Gerta Gixhari është tashmë banorja më e nominuar në historinë e Big Brother në mbarë botën!
Deri më tani, ky rekord mbahej nga Einxhel Shkira, e cila gjatë sezonit të parë të Big Brother VIP Albania u bë banorja më e nominuar që arriti të mbetej në shtëpi, madje duke shkuar deri në finale.
Por këtë rekord e ka thyer tashmë Gerta Gixhari, e cila në edicionin aktual të Big Brother VIP Albania 4 ka qenë e nominuar më shumë se çdo banor tjetër në ndonjë sezon të Big Brother në nivel global.
Pavarësisht nominimeve të vazhdueshme, ajo ka arritur të mbijetojë në shtëpi, duke e kthyer këtë sfidë në një rekord historik.
Për këtë arritje kanë reaguar edhe të afërmit e Gertës, të cilët menaxhojnë llogarinë e saj në Instagram. Ata kanë ndarë këtë rekord të thyer, duke shkruar:
“Rekordet thyhen vetëm nga ata që nuk dorëzohen kurrë”, shoqëruar me një emoji kupe