Category: Lajme

  • Epidemiologu sqaron qytetarët: Ja si ta dalloni nëse ju ka ftohur kondicioneri apo jeni prekur nga varianti i ‘Delta-s’

    Epidemiologu Taulant Muka, përmes një lidhjeje të drejtëpërdrejtë me emisionin ‘Me Xhaxhiun’ në FaxNews, foli rreth rrezikshmërisë së variantit ‘Delta’ të Covid-19 dhe simptomave që mund të na bëjnë të kuptojmë nëse jemi mbartës të tij apo jo. Muka u shpreh se për ta dalluar nëse kemi një ftohje nga kondecioneri apo nëse jemi infektuar me variantin Delta, diferencën e bëjnë simptomat tipike të Covid-19 si humbja e nuhatjes apo shijes. Megjithatë epidemiologu theskson se të dhënat vijnë nga studime jo fort të mirëoragnizuara ende.

    “Patjetër që mund të jenë. Nuk është se simptomat ndryshojmë shumë nga variantete e reja që kanë ekzistuar. Të dhënat vijnë nga studime jo shumë të mirëorganizuara. Në këtë aspekt unë nuk besoj se ndryshon në kontekstin e simptomatologjisë tipike të Sars Cov2 që në fund të fundit është e ngjashme me simptomatologjinë gripale, por që ajo që e bën diferencën është humbja e nuhatjes apo shijes për disa persona dhe në këtë kontekst është me vlerë për të përmendur se ftohja mund të ndodhë edhe për arsye të tjera që nuk ka të bëjë me Sars Cov-2-shin. Edhe në Shqipëri që përdoren shumë kondicionerët është e natyrshme që të ndodhë. Ajo që duhet të na bëjë të kujdesëshëm është kur kemi qenë rast kontakti i një personi të konfirmuar pozitiv ose një grupmoshe që është më e rrezikuar se të tjerat për të patur komplikacione të sëmundjes‘, tha Muka.

    Për sa i përket grupmoshave më të rrezikuara, Muka theksoi se ato janë grupmoshat mbi 60-65 vjeç që kanë dhe sëmundje bashkëshoqëruese.

    “Unë besoj që varet nga grupmoshat që ne flasim. Nëse është një grupmoshë e re nuk besoj që është shumë e rrezikuar për sa i përket impaktit që mund të ketë në shëndet. Mos të harrojmë që në moshat e reja nën 40-vjeç virusi ka impakte negative në nivele shumë të ulta krahasuar me grupmoshën 60-65 vjeç të cilët kanë dhe sëmundje bashkëshoqëruese“, theksoi Muka.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Shëngjin/ Vrojtuesi i plazhit shpëton në kohë rekord pushuesin që po mbytej

    Një roje bregdetare ka shpëtuar mrekullisht një pushues i cili rrezikoi të humbte jetën ndërkohë që po lahej në plazhin e Shëngjinit.

    Sipas burimeve, vrojtuesi i plazhit Robert Neçaj ka pare një burrë të kthyer përm bys duke pirë uje, dhe menjëherë ka ndërhyrë per t’i dhënë ndihmën e parë nëpërmjet reaniminit kardio-pulmonar, duke e rikthyer atë në jetë.

    Ndërkohë për ndihmë më të specializuar kanë mbërritur edhe autoambulanca duke e dërguar në spitalin e Lezhes.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Pamje të rënda, polici i Bashkisë ğoḋeṭ me ṣhḳelḿa të moshuarin e rrëzuar në tokë (video)

    Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në “Facebook” ka publikuar një video skan daloze.

    Në video shihet qartë teksa një polic i Bashkisë së Tiranës, rrëzon përtokë me shke lma të moshuarin.

    Postimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

    Narkobanditi me uniforme i Lal Plehut g odet dhe rre zon pert oke te moshuarin! Çnjerzore! Sb

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Masat anti-Covid/ Ministria e Shëndetësisë jep njoftimin: Ja deri në çfarë ore do të lejohen dasmat

    Oda e Hotelierisë në Kosovë ka bërë të ditur se nga Ministria e Shëndetësisë i kanë njoftuar për zgjatjen e orarit të punës në gastronomi deri në orën 01:00 pas mesnate.

    Deri në këtë kohë do të lejohet edhe mbajtja e dasmave. Nga kjo Odë, përmes një njoftimi për media, kanë thënë se vendimi pritet të hyjë në fuqi nga dita e mërkurë.

    Po ashtu, thuhet se numri i të ftuarve në hapësira të mbyllura do të jetë deri në 300 persona.

    Njoftimi i plotë:

    ODA E HOTELIERISË DHE TURIZMIT TË KOSOVËS i njofton të gjithë gastronomët, hotelierët, pronarët e sallave të dasmave, pronarë të pishinave, clubeve të natës, dhe çdo sektor tjetër që pas shumë konsultimeve dhe takimeve me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, sot Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof. dr. Hysen Sogojeva dhe drejtori i departamentit të estradës z. Afrim Muqiqi bashkë me të gjitha departamentet e tjera të OHT-së, na njoftuan se në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë z. Arben Vitia kanë ardhë në përfundim të një vendimi të ri.

    ZGJATJA E ORARIT do të bëhet deri në ora 01:00 pas mesnate, si dhe numri i të ftuarve në hapësirat e mbyllura të jetë deri në 300 PERSONA.

    Ky vendim pritet të hyjë në fuqi nga dita e Mërkure/14.07.2021!

    Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës me të gjitha strukturat e saj e mirëpret dhe e përshëndet këtë vendim dhe është falenderuese nga të gjitha Institucionet përkatëse për besimin e dhënë për bashkëpunim në të mirën e shëndetit publik si dhe Bizneseve

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Dalin detaje të rënda, 19-vjeçarja shqiptare mund të jetë ṙṙëḿbyer por mbahet ῥenğ për ῥṙoṣṭiṭucion

    Janë zbardhur detaje të reja nga rasti tr onditës i 19-vjeçares shqiptare Artemis e zhdukur prej muajsh. Mediat greke shkruajnë se ka dyshime se e reja shqiptare mund të jetë rrëmbyer dhe po mbahet peng nga persona që kanë si qëllim pr ostitu cionin online.

    Ky dyshim erdhi pas gjetjes së 17-vjeçares Amanda, e cila u rrëmbye dhe u mbajt peng nga një efektiv polivie.

    Rasti i 17-vjeçares nga Rumania, e cila ra në duart e personit të gabuar që e shfrytëzonte për pro stitucion ka shtuar dyshime se tani të gjitha vajzat e tjera që janë shpallur të zhdukura.

    I arrestuari e ekspozonte të mi turën në një faqe interneti, e cila përdorej për “reklamimin” e vajzave që shfrytëzoheshin.

    Duke marrë parasysh këtë fakt, Policia tani po heton përsëri faqen për të parë nëse ka ndonjë gjurmë të shqiptares, e cila po dyshohet se ka rënë pre e të njëjtës skemë.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Po festonte si i ‘çmendur’ fitoren e Italisë, makina me targa shqiptare përplas keq motorin

    Një aksident, fare i papritur është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Itali, ku protagonist ka qenë një shqiptar, të paktën siç shihet nga targat e makinës.

    Aksidenti është regjistruar gjatë festimeve për fitoren e Italisë në kampionatin Europian.

    Shqiptari ka qenë duke bërë drift, por nuk e ka parë fare një motor që po i vinte drejt dhe e ka përplasur. Ende nuk dihet si është gjendja e të aksidentuarit.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Lajm i mirë/ Një tjetër shtet europian hap kufirin me Shqipërinë, mjafton vetëm testi Covid

    Aeroporti Nënë Tereza ka njoftuar ditën e sotme se Suedia ka vendosur të hapë kufirin për shtetasit shqiptar mjafton që të kryejnë një test anti-Covid 48 orë para udhëtimit.

    NJOFTIMI ZYRTAR:

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

    Të gjithë pasagjerët shqiptarë janë pasaportë biometrike, mund të drejtohet në Suedi, vetëm me detyrimin dhe testin PCR negativ të 48 orëve të fundit.

    Ju faleminderit për bashkëpunimin,

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • I fundit/ Aksident i rëndë në Gjirokastër, makinat përplasen me betonierën (VIDEO)

    Një aksident është regjistruar në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë. Ngjarja ndodhi pranë fshatit Derviçian.

    Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se në aksident u përfshinë dy automjete tip ‘Benz ml’ si dhe një betoniere.

    Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të pla gosur, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Kryenin manovra të rrezikshme në rrugë dhe mbi 150km/h, policia kryen arrestime masive

    Policia Rrugore ka forcuar kontrollet, ndërsa ka ndëshkuar drejtuesit e mjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit.

    Në 24 orët e fundit në pra nga kanë përfunduar 23 drejtues mjetesh në kryeqytet, por janë arrestuar edhe në rrethe.

    Po ashtu mësohet se policia ka ndëshkuar me masë administrative 2032 drejtues mjetesh.

    NJOFTIMI I POLICISË
    Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!
    Vijojnë kontrollet intensive në të gjitha rrugët interurbane dhe në qendrat e banuara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.
    Intensifikimi i kontrolleve nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë dhe Sektorët e Policisë Rrugore në DVP-të, duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike, makina të paloguara, gjatë 24 orëve të fundit, ka çuar në pranga 23 drejtues mjetesh, nga të cilët 13 për drejtim mjeti në gjendje të de hur, që varionte nga 0.64 mg/l deri në 1.49 mg/l, dhe 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
    Falë rritjes së besimit të qytetarëve te Policia janë parandaluar disa ngjarje të mundshme rrugore me pasoja për jetën, konkretisht:

    Në Berat u arrestua në flagrancë shtetasi E. Ç., 35 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Berat-Poliçan, duke drejtuar në gjendje të de hur mjetin që e përdorte për shërbim publik (mikrobus 18-vendësh me pasagjerë në mjet). Nga matja me aparatin drager rezultoi testi i parë në masën 1.07 mg/l dhe testi i dytë 1.09 mg/l. Drejtuesi i mjetit u ndëshkua me masë administrative 15.000 lekë të rinj, pezullim të lejes së drejtimit për 24 muaj dhe zbritje 8 pikë nga leja e drejtimit. Në Tiranë, shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. A., 52 vjeç, i cili drejtonte mjetin në gjendje të de hur në masën 0.64 mg/l dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë. Gjatë verifikimit rezultoi se automjeti me targa angleze ishte në emër të një shtetasi tjetër dhe ishte jashtë afatit të qëndrimit në Republikën e Shqipërisë. Ndaj 52-vjeçarit, i cili ishte me leje drejtimi të falsifikuar, u mor masë administrative 50.000 lekë të rinj, si dhe iu konfiskua automjeti.

    Po në Tiranë u arrestua shtetasi E. P., 38 vjeç, i cili kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke drejtuar mjetin në gjendje të de hur, në masën 1.47 mg/l, në rrugën e Shkozës. Drejtuesi është ndëshkuar me masë administrative 27.000 mijë lekë të rinj, pezullim të lejes së drejtimit 20 muaj dhe zbritje 8 pikë nga patenta.

    Në Spille, Kavajë, është arrestuar A. B., 50 vjeç, pasi kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke drejtuar mjetin në gjendje të de hur në matjen e parë në masën 1.31 mg/l dhe në matjen e dytë në masën 1.29 mg/l. Ky shtetas është ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë të rinj, pezullim për 15 muaj të lejes së drejtimit dhe zbritje 8 pikë nga leja e drejtimit.

    Gjithashtu, përgjatë kontrolleve parandaluese të alternuara, me qëllim konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve që janë burim për aksidentet rrugore, efektivët e Policisë Rrugore, krahas procedimit administrativ për shkeljet e konstatuara, përgjatë 24 orëve të fundit kanë arrestuar në kushtet e flagrancës 5 drejtues mjetesh, për tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, 4 prej tyre nga Policia Rrugore e Tiranës dhe 1 nga Policia Rrugore e Elbasanit, të cilët për t’i shpëtuar masës administrative, iu kanë ofruar punonjësve të Policisë Rrugore, nga 1.000 deri në 2000 lekë të rinj.

    Po gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve dhe denoncimeve në Komisariatin Dixhital e në numrin pa pagesë 112, janë ndëshkuar me masë administrative 2032 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore, si parakalime e manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi tej normave të lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo kaskës mbrojtëse, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo pa leje drejtimi.

    Gjithashtu janë pezulluar 39 leje drejtimi, nga të cilat 28 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionte nga 146 km/h në rrugën Tiranë-Elbasan, 153 km/h dhe 167 km/h në Fier-Vlorë, 169 km/h në Durrës-Maminas dhe deri në 186 km/h në rrugën nacionale Tepelenë–Gjirokastër, si dhe 11 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alko olit.

    Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.
    #MosUbejStatistike🚑
    #RregullKujdesDurimDestinacion

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Asnjë humbje jete, 5 raste të reja në 24 orët e fundit

    Asnjë humbje jete nga COVID-19 në vend në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 5 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit, të gjitha në Tiranë.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

    Në 24 orët e fundit janë kryer 2658 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, pesë qytetarë në Tiranë.

    Aktualisht janë 89 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

    Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,052 që nga fillimi i epidemisë.

    Statistika (12 Korrik 2021)
    Raste të reja ditore 5
    Të shëruar në 24 orë 2
    Të shtruar në spitale 7
    Humbje jete në 24 orë 0
    Testime ditore 2658

    Testime totale 837,388
    Raste pozitive 132,597
    Raste të shëruara 130,052
    Raste Aktive 89
    Humbje jete 2,456

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 35
    Elbasan 12
    Fier 11
    Korçë 8
    Vlorë 7
    Shkodër 5
    Lezhë 4
    Durrës 4
    Kukës 2
    Gjirokastër 1

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP