Category: Lajme

  • Pemë të thyera, makina të shkatërruara dhe rrugë të përmbytura, pamje apokaliptike pas stuhisë së fuqishme në Zvicër

    Zvicra ka përjetuar një ndër stuhitë më të mëdha të shiut gjatë viteve të fundit, e cila shkaktoi vërshime uji në rrugë e kaos në trafikun e Zyrihut.

    Më shumë se 4 centimetra shi ranë në Zyrih gjatë natës dhe mbi 3 centimetra shi ranë për vetëm 10 minuta në Waldegg, afër këtij qyteti, raportoi televizioni SRF.

    Disa pjesë të rrjetit të autobusëve dhe tramvajeve në Zyrih dolën nga funksioni për shkak se drunjtë e rrëzuar i bllokuan binarët dhe rrugët, ndërsa disa rrugë u prekën edhe nga vërshimet, shkruan Reuters.

    Autoritetet lokale nuk dhanë hollësi për ndonjë person të lënduar apo të vdekur.

    “Dola për të ecur herët në mëngjes dhe shiu thjesht nuk ndalej. Kishte drunj të mëdhenj që ishin rrëzuar gjatë natës, ishte vërtet e frikshme”, tha banorja e Zyrihut, Jessica Adams.

    Kantoni jugor, Wallis, i paralajmëroi njerëzit që të qëndrojnë larg lumenjve për shkak të rritjes së nivelit të ujit.

    Shërbimi meteorologjik tha se priten reshje të reja dhe se ka gjasë që vërshimet të përkeqësohen, sidomos afër liqeneve e lumenjve. Autoritetet gjithashtu paralajmëruan për rrezikun e rrëshqitjes së dheut



    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Rama: Eurooptimistët thonë: ‘Shqipëria do të hyjë në BE, kur Turqia të ketë presidencën’

    Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të jetë e fundit që do të dalë nga Bashkimi Europian.

    I pranishëm në edicionin e 23-të “Symi Symposium” Rama tha se eurooptimistët thonë se Shqipëria do të hyjë në BE, kur Turqia të ketë presidencën, ndërsa pesimistët se “Shqipëria do të hyjë në BE, kur Turqia të ketë presidencën”.

    “Autostradat mund të mos sjellin demokrati, por ato mund të ccojnë dhe demokracinë në dr eq. Kushdo që të bëhet pjesë në mini-shengen, është i mirëpritur. Është e qartë se Serbia nuk mund të thotë se duhet ta bëjë me të gjithë, ose me askënd. Duhet të ecim larg. Ccmenduri që të jesh i izoluar ndaj veegts dhe BE. Ka thë zëra që thonë se kjo është ;jugosllavia e re. Por nuk është kështu. Jemi shumë të vegjël. Por kompanitë e mëdha e bëjnë historinë shumë ndryshe. Do të ishte keq që të humbnim kohë. BE hezsitonte dhe për këtë gjë. Tashmë ata e kuptojnë dhe e duan. Por duhet ta bëjmë ne. Ne kemi edhe SHBA-të, sepse ne ishim të parët që shkonim në lu f të. Ne ishim bërë ush tar mjaft besnik të perandorve të reja për shkak të perandorive të vjetra. Ishim të fundit që u larguam nga Bashkimi Sovjetik, dhe të fundit nga Kina.

    Do të jemi të fundit që do të largohemi nga BE. Ka një shaka që është me një europesimist dhe një eurooptimisti. Eurooptimisti thotë; Turqia do të hyjë në BE kur Shqipëria të ketë presidencën. Europesimisti thotë: Shqipëria do të hyjë në BE, kur Turqia të ketë presidencën”, -tha Rama, duke shkaktuar edhe të qeshura në sallë.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “Bush më sfidoi, por s’ia doli”/ Batuta e Ramës në Athinë: Jam kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë i kryeministrave

    Kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar që të shkëmbejë disa batuta në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri George Papandreou, në Athinë.

    Rama tha se ai është kryeministri më i mirë në botë në pikturë dhe e kundërta, ndërsa shtoi se në këtë pikë tentoi që ta sfidonte George Bush dhe nuk ia doli.

    “Faleminderit për atë që më përmende që jam më i miri në botë. Jam kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë i kryeministrave, këtu jam i pashoqë. George Bush u përpoq, por nuk ia doli sfidës, kështu që deri tani nuk ka askush që më sfidon këtu. Siç e dini ne në Ballkan kemi nevojë të themi që jemi më të mirët në botë për diçka”, tha Rama.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Pas Italisë, dy shtete të tjera kërkojnë vaksinim me detyrim në disa profesione për këtë arsye

    Pas Italisë dhe Francës, edhe Greqia do të aplikojë vaksinimin e detyrueshëm kundër Coronës për punonjësit e shëndetësisë dhe kujdesit. Shkaku: përhapja e Deltës.

    Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis janë larguar nga kursi i vaksinimit vullnetar kundër COVID-19. Të dy ata njoftuan se do të duhej të vaksinoheshin personat që punojnë në sistemin e kujdesit shëndetësor. “Nëse nuk veprojmë tani, numrat e infektimeve në klinika do të rriten”, tha presidenti Emmanuel Macron, në një fjalim televiziv.

    Pa vaksinim nuk ka punë dhe para

    Në Francë, të gjithë punonjësit në spitale, ata që punojnë me të moshuar ose në shtëpitë e kujdesit për moshën e tretë, duhet të vaksinohen më së voni deri më 15 shtator. Ndryshe, sipas ministrit të Shëndetësisë Olivier Véran, ata nuk do të jenë më në gjendje të punojnë dhe nuk do të paguhen më.

    Coronavirus Impfstoffforschung Geberkonferenz Frankreich Präsident Macron
    Në Greqi, vaksinimi i detyrueshëm do të zbatohet nga mesi i gushtit për punonjësit në shtëpitë e kujdesit për të moshuar, ndërsa nga 1 shtatori për sektorin e shëndetësisë. “Ne mund të përfundojmë kapitullin e fundit të krizës shëndetësore vetëm nëse të gjithë marrin vaksinën që mundëson liri”, tha kryeministri Mitsotakis. Vendi nuk do të futet sërish në një lockdown, për shkak të qëndrimit negativ të individëve.

    Në Francë, fjalimi gjysmë ore i Macronit pati një efekt të menjëhershëm. Faqja për rezervime Doctolib kumtoi në Twitter se numri i aplikimit për orare për vaksinime është rritur shumë.

    Italia e para

    Vaksinimi i detyruar në Evropë është një fenomen jashtëzakonisht i rrallë. Edhe Macroni fillimisht i ka përjashtuar vaksinimet me detyrim në Francë. Italia, e cila u godit veçanërisht rëndë nga pandemia, ishte një përjashtim. Ky vend ka kërkuar që punonjësit e shëndetësisë të vaksinohen në mars.

    Përveç vaksinimit të detyrueshëm, Franca dëshiron ta bëjë paraqitjen e certifikatave shëndetësore si kusht për të vizituar restorantet ose qendrat tregtare, për udhëtime me trena ose fluturime brenda vendit, duke nisur nga muaji gusht. Dokumenti dëshmon se një person është vaksinuar, është shëruar apo ka bërë një test negativ. Në Greqi, kufizimet për personat që nuk janë vaksinuar do të futen në fuqi nga dita e premte (16.07).

    “Gara” kundër virusit

    Për grupet e rrezikuara që janë vaksinuar në fillim të këtij viti, do të ketë një rifreskim të vaksinës me një dozë të tretë në Francë, duke nisur nga shtatori. Macroni foli për një “garë” të re kundër virusit, i cili po përhapet përsëri në të gjithë Francën. Pa veprim të shpejtë, ekziston rreziku i përkeqësimit të sërishëm të gjendjes në spitale.

    Në Francë, si edhe në Greqi, rreth 40 përqind e popullsisë është plotësisht e vaksinuar. Në të dy vendet, numri i infektimeve të reja është rritur sërish kohët e fundit. Ekspertët thonë se shkaku i rritjes së infektimeve është përhapja e variantit Delta. Ky variant i virusit Corona është zbuluar për herë të parë në Indi

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • BE-ja nuk i njeh të gjitha vaksinat kundër COVID-19, ja çfarë thuhet për Astra Zeneca-n

    Pasi Dr. Ifenayi Nsofor dhe gruaja e tij morën dy dozat e vaksinës AstraZeneca në Nigeri, ata menduan se gjatë kësaj vere do të mund të udhëtonin në ndonjë prej shteteve evropiane. Por, u gabuan.

    Ky çift –dhe miliona persona të tjerë që janë vaksinuar kundër COVID-19 me ndihmën e Kombeve të Bashkuara – mund të ndalohen që të hyjnë në shumë shtete evropiane dhe shtete të tjera, pasi ato shtete nuk e njohin për udhëtim versionin e vaksinës AstraZeneca që është prodhuar në Indi, shkruan Associated Press.

    Edhe pse vaksina AstraZeneca prodhohet në Evropë dhe është miratuar për përdorin nga Agjencia Evropiane e Barnave, e njëjta vaksinë, që prodhohet në Indi, ende nuk ka marrë dritën e gjelbër për përdorim.

    Në Kosovë po ashtu administrohet vaksina AstraZeneca, por nga Ministria e Shëndetësisë nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse në vend përdoren vaksina AstraZeneca të prodhuara në Indi.

    Kosova ka pranuar vaksina AstraZeneca si donacion nga programi COVAX, po ashtu nga Norvegjia, Kroacia dhe Mali i Zi.

    Rregullatorët e BE-së thanë se AstraZeneca nuk ka përfunduar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për fabrikën indiane, përfshirë këtu edhe detajet mbi praktikat e saj të prodhimit dhe standardet e kontrollit të cilësisë.

    Por, disa ekspertë e përshkruajnë këtë lëvizje të BE-së si diskriminuese dhe të pabazuar në shkencë, duke theksuar se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka inspektuar dhe miratuar fabrikën në Indi. Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se situata jo vetëm që ta komplikojë udhëtimin dhe do të frustrojë ekonomitë e ndjeshme, por gjithashtu do të minojë besimin për vaksinat duke etiketuar disa vaksina si vaksina që janë nën standardin e kërkuar.

    Ndërsa fushata e vaksinimit po përfshin mbarë Evropën dhe shtete të tjera të pasura, autoritetet janë në an kth që ta shpëtojnë turizmin veror, duke lehtësuar masat kufizuese për kalimin e kufijve.

    Më herët gjatë këtij muaji, Bashkimi Evropian prezantoi certifikatën digjitale për COVID-19, që u mundëson banorëve të BE-së të lëvizin lirshëm në 27 shtetet e bllokut evropian nëse janë vaksinuar me një prej katër vaksinave të autorizuara nga Agjencia Evropiane e Barnave. Shtetasit e BE-së po ashtu mund të udhëtojnë lirshëm nëse prezantojnë një test negativ për COVID-19 apo dëshmi se e kanë kaluar virusin.

    Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe gjerësisht janë të mbyllura për vizitorët e jashtëm dhe certifikatat e BE-së janë parë si një model i mundshëm për udhëtimet në epokën e pandemisë COVID-19 dhe si një mënyrë për shtytje ekonomike.

    Vaksinat e mbështetura nga BE-ja përfshijnë edhe ato të prodhuara nga Pfizer, Moderna dhe Johnson & Johnson. Por, aty nuk përfshihet vaksina AstraZeneca, që prodhohet në Indi, apo edhe vaksinat e tjera të prodhuara në shtetet në zhvillim, përfshirë edhe vaksinat e prodhuara në Kinë dhe Rusi.

    Secili shtet i BE-së është i lirë që të aplikojë rregullat e tij për udhëtarët që vijnë nga brenda dhe jashtë bllokut dhe rregullat dallojnë nga shteti në shtet, duke krijuar edhe më shumë konfuzion te turistët. Disa shtete të BE-së, përfshirë Belgjikën, Gjermaninë dhe Zvicrën lejojnë personat që kanë marrë vaksina që nuk janë të mbështetura nga BE-ja, ndërkaq disa shtete tjera, përfshirë Francën dhe Italinë nuk lejojnë një gjë të tillë.

    Për Nsoforin, kuptimi që ai mund të ndalohet ishte “zhgënjyes”. Pas një viti të vështirë të punës gjatë pandemisë në Abuxha, Nsofor dhe gruaja e tij, së bashku me dy vajzat e tyre, mezi po prisnin që të kalonin pushimet verore në Evropë, ndoshta për të vizituar Parisin apo Salzburgun.

    Nsofor theksoi se vaksina e prodhuara në Indi, me të cilën është vaksinuar, është e autorizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për përdorim emergjent dhe këtë vaksinë e kishte dhuruar COVAX-i, programi i Kombeve të Bashkuara, që ndihmon shtetet e varfra me vaksina kundër koronavirusit.

    Autorizimit për përdorim emergjent të lëshuar nga OBSH-ja i parapriu një vizitë në fabrikën e Institutit Serum të Indisë, për t’u siguruar se kjo fabrikë përmbushte praktikat e mira të prodhimit dhe standardet e kontrollit të cilësisë.

    “Ne jemi mirënjohës ndaj BE-së për financimin e COVAX-it, por tani ata, në thelb po di skr imino jnë ndaj një vaksine që në mënyrë aktive e kanë financuar dhe promovuar”, tha Nsofor.

    “Kjo do të krijojë hapësirë për lloj-lloj teorish të konspiracionit që vaksinat që po i merr Afrika nuk janë aq të mira sa ato që marrin për vete ata në Perëndim”, shtoi ai.

    Ivo Vlaev, profesor në Universitetin e Varvikut të Britanisë, që ka këshilluar qeverinë lidhur me sjelljet sociale gjatë COVID-19, është pajtuar se refuzimi i shteteve perëndimore për të njohur vaksinat që përdoren në shtetet e varfra, rrisin mosbesimin ndaj vaksinave.

    “Njerëzit që veçse dyshojnë në vaksina do të bëhen edhe më dyshues ndaj tyre”, tha Vlaev.

    “Ata po ashtu mund të humbasin besimin në mesazhet e qeverive për shëndetin publik dhe të jenë më pak të vullnetshëm për të respektuar rregullat kundër COVID-19”, shtoi ai.

    Dr. Mesfin Teklu Tessema, drejtor i shëndetësisë në Komitetin Ndërkombëtar të Shpëtimit, tha se shtetet që kanë refuzuar që të njohin vaksinat e miratuara nga OBSH-ja po veprojnë kundër të dhënave shkencore.

    “Vaksinat që kanë plotësuar kriteret e OBSH-së duhet të pranohen. Në të kundërtën, e gjithë kjo duket se ka një element të ra ciz mit”, tha ai.

    OBSH-ja u ka bërë thirrje shteteve që të njohin të gjitha vaksinat që ka autorizuar, përfshirë edhe dy vaksina që janë prodhuar në Kinë. Shtetet që refuzojnë të bëjnë një gjë të tillë, “minojnë besimin në vaksinat që po shpëtojnë jetë dhe që tashmë kanë treguar se janë të sigurta dhe efektive, duke ndikuar në marrjen e vaksinave dhe potencialisht duke vënë në rrezik miliarda persona”, tha OBSH-ja më herët gjatë këtij muaji.

    Në qershor, drejtori ekzekutiv i Institutit Serum të Indisë, Adar Poonawalla, shkroi në Twitter se ai ishte i shqetësuar me indianët e vaksinuar, të cilët mund të përballeshin me probleme gjatë udhëtimeve në BE dhe shtoi se këtë problem ai do ta diskutonte në nivelet më të larta me rregullatorët dhe shtete të ndryshme.

    Stefan De Keersmaeker, zëdhënës i Komisionit të BE-së për Shëndetësi, javën e kaluar tha se rregullatorët ishin të obliguar të kontrollojnë procesin e prodhimit në fabrikën indiane.

    “Ne nuk po mundohemi që të krijojmë dyshime për këtë vaksinë”, tha ai. AstraZeneca ka thënë se vetëm ka dorëzuar dokumentacionin për fabrikën në Indi tek agjencia e barnave të BE-së. Por, nuk ka treguar pse nuk e ka bërë më herët një gjë të tillë, para se agjencia të merrte vendimin në janar.

    Ekspertët e shëndetit publikë kanë paralajmëruar shtetet që po refuzojnë të njohin vaksinat, që janë të miratuara nga OBSH-ja, duke thënë se këto vende po ndërlikojnë përpjekjet globale që në mënyrë të sigurt të rinisin udhëtimet.

    “Të përjashtosh njerëz të caktuar nga shtete të caktuara për shkak të vaksinës që ata kanë marrë nuk konsiston me atë që dimë e që është se të gjitha këto vaksina që janë miratuar ofrojnë jashtëzakonisht mbrojtje”, tha Dr. Raghib Ali nga Universiteti i Kembrixhit.

    Nsofor tha se ai dhe bashkëshortja e tij ende nuk kanë vendosur se ku do të kalojnë pushimet verore, por dy opsionet kryesore janë Singapori ose Afrika Lindore.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Artan Hoxha publikon pamjet e marrjes ῥenğ të një biznesmeni në Shkodër, policia e cilëson si një ngjarje normale…

    Policia e Shkodrës ka sjellë një komunikatë zyrtare përsa i përket disa arre stimeve të kryera në 24 orët e fundit, ku ndër to ishte edhe rasti i një 57-vjeçari, i cili sipas komunikatës është marrë me forcë nga lokali i tij nga tre persona dhe më pas janë larguar drejt Pukës, por që gjatë ndjekjes nga policia autorët e kanë lënë të lirë dhe kanë mundur të largohen.

    “Jane referuar materialet ne prokurori, dhe po punohet per identifikimin dhe kapjen e 3 shtetasve, te cilet kane marre me force nga lokali i tij shtetasin M.B 57 vjec dhe jane larguar ne drejtim te Pukes. Gjate ndjekjes nga forcat e policise autoret e kane lene te lire shtetasin M.B dhe kane mundur te largohen.”, thuhej në njoftimin e policisë.

    Por, situata nuk është aq normale sa duket. Ishte gazetari investigativ, Artan Hoxha, i cili publikoi pamjet e pen gmarrjes së dyshuar. Ai tha se tre persona me një fuoristradë Audi me targa angleze shkuan në lokal si klientë. Pasi porositën kafetë, ata i hodhën një këllëf jastëku në kokë pronarit dhe e morën pe ng. Hoxha tha se personat e çuan pronarin e lokalit në një zonë malore të Kukësit, dhe përmes telefonit të tij i dhanë ultimatum djalit që të dorëzonte 500 mijë euro në lagjen “Rus” të Shkodrës. Gazetari tha se pavarësisht vënies në dijeni të prokurorisë dhe policisë, autoritetet nuk kanë reaguar lidhur me këtë rast. Sipas Hoxhës, pen gmarrësi u la i lirë pasi personat që e rrë mbyen u tre mbën kur disa persona të tjerë të rëndësishëm u interesuan për fatin e tij.

    Deklarata e Artan Hoxhës:

    Kjo video është bërë në datën 25 maj ku tre persona…kemi të bëjmë me një pen gmarrje, personi që është marrë pe ng quhet Mitat Balla, kanë shkuar tre persona aty si klientë, i kanë hedhur një këllëf jastëku në kokë, janë larguar me një Audi në drejtim të Kukësit, e kanë mbajtur pen g për katër orë. Janë tre persona që e kanë marrë p eng. Po e publikoj se kam pritur reagim nga autoritetet dhe ka patur heshtje totale. Ky është çuar në një zonë malore në Kukës, është vendosur kontakt me familjarët e tij dhe i kanë thënë nëse nuk dorëzoni 500 mijë euro në lagjen Rus të Shkodrës, babai yt nuk kthehet në shtëpi. I biri kishte prerë biletën atë ditë për në Angli. Cili ka qenë motivi, a ka të bëjë kjo me aktivitetin e djalit në Angli. Nuk e di, por ajo që di është se ky person është marrë pe ng, familjarët kanë njoftuar policinë. I kanë bërë një telefonatë tjetër të birit pak më vonë dhe i kanë thënë nuk e lëmë të iki baba jot, po nuk i çove 500 mijë euro. Për fat të mirë, i biri i pen gut i ka regjistruar. Mes njerëzve që janë shqetësuar ka patur edhe njerëz që janë interesuar dhe kanë marrë në telefon pengun. Kur pe ngmarrësit kanë parë numrat e telefonit që i kanë rënë telefonit të pe ngut, janë trembur dhe e kanë lëshuar. Pas disa ditësh kjo fuoristradë është gjetur e dj egur në fshatin Fishtë. Problemi është se këta persona janë të lirë.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Covid-19 në Kosovë/ Konfirmohen 12 raste të reja, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

    Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, duke iu referuar të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 raste të reja me coronavirus.

    Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se brenda 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë rast i humbjes se jetes nga COVID-19.

    Rastet pozitive rezultuan pas testimit të 1,421 mostrave të testeve të kryera nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, transmeton Telegrafi.

    Në 24-orëshin paraprak, sipas njoftimit, 14 pacientë u shëruan.

    Raste aktive në Kosovë aktualisht janë 106.

    Në total, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar 107,879 raste me coronavirus në Kosovë.

    Prej tyre, 2,264 pacientë kanë humbur jetën dhe 105,509 janë shëruar.

    Fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të marsit, ndërsa imunizimi masiv ka filluar më 15 qershor.

    Dy vaksinat që jepen aktualisht në Kosovë, janë Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

    Të dyja ato duhet të jepen me nga dy doza, për të arritur efektin maksimal.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • ‘Leku hedh ujin përpjetë’/ Dalin përgjimet e zv.ministres Rovena Voda: Para, telefon dhe 1 arkë me peshk për një punësim (Video)

    Zbardhen detaje të reja nga dosja e SPAK, që “fundosën” ish-zëvendësministren e Brendshme, Rovena Voda, ndaj së cilës GJKKO caktoi mbrëmjen e kaluar “arrest shtëpie”.

    Gazetarja Klodiana Lala siguron për “BalkanWeb” dosjen e SPAK, ku përgjimet zbulojnë se si ish.zv/ministrja ka marrë ryshfet dhe dhurata për të punësuar një grua në Ministrinë e Brendshme. Siç raporton gazetarja Lala, hetimi nga SPAK ka nisur në vitin 2019, për një çështje tërësisht tjetër, që në fakt zbuloi rastin e ish-zv.ministres së Brendshme.

    Sipas SPAK, nga hetimi dhe përgjimet ka rezultuar se Voda i kishte premtuar Florida Beut ta punësonte si specialiste në Ministrinë e Brendshme, duke i marrë njëherë shumën prej 1 mijë eurosh, më pas një telefon dhe një arkë me peshk, raporton “BalkanWeb”.

    Në dosjen e SPAK thuhet se pavarësisht se ajo ka aplikuar në 11 vende pune për t’u emëruar si specialiste, ajo nuk ka kaluar as në fazën e dytë, duke mos e përfituar vendin e punës. Por, pavarësisht kësaj, Voda ka përfituar dhurata prej saj, ndaj dhe e ka konsumuar veprën penale.

    Sipas SPAK, më 13 shkurt 2020, Majlinda Hasani, avokate, është takuar me Florida Beun dhe zv.ministren e kohës, Rovena Voda. Florida i ka kërkuar Vodës t’i gjente një vend pune. Ajo ka telefonuar një person, që kishte dijeni për vende pune. “Shefe nuk e bëj dot, por do ta rregulloj si specialiste”, ka thënë ajo.

    Më tej, në përgjimet e SPAK, është edhe momenti kur Beu dëgjohet t’i thotë Hasanit ““Më ngeli mendja, mos duhet të jepnim më shumë, të na vendoste në një vend të hajrit”.

    Gazetarja Lala, referuar dosjes së SPAK, thekson se ato i kanë dhënë Vodës shumën prej 1 mijë eurosh dhe sipas SPAK ky moment është filmuar, ndonëse eurot ishin në zarf.

    Pas këtij momenti, thuhet në dosje, dëgjohet Majlinda Hasani, e cila thotë se Rovena Voda i përgjigjet menjëherë, jo si më parë, ku i përgjigjej pas 2-3 ditësh, sepse sipas saj, “Leku e hedh ujin përpjetë”.

    SPAK thotë se më oas ato i kanë bërë dhe një telefon dhuratë Vodës dhe ky moment është filmuar. Sipas SPAK, të tre gratë janë takuar më 28.02.2020 brenda ambienteve të MB dhe pas këtij takimi Florida Beu ka aplikuar për specialiste në 11 vende pune, por asnjërin nuk e ka fituar.

    Ndërsa, takimi i fundit mes tyre është bërë më 06.03.2020, ku Voda shfaqet me makinën e saj, me targa MB 276 AA, që drejtohej nga shoferi i saj, dhe është futur në Portin e Durrësit, ku Beu i ka dhënë dhe një arkë me peshk.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Pas vendimit për Nevaldo Hajdarajn, babai i Klodian Rashës i indinjuar: Krìmìneli u vesh me petkun e vìktìmês

    Babai i Klodian Rashës ka komentuar tepër i indinjuar vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila dënoi sot me 15 vite b urg ish-efektivin e Shqiponjave Nevaldo Hajdaraj, i cili do të v uajë 10 vite, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

    Qazim Rasha tha se kjo njollë e zezë nuk do i hiqet shtetit dhe i bëri thirrje qytetarëve dhe gazetarëve të ruajnë fëmijët.

    “Do vijë momenti që do ti themi a gjëra. Sot është momenti. Dua tju falënderoj ju nga zemra për punën fisnike që keni kryer që nga dita e parë deri tek dita e sotme. Falë jush shumë gjëra morën rrugë, pavarësisht inskenimeve që u munduan me të gjitha format.

    Falënderoj çdo person që ka trokitur në derën time nga dita e parë deri sot në ditën e 216, falënderoj çdo qytetar që mbushën sheshet. Ardhja ime që nga dita e parë ka qenë jo krejt pa domethënie. Ishte një ma kabritet që e kreu një sekt që çdo lloj epiteti mund të vendosësh vetëm epitetin njeri jo. Ai për të cilin paguan taksa, një lloj huligani, padrejtësisht v ret një djalë i ri në rrugicën e shtëpisë së vetë.

    Pavarësisht alibisë, ngjarjes, trag jedisë, arriti deri aty sa vik tima të marrë pozicionin e kr iminelit dhe kr imineli me petkun e vik timës. Është një ngjarje që ka tro nditur jo vetëm themelet e familjes sime, por të mbarë shoqërisë, por edhe shtetit. Kjo njollë e zezë nuk do i hiqet. Mesazhi im një, fëmija im iku, u va rros, por fëmija juaj, gjaku është njëlloj si i të gjithëve.

    Mendoja që me këtë rast të shërbejë një shembull për këta që janë gjallë, të shërbejë si simbolikë që edhe ju kini kujdes ruajini fëmijët tuaj.

    Si mund ta quash drejtësi, kur çdo gjë është e qartë dhe me një të rënë të lapsit i jep gjykimin e shkurtuar. Mendoj dhe besoj tek drejtësia e re që po ngrihet.

    Unë e kam kërkuar drejtësinë që ditën e parë, por me këtë lloj drejtësie nuk besoj se mund ta gjej as unë, askush”, deklaroi Qazim Rasha.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Vråsjå e Klodian Rashës, Nevaldo Hajdaraj dênohet me vetëm 10 vite bùrg

    Gjykata e Tiranës vendosi ditën e sotme vetëm 10 vite bu rg për Nevaldo Hajdarajn, efektivin e Shqiponjave që vr au Klodian Rashën në 8 dhjetor të vitit 2020 me një pl umb pas shpine vetëm se shkeli orën policore.

    Gjatë seancës së sotme, avokati i Hajdarajt kërkoi ndryshim të veprës penale, nga vr asje me dashje në “Vr asje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme” si dhe kërkoi të dë nohet në minimum.

    Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, Hajdaraj nuk foli gjatë seancës, por avokati shprehu pendesë.

    Prokuroria ka kërkuar 13 vite bu rg për Hajdarajn, i cili vr au më 8 dhjetor të 2020-ës Rashën.

    Kujtojmë se i riu Klodian Rasha u ekz ekutua nga polici vetëm se shkeli orën policore të vendosur gjatë pandemisë. Në ditën e pretencës nga prokuroria, që kërkoi 20 vite b urg për Nevaldo Hajdaraj, TCH ka arritur të sigurojë pamjet e momentit të vr asjes së Klodianit.

    Mbas vr asjes së Klodian Rashës vendi u përfshi në protesta, që kërkonin drejtësi për Klodianin dhe u mbyllën me dorëheqjen e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj./tch

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP