Kujdes! I nxehti “pushton” Shqipërinë, ja sa shkojnë temperaturat nesër
Dita e nesërme pritet të jetë me temperatura të larta. Në Tiranë parashikohet që temperaturat të arrijnë 36 gradë. Mot shumë i nxehtë veror parashihet të mbajë edhe ditëve të ardhshme. Temperaturat do të shënojnë rritje edhe më të mëdha, kurse zhvillimet e vranësirave do të jenë të pakta dhe të izoluara edhe gjatë fundjavës.