Category: Lajme

  • Doni të rregjistroheni në universistet? Ja data kur keni mundësi dhe mënyrat sesi mund të veproni (Video)

    Rreth 25 mijë maturantë po përgatiten të aplikojnë në 39 universitet publike dhe private në vend. Po çfarë procedurash kryhen këtë periudhë dhe kur nisin aplikimet?

    Arjan Xhelaj, U-Albania: Këtë periudhë deri në 28 korrik maturantët logohen me ID e maturës dhe atë personale. Shkarkojnë mandate pagesën nga portali U-Albania, të cilën shkojnë e paguajnë pranë një bankë apo në postë. Pasi paguajnë drejtohen në shkollë ku kanë studiuar ku nga mësuesi apo mbikqyrësi i maturës, çertifikohen në proces që është personi që do të aplikojë në portalin U-Albania.

    Nga data 29 korrik e deri në 3 gusht maturantët do të aplikojnë për universitet. Pra janë 6 ditë gjithsej. Është një kohë e mjaftueshme, ku maturantët mund të hyjnë në çdo kohë, të bëjnë aplikimin. Aplikimin mund ta mbyllin duke vënë kodin e aplikimit në fund, pasi kanë hedhur 10 preferencat.

    Ose mund të hedhin një pjesë të preferencave dhe pastaj një ditë tjetër logohen dhe mbyllin procesi. Duhet patur parasysh që aplikimi mbyllet vetëm pasi ke bërë konfirmimin me kodin e aplikimit, që e bën procesin më të sigurt.

    Edhe këtë herë janë 10 preferenca gjithsej. Maturantët do të gjejnë informacion të bollshëm në portalin UAlbania. Të shikojnë me kujdes kriteret e pranimit. Të kemi parasysh që një maturant me mesatare 8.5, nuk mund të pretendojë mjekësi, kur dihet që kjo degë kërkon mesatare shumë të lartë.

    Janë gjithsej 560 programe studimi në 39 universitetet publike dhe private.

    Praktika na ka treguar që në fund të procesit asnjë maturant nuk mbetet pa mundësi shkollimi.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Kërkojnë para për të verifikuar profilin, si po mashtrohen përdoruesit e Facebook

    Thuhet se ‘hakerat’ po i drejtohen publikut duke kërkuar të dhëna personale, duke përfshirë fjalëkalimin, adresën dhe numrin e telefonit në këmbim të një ‘tik-u’ blu.

    Shenja blu e verifikimit të një profili është aty për të treguar se ky profil i interesit publik është i vërtetë.

    Twitter e ka deklaruar tashmë ditën e martë që janë verifikuar disa profile të rreme, por që menjëherë janë pezulluar.

    Kompania rinisi verifikimet në Maj pas një periudhe pauze në dhënien e verifikimeve, duke thënë se vetëm njerëzit “e njohur” do t’ju jepet shenja e verifikimit.

    Për të marrë një tik blu, Twitter thotë se profili duhet të jetë “real, aktiv dhe i njohur”.

    Facebook, që zotëron gjithashtu dhe Instagramin, thotë se të tilla mashtrime mund të rezultojnë në përjashtimin përgjithmonë nga platforma e atyre që përpiqen të shesin verifikime.

    Në Instagram, mashtruesit thuhet se kërkojnë 1,000 dollarë për t’i ndihmuar njerëzit të verifikohen.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Kush nuk rrezikohet nga varianti Delta? Flet epidemiologu Alimehmeti: Këta persona duhet të vaksinohen me patjetër

    Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka thënë se rreziku për personat të cilët e kanë kaluar Covid-19 për t’u infektuar me variantin “Delta” është shumë i ulët.

    Ai tha se ky variant, i cili është përhapur në shumë vende të botës nuk lë pasoja mbrapa.

    Gjithashtu, Alimehmeti u ka bërë thirrje të gjithë atyre personave të cilët nuk e kanë kaluar Covid-19, duhet të vaksinohen, në mënyrë që të jenë sa më të mbrojtur nga varianti që ka një transmetueshmëri 40% më të lartë se variant britanik.

    “Do zhduket shumë shpejt emërtimi Delta. Po ta shohim të gjithë variantet e Covid-19, kanë të njëjtat mutacione dhe diskutimi është kombinimi I tyre. Ky quhet fenomeni homoplazik, homoplazia janë mutacione konvergente. Ndryshe nga Sars, kjo ka vdekshmëri shumë të ulët, dhe kjo ka ardhur duke rënë me kalimin e kohës, por transmetueshmëria ka qenë shumë e lartë. Kur flasim për risk relativ ky risk ka filluar duke rënë. Kur flasim për risk absolute, sepse 2% 2000 personave i bie 20 njerëz, por 0,3% e 1 milionë vetëve i bie shumë më tepër. Prandaj duhet t’i marrim parasysh të dyja. Risku personal shihet te relativi.

    Sipas një studimi variant Delta është 40% më i transmetueshëm, por nga krahu tjetër simptomat janë shumë më të lehta dhe deri diku ndryshe nga variantet e tjera. Varianti britanik ishte në qarkullim kur nuk ishte vaksina, ishte në qarkullim kur numri i personave që e kishte kaluar ishte më o vogël. Ka disa elemente që ne duhet t’i shohim më me kujdes. Varianti Delta nuk ka risk ekstra për personat që e kanë kaluar më parë. Pasojat nga varianti Delta janë shumë të rralla. Personat që nuk e kanë kaluar koronavirusin, duhet të vaksinohen. Mbrojtja nga një dozë vaksine nuk është se nuk ekziston, por është shumë e ulët, në krahasim me atë çka dëshirojmë, por mos të harrojmë që mbrojtja është më e madhe me dy doza. Pra rruga është vaksinimi.”, tha ai në “Ditë e Re”.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • LAJMI I FUNDIT/ Arrêstohet brenda zyrës së tij juristi i Kadastrës

    Është arr estuar këtë paradite juristi i Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho.

    Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se juristi është arr estuar pas një hetimi të Prokurorisë së Durrës për një parcelë prej 2000 metra katrorë, në zonën e Plepave.

    Prokuroria ka kërkuar arr estimin e disa personave, ndërsa policia ka ekzekutuar sot urdhrin, duke arrestuar brenda Kadastrës juristin Zaho.

    Hetimi është kryer nga prokurori Madrid Kullolli, ndërkohë që priten të tjera arr estime nga policia.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Çfarë ju duhet për të aplikuar? Nëse doni të punoni për SPAK, Prokuroria Speciale jep njoftimin për një vend pune

    Prokuroria Speciale SPAK, njofton për një vend të lirë pune në postin e Koordinatorit për Marrëdhënien me mediat. Këtë njoftim e shpërndan dhe Ambasada e SHBA, e cila thotë se “tani është mundësia juaj!”

    “Aplikoni sot dhe bashkohuni në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri”, njofton Ambasada.

    Shpallje për punësim pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për pozicionin Koordinator për Marrëdhënien me mediat.

    Prokuroria e Posaçme (SPAK), nën drejtimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, kërkon të punësojë një kandidat/kandidate për plotësimin e rolit të Koordinatorit të Marrëdhënieve me Median.

    Koordinatori për Median do të jetë ndërmjetësi mes Prokurorisë së Posaçme dhe mediave vendase dhe atyre ndërkombëtare. Koordinatori përveç Drejtuesit të Prokurorisë ose personave të caktuar nga Drejtuesi, do të jetë i vetmi person i autorizuar për të folur në emër të Prokurorisë me median, me publikun për hetime apo çështje të ndryshme,

    Në zbatim të Ligjit 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” i ndryshuar, Urdhërit Nr. 104/1 datë 20.05.2021 “Për miratimin e strukturës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizaur” i ndryshuar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpall procedurat e punësimit, për pozicionin:

    1 (Një) Koordinator për marrëdhënien me media, kategoria I-b.

    30/07/2021

    Afati për dorëzimin e dokumentave për pozicionin Koordinator për marrëdhienien me median.

    Dokumentacioni do të dorëzohet fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme në adresën: Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë 1000 brenda orarit zyrtar.

    Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

    • Informimin e publikut për format e rrezikut, pasojat e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe për metodat dhe instrumentat për parandalimin e tyre;

    • Ndjekjen, shqyrtimin dhe menaxhimin e përgjigjeve ndaj kërkesave të medias, ofrimin e mbështetjes për mediat/komunikimin gjatë ngjarjeve të rëndësishme, si dhe kordinimin e përditësimeve për Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe për stafin ekzekutiv;

    • Orientimin e proçesit të hartimit të mesazheve të SPAK-ut, fokusit të tyre, si dhe strategjive të shpalljes së njoftimeve të ndryshme;

    • Hartimin e njoftimeve për shtyp, fjalimeve, seancave të tipit pyetje dhe përgjigje si dhe mjeteve të tjera të komunikimit në mbështetje të Strategjisë së Përgjithshme të Komunikimit të SPAK, si branda institucionit ashtu dhe jashtë;

    • Planifikimin dhe organizimin e kërkesave për intervista nga media për Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, sipas nevojës;

    • Marrjen e masave që informacionet relevante, duke përfshirë edhe njoftimet për shtyp dhe videot, të shpërndahen nëpërmjet faqes zyrtare të SPAK dhe kanaleve të tjera të mediave sociale;

    • Dhënien e ndihmës në organizimin e logjistikës dhe pjesëmarrësve për konferencat për shtyp ku merr pjesë SPAK-u me agjenci të tjera qeveritare;

    • Koordinatori për Marrëdhëniet me Mediat në Prokurorinë e Posaçme kryen ndërlidhjen mes prokurorisë dhe mediave kombëtare e ndërkombëtare;

    • Koordinatori i Marrëdhënieve me Mediat është i vetmi person i autorizuar nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme për të komunikuar me mediat në emër të Prokurorisë së Posaçme, në lidhje me hetime apo çështje penale;

    1. KUALIFIKIMET:

    Koordinatori i Marrëdhënieve me Mediat duhet të jetë:

    a- I diplomuar në një fushë që lidhet me detyrën;

    b- Të ketë të paktën pesë (5) vite përvojë pune në një organizatë mediatike apo si ndërlidhës shtypi i një agjencie publike ose një organizate ndërkombëtare;

    c- Të zotërojë rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze;

    d- Të ketë njohuri institucionale për funksionimin e drejtësisë penale, funksionet hetimore dhe për tendencat në këtë fushë;

    e- Të zotëroje aftësi të shkëlqyera verbale, të jetë i/e vëmendshëm/e ndaj detajeve dhe i/e aftë të rrespektojë disa afate njëherësh në kushte presioni;

    f- Të zotërojë aftësi të forta sociale dhe nderpersonale, pasi kandidati i suksesshëm duhet të jetënë gjendje të flasë pa vështirësi me shumë audienca të larmishme brenda dhe jashtë institucionit, me ose pa transmetim;

    g- Të demostrojë se është i/e aftë të vendosë dhe të mbajë marrëdhënie me gazetarët që mbulojnë drejtësine penale dhe të mbajë një listë aktive të kontakteve me mediat;

    h- Të ketë qëndrim pozitiv dhe entuziast ndaj punës në nivele të larta të drejtësisë penale, ndërkohë që ndjenja e lartë e profesionalizmit dhe aftësia për të ofruar një shërbim të shkëlqyer për “klientin” në kushte presioni janë domosdoshmëri;

    i- Të jetë i familjarizuar edhe me kanalet e mediave sociale;

    j- Kandidati duhet të jetë në gjendje të mendojë në mënyrë krijuese dhe strategjike, të ketë aftësi të shkëlqyera gjykimi dhe të punojë në një mjedis dinamik.

    2. PROÇESI I APLIKIMIT:

    Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve si:

    1- CV;

    2- Leter Interesi ku shprehni interesin tuaj për këtë pozicion;

    3- Letër Reference nga eprori i fundit;

    4- Formularët e Nenit 6, paragrafi 1 i Ligjit Nr. 95/2016;

    5- Dëshmi Penaliteti;

    6- Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;

    7- Vërtetim banimi;

    8- Vërtetim i gjëndjes shëndetsore;

    9- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

    10- Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë (përfshirë çertifikatën e notave) 4 (katër) vjecar ose 3+2;

    11- Fotokopje të librezës së punës;

    12- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV e kandidatit.

    Kandidatët të cilët kualifikohen do të njoftohen për fazat e mëtejshme të konkursit

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • ‘Sa shumë mall kam për ty’/ Ish ministrja kujton të atin e ndjerë, bën dedikimin prekës në ditëlindjen e tij

    Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha sot ka bërë urimin prekës për të atin e ndjerë. Në ditën e lindjes së tij Gjosha e ka uruar atë dhe ka treguar se sa shumë ja ndjen mungesën.

    “Gezuar Ditelindjen babush! Ohhhh zot sa shume mall dhe sa shume dashuri per ty!”, shkruan ajo.

    I ati i ish-ministres u nda nga jeta vitin e kaluar duke lënë një dhimbje të madhe mbrapa.

    Në çdo intervistë të sajën Gjosha ka treguar mes lotësh marrëdhënien e veçantë që ka pasur me të dhe sa i rëndësishëm ka qenë ai për Klajdën.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • ‘Ju q* robt, gratë dhe motrat’/ ‘Tërbohet’ burri i ish-zv.ministres, ofendon dhe kêrcênon me fjalor të ndyrë qytetarët (Foto)

    Bashkëshorti i zv.ministres së Brendshme Rovena Voda, Aureli që mban detyra të rendësishme në sektorin e shendetësisë ka shpërt hyer në të shara b anale nbë Facebook.

    Më parë ai ishte bërë i “famshëm” duke thënë se “nuk i pl aste fare k*ri për negociatat”, ndërsa tani ka avancuar duke marrë mbarë të “gjithë ata që ia kanë prishur gjakun këto ditë”.

    “Ka katër ditë, që qelbanikër të ndryshëm më kanë prishur gjakun. Në 1991 një grup shokësh, në varrezat e vjetra katolike të Shkodrës vendosëm te pagëzoheshim katolikë. Te Dom Zefi, një nga njerëzit më të leçitur të qytetit. Atëherë nuk e besoja se qelbanikër nga të gjitha katakombet mendonin se ishin gazetare. Po iu them se iu shker*ej tanë ropt e shpisë pik. alëve, pik comëve dhe pikë si ta duan. Ato gratë dhe motrat ku ti keni” – shkruan Voda në statusin e tij në formë reagimi ndaj lajmeve për komentin e tij të bujshëm për negociatat.

    Në komente të tjera ai shahet nga robt me bashkëbiseduesit.

    Duket se bashkëshorti i zv.ministres, i cili paguhet nga taksat e qytetarëve edhe për detyrën e kreut të sistemit Parësor dhe Spitalor tek Fondi i Detyrueshëm i Sigurimit Shëndetësor e ka pjesë të sjelljes së tij të sharat me libër shtëpie. Atë nuk e frenon disi as fakti se është një zyrtar i rendësishëm, por edhe bashkëshorti i zv.ministres së Brendshme.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Thanë se perimet ia hodhën policët e Bashkisë Tiranë, del e vërteta e videos me karrocën e të moshuarës

    Në rrjetet sociale u publikua dje një video që tregonte momentin kur perimet e një të moshuare, e cila kishte dalë për të shitur buzë rrugës në Tiranë, ishin derdhur të gjitha në tokë.

    E moshuara ishte vetë në këmbë, ndërsa të gjithë “u sulën” drejt policëve të Bashkisë së Tiranës, duke i sharë e akuzuar në rrjetet sociale. Mirëpo, e vërteta duke se është krejt ndryshe, ndoshta dhe qëllimisht kështu.

    Persona të caktuar, kanë shpërndarë video të fragmentarizuara me qëllim që të dukej sikur policët bashkiakë i kishin hedhur në tokë perimet zonjës së moshuar, dhe ajo nxitonte t’ju ikte duke tërhequr karrocën.

    Por, nga pamjet që ka siguruara newsbomb.al, shihet qartë momenti kur e moshuara i derdh vetë produktet në tokë, ndërsa policëve iu thotë ta filmojnë karrocën e saj pasi ajo karrocë ka dalë “100 herë në televizion”.

    “Merre! Ka dalë 100 herë karroca ime në televizor. Merre karrocën merre”, ddërgjohet të thotë e moshuara. Ndërkohë, që policët vetëm i kanë thënë largohej nga trotuari dhe të shkonte në treg. Kjo, sepse zonja e moshuar është përballur dhe disa herë të tjera me policët, në periudha të ndryshme kohore, teksa shiste buzë rruge.

    Herët e tjera ajo ka pranuar të largohet pasi është njoftuar nga policët e bashkisë, bashkë me perimet e saj, ndërkohë dje ka zgjedhur t’i kthejë prodhimet në mes të rrugës. “Çuditërisht”, në rrjetet sociale u shpërnda vetëm fragmenti i fundit, duke fajësuar policët.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Kapet i mituri 14-vjeçar në Lezhë, qarkullonte me årmê me vete

    Policia e Lezhës, ka shtuar kontrollet në të gjithë qarkun, për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me ar më zjarri apo me lëndë nar kotike.

    Si rezultat i kontrolleve është vënë në pra ngat një 14-vjeçar që qarkullonte me a rmë zj arri pist oletë.

    Gjithashtu, u shoqëruan për verifikim edhe 5 persona të tjerë me precedent të mëparshëm penal.

    Në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me ar më zjarri apo lëndë nar kotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për persona që qarkullojnë me ar më zja rri në automjet, shërbimet e Policisë Lezhë ushtruan kontrolle në disa automjete në Shëngjin, Lezhë e Milot.

    Si rezultat, gjatë kontrollit të ushtruar në një mjet taksi në të cilin ishte pasagjer një 14-vjeçar, në çantën e tij, shërbimet e Policisë Lezhë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një ar më zja rri pist oletë me një krehër me fis hekë.

    Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. T., banues në Lezhë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

    Kontrollet kanë vijuar edhe në Shëngjin, ku gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 5 persona me precedent të mëparshëm kriminal.

    Policia e Lezhës falënderon qytetarët për mbështetjen dhe besimin dhe i fton ata për të denoncuar në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu siguruar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm nga strukturat e Policisë së Shtetit.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Çfarë nxorën analizat që iu bënë ujit? Shtohet misteri për helmimin e qindra qytetarëve në Deçan

    Kanë rezultuar negative edhe analizat mikrobiologjike të mostrave në rastin e helmimit të banorëve në Komunën e Deçanit.

    Këtë e ka konfirmuar Adnora Nurboja nga IKSHPK, me ç’rast rezulton se uji në Deçan, nuk është i infektuar.

    Ajo tutje ka shtuar për Klanin se pavarësisht këtyre rezultateve, ditëve në vazhdim do të merren sërish mostra për testim.

    Analizat janë kryer në laboratoret mikrobiologjike të IKSHPK-së, për të mësuar nëse ky rast ka të bëjë me kontaminim.

    Edhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani kishte thënë se rezultatet që kanë dal fillimisht në lidhje me helmimin në Deçan nuk japin pistë se helmimi ka ardhur nga uji.

    Ai theksoi se kjo nuk do të thotë se infeksioni nuk është nga uji por se analiza të tjera do të vazhdojnë të bëhen për të gjetur shkakun.

    “Rezultatet laboratorike që kanë dalë sot flasin për momentin se nuk kemi asnjë pistë të helmimit hidrik. Por, kjo nuk do të thotë se nuk ka infeksione hidrike. Por, kjo do të dal pas analizave permanente si të ujit ashtu edhe të analizave të pacientëve. Do të informohemi me kohë”, kishte thënë ai.

    Kujtojmë që komuna e Deçanit dje ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të helmimit të mbi 1 mijë e 500 qytetarëve.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP