Autobusi bie në lumë, vd*s shoferi dhe pl*gosen tre pasagjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Torino, Itali, ku një autobus në rrethana ende të paqarta ka rënë në lumin Po, me pasojë vdekjen e drejtuesit të mjetit dhe plagosjen e tre pasagjerëve.

Sipas dëshmitarëve ngjarja ndodhi kur autobusi papritur filloi të ‘rrëshqiste’ drejt hendekut, duke rezultuar në thyerjen e kangjellave dhe duke rënë në ujë.

Në lidhje me të lënduarit, ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

“E nxorën shoferin, ishte gjakosur. Ata u përpoqën ta kthenin në jetë për më shumë se 20 minuta, por nuk mundën”, tha një dëshmitar për gazetën italiane “La Stampa”.