Category: Lajme

  • U*GJENTE! Ambasada e SHBA nxjerr njoftimin e rëndësishëm për vizat

    U*GJENTE! Ambasada e SHBA nxjerr njoftimin e rëndësishëm për vizat

    Ambasada e SHBA në Tiranë do të përdorë një sistem të ri për takimet e vizave duke filluar nga data 30 maj 2025.

    Përmes shërbimit të ri, aplikantët për vizë do të mund të marrin informacionin për vizë, të paguajnë tarifat e aplikimit, të planifikojnë dhe të ndryshojnë datat e intervistave dhe të marrin shërbime për dorëzimin e dokumenteve. Për të zbatuar këtë sistem të ri, aplikantët për viza nuk do të jenë përkohësisht në gjendje të gjenerojnë fletëpagesa ose të bëjnë ndryshime në orar nga data 19-29 maj.

    Ju lutemi, vini re se të gjitha intervistat për viza joemigruese dhe emigruese që janë tashmë të planifikuara ose do të planifikohen përpara datës 19 maj 2025, do të mbeten të vlefshme edhe pas fillimit të sistemit të ri të takimeve për viza. Aplikantët për vizë duhet të planifikojnë të marrin pjesë në takimet e tyre në datat dhe oraret e planifikuara

  • Shqipêria në zi! Ndahet nga jeta doktori i madh shqiptar(foto)

    Shqipêria në zi! Ndahet nga jeta doktori i madh shqiptar(foto)

    Sot është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare Dr. Mihallaq Prifti, anestezisti më i vjetër i Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit në Shqipëri, i njohur ndryshe si “Misha i Madh”.

    I lindur në Nartë të Vlorës, Dr. Prifti ishte një figurë e nderuar dhe e dashur nga të gjithë: i qetë, fjalëpak dhe thellësisht i përkushtuar ndaj profesionit. Në një kohë kur infrastruktura mjekësore ishte e kufizuar dhe kushtet të vështira, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen dhe konsolidimin e këtij shërbimi jetik.

    Pas specializimit në Shën Petërsburg në vitin 1958, Dr. Prifti e zhvilloi të gjithë karrierën e tij në Spitalin Ushtarak, ku ishte edhe shefi i parë i Shërbimit të Anestezisë. Edhe pas daljes në pension, ai nuk iu nda profesionit, duke vijuar të ndihmonte me përvojën dhe përkushtimin e tij për shumë vite me radhë.

    Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Dr. Priftit përmes një postimi në rrjetet sociale duke shkruar:

    “NJOFTIM NGUSHËLLIMI

    Sot, në moshën 91-vjeçare, u nda nga jeta anestezisti më i vjetër i Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit, Dr. Mihallaq Prifti – i njohur nga të gjithë si “Misha i Madh”.

    I lindur në Nartë të Vlorës, Dr. Prifti ishte një figurë e respektuar, njeri i qetë, fjalëpak dhe i përkushtuar. Ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në vitet më të vështira të këtij shërbimi, duke punuar me përkushtim në kushte te veshtira.

    Me një specializim në Shën Petërsburg në vitin 1958, ai shërbeu gjatë gjithë jetës së tij profesionale në Spitalin Ushtarak, ku ishte dhe shefi i parë i Shërbimit të Anestezisë. Edhe pas daljes në pension, vazhdoi të kontribuonte për shumë vite me pasion dhe përulësi.

    Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë shpreh mirënjohjen e thellë për figurën dhe veprën e tij, si dhe ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve.

    I paharruar qoftë kujtimi i tij!

    Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë”

  • Çfarë po kurdis, postimi i fundit Arbana Osmanit po ‘shtang’ rrjetin (Foto)

    Çfarë po kurdis, postimi i fundit Arbana Osmanit po ‘shtang’ rrjetin (Foto)

    Kur mendojmë se gjithçka mes Arbana Osmanit dhe formatit Big Brother është mbyllur me një “heshtje dinjitoze”, ajo kthen vëmendjen me një postim në InstaStory që na bëri të kruajmë kokën… dhe pak edhe zemrën.

    Në qendër të postimit ishte ditëlindja e vëllait të saj – një moment familjar, i ngrohtë dhe i rëndësishëm. Por ajo që e bëri të gjithë rrjetin të ndalej ishte torta: e zbukuruar me mbishkrimin “CELEBRATING BIG BROTHER”. Po pse “Big Brother”? Pse tani? Dhe mbi të gjitha, pse nga Arbana?

    Një thumb, apo një rastësi? Pas largimit të saj nga spektakli që për vite e drejtoi dhe u identifikua me të, çdo shkrim apo story nga ajo që përmend “Big Brother” ngre dyshime… dhe reagime. Nëse do të ishte dikush tjetër, ndoshta s’do ta vinte askush re. Por me A-në e madhe që e ka drejtuar formatin për më shumë se një dekadë, asgjë nuk është “thjesht një tortë”.

  • Ate*tati ku mbetën të pl*gosur djemtë e pronarit të “Pelikani Security”, policia zbulon detajin e fortë

    Ate*tati ku mbetën të pl*gosur djemtë e pronarit të “Pelikani Security”, policia zbulon detajin e fortë

    Detaje të reja janë zbardhur nga hetuesit për sa i përket atentatit me 4 të plagosur në Lundër.

    Në vendin e ngjarjes grupi hetimor kanë gjetur disa sende që dyshohet se i përkasin autorëve të atentatit. Këto sende janë gjetur në vendin ku policia dyshon se kanë pritur autorët dhe janë fshehur. Hetuesit kanë dyshime se gjatë momentit që janë fshehur, autorëve u kanë rënë dhe disa sende ku kanë prishur edhe një gardh metalik për t’u fshehur.

    Grupi hetimor në këto sende ka zbuluar gjurmë të autorëve të dyshuar dhe material gjenetik të cilat janë dërguar në laborator për të përftuar profilin e ADN. Më pas do kryhen krahasimet genetike për të parë nëse do përdoret ndonjë provë e rëndësishme për të rënë në gjurmët e autorëve.

  • Moderatorja TR*NDITET nga fjalët e telefonueses: Kam 6 fëmijë, nuk fle dot me burrin se ai..

    Moderatorja TR*NDITET nga fjalët e telefonueses: Kam 6 fëmijë, nuk fle dot me burrin se ai..

    Lidhur me temën nëse prindërit duhet të puthen në sy të fëmijëve, një telefonuese e programit e “Shije Shtëpie” në Tv Klan u shpreh kundër. Nëna e 6 fëmijëve ka zgjedhur të qëndrojë me ta në një dhomë ndërsa bashkëshorti fle veç në tjetrën. Ajo tregoi edhe arsyen e kësaj zgjedhjeje që vjen për shkak të bashkëshortit.

    Telefonuesja: Kam 6 kalamaj.

    Katerina Trungu: Keni 6? Oh sa mirë!

    Telefonuesja: Kam dy dhoma, unë fle me kalamajtë e mi vetëm, bashkëshorti vetëm.

    Katerina Trungu: Flini veç?

    Telefonuesja: Po. Nuk fle me bashkëshortin sepse kam 6 kalamaj.

    Katerina Trungu: Kuptova. Dhe, si është jeta në çift ndërkohë, ju nuk e shkëmbeni asnjë puthje me njëri-tjetrin në sy të fëmijëve?

    Telefonuesja: Asnjëherë. Bashkëshorti po, por unë nuk pranoj para kalamajve.

    Katerina Trungu: Ah, nuk pranon!

    Telefonuesja: Jo.

    Katerina Trungu: Po pse e ke marrë këtë vendim?

    Telefonuesja: Sepse burri është i pirë dhe nuk dua që… vjen i pirë, tapë, në një, në dy dhe nuk kam dëshirë.

    Pas mbylljes së telefonatës, gazetari Ermal Qori evidentoi edhe faktin që tej puthjeve e dashurisë në familje, nuk mungojnë as rastet e gabuara. Në një moment, gazetari ndërpreu fjalën pasi vuri re Katerina Trungun disi të prekur.

    “Jo, më rri dhe e mbaj mendjen pak aty te telefonuesja. E kam mendjen aty për momentin”, u përgjigj moderatorja.

  • Shenjat e ZODIAKUT që do bejne lek me thase nga e hëna e 28 prillit!

    Shenjat e ZODIAKUT që do bejne lek me thase nga e hëna e 28 prillit!

    Tre përfaqësuesit e mëposhtëm të zodiakut brenda javës së ardhshme, nga 28 prilli deri më 4 maj do të shohin përmirësime të financave. Njihuni me to:

    Bricjapi

    Me Plutonin retrogradë në Ujor, nuk do të përjetoni sfida dhe vështirësi, por do të merrni mundësi për të krijuar zakone të reja, të vogla që do t’ju ndihmojnë të rrisni fitimet tuaja. Retrogradi mund të jetë shoqëruar me fatkeqësi, por në rastin tuaj ai rinovon financat tuaja duke ju sjellë burime dhe energji të reja. Ndoshta tani do të vendosni të bëni një investim jokonvencional ose të filloni një biznes të ri, për të cilin do të justifikoheni, edhe nëse keni dyshime në fillim.

    Peshqit

    Me kthimin e Venusit te Dashi më 30 Prill, mundësitë financiare po vijnë për ju. Është planeti i pasurisë dhe i pasurive të paluajtshme, kështu që ju mund të përmirësoni situatën tuaj financiare duke shitur ose marrë me qira një pronë që zotëroni. Ju mund të keni nevojë të merrni një rrezik, por do të shpërbleheni për të. Nuk keni nevojë t’i kërkoni falje askujt për gjendjen tuaj financiare. Përdorni paratë tuaja për t’u bërë më vendimtarë dhe për të përfituar nga mundësitë që ju paraqiten.

    Virgjëresha

    Dashi rregullon fushën e jetës tuaj që lidhet me një rritje të të ardhurave tuaja, të cilat mund të vijnë ose me një trashëgimi ose nëpërmjet martesës tuaj me dikë me gjendje të mirë financiare. Përafrimi i energjisë së Venusit dhe Neptunit do të thotë për ju sukses financiar dhe rritje të pasurisë suaj personale. Mund të nënkuptojë gjithashtu një marrëdhënie ose partneritet të ri në vend të zhvillimit të një që ekziston tashmë në jetën tuaj. Sidomos këtë javë, kushtojini vëmendje të veçantë marrëdhënieve tuaja sepse ato mund të përmirësojnë ndjeshëm të ardhurat tuaja.

  • Zbulohet arsyeja tr*nditëse, ja pse nëna e Gjestit ishte aq e ftohtë me Eglin

    Zbulohet arsyeja tr*nditëse, ja pse nëna e Gjestit ishte aq e ftohtë me Eglin

    Në finalen e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, prindërit e Gjestit ishin të pranishëm në publik, duke ndjekur me vëmendje momentet kulmore të spektaklit.

    Gjatë kësaj mbrëmjeje, ata patën mundësinë të takohen me Eglin, ish-banoren me të cilën djali i tyre kishte pasur një marrëdhënie të ndërlikuar gjatë qëndrimit në shtëpi.​

    Sipas burimeve mediatike, nuk ka pasur raportime të detajuara mbi sjelljen e prindërve të Gjestit ndaj Eglit gjatë finales.

    Megjithatë, duke marrë parasysh dinamikat komplekse mes Gjestit dhe Eglit gjatë spektaklit, është e mundur që prindërit të kenë mbajtur një qëndrim të rezervuar ose neutral ndaj saj.​

    Marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit ka kaluar nëpër faza të ndryshme gjatë spektaklit.

    Në fillim, ata shfaqën një afeksion të ndërsjellë, duke ndarë momente intime dhe emocionale. Në një rast, Gjesti i kërkoi falje Eglit për sjelljet e tij dhe për lotët që ajo kishte derdhur për shkak të tij, duke pranuar se lidhja mes tyre kishte qenë e veçantë.​

    Megjithatë, marrëdhënia e tyre u përkeqësua me kalimin e kohës.

    Në një moment të tensionuar, Gjesti i tha Eglit se nuk kishte ndjenja për të dhe se gjithçka mes tyre kishte përfunduar, duke i kërkuar që të mos mbante më shpresa . Kjo deklaratë e tronditi Eglin dhe ndikoi në vendimin e saj për t’u larguar nga shtëpia .​

    Duke marrë parasysh këto zhvillime, është e kuptueshme që prindërit e Gjestit të kenë pasur rezervat e tyre ndaj Eglit.

    Ata mund të kenë qenë të shqetësuar për ndikimin emocional që kjo marrëdhënie kishte pasur mbi djalin e tyre dhe për mënyrën se si ajo ishte shfaqur në publik.

    Gjithashtu, ata mund të kenë pasur pritshmëri të ndryshme për partneren e djalit të tyre, duke ndikuar në qëndrimin e tyre ndaj Eglit gjatë finales.​

    Në përfundim, ndërsa nuk ka informacion të detajuar mbi sjelljen e prindërve të Gjestit ndaj Eglit në finalen e “Big Brother VIP Albania”, dinamika e ndërlikuar mes dy ish-banorëve dhe ndikimi emocional që ajo ka pasur mbi Gjestin mund të kenë luajtur një rol në qëndrimin e tyre të rezervuar./ORAinfo/

  • Si në filma! Durrës/ Joshte klientët me s*ks në apartament, pastaj me shokun e saj i kërc*nonte me th*kë e foto int*me për tu grabitur lekët, tre persona në pranga

    Si në filma! Durrës/ Joshte klientët me s*ks në apartament, pastaj me shokun e saj i kërc*nonte me th*kë e foto int*me për tu grabitur lekët, tre persona në pranga

    Joshte klientët me se’ks në apartament, pastaj me shokun e saj i kërcënonte me thikë e foto intime për tu grabitur lekët. Ka përfunduar me sukses operacioni policor i koduar “Last Threat”, i realizuar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pasurisë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës dhe mbështetjen e forcave operacionale të DVP Durrës.

    Në kuadër të këtij operacioni, janë arrestuar tre shtetas: Robert Lamnica, 40 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës; Armand Hysa, 49 vjeç, banues në Spitallë, Durrës; dhe Alma H, 21 vjeç, banues në Durrës. Hetimet kanë zbuluar se Alma H. ushtronte prostitucion dhe në bashkëpunim me Robert Lamnicën, ajo i kërcënonte klientët e saj me mjete prerëse për t’u marrë shuma të mëdha parash, për të mos publikuar foto intime të realizuara gjatë veprimtarisë së saj.

    Gjithashtu, gjatë operacionit, Policia ka arrestuar Alma H., pasi bashkë me Lamnicën, ata i kanë marrë 65,000 lekë të rinj shtetasit F. Ç. pas kërcënimit me thikë.

    Po gjatë këtij operacioni, u arrestua edhe Alma H, 21 vjeçe, pasi gjatë kontrollit të kryer në momentin e kapjes, Policia ka gjetur një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza, të gatshme për shitje.

    Në pranga u vu edhe një person tjetër, i cili u kap me substancë narkotike kokainë, ndërsa janë sekuestruar mjetet përdorur në veprimtarinë kriminale, përfshirë thikën që shërbente për kërcënimin e viktimave.

    Hetimet janë në vazhdim, dhe punonjësit e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Prostitucioni”, si dhe për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

  • Agron Llakaj ka sot ditëlindjen, postimi përlotes ku kujton bashkëshorten e ndjerë(Foto)

    Agron Llakaj ka sot ditëlindjen, postimi përlotes ku kujton bashkëshorten e ndjerë(Foto)

    ktori i dashur për publikun, Agron Llakaj, feston sot 65 vjetorin e lindjes. Mëngjesin e kësaj të enjte, ai ka bërë një postim në profilin e tij në “Instagram”, ku në ditën e tij të veçantë ka kujtuar bashkëshorten e ndjerë.

    Llakaj shprehet se ‘për herë të parë, ditëlindja e kësaj moshe më duket si një numër i zbrazët’. Kjo për shkak se nuk ka pranë bashkëshorten e tij, Kostandina.

    “Nuk je Ti, që me dritën e syve të tu në tryezën e festës, të kujtosh me mua rrugëtimin tonë. Nuk e festoj dot këtë ditëlindje si dikur”, shkruan aktori i mirënjohur.

    Llakaj shton se këtë ditë e kthen në një ditë falënderimi për Kostandinën.

  • TR*GJIKE në Greqi/ Automjeti përplaset me motorin, VD*S 42-vjeçari shqiptar

    TR*GJIKE në Greqi/ Automjeti përplaset me motorin, VD*S 42-vjeçari shqiptar

    Një aksident ndodhi mbrëmjen e djeshme në Volos, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një 42-vjeçar shqiptar.

    Sipas informacioneve aksidenti ka ndodhur afërsisht dhjetë minuta para mesnate, në rrugën “Larissis”, në kryqëzimin e saj me rrugën “Ypsilantou”, kur një motor i drejtuar nga një 42-vjeçar shqiptar, që udhëtonte nga zona e Shën Anargyrit në drejtim të Larissis, është përplasur me një makinë të drejtuar nga një 26-vjeçar, banor i Volosit.

    Përplasja ka qenë e fortë, fillimisht 42-vjeccari u transportua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk mundi t’u rezistonte lëndimeve të marra, duke ndërruar kështu jetë vetëm 2 orë më vonë.