Author: editorshqiplajme

  • TR*NDITÊSE! Të sht*na me a*më! Vr*ten tre të rinj në lule të rinisë

    TR*NDITÊSE! Të sht*na me a*më! Vr*ten tre të rinj në lule të rinisë

    Tre persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një incident me të shtëna me armë zjarri në shtetin amerikan të Virginias, raportojnë mediat e huaja.

    Siç raporton CNN, ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës në zonën Olde Greenwich Circle, ku kanë shpërthyer të shtënat.

    Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë dërguar në spitalet e zonës.

    Mësohet se viktimat janë të gjithë të rinj, dy 18-vjeçarë dhe një 20-vjeçar.

    Nuk dihen ende motivet e ngjarjes.

    Ndërkohë që raportohet se në pranga kanë rënë katër adoleshentë, dy 16-vjeçarë, një 17-vjeçar dhe një 18-vjeçar.

  • Gati për plazh, pastaj prapë xhupat! SHTANG sinoptikania: Deri në datë 20 prill pritet..

    Gati për plazh, pastaj prapë xhupat! SHTANG sinoptikania: Deri në datë 20 prill pritet..

    Keto dite po perjetojme vlera termike tipike te dimrit si shkak i anomalive të motit apo ndryshimit të klimes ne vendin tonë.

    Por cfarë na pret ne ditet ne vijim? Sipas sinoptikanes Tanja Porja, jemi ne fundin e nje gryke ajri te ftohte qe vjen nga Poli i Veriut e cila pritet te largohet shumë shpejtë.

    Sipas sinoptikanes keto ditë priten shume pak reshje shiu, pothuajse te paperfillshme dhe rritja e temperaturave do te ndjehet ne fundjave. Ndersa pas fundjaves dhe deri ne date 20 pritet nje rritje tjeter ku mund te shkohet dhe ne plazh.

    Pas datës 20 pritet sërish nje renie e temperaturave dhe nje periudhe moti e paqendrueshme sipas sinoptikanes

    Per me shume ndqini videon

     

  • Ndryshon drastikisht moti, ja çfarë na pret nga nesër deri ditën e hënë sipas sinoptikanes Tanja Porja

    Ndryshon drastikisht moti, ja çfarë na pret nga nesër deri ditën e hënë sipas sinoptikanes Tanja Porja

    Normalizimi i temperaturave per stinen e pranverës pritet te vijë në fundjavë

    Vetem ditën e premte priten reshje te pakte ne zona te izoluara ne veri dhe verilindje te vendit.

  • Grevat paralizojnë Greqinë, vjen LAJMI I KEQ per Shqipërinë

    Grevat paralizojnë Greqinë, vjen LAJMI I KEQ per Shqipërinë

    Greqia është përfshirë sot nga një grevë mbarëkombëtare 24-orëshe që ka paralizuar aktivitetin në të gjithë vendin, përfshirë Athinën, Selanikun dhe qytete të tjera të mëdha. Greva është thirrur nga Konfederata e Përgjithshme e Punonjësve të Sektorit Privat (GSEE) dhe Konfederata e Administratës Publike (ADEDY), të mbështetura nga dhjetëra sindikata, federata dhe organizata nga të dy sektorët.

    Ndër kërkesat kryesore të grevistëve janë rritja e pagave, rikthimi i pagës së 13-të dhe 14-të, si dhe rivendosja e kontratave kolektive të punës. Protestuesit kanë ngritur gjithashtu zërin kundër rritjes së kostos së jetesës, inflacionit të lartë dhe krizës së strehimit që po prek një pjesë të madhe të popullsisë.

    Si pasojë e grevës, qarkullimi në shumë zona është pezulluar plotësisht. Anijet janë ndalur në porte dhe transporti ajror është pothuajse tërësisht i bllokuar. Autoriteti i Aviacionit Civil njoftoi se të gjitha fluturimet janë anuluar, përfshirë ato mes Greqisë dhe Shqipërisë. Do të lejohen vetëm fluturimet emergjente dhe të domosdoshme. Edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka konfirmuar në faqen e tij zyrtare se të gjitha udhëtimet me Athinën janë anuluar.

    Greva ka përfshirë edhe sektorin e arsimit. Mësues, pedagogë dhe studentë kanë dalë në protestë, duke kërkuar përmirësim të kushteve në sistemin arsimor dhe kundërshtuar planet për krijimin e universiteteve private. Studentët gjithashtu shprehën shqetësimin për tarifat e larta dhe mungesën e sigurisë ekonomike gjatë studimeve.

    Sipas autoriteteve, deri më tani janë arrestuar gjashtë persona gjatë protestave, ndërsa pritet që lëvizjet sindikale të vazhdojnë edhe në ditët në vijim nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga qeveria.

  • LAJM I BUJSHEM! Qeveria merr vendimin për heqjen e vizave turistike për 5 shtete!

    LAJM I BUJSHEM! Qeveria merr vendimin për heqjen e vizave turistike për 5 shtete!

    Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për heqjen e vizave turistike për 5 shtete.

    Në mbledhjen e Këshilit të Ministave të ditës së sotme, u vendos heqja e vizave për shtetet, si Arabia Saudite, Katari, Oman, Tajlandë dhe Indonezi.

    Ky vendim do të qëndrojë në fuqi për një afat të kufizuar nga data 15 prill deri më 31 dhjetor 2025.

    VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.858, DATË 29.12.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË PROCEDURAVE E TË DOKUMENTACIONIT PËR HYRJEN, QËNDRIMIN DHE TRAJTIMIN E TË HUAJVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 6 e 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

    V E N D O S I:

    1. Pika 3, e aneksit nr.3, që i bashkëlidhet vendimit nr.858, datë 29.12.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

    “3. Lista e shteteve, shtetasit e të cilave hyjnë pa vizë për motive turistike në Republikën e Shqipërisë dhe me dokumentin “pasaportë” për një periudhë të kufizuar, nga data 15 prill deri më 31 dhjetor 2025.”.

    Nr. Shteti
    1. Arabi Saudite
    2. Katar
    3. Oman
    4. Tajlandë
    5. Indonezi

    2. Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

  • SH*KUESE! Autobusi i mbushur me fëmijë përpl*set me kamionin, dalin detajet dhe gjendja e tyre

    SH*KUESE! Autobusi i mbushur me fëmijë përpl*set me kamionin, dalin detajet dhe gjendja e tyre

    Një aksident i frikshëm ka ndodhur në provincën e Frosinones në Itali, ku një autobus që transportonte 30 fëmijë është përplasur me një kamion.

    Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e urgjencës, zjarrfikësja dhe njësitë e policisë.

    Sipas informacioneve paraprake, vetëm një person ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa të gjithë të tjerët kanë pësuar vetëm lëndime të lehta, shkruan Corriere della Sera.

    Dinamika e aksidentit është ende nën hetim, ndërsa operacionet e shpëtimit janë duke ndjekur nga afër situatën.

  • DHIMBJE E MADHE/ Përmbyset autobusi, humbin jetën 11 persona, mes tyre dhe dy fëmijë

    DHIMBJE E MADHE/ Përmbyset autobusi, humbin jetën 11 persona, mes tyre dhe dy fëmijë

    Një aksident tragjik ka ndodhur në Brazil, ku një autobus pasagjerësh është përmbysur dhe si pasojë kanë humbur jetën 11 persona. Afro50 pasagjerë ishin në autobusin që udhëtonte nga shteti i Goias për në Ribeirao Preto në Sao Paulo kur shoferi humbi kontrollin e automjetit në komunën e Araguari. Dhjetë persona, mes të cilëve edhe fëmijë të moshës nga 2 deri në 4 vjeç, humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër vdiq për shkak të plagëve në një spital lokal, tha policia.

    Kujtojmë se ky është aksidenti i tretë me autobus që ndodh në Brazil brenda pak muajve, pasi në shkurt, një autobus që transportonte studentë të universitetit dhe një kamion u përplasën në një autostradë në shtetin Sao Paulo, duke vrarë 12 pasagjerë, ndërsa në dhjetor një aksident mes një autobusi pasagjerësh dhe një kamioni vrau gjithashtu 38 persona në një autostradë në shtetin Minas Gerais.

  • “Ç’të vjen nga by**a e nxjerr”/ Nusja rr*h pa pike meshire vjehrrën e i thyen dorën! Do iu dh*mb ZEMRA nga historia e gruas ne Lushnje(Video)

    “Ç’të vjen nga by**a e nxjerr”/ Nusja rr*h pa pike meshire vjehrrën e i thyen dorën! Do iu dh*mb ZEMRA nga historia e gruas ne Lushnje(Video)

    Një e moshuar 76-vjeçare, Rabushe Kërçuku, sot banon buzë autostradës së Lushnjës në afërsi të fshatit Gramsh në njërën prej banesave të djemve. I shoqi jeton në fshat në shtëpinë e tyre të vjetër, por ai e ka dëbuar të shoqen. Rabushja tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka vuajtur shumë duke rritur 7 fëmijë dhe e pajisur me dhjetëra urdhra mbrojtjeje prej bashkëshortit pasi ky i fundit e ka dhunuar vazhdimisht.

    E moshuara banon në një nga banesat e djemve, pasi këta të fundit janë në Greqi. Por ajo pretendon se nusja e shtëpisë sa herë kthehet nga emigrimi, e dhunon pa mëshirë. Në një video të siguruar, shfaqet nusja që i bën presion vjehrrës që të flasë mirë se do të shohë djali.

    Nusja: Mami, thuaj Artit ( djalit) “natën e mirë”, që të iki unë të fle gjumë rehat, se më keni shqetësuar tmerrësisht!

    Rabushe Kërçuku: Ik fli gjumë.

    Nusja: Të vete të fle gjumë?

    Rabushe Kërçuku: Ik!

    Nusja: Kë more ti sot, kur ka marrë vesh Arti në Greqi, nuk e di çfarë i ke thënë, çfarë të vjen, mos të them nga këmbët, por nga by…, i nxjerr nga goja?

    Rabushe Kërçuku: Nuk kam marrë asnjë.

    Nusja: Nuk ke marrë asnjë?

    Rabushe Kërçuku: Nuk kam marrë asgjë se më ka humbur bateria.

    Nusja: Çfarë i kanë thënë ato gocat e tua të bukura, që nuk e duan nënën? Unë s’kam detyrime te ti, kam te fëmijët e mi.

    Deri tani zonja Rabushe nuk ka kryer denoncim në polici për nusen e djalit pasi ka frikë se kur të kthehet përsëri, ajo do ta dhunojë edhe më rëndë. Ka kryer disa ekzaminime që tregojnë thyerje serioze të gishtave.

    Pas ndërhyrjes së “Stop”, u vendos kryerje e ekspertimit mjeko-ligjor dhe shoqërimi në spital i së moshuarës. Ndërsa vetë policia iu drejtua gjykatës për pajisje me urdhër mbrojtjeje ndaj nuses së djalit, duke e shpallur këtë të fundit në kërkim për akuzën e dhunës në familje. Ky rast u referua në prokurori./tvklan.al

  • I FUNDIT! Rama jep LAJMIN E BUKUR: Brenda pak ditësh..

    I FUNDIT! Rama jep LAJMIN E BUKUR: Brenda pak ditësh..

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mbajtjen e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë më 16 maj.

    Në këtë samit, do të mblidhen udhëheqësit e 700 milionëve të Europës, përfshirë liderë nga shtetet që janë jashtë Bashkimit Evropian.

    “Në 16 maj do të presim samitin e komunitetit politik europian ku do të kemi në Tiranë udhëheqësit e 700 milionëve të Europës përtej BE-së. Arsyeja pse Shqipëria e mori këtë mundësi është e thjeshtë se është një vend që të gjithë e shohin me sytë e respektit dhe të gjithë kanë vlerësime dhe mua më bëjnë shumë krenar, por më e rëndësishme se krenaria është motivimi dhe frymëzimi për të vazhduar më tutje”, thotë Rama.

    Rama shprehu krenarinë që liderët e Evropës do të mblidhen në Tiranë, duke e cilësuar këtë si një moment të veçantë për Shqipërinë dhe kontinentin.

    “Me 16 maj do të bëhen bashkë në zemër të Tiranës për Samitin e Komunitetit Politik Europian, liderët e të gjithë kontinentit tonë të demokracive, nga Londra në Kiev e nga Oslo në Ankara”, shkruan Rama.

  • E verteta e fr*kshme! Laerti nuk eshte p*rdh**uar nga i moshuari, ja cfare fshihet pas deklarates

    E verteta e fr*kshme! Laerti nuk eshte p*rdh**uar nga i moshuari, ja cfare fshihet pas deklarates

    Një nga momentet më të komentuara të spektaklit të fundit të “Big Brother VIP Albania” ishte rrëfimi emocional i aktorit Laert Vasili, i cili zbuloi një ngjarje tragjike nga fëmijëria e tij.

    Ai tha se në moshën nëntëvjeçare ishte përdhunuar nga një komshi dhe se kishte heshtur për këtë histori për plot 42 vite.

    Egli Tako dhe Gjesti kanë ngritur dyshime të forta lidhur me vërtetësinë e kësaj historie. Gjatë një bisede të zhvilluar sot në oborrin e shtëpisë, ata shprehën skepticizëm, duke lënë të nënkuptohet se rrëfimi i Laertit mund të jetë një strategji për të fituar empatinë e publikut.

    “Një histori e tillë, e dhimbshme dhe e thellë, prek direkt zemrat e shqiptarëve… të futet si thikë në zemër. Dhe pastaj, ti dukesh si viktimë”, u shpreh Egli.

    Gjesti nga ana tjetër, e mbështeti mendimin e saj, duke thënë se gjithçka mund të përdoret në këtë pikë të lojës për të ndikuar emocionet e publikut.