Category: Lajme

  • Ṛṙàhén dhe ῥlàğosén me àṙmé të riun në një bar-kafe, shpallen në kërkim dy shqiptarët

    Një 20-vjeçar ka mbetur i pl a gos ur në Halkidiki, ndërsa autorë dyshohet se janë disa shqiptarë. Ngjarja ndodhi orët e para të së dielës në një bar-kafe.

    Sipas burimeve policore, shtatë persona, disa në një motor dhe të tjerë në një makinë, shkuan në kafenenë në Pefkochori dhe su lmuan një 20-vjeçar. Pavarësisht se i riu tentoi që t’i shpëtonte agre sorëve ata e go ditën me gru shta, ndërkohë që njëri prej tyre e që lloi me pi stole të, duke i shkaktuar një pla gë në kofshën e djathtë. Menjëherë pas kësaj grupi i autorëve u larguan nga kafeneja, ndërsa 20-vjecari u transportua në spital. Nga hetimi i kryer nga Pol icia, dy nga tre autorët e pla gos jes dhe rr ah jes së 20-vjeçarit u identifikuan pak më vonë. Ata janë dy shqiptarë përkatësisht 21 dhe 29 vjeç, të cilët thuhet se i përkasin një grupi bande në Selanik.

    21-vjeçari, sipas policisë është person me precedent penalë, pasi në tetorin e kaluar është liruar nga bu rgu, ndërsa po gjykohet në shkallën e 2-të për tentativë vrasje, mbajtje pa leje dhe përdorim të një ar me. Sipas burimeve të policisë, motivi i su lmit të së dielës ndoshta janë mosmarrëveshjet financiare në lidhje me “mbrojtjen”, të cilat kërkohen nga anëtarët e grupit të zhvatësve në zonën e Halkidiki. Poli cia Greke po kryen hetime për të gjetur dhe arre stuar autorët.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “Ilirjani kontrollonte tokën, ujin e kishte Festim ‘kokë-lopa’. U jepnim 30 mijë euro”

    Detaje nga dosja e SPAK për operacionin “Shpirti” / Elton Qyno

    …Ilirjan Balla, kontrollonte tokën ndërsa Festim Lelaj në cilësinë e drejtorit të Kufirit në Vlorë, kontrollonte dhe jepte garanci për ujin, lundrimin në det…”. Kështu ka deklaruar në prokurori, bashkëpuntori i policisë Mariglen Shusha, i cili në vitin 2019, ka dhënë dëshmi përpara tre prokurorëve Shqiptarë dhe një gjykatësi Italian. Shusha, shprehet se për çdo rrugë biznesmeni Ilirjan Duçkollari që ka fabrikën e kafesë në Vlorë, paguante 15 mijë euro Ilirjan Ballën dhe 15 mijë euro Festim Lelaj, në mënyrë që ata të na garantonin sigurinë në tokë dhe në det.

    Avaria në motor solli kthimin mbrapsht të gomones

    Sipas tij kapja e parë e sasisë së madhe që i është bërë këtij grupi, është ajo e datës 11 nëntor 2015 në Rradhimë të Vlorës. Lënda na rkotike, pasi u transportua në breg nga një furgon në emër të shtetasit shqiptar Alban Koshi, mobilier, i drejtuar nga shtetasi Aurel Kalari, është ngarkuar në mjetin lundrues gomone. Janë ngarkuar në bord shtetasit Robert MYFTARI, Piro BREGU si drejtues, Rexhino MUÇAJ, i thirrur Xhino dhe Elton HAMZA, ku kanë filluar lundrimin, por sapo kanë arritur afër Ishullit të Sazanit, akoma në ujra shqiptare, janë detyruar të kthehen mbrapsht, për avari në motor të mjetit lundrues. Sapo arritën në zonën afër ‘DELTA FORCE’, në rrugën shkonte nga Vlora në Orikum, është shkarkuar serish ngarkesa me lën dën narkotike. Lënda nar kotike u shkarkua pjesërisht në të njëjtin furgon të drejtuar nga Aurel KALARI, që ndërkohë ishte informuar për atë që kishte ndodhur e kishte shkuar në zbarkim. Në vendin e zbarkimit ndërhyri policia shqiptare dhe pesë personat e vendit, e të braktisnin lëndën narkotike dhe furgonin afër postës kufitare u detyruan të mësipërm u DELTA FORCE, ndërsa mjeti lundrues gomone, në bordin të cilit kishin ngelur pak konfeksione lende narkotike, u la nga personi skafist Piro BREGU, afër Hotel Regina-s pak larg nga bregu. Shtetasi Aurel KALARI, la në furgon kartën e identitetit dhe lejen e drejtimit të automjetit, përveç çelësave të automjetit të tij. Mjeti lundrues gomone, mjeti furgon dhe lënda nar kotike janë sekuestruar.

    Për një orë fikeshin radarët që monitoronin detin

    Nga aktet e administruara ka rezultuar se shtetasi Ilirjan Duçellari, për ushtrimin e tr afikimit të lëndëve na rkotike në kuadër të grupit të strukturuar kri minal, kishte mbështetjen edhe të Zëvendës Drejtorit të Policisë Vendore të Policisë Vlorë Ilirjan Balla, si dhe të Oficerit të Policisë të Drejtorisë së Kufirit & Migracionit Vlorë, Festim Lelaj. Në këto ana krijuara nga punonjës të policisë, Ilirjan Ducellari, arrinte të garantonte një kalim të qetë të lëndës narkotike nga furgoni, me të cilin transportohej lënda na rkotike në rrugë tokësore nga vendi ku ajo mbahej e fshehur për t’u ngarkuar në mjetin lundrues gomone dhe transportimin e saj nga brigjet shqiptare në drejtim të Italisë, me sigurinë që policia nuk do të tentonte ta bllokonte.

    Të gjitha veprimet e lidhura me transportimin tokësor të lëndës narkotike, me ngarkimin e saj në mjetin lundrues dhe trafikimin e saj, kryheshin në praninë e punonjësve të policisë të lartpërmendur, të cilët garantonin kryerjen e trafikimit të lëndës nar kotike për në Itali. Gjatë kësaj kohe, në sajë të lidhjeve që kishte me policinë drejtuesi i këtij grupi kriminal, “Lani” bënte të mundur fikjen për një orë të radarit që kontrollonte bregdetin dhe ujërat kombëtare, duke realizuar nisjen mjetit lundrues të ngarkuar me lëndë na rkotike në drejtim të Italisë dhe kthimin e tij bosh.

    Nga bashkëpunëtori i drejtësisë, Marenglen Shusha, gjatë marrjes në pyetje me datën 30-31 maj 2019, ai ka deklaruar:

    “….Siç kam thënë edhe më parë, Ilirjan Balla, jetonte në një shtëpi që Lani kishte marrë me qira e ishte sipër lokalit te Lanit, po deshe te jap foton qe kam shkarkuar nga jashtë. Nga toka, Lani kishte persona të ndryshëm, po sidoqoftë ishte armik me Drejtorin, ndërsa për sa i përket detit, Drejtorinë e Kufirit, ishte impenjuar një person me emrin Festim, qe unë e di se punon për policinë. Është një person i shëndosh, me flokë të shkurtra, e di që ka një lokal në rrugën ku është lokali i Lanit, e në atë periudhën vinte ke ne me një Klas E, me ngjyrë gri, në 2005-2006. Ky ka ardhur disa herë, ka folur në tavolinën afër për të garantuar, për të siguruar pjesën e detit, e, me sa mbaj mend, nja dy herë ka ardhur bashke me një person tjetër, që ka thënë që edhe ai ishte një që punonte në polici, ishin moshatar, me flokë të bardha, me duket se quhej Gjergji, nëse nuk gaboj, e se ky Lani, Festimit do t’i jepte 15.000 Euro për të siguruar pjesën e detit, e lekët i kam parë.

    Momenti në të cilin ia ka dorëzuar nuk e di, sepse për ngjarjen e 2015 unë isha në Itali e siç kam thëne, nëse nuk gaboj, ky Festimi, pasi Ilirjani është spostuar si Zëvëndës Drejtor në Dibër, me duket se edhe Festimin e kanë postuar gjithmonë si Shefi Policisë Komisariatit në Dibër.

    Unë flas për atë që di unë e si e merrja vesh nga personi që ishte sipër meje, që më komandonte. Ky funksiononte në pjesën e Durrësit, të dy mjetet ishin të policisë detare, nuk vinin te kontrollonin deri ne vendin ku rregullisht duhej te kontrollonin …ndërsa sepse do te kthehem prapë në lidhje me detin ndërsa pjesa e radarit… për shembull, radari është në Divjake e ne Seman nga Fieri pastaj është tjetri në Sazan, kështu Radar që është në Fier, është i Policisë së Kufirit te Vlorës, ndërsa radari në Divijakë është i Drejtorisë i Policisë së Durrësit. Unë e di qe kur gomonia arrinte nga Italia ne Divjake.. kur gomonia shkonte ne Itali, nga Divljaka, ky radar fikej, e për rreth 40 minuta, një ore, ky radar fikej e sipas muhabeteve te bera ke Lani-edhe makinat e Policise tokësore, edhe ato te kufirit… sipas meje, ama policia e kufirit ka tip makinash Land Rover…-themi-policia e kufirit është ajo qe kontrollon bregun.

    E Lani me thoshte që policia bënte… themi… vërente gjate ngarkimit. Domethënë, do të thotë që këta policë- për shembull-janë ata që rrinë zakonisht ne postën e kufirit, unë nuk e di sa janë në vendin qe fiknin radarin, e mendoj se një person a dy rrinin aty ku gomoni ngarkohej. Pjesa tjetër e punonjësve të Policisë ishte ne zonën ku ishte radari… edhe ana detit, edhe ana tokës kanë marre 30.000 Euro per punën që është kapur ne 2015, sepse kur është bërë sekuestrimi afër Delta Force, asnjeri prej djemve si ka kerkuar leke Lanit, sepse une munde t’i thoja shume mirë: “unë e bëra kam shkuar e kam mbaruar”, ose djemtë që kanë ngarkuar dro gën në Shqipëri… mjeti ne Shqipëri.

    Lani nuk i ka dhënë lekët. Unë kam paguar vetëm shtetin dhe e di qe 15.000 janë paguar për token, e 15.000 per ujin, domethënë detin… e për pjesën detare, themi për ujin. ka folur me Festimin, ndërsa përsa i përket pjesës tokesore, ai, Iirjanin e kishte aty, e kishte 24 ore mbi 24, te pranishëm… Ilirjani ka marrë pjesë kur gomonai është nisur e ka marrë pjese normalisht, sepse e thashë edhe dje që është marrë hard-disku nga hoteli… sepse ishte pare Mirjani… sepse për të kontaktuar kontaktonte me numra të tjerë, jo vetëm numrat që unë sillja këtu me vete, por edhe numrat e tjerë, qe ishin atje, qe ishin numrat për Geni, për pjesën e detit, për atë të tokës.”

    Ndërkohë në deklarimin e datës 4 dhjetor 2019, bashkëpunëtori i drejtësisë Mariglen Shusha, ka deklaruar se : “…ne tetor të 2015, shtatorit-tetor është mbledhur ma ri juana e punës, e do të behej ne kete menyre përsa i përket tokes ishte e kontrolluar nga Ilirian, ndërsa uji, deti, nga një punonjës i Policise të Shtetit, sepse Drejtoritë jane te ndara-themi-janë të ndara. Seksionet janë të ndara. Quhet Festim “…Kokë lopa…”, është një mënyre thirrje. Me duket se në atë periudhe punonte në Vlorë, e pastaj më pas, është transferuar në një tjetër vend. Kishte edhe ai një lokal me qira, nuk e di se me qira apo jo, kishte një Mercedes gri, modeli Evo. Ka ardhur. Ka folur për këtë pune, sepse toka ishte e mbuluar.

    Dërgesa prej 1100 tonë e takimi në Tiranë me 2 trafikantët barezë

    Pas humbjes së 808 kg dr ogë në periudhën nëntor 2015 “Lani” u organizua për të dërguar në Bari një tjetër ngarkesë me lëndë na rkotike, me peshë prej me shumë se një ton. Në janar të 2016 në Tiranw bëri një takim sqarues me barezin Giovanni DE SANTIS i thirrur “Gianni blondi” që u paraqit tek DUÇELLARI në Shqipëri, i shoqëruar nga shtetasi Vullnet DACI i thërritur “Ledi”, vëllai i Shkelzenit, i thirrur “Tani”, miq të vjetër e klient të “Lanit” e nga Onofrio ADDANTE nga Bari, që iu prezantua “si nipi i një të rendësishmi në Japigia”, duke e pasur fjalën për forcën e tij në kuadrin kr iminal barez. Pas këtij takimi “Lani” filloi të organizonte tr afikimin e lëndës na rkotike që u bë në pesëmbëdhjetëditëshin e dytë të muajit mars. Në këtë aktivitet kr iminal u përfshinë shtetasit Mariglen Shusha, Rexhino MUÇAJ, Piro BREGU, Shkelzen KAMBERI, Umberto SERINI, Gaetano MONACELLI, Vito SERINI, Elton HAMZA, Juljan BEJDOLLARI dhe pjesëtarë të tjerë të njohur të grupit kri minal të “barezëve”.

    Në datën 16 dhjetor 2016, nga Shqipëria është nisur me destinacion Italinë, një tjetër mjet “Andries gomone”, me ngarkesë rreth 1.100 kg lende nar kotike, po në pronësi të “Lanit” që kishte bërë mbledhjen e kësaj sasie të madhe dr oge në shtëpinë e prindërve të një personi i njohur si “Daja” i Lanit. Në të njëjtin vend kanë bërë dhe paketimi i pakove që më datën 16 apo 17 dhjetor 2016, janë trafikuar në Itali.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Presidenti Ilir Meta lutet për shëndetin e Papa Françeskut

    Papa Françesku është shtruar sot në një klinikë mjekësore në Romë, ku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

    Presidenti Ilir Meta është ndër të parët politikanë shqiptarë që përmes një statusi në rrjetet sociale thotë se i bashkohet lutjeve për shëndetin e Atit të Shenjtë.

    “U bashkohem lutjeve për suksesin e operacionit të planifikuar kirurgjikal të Atit të Shenjtë, me urimin e përzemërt për shërim të shpejtë dhe të plotë, si dhe për rikthimin sa më parë në krye të detyrës së Tij tepër të rëndësishme në të mirë të njerëzimit dhe përhapjes së mesazheve hyjnore,” shprehet Meta.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Dy të plagosur, përplasen tre makina në qendër të Fierit

    Një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën kryesore të qytetit të Fierit në lagjen Konferenca e Pezës pranë shkollës së muzikes.

    Janë përplasur tre automjete duke pësuar dëme të medha matriale.

    Në vendengjarje ka mbërritur policia rrugore e cila po menaxhon trafikun e rënduar.

    Ambulanca ka marë edhe dy persona me lëndime të lehta jashte rrezikut për jetën.

    Video:

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Qytetarët presin me orë të tëra në doganë, pala greke po punon vetëm me një sportel

    Në pikat kufitare me Greqinë në Kakavijë dhe Kapshticë, radha e gjatë vijon ende të mbetet si një ndër problematikat më të mëdha të gjithë udhëtarëve që nisen drejt vendit fqinj.

    Edhe ditën e sotme krijuar radhë e madhe e qytetarëve të cilët duan të udhëtojnë drejt shtetit grek, kjo për arsye se pala greke po punon vetëm me një sportel.

    Vetëm pak ditë më parë greqia paralajmëroi për kufizim të orarit të lëvizjes, me pretendimin që të reduktonte numrin e lartë e lëvizjes së shqiptarëve për jashtë kufirit.

    Dyndje e madhe qytetarësh është vënë re edhe në pikën e Qafë-Thanës, por ndryshe nga pikat e tjera kufitare me Greqinë atje po punohet me orar të plote dhe gjendja është e normalizuar.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Lushnje/ Po udhëtonte me motor dhe del nga rruga, plagoset një 24-vjeçar

    Një aksident u regjistrua pasditen e kësaj të diele në fshatin Kamçisht në Lushnje.

    Një 22-vjeçar i cili po udhëtonte me motor me një tjetër person, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar pasagjeri.

    24-vjeçari me iniciale R.S. i cili ishte pasagjer, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

    Njoftimi i policisë:

    Sot rreth orës 17:00, në fshatin Kamçisht, shtetasi K. Ll., 22 vjeç, banues në Zhym, duke drejtuar motomjetin tip “Dayang” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar pasagjeri në motomjet, shtetasi R. S., 24 vjeç, banues në Gjazë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

    Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i motomjetit dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Zjarri në stallë djêg për së gjalli bagëtitë, flakêt rrêzikojnë edhe… Pronari ndodhet jo në gjendje të mirë shëndetësore

    Një stallë bagëtish është përfshirë nga fl akët këtë të diel në Savër të Lushnjes. Fl akët, të cilat u përhapën me shpejtësi rr ezikun banesat përreth.

    Me qëllim shuarjen e tyre në vendngjarje shkuan 4 zj arrfikëse, por edhe banorë të zonës.

    Fatkeqësisht zj arri ishte fatal për bagëtitë që ndodheshin në stallë, të cilat u dogjën për së gjalli. Mësohet se pronari i tyre Dalip Gjyshja, ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore, për shkak të tron ditjes.

    Sa i përket f lakëve, ato mësohet se janë ende aktive dhe shuarja e tyre vështirësohet nga dengjet e barit të thatë. Janë rreth 1000 dengje që janë përfshirë nga flakët.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Me 6 vëllezër në diasporë, shqiptari jeton duke mbledhur kanaçe

    Mediat në Kosovë kanë pasqyruar historinë e pazakontë të një banori nga komuna e Fushë Kosovës, i cili edhe pse ka 6 vëllezër në Diasporë, jeton në varfëri.

    Është një qytetar që ka shpërndarë në rrjetet sociale këtë realitet të hidhur, e që sipas tij, personi Shahin Bullaku jeton në kushtet të rënda ekonomike dhe se çdo ditë detyrohet të mbledhë gjërat të vjetruara për t’i shitur.

    “Personazhi i kësaj skice, në vetën e tretë është real. Ai është Shahin Bullaku nga Sllatina e Madhe e Fushë-Kosovës. Çdo mëngjes në orën 7:00 niset nga shtëpia e tij. Shtëpi i thënçin, ngase nuk ka as ujë, as internet, as shporetë për gatim, as kanalizim. Jeton në shekullin e 21, por asgjë nuk ka nga shekulli i 21! As s’ka TV, as radio, as kompjuterë, as laptop, as internet. Ai e ka një karrocë me të cilën bënë rrugëtim çdo ditë . Në orën 7 niset nga shtëpia për të mbledhur kanaqe nëpër rrugët e Kosovës e në mbrëmje rreth orës 19:00, i dërgon për t’i shitur kanaqet në fshatin Harilaç,”, raporton Periskopi.

    “As edhe 6 vëllezërit që i ka në mërgim,(dy në Amerikë, dy në Luksemburg , një në Itali dhe një në Gjermani), nuk e ndihmojnë, bile as që e thirrin në telefon.”, thuhet nër të tjera në shkrimin e këtij qytetari.

    Postimi i tij i plotë:

    Skicë për portret

    6 VËLLEZËR NË MËRGIM, E JETON DUKE MBLEDHUR KANAQE!!!

    Personazhi i kësaj skice, në vetën e tretë është real. Ai është Shahin Bullaku nga Sllatina e Madhe e Fushë-Kosovës. Çdo mëngjes në orën 7:00 niset nga shtëpia e tij. Shtëpi i thënçin, ngase nuk ka as ujë, as internet, as shporetë për gatim, as kanalizim. Jeton në shekullin e 21, por asgjë nuk ka nga shekulli i 21! As s’ka TV, as radio, as kompjuterë, as laptop, as internet. Ai e ka një karrocë me të cilën bënë rrugëtim çdo ditë . Në orën 7 niset nga shtëpia për të mbledhur kanaqe nëpër rrugët e Kosovës e në mbrëmje rreth orës 19:00, i dërgon për t’i shitur kanaqet në fshatin Harilaç. Nga kjo shitje i fiton 5 euro e ndonjëherë, kur ka fatin e mire e mbledh kanaqe më shumë (kupto kur është vapë e shpenzojnë qytetarët më shumë pije) i merr edhe 6 euro. Gëzimi i tij shihet në fytyrë, kur merr 6 euro dhe shkon rrugës duke i numëruar nga dy e tri herë. Përpos karrocës, Shahini ka edhe një djalë nga martesa që kishte, e që për shkak të kushteve të vështira, gruaja s’e përballoi dot këtë katandisje. Shahinin në verë e dimër, në acar e në vapë, në shi e në dëborë, në furtunë e në diellin përvëlues, çdo ditë e shihni në orën 7 rrugëve që shpien te restoranet e Pishave të Sllatinës. Në të përpjetën e rrugës e shtyen karrocën fare lehtë. Është i menqur, por skamja e ka katandisur. Afrohet në kontenierat e mbeturinave i merr një e nga një kanaqet dhe fytyra i qeshet kur sheh plot kanaqe. I ngarkon në thasë dhe një buzëqeshje e lehte ia përshkon fytyrën, e në vete mendon: a thua do t’i marrë sot: 6 apo 5 euro nga grumbullimi ? Sapo i sheh njerëzit duke ecur shtigjeve të pishave, don me i përshëndet nga mirësjellja, por e din se të rrallë janë njerëzit që e përshëndesin. Ky nuk është djali i Fatmir Limajt, as i Ramushit, as i Hashimit, as i Kadriut që të vrapojnë njerëzit për të bërë foto me te, ky është një njeri që jeton nga djersa e vet. As edhe 6 vëllezërit që i ka në mërgim,(dy në Amerikë, dy në Luksemburg , një në Itali dhe një në Gjermani), nuk e ndihmojnë, bile as që e thirrin në telefon. Po, po Shahini e ka një telefon të thjeshtë 049206262 për të folur me djalin e vet që është 16 vjeçar e që kujdeset për gjyshen (nënën e Shahinit) në Fushë-Kosovë. Pra, djali i jeton në shtëpinë e vëllezërve, sepse këtu në shtëpinë e Shahinit, jeta është si në shekullin e 13-të. Vëllezërit asnjëherë nuk e ndihmojnë. As nuk e thërrasin. As nuk vijnë për ta vizituar kur kthehen ndonjëherë (shumë rrallë vijnë) në Kosovë. Ngryset e bie në mbrëmje i vetëm. Për çdo ditë i njejti refren i punës së tij. Jeta vazhdon për të tjerët, e për Shahinin sikur ka ngelur në shekuj mbrapa. Ka vite që është edhe pa grua. Ushqehet nga mëshira e atyre që kanë zemër për t’i dhuruar ndonjë euro, por më shumë e shkon jetën pa ngrën. E, Shahini lexon çkado që i bie në dorë. Një mjek i kishte propozuar, mbase je verë e dimër, vjeshtë e pranverë jasht e të rrah era e fortuna, në vapë e në acar, është mirë që në mbrëmje të pish ndonjë birrë për shkak të veshkëve, pastrimit e ftohjes. Dhe, po, thotë Shahini- në mbrëmje e pi nga një birrë , kur ia paguan ndonjë zemërmirë. Dhe shih për këtë, vëllezërit paskan hapur fjalë, se nuk e ndihmojmë nga se po i shpenzuaka në birra!!!

    – Le, që s’më ndihmojnë , por edhe më etiketojnë. E, me se të pi unë birra? Ku kam para unë për birra?- shprehet me lot në sy….

    Sa keq ndjehet njeriu nga injorantët e tillë vëllezër, apo kushdo që e etiketon si të tillë. Në mos paç zemër e mëshirë për ta ndihmuar, mos e përgojo. Se, edhe Shahini ka shpirt, ka nevojë edhe për një pije. I tillë është Shahini në shekullin 21. Në mëngjes e takoni te kontenierat e restoraneve në Sllatinë. Në mbrëmje e gjeni duke shitur kanaqet në Harilaç. Rrugëtimi i përditshëm mbi 26 km. Dëshiron të flas për ndonjë TV, të rrëfej për jetën, vuajtjet e hallet e tij. Është edhe human. Ai, thotë se nuk ka kërkuar ndihmë nga Halili, sepse jam i fortë ende dhe punoj. Le t’u jap atyre që s’kanë takat me punue. Shahini i ka 59 vjet. Por, në fytyrë duket sikur t’i kishte të 70-tat. Nuk i ka rënë as koronavirusi, as që ka bajtur maskë në fytyrë, as nuk është vaksionuar.

    – Më ndihmon nganjëherë kryetari Burim Berisha- dhe hyn në politikë. Burimi ka fituar gjithmonë në zgjedhje, por kësaj rradhe do ta ketë më vështirë, edhe pse do të fitoj. Ashtu siç e kam unë të vështirë ta fitoj ndonjë euro, ashtu edhe Burimi kësaj rradhe duhet të vrapoj shumë, ndoshta më shumë se sa unë- thotë Shahini dhe fytyrën ia përshkon nje qeshje e lehtë.

    Një portret për film dokumentar për regjisorin Dibran Fyllin. E, pse jo, pse të mos jetë edhe ky personazh, se si jetohet në shekullin e 21. Ndoshta me këtë film Dibrani do ta fitoj një çmim, Çmimin e ndërgjegjjes kombëtare, t’u trokas atyre që s’kanë mëshirë për qytetarët e vet…. Sot, e diel, kaffen e mëngjesit e piva bashkë me Shahinin dhe hallet e jetës së tij. Nesër s’e di a do ta takojmë sërish Shahinin. Mbase….

    Fushe- Kosove 4 korrik 2021

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Me shpejtësi tej normave në rrugë, pa leje drejtimi dhe “tapë” në alkool/ Policia arreston 8 shoferë dhe heq 57 patenta në një ditë

    Në 24 orët e fundit, Policia Rrugore, ka arrestuar tetë drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

    Referuar një deklarate për mediat, policia bën me dije se janë pezulluar gjithsej 57 leje drejtimi, nga të cilat:

    38 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara që varionin nga 74 km/orë në qendrat urbane në Kamëz e deri në 180 km /orë, 20-vjeçari F.SH., i cili u konstatua nga radari në rrugën interurbane Tiranë- Durrës, në aksin Maminas-Durrës.

    19 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur në masë deri në 0.62 mg/l konstatuar në Tiranë, ku drejtuesi i mjetit shtetasi A.LL, kryente manovra të rrezikshme në rrugë dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një godine.

    Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2482 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

    Njoftimi i policisë:

    Shpejtësi tej normave të lejuara deri në 180 km/orë, drejtim mjeti në gjendje të dehur e nën ndikimin e alkoolit, parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, përdorim të celularit në timon e mos vendosje të rripit të sigurimit, shkelje këto të konstatuara gjatë 24 orëve të fundit nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë në akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane.

    Gjatë 24 orëve të fundit, nga kontrollet e kryera nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë në akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, si rezultat i përdorimit të radarëve, dragerave dhe kamerave janë evidentuar dhe ndëshkuar shumë drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi, që drejtonin mjetin në gjendje të dehur apo nën ndikimin e alkoolit, që shkelnin semaforin apo përdornin celularin gjatë drejtimit të mjetit, që nuk vendosnin rripin e sigurimit dhe kryenin manovra apo parakalime të rrezikshme në rrugë.

    Janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

    Janë pezulluar gjithsej 57 leje drejtimi, nga të cilat:

    38 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara që varionin nga 74 km/orë në qendrat urbane në Kamëz e deri në 180 km /orë, 20-vjeçari F.SH., i cili u konstatua nga radari në rrugën interurbane Tiranë- Durrës, në aksin Maminas-Durrës.

    19 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur në masë deri në 0.62 mg/l konstatuar në Tiranë, ku drejtuesi i mjetit shtetasi A.LL, kryente manovra të rrezikshme në rrugë dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një godine.

    Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2482 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht:

    412 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 324 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 746 masa për shpejtësi mbi normat e lejura, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, 178 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, 711 masa për parakalime të gabuara dhe 111 masa për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve.
    Aktualisht ka filluar kthimi i pushuesve nga zonat bregdetare në drejtim të Tiranës dhe Morinës dhe për këtë shkak në të gjitha akset rrugore ka fluks të shtuar, por të rrjedhshëm dhe pa ndërprerje.

    Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve , të respektojnë rregullat, mos kryejnë parakalime të gabuara, të qëndrojnë në radhë në akset ku trafiku është i rrjedhshëm por i ngadaltë, të mos qarkullojnë me shpejtësi e mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

    #MosUbejStatistike

    #RregullKujdesDurimDestinacion

    #NeJemiAtyPerSigurineTuaj

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Vatra e zjarrit aktive prej 3-4 ditësh, shkrumbon rreth 1 hektarë me pisha në zonën e Vithkuqit

    Një zjarr masiv që ka përfshirë zonën e Vithkuqit, në Majën e Jankës ka shkrumbuar një hapësirë prej rreth një hektarësh me pisha.

    Burimet për Panorama.al tregojnë se prej 3-4 ditësh ky zjarr vijon të jetë aktiv, duke shkrumbuar bimësinë e kësaj zone.

    Mësohet se ende vijojnë ndërhyrjet me mjete rrethanore për izolimin e vatrave aktive.

    Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë po punohet për shuarjen e tij.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP