Tragjedi në Durrës! U dëmtua gjatë punës në fabrikën e tullave, ndërron jetë 40-vjeçari
Një 40-vjeçar, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që pësoi teksa punonte në një fabrikë tullash në Maminas. Ngjarja e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 23:40. Për rrjedhojë nën hetim është vënë një 59-vjeçar, përgjegjës i turnit. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të dokumentuar rrethanat e kësaj ngjarjeje…