për fëmijën, së bashku me një kupon prej $ 1,000 për fotot e foshnjes.

    Por kur kameramani hapi furrën,te gjithe u habiten. Brenda ishte një grumbull parash,nje shume prej $ 10,000 për të qenë të saktë. Këto para ishin për të ndihmuar Amanden. Çfarë dhuratë e pabesueshme!Amanda me lotet qe i rridhnin rreke ne fytyre,nuk gjente fjale per ti falenderuar.

    Gjërat kishin ardhur ndryshe nga c’i kishte parashikuar Amanda,por me ndihmën e miqve të mirë dhe të huajve, tani ishte akoma me mire se c’mund te kishte imagjinuar.

    /©10gjera.com/shqiptari.net/

  • Vajza kthehej nga shkolla gjithmonë e uritur. Nëna nuk mund ta besonte se çfarë i bënte mësuesja

    Vajza kthehej nga shkolla gjithmonë e uritur. Nëna nuk mund ta besonte se çfarë i bënte mësuesja

    Kur i dërgojmë fëmijët tanë në nje shkollë me drekë, ne e bëjmë këtë me besimin se do t’u sigurojë atyre ushqim të mjaftueshëm gjatë ditës.

    Kjo histori vjen nga Auror në Kolorado. Nje nene e quajtur Liza e dërgonte vajzen e saj 4 vjecare në shkollë në Akademinë e Fëmijëve çdo ditë. Edhe pse Natalies i jepej shumë ushqim për të ngrënë, ajo kthehej çdo ditë në shtëpi e uritur.

    Siç rezulton, mësuesi i Natalie i hiqte biskotat nga dreka e fëmijës dhe i dergonte nënës së saj. Ajo vazhdoi edhe më tej, duke i vene prinderit ne dijeni te ushqimeve qe konsideroheshin të pranueshme për të vegjlit e tyre. Një drekë e shëndetshme është e rëndësishme, por nuk është detyre e mësuesit për të vendosur se çfarë duhet te hanë fëmijët

    Në fund të fundit, është më e rëndësishme për fëmijët që të hanë ushqimin te paketuar. Nuk mund të imagjinojmë t’i privojmë fëmijët nga ushqimi.

    Uria nuk është e favorshme për procesin e të mësuarit dhe kur Liza më në fund nuhati kete praktike te mesueses, ajo menjëherë filloi të veprojë. Po sikur Natalie e vogël të ishte zbehur si rezultat i urisë? Ajo mund të kishte rene dhe te ishte lenduar.

    Ne jemi të kënaqur që Liza e ka zgjidhur kete problem me shkollen dhe shpresojmë që Natalie është në gjendje të hajë çdo kafshatë të fundit te paketuar në çantën e saj të drekës./shqiptari.net/

  • Telefonuesi e ofendon live, Bashkimi habit me reagimin

    Telefonuesi e ofendon live, Bashkimi habit me reagimin

    Emisionet me telefonata direkte në ekran kanë vështirësinë e tyre.

    Bashkim Hoxha e ka nisur programin e mëngjesit që në vitin 1997, por ende ka momente sikleti.

    Disa incidente i shikojmë shpesh në programet satirike ose në rrjete sociale, ne meme të ndryshme.

    Megjithatë Bashkim Hoxha, i ftuar në “Pasdite në Top Channel” tregoi se ç`ndjen në momentet që nuk e dëgjon qartë telefonuesin, ose për rastet kur e sulmojnë me fjalë jo të hijshme.

    “Ndonjëherë edhe unë nuk jam fort i kthjellët, i fokusuar, po janë të sikletshme.

    Kur ha ndonjë sh arje, vihesh në pozitë se je para publikut, ama qëndrimi mbahet ndaj telefonuesit që sha n dhe publiku të do më shumë. Kështu që ai që humb është telefonuesi”, tha Hoxha.

  • I qëllimshëm? Drejtoresha e QSUT-së Fico zbulon arsyen e zjarrit që ra te Urgjenca

    I qëllimshëm? Drejtoresha e QSUT-së Fico zbulon arsyen e zjarrit që ra te Urgjenca

    Drejtoresha e QSUT-së, Albana Fico, tha se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë në një dhomë teknike dhe dëmet janë të vogla. Sipas saj, pacientët janë transferuar brenda spitalit.

    Në një prononcim për mediat Fico thekson se:

    “Ka qenë një efekt në një dhomë teknike. Gjithë grupi teknik ka nën kontroll çdo lloj elementi. Është një dëm i kufizuar vetëm në një dhomë teknike”, tha ajo.

    E pyetur në se ka probleme në dhomën e imazherisë, drejtoresha Fico konfirmoi: “Absolutisht jo!” Ajo tha më tej edhe ky spital ka planin e vet emergjent dhe sot u testua me sukses. “Spitali qendror trajton rastet më të rënda. Shërbimet kanë marrë masa përfshirë edhe reanimacionin.

    Pacientët i kemi lëvizur brenda QSUT-së. Në kuadër të emergjencave, QSUT ka planin e emergjencës, mbase nuk deshëm ta testonim sot, por u testua me sukses”, shtoi ajo.

  • Monedhat e huaja në ditë të errëta, ja cpo ndodh me to

    Këtë të dielë më 11 shkurt 2024, dollari amerikan blihet me 96 lekë dhe shitet me 96.9 lekë.

    Euro blihet me 103.5 lekë dhe shitet 104.2 lekë.

    Franga zvicerane këmbehet në blerje me 109.2 lekë, ndërsa në shitje me 110.1 lekë.

    Paundi britanik blihet me 120.7 lekë dhe shitet me 121.6 lekë.

    Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 70.9 lekë, ndërsa në shitje me 71.9 lekë.

    Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

  • Më në fund momente humori në shtëpinë e BBVA, Meri tregon pengun që i mbeti nga loja, Arbër Hajdari lëshon deklaratën epike

    Më në fund momente humori në shtëpinë e BBVA, Meri tregon pengun që i mbeti nga loja, Arbër Hajdari lëshon deklaratën epike

    Astrologia Meri Shehu është parë optimiste pas largimit nga Big Brother VIP3, duke u shprehur se e kishte pritur këtë fazë me qetësi dhe se ishte momenti të largohej nga shtëpia tani që u nxehën paksa gjakrat.

    Meri tha se megjithëse nuk mundi të fitonte 100 mijë euroshin, kjo eksperiencë i shërbeu të njihej më mirë me publikun.

    Meri: Nuk u mërzita që dola, ishte momenti që të largohesha sepse u nxehën paksa gjakrat. Në fillim u akuzova si njeri i dhunshëm, por në vijimësi tregova që nuk jam aspak e dhunëshme. Kjo më mjaftoi që të them se ‘unë jam vetë paqja, mbrapa më vjen historia’.

    Ledion Liço: Kjo është e vërtetë dhe unë jam i lumtur që emri yt ishte në një zarf që ta kë bëj me eliminimin për shkak të votave, dhe jo me një zarf të zi të Vëllait të Madh për çështje të tjera.

    Meri: Falenderoj publikun që më ka mbështetur, unë dhash maksimumin.

    Ledion Liço: Publiku të ka mbështetur shumë edhe në rrjetet sociale. Ti përballë kishe dy personazhe që janë tepër të komentuar dhe mbështetur nga jashtë, dikush më shumë dhe dikush më pak. Por ka edhe diçka, tin ë këtë televotim ti u fike gjatë këtyre ditëve. Të mungonte ajo energjia luftarake.

    Meri: Jo, jo. Ndoshta kështu më keni parë, por unë kam qenë shumë e qetë. Po e prisja me qetësi dhe kam bërë shumë lojëra, jam kënaqur me Romeon, me njerëzit, kam bërë diskutime shumë të afërta me banorët, jam përpjekur të kuptojë nivelin e inteligjencës, diskutimet, aleancat që kishin, por mesa duket unë mbetem një fituese morale sepse paratë i marrin të tjerët.

    Arbër Hajdari: E kundërta ndodhi me Gazin, i cili pas nominimit së bashku me Ilnisën u kthyen në shumë aktivë. Edhe mua më erdhi keq ashtu sikurse të gjithëve…

    Meri: Çështja është se nuk më martuat mua, sepse edhe unë do të isha aktive.

    Arbri: Mua më bëhet qejfi që ti dole sepse unë të dua për vete. Të dua për vete sepse kështu sikurse ka filluar ky Big Brother dua të jesh krahu im i djathtë sepse vetëm ti mund t’u japësh derman.

    Meri: Unë jam shumë e lumtur që njoha personazhet aty brenda, ndoshta nuk ishte qëllimi im final për të fituar 100 mijë euroshin, por të njihesha më mirë me publikun. Aty gjërat shkuan mirë, mund të shkonin edhe më mirë, mund të bënim aleanca me banorët, por nuk mund të them as se kam qenë një njeri i qetë. Po studioja dhe po menaxhoja energjitë e mija. Sa i përket Gazit dhe Ilnisës, unë nuk mund të ngrihesha që në mëngjes dhe të bëja shamatë me tenxhere apo të zihesha qoshe më qoshe të shtëpisë dhe as të këndoja gjithë natën këngë rroku apo të isha një mashkull që rrinte gjithë natën aty me burrat e tjerë. Pozicioni im ishte ky, u ndjeva mirë, bëra atë që doja të bëja, mora dashuri, mora atë që doja të merrja, tani jam e gjitha për ju që t’u tregoj horoskopin.

  • Habit fare Lubonja: “Vajzës sime i kam thënë të provojë sa më shumë meshkuj”

    Habit fare Lubonja: “Vajzës sime i kam thënë të provojë sa më shumë meshkuj”

    Analisti Fatos Lubonja, duke folur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Librazhd, ka zbuluar se cili do të ishte re agimi i

    tij në rast se do të ishte babai i djalit, duke u shprehur se nuk do të guxonte kurrë të hynte në dhomën e nuses pavarësisht gjithçkaje, dhe nëse do të ishte baba i vajzës ka shtuar se do ta merrte menjëherë në mb rojtje.

    “Babai duke respektuar kodin e duke u sht irur, duke pasur parasysh një shoqëri të dukjes, duhet të bëjë këto veprime. Një gjë është kodi, dhe më tej është raporti natyror, dashuria që duhet të ketë për vajzën”.“Marrim rastin

    e Antigonës së Sofokliut, është pikërisht ky rast që varrosi vëllain pavarësisht ligjit, për shkak të ndjenjës që kishte për të. Babai është i tjetërsuar, duhet ta mbronte me çdo kusht vajzën e tij”.

    “Në këtë shoqëri shihet si mall dhe kur e jep me shkuesi pa e pyetur vajzën, nis drama e vajzës dhe shoqërisë tonë. Më shqetëson se nuk dimë cili kod dominon në shoqërinë tonë. Normalisht, nëse do të isha babai i djalit që u tradhtua, nuk mund të hyja kurrë në dhomë, do i thoja djalit është puna jote duhet ta zgjidhësh ti, mund ta kesh ti ose ajo fajin, mund edhe të faleshin”.

    Po të isha babai vajzës do ta kisha marrë në mbrojtje, nuk do e lejoja kurrë të arrinte puna këtu sepse nuk do kisha menduar kurrë në atë moshë të martohej. Vajzës time i kam thënë shumë vite më parë që 30 vjeç mendo të martohesh, jo më tani. Tani ke kohën të bësh dashuri të provosh, të takosh burra të ndryshëm të cilët mund të të pëlqejnë që më pas të martohesh.

    Ky është kodi im por dua ta kuptoj edhe atë tjetrin, ndoshta ai e jeton si dramë atë, vërtetë e ndjen, sepse jemi produkt i kulturës sonë. Nderi është më i rëndësishëm sepse në atë kod, nëse ai do të merrte në mbrojtje vajzën do të quhej i degjeneruar”, është shprehur Lubonja, transmeton emisioni “Open” në Facebook.

  • I fejuari i propozoi për martesë, vajza nuk e deshi veten kur zbulon çfarë fshihej pas unazës

    I fejuari i propozoi për martesë, vajza nuk e deshi veten kur zbulon çfarë fshihej pas unazës

    Shumë vajza ëndërrojnë unazën e martesës si aksesorin më të rëndësishëm në jetën e tyre dhe pse jo të jetë e veçantë, elegante dhe komode.

    Por asnjë nga këto elementë nuk i kishte unaza e një nuseje të ardhshme e cila ka rrëfyer historinë e saj në rrjetet sociale. Jo vetëm që nuk ishte komode, por i ndërpreu edhe qarkullimin e gjakut.

    E reja amerikane postoi në një grup në Facebook dhe shpjegoi se si i fejuari i kishte propozuar. Megjithëse pranoi propozimin, më vonë ajo kuptoi se unaza nuk përshtatej me gishtin e saj.

    Kjo e bëri atë të dyshonte pasi kishte sugjerime të mjaftueshme që i fejuari nuk ia dinte madhësinë e gishtit, përcjell abcnews.al.

    Ndërsa shkoi në argjendari për ta ndryshuar dhe të merrte unazën me madhësinë e gishtit të saj, ajo mësoi se diamantët e unazës nuk ishin të vërtetë.

    Por nuk mbaron me kaq, e reja zbuloi se unaza ishte e vjedhur. I fejuari i saj e kishte vjedhur unazën teksa punonte në një shoqatë bamirësie.

  • Reshje shiu me intensitet të lartë dhe erë! Njihuni me parashikimin e motit për sot

    Këtë fundjavë nis gradualisht depërtimi i masave ajrore të lagështa veriperëndimore duke sjellë kështu mot të paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit.

    Në intervale të shkurtra kohore lokalisht në veriperëndim dhe në jug pas orëve të mesditës reshjet do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e stuhive me shkarkesa elektrike.

    Vlen për t’u theksuar si problematik elementi erë që do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 2-10m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era do të jetë në formën e Tufanit duke arritur shpejtësi 15-23m/s, shoqëruar me valëzimin në det të forcës 3-7 ballë.