Author: editorshqiplajme

  • Vajza nga Tirana lë shënimin epik mbi xham, “çmend” gjithë rrjetin

    Vajza nga Tirana lë shënimin epik mbi xham, “çmend” gjithë rrjetin

    “Shofere e re” është një shkrim që tashmë nuk tërheq më vëmendje, por kjo vajzë ka vendosur ta cojë shkrimin në një nivel tjetër.

    Me siguri që të jesh shofere e re në rrugët e Tiranës, sidomos, nuk është e lehtë.

    Me bori që bien sapo hapet jeshilja e me parakalime si në “Fast & Furious” e mira është gjithmonë që ti lajmërosh shoferet se sapo ke marrë patentën.

    Ah po… edhe që frenon pa arsye ndonjëherë!

    Fotoja po bën xhiron e rrjetit.

  • Tek spitali privat në Shqipëri, i thanë je për operacion. Pasi shkoi në Itali, doktori italian i thotë të vertetën e pabesueshme

    Tek spitali privat në Shqipëri, i thanë je për operacion. Pasi shkoi në Itali, doktori italian i thotë të vertetën e pabesueshme

    L.B. e semure nga zemra dhe mbi pesha shkon me urgjenc ne nje spital privat ne Tirane. Pas ekzaminimit qe I bejne doktoret I thone qe duhet te operohet. Dhe operimi kushtonte 10 mije euro.

    Nga pamundesia e pagimit te shumes se lekeve e bija provon ta dergojë ne Itali per nje vizite me te specializuar.

    Dhe pas vizites qe beri ne spitalin Italian doktori Italian I jep lajmin e mire:

    “ Ju nuk keni nevoje per nje operacion pasi per verehet vetem takikardi, keshtu qe thjesht duhet te pini ilacet dhe nuk eshte e nevojshme operimi.

    Doktoret shqiptare ne spitalet private I ngjajne kasapeve, cdo gje e lidhin me parane, thote zonja ne fjale,

    dhe ata i shikojne njerezi si tufa parash ndaj beni kujdes se ndoshta per nje dhimbje koke ju ikin 10 mij euro.

    Merrni gjithmone mendim te dyte apo te trete kur eshte fjala per specialistet ne Shqiperi

  • Ndodh në Tiranë, prindi përjashton djalin nga trashëgimia se nuk u kujdes për të kur ishte sëmurë

    Ndodh në Tiranë, prindi përjashton djalin nga trashëgimia se nuk u kujdes për të kur ishte sëmurë

    Kryefamiljari me inicialet H.K dy muaj para se të ndërronte jetë kërkoi një noter të dytë për t’ja lënë banesën gruas dhe një personi që gjate dy viteve të fundit u kujdes për të dy burrë e grua.

    Sipas dosjes që Top Channel disponon i biri i çiftit që është djali i vetëm i tyre u paraqit në 11 tetor 2021, pra gjashtë ditë pasi i ati ndërroi jetë për të çelur dëshminë e trashëgimisë mbasi ishte i bindur se në vitin 2009 e ëma dhe i ati kishin firmosur tek noteri lënien e shtëpisë atij.

    Por pavarësisht bindjes së tij kur kërkoi çeljen e trashëgimisë të firmosur në datë 21 tetor 2009 u ballafaqua me një surprizë të hidhur, i ati kishte firmosur një tjetër testament ku e përjashtonte nga e drejta e pronësisë.

    Por prokuroria ka përdorur si prova bindëse ndaj djalit denoncues jo vetëm akt ekspertizat që vërtetojnë se firma e të atit nuk ishte e falsifikuar, por gjithashtu edhe dëshminë e nënës e cila ka këmbëngulur se i biri i braktisi gjatë kohës që ata ishin të sëmurë.

    Prokuroja Marjola Mërtiri kreu një sërë veprimesh hetimore mbasi i riu insistoi se dokumentet ishin falsifikuar me ndihmën e noterit Redi Sina, dhe se i ati ishte në gjendje të rëndë.

    Por një raport i shtatorit të vitit 2021 i firmosur nga dy mjekët, Brikena Allkoja dhe Valbona Hysenbelli tregoi për prokuroren që hetoi çështjen se babai i denoncuesit kishte qenë në gjendje të ndërgjegjshme ditën që kërkoi noterin për të firmosur testamentin përfundimtar duke anuluar të parin.

    Me një shtjellim të gjatë të bazuar jo vetëm në ligj por në vullnetin e të ndjerit prokuroria konstaton se nuk ka vepër penale dhe se automatikisht djali denoncues do të mbetet pa shtëpinë e prindërve.

  • Hajduti futet në shtëpinë e një nëne të vetmuar në Rrogozhinë per të vjedhur, por ajo që bën aty do t’ju lërë pa mend

    Hajduti futet në shtëpinë e një nëne të vetmuar në Rrogozhinë per të vjedhur, por ajo që bën aty do t’ju lërë pa mend

    Hajduti futet ne shtepine e nje nene te vetmuar per te vjedhur por ajo qe ben aty do tju habisë. Nje hajdut ne qytetin e Rrogozhines futet në shtepinë e nje nene te moshuar pasi pa qe ajo nuk ndodhej aty.

    Pasi kontrolloi mire neper shtepi ai nuk gjeti gje pervec se nje kulete me pak te holla.

    Pasi u lodh duke gerrmuar ne shtepi ai ulet ndez nje cigare ben nje kafe turke dhe hap televizorin per tu shplodhur. Pasi pi disa cigare ai i shkund ato ne tavullen e gjendur perball per te mos i ber pis shtepine nenes qe jetonte e vetme.

    Dhe pasi piu disa cigare ai konsumoi nje molle duke i qeruar dhe lekuren. E ze gjumi ne kolltuk dhe kur vjen mengjesi ai largohet.

    Me vone vjen nena ne shtepi por nuk habitet nga rremuja por nga tavulla e mbushur me duhan dhe mollen e qeruar dhe filxhanin e kafese pasi ajo nuk pinte duhan dhe nuk kishte ngrenë molle.

    Hajdut me i edukuar se ky nuk eshte pare ne historine e vjedhjeve boterore.

  • U kujdes për të gjatë fundit të jetës, milioneri britanik i lë shqiptarit pasurinë e tij marramendëse

    U kujdes për të gjatë fundit të jetës, milioneri britanik i lë shqiptarit pasurinë e tij marramendëse

    Duket se histori filmash, por një shqiptar dhe e dashura e tij janë bërë milionerë, pasi një i moshuar britanik u ka lënë të gjithë pasurinë e tij.

    A. Berisha dhe Karla Evans jetonin me qera në shtëpinë e Wynford Hodge në Pembrokshire dhe u kujdesën për të derisa ndërroi jetë në moshën 94 vjeçare

    Ai ishte pronar një ferme dhe një parku, me vlerë prej 1.5 milion euro, shkruan “BBC”.

    Duke parë dashurinë dhe përkujdesjen e shqiptarit, Hogde e la gruan pa asnjë cent dhe vendosi t’ia trashëgonte pasurinë dy qiraxhinjve të tij që u kujdesen për të gjatë fundit tëjetës.

    I ndjeri e la një letër në të cilin shkruante se nuk donte që pasuria e tij t’i mbetej gruas dhe katër fëmijëve të tij, duke thënë se ajo ishte mirë nga ana financiare dhe se nuk kishte nevojë për paratë dhe pasurinë e tij.

    Shqiptari me gruan e tij para se të bëheshin të pasur, morën me qira një shtëpi që ishte pronë e britanikut.

    Prindërit e dy fëmijëve të vegjël filluan ta ndihmonin pa rrogë dhe nisën të bënin pazarin dhe të mirëmbanin fermën.

    I moshuari vuante nga kanceri i prostatës dhe bëri më shumë se 10 testamentet para vdekjes së tij.

    Por, në testamentin e fundit të cilin e nënshkroi në dhjetor të vitit 2016, i la gjithçka që kishte në duart e dy qeraxhinjve.

  • 81 vjeçarja shkon të blejë 12 pako prez***ativësh. Farmacisti shtanget kur zbulon arsyen e saj!

    81 vjeçarja shkon të blejë 12 pako prez***ativësh. Farmacisti shtanget kur zbulon arsyen e saj!

    Kjo histori me ben te qesh me te madhe dhe mendova qe ta ndaja edhe me ju.Fillon me dy zonja të moshuara që ulen jashtë një shtëpie pleqsh, por së shpejti te çon në një moment shumë të veçantë dhe magjik në farmaci …

    Dy gra të moshuara, Mary dhe Susan, ishin ulur jashtë shtëpisë së tyre te kujdesit, duke shijuar kafen dhe duke pirë duhan. Ato ishin duke shijuar diellin, kur papritmas filloi të binte shi.

    Pak sekonda më vonë, një nga zonjat qetësisht hapi kuletën e saj dhe filloi të kontrrollonte ne te. Maria nxorri ngadalë një prezervativ nga çanta, preu fundin, e vendosi mbi cigare dhe vazhdoi pirjen e duhanit pa asnje lloj problemi.

    Susan e vështroi befasisht dhe e pyeti: “Çfarë është kjo?”

    Maria u përgjigj: “Sigurisht, një k ondom. Në këtë mënyrë, cigarja ime nuk laget “.
    Susan bërtiti: “Sa e zgjuar! Por ku e keni marrë pre zervativin? ”

    Maria u përgjigj: “Oh, mund t’i merrni ato në farmaci çdo ditë.”

    Ditën tjetër, Susan e gjeti veten në farmacine me te afert.Ajo filloi duke kërkuar ,por nuk e gjeti atë që kerkonte. Ajo shkoi tek arka dhe njoftoi se donte 12 pako me prez ervativë.

    Arkëtari i ri dukej mjaft i befasuar kur dëgjoi kete nga një zonjë 81 vjeçare.

    I zene ngushte e pyeti “Ne rregull zonjë. Cilen marke preferoni? ”

    Susan u përgjigj: “Nuk ka rëndësi bir, mjafton ti pershtatet cigares Camel”.

    Nese ju beri sado pak per te qeshur ndajeni me miqtë tuaj në Facebook.

  • Gruaja lind foshnjen me ngjyrë, fajin ia vë burrit: Ke pirë shumë kafe!

    Gruaja lind foshnjen me ngjyrë, fajin ia vë burrit: Ke pirë shumë kafe!

    Histori nga ato që rrallë herë të bie rasti t’i dëgjosh është kjo e një 24-vjeçareje, e cila lindi një djalë të shëndetshëm, plot 4.2 kg në Valencia.

    Por në fakt ardhja në jetë e kësaj foshnje solli probleme për çiftin, pasi foshnja ishte me ngjyrë, ndonëse çifti ishte “dorë e bardhë”.

    Pasi e panë që foshnja ishte me ngjyrë, burri e pyet gruan:

    “Unë nuk jam racist, nuk më intereson ngjyra e lëkurës së tij, por më ke mashtruar mua?”.

    Gruaja u përgjigj se ajo nuk e kishte mashtruar, por ngjyra e djalit kishte lidhje me faktin se burri i ai pinte shumë kafe.

  • E frikshme, nxjerr kovën nga pusi, por pas asaj që pa, hedh kovën dhe largohet me vrap

    E frikshme, nxjerr kovën nga pusi, por pas asaj që pa, hedh kovën dhe largohet me vrap

    Një familje në fshatin Pajovë të Peqinit ka përjetuar një tmerr të vërtetë.

    Ndërsa e zonja e shtëpisë kishte nxjerrë kovën nga pusi për të mbushur enët me ujë, nga ajo del një gjarpër që i ka ngjallur lemerinë.

    Ajo ka flakur kovën dhe është larguar me vrap, ndërsa zvarraniku i frikshëm është fshehur nëpër gurë në gardhin e kopshtit aty pranë.

    Siç transmeton “Infoelbasani.al” Familjarët kanë kërkuar për të v rarë gjarprin, por nuk kanë mundur që ta gjejnë.

    Fill pas kësaj ata kanë hequr dorë nga përdorimi për nevoja familjare të ujit të pusit pasi u shprehën se tani ai ja shpif.

  • Moti i keq pritet të ‘pushtojë’ Shqipërinë, Drejtoria e Përgjithshme Detare del me njoftimin urgjent

    Drejtoria e përgjithshme detare në Durrës ka vendosur ndalimin e lundrimit të mjeteve të vogla duke nisur nga ora 14:00 e ditës së nesërme.

    Përmes një njoftimi bëhet me dije se në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 09-10-11-12.02.2024 duke filluar nga ora 14:00 datë 09.02.2024 do të ndalohet dhënia e leje – nisjes gjatë datave 09-10-11-12.02.2024 duke filluar nga ora 14:00 datë 09.02.2024 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar dhe të jenë njoftuar për marrjen e masave për sigurimin e tyre.

    Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete momentalisht do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse dhe nëse do të ketë ndryshime oraresh apo ndërprerje të lundrimit do të njoftohen.

  • Aksident tragjik në Itali, shqiptari jep shpirt në mes të rrugës(EMRI)

    Aksident tragjik në Itali, shqiptari jep shpirt në mes të rrugës(EMRI)

    Një 54-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ditën e djeshme në Itali.

    Mediet italiane bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Aleks Bala.

    Aleksi, me origjinë shqiptare, por që kishte jetuar gjithë jetën në Itali, ishte kthyer nga puna dhe kishte marrë traktorin për të shkuar në vreshtin pas shtëpisë së tij.

    Për të shkuar te vreshti, ai duhet të udhëtonte përgjatë një rruge shumë të pjerrët ku ndodhi dhe aksidenti.

    Traktori rrëshqiti në një kthesë dhe u përmbys. 54-vjeçari shqiptar u hodh, por përplasja ishte e fortë dhe Bala humbi jetën në vendin e ngjarjes.

    Familjarët ngritën alarmin kur panë që ai nuk po kthehej në shtëpi.

    Pavarësisht errësirës, familjarët, gruaja dhe dy fëmijët u nisën ta kërkonin dhe u tronditën nga ajo që kishte ndodhur.

    Policia dhe shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, por Bala u konfirmua i vdekur./