Category: Lajme

  • TR*NDITET TIRANA! Gruaja hi*dhet nga kati i 8, VD*S NE VEND

    TR*NDITET TIRANA! Gruaja hi*dhet nga kati i 8, VD*S NE VEND

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Don Bosko, Tiranë.

    Një 60-vjeçare me iniciale L.M është hedhur nga kati i 8 i pallati në të cilin banonte dhe për pasojë ka humbur jetën.

    Forcat e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku kanë rrethuar vendin dhe kanë mbuluar trupin e viktimës.
    Për momentin nuk dihet asnjë informacion rreth motivit të këtij akti tragjik.
    Njoftimi i policisë:

    Tiranë/Informacion paraprak.
    Rreth orës 11:00, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 8-të, në pallatin ku banonte, shtetasja L. M., rreth 60 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të rastit.JOQ

  • Futbollistit te njohur i rr*mbejnë gruan dhe djalin e mitur, vete fshihet nen krevat(Foto)

    Futbollistit te njohur i rr*mbejnë gruan dhe djalin e mitur, vete fshihet nen krevat(Foto)

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ekuador, ku mbrojtësit të Emelek, Xhekson Rodriguez, i kanë rrëmbyer në shtëpi gruan dhe djalin e tij 5-vjeçar.

    Rodriguez ishte në shtëpinë e tij në Guajakuil, kur persona të maskuar i kanë hyrë në banesë. Ai është fshehur nën një shtrat teksa i bastisej shtëpia, ndërsa forcat e rendit konfirmuan para mediave se më pas personat e maskuar kishin marrë me vete gruan e tij dhe djalin 5-vjeçar.

    Ata i kishin marrë me vete pasi i kishin pyetur fillimisht nëse lojtarit ishte në banesë. Më pas, Rodriguez kishte parë nga dritarja se si rrëmbyesit kishin futur familjen e tij në një furgon dhe ishin larguar.

    Rrëmbimet e futbollistëve në këmbim të dëmshpërblimit për lirimin e tyre, nuk janë gjë e re në Ekuador. Më i fundit ishte në dhjetor, kur Pedro Perlaza i Kuitos u rrëmbye në qytetin e Esmeraldas. Ai u gjet i gjallë pak ditë më vonë.

    PANORAMASPORT.AL

  • Aksident i rëndë te Tuneli i Kalimashit në Rrugën e Kombit, dyshohet për VI*TIMA

    Aksident i rëndë te Tuneli i Kalimashit në Rrugën e Kombit, dyshohet për VI*TIMA

    Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në dalje të Tunelit të Kalimashit në Rrugën e Kombit.

    Dy makina mësohet se janë përplasur me njëra-tjetrën në dalje të Tunelit, në afërsi të Kukësit.

    Dyshohet se si shkak i aksidentit, ka viktima.

  • SH*KUESE/ Gjimnazisti VR*T shokun E NGUSHTE dhe pla*gos tre të tjerë

    SH*KUESE/ Gjimnazisti VR*T shokun E NGUSHTE dhe pla*gos tre të tjerë

    Një djalë 15-vjeçar vrau një shok shkolle dhe plagosi tre të tjerë në një sulm me thikë në një shkollë të mesme në qytetin perëndimor francez të Nantes, thanë autoritetet policore. BFM TV raportoi se studenti që vdiq ishte një vajzë dhe se tre studentët e plagosur ishin djem. Policia nuk konfirmoi moshën apo gjininë e viktimave. Stafi mësimor neutralizoi sulmuesin në shkollën Notre-Dame-de-Toutes-Aides, një shkollë private katolike, para se të mbërrinin forcat e rendit, tha një zëdhënëse e policisë.

    Ajo tha se nuk kishte asnjë të dhënë që të tregonte për një motiv terrorist. Studentët u mbajtën brenda shkollës pas sulmit të mesditës, por u lejuan të largoheshin në orët e pasdites nën mbrojtjen e policisë. Dhjetëra prindër pritën jashtë shkollës.

    “Po presim të mund t’i mbajmë në duar… për t’i ndihmuar ata të përballen me stresin që do të ketë shkaktuar kjo,” tha një prind i shkollës, Nicolas.

    Një shok i klasës së djalit tha për gazetarët se sulmuesi kishte shprehur simpati për Nazizmin.

  • MAS*KËR në Itali! Fqinji “i çmendur” VR*T çiftin e ri dhe më pas veten

    MAS*KËR në Itali! Fqinji “i çmendur” VR*T çiftin e ri dhe më pas veten

    Një ngjarje tronditëse ka trullosur qytetin e qetë të Volverës, rreth 25 kilometra nga Torino, ku një mosmarrëveshje për çështje bashkëpronësie përfundoi me tre viktima. Andrea Longo, 34 vjeç, shofer kamioni me precedentë penalë, vrau dy fqinjët e tij dhe më pas kreu vetëvrasje.

    Sipas të dhënave të para, Longo shkoi në orët e para të mëngjesit në banesën e fqinjëve të tij në Via XXIV Maggio. Aty ndodheshin Chiara Spatola, 28 vjeçe, dhe i dashuri i saj, Simone Sorrentino, 23 vjeç. Pas një debati të ashpër, Longo nxori një thikë zhytjeje dhe i goditi disa herë të dy të rinjtë. Ata tentuan të shpëtonin duke dalë në oborr, por Longo i ndoqi dhe i vrau atje.

    Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të karabinierëve të Pinerolos dhe ekipeve të emergjencës 118, të tre personat u gjetën pa shenja jete në vendngjarje.

    Hetimet janë ende në fazat e para. Dëshmitë paraprake flasin për konflikte të vazhdueshme mes fqinjëve, si dhe për vendimin e çiftit të ri për t’u zhvendosur në një zonë tjetër, konkretisht në Rivalta Torinese.

    Banorët e zonës janë të tronditur nga kjo ngjarje tragjike, ndërkohë që autoritetet vazhdojnë mbledhjen e provave për të sqaruar plotësisht motivet e këtij akti makabër.

  • Tr*nditëse! 34 vjecari VR*T dy fqinjët e tij dhe më pas veten

    Tr*nditëse! 34 vjecari VR*T dy fqinjët e tij dhe më pas veten

    Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin e qetë të Volverës, rreth 25 kilometra nga Torino, ku një mosmarrëveshje për çështje bashkëpronësie përfundoi në një masakër.

    Andrea Longo, 34 vjeç, shofer kamioni me precedentë penalë, goditi për vdekje dy fqinjët e tij me një thikë zhytjeje, përpara se të vriste veten.

    Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në një ndërtesë në Via XXIV Maggio, ku Longo shkoi në banesën e fqinjëve të tij, Chiara Spatola (28) dhe Simone Sorrentino (23).

    Sipas hetimeve paraprake, pas një debati të ashpër, ai nxori një thikë dhe i goditi të dy disa herë. Dy të rinjtë tentuan të arratiseshin, por autori i ndoqi dhe i kapi në oborrin e ndërtesës, ku i goditi për herë të fundit në mënyrë fatale.

    Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të karabinierëve të Pinerolos dhe ekipeve të urgjencës 118, të tre personat u gjetën të pajetë në vendngjarje.

    Motivet që çuan në këtë akt të tmerrshëm janë ende nën hetim. Dëshmitë e para flasin për konflikte të mëparshme mes palëve dhe për planet e çiftit të ri për t’u zhvendosur në një zonë tjetër, konkretisht në Rivalta Torinese.

    Autoritetet janë në proces të mbledhjes së mëtejshme të provave dhe dëshmive për të ndriçuar tërësisht këtë ngjarje të rëndë që ka lënë të shokuar banorët e zonës.

  • Po bënin fluturime provë për stërvitje me parashutë! Rrëzohet avioni, VD*SIN 6 persona

    Po bënin fluturime provë për stërvitje me parashutë! Rrëzohet avioni, VD*SIN 6 persona

    Këtë të premte në Tajlandë ndodhi një aksident ajror pranë qytetit turistik Hua Hin, ku një avion i vogël i policisë u rrëzua në det, duke shkaktuar një tragjedi me gjashtë viktima.

    Sipas agjencisë Xinhua, avioni, i cili i përkiste departamentit të aviacionit të policisë, kishte nisur një fluturim testues për ushtrime me parashutë, kur pësoi një defekt në motor menjëherë pas ngritjes.

    Raportimet nga Thenationthailand bëjnë me dije se nga rrëzimi humbën jetën pesë persona në vendngjarje, ndërsa një tjetër u dërgua me urgjencë në spitalin Hua Hin në gjendje të rëndë, por më vonë ndërroi jetë. Në bordin e avionit ndodheshin gjashtë oficerë – përfshirë pilotë, inxhinierë dhe pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit.

    Hetimet paraprake sugjerojnë se shkaku i aksidentit ishte një defekt i menjëhershëm në motorin e avionit. Autoritetet dhe Forcat Ajrore tajlandeze vijojnë punën për të përcaktuar saktësisht shkaqet e rrëzimit.

  • Euro “blind”, dollari në ditët më të zeza

    Euro “blind”, dollari në ditët më të zeza

    Sot, më 25 prill 2025, dollari amerikan blihet me 86.2 lekë dhe shitet me 87.5 lekë.

    Euro blihet me 98.3 lekë dhe shitet 99.1 lekë.

    Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.1 lekë, ndërsa në shitje me 105.1 lekë.

    Paundi britanik blihet me 114.6 lekë dhe shitet me 115,6 lekë

    Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 62.1 lekë, ndërsa në shitje me 63.6 lekë.

    Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

  • Tërmet në Shqipëri, ja epiqendra

    Tërmet në Shqipëri, ja epiqendra

    Një tërmet me magnitudë 3.5 ballë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Korçë.

    Lëkundjet janë ndjerë në qytet, po ashtu edhe në Pogradec.

    Sipas informacionit zyrtar, tërmeti është rregjistruar në orën 22:46 të kësaj të enjte.

  • Gjesti TR*NDIT Jozin, merr vendimin DR*STIK ndaj tij

    Gjesti TR*NDIT Jozin, merr vendimin DR*STIK ndaj tij

    Pas incidentit të bujshëm në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4, ku Jozi Marku sulmoi fizikisht Gjestin gjatë transmetimit live, reagimet nuk kishin të ndalur

    Publiku shpërtheu me komente dhe kritika ndaj Jozit dhe produksionit për menaxhimin e situatës.

    Ndërkohë që ngjarja vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, burime të ndryshme në rrjet po raportojnë se Gjesti, tashmë fituesi zyrtar i BBVA 4, është duke konsideruar seriozisht ndjekjen penale të Jozit për sulmin fizik që ndodhi brenda shtëpisë së famshme.

    Pasi doli nga formati dhe mori kurorën e fituesit, Gjesti nuk ka dhënë ende një deklaratë publike të drejtpërdrejtë për incidentin, por burime pranë tij pohojnë se ai ka kontaktuar me përfaqësues ligjorë dhe po shqyrton hapat e ardhshëm që mund të ndërmarrë në drejtim të një padie për dhunë fizike.

    Publiku mbetet në pritje të një reagimi zyrtar nga vetë Gjesti, ndërkohë që kërkesat për drejtësi dhe transparencë po shtohen dita-ditës.