Category: Lajme

  • A do të jetë sërish ministre në qeverinë Rama 3? Ja çfarë thotë Ministrja e Shëndetësisë

    Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte e ftuara e radhës në emisionin e fundit për këtë sezon të “Real Story”.

    Teksa ezauruan pyetjet që lidheshin me pandeminë dhe procesin e vaksinimit, ministrja u pyet nga gazetari Sokol Balla për ecurinë e saj në politikë.

    Gazetari e pyeti drejtpërdrejt ministren, në do të jetë sërish në kabinetin qeverisës edhe në mandatin e tretë. Ministrja u përgjigj se këtë vendimmarrje e cakton kryeministri Edi Rama, e shtoi, se do të japë maksimumin kudo që të caktohet.

    Keni një përjetim personal për situatën, si ke dalë nga e gjithë kjo?

    Ogerta Manastirliu: Edhe për mua ka qenë një moment testimi personal. Kam testuar veten time në një moment jo të lehtë. Përgjatë këtyre viteve në sistemin shëndetësor, nuk përmend vitet si ministre e Shëndetësisë, por edhe si drejtoreshë e QSUT. Nëse s’do të kisha bërë atë eksperiencë do e kisha të vështirë njohjen me sistemin për një pandemi si kjo që po kalojmë. Por unë kam dhënë maksimumin, e do të jap maksimumin kudo të shkoj.

    Nëse ka ndonjë emër që po diskutohet për qeverinë e ardhshme është i juaji, a do jeni sërish në kabinetin qeverisës?

    Ogerta Manastirliu: I përket kryeministrit të vendosë. Por unë do të punoj me përkushtim dhe do të jap më të mirën kudo të punoj, qoftë në sistemin shëndetësor, apo në një tjetër sektor

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • 1 orë më shumë liri për qytetarët dhe bizneset, çfarë do të ndodhë me lokalet e natës

    Prej ditës së sotme të gjithë qytetarët do të kenë mundësi që të lëvizin një orë më shumë në mbrëmje, pasi lejimi i lëvizjes do të jetë deri në mesnatë.

    Ora policore do të shtyhet me 1 orë, pra nga 23:00 do të bëhet 00:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

    Gjithashtu nga sot do të lejohen kampionatet sportive me prezencën e tifozëve me kapacitete deri në 30% duke ruajtur distancën sipas protokollit të miratuar nga ISHP.

    Prezenca e pjesëmarrësve do të lejohet edhe në teatro, shfaqje artistike, kulturore dhe në konferenca të ndryshme. Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00, që ka qenë dhe një nga kërkesat e vazhdueshme të bizneseve që sipas qeverisë është e panegociueshme.

    Ndërkohë që lokalet e natës ligjërisht do të vijojnë të jenë të mbyllura, edhe pse ne jemi dëshmitarë se shumë lounge bar, vazhdojnë aktivitetin e tyre në zonat e preferuara të kryeqytetit.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • I déhùṙ në timon/ Shoferi i “Ford”-it i prét rrugën “Benz”-it, pas ῥérplasjés makina përfundon në kanal (VIDEO)

    Një tjetër aks ident u regjistrua mbrëmjen e sotme në Sarandë në vendin e quajtur kthesa e Karahaxhit, në rrugën nacionale Sarandë-Delvinë.

    Korrespondentja e Panorama.al raporton se Elton Basho, 38 vjeç, banor i fshatit Bajkaj, bashkia Delvinë, ishte duke drejtuar tip “Ford Fiesta” i ka pr erë rrugën një mjeti “Mercedez” dhe pas përpl asjes ka përfunduar në kanal.

    Nga kontrolli i ushtruar nga efektivë të qarkullimit rrugor rezultoi se drejtuesi i mjetit ishte nën efektin e pijeve alk ool ike, pra i de h ur, ku nga testi i bërë doli me një sasi 1.23, njëherësh edhe pa dokument drejtimi.

    Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të aksi dentit.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “Luhej para e madhe, bosat donin vajza të bukura”, modelja shqiptare rrëfen prapaskenat e garës për Miss: Ishte e padrejtë

    Modelja Denisa Kulemani, e cila së fundmi u shpall fituese e çmimit “Miss Beauty”, në “Miss Eurasia 2021”, ka folur rreth garës së padrejtë dhe intrigat pas skene atje.

    Ajo u shpreh se gara ishte tepër e vështirë dhe e padrejtë, pasi një pjesë e vajzave konkurrente kishin bërë ndërhyrje plastike. Veç të tjerash bukuroshja shqiptare tregoi edhe një moment të sikletshëm dhe tendencioz në prapaskenë.

    “Më pyetën si me lezet nëse doja të fitoja apo jo. Për çfarë arsye mund të bëhet kjo pyetje ditën e fundit? Di që luheshin lojërat të mëdha ndryshe nga organizimet e Missi-t që bëhen këtu në vendin tonë”, tregoi Denisa Kulemani në Top Channel.

    Modelja shtoi më tej se ofertat bëheshin nga bosat që janë në kërkim të vajzave të bukura.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • I arrestuar për ḋṙogé dhe ῥṙoṣtitùcion, kush është arbitri që do të drejtojë supersfidën Itali-Belgjikë

    Slloveni Slavko Vincic do të jetë arbitri i sfidës së vlefshme për çerekfinalet e “Euro 2020” mes Belgjikës dhe Italisë, ndeshje e parashikuar për mbrëmjen e nesërme në orën 21:00 në “Allianz Arena”.

    Në maj të vitit 2020 arbitri slloven që ka ka drejtuar ndeshje në Champions e Europa League, u kap në flagrancë dhe u arr estua në një vilë në Bijeljina në Bosnje Hercegovinë së bashku me 9 femra dhe 25 burra me dyshimin për përfshirje në një rrjet pros titucioni.

    Gjatë aksionit blitz, policia lokale ka sekuestruar kok ainë e a rmë bën të ditur e përditshmja kroate 24Sata.Në të vërtetë arbitri nuk ishte i përfshirë dhe u shpreh që ndodhej në momentin e gabuar në vendin e gabuar.

    “U ftova në një festë pas një takimi biznesi, – shpjegoi në atë kohë për një të përditshme kroate, – por nuk i njihja ata persona. Ia shpjegova policisë dhe më lejuan menjëherë të kthehesha në shtëpi”.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Hapet kufiri me Greqinë/ Kakavijë dhe Kapshticë 24 orë në shërbim, ja çfarë duhet të mbani mend

    Pas shumë ditësh i mbyllur dhe pjesërisht me orare të reduktuara, është hapur sot kufiri Shqipëri-Greqi dhe anasjelltas. Tashmë qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë lirshëm drejt vendit fqinj.

    Lajmi është bërë me dije nga zyra e kryeministrit grek, Kiryakos Mitsotakis. Pika kufitare e Kakavijës dhe e Kapshticës do të qëndrojnë të hapura 24 orë për udhëtarët nga Shqipëria.

    Personat që duan të kalojnë kufirin, duhet të paraqesin një test negativ të Covid-19, të kryer jo më shumë se 72 orë më parë, si dhe të kenë plotësuar 24 orë para formularin PFL (protokoll i shtetit grek).

    Përveç punëtorëve sezonalë, tashmë do të lejohet të udhëtojnë edhe turistët nga Shqipëria, apo kushdo që ka planifikuar të vizitojë të afërmit në vendin fqinj.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Zbardhet aksidenti me 4 të plagosur në Elbasan, shoferi harroi makinën pa frena dhe hyri në banesë

    Policia sqaroi rrethanat e aksidentit te ndodhur diten e sotme ne Elbasan ku per pasoje jane plagosur kater persona.

    Sipas policise, mesohet se shkak i ngjarjes ka qene levizja e mjetit nga vendi ku e kishte lene drejtuesi i cili kishte zbritur per te mare dicka ne banese.

    Duket se shoferi i makines ku nukshte vendosur frenat e mjetit dhe per pasoje ka ndodhur edhe aksidenti.

    Elbasan/ Informacion paraprak

    Në fshatin Shelca, Elbasan, një mjet në oborrin e banesës ka rrëshqitur aksidentalishtë pasi drejtuesi i mjetit shtetasi A.Q., 27 vjeç kishte zbritur nga mjeti për të marrë dicka në banesë dhe mjeti ka lëvizur nga vëndi dhe për pasojë janë plagosur pasagjerët shtetasit, J.N., V.Ll. F.Q., G.N., dhe A.N.,të cilët janë transportuar në Spital për ndihmë mjeksore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Covid-19/ Varianti “Delta” i afrohet Shqipërisë, Tomini: Sigurisht që jemi të rrezikuar!

    Varianti “Delta” i koronavirusit ka vënë në alarm të gjithë botën, pasi shifrat e infektimeve dhe humbjeve te jetes janë rritur ndjeshëm në javët e fundit.

    Lehtësimi i masave anti-COVID duke filluar nga dita e sotme do të rrisë rrezikun e përhapjes së COVID-it në vendin tonë, pasi orari i lëvizjes dhe hapjes së aktiviteteve do të jetë deri në orën 12 të natës, ndërkohë që do të lejohen edhe aktivitetet sportive dhe kulturore me pjesëmarrjen e publikut.

    Zv.ministrja e Sëhdnetësisë, Eugena Tomini në një intervistë për Abc është shprehur se deri më tani në Shqipëri nuk është regjistruar asnjë rast me variantin “Delta”, por vendi ynë është i rreikuar për shkak se ky variant ka ardhur edhe në Ballkan.

    “Situata epidemiologjike është vërtet nën kontroll, por të gjitha strukturat janë në alert për të kapur në kohë raste. Deri në këto momente nuk kemi konfirmuar asnjë rast. Sigurisht që jemi të riskuar,” tha Tomini.

    Ajo u ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë kalendarin e vaksinimit, pasi sipas saj, vaksinat po shfaqin efikasitet edhe ndaj variantit “Delta”.

    “Është shumë e rëndësishme të bëjnë kalendarin e plotë të gjithë individët që kanë aplikuar një dozë, të gjithë ata që e kanë kaluar që të mbrohemi nga variantet,” theksoi ajo.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Të lodhur nga pandemia? Aeroporti “Nënë Tereza” nis fluturimet me Sharm El Sheik dhe qytetin turistik Hurghada në Egjipt

    Duke filluar nga 6 korriku Aerporti “Nënë Tereza” do të nisë fluturimet me Sharm El Sheik, Egjipt.

    Lajmi është konfirmuar nga “Tirana International Airport”, e cila shkruan në faqen zyrtare se udhëtimet drejt këtij vendi mund të rezervohen pranë çdo agjencie turistike.

    Përveç Sharm El Sheik, fluturimet do të fillojnë edhe me Hurghada, Egjipt në datën 19 korrik, i cili është një qytet i bukur turistik.

    Postimi i plotë i TIA-s:

    Fillojnë fluturimet me Sharm el-Sheikh, Egjipt

    Sharm el-Sheikh është një qytet turistik egjiptian midis shkretëtirës së Gadishullit Sinai dhe Detit të Kuq. Është i njohur për plazhet e saj me rërë, ujërat e pastër dhe shkëmbinjtë nënujorë me korale.

    Fluturimet nga Tirana drejt Sharm el-Sheikh fillojne nga data 6 Korrik 2021. Udhetimet mund të rezervohen pranë çdo agjencie turistike.

    Fillojnë fluturimet me Hurghada, Egjipt

    Hurghada gjithashtu është një qytet turistik plazhi që shtrihet rreth 40 km përgjatë bregdetit të Detit të Kuq të Egjiptit. Hurghada i njohur për zhytje dhe njihet për shkollat e saj të zhytjes. Ka shumë restorante, bare dhe klube të natës, ndërsa qyteti i vjetër, El Dahar, është shtëpia e kafeneve tradicionale egjiptiane.

    Fluturimet nga Tirana drejt Hurghada fillojne nga data 19 Korrik 2021. Udhetimet mund të rezervohen pranë çdo agjencie turistike.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Apartamente, garazhe e makina, gjyqtarja e Apelit të Tiranës del para Vettingut, nuk justifikon dot…

    TIRANË
    Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Zegjine Sollaku, u përball të enjten, më 1 korrik, me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në kuadër të procesit të Vettingut, ku u evidentuan probleme të shumta me pasurinë e saj. Hetimi administrativ për Zegjine Sollakun u krye nga trupa gjykuese që kryesohet nga Xhensila Pine, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Suela Zhegun. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Francesco Ciardi.

    Gjyqtarja e Apelit ishte e pranishme në seancë dëgjimore publike, ndërsa shoqërohej nga bashkëshorti i saj, ish-prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, në cilësinë e avokatit. Gjatë seancës dëgjimore u evidentuan pasaktësi në deklarime dhe mungesa burimesh financiare në vlerën totale 7 milionë lekë. Sipas raportit të Komisionit, bashkëshortët Sollaku kanë në pronësi 8 apartamente, te verifikuara nga hetimi administrativ, disa garazhe, si dhe dy makina.

    Gjyqtarja u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, si dhe nuk u evidentuan probleme për kriterin e profesionalizmit. Në raport thuhet se nuk janë gjetur indicie edhe në 58 denoncimet e kryera nga publiku, ku 20 prej tyre kanë qenë të përsëritua dhe të depozituara nga i njëjti person. Relatori Hamitaj tha se gjatë hetimit për profesionalizmin janë evidentuar vonesa në fillimin e seancave gjyqësore ose në dorëzimin e vendimeve të arsyetuara.

    Avokati Sollaku i kundërshtoi gjetjen e komisionit. Ai tha se, sikurse ka rezultuar edhe nga hetimi administrativ, të gjitha transaksionet financiare janë kryer nga ana e tij, ndërsa shtoi se e shoqja gjyqtare kishte qenë gjithmonë e fokusuar te detyra.

    Ai paraqiti para komisionit një përmbledhje të bilanceve të të ardhurave dhe shpenzimeve të tij që nga viti 1991 e në vijim, duke pretenduar se ka pasur burime të mjaftueshme të ligjshme për krijimin e pasurive. Në fund të seancës, Zegjine Sollaku i kërkoi komisionit ta konfirmojë në detyrë, ndërsa vendimi për të pritet të shpallet më datë 8 korrik.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP