Author: editorshqiplajme

  • “Pse njerëzit, të tjerë duan por me të tjerë martohen?”, e pyeti studenti… Mësuesi i jep përgjigjen e jetës!

    “Pse njerëzit, të tjerë duan por me të tjerë martohen?”, e pyeti studenti… Mësuesi i jep përgjigjen e jetës!

    Një student e pyeti Profesorin e tij, “Pse shpesh njerëzit martohen me një person tjetër nga ai që duan?”

    Profesori i tha: “Për t’iu përgjigjur pyetjes tënde, shko në fushën e grurit dhe zgjidh kalliun më të mirë dhe kthehu sërish. Por rregulli është që ti mund të kalosh nëpër fushë vetëm një herë dhe nuk mund të kthehesh prapa.”

    Studenti shkoi në fushë, shkoi në rreshtin e parë, pa një kalli të madh që i pëlqeu menjëherë, por ai pyeti veten se ndoshta ka ndonjë një më të madh më tej.

    Pastaj ai pa një tjetër më të madh, por përsëri ai mendoi se ndoshta ka një edhe më të madh duke pritur për të, pak më poshtë.

    Më vonë, kur mbaroi më shumë se gjysmën e fushës së misrave, filloi të kuptonte se kallinjtë nuk ishte aq të mëdhenj sa ata që la në fillim të fushës, ai filloi të kuptonte se kishte humbur më të mirin në kërkim të një kalliu më të madh.

    Përfundimisht ai u kthye tek Profesori me dorën bosh, sepse ai thjesht nuk mund t’ia falte vetes që kishte hequr dorë nga kalliu më i mirë dhe ia përshkroi atij atë që ndodhi.

    Profesori i tha, “Ti ke vazhduar duke kërkuar për një më të mirë, ndërsa ke lënë të të ikin më të mirat dhe më vonë kur e kupton se e ke humbur atë, ti nuk mund të kthehehesh.

    Ky është gabimi i bërë shpesh nga njerëz që ranë në dashuri dhe humbën personin më të mirë që mund të kishin në jetën e tyre”.

    Studenti iu kthye dhe e pyeti, “A do të thotë kjo, që nuk duhet të biesh në dashuri?”

    Profesori u përgjigj: “Jo i dashur, kushdo mund të bie në dashuri nëse gjen një person të përshtatshëm. Por, sapo të biesh në dashuri, nuk duhet ta lësh kurrë atë person për shkak të zemërimit, egos ose krahasimit me të tjerët”.

    “Po si mund të përfundojnë duke u martuar me dikë tjetër nga ai që duan?” – pyeti studenti.

    Profesori tha: “Për t’iu përgjigjur pyetjes tënde, shko në fushën e misrit dhe zgjidh misrin më të madh dhe kthehu. Por rregulli është i njëjtë si më parë, mund të kalosh nëpër to vetëm një herë dhe nuk mund të kthehesh prapa.”

    Studenti shkoi në fushën e misrit, këtë herë ai ishte i kujdesshëm që të mos përsëriste gabimin e mëparshëm.

    Kur arriti në mes të fushës, ai mori një misër të mesëm me të cilin ndihej i kënaqur dhe u kthye te Profesori. Ai përshkroi se si e bëri zgjedhjen.

    Profesori i tha atij: “Këtë herë nuk erdhe me dorën e zbrazët. Ti kërkove për një që është mesatarisht i mirë dhe ke patur besim se kjo është më e mira që mund të gjeje. Kështu bëhet zgjedhja për martesë”.

    Studenti mbeti komplet i hutuar.

    Profesori e pyeti: “Çfarë të shqetëson tani?”

    Studenti u përgjigj: “Po pyes veten se cila do të ishte më mirë, të martohesh me një person që e do ose të duash personin me të cilin martohesh”.

    Profesori u përgjigj: “Është një përgjigje shumë e lehtë, thjesht duhet të jesh i gatshëm ta pranosh atë”.

    Morali

    Jeta është si një shportë frutash. Ose ju duhet të bëni një zgjedhje të hani frutat që doni ose të jeni të kënaqur me diçka që është e shëndetshme!

    Zgjidhni me mençuri! Për sa kohë që qëndroni të vërtetë me veten tuaj dhe të ndershëm, ju nuk mund të gaboni me ndonjërën nga këto dy zgjedhje.

  • ‘Do ρërjetojmë të ftohtin ρolar…’ meteorologia Porja: Moti bën kthesën e fortë, ja deri kur zgjat dimri

    Muaji shkurt parashikohet që të mbizotërohet kryesisht nga moti i thatë dhe me temperatura relativisht të ngrohta.

    Sipas meteorologes Lajda Porja e cila ishte e ftuar në “Aldo Morning Show”, 10 ditët e para nuk do të ketë reshje.

    “Shkurti ka startuar me mot të qëndrueshëm, do të jetë me mot të qëndrueshëm të paktën për 10-ditëshin e parë nuk ka sinjale për reshje.

    Këto retë dhe vranësirat që shikojmë tani do të largohen gradualisht, në mesditë do jetë diell, do ketë vranësira në pjesën e dytë të ditës. Nuk ka reshje sot, 18 gradë është, le të themi 3-4 gradë mbi.

    Edhe nesër, të paktën fundjava se dhe sot ka një rritje të lehtë, do të ndryshojnë edhe mëngjeset.

    Pra kemi rritje në vlerat minimale në zonat malore, më e ulëta është 0 apo -1 ekstremi,

    le të themi Bajram Curri më pas kalon në pozitive gjithë zona malore, Kukësi, Peshkopia, të gjitha zonat do jenë 2-3 gradë.

    Një nga faktorët që ndikon në ndjesinë se është më ftohtë apo më ngrohtë nga sa janë temperaturat reale, është lagështira. Tirana është një nga qytetet me më shumë lagështi ndaj dhe mëngjesi ndihet më i ftohtë.

    Sa i përket reshjeve të dëborës, priten në pjesën e dytë të muajit dhe kryesisht në zonat malore. Fundjava e parë e muajit do të jetë në temperatura të larta përgjatë vijës bregdetare.

    Ka sinjale në pjesën e dytë të shkurtit për reshje dëbore në zonat malore, në sasi të pakta le të themi, por presim që shkurti edhe nga ana klimatike le të themi do jetë i ngjashëm me shkurtin tipik, që nuk ka shumë reshje,

    nëse e krahasojmë me dhjetorin dhe janarin është shumë më i thatë. Sa i përket temperaturave, ka nisur me temperatura më të larta, pritet që pjesa e parë të jetë, ditën e diel do jetë 20 gradë.

    Porja tha se fundjava do të jetë e ngrohtë

    “20 gradë këtë të diel në vijat bregdetare të ulëta, Vlora, Saranda, 19 Fieri, Lushnja, 18 Tirana, Durrësi, 18-19 gradë pra temperatura shumë të larta përgjatë kësaj fundjave”

    Për ata që duan të shijojnë dëborën, mund ta gjejnë në malin e Korabit, Tomorrit dhe në Razmë. Java e ardhshme nis sërish me temperatura të larta dhe reshje kalimtare në fund të saj.

    Porja shton se do të ketë edhe një episod me të ftohtin polar.

    “Edhe java tjetër kështu do të nisë, me temperatura të larta. Në datën 10-11 ka reshje shumë të pakta dhe kalimtare, janë jo më

    shumë se dy ditë. Një episod të ftohtë do ta përjetojmë në pjesën e dytë të shkurtit i cili do të zgjasë jo më shumë se tre apo

    katër ditë, ku temperaturat mund të shkojnë sërish, në zonat malore e theksoj, -5 gradë apo -6. Pra një të ftohtë polar do ta përjetojmë edhe në shkurt.

    Dimri do të marrë disa ditë prej pranverës ndaj marsi nuk do të jetë muaji kur mund të hiqni xhupat nga dollapi.

    “Dimri do të zgjasë, edhe kjo është interesante, do marrë ‘borxh’ nga pranvera deri nga data 20 mars.

    Pra nuk është çudi që ne të shikojmë edhe në mars dëborë. Duke qenë se në dhjetor kemi patur mot shumë të ngrohtë, pra do t’i plotësojë pa diskutim ditët e veta. Parashikohet që tiparet për nuancat e dimrit t’i kemi edhe në pranverë dhe kryesisht është

    marsi ai që do jetë të paktën deri nga data 20, mund të ketë një tjetër episod, por mund të ketë pa diskutim edhe dëborë në zonat malore kështu që deri në datën 20 mars nuk është se do jemi zyrtarisht në pranverë.

    Do futemi pak më vonë por do qëndrojmë më gjatë”.

  • Historia e dashurisë që do iu prekë shpirtin, çifti shqiptar me aftësi të kufizuara që u bënë prindër 50 vjeç

    Historia e dashurisë që do iu prekë shpirtin, çifti shqiptar me aftësi të kufizuara që u bënë prindër 50 vjeç

    Shpesh themi se filmat janë shumë të bukur për të qenë të vërtetë por ka nga ato raste që vërtetë vlejnë që historinë e tyre ta kthejnë në film. Sot do t’ju tregojmë për një çift shumë të veçantë shqiptar.

    Gëzim dhe Zenepe Pirja, ishin të ftuar pasditen e djeshme në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të rrëfyer historinë e jetës së tyre. Shumë vite më parë, ata nuk njëri-tjetrin, madje ishin në prag të kurorëzimeve me partnerë të tjerë, por fati deshi që t’i bashkonte.

    Të dy u përfshinë në dy aksidente automobilistike të cilat në këtë rast, u bënë shkak i mirë, përtej vështirësive, që Zenepja dhe Gëzimi të përfundonin në karrige me rrota e me shumë sfida të nisnin jetën e re.

    Pasi nisën të stabilizoheshin, 13 vite më parë njohën njëri-tjetrin në një qendër sociale. Disa kohë ata ishin thjesht miq, më pas u dashuruan dhe nisën bashkëjetesën, me shpresën si çdo çift për të krijuar familje e për t’u bërë prindër.

    Dyshja nuk dintë kujt t’i referohej më parë, arritje e mjekësisë apo mrekulli e Zotit megjithatë kushdoqoftë që i ‘bekoi’, bëri që rreth një vit më parë, Zenepja 50 vjeçare të ngelej shtatzënë e pas një shtatzënie jo fort të lehtë, solli në jetë vogëlushen El’Anna, e shëndetshme dhe ia ka pasuruar jetën.

    Gëzimi dhe Zenepja me një lumturi që i shprehet në fytyrë treguan se ndihen më të realizuar e më plotë se kurrë më parë, duke dhënë kështu një mesazh shumë të rëndësishëm. E kotë të përmendim se sa shumë i preku historia e tyre të pranishmit në studio por me patjetër edhe shikuesit përtej ekranit.

  • E martoi vajzën në Tiranë por ajo e la burrin për dash*orin, babait i shkon ‘gjoba’ në shtëpi. Situatë e frikshme në Tiranë

    E martoi vajzën në Tiranë por ajo e la burrin për dash*orin, babait i shkon ‘gjoba’ në shtëpi. Situatë e frikshme në Tiranë

    Nje vajze ka qëndruar vetëm dy muaj e martuar tek shtepia e bashkëshortit dhe më pas e ka br aktisur per një partner tjetër që jeton në periferi të kryeqytetit.

    Kur babai i tu rpë ruar prej vajzës, është veshur dhe ka trokitur tek ish-krushqit për të kë rkuar falje dhe për t’i sqaruar ata, është gjendur i befa suar nga re agimi i tyre. Krushqit kanë llogaritur një më një se sa kushtonte fjetja, ushqimi dhe çdo shpenzim i të resë dhe si përfundim i kanë vënë “gj o bë” të atit, duke i kër kuar tre milionë lekë.

    Denon cimi, sipas burimeve të sigurta nga GazetaSi.al, u mbajt shënim në komisariatin numër pesë dhe ka si ka llëzues një 65-vjeçar me inicialet A.Z.

    “Jam me profesion punëtor krahu dhe e martova bijën me dëshirën e saj, pa ndërhyrje, pa dhu në dhe pa ndërm jetësinë e kurrkujt”, – shprehet mes të tjerash 65-vjeçari, i cili me ish-krushqit, ka dhe një li dhje tjetër krushqie, pasi në fisin e tyre ka të martuar të motrën.

    Pas martesës, e reja ka qëndruar e martuar vetëm dy muaj dhe më pas është larguar në periferi duke marrë vetëm një telefon dhe një xhup. Largimi i saj, nuk ishte aspak në drejtim të paditur, ajo ka njohur një 47-vjeçar në rrje tet sociale dhe ka bra ktisur gjithçka për hatër të tij.
    Megjithatë, 65-vjeçari, nga një qytet i veriut dhe me banim në Paskuqan, për të ruajtur traditën dhe për të qenë sa më korrekt me ish-krushqit, ka shkuar në shtëpinë e tyre për vizitë.

    “Aty gjeta të gjithë burrat e fisit të ish-burrit të sime bije. Nisa të flas, duke iu treguar se fëm ijët nuk na pyesin më dhe se na tu.r.p.ërojnë, pasi sa më të mëdhenj fëm ijët, aq më të mëdha pro blemet. Por krushku ma pr eu fjalën. Më tha; ‘na dety rohesh 3 milionë lekë, aq kushton dy muaj qëndrimi në shtëpinë tonë’”.

    A.Z., ka dashur t’i pyesë se përse ata nuk e nuhatën që diçka po ndo dhte me të bijën dhe se përse djali i tyre, nuk i ofroi ngrohtësi, përderisa ajo u vu në kër kim të një tjetri.

    “Ju thashë se vajza ime, nga ajo shtëpi kishte marrë vetëm telefonin dhe një xhup dhe gjithçka tjetër, pajën sipas traditës sonë në veri, e kishte lënë aty, si bizhu floriri, varëse e unaza floriri”.

    Megjithatë, 65-vjeçari kuksian, shton se ka hapur kuletën dhe ka nxj errë aq sa ai kishte në xhep.

    “Iu dhashë sa kisha në kuletë, ishin ndoshta 400 mijë lekë, nuk i numërova. Por krushku tha. ‘Ti je baba dhe ti do mbash përgjegjësi për bijën, na ke b.orxh 3 milionë lekë’”.

    Krushku

    Pas kësaj, po licia ka shoqëruar me urgj ncë krushkun kan os ës. Ai ka treguar një version tjetër, sipas të cilit, e reja u martua me ndërh yrjen e dy fami ljeve dhe derisa ajo u arr atis, ishte sjellë shumë mirë me ta. Por në krye të dy muajve, ajo ka lënë një letër tek njerëzit e burrit.

    Vajza shkruan në letrën, që GazetaSi.al, e lexoi dhe që u administrua si provë.

    “Ju kër koj shumë falje dhe me vjen shumë keq, por më mirë të tregoj të vërtetën time. Jeni njerëzit më të mirë që unë kam takuar në je tën time, jeni njerëzit më të mirë që kam pasur dhe dëgjuar në je të. Mirupafshim nga unë”

  • Po bën namin në rrjet, askush nuk e di si quhet ky frut

    Po bën namin në rrjet, askush nuk e di si quhet ky frut

    Po Bëhet Nami Në Rrjet, Askush Nuk E Di Se Si Quhet Ky Frut?.

    Po Bëhet Nami Në Rrjet, Askush Nuk E Di Se Si Quhet Ky Frut?.

    Dy foto të publikuara nga faqja “Gramshi tek ju” me mbishkrimin “Kush më thotë çfarë fruti është”,

    ka hasur në një varg reagimesh në rrjetin social Facebook.

    Bëhet fjalë për një frut e cila është fotografuar në fshatin Plepas të Njësisë Administrative Tunjë.Autori ka dashur të saktësojë llojin e frutit dhe në profilin e tij kanë vërshuar qindra komente.

    Qytetarët kanë mendime të ndryshme.Disa shprehen se ajo është një kumbull e egër, të tjerë shkruajnë se ajo është një kulumri.

    Por ka edhe nga ata që sjellin emra se si quhet kjo pemë në vende të ndryshme të botës. Jepni mendimin tuaj ne komente.

  • E larguan 13 herë nga Italia, por nuk hoqi dorë nga dashuria për të dashurën 18 vite më të madhe. Historia si në filma e shqiptarit që ‘mposhti’ edhe gjykatën

    E larguan 13 herë nga Italia, por nuk hoqi dorë nga dashuria për të dashurën 18 vite më të madhe. Historia si në filma e shqiptarit që ‘mposhti’ edhe gjykatën

    Itali- Kjo është historia e pabe sueshme e një shqiptari që dëshmoi se dashuria triumfon mbi gjithçka.

    Rasti i përket 39-vjeçarit Emiljano Fejzo i dashuruar me një 57-vjeçare nga Ukraina.

    Fejzo mban rekordin si i dë. buar 13 herë nga shteti italian dhe të gjitha këto i ka bërë për një arsye, dashurinë.

    Ai ka qenë në qendër të lajmeve të ndryshme ne mediat italiane që prej vitit 2019, kur u ndalua për herë të fundit nga autoritetet në Sant’Ilario të Reggio Emilia-s, ndërsa ka rrëfyer dramën e tij para gjykatës. Ai është i dashuruar me Alinën, një ukrainase 57 vjeçare, e cila ka leje qëndrimi në Itali.

    “Alina dhe unë u takuam në Itali rreth 20 vite më parë. Alina vuan nga park .insoni. Në qershor të tri viteve më parë u detyrova të riatdhesohesha për herë të fundit. Më hipën në një avion në Milano dhe më dërguan në Shqipëri.

    Pas dy ditësh ajo më telefonoi dhe më tha se ishte keq. Nuk e mendova dy herë Të nesërmen i hipa një varke dhe u ktheva në Sant’Ilario për t’i qëndruar afër”, ka thënë shqiptari para gjyqtares Cristina Beretti.

    Dy muaj pas kthimit në Itali ai rregulloi një leje qëndrimi me synimin e vetëm që të ishte krah partneres së tij.

    Avokatja mbrojtëse e tij, Sarah Dell’Açantera, nxori para gjykatës certifikatat mjekësore, që pohonin problemet shëndetësore të partneres së tij dhe kërkoi pafajësinë. Kjo u pranua nga gjyqtarja Beretti, sepse sjellja e tij nuk përbënte , duke pasur parasysh gjendjen e Alinës. Avokatja u shpreh se ata janë të dashuruar marrëzisht me njëri-tjetrin.

    “Unë e kam njohur Alinën. Janë një çift shumë i dashuruar dhe uroj që të martohen dhe të jetojnë jetën e tyre bashkë”, tha ajo në një intervistë për mediat shqiptare.

    Ndërkohë 39-vjeçari është në bu .rg. Ai është dënuar për disa kri. me të tjera që nga rezistenca ndaj zyrtarit publik, identiteti i rremë e tentativë vje. dhje.

  • Mirupafshim vendlindja ime, unë po iki: Po lë familjen, shokët nuk do të kthehem kurrë!!!

    Mirupafshim vendlindja ime, unë po iki: Po lë familjen, shokët nuk do të kthehem kurrë!!!

    Mirupafshim Shqipëria ime! Po lë çdo gjë në duart e të paepurve, kri*mit, dr*ogës, injorancës. Unë nuk mund ta bëj shpirtin pis në emër të dashurisë për këtë vend! Mirupafshim Shqipëri! Unë do të mendoj e do më marrë malli! Vr*as mendjen a do të marrë dhe ty për mua?

    E nëse do të me rrte, pse më le të iki! Mirupafshim Shqipëri! Vërja flakës veten se unë nuk dua të di*gjem! Le të digjen ata që duan ty në zj8arr. Mirupafshim Shqipëri e Gjergj Kastriot Skënderbeut! Lu*ftuam kaq vite për ty dhe në fund të shesim me po litikë. Mirupafshim Shqipëri se dhe po të rri nuk kam me kë. Vendi po bo shatiset çdo ditë dhe ata që janë aty janë thjesht fizikisht se me mendje janë larg nga ti!

    Mirupafshim Shqipëri! Po të lë me vendet e tua të bukura për të cilat Naim Frashëri shkruante ditë e natë! Po të lë me dy detet më të bukur të rruzullit, me malet më të thepisur, po të lë me ajrin më të ëmbël dhe me diellin që ndriçon më shumë! Tani që e mendoj, po të lë dhe me hënën që të qan hallet çdo natë.

    Shqipëri, ti ndoshta nuk e di, por në asnjë vend nuk ngroh dielli si aty dhe nuk ndriçon hëna si aty! Mirupafshim Shqipëri! Do iki dhe do gjej një vend për qetësinë e shp irtit tim. Një vend që mos të ketë aq vr asje çdo ditë. Kam nevojë të di që jam e sigurt se jam shumë e re të vdes nga rastësia.

    Mirupafshim Shqipëri! Mirupafshim o Shqipëri e pasur për 0.001 përqind të popullsisë dhe mj erim për pjesën tjetër. Hap sytë Shqipëri! Lu fta nuk sjell fitore! Tra dhtarëtsjellin fitore të pi sët! Eh, do të më mu ngosh e marrtë dreqi! Do të më mungosh aq shumë sa do pres vetëm një shenje nga ti dhe un do te vi perseri.

  • Më thuaj sa kafe pi në ditë, të të tregoj se si je me shëndet

    Më thuaj sa kafe pi në ditë, të të tregoj se si je me shëndet

    Shkencëtarët kanë vendosur të analizojnë faktet për efektin e kafes në shëndet, varësisht prej asaj se sa pimë mesatarisht gjatë ditë.

    Një filxhan

    Pro: Pirja e një filxhani kafe në ditë rregullon vlerat e tensionit të gjakut, ka zbuluar studimi grek i kryer në 500 njerëz të moshës prej 65 deri 100 vjet.

    Përveç kësaj, ata kanë zbuluar që njerëzit të cilët në ditë pinë rreth një filxhan kafe, kanë enë më të shëndetshme të gjakut se sa ata që nuk pinë kafe, ndërsa shkencëtarët besojnë që për këtë gjë kanë meritë antioksidantët e kafes, sepse rrisin prodhimin e oksidit nitrik dhe kështu ndihmojnë relaksimin e mureve të arterieve. Hulumtimi i Universitetit të Bristolit ka treguar që madje edhe një filxhan kafe stimulon trurin në përforcim të punës.

    Kundër: Madje edhe një filxhan kafe mund të pengojë ritmin normal të gjumit, d.m.th. të përgjumjes, pohon Sian Potter nga Shoqëria britanike e dietistëve. Ai ka zbuluar që kafeinës i duhen rreth tetë orë për t’u larguar nga organizmi, kështu që ata të cilët kanë probleme me gjumin nuk duhet ta pinë kafe pas orës 16.

    Dy filxhanë

    Pro: Kjo sasi e kafes ndihmon për ta mbrojtur trupin nga sëmundja e Alzheimerit, kanë zbuluar shkencëtarët e Universitetit të Floridës, sepse rreth 200 miligramë kafeinë sa përmbajnë ato është sasi e mjaftueshme për të parandaluar akumulimin e proteinave në tru, një nga shkaqet e Alzheimerit.

    Pirja e dy filxhanëve kafe gjysmë ore para ushtrimeve rrit aftësitë fizike dhe energjinë, ka raportuar studimi i revistës Journal of Sports Medicine, sepse stimulon prodhimin e acideve yndyrore të cilat trupi ynë i përdor si lëndë djegëse.

    Kundër: Femrave shtatzënë dhe atyre që ushqejnë me gji nuk u rekomandohet të marrin më shumë se 200 miligramë kafeinë, sepse vlerat më të larta nxisin lirimin e niveleve më të larta të hormonit të stresit – kortizolit, si dhe adrenalinës, çka mund të rris rrezikun nga aborti spontan

    Tre filxhanë
    Pro: Kafeina e cila gjendet në tre filxhanë kafe në ditë zvogëlon rrezikun nga formimi i kancerit të vezoreve për një të pestën, dhe kjo përparësi është edhe më e madhe për femrat të cilat kurrë nuk kanë marrë pilula kontraceptive hormonale dhe tek ato rreziku është më i vogël për rreth 40 për qind.

    Meshkujt të cilët pinë tre filxhanë kafe në ditë kanë 40 për qind rrezik më të vogël nga zhvillimi i gurëve të tëmthit, ndërsa shkencëtarët besojnë që kafeina stimulon kontraktimet e fshikëzës së tëmthit.

    Kundër: Tre filxhanë kafe në ditë rrisin rrezikun nga sulmi në zemër te njerëzit të prirë për sëmundjet e zemrës, sepse kjo sasi e kafeinës përshpejton punën e zemrës dhe lehtazi ngrihet tensioni i gjakut.

    Katër filxhanë
    Pro: Konsumi total prej 400 miligramëve kafeinë është dozë ideale për efektin maksimal të antioksidantëvë nga kafja, dhe përgjysmohet rreziku i formimit të shumë llojeve të kancerit si ai i fytit dhe prostatës, si dhe rreziku nga sëmundjet e sheqerit, ka zbuluar hulumtimi amerikan.

    Kundër: Njerëzit të cilët pinë katër filxhanë kafe në ditë kanë rrezik dyfish më të madh për artritin reumatik.

    Pesë filxhanë
    Pro: Rreziku i dëmtimit të konsiderueshëm të mëlçisë zvogëlohet për 75 për qind me pirjen e pesë filxhanëve kafe në ditë, ka zbuluar hulumtimi dhjetëvjeçar i Qendrës për kancer në Tokio, ndërsa shkencëtarët besojnë që për këtë efekt mbrojtës ka meritë veprimi i antioksidantëve nga kafja.

    Kundër: Disa studime të ndryshme kanë treguar që kjo sasi e kafes është faktor i rrezikshëm për zhvillimin e osteoporozës, sepse kafeina pengon absorbimin e kalciumit në eshtra.

    Gjashtë apo më shumë filxhanë
    Pro: Pirja e gjashtë filxhanëve në ditë zvogëlon rrezikun nga kanceri i lëkurës për më shumë se 30 për qind, ka zbuluar hulumtimi i Universitetit Detroit në më shumës se 90.000 femra, ndërsa ekspertët pohojnë që kafeina mbron qelizat e lëkurës nga dëmtimet e shkaktuara nga dielli.

    Kundër: Gjashtë filxhanë kafe në ditë është sasi e madhe e kafeinës e cila mund të çojë te dehidrimi, sepse kafja vepron si diuretik i cili eliminon ujin dhe vitaminat nga organizmi dhe mund të nxisë lëshimin e hormoneve të cilët kanë lidhje me ankthin dhe stresin dhe rrisin rrezikun nga sulmi në zemër

  • Burri e tradhtoi me kunatën, historia rrëqëthese e 34-vjeçares: Djali u ngrit natën për ta

    Burri e tradhtoi me kunatën, historia rrëqëthese e 34-vjeçares: Djali u ngrit natën për ta

    Sot në “Shihemi në Gjyq”, Tv Klan, një nënë 34-vjeçare, Briseida, shokoi me historinë e saj. Ajo tregoi se ka dy fëmijë, një djalë 14 vjeç dhe një vajzë 9 vjeçe, nga një martesë 15 vjeçare. Prej një viti ajo jeton në shtëpinë e saj, sepse bashkëshorti e ka tradhtuar me kunatën.
    34 vjeçarja tha se ka qenë i biri ai që e ka zbuluar dhe ka dashur ta vrasë babain e tij. Briseida u shpreh se ka frikë për të se mos përfundon pas hekurave, teksa shtoi se bashkëshorti vazhdon të jetë me kunatën dhe kanë një fëmijë 15 ditësh.

    Briseida: Kam ardhur për djalin tim sot. Nuk dua që djali im të bëhet vrasësi i babait. Mënyra që ka bërë burri im , tradhtia që ai dhe akoma po jeton, është shumë e shpifur, të paktën për karakterin tim. Ai ka marrë nusen e vëllait të tij, i mori vëllait nusen dhe sot kanë një fëmijë. Për këtë arsye mua më ushtrojnë dhunë dhe më dëbojnë nga shtëpia.

    Ardit Gjebrea: Pra janë dy vëllezër? Të dy të martuar? Dhe burri yt shkonte me nusen e vëllait të tij, ndërkohë që ishte e martuar me vëllain?

    Briseida: Njëkohësisht. Vëllai ka 18 vjet i martuar dhe ky ka 15 me mua.

    Ardit Gjebrea: Dhe nusja shkonte me të dy vëllezërit?

    Briseida: Po dhe ka fëmijë me të dy vëllezërit, me bashkëshortin tim ka një djalë 15-ditësh dhe me këtë ka një djalë 17 vjeç invalid, një vajzë 8 vjeçe dhe një 4 vjeçe.

    Ardit Gjebrea: Po si u zbulua kjo gjë?

    Briseida: Këtë e zbuloi im bir, i pa. Duke lozur në shtëpi, i sheh duke…u puthur. Nuk dua që djalin tim ta shoh në hekura. Nuk dua që djali im të vrasë babanë se mezi po e rris atë djalë. Djali e sheh duke u puthur babanë e vet e shumë gjëra, ngrihet natën e merr thikën të vrasë babanë. Unë e ndiej, i them “çfarë po bën?”, thotë “ma ti nuk e di çfarë bën ky, ky puthet me atë qelbësirën”, “me kë?” i thashë, “me Xhoanën” tha dhe i dhashë djalit shuplakë në fytyrë. I them “çfarë thua?” dhe djali duke qarë më tregon gjithçka.Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..

    Unë e shikoja, shikoja shumë gjëra, por e ke parasysh kur thua “ej, ti je idiote nuk ndodh, kunata është motër, nuk shkohet”. Sa i pashë, filluan të më ushtronin dhunë. Vjehrra më thoshte “hesht”, por si mund të hesht, “pse më qëllon mua, bjeri kush është për t’i rënë, jo mua”. Unë dua fëmijët e mi, asgjë s’dua sot, dua vetëm djalin. Sot fëmijët i kam të bullizuar. Djali më mbyllet , më qan, vajza mbyllet në banjë, merr mësuesja e shkollës e thotë “është mbyllur se i thonë shokët shiko ç’ka bërë babi yt.

  • Kujtonte se e tradhtonte gruaja dhe mori dedektiv privat, burri nga Tirana tronditet nga ajo që zbulon

    Kujtonte se e tradhtonte gruaja dhe mori dedektiv privat, burri nga Tirana tronditet nga ajo që zbulon

    Në emisionin “Fol me Psikologen” është trajtuar një rast ndryshe.

    Protagonist i saj është një 40-vjeçar nga Tirana, i cili ka rrëfyer se si e gruaja që e kishte njohur që në bankat e shkollës, e me të cilën kishte dhe dy fëmijë shkone me nje tjeter.

    Ai thotë se e shoqja kishte filluar të ndryshonte, nuk kishte më rutinën e përhershme, nuk kishte më të njëjtin dedikim ndaj fëmijëve, ishte bërë agresive dhe të gjitha këto e bën të dyshonte.

    Ai është shprehur:

    “Fillimisht e kisha mendjen e fjetur, por pastaj ishin disa veprime te bashkëshortes që me thënë të drejtën filluan u bën aq të trasha sa filluan të më tërhiqnin vëmendjen, ndërroi rutinën e përhershme, pothuajse ndërroi gjithë gardërobën, parfumet, oraret e daljeve, shoqëri e re.

    Zakonisht në orën 7, 7 e 30 unë dal me fëmijët , një ditë më qëlloi që ajo të më çonte një mesazh, që ishte e zënë dhe nuk mund t’i merrte dot fëmijët, sepse nga shkolla i merrte ajo. Nuk e vrava mendjen shumë, u shkëputa 2 orë më përpara i mora fëmijët dhe i çova në shtëpi. E prita sepse u vonua pak dhe kur erdhi filloi një grindje që s’kishte baza, më krijoi atë idenë sikur e kishte sjellë njeri me zor në shtëpi.”

    40-vjeçari thotë se nuk mund ta akuzonte për dyshimet e tij pa prova dhe kjo ishte arsyeja që kontaktoi një detektiv privat. 20 ditët e pritjes së të vërtetës ishin plot ankth dhe frikë nga ajo që do të merrte vesh. Momentin e bashkëshorten e ka përjetuar si një çast frike, por edhe çlirimi.

    Pas zbulimit së tradhtisë bashkëshortore ajo që e ka shokuar ishte reagimi i saj. Në gjykatë kërkoi kujdestarinë e fëmijëve dhe të gjitha provat e mbledhura nga detektivët i përdori dhe fitoi.

    I ftuari tjetër në emision ka qenë drejtori i Institutit të Detektivëve Privatë, Ndue Pjetra. Ai ka folur mbi punën e detektivëve se si ata i zbulojnë të fshehtat:

    “Maksimumi i kohës që na duhet për të zbuluar një tradhëti bashkëshortore është 11 apo 15 ditë, asnjë çift i dashuruar s’mund të rrijë 7 deri në 11 ditë pa u takuar me njëri-tjetrin. Ato ditë do jesh në vëzhgim gjithë kohën, por ka patur raste kur është kapur edhe për 2 orë.”

    Ndue Pjetra thotë se rastet më të vështira për t’u zbuluar janë ato të politikanëve dhe biznesmenëve, ndërsa ka rrëfyer edhe raste konkrete se si gratë pasi marrin informacion prej tyre vrapojnë gjithë ankth drejt adresave se ku ndodhen bashkëshortët.

    Autorja e “Fol me psikologen” Ervisa Lula së bashku me të ftuarën psikologen Lorela Garuli kanë trajtuar këtë tematikë më gjerësisht. Si fillim ato kanë theksuar shkaqet që i shtyjnë individët tek një lidhje jashtë martese dhe më pas tek pasojat që këto lidhje kanë, jo vetëm tek raporti në çift, por edhe tek e gjithë familja dhe në mënyrë të veçantë, tek fëmijët.