Author: editorshqiplajme

  • “U fshihej në klasë dhe i z*nte vetëm” Ja si mesuesi m*njak ne Librazhd ng*cmoi vajzat e vogla, policia e kap duke

    “U fshihej në klasë dhe i z*nte vetëm” Ja si mesuesi m*njak ne Librazhd ng*cmoi vajzat e vogla, policia e kap duke

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka nisur hetimet ndaj një mësuesi në Prrenjas, i cili është kallëzuar nga drejtori i shkollës, se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse.

    Fatmir Hoxha akuzohet veprën penale “Ngacmimi seksual” kundër fëmijëve, parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal, pas referimit të informacionit nga Komisariati i Policisë Librazhd, se më datë 16.04.2025, shtetasi V.A, drejtor i shkollës “Sali Halili”, në fshatin Rrajcë, Prrenjas ka kallëzuar faktin se i kishin ardhur informacione se shtetasi Fatmir Hoxha, mësues i lëndëve “Histori-Gjeografi në shkollën vartëse “Ali Hana”, në fshatin Skënderbej, Prrenjas, kishte ngacmuar seksualisht dy nxënëse të tij në klasën e VIII dhe në klasën e IX.

    Pas marrjes së informacionit, janë kryer menjëherë veprimet e para procedurale dhe hetimore nën drejtimin e prokurorit të çështjes, ku janë pyetur punonjës të shkollës ku dyshohet se është kryer vepra penale, prindër të viktimave të mitura, janë administruar përmes këqyrjes dokumente të mbajtura nga ana e stafit administrativ të shkollës në fjalë, si dhe vendimi për pezullimin nga detyra të shtetasit Fatmir Hoxha.

    Si rezultat i këtyre veprimeve paraprake hetimore është krijuar dyshimi se shtetasi Fatmir Hoxha, duke shfrytëzuar detyrën e tij si mësues dhe faktin që në klasat e viktimave të mitura nuk ka patur shumë nxënës të tjerë, pasi krijonte situata ku ato të gjendeshin vetëm, ka kryer sjellje me natyrë ngacmuese seksuale kundrejt tyre.

    Në kushtet e dyshimeve të krijuara si më lart, është bërë shpallja në kërkim e shtetasit Fatmir Hoxha, i cili nuk është gjetur në ambientet e banesës së tij.

    Ndërkohë, po më datë 16.04.2025, në orët e mbrëmjes, ky shtetas është kapur në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, teksa është paraqitur për të dalë nga territorit i Republikës së Shqipërisë për në Austri, përmes një linje ajrore.

    Duke vlerësuar rrezikun e ikjes së shtetasit Fatmir Hoxha, është proceduar me ndalimin e tij.

    Lidhur me rastin, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan është ngritur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga prokurori dhe OPGJ të specializuar për çështje me viktima të mitur, si dhe janë njoftuar njësitë përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijëve dhe strukturat shtetërorë përgjegjëse.

    Njëkohësisht, po vijohet me thellimin e hetimeve për zbardhjen e plotë të faktit penal dhe identifikimin e rasteve të tjera potenciale në të njëjtën shkollë të kryer nga personi nën hetim Fatmir Hoxha

  • Zeri i tij ishte MAGJIK! VD*S këngetari i madh shqiptar

    Zeri i tij ishte MAGJIK! VD*S këngetari i madh shqiptar

    Është ndarë nga jeta ditën e sotme tenori i njohur shqiptar Dhimitër Dushi i cili vuante nga një sëmundje e rëndë. Një figurë e shquar e muzikës klasike, asaj të lehtë dhe popullore, tenori Dushi ndërroi jetë në moshën 77 vjeçare.

    I lindur më 7 tetor të vitit 1947, Dhimitër Dushi lindi në lagjen Mangalem të Beratit ku u rrit dhe kreu studimet e para në fushën e artit.

    Dhimitër Dushi kreu studimet në Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1976 e më vonë nisi punë në Estradën Profesioniste të Beratit duke qenë gjithmonë e më afër me publikun. Me hapjen e shkollës së mesme artistike “Ajet Xhindole”, ai u emërua mësues në degën e kantos, ku për vite me radhë formoi breza të rinj këngëtarësh deri në daljen e tij në pension.

    Tenori ka një karrierë të pasur në jetën artistike ku mund të numërojmë mbi 600 interpretime nga të cilat përfshihen arie të klasikeve të mëdhenj botërorë, këngët e muzikës së lehtë dhe së fundmi interpretime të muzikës popullore. Edhe pse doli në pension, zëri i tij nuk rreshti së kënduari në çdo aktivitete e organizime, gjithmonë prezent me zërin dhe talentin e tij.

    Për kontributin e tij të çmuar, Dhimitri është vlerësuar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me Medaljen “Naim Frashëri” dhe është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” nga Këshilli Bashkiak i Beratit.

  • Tro*ditet Shqipëria! At*ntat maf*oz ne Lezhe! Vr*tet babai i Roan Brahimit, i vr*re vjet ne Athine

    Tro*ditet Shqipëria! At*ntat maf*oz ne Lezhe! Vr*tet babai i Roan Brahimit, i vr*re vjet ne Athine

    Zbardhen detaje nga të shtënat me armë zjarri në Lezhë. Mësohet se viktimë ka mbetur Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, i vrarë më 9 Maj 2024 në Virona të Athinës.

    Autori i krimit ende nuk dihet ndërsa policia ka nisur kërkimet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

    Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, i njohur edhe me pseudonimin “Sidi” kishte mbërritur nga Dubai në Athinë dhe u qëllua me armë brenda automjetit të tij në vitin 2024. Policia greke tha se ka dyshime që vrasja e tij mund të ketë lidhje me këtë sagë hakmarrjeje nga Shqipëria.

    Roan Brahimi njihej edhe si armiku i Ervis Martinajt, i zhdukur prej 8 Gushtit 2022 në aksin Durrës-Shijak.

    Po ashtu, Roan Brahimi dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes në 15 mars të këtij viti në Larushk të Krujës.

  • TR*GJEDI NË VENDIN ME MIJËRA SHQIPTARË/ Shkëputen kabllot e teleferikut, VD*SIN 3 persona

    TR*GJEDI NË VENDIN ME MIJËRA SHQIPTARË/ Shkëputen kabllot e teleferikut, VD*SIN 3 persona

    Një aksident i rëndë ka tronditur Italinë pasditen e së enjtes, ku tre persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos rëndë, si pasojë e shkëputjes së kabllove që mbanin një nga kabinat e teleferikut Monte Faito, në rajonin e Campanias.

    Shoferi i kabinës ende rezulton i zhdukur, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në kushte të vështira.

    Ngjarja ndodhi pak para se kabina të mbërrinte në stacionin përfundimtar në majën e malit, duke u rrëzuar nga një lartësi e konsiderueshme.

    Teleferiku lidh qytetin bregdetar Castellammare di Stabia me malin Faito, një destinacion shumë i vizituar nga turistët për pamjet spektakolare që ofron mbi Gjirin e Napolit.

    Fatmirësisht, kabina tjetër, që ndodhej më poshtë, mbeti pezull pranë stacionit të nisjes, me 16 persona në bord, shumica turistë të huaj. Të gjithë janë shpëtuar në mënyrë të sigurt nga ekipet e emergjencës, përmes një operacioni të kujdesshëm.

    Sipas të dhënave paraprake, kablloja tërheqëse është këputur, duke rënë mbi linjën hekurudhore Circumvesuviana që kalon poshtë teleferikut. Si pasojë, qarkullimi i trenave është pezulluar, ndërsa janë vënë në përdorim autobusë zëvendësues për transportin e udhëtarëve.

    Ndërkohë, një kabinë tjetër, në pjesën e sipërme të linjës, është ende e bllokuar në ajër. Brenda saj mendohet se ndodhen katër pasagjerë dhe një operator, por nuk ka kontakt radio me ta për shkak të mjegullës së dendur, e cila pengon edhe shikueshmërinë nga ekipet e shpëtimit.

    Të gjitha strukturat shtetërore janë angazhuar në vendin e ngjarjes, përfshirë policinë, zjarrfikësit, emergjencat mjekësore dhe vullnetarët e mbrojtjes civile. Ngjarjen po e ndjek nga afër edhe Prefekti i Napolit si dhe Presidenti i Rajonit Campania, Vincenzo De Luca.

    Teleferiku i Monte Faitos kishte rifilluar funksionimin më 10 prill, pas një periudhe mbylljeje sezonale. Vetëm gjatë këtij viti, linja ishte përdorur nga mbi 113 mijë vizitorë.

    Pas përfundimit të operacioneve të shpëtimit, Prokuroria e Torre Annunziata do të hapë një hetim për të zbardhur shkaqet e aksidentit, si dhe për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me neglizhencë njerëzore apo gabim teknik.

  • TR*GJEDI NË VEND! VD*S 29 VJEÇARI, NË GJENDJE TE RÊNDË NJE 25 VJEÇAR

    TR*GJEDI NË VEND! VD*S 29 VJEÇARI, NË GJENDJE TE RÊNDË NJE 25 VJEÇAR

    Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur në një aksident të ndodhur të ndodhur në “Shkallën e Tujanit”.

    Policia e Tiranës informon se automjeti me drejtues shtetasin O. N., rreth 35 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh., rreth 29 vjeç. Për pasojë ky i fundit ndërroi jetën, ndërsa pasagjeri që ndodhej me 29 vjecarin është transportuar në spital.

    “Rreth orës 16:55, në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” automjeti me drejtues shtetasin O. N., rreth 35 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh., rreth 29 vjeç.

    Si pasojë ka humbur jetën 29-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjeri po në këtë automjet shtetasi H. L., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thote policia.

    Nderkohe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

  • KTHESA E PAIMAGJINUESHME! Verë dhe dimër, meteorologia paralajmeron: Duke nisur nga e premtja do kemi..

    KTHESA E PAIMAGJINUESHME! Verë dhe dimër, meteorologia paralajmeron: Duke nisur nga e premtja do kemi..

    Nëse të mërkurën nxorrëm nga garderoba bluzat me mëngë të shkurtëra të premten duhet të rikthejmë xhaketat.

    Brenda tre ditësh do të përjetojmë verën dhe vjeshtën. Temperaturat e ajrit parashikohet të kenë një luhatje deri me shtatë gradë celcius. Sipas meteorologes do të kthehen dhe reshjet e shiut.

    “Të enjten rritje të mëtejshme të temperaturave ku në zona të ulëta dhe bregdet termometri do të shkojë deri në 29 gradë, por të premtën presim një rënie për efekt të një mase ajore të ftohtë në mesditë mos I kalojnë 22- 23 gradë nga e shtuna deri javën tjetër rritje graduale. Në muajt e pranverës tipike mëngjese të ftohta dhe mesditë temperatura që si durojmë dot, por 29 gradë, janë 3-4 grade mbi mesataren mujore të prillit.

    Masat ajore të paqëndrueshme do të jenë prezente mbi vendin tonë kryesisht ditën e enjte dhe ditën e premte. Reshjet e shiut priten të jenë prezente kryesisht në orët e mesditës fillimisht në veri të vendit dhe gradualisht në të gjithë territorin. Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët dhe në veri dhe në qendër hera herës pritet të jenë deri mesatar shoqëruar me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike, por lokalisht nuk do të mungojnë dhe reshjet e breshërit. Të premten reshjet do të jenë të pranishme gjatë ditës herë pas herë në pjesën më të madhe të territorit por me intensitet të ulët”, tha meteorologia.

    Nga mbrëmja e të premtes deri javën tjetër moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët ndërsa vlerat e termometrit pritet të rriten gradualisht për të kulmuar të martën kur sipas shërbimit meteorologjik ushtarak do të shënojnë 29 gradë celcius.

    Kjo luhatje e temperaturave sipas mjekëve ndikon drejtpërdrejt në organizëm duke vënë në stres sistmin imunitar. Shqetësimet nuk i ndjejnë vetëm ata që vuajnë nga sëmundjet kronike, por dhe personat e shëndetshëm.

  • Nuk pritej! G Bani bënë POSTIMIN që nuk e priste ASKUSH për Gjestin

    Nuk pritej! G Bani bënë POSTIMIN që nuk e priste ASKUSH për Gjestin

    G Bani ka qenë një nga banorët e Big Brother VIP Albania 4 që ka pasur më së shumti debate me Gjestin.

    Përpos debateve, situatat mes tyre shkuan deri në përplasje fizike nga ana e G-Banit, ç’ka solli
    Mirëpo reperi tashmë po del në mbrojtje të Gjestit dhe i uron fitoren këtë edicion.

    Ai ka ndarë një postim në Instagram, ku shihet duke dërguar vota për këngëtarin.

  • KTHESA DRASTIKE! Verë dhe dimër, meteorologia paralajmeron: Duke nisur nga e premtja..

    KTHESA DRASTIKE! Verë dhe dimër, meteorologia paralajmeron: Duke nisur nga e premtja..

    Nëse të mërkurën nxorrëm nga garderoba bluzat me mëngë të shkurtëra të premten duhet të rikthejmë xhaketat.

    Brenda tre ditësh do të përjetojmë verën dhe vjeshtën. Temperaturat e ajrit parashikohet të kenë një luhatje deri me shtatë gradë celcius. Sipas meteorologes do të kthehen dhe reshjet e shiut.

    “Të enjten rritje të mëtejshme të temperaturave ku në zona të ulëta dhe bregdet termometri do të shkojë deri në 29 gradë, por të premtën presim një rënie për efekt të një mase ajore të ftohtë në mesditë mos I kalojnë 22- 23 gradë nga e shtuna deri javën tjetër rritje graduale. Në muajt e pranverës tipike mëngjese të ftohta dhe mesditë temperatura që si durojmë dot, por 29 gradë, janë 3-4 grade mbi mesataren mujore të prillit.

    Masat ajore të paqëndrueshme do të jenë prezente mbi vendin tonë kryesisht ditën e enjte dhe ditën e premte. Reshjet e shiut priten të jenë prezente kryesisht në orët e mesditës fillimisht në veri të vendit dhe gradualisht në të gjithë territorin. Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët dhe në veri dhe në qendër hera herës pritet të jenë deri mesatar shoqëruar me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike, por lokalisht nuk do të mungojnë dhe reshjet e breshërit. Të premten reshjet do të jenë të pranishme gjatë ditës herë pas herë në pjesën më të madhe të territorit por me intensitet të ulët”, tha meteorologia.

    Nga mbrëmja e të premtes deri javën tjetër moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët ndërsa vlerat e termometrit pritet të rriten gradualisht për të kulmuar të martën kur sipas shërbimit meteorologjik ushtarak do të shënojnë 29 gradë celcius.

    Kjo luhatje e temperaturave sipas mjekëve ndikon drejtpërdrejt në organizëm duke vënë në stres sistmin imunitar. Shqetësimet nuk i ndjejnë vetëm ata që vuajnë nga sëmundjet kronike, por dhe personat e shëndetshëm.

  • I lë shokut makinën 43 mijë euro në mirëbesim për dy javë, i riu TR*NDITET kur kthehet, zbulon cfarë kishte ndodhur

    I lë shokut makinën 43 mijë euro në mirëbesim për dy javë, i riu TR*NDITET kur kthehet, zbulon cfarë kishte ndodhur

    Gabriel Këputa denoncon në redaksinë e emisionit “Stop” shokun e tij Olti Klosi, të cilit në vitin 2015 i la makinën “Mercedens S Class” me vlerë 43 mijë euro për disa javë, derisa të kthehej nga Belgjika, ku jetonte prej 33 vjetësh.

    Pasi u kthye Olti fillimisht iu shmang e më pas i tha, se makinën ia kishte lënë peng për 12 mijë Saimir Halilit.

    “Në vitin 2015 unë nisem për në Belgjikë dhe i lë një shokut tim i lë makinën time tip “Mercedens S Class”. Në atë moment unë nisem për në aeroport dhe i them shokut tim merre makinën mbaje dhe në atë moment që unë do të kthehem do ma japësh përsëri. Sa për të mos e lënë nëpër pakinget e aeroportit. Vlera e makinës në atë kohë ka qenë 43 mijë euro. Kthehem nga Belgjika i bëj telefon i them a po del në aeroport që të më marrësh dhe nuk më del. I them hajde se po vij, shkoj e takoj dhe më shmanget. Pas 3-4 ditësh mezi e takoj edhe i them që të më sillte makinën dhe më gjente lloj-lloj mënyrash. Saqë erdhi momenti që e pyeta dhe më tha që makinën e kam shitur. Makinën ia kishte shitur një personi tjetër, shitje në të zezë. Punë borxhe, më thanë që personi që ia kishte blerë ia kishte blerë për 15 mijë euro. E takova personin dhe më tha më vjen shumë keq unë ty nuk të njoh fare, këtë makinën e kam blerë. Në këto momente që po flasim makina është ende në emrin tim dhe letrat e pronësisë i kam unë. Nuk e di se si e ka blerë pa dokumente.”

    Gabrieli bën denoncim dhe çështja shkon në Prokurori në dorë të prokurorit Bilbil Mete. Ky i fundit bllokoi makinën për llogari të denoncuesit, por në ruajtje ia la blerësit, që e kishte marrë ilegalisht Saimir Halili.

    “Unë shkova bëra një denoncim në vitin 2015, makina vjen bllokohet nga policia. Çështja shkon në prokurori dhe i them prokurorit që dua takim dhe prokurori Bilbil Mete nuk më jep asnjë lloj takimi. E takova dhe më tha ‘e di që ne të njohim shumë mirë ty, ti je një rrugaç i Belgjikës, po hajde se me ty do merremi shumë mirë’. E pyeta për makinën se si do të bëhet dhe më tha që nuk ke për të marrë asnjëherë makinë sa të jem unë prokuror.”

    Gjyqtari Ervin Pollozhani i dha të drejtë Gabrielit, duke dalë me vendimin që ky automjet t’i kthehej të zotit në vitin 2016. Vendimi mori formë të prerë dhe iu përcoll Përmbarimit Shtetëror të Tiranës.

    Përmbaruesi i ka bllokuar llogarinë debitorit dhe një automjet tjetër në pronësi të tij, por “Mercedezin” nuk e ka gjetur dot.

    Ai ka kërkuar nga policia, që ta bllokojë mjetin duke e nxjerrë në sistemin “Alert”. Por policia nuk ka reaguar dhe mjeti ka vijuar të marrë gjoba në Tiranë, në shumën rreth 5 milionë lekë të vjetra edhe pse duhej bllokuar, pasi kishte dalë në “Alert”.

  • Trokitja në derën e ‘f*rrit’: Po i jepja gji djalit kur më fsh*kullonte me rripin e pantallonave, do tr*nditeni

    Trokitja në derën e ‘f*rrit’: Po i jepja gji djalit kur më fsh*kullonte me rripin e pantallonave, do tr*nditeni

    Rrëfimi i Anjezës nga Lushnja në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan nis me një kalvari mundimesh ende pa ardhur në jetë.

    Prindërit iu divorcuan kur nëna ishte 3-muajshe shtatzënë me Anjezën. Më pas ajo u martua dhe bëri fëmijë të tjerë, ndërsa vajzën e la te e ëma dhe vëllai. Me rritjen, Anjeza ndihej e tepërt në atë shtëpi dhe me nënën nuk i kishte marrëdhëniet të afërta. Kur shkoi 14 vjeçe, gjyshen po e linin fuqitë dhe përpiqej t’i gjente një bashkëshort, por Anjeza nuk lëshoi pe.

    Në moshën 18-vjeçare provoi të jetonte në Tiranë, por nuk ia dilte dot ekonomikisht dhe u kthye në Lushnje. Kur Anjeza ishte 21 vjeçe, gjyshja ndërroi jetë dhe ajo vendosi që bashkë me një fqinjë, të jetonin në Durrës. Ky qe momenti kur ajo u gjend përballë shpresës për një të ardhme që rezultoi veçse iluzion.

    Anjeza: Kur trokitëm në një derë që mendonim se mund të kishte shtëpi me qira, aty njoh personin që u bë bashkëshorti im.

    Ardit Gjebrea: Aty e njohe?

    Anjeza: Po. Më tha që “mua më pëlqen si person dhe rri këtu, mos më ik më dhe kemi mundësi që të njihemi disa ditë dhe të martohemi”. Faktikisht mendova unë, për të rregulluar problemet e mia arrita të martohesha brenda javës me të. Pas një muaji martesë, mua më ka dhunuar për herë të parë. Më ka thënë “deri në këtë moment unë mezi e kam mbajtur veten”, por ai pinte dhe ishte i dhunshëm gjatë gjithë kohës.

    Ardit Gjebrea: Pra një muaj mezi mbajti veten nga dëshira që kishte për të të dhunuar.

    Anjeza: Po dhe 3 vjet të tjera unë arrita të kaloj shumë depresion dhe mora shumë mbipeshë nga stresi, nga depresioni që ndonjëherë mua edhe nga duart e tij më ka hequr pronarja e një shtëpie që ishim me qira.

    Ardit Gjebrea: Po pse nuk e denoncoje?

    Anjeza: Sepse nuk kisha ku të shkoja. Isha e dobët. Në atë moment isha e dobët, shumë e dobët nga ana mendore, nuk kam qenë kjo që jam sot. Nuk kisha ku të shkoja. Pas lindjes së çunit u kapa shumë pas çunit dhe kam pasur raste që kam menduar edhe të ndahem, kam menduar edhe të vdes, të gjitha, por thosha çuni, do të ma rrisë çunin do ta bëjë si vetja, gjithmonë çuni më ka mbajtur gjallë, çuni. Herën e fundit që mua më dhunoi keq, ka qenë duke i dhënë gji çunit, ai më ka gjuajtur me rrip pantallonash, këtej i jepja gji çunit, këtej më gjuante me rrip pantallonash. Nuk po mundesha dot, më ishte lodhur shpirti si i thonë fjalës. Në atë moment unë iki, në orën 10, e mbaj mend edhe orën, çuni me karrocë, shkoj te komisariati i Durrësit dhe u them këtu-këtu puna. Unë e denoncova, mora urdhër mbrojtjeje por për momentin nuk dinin ku të më strehonin. Kam ndenjur dy ditë në spital dhe një herë tjetër prapë më strehoi një infermiere që të flija aty. Një byrektore ngjitur me komisariatin më la mundësi të laja edhe çunin aty brenda e ta ndërroja.

    Më pas, Anjeza u vendos në një qendër për gratë e dhunuara në Elbasan. Atje, veç ndihmës nga psikologët, arriti të kryente divorcin, të mësonte një kurs kuzhine dhe djalin ta regjistronte në çerdhe duke lënë pas një pjesë të vuajtjeve.TvKlan.al