Category: Lajme

  • “Tr*nditet” tregu, ekspertët: Harrojini Uljet e cmimeve te apartameneve. Të huajt po na bejne gjemen e madhe

    “Tr*nditet” tregu, ekspertët: Harrojini Uljet e cmimeve te apartameneve. Të huajt po na bejne gjemen e madhe

    Rritja e vlerës së pronave në vend, po shihet si një biznes fitimprurës jo vetëm për vendasit por edhe të huajt.

    Ndonëse prej vitesh po investojnë, në vitin 2024 sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, 379 milionë euro shkuan në drejtim të këtij tregu nga të huajt. Ekspertët e tregut thonë se qëllimi për ti kthyer në biznese me qira ditore është arsyeja që po i nxit më shumë të huajt të investojnë.

    “Kemi kërkesa shumë të mëdha që marrin apartamente i riparojnë me kushtet që duan të huajt dhe turistët, dhe i japin me booking për disa net”, Gjin Gjoka, ekspert i pasurive të paluajtshme.

    “Gjithmonë rritje. Dita ditës shohim kërkesa të shtuara ku dhe oferta është po në të njëjtin drejtim, njerëzit kërkojnë me qira janë vendasit por më shumë janë dhe të huajt”, Ervin Demirxhiu, ekspert i pasurive të paluajtshme.

    Ky zhvillim i tregut ka rritur ndjeshëm çmimet edhe për vendasit, kryesisht ato të qirave.

    “Nëse çmimet kanë një stopim, ka te pronat luksoze por s’ka rënie çmimesh. Në shtëpi do ishte mirë që të gjithë të kishin një shtëpi. Duke llogaritur Unazën e Vjetër pothuajse 90% e apartamenteve janë të riparuar dhe me booking. Së dyti kërkesa e studentëve është e lartë, por dhe rreth 19 mijë banorë shpërngulen pashaportizohen në Tiranë. Në Astir sot gjejmë një apartament jo poshtë 350 euro dhomë kuzhinë. 2+1 të kompletuar nuk e gjen nën 500 euro. Kinostudio, Porcelani Xhamlliku qiratë janë 550, tek Unaza 650”, tha Gjoka.

    “Trendi rritës vazhdon si pasojë e kërkesës së lartë po dhe ndërtuesit kanë shtuar kostot që përkthehen në fund të klienti”, tha Demirxhiu.

    Por deklarata e kryeministrit Edi Rama për një dyfishim të çmimeve të pronave me anëtarësimin në BE si rrjedhojë edhe të qirave, sipas ekspertëve të tregut do të vendosë në lëvizje qytetarëve për të investuar me çmimet aktuale.

    “Sipas parashikimeve mund të kemi rritje. Por i bëj thirrje që nuk ka ulje çmimesh”, tha Gjoka.

    “Nuk kemi hyrë në Europë dhe rritjet e çmimeve janë goxha. E shohin një treg me potencial. Të huajt do jenë goxha në numër dhe sigurisht do rrisin çmimet”, tha Demirxhiu.

    Jo vetëm në tregun e pasurive të paluajtshme, investimet e të huajve në 2024 u rritën ndjeshëm, teksa arritën 1.6 miliardë euro, 92 milionë më shumë se në 2023. Holanda, Italia dhe Turqia janë shtetet që kryesojnë listën për vlerën e investimeve të huaja në Shqipëri.

  • Kur do të vijë pranvera? Mos mbani shpresa për ditë të bukura, metereologia: Shqipëria nën pushtetin e motit të keq deri në..

    Kur do të vijë pranvera? Mos mbani shpresa për ditë të bukura, metereologia: Shqipëria nën pushtetin e motit të keq deri në..

    Meteorologia Tanja Porja ka parashikuar se si do të jenë kushtet e motit përgjatë ditëve të para të muajit prill.

    Për “Ora News”, Porja tha se java e parë e muajit prill pritet të ketë reshje shiu, të cilat sipas saj nuk do të jenë me intensitet maksimal, por do të kenë shtrirje thuajse në të gjithë vendin.

    Ajo tha gjithashtu se gjatë muajit prill do të kemi dy episode me reshje dëbore në zonat malore, që sipas meteorologes, është diçka jo shumë e zakonshme për këtë kohë.

    “E gjithë java do të jetë me shi. Nuk do të ketë reshje me intensitet të lartë apo problematike, por do të jenë të ulëta.

    Do të kemi një shtyrje të dimrit për t’i marrë disa ditë pranverës, ndërkohë që do kemi edhe vlera negative dhe disa episode me reshje dëbore.

    E kishim thënë edhe më herët se dëbora do të shfaqej edhe në Prill dhe në fakt këtë dua të them. Të paktën 2 episode me reshje dëbore do i kemi edhe në prill. Sidomos në zonat malore. Shanset që të ketë dëborë në Tiranë në muajin prill janë shumë afër zeros.

    Muaji mars dhe prill janë muaj mjaft të pasur me reshje, në kushte klimatike normale. Ne kemi edhe një sinjal që muaji maj do të jetë mjaft i lagësht, do të ketë reshje edhe këtë muaj. Këtë mars dhe prill, ndryshe nga zakonisht, ka pasur dhe do ketë reshje të pakta shiu. Java e parë ka reshje të pakta dhe pas datës 17 prill do të kemi pastaj stabilizim të temperaturave të larta. Ngjan shumë me një prill si ai viteve ’90-të, ku nuk do të kalojmë menjëherë tek mëngët e shkurtra”, tha Porja.

  • TR*NDITEN POLITIKANET DHE HAJDUTET! Altin Dumani SHKUND nga themelet të korruptuarit, si do fundosen pushtetarët me pasuri marramendëse, ja cfare pritet

    TR*NDITEN POLITIKANET DHE HAJDUTET! Altin Dumani SHKUND nga themelet të korruptuarit, si do fundosen pushtetarët me pasuri marramendëse, ja cfare pritet

    Një erë e re ka nisur të fryjë në korridoret e drejtësisë shqiptare. Kreu i SPAK, Altin Dumani ka aktivizuar planin e tij më agresiv për të çmontuar perandoritë financiare të ngritura mbi korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin. Dokumenti i publikuar nga Prokuroria e Posaçme tregon qartë se drejtësia nuk do të ndalet më në premtime boshe apo procese të zvarritura, por do të shkojë drejtpërdrejt te pasuritë e dyshimta. Për vite me radhë, të ashtuquajturit “të paprekshëm” kanë jetuar në luks të pacenuar, duke ndërtuar vila madhështore, duke fshehur miliona euro në parajsa fiskale dhe duke përdorur pushtetin e tyre për të siguruar imunitet nga drejtësia. Por duket se ora e tyre ka ardhur.

    Me një qasje të re dhe më të ashpër, SPAK me planin strategjik 2024-2027 do të investohet edhe më shumë për të gjurmuar transaksionet financiare, pronat e fshehura dhe pasuritë e dyshimta të politikanëve, ish-zyrtarëve të lartë, biznesmenëve të lidhur me qeverinë dhe figurave të botës së krimit. Sipas dokumentit, SPAK do të shkojë shumë më thellë te pasuritë sesa më parë dhe hetimet do të prekin nivelet më të larta të pushtetit. Në listën e atyre që rrezikojnë të humbasin gjithçka nuk janë më vetëm disa ish-drejtorë apo zyrtarë të nivelit të mesëm, por edhe emra të njohur që dikur e konsideronin veten mbi ligjin.

    Dokumenti që po trondit politikën dhe oligarkët

    Sipas dokumentit të publikuar nga SPAK, prokurorët e posaçëm kanë një strategji të re: në vend që të presin me vite për të vërtetuar çdo detaj të një skeme korrupsioni, ata do të përqendrohen drejtpërdrejt te pasuritë e dyshimta. Kjo është një ndër provat që pushtetarët e korruptuar nuk e shkatërrojnë dot siç kanë bërë me aferat e tjera. Kjo qasje pritet të tronditë politikanët, biznesmenët dhe emrat “VIP” nga krimi që për vite kanë ndërtuar perandori financiare mbi tendera të fryrë, koncesione skandaloze dhe vendime qeveritare të personalizuara. Emrat e përfshirë që do të prekin këto hetime do të jenë ndër më të fuqishmit në politikën dhe ekonominë shqiptare.

    Ish-kryeministra, ish-presidentë që kanë firmosur ligje në favor të miqve të tyre të biznesit, ministra dhe ish-ministra që kanë marrë vendime të errëta për koncesione miliardëshe, deputetë e ish-deputetë që kanë parë Parlamentin si një sallë ankandi për interesat personale, kryebashkiakë që kanë transformuar qytetet në pronë private dhe oligarkë që kanë ndërtuar monopole të paprekshme. Të gjithë janë tani nën lupën e drejtësisë. Një pjesë e madhe e këtyre individëve kanë përdorur pozitat e tyre për të siguruar një jetë luksoze për veten dhe familjet e tyre. Ata kanë përdorur pasaporta të dyta, llogari bankare offshore dhe kompani fantazmë për të fshehur gjurmët e pasurive të tyre. Por SPAK ka treguar se tashmë ka në dorë informacione konkrete dhe nuk do të ngurrojë t’i përdorë.

    Detaje nga dokumenti

    “Plani Strategjik i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokurorisë së Posaçme) përfshin një vështrim të përgjithshëm të objektivave dhe prioritetet e tyre për një periudhë të caktuar 3 (tre) vjeçare, 2024-2027. Ky Plan Strategjik përqendrohet kryesisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pastrimit të parave, krimeve zgjedhore dhe terrorizimit duke synuar efikasitetin dhe efektivitetin në ndëshkimin e këtij grupi veprash penale. Në zbatimin e këtij Plani Strategjik, ndër të tjera, Prokuroria e Posaçme synon rritjen e ndjeshme të kapaciteteve hetimore dhe thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për të goditur format me të avancuara të korrupsionit, krimit të organizuar dhe grupeve kriminale.

    Ky Plan Strategjik, mban në vëmendje të veçantë bashkëpunimin sa më transparent me median duke e konsideruar besimin e publikut ndaj Prokurorisë së Posaçme si një ndër shtytësit kryesor të funksionimit të këtij institucioni. Plani Strategjik është ndërtuar duke u bashkërenduar dhe në koherencë me strategjitë si më poshtë: Strategjinë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024-2030; Strategjinë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit, 2024-2030; Strategjinë Kombëtare kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit 2024- 2030; Nëpërmjet këtij Plani Strategjik, Prokuroria e Posaçme ka parashikuar një rritje të hetimeve financiare dhe pasurore, duke ndërmarrë hetime të specializuara për zbulimin dhe ndjekjen e subjekteve të përfshira në veprat penale në kuadrin e pastrimit të parave. Ky aspekt i këtij Plani Strategjik ka për qëllim kufizimin maksimal të fuqizimit të grupeve kriminale, zyrtarëve publik të korruptuar dhe ndërmarrjen e masave parandaluese nëpërmjet sekuestrimit dhe konfiskimin e produkteve të pastrimit të parave”, thuhet në dokumentin e SPAK

    Presioni nga BE

    Kjo valë hetimesh nuk është vetëm një çështje e brendshme. SPAK është vënë nën presion të madh edhe nga Bashkimi Evropian, i cili ka bërë të qartë se Shqipëria nuk do të mund të ecë përpara në procesin e integrimit pa rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit. Brukseli ka sinjalizuar se negociatat për anëtarësim mund të bllokohen nëse nuk ka arrestime dhe sekuestrime të pasurive të zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion. Sipas strategjisë së re të SPAK, e cila është hartuar në përputhje me standardet ndërkombëtare,

    “Prokuroria e Posaçme ka marrë në konsideratë përmbushjen e detyrimeve të këtij institucioni në kuadër të strategjive kombëtare dhe ndërkombëtare dhe detyrimeve që ka marrë shteti shqiptar në zbatim të konventave ndërkombëtare dhe procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Përmbushja e këtij synimi kontribuon në sigurinë rajonale dhe atë globale në parandalimin e grupeve kriminale, korrupsionit, pastrimit të parave dhe terrorizmit që fillojnë në territorin shqiptar ose kryhen nga shtetas shqiptar jashtë vendit. Në këtë mënyrë, Prokuroria e Posaçme përmbush dhe luan një rol kyç për sigurinë kombëtare dhe atë ndërkombëtare”, thuhet ndër të tjera nga strategjia e re e SPAK. SOT.COM.AL

  • Termeti 7.1 balle TR*NDIT kete vend, vjen paral*jmerimi per nje..

    Termeti 7.1 balle TR*NDIT kete vend, vjen paral*jmerimi per nje..

    Tonga është tronditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë, duke shkaktuar frikën e një cunami.

    Tërmeti ishte në një thellësi prej 10 kilometra nga bregu Pangai, në anën perëndimore të vendit ishullor të Paqësorit Jugor të hënën herët në mëngjes.

    Ekziston një kërcënim për cunami për rajonet përreth me valë të rrezikshme të mundshme, për brigjet që ndodhen brenda 300 kilometrave nga epiqendra.

    Më shumë se 1000 njerëz kanë raportuar se e kanë ndjerë lëkundjen. Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme.

    Byroja e Meteorologjisë konfirmoi se nuk ka kërcënim për cunami për Australinë.

    Tonga përbëhet nga 171 ishuj dhe ka një popullsi prej mbi 100,000 banorësh.

  • Altin Dumani TR*NDIT nga themelet të korruptuarit, si do fundosen pushtetarët me pasuri marramendëse, të rrezikuar jane..

    Altin Dumani TR*NDIT nga themelet të korruptuarit, si do fundosen pushtetarët me pasuri marramendëse, të rrezikuar jane..

    Një erë e re ka nisur të fryjë në korridoret e drejtësisë shqiptare. Kreu i SPAK, Altin Dumani ka aktivizuar planin e tij më agresiv për të çmontuar perandoritë financiare të ngritura mbi korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin. Dokumenti i publikuar nga Prokuroria e Posaçme tregon qartë se drejtësia nuk do të ndalet më në premtime boshe apo procese të zvarritura, por do të shkojë drejtpërdrejt te pasuritë e dyshimta. Për vite me radhë, të ashtuquajturit “të paprekshëm” kanë jetuar në luks të pacenuar, duke ndërtuar vila madhështore, duke fshehur miliona euro në parajsa fiskale dhe duke përdorur pushtetin e tyre për të siguruar imunitet nga drejtësia. Por duket se ora e tyre ka ardhur.

    Me një qasje të re dhe më të ashpër, SPAK me planin strategjik 2024-2027 do të investohet edhe më shumë për të gjurmuar transaksionet financiare, pronat e fshehura dhe pasuritë e dyshimta të politikanëve, ish-zyrtarëve të lartë, biznesmenëve të lidhur me qeverinë dhe figurave të botës së krimit. Sipas dokumentit, SPAK do të shkojë shumë më thellë te pasuritë sesa më parë dhe hetimet do të prekin nivelet më të larta të pushtetit. Në listën e atyre që rrezikojnë të humbasin gjithçka nuk janë më vetëm disa ish-drejtorë apo zyrtarë të nivelit të mesëm, por edhe emra të njohur që dikur e konsideronin veten mbi ligjin.

    Dokumenti që po trondit politikën dhe oligarkët

    Sipas dokumentit të publikuar nga SPAK, prokurorët e posaçëm kanë një strategji të re: në vend që të presin me vite për të vërtetuar çdo detaj të një skeme korrupsioni, ata do të përqendrohen drejtpërdrejt te pasuritë e dyshimta. Kjo është një ndër provat që pushtetarët e korruptuar nuk e shkatërrojnë dot siç kanë bërë me aferat e tjera. Kjo qasje pritet të tronditë politikanët, biznesmenët dhe emrat “VIP” nga krimi që për vite kanë ndërtuar perandori financiare mbi tendera të fryrë, koncesione skandaloze dhe vendime qeveritare të personalizuara. Emrat e përfshirë që do të prekin këto hetime do të jenë ndër më të fuqishmit në politikën dhe ekonominë shqiptare.

    Ish-kryeministra, ish-presidentë që kanë firmosur ligje në favor të miqve të tyre të biznesit, ministra dhe ish-ministra që kanë marrë vendime të errëta për koncesione miliardëshe, deputetë e ish-deputetë që kanë parë Parlamentin si një sallë ankandi për interesat personale, kryebashkiakë që kanë transformuar qytetet në pronë private dhe oligarkë që kanë ndërtuar monopole të paprekshme. Të gjithë janë tani nën lupën e drejtësisë. Një pjesë e madhe e këtyre individëve kanë përdorur pozitat e tyre për të siguruar një jetë luksoze për veten dhe familjet e tyre. Ata kanë përdorur pasaporta të dyta, llogari bankare offshore dhe kompani fantazmë për të fshehur gjurmët e pasurive të tyre. Por SPAK ka treguar se tashmë ka në dorë informacione konkrete dhe nuk do të ngurrojë t’i përdorë.

    Detaje nga dokumenti

    “Plani Strategjik i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokurorisë së Posaçme) përfshin një vështrim të përgjithshëm të objektivave dhe prioritetet e tyre për një periudhë të caktuar 3 (tre) vjeçare, 2024-2027. Ky Plan Strategjik përqendrohet kryesisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pastrimit të parave, krimeve zgjedhore dhe terrorizimit duke synuar efikasitetin dhe efektivitetin në ndëshkimin e këtij grupi veprash penale. Në zbatimin e këtij Plani Strategjik, ndër të tjera, Prokuroria e Posaçme synon rritjen e ndjeshme të kapaciteteve hetimore dhe thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për të goditur format me të avancuara të korrupsionit, krimit të organizuar dhe grupeve kriminale.

    Ky Plan Strategjik, mban në vëmendje të veçantë bashkëpunimin sa më transparent me median duke e konsideruar besimin e publikut ndaj Prokurorisë së Posaçme si një ndër shtytësit kryesor të funksionimit të këtij institucioni. Plani Strategjik është ndërtuar duke u bashkërenduar dhe në koherencë me strategjitë si më poshtë: Strategjinë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024-2030; Strategjinë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit, 2024-2030; Strategjinë Kombëtare kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit 2024- 2030; Nëpërmjet këtij Plani Strategjik, Prokuroria e Posaçme ka parashikuar një rritje të hetimeve financiare dhe pasurore, duke ndërmarrë hetime të specializuara për zbulimin dhe ndjekjen e subjekteve të përfshira në veprat penale në kuadrin e pastrimit të parave. Ky aspekt i këtij Plani Strategjik ka për qëllim kufizimin maksimal të fuqizimit të grupeve kriminale, zyrtarëve publik të korruptuar dhe ndërmarrjen e masave parandaluese nëpërmjet sekuestrimit dhe konfiskimin e produkteve të pastrimit të parave”, thuhet në dokumentin e SPAK

    Presioni nga BE

    Kjo valë hetimesh nuk është vetëm një çështje e brendshme. SPAK është vënë nën presion të madh edhe nga Bashkimi Evropian, i cili ka bërë të qartë se Shqipëria nuk do të mund të ecë përpara në procesin e integrimit pa rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit. Brukseli ka sinjalizuar se negociatat për anëtarësim mund të bllokohen nëse nuk ka arrestime dhe sekuestrime të pasurive të zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion. Sipas strategjisë së re të SPAK, e cila është hartuar në përputhje me standardet ndërkombëtare,

    “Prokuroria e Posaçme ka marrë në konsideratë përmbushjen e detyrimeve të këtij institucioni në kuadër të strategjive kombëtare dhe ndërkombëtare dhe detyrimeve që ka marrë shteti shqiptar në zbatim të konventave ndërkombëtare dhe procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Përmbushja e këtij synimi kontribuon në sigurinë rajonale dhe atë globale në parandalimin e grupeve kriminale, korrupsionit, pastrimit të parave dhe terrorizmit që fillojnë në territorin shqiptar ose kryhen nga shtetas shqiptar jashtë vendit. Në këtë mënyrë, Prokuroria e Posaçme përmbush dhe luan një rol kyç për sigurinë kombëtare dhe atë ndërkombëtare”, thuhet ndër të tjera nga strategjia e re e SPAK. SOT.COM.AL

  • A do penalizohen? Banorët përdorin “Instagramin”, produksioni i kap shah mat

    A do penalizohen? Banorët përdorin “Instagramin”, produksioni i kap shah mat

    Një situatë e pazakontë ka ndodhur ditën e soptme për banorët e “BBVA4.

    Bëhet fjalë për momentin kur Gjesti, Danja e Rozana u kapën shah mat teksa përdorinin rrjetin social “Instagram” nëpërmjet një ekran të madh që shërben për promocion i cili ndodhej në dhomën e surprizave.

    Në një video të publikuar në rrjet vërehet qartazi momenti kur banorët vijojnë të komentojnë mes tyre rreth Instagramit.

    Gjesti i emocionuar tenton që të hapë aplikacionin, ndërkohë Danja e paralajmëron: Kujdes se është e monitoruar.

    Plot entuziasëm e humor, banorët tërhiqen mbrapsht në momentin kur produksioni i njofton për të dalë nga dhoma.

  • Gjithcka eshte VULOSUR! Jul Deda: Këta janë 5 finalistët e Big Brother VIP Albania 4!

    Gjithcka eshte VULOSUR! Jul Deda: Këta janë 5 finalistët e Big Brother VIP Albania 4!

    Aktori Jul Deda ka dhënë emrat e 5 finalistëve të këtij edicioni.

    I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” analizoi lojën e banorëve dhe dinamikat që janë krijuar në shtëpi, duke bërë edhe një listë të atyre që, sipas tij, do të shkojnë në finale.

    Pa asnjë mëdyshje, Deda u shpreh se pesë banorët që shikon si finalistë të këtij sezoni janë: Rozana, Laerti, Gjesti, Gerta dhe Danja (ose Loredana), duke lënë jashtë Eglin, Jozin, Aldon dhe Kellyn.

    “Big Brother VIP Albania 4” po hyn në fazën e tij më intensive, dhe spektakli i së shtunës solli disa zhvillime të bujshme.

    Moderatori Ledion Liço zbuloi zyrtarisht se finalja e këtij sezoni do të mbahet më 19 prill.

    Gjatë mbrëmjes u zhvillua edhe një eliminim, ku Aldo Marku u largua nga shtëpia, por ai u rikthye falë biletës së fatit.

    Megjithatë, ajo që ka habitur më shumë banorët dhe publikun është fakti që këtë herë nuk pati nominime të zakonshme. Në vend të tyre, e gjithë shtëpia është në nominim, dhe Ledioni paralajmëroi se në spektaklin e së martës mund të ketë një, dy apo edhe tre eliminime.

    Ky vendim ka shkaktuar pasiguri dhe tension mes banorëve, të cilët tani janë të gjithë në rrezik dhe nuk e dinë çfarë surprizash i presin në vazhdim!

  • Ngjarje si në filma në Lushnjë! Hajdutët grabisin kasafortën e biznesit dhe furgonin, gjatë largimit përfundojnë në kanal

    Ngjarje si në filma në Lushnjë! Hajdutët grabisin kasafortën e biznesit dhe furgonin, gjatë largimit përfundojnë në kanal

    Një biznes në afërsi të Golemit në Lushnje ka rënë pre e grabitjes gjatë orëve të natës.

    Mësohet se në një biznes thertore kanë hyrë disa persona dhe kanë vjedhur kasafortën si dhe kanë marrë një nga furgonat e kompanisë për ta transportuar dhe larguar nga vendngjarja. Gjatë largimit në nxitim, hajdutët kanë gabuar dhe kanë dalë nga rruga me makinën që po kryenin vjedhjen dhe kanë rënë në kanalin kullues.

    Policia në vendngjarje ka kryer ekspertizën dhe ka dokumentuar provat që mund të çojnë në gjetjen dhe kapjen e autorëve.

    Gjithashtu në zonë po merren edhe pamjet filmike nga kamerat e sigurisë së bizneseve për të gjetur dhe për të zbardhur dinamikën e ngjarjes si dhe për të zbuluar se me çfarë mjeti shkuan autorët për të kryer vjedhjen.

    Pasi furgoni me të cilin po largoheshin ka rënë në kanal në dalje të fshatit Golem i vogël drejt autostradës, autorët janë larguar me një tjetër mjet dhe sipas burimeve nga policia kanë dalë në autostradën Lushnje-Rrogozhinë.

  • Rikthehet dimri? Meteorologia: Cm*nduri në javën e parë të prillit

    Rikthehet dimri? Meteorologia: Cm*nduri në javën e parë të prillit

    Meteorologia Tanja Porja ka parashikuar se si do të jenë kushtet e motit përgjatë muajit prill.

    Porja tha se java e parë e muajit prill pritet të ketë reshje shiu, të cilat sipas saj nuk do të jenë me intensitet maksimal, por do të kenë shtrirje thuajse në të gjithë vendin.

    Ajo tha gjithashtu se gjatë muajit prill do të kemi dy episode me reshje dëbore në zonat malore, që sipas meteorologes, është diçka jo shumë e zakonshme për këtë kohë.

    “E gjithë java do të jetë me shi. Marsi u përmbyll ashtu siç ne e kishim parashikuar, me kapërcime të temperaturave nga mjaft të ulëta në ato të larta që arritën deri në 27 gradë celcius maksimumi, ndërkohë që kemi patur edhe vlera negative dhe disa episode me reshje dëbore.

    E kishim thënë edhe më herët se dëbora do të shfaqej edhe në Prill dhe në fakt këtë dua të them. Të paktën 2 episode me reshje dëbore do i kemi edhe në prill. Sidomos në zonat malore. Shanset që tëketë dëborë në Tiranë në muajin prill janë shumë afër zeros.

    Muaji mars dhe prill janë muaj mjaft të pasur me reshje, në kushte klimatike normale. Ne kemi edhe një sinjal që muaji maj do të jetë mjaft i lagësht, do të ketë reshje edhe këtë muaj. Këtë mars dhe prill, ndryshe nga zakonisht, ka pasur dhe do ketë reshje të pakta shiu. Java e parë ka reshje të pakta”, tha Porja në A2 CNN

  • DHIMBJE E MADHE/ Vetëm 21 vjeç, futbollisti rrëzohet në fushë në mes të ndeshjes dhe ndërron jetë

    DHIMBJE E MADHE/ Vetëm 21 vjeç, futbollisti rrëzohet në fushë në mes të ndeshjes dhe ndërron jetë

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi, ku futbollisti 21-vjeçar i ekipit Atromitos Piraeus, Alex Bangse, u rrëzua në fushë dhe ndërroi jetë.

    Ngjarja tragjike ka ndodhur në pjesën e parë të ndeshjes Atromitos Piraeus – Ikaros Kallithea, në stadiumin Rentis. Sipas soccerlive.gr, atleti i ri është ndjerë shumë keq në dhomat e zhveshjes në pjesën e parë të ndeshjes dhe është rrëzuar pak minuta më vonë në fushë.

    I menjëhershëm ka qenë reagimi i mjekut të ndeshjes dhe anëtarëve të skuadrës, të cilët tentuan ta ringjallën, ndërsa u përdor edhe një defibrilator. Futbollisti 21-vjeçar është dërguar me urgjencë në spital me ambulancë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për rreth një orë, ai nuk mundi të mbahej në jetë.

    Lajmi për vdekjen e tij tronditi publikun e futbollit, me miqtë, shokët e skuadrës dhe personazhet e sportit që shprehën trishtimin e tyre për humbjen e papritur të sportistit të ri.