Lëkundje të forta tërmeti në këtë vend
Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë i shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Pakistan. Zyra e Meteorologjisë së Pakistanit tha se lëkundjet e tërmetit u ndjenë dhe u regjistruan gjithashtu në zonat kufitare Pakistan-Iran. Tërmeti goditi provincën Balochistan dhe momentalisht nuk ka informacione për dëme materiale apo persona të lënduar….