Category: Lajme

  • Ngjarja e rëndë në Gramsh, 7 pasagjerë ishin mbi kapacitetin e lejuar në autobus (Video)

    Numri i pasagjerëve mbi kapacitetin e lejuar dyshohet të ketë qenë shkaku i aksi dentit të rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Gramsh.

    Burime nga grupi hetimor kanë thënë për “Panorama.al” se kanë qenë të paktën 7 pasasgjerë mbi kapacitetet, që qëndronin ulur midis dy sediljeve të minibusit me stola prej druri.

    Tre nga të pla gosurit janë në gjendje kritike për jetën. Tre nga të pla gosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku dy u transportuan me autoambulancë ndërsa i treti me helikopter.

    “Panorama.al” po ashtu mëson se mes të pla gosurve është edhe një fëmijë 6 vjeç i cili po trajtohet në spitalin e Gramshit.

    Kujtojmë që si pasojë e aksi dentit humbi jetën 30-vjeçari Ledian Lami si dhe u pla gosën 9 pasagjerë të tjerë.

    Siç mund të shihet nga videot xhamat e minibusit janë thyer ndërsa mjeti ka marrë dëmtime të shumta në strukturë. Po ashtu në tokë dallohen veshjet dhe ushqimet, apo sendet e tjera personale që pasagjerët kanë pasur me vete./panorama

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Tërmeti i fortë lëkund Greqinë, ja epiqendra dhe magnituda

    Një tërmet i fortë me magnitudë 4 ballë ka tronditur pasditen e sotme ishullin e Lesbos në Greqi. Lëkundjet janë regjistruar rreth orës 17:43 me orën lokale.

    Sipas mediave helene epiqendra e lëkundjeve ka qenë 26 kilometra në jugperëndim të Mytilene. Thellësia fokale e lëkundjeve ishte 10 kilometra.

    Nuk ka raportime për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Në prag të finales së Euro2020, avokat Ngjela bën parashikimin dhe jep rezultatin e sfidës Itali-Angli

    I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, avokati Sparatak Ngjela, foli për Reformën në Drejtësi, por bëri dhe një koment mbi finalen e “Euro 2020”.

    Pikë së pari, Ngjela tha se për të pasur gjykata totalisht të pastra, duhet të presim ende.

    Ndërsa sa i përket ndeshjes, ai deklaroi se është tifoz i Anglisë. Avokati parashikoi, se sfida del ose 1 me 1 dhe vendoset nga pika e bardhë e penalltisë, ose fitojnë pastër “Tre Luanët” me rezultatin tre me zero.

    Reforma në Drejtësi po bën pastrimin, por ka edhe vështirësi. Sa kohë duhet të kemi gjykata të pastruara?

    Spartak Ngjela: Mos prisni që të bëhet shpejt. Do të bëhet më shpejt nga se u bë korrupsioni. Kjo është luftë kundër pushtetuesit, do të ketë sakrifica, vonesa në gjyq. Më mirë të kemi vonesa dhe të vendoset drejtësia, sesa të lemë korrupsionin dhe ta marrë gjyqin ai që paguan.

    Ju vetë si jetoni nga 8 vite më parë?

    Spartak Ngjela: Unë s’jam rrogëtar. Unë po flas për rrogëtarët, jo për biznesin. Ai është i gjithi me lëvizje korruptive. Unë them shqiptarët, unë jam privat.

    Ju kam parë të angazhuar me sportin, është finalja, kush do të fitojë?

    Spartak Ngjela: Ka momente të caktuara që nuk eliminohet tifozllëku, ajo eliminohet kur ke rezultatin. Kështu e bëjnë tifozët, e shohin që skuadra tjetër është superiore dhe gjejnë justifikime, nuk pranojnë humbjen. Mua do të më pyesësh pas ndeshjes, në këto momente pres të fitojë Anglia. Del ose 1 me 1, ose 3 me zero Anglia.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • E RËNDË/ Gråbitet gjyqtari në Durrës, hajdutët i marrin çantën me dokumente dhe paratë

    Një gjykatës italian është gr abitur ditën e sotme në afërsi të Golemit, nga persona ende të paidentifikuar teksa ishte duke rregulluar gomën e makinës së tij.

    Lajmin e bën me dije gazetari i kronikës në Vlorë, Enrik Mehmeti, të cilin vetë gjykatësi e ka njoftuar për t’i komunikuar ngjarjen.

    Ai ka treguar se i kanë vje dhur çantën e cila mbante brenda dokumente të rëndësishme dhe para që kishte vendosur të shpenzonte gjatë qendrimit në Shqipëri, pasi kishte ardhur për të pushuar.

    Gazetari Mehmeti thotë se gjykatësi kishte blerë një shtëpi në Vlorë, ndërsa i bën thirrje autoriteteve që të zbardhin ngjarjen dhe të vënë në pra nga hajdutët./newsbo mb

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • E FUNDIT/ Hyri për të shpëtuar tjetrin, ndërron jetë njëri nga pushuesit në Fier (Emri)

    Një person është mbytur këtë të shtunë në plazhin e “Pishe Poros” në Fier.

    Ndërsa një tjetër, ndodhet në gjendje të rëndë.

    Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se i mbytur ka mbetur 60-vjeçari Fiqo Rexhepi, ndërsa 47-vjeçari Arben Alizoti ka arritur të shpëtojë.

    47-vjeçari Alizoti ka hyrë në ujë për të shpëtuar 60-vjeçarin Rexhepi, i cili po rrezikonte të mbytej.

    Por ky i fundit, nuk ia ka dalë të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Nga krahu tjetrër, 47-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Fierit.

    Njoftimi i Policisë:

    Pishë Poro, Darëzezë

    Sot rreth orës 17:00, në plazhin publik në Pishë Poro, Darëzezë, shtetasit A. A., 47 vjeç dhe F. R., 60 vjeç, të dy banues në Fier, duke u larë në det kanë rrezikuar të mbyten.

    Pushuesit që ishin pranë tyre dhe më pas punonjësit e Policisë që patrullojnë në bregdet, u kanë dhënë ndihmën e parë dhe i kanë çuar me ambulancë në spitalin e Fierit.

    60- vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital ndërsa 47-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

    Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • LAJMI I FUNDIT! Të shtêna me årmê në Durrës, ka të plågosur

    Një konf likt i çastit ka degraduar në përdorimin e ar mës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në Shënvlash, të Durrësit.

    Mësohet se dy persona janë konf liktuar, por ende nuk dihet arsyeja përse dhe njëri prej tyre ka pla gosur tjetrin në këmbë.

    I pla gosuri është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rre zikut për jetën.

    “Më datë 10.07.2021, në orën 17:30, në Shënvlash, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit shtetasi L. K., ka plagosur me ar më zj arri në këmbë shtetasi N. Ç., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

    Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • E FUNDIT/ Dy persona rrezikojnë të mbyten në Fier, dërgohen me urgjencë në spital

    Dy persona kanë rre zikuar të mbyten pasditen e së shtunës në plazhin e Pishe poros në Fier.

    Gazetari Ervis Kuçi, raporton për “BalkanWeb”, se bëhet fjalë për Arben Alizotin dhe Fiqo Rexhepi.

    Të dë mtuarit janë transportuar në spitalin e Fierit, në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Dy personave u është dhënë ndihma e parë nga policia dhe roja bregdetare.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Temperatura 41°​C, ‘çmendet’ moti dhe fillon breshëri sa një ‘grusht’ (Video)

    Në mes të korrikut, nga temperaturat që ishin 41°​C, në Elbasan ka filluar të bjerë breshër sa një ‘grusht’.

    Këto pamje të siguruara nga Report Tv vijnë nga qendra e Elbasanit dhe afër tunelit të Krrabës.

    Pritet që edhe paraditja e nesërme të karakterizohet nga një shtim i reshjeve.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Lajm i trishtë, ndërron jetë nga infarkti biznesmeni në Sarandë (Emri+Foto)

    Një ngjarje e trishtë është shënuar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Sarandës.

    Biznesmeni Shuaip Sejko, i njohur me pseudonimin “Çapi”, ka ndërruar jetë në orët e para të këtij mëngjesi, si pasojë e një infarkti.

    Policia e Sarandës njoftoi sot në një deklaratë për shtyp, duke thënë se ka gjobitur me 1 milion lekë të reja shtetasin K.S., pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje të aktivitetit, në lokalin e tij, në lagjen nr.1 Sarande. Policia ka ushtruar kontroll sot rreth orës 04.00 në lokalin e djalit të biznesmenit. Aty ka gjetur një tavolinë dhe për këtë arsye ka shoqëruar të riun në Komisariat.

    Dëshmitarë okularë kanë njoftuar babanë e tij, biznesmenin Shuaip Sejko, pronar i një hoteli në qytetin bregdetar.

    Sapo ka marrë vesh lajmin, ai ka tentuar të niset drejt Komisariatit të Sarandës, por është ndjerë keq dhe ka përfunduar në spital, ku më pas ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti.

    Më herë biznesmeni kishte kryer edhe një bypass./shqiptarja

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • E FUNDIT/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin, më shumë raste të reja sesa të shëruar në 24 orët e fundit

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

    Në 24 orët e fundit janë kryer 3070 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 7 qytetarë, në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 1 rast në Durrës, Vlorë, Devoll.

    Aktualisht janë 84 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

    Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë.

    Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

    Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,047 që nga fillimi i epidemisë.

    Statistika (10 Korrik 2021)

    Raste të reja ditore 7

    Të shëruar në 24 orë 4

    Të shtruar në spitale 7

    Humbje jete në 24 orë 0

    Testime ditore 3070

    Testime totale 831,691

    Raste pozitive 132,587

    Raste të shëruara 130,047

    Raste Aktive 84

    Humbje jete 2,456

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 32

    Elbasan 12

    Fier 11

    Korçë 9

    Vlorë 7

    Shkodër 5

    Lezhë 3

    Durrës 3

    Gjirokastër 1

    Kukës 1

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP