Category: Lajme

  • TR*NDITET DOLLARI, SHKON GROPË, JA CPO NDODH ME EURON

    TR*NDITET DOLLARI, SHKON GROPË, JA CPO NDODH ME EURON

    Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 89.4 lekë dhe do shitet me 91 lekë.

    Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.3 lekë.

    Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.8 lekë dhe do shitet me 106 lekë.

    Ndërsa paundi britanik do blihet me 114.2 lekë dhe do shitet me 115.7 lekë.

  • Shembet çatia e një klubi nate, VD*SIN 98 persona! Mes të bllokuarve edhe këngëtari i njohur

    Shembet çatia e një klubi nate, VD*SIN 98 persona! Mes të bllokuarve edhe këngëtari i njohur

    Të paktën 98 persona janë vrarë dhe më shumë se 150 janë plagosur pasi një çati u shemb në një klub nate në kryeqytetin e Republikës Domenikane, Santo Domingo, thanë zyrtarët, raporton BBC.

    Ngjarja ndodhi në orët e para të së martës në një koncert të këngëtarit të njohur domenikan Rubby Pérez në klubin e natës Jet Set. Ai u raportua në mesin e të bllokuarve në rrënoja.

    Qindra njerëz ishin brenda vendit dhe rreth 400 forca shpëtimi janë ende në kërkim të të mbijetuarve. Ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet më tej.

    Drejtori i Qendrës së Operacioneve Emergjente (COE), Juan Manuel Méndez, tha se kishte shpresë që shumë nga ata që ishin nen rrenoja mund ishin ende gjallë.

    Jet Set është një klub nate popullor në Santo Domingo, i cili organizon rregullisht koncerte me muzikë kërcimi të hënën në mbrëmje. Të pranishëm ishin politikanë, sportistë dhe figura të tjera të shquara.

  • Aksident TR*NDITËS në Greqi! Makina përplas dhe tërheq zv*rrë fëmijën 3-vjeçar! Humb jetën i mituri

    Aksident TR*NDITËS në Greqi! Makina përplas dhe tërheq zv*rrë fëmijën 3-vjeçar! Humb jetën i mituri

    Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Greqi.

    Një makinë ka përplasur dhe ka tërhequr zvarrë një fëmijë tre vjeçar, i cili për fat të keq ka humbur jetën.

    Aksidenti i rëndë ka ndodhur në rrugën “Dimarchou Christou Beka” në Spatë, ku në rrethana ende të panjohura një djalë 3-vjeçar është tërhequr zvarrë nga një automjet duke i shkaktuar vdekjen.

    Drejtuesi i makinës është ndalur pas aksidentit dhe e ka transportuar fëmijën në Qendrën Shëndetësore lokale. Megjithatë, mjekët konstatuan se i mituri kishte vdekur.

    Autoritetet arrestuan drejtuesin e automjetit dhe po hetojnë rrethanat në të cilat ndodhi tragjedia.

  • LAJM I DHIMBSHÊM! Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktorja e njohur

    LAJM I DHIMBSHÊM! Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktorja e njohur

    Një tjetër pasuri e kinematografisë dhe skenës shqiptare është ndarë nga jeta.

    Bëhet fjalë për Meliha Ferrën, aktoren dhe themeluesen e estradës profesioniste të Vlorës e cila me guximin, talentin dhe forcën e saj hodhi themelet e artit skenik në qytetin bregdetar.

    Lajmin e trishtë e ka dhënë pasditen e kësaj të martë gazetari vlonjat, Ergys Alushi i cili ka njoftuar se aktorja e cila sfidoi kohën ka mbyllur sytë përgjithmonë, duke lënë kështu në dhimbje familjarët, qytetarët e Vlorës, por dhe të gjithë shqiptarët të cilët ndoqën artin e saj.

    “Ndahet nga jeta Meliha Ferra.Një nga themelueset e estradës profesioniste të Vlorës. Një nga aktoret e shfaqjes së parë të estradës “Kalon turjela nëpër bucela”. Një nga vajzat e para të Vlorës që theu paragjykimet e kohës duke u aktivizuar dhe luajtur në skenën e teatrit të qytetit. Meliha Ferra ishte bashkëshortja e aktorit të njohur të humorit, Myqerem Ferra, duke krijuar së bashku një çift simpatik për publikun vlonjat. Vlora humbi sot një figurë ikonike të historisë së saj, artistike e qytetare”, shkruan gazetari.

    Meliha ishte një nga aktoret e para që ngjiti skenën me shfaqjen “Kalon turjela nëpër bucela”, duke hapur rrugën për artin e humorit në qytet në një kohë kur vajzat rrallë guxonin të ngjiteshin në skenë dhe të dilnin në dritat e forta të reflektorëve.

    Mehila Ferra arriti që për vite me radhë të fitonte zemrat e publikut, por edhe respektin e kolegëve. Përkrah bashkëshortit të saj, aktorit të mirënjohur të humorit Myqerem Ferra, formuan çiftin simpatik, të cilët u dhuruan shqiptarëve buzëqeshje dhe emocione për vite me radhë.

    Aktorja, Mehila Ferra

  • E DHIMBSHME! Pas një beteje me kan*erin, ndërron jetë aktori i njohur

    E DHIMBSHME! Pas një beteje me kan*erin, ndërron jetë aktori i njohur

    Aktori Jay North, vdiq në moshën 73-vjeçare. Aktori u bë i famshëm përmes serialit CBS me të njëjtin emër, ” Dennis the Menace”, si dhe luajti në filmin “Maya”.

    North vdiq të dielën, më 6 prill, në shtëpinë e tij në Lake Butler, Florida, pas një beteje të gjatë me kancerin e zorrës së trashë, tha Ginny Russell, e cila luajti Margaret Wade në serial, për The Hollywood Reporter. Aktorja e quajti atë “vëlla nga një botë tjetër”.

    Në serialin Dennis the Menace të Screen Gems, i cili bazohej në librin komik të Hank Ketchum me të njëjtin emër, Jay North luajti Dennis Mitchell, një fëmijë me qëllime të mira, por të pafundme energjie, i cili shpesh shkaktonte kaos në lagje. Ai ishte fëmija i vetëm i Henrit dhe Alice-s, dhe ishte vazhdimisht i përfshirë në telashe me fqinjin e tij në pension George Wilson dhe më vonë me vëllain e tij, John Wilson.

    Jay North ishte vetëm 6 vjeç kur bëri audicionin për rolin e Denisit. Seriali u shfaq premierë dy vjet më vonë, kur ai ishte 8 vjeç dhe përfundoi gati katër vjet më vonë, kur ai ishte 12. Megjithatë, ai mbeti jashtëzakonisht i popullarizuar, pasi “Dennis the Menace” u përsërit për dekada në ripërsëritje dhe në rrjetet pay-per-view.

    Në një intervistë të vitit 1993, North deklaroi se nuk ishte penduar kur mbaroi seriali. “Nuk isha i pakënaqur që “Dennis the Menace” përfundoi,” tha ai. Përveç rolit të Denisit, i ndjeri ishte shfaqur edhe në dramën filmike ‘Maya’ dhe më pas në adaptimin e saj televiziv.

    Po kush ishte Jay North?

    Jay North lindi më 3 gusht 1951 në Los Angeles, ku u rrit. Që në moshë shumë të vogël shfaqi interes për aktrimin dhe siç tregoi në vitin 1993 në “New York Times”, e nisi karrierën në moshën rreth 5-vjeçare, pasi iu lut nënës që ta ndihmonte të shfaqej në programin për fëmijë “The Engineer Bill Show ”. “Fëmijët ishin në audiencë në skenë dhe i kërkova që të më ndihmonte të hyja në shfaqje ,” tha ai.

    Në vitin 1966 ai luajti në filmin ‘Maya’, i cili rrëfen aventurën e dy adoleshentëve në Indi të shoqëruar nga një elefant. Ky rol e çoi edhe në përshtatjen televizive të filmit, me titull “Maya”, i cili megjithatë pati një kohëzgjatje të shkurtër.

    Së bashku me praninë e tij televizive, Jay North merrej edhe me aktrimin e zërit të filmave vizatimorë. Ai ia dha zërin e tij princit Turhan në serialin “Ora e aventurës së bananeve të ndara” dhe adoleshentit Bamm-Bamm Rubble në “The Pebbles and Bamm-Bamm Show”. Sidoqoftë, karriera e tij e aktrimit gradualisht filloi të bjerë.

    Siç e kishte pranuar edhe vetë, roli i Denisit e stigmatizonte dhe shpesh e çonte në zgjedhje stereotipike, gjë që e vështirësoi rifillimin e karrierës së tij. Në vitin 1977 ai u regjistrua në Marinën e SHBA, ku u shkarkua me nder në vitin 1979. Më vonë u transferua në Lake Butler, ku punoi si oficer korrigjimi për Departamentin e Korrigjimeve në Florida. Në vitin 1993 ai u martua me gruan e tij të tretë, Cindy Hackney.

    Edhe pse me kalimin e kohës ai tha se u pajtua me rolin që përcaktoi karrierën e tij, një moment përcaktues në karrierën e tij erdhi në vitin 1987 kur ai u shfaq në serialin satirik të HBO-së Jo Domosdoshmërisht Lajmet.

  • Lajmi i shumëpritur! Meteorologia Porja tregon kur largohet i ftohti: Ja kur vijnë ‘ditët e verës’

    Lajmi i shumëpritur! Meteorologia Porja tregon kur largohet i ftohti: Ja kur vijnë ‘ditët e verës’

    Deri në mes të javës territori shqiptar do të jetë në kushtet atmosferike të ftohta, por pa reshje. Meteorologia Lajda Porja tha temperaturat janë ulur në -5 gradë në zonat malore, ndërsa në zonat e thella temperaturat janë edhe më të ulta

    “Është një situatë që do kalojë shumë shpejt. Është një masë e ftohtë që ka depërtuar drejt Ballkanit. Shqipëria i kishte kushtet mjaft të favorshme për të pasur reshje dimri dhe ishin parashikuar që këto tre ditë do të ishin me nuanca dimri.

    Gjatë kësaj jave nuk do ketë reshje, ndërsa temperaturat janë ulur në -5 gradë në zonat malore, ndërsa në zonat e thella temperaturat janë edhe më të ulta. Deri në mesjave moti të jetë i ftohtë, sidomos mëngjeset”, tha Porja.

    Duke filluar nga e marta do kemi rritje të lehtë të temperaturave, ndërsa të enjten dhe të premten pritet një përmirësim i ndjeshëm i kushteve atmosferike. Porja paralajmëron se java tjetër do të jetë tepër e ngrohtë, ku nuk do të mungojnë as ditët e verës.

    “Të enjten dhe të premten, zhvendoset kjo valë e ftohtë drejt lindjes së kontinentit, duke kthyer një masë më të ngrohet. E premtja e shtuna dhe e diela do të rikthejë rritjen e temperaturave.

    Presim temperature mjaft të larta. Deri të mërkurën do jemi deri në 15 gradë, të premten të shtunën dhe të dielën deri në 22 gradë. Java që vjen me temperatura mjaft të larta, me ditë pranvere dhe disa dit vere”.

  • LEK ME THASE, shenjat e zodiakut që janë më të favorizuara financiarisht gjatë muajit PRILL!

    LEK ME THASE, shenjat e zodiakut që janë më të favorizuara financiarisht gjatë muajit PRILL!

    Prilli është një muaj shumë dinamik që ndez shkëndijën e ndryshimit dhe na fton të vazhdojmë të integrojmë ndryshimet e nxitura. Në ditët në vijim, mbaron retrograda e Mërkurit dhe Venusit, duke na inkurajuar të ndërmarrim veprime bazuar në ndryshimet e brendshme që ndodhën gjatë retrogradave të fundit. Ditën e djeshme mbaroi retrograda e Mërkurit.

    Rreth kësaj kohe dhe në javët e ardhshme, informacione të reja ka të ngjarë të dalin në dritë, duke na ndihmuar të marrim vendime më të informuara. Hëna e plotë e 12 Prillit e njohur edhe si Hëna Rozë vjen për të sjellë ‘dritë’ në marrëdhëniet tuaja dhe rutinën për kujdesin ndaj vetes. Për disa shenja, fillimi i muajit do të karakterizohet nga një energji vezulluese. Në punë nuk do mungojnë idetë brilante. Ndërkaq, 3 nga shenjat e zodiakut tërheqin sukses financiar gjatë muajit prill. Njihuni me këto shenja:

    Gaforrja
    Punoni për atë që dëshironi. Nuk mund të prisni që dikush tjetër të ndërtojë jetën që dëshironi ose të sjellë stabilitetin financiar që kërkoni. Por ju mund të krijoni të ardhurat tuaja për sa kohë që ndaloni së justifikuari. Më 18 prill, Marsi do të kthehet te Luani, sektori juaj i pasurisë dhe bollëkut dhe kjo do t’ju sjellë dobi.

  • Del në breg te detit një krijesë misterioze, e pabesueshme cfare iu gjet brenda

    Del në breg te detit një krijesë misterioze, e pabesueshme cfare iu gjet brenda

    Ka shumë gjëra të cilat ne nuk dimë për oqeanin. Specie të rralla banojnë në ujëra të thella dhe zona të reja zbulohen gjatë gjithë kohës, por ndonjëherë, të dhënat e vetme për të kuptuar se çfarë shtrihet nënujë janë në momentin kur ato dalin në brigjet tona.

    Kështu ka ndodhur edhe në këtë rast. Për herë të parë në botë, një peshkaqen super i rrallë, që ka marrë emrin “peshkaqeni gojëmadh” (Megamouth Shark), është parë shtatzënë në një plazh në Filipine.

    Fatkeqësisht specia ngordhi, por brenda saj u gjetën 6 peshkaqen të vegjël. Ky zbulim dëshmon se “peshkaqenët gojëmadh” janë “ovoviviparous”, që do të thotë se ato zhvillohen në vezë të cilat çelin brenda nënave, e më pas lindin si foshnja të gjalla.

    Sipas Oceana.org, peshkaqeni kishte një gjatësi 5.6 metra, që do të thotë se goja e saj, ka të ngjarë të jetë rreth 1.3 metra e gjerë (epo të paktën tani e dimë përse ka marrë atë emër).

    Zbulimi do t’i ndihmojë shkencëtarët të mësojnë më shumë rreth zakoneve dhe fiziologjisë së kësaj specie misterioze

  • E BUJSHME! Kush është politikania e fuqishme që del në dosjen që u hakerua në SPAK dhe u censurua nga media

    E BUJSHME! Kush është politikania e fuqishme që del në dosjen që u hakerua në SPAK dhe u censurua nga media

    Zhvillimet më të fundit në skenën politike shqiptare kanë thelluar ndjeshëm përplasjen mes Belinda Ballukut dhe Erion Veliajt, dy figurave të rëndësishme brenda Partisë Socialiste. Ky konflikt i brendshëm, që për një kohë të gjatë është zhvilluar në mënyrë të heshtur dhe me lëvizje të kujdesshme, ka shpërthyer fuqishëm në publik, duke u kthyer në një nga betejat më të ashpra brenda mazhorancës socialiste. I pari që përjetoi një rënie të papritur ishte kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

    Arrestimi i tij dhe izolimi në burgun e Durrësit shënuan një kthesë të fortë në ekuilibrat e pushtetit dhe brenda vetë strukturave të PS. Megjithatë, ndonëse fizikisht i shkëputur nga skena publike, Veliaj vijon të ushtrojë ndikim përmes një rrjeti të mirorganizuar bashkëpunëtorësh, ish-zyrtarësh dhe aktorësh mediatikë që vazhdojnë të përhapin mesazhet dhe qëndrimet e tij. Strukturat propagandistike të ngritura prej vitesh vazhdojnë të funksionojnë, duke mbajtur gjallë ndikimin e tij në opinionin publik dhe në hierarkinë politike.

    Balluku nën lupën e SPAK

    Në krahun tjetër, Belinda Balluku, aktualisht zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, është vënë nën një vëmendje të shtuar pas rrjedhjes së një dosjeje të rëndësishme nga SPAK, ku emri i saj përmendet në kuadër të një hetimi që lidhet me marrëdhënie të dyshimta me sektorin privat të shëndetësisë, konkretisht me Klodian Allajbeun, pronarin e “Spitalit Amerikan”. Dosja në fjalë, e cila përmban materiale të konsiderueshme që sugjerojnë një marrëdhënie preferenciale mes Ballukut dhe rrjetit të spitaleve private në fjalë, ka dalë në dritë si pasojë e një hakerimi të bujshëm së fundmi në sistemin e SPAK. Dokumentet dyshohet se tregojnë se gjatë kohës kur Balluku ishte drejtoreshë e përgjithshme e Albcontrol, të gjithë punonjësit e institucionit që ajo drejtonte kanë kryer check-up-in vjetor te “Spitali Amerikan”, duke krijuar dyshime të forta për një skemë favorizimi dhe përfitimi të njëanshëm për subjektin privat.

    Një element i rëndësishëm që e ndërlikon më tej këtë situatë është përmendja e emrit të ish-ministrit të Brendshëm dhe një prej figurave kyçe të PS-së, Fatmir Xhafaj, si një prej personave që dyshohet se ka qenë pjesë e hakerimit të sistemit të SPAK dhe shpërndarjen e dosjeve sensitive. Sipas burimeve të brendshme, Xhafaj, përmes lidhjeve të tij, ka ndikuar në përzgjedhjen e dosjeve që do të rridhnin, duke u fokusuar veçanërisht në ato që dëmtojnë politikisht grupin e Ballukut dhe aleatëve të saj. Qëllimi i këtij operacioni ka qenë për të forcuar pozitat e grupit të Veliajt në konfliktin e brendshëm të PS-së.

    Pse media heshti?

    Një nga aspektet më të diskutueshme të kësaj çështjeje është heshtja e thellë e shumicës së mediave të mëdha ndaj përmbajtjes së dosjes ku përmendet Balluku. Ndryshe nga rasti i Veliajt, ku një pjesë e konsiderueshme e mediave nxitoi të publikonte detaje të dosjes dhe të komentonte publikisht zhvillimet, në këtë rast u vu re një censurë e qëllimshme. Kjo sjellje nuk është rastësore. Shumë prej mediave kryesore në vend janë të lidhura ngushtë me Ballkukun përmes kontratave të majme reklamuese, sponsorizimeve publike dhe marrëveshjeve informale për mbështetje politike.

    Në rastin konkret, “Spitali Amerikan” është ndër reklamuesit më të mëdhenj në tregun mediatik dhe ka pasur ndër vite bashkëpunime të ngushta me disa redaksi kryesore, gjë që shpjegon edhe mungesën e raportimit apo analizës së thelluar mbi këtë çështje. Kjo marrëdhënie e ndërlikuar midis biznesit, pushtetit dhe medias ka krijuar një klimë ku lajmi filtrohet sipas interesave të ngushta dhe publiku lihet i painformuar për çështje që prekin drejtpërdrejt transparencën dhe llogaridhënien e zyrtarëve të lartë të shtetit.

    Lufta në PS

    Ndërkohë që betejat ligjore dhe politike vijojnë, përplasja mes grupeve në PS është bërë më e ashpër dhe më e rrezikshme. Tashmë lufta nuk zhvillohet më thjesht për poste apo influencë, por për mbijetesë politike. Zhvillimet e ditëve të fundit kanë treguar se të dy kampet janë të gatshëm të përdorin çdo mjet përfshirë informacione sensitive, presion mbi media dhe manovra të prapaskenës për të ruajtur ose rimarrë kontrollin.

    Ajo që është e qartë deri tani është se përplasja brenda Partisë Socialiste nuk është më vetëm një grindje për influencë, por një luftë e hapur për mbijetesë politike, ku çdo mjet duket i lejueshëm. Dhe me rrjedhjen e dosjeve, hakerimet dhe censurën mediatike, kjo betejë rrezikon të shndërrohet në një krizë të plotë besimi tek institucionet dhe tek vetë modeli i funksionimit të shtetit. Sot.com.al

  • Përgjimet në b*rgun e Durrësit konfirmojnë se Edi Rama sh*ti Erion Veliajn, kush është Fatmiri që del në dosjen..

    Përgjimet në b*rgun e Durrësit konfirmojnë se Edi Rama sh*ti Erion Veliajn, kush është Fatmiri që del në dosjen..

    Zbardhja e përgjimeve që i shërbyen vendimit të Apelit të GJKKO-së për të lënë në burg kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ka nxjerrë në dritë shumë më tepër sesa fjalë të ashpra e presion mbi drejtësinë. Më shumë sesa udhëzimet për “ushtrimin e presionit mediatik”, zbardhja e përgjimeve tregon për një prishje të thellë të balancave brenda Partisë Socialiste dhe një sinjal të qartë se kryeministri Edi Rama ka orkestruar gjithçka. Në bisedat e përgjuara nga burgu i Durrësit, Veliaj shfaqet në panik, që numëron ditët me shpresën e lirimit.

    Në një telefonatë me të vëllanë, Arbërin, ai e shpreh hapur strategjinë për datat 11 dhe 12 mars, kur pritej shqyrtimi i apelit: “Duhet mbajt presingu Lal, se dita e martë është e pandryshueshme, kshu që katër ditë kemi. ‘Three days to freedom’.” E njëjta qasje del edhe në bisedën me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, ku ai i kërkon që të ndikojë në media që “ta mbajnë presionin” sepse “këto katër ditë janë vendimtare. O dal tani, o rri edhe katër muaj. Kismet Gjykata e Lartë, po ajo vjen pas zgjedhjeve”. Që Veliaj kishte ende besim te mbështetja politike, duket qartë. Por si përfundoi në këtë pikë?

    Edi Rama i mbylli derën

    Në dosjen e përgjimeve del hapur pakënaqësia e thellë e Veliajt ndaj Ulsi Manjës, ministrit të Drejtësisë. Ai e etiketon si “qelbësirë”, “katundar”, dhe shkon deri aty sa të thotë se “do ta mbysë me thonj”. Por a kishte Manja fuqinë për të penguar lirimin e Veliajt? Apo ndonjë tjetër i dha sinjalin për të tërhequr dorën? Dyshohet se prapa refuzimit të skemës së Veliajt për të ndikuar mbi sistemin e drejtësisë qëndron vetë Edi Rama. Pikërisht në një moment kur Veliaj po orkestronte një operacion propagandistik me ndihmën e njerëzve të afërt, Rama i mbylli derën.

    Një nga rastet që nxjerrin përgjimet është lajmi që dyshohet se donte të inskenonte Veliaj në media se prokurori Ols Dado mund të ketë marrë 2 milion euro që ta fundoste. Në dosje thuhet se Veliaj flet me bashkëshorten, i kërkon këshillë Mero Bazes, i cili thotë: në fillim të dalë lajmi, pastaj dëshmitarët, pastaj të flasë Erioni. Dhe kështu ndodh, por gjithçka ngec rrugës, sepse e refuzon kryeministri Edi Rama. Kjo ishte pika ku Veliaj kuptoi se loja kishte mbaruar dhe se ishte vetëm.

    Të tjera përgjime

    Nga ana tjetër, një tjetër përgjim del kur Veliaj, në bisedën me Arbër Veliajn, i kërkon këtij të fundit që në lidhje me fushatën mediatike që kanë ndërmarrë të kenë dhe mbështetjen e “redaktorit”. Arbër Veliaj i konfirmon se i kanë thënë se kanë mbështetjen. Veliaj shkon dhe më tej kur i trajton njerëzit rreth tij si ushtarë. “Në bisedën në orën 10:41 me vëllain e tij, Erioni i kërkon Arbrit të bisedojë me Meron dhe me të gjithë ata se nuk duhet të perceptohet që e kanë lëshuar veten tani në fund”, thuhet në përgjimet që disponon CNA. Veliaj përmend një person me emrin Fatmir që mendohet se është Xhafaj të cilin e konsideron pjesë të ushtrisë së tij.

    Xoxa i konfirmon tensionet brenda PS

    Madje, në një nga këto përgjime, del se ai ishte vënë në dijeni dhe për tensionet mes Etjen Xhafaj dhe Edi Ramës. Në orën 19:52 Erion Veliaj bisedon me Ajolën dhe e pyet se çfarë ka ndodhur ndërmjet Ramës dhe Etjenit, pasi ka dalë te lajmet dhe ka shkruar një status te chati i deputetëve ku thuhet se “Erjoni nuk mbrohet sikur je në kafe”, dhe i kërkon të investigojë pasi do ta telefonojë sërish, Erioni tregon se duhet ta dijë Arbëri dhe Fuga. Në orën 20:16, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, ku kjo e fundit i tregon se Etjeni ka dalë në një emision, diçka e tillë, dhe ka bërë një mbrojtje siç e ka menduar ai, që Erjoni është i pafajshëm, duke mbajtur një qëndrim personal pro tij.

    Gjatë komunikimit ndërmjet tyre, Erioni i tregon se Arbëri i ka sugjeruar që të mos shkojë në seancën e të martës dhe i kërkon që të bisedojë me njerëzit pranë saj, pasi Erioni i thotë se i intereson që të vazhdojë debatin me ata të dy, sepse me Banin dhe me Olsin janë bërë hasha. I kërkon që të bisedojë me Maznikun, ose me Fugën që këta të pyesin Redaktorin dhe t’i japin një fedback nëse duhet ta bëjë betejën, duke qenë se seanca regjistrohet, regjistrim i cili u duhet edhe për gjërat më tej. Erioni i tregon se “ata” janë përgatitur për një seancë gjyqësore 30 minuta nëse do të jetë vetëm Ermiri si avokat, dhe nëse Erioni (ai) do të jetë në seancë do t’i mbajë 3 orë me një fjalim pa fund për të gjitha gjërat.

    I kërkon Ajolës që t’i printojë statuset që ka publikuar në rrjetet e tij me qëllim që të flasë për këto gjëra në seancë gjyqësore. I thotë se nëse nuk i ka printuar, e bën Albani në çast. Vijon dhe i kërkon që të pyesë Redaktorin se si duhet të veprojë për të martën. Më pas në komunikim ndërhyn Arbër Veliaj, të cilit i thotë se duhet pyetur Redaktori nëse duhet të shkojë në seancë të martën dhe duhet të marrë përgjigje për këtë”, thuhet në materialet e përgjimit të Erion Veliajt në paraburgimin e Durrësit