Category: Lajme

  • Të plagosurit e ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në Velipojë, nëna me tre fëmijët e saj, janë dërguar në spitalin e QSUT-së në Tiranë, në repartin e Djegie Plastikës.

    “Top Channel” ka mësuar se pavarësisht faktit se është e dielë dhe shumica e mjekëve janë pushim, i gjithë stafi i shërbimit të djegies është paraqitur në punë.

    Mësohet se prognoza për të plagosurit është tejet e rëndë dhe janë në rrezik për jetën.

    Mjekët thonë se pavarësisht se janë hedhur në pishinë në momentin e parë kjo nuk i ka ndihmuar aspak, pasi uji ka qenë me klor.

    Ndërkohë në hyrje të Spitalit shihen edhe familjarët e të plagosurve, të cilët ndodhen në ankth të madh dhe nuk i mbajnë dot lotët.

    “Paraditen e sotme pranë Shërbimit të Djegie Plastikës janë parqitur pacientët A.Gj mosha 40 vjeç, D. Gj mosha 19 vjeç, K. Gj mosha 15 vjeç dhe E. Gj mosha 11 vjeç . Pas konsultës së parë mjekësore është konstatuar se pacientët kanë djegie të rënda në trup.
    Aktualisht janë duke u trajtuar me mjekim intensiv dhe në ndjekje të vazhdueshme nga stafi mjekësor”, thuhet në njoftimin e QSUT.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Manastirliu viziton familjen e plagosur nga bombola e gazit: Situata mbetet tejet kritike

    Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka vizituar mesditën e kësaj të diele familjen e cila u plagos në shpërthimin e bombolës së gazit në hotelin e tyre në Velipojë.

    Përmes një postimi në “Facebook”, Manastirliu shkruan se mjekët dhe infermierët në reanimacionin e repartit të Djegies-Plastikës në QSUT janë duke u kujdesur në maksimum për familjen e plagosur.

    Manastirliu bënë me dije se situata mbetet kritike, ndërsa nëna dhe fëmijët janë duke u trajtuar me terapi të plotë.

    “Mjekët dhe infermierët në reanimacionin e repartit të Djegie-Plastikës në QSUT, po bëjnë maksimumin për t’u kujdesur për familjen e lënduar në ngjarjen e rëndë në Velipojë. Stafi ynë po bën më të mirën, duke e trajtuar nënën dhe fëmijët me terapinë e plotë të mjekimit, por situata mbetet tejet kritike”, shkruan Manastirliu.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Veliaj uron me disa foto domethënëse festën e pavarësisë së Amerikës: Jemi dy popuj që bashkë jemi më të mirë

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj uron festën e pavarësisë së Amerikës me disa foto nga Tirana mbushur me flamujt e SHBA-ve dhe Shqipërisë, pranë njëri-tjetrit.

    “Yje, vija dhe shqiponja. Gëzuar ‘4 Korrikun’ të gjithë shtetasve amerikanë që jetojnë në Tiranë dhe miliona të tjerëve që jetojnë përtej oqeanit.

    Kjo e jona nuk është vetëm një marrëdhënie mes dy shteteve, por shpresat dhe aspiratat e dy popujve, që pavarësisht gjithçkaje, bashkë janë më të mirë! #IndependenceDay”, shkruan Veliaj në Twitter.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “Do nxjerr fotot nëse nuk më jep 70 mijë euro”, i dashuri shαntαzhon vajzën, kur e mëson vëllai i saj…

    Një vajzë është përfshirë në një situatë të padëshiruar me familjen, për shkak se i dashuri i saj e ka kë rcënuar që nëse nuk i jep një shumë të madhe parash, ai do i bëjë publike foto të tyre in time.

    Kër cënimin e ka mësuar edhe vëllai i të resë, i cili ka shkuar në shtëpinë e të dashurit të motrës dhe e ka kër cënuar atë, duke i kërkuar ta linte të qetë të motrën.
    Rasti ka ndodhur në komunën e Lipjanit në Kosovë dhe Policia ka marrë kallë zimin që ka bërë e reja ndaj djalit me të cilin kishte krijuar lidhje in time.

    Sipas Telegrafit, i riu i ka kërkuar asaj që t’i japë 70.000 euro (shtatëdhjetëmijë €), se përndryshe do i dërgojë fotot i ntime familjarëve të saj.

    Lidhur me rastin ka nisuet hetimet prokuroria.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Foto: Polumbarët shqiptarë dhe ata francezë zhyten në Vlorë, nuk do e besoni çfarë nxjerrin nga fundi i detit

    Një grup zhytësish shqiptarë dhe francezë kanë arritur të nxjerrin nga thellësia e detit në Vlorë sasi të mëdha mu nicionesh.

    Është Ministria e Mbrojtjes që bën me dije se zhytësit kanë arritur të nxjerrin në tokë 220 m unicione të kali brave të ndryshëm, të cilat më pas janë dërguar për a sgjësim.

    Kjo sasi e madhe pre dhash dhe fishekësh janë nxjerrë nga gjiri i Vlorës.

    “Gjiri i Vlorës është tashmë më i pastër dhe më i sigurt. Zhytësit shqiptarë dhe francezë nxorën nga fundi i detit rreth 220 municione të ka librave të ndryshëm, të cilat iu dorëzuan për asgjësim xhenierëve tanë,” njofton Ministria e Mbrojtjes.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “Të shkrῖjmë me αcid nëse s’dorëzon 25 mijë euro”/ Historia e dy personave që sajuan gjithçka, për të mos u kuptuar se humbën paratë në bixhoz. Partnerja e njërit prej tyre…

    Ndonjëherë përballja me familjarët është me e madhe se frika për t’u përballur me policinë. Këtë e tregon fare mirë numri i kall ëzimeve të rre me të të rinjve, kryesisht të gjinisë mashkull, të cilët mbasi humbasin shuma të konsiderueshme në lojrat e fatit, i drejtohen policisë duke pretenduar se i kanë grabitur.

    R. R, 29 vjeç nga Tirana e al armoi familjen e tij me versionin e çuditshëm të dh unës dhe të rrë mbimit. E inskenoi aq me detaje sa të afërmit kërkuan që ai t’i drejtohej policisë e ndaj ai kallëzoi. Por në përfundim gjithçka rezultoi false ndaj dhe emri i tij u regjistrua në dosjet e kall ëzimit të rre më që pak a shumë kanë të njëjtën fabul.

    I riu pretendoi madje edhe emër konkret të gjobëvënësit që sipas tij e kishte identifikuar. Ka llëzimi sipas versionit zyrtar të komisariatit numër tre u dorëzua nga 29 vjeçari, i cili nga hetimi i policisë në përfundim rezultoi se kishte luajtur lloto.

    “Isha duke dalë nga banesa dhe një person më priste poshtë pallatit te Myslym Shyri. Personi në fjalë u afrua dhe më kërkoi që brenda dy orëve t’i jepja atij një milionë lekë të vjetra dhe që më pas t’i paguaja 25 mijë euro.” -tha denoncuesi.

    Shumën e konsiderueshme i riu e shpjegoi se iu kërkua mbasi kanonsësi pretendonte që i kishte një borxh prej 18 mijë euro dhe se me përqindje ajo shkonte 25 mijë euro.

    “Ky person menaxhon një kompani online bastesh dhe ka nënshkruar deklarata noteriale borxhi pa dijeninë time” -insistoi në polici i riu.

    Policia shkruan se menjëherë disponoi me kontratat noteriale që u vendosën në dispozicion nga personi për të cilin pretendohej se kishte kër cënuar. Në total bëhet fjalë për katër kontrata të firmosura përpara një notereje të njohur.

    “Mësova pas tre-katër muajsh që kompania ishte fantazëm dhe menjëherë mbylla llogarinë ku më parë luaja”-shton denoncuesi duke detajuar faktet e rreme , që sipas tij mbas këtij veprimi ishte kërkuar ta rihapte llogarinë por ai nuk ka pranuar.

    “Personat që menaxhonin llogarinë kërkuan të më takojmë por nuk pranova . Disa ditë më vonë personi R. D. së bashku me të tjerë më kanosën me armë të ftohtë , më futën në një lokal në rrugën e Kavajës , më morën aparatin celular dhe forcërisht më detyruan të firmosja kontratat noteriale”

    Sipas tij këta persona e kë rcënuan se do ta shkr inin me ac id nëse nuk dorëzonte 25 mijë euro, për të cilat sipas tij ai nuk i detyrohej askujt. Më kanë hipur në një makinë me targa “AA… UI” dhe më njoftuan se do më mbanin më mbanin në fshat derisa babai të gjente paratë.”

    Provat dhe dëshmitë që e zbuluan

    Mes provave të mbledhura ku përfshihen kamera sigurie që nuk konfirmojnë largimin e të riut me makinë si ai pretendon, janë edhe mesazhet e shkëmbyera me shtetasin që ai e përmend se e kishte kërcënuar. Dosja që gazeta “SI” disponon, detajon dëshminë e të denoncuarit si rrëmbyes, një i ri me inicialet R.D , i cili tregon se si i dha borxh shokut të tij që justifikohej dhe kërkonte ndihmë.

    “Fillimisht shuma e kërkuar ishte 5 mijë euro , që unë ja mora borxh kushëririt L.D. Më pas ai më kërkoi ndihmë dhe kërkoi edhe 5 të tjera me qëllimin për të shlyer ca borxhe që ai kishte. Përsëri ia mora kushëririt L.D. Pa kthyer ende shumën prej 10 mijë euro , më kërkoi të tjera me premtimin se do m’i kthente sapo t’i jepnin qiratë e dyqanit. Ky person më thoshte se i duheshin dhe kishte shumë nevojë për të shlyer detyrimet.”

    I denoncuari këmbëngul se i riu i ishte lutur që ishte gati t’i jepte dyqanin vetëm që mos ta mësonte i ati.

    “Më kërkoi si garanci të shkonim tek noteri, dhe shumën prej 10 të tjera e mora tek kushërira që mbasi dëgjoi situatën vendosi ta ndihmojë”. Në fashikull policia përmend se kjo dëshmi e “të rrëmbyerit” të rremë u rrëzua edhe nga kqyrjet e kryera nga laboratori i kri minalistikës në telefonin e tij që vërtetojnë varësinë e tij nga bixhozi dhe mbytjen në borxhe.

    Edhe një tjetër burrë i martuar për të shmangur ballafaqimin me gruan sajoi një grabitje në rrugën Njazi Merkja, një ngjarje prej të cilës ai thotë se e shtrinë për tokë dhe i rrëmbyen portofolin. Sipas tij,këtë skenë rrëmbimi e pa edhe bashkëshortja e tij që ishte me të.

    “Doli përpara një mjet mini cooper , drejtuesi i mjetit një person i panjohur zbriti , më shtriu përtokë dhe më mori me forcë çantën e lëkurës. Brenda kisha 5 mijë euro.”

    Si veprim të parë komisariati numër katër deklaron se kreu kqyrjen fizike të tij për të konfirmuar nëse kishte apo jo shenja dhunë. Por menjëherë mbasi policia u vu në kërkim të dëshmitarëve që kishin parë skenën e d hunës, në komisariat u paraqit L.D, që kishte kallëzuar gr abitjen.

    “Isha i dehur dhe nuk mbaj mend se çfarë kam thënë , madje gruaja ime nuk ishte fare me mua”

    Por përpara se të kryente denoncimin për gr abitje, gruaja tregon se çfarë ndodhi dhe çfarë pa ajo që është shumë larg asaj që pretendon i shoqi në polici.

    “Një shofer me mini cooper doli nga makina. Kur ku doli prej andej im shoq i doli përpara. Ai i tha se nuk po i bënte gjë. Por im shoq iu përgjigj se ai po i bënte video dhe pastaj fillloi ta shajë atë. Më pas kur shkuam në shtëpi, im shoq doli nga shtëpia dhe pa dijeninë time ka ardhur në polici”– rrëfen dëshmitarja që e nxorri bllof partnerin.

    Ky i fundit sipas policisë kreu kallëzim të rremë për t’i shpëtuar përballjes me gruan, mbasi kishte shpenzuar në kohë të ndryshme një faturë prej 5 mijë euro në lojrat e fatit, që ligjërisht janë të ndaluara./Burimi: GazetaSi

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Tjetër skandal me turistët në Shqipëri, gruas nga Maqedonia i del përpara djali i ri në Vlorë dhe…

    Një turiste nga Maqedonia, e cila kishte zgjedhur Vlorën për të pushuar këto ditë në Shqipëri, ka rënë pre e grabitjes.

    Policia e Vlorës, bëri me dije se një 34 vjeçar, me inicialet I. B., banues në Vlorë, i ka vjedhur çantën me sende personale shtetases maqedonase.

    Kjo ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë” dhe turistja ka bërë kallëzim në Polici. Mësohet se autori u vu në pranga.

    Ndërkaq, blutë e Vlorës bëjnë me dije se kanë referuar materialet në Prokurori, për t’u hetuar në gjendje të lirë, shtetasi E. F., 28 vjeç, pasi gjatë një konflikti të çastit, në Dhërmi, ka goditur me grusht shtetasin L. M.

    Sezoni turistik në Shqipëri ka nisur me ngjarje të rënda, që nga vrasja e katërfishtë në Velipojë e deri tek atentati ndaj një pronari lokali në Sarandë dhe skandalit në Livadh të Himarës ku pronarja e një hoteli pengoi klientët të largoheshin.

    Sikur të mos mjaftonin vetëm këto, së fundmi në rrjete sociale qarkulloi edhe një video ku dy të rinj shqiptarë konfliktohen me një shtetas të huaj me ngjyrë.

    Ndërsa më 1 Korrik, një turist slloven u bë protagonist në media, pasi makina e tij u përfshi në një aksident ku u përplasën 4 makina.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “U shokuam, prisnim të dilte nga spitali por vdiq”, vdekjet e dyshimta në spital, Prokuroria ende pa pistë

    Mëngjesin e 5 korrikut 2020 gjashtë pacientë humbën jetën në një periudhë të shkurtër kohore në Klinikën Infektive ndërsa po kuroheshin nga COVID-19.

    Nesër bëhet një vit nga ajo ngjarje, por Prokuroria ende nuk ka përfunduar hetimet.

    Familjarët kërkojnë të kuptojnë të vërtetën se çfarë ngjau, ndërsa ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, i tha KosovaPress-it se drejtësia do të vihet në vend.

    Dyshimet e para për këtë ngjarje të rëndë ishin tek mosfunksionimi i sistemit të oksigjenit të Infektives.

    Departamenti i Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë kishte nisur menjëherë hetimet. Zyrtarja për informim pranë këtij institucioni, Laureta Ulaj, në një përgjigje me shkrim për KosovaPress thotë se hetimet për këtë rast ende nuk kanë përfunduar.

    “Mund t’ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda ende nuk i ka përfunduar hetimet lidhur me këtë rast, prandaj vazhdon të jetë në procedurë hetimore”, tha ajo.

    Xhafer Fazliu, 70-vjeç, nga Mitrovica ishte një nga viktimat e asaj nate. Ai ishte shtruar të mërkurën e 1 korrikut dhe fëmijët e tij po prisnin që të dilte nga spitali të hënën. Ata ishin tronditur kur të dielën në mëngjes morën lajmi se i ati nuk jeton më.

    E bija, Arbënorja, e cila jeton në Suedi, thotë se duan të kuptojnë të vërtetën se çfarë ka ndodhur. Ajo thotë se babai i saj përkundër që ishte i moshuar nuk kishte ndonjë sëmundje shoqëruese. Fazliu kritikon edhe institucionet se kanë luajtur me trupin e babait të saj dhe ndjenjat e tyre si familjarë.

    “Aty ka qenë diçka sepse unë kam qenë 24 orë në Infektivë, vëllai dhe unë kemi qenë të dy tërë kohën, neve na thoshin se po bënë mirë e të hënën del (nga spitali), kur të dielën na kanë thënë që ka vdekur. Jemi shokuar me të thënë të drejtën sepse nuk e kemi pritur sepse të mërkurën është shtruar dhe të dielën ka vdekur. Ne e kemi bërë një kërkesë na kanë thënë që 6 deri 7 muaj duhet pritur por merr kohë e gjatë sepse nuk është vetëm trupi i prindit tim, shkon kohë më e gjatë, prandaj iu kemi dhënë një vit kohë. Kemi pritur dhe tani të shohim. Ne si fëmijët e tij asgjë nuk po kërkojmë diçka të madhe, vetëm duam ta dimë a ka ndodhur njëmend që i është ndalë oksigjeni a çka është në pyetje sepse me ta marr trupin pesë ditë, mos ta lejojnë ta varrosësh, jo sot dhe jo nesër, ajo nuk ka qenë lojë jo, këta kanë luajtur me ndjenjat tona që kemi qenë familjarë, me trupin e tij kanë luajtur siç kanë dashur, këta kanë luajtur por për ne ka qenë dhimbje shumë e madhe. Ne nuk po kërkojmë as para, nuk jemi për asgjë, vetëm po duam me ditë arsyen për çfarë arsye shkoi ashtu ‘tap-rrap’”, tha ajo.

    Arbënorja thotë se së shpejti do të vijë në Kosovë dhe do të trokasë në dyert e të gjitha institucioneve për të kërkuar drejtësi për vdekjen e babait.

    Nga Mjekësia Ligjore ajo tha se kanë pranuar vetëm një letër ku thuhet se babai i saj ka qenë i prekur nga COVID-19, por nuk përmban detaje të tjera.

    “Kurrfarë lajmi nuk kemi marrë, jemi në pritje, babai tash i bën një vit shpresojmë të marrim ndonjë përgjigje. Prej obduksionit na kanë dhënë vetëm atë që ka qenë i prekur nga COVID, por a i është ndaluar oksigjeni, a ka (vdekur) prej asaj apo prej çka tjetër, ajo nuk na ka ardhur ende. Javën tjetër do të jemi në Kosovë dhe shpresojmë që pa i thirrur ne do të na japin ndonjë përgjigje, por e kemi planifikuar si familjarë të shkojmë nëpër gjykata, prokurori, të kërkojmë përgjigjen për çfarë arsye, pse nuk na kanë pyetur kur është bërë obduksioni, më mirë do ishte sikurse mos ta kishin bërë hiç (obduksionin), e kanë marrë trupin, e kurrfarë përgjigje nuk na kanë dhënë”, tha ajo.

    Shoqata e Pacientëve të Kosovës është e zhgënjyer me neglizhencën e Prokurorisë për këtë rast. Kryetari i kësaj shoqate, Besim Kodra, thotë se nuk është e drejtë ndaj familjarëve që presin përgjigje për shkakun e vdekjes se të afërmve të tyre.

    Sipas tij, një vit më vonë, Prokuroria Themelore e Prishtinës duhet të kishte ngritur akuzat apo të paktën të sqaronte se ngjarja nuk ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë njerëzore.

    “Për ne ka qenë një ngjarje mjaftë trishtuese fakti se kemi dyshime se veprimet njerëzore kanë mundur të shkaktojnë vdekjen e pacientëve dhe kjo është diçka që të vjen keq dhe unë kam pritur që deri më tani të paktën të kemi diçka konkrete, të paktën të kemi një aktakuzë apo diçka nëse dikush vërtetë është fajtor. Mungesa e një aktakuze apo një vendim për lirim të akuzës, nëse veç nuk ka ndodhur si rezultat i veprimeve njerëzore, për neve është njëlloj neglizhence, apo zvarritje e këtij procesi, i cili nuk është i drejtë as për familjarët e viktimave pasi që ata kanë të drejtë të dinë se a kanë vdekur nga veprimet njerëzore ose jo. Në anën tjetër nuk është njerëzore as për personat që mund të jenë potencialisht të akuzuar për shkak se edhe ata mund të jetojnë në gjendje ankthi e ndoshta mund të mos kenë faj”, tha Kodra.

    Ministri aktual i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili në kohën kur ka ndodhur ngjarja ishte në opozitë, deklaroi për KosovaPress se është i informuar se procesi hetimor është duke vazhduar.

    Ai premton se do të ketë drejtësi për të gjashtë viktimat e 5 korrikut 2020.

    “Me sa di dhe me sa jam i informuar kjo është çështje që është në proces dhe natyrisht që organet e drejtësisë e kanë edhe rrjedhën e vetë të rasteve dhe unë jam shumë i sigurt që janë duke u marrë me këtë çështje, dhe jam i sigurt se çfarëdo problemi që të ketë ndodhur drejtësia do vihet në vend”, tha Vitia.

    Pas ngjarjes së rëndë të 5 korrikut 2020, opozita e atëhershme kishte kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj. Por, vet Ministria e Shëndetësisë, në një reagim, kishte kërkuar që të priten rezultatet e hetimit, të cilat edhe sot pas një viti ende nuk dihen.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Zjarr i madh në një servis makinash në Fushë-Pezë, rrezikon edhe një servis pranë, në vendngjarje tre zjarrfikëse

    Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në një servis makinash në Fushë-Prezë.

    Bëhet me dije se zjarri ka rënë në një servis që është në pronësi të Çim Memës. Zjarri ka përmasa të mëdha dhe raportohet që rrezikon edhe një servis tjetër që është aty pranë.

    Dyshohet se zjarri në servisin e Memës është i qëllimshëm. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur tre zjarrfikëse të cilët po punojnë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Lajmi fundit/ Zjarri masiv ‘gllabëron’ gomisterinë dhe një market në Fushë-Prezë (Video)

    Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një servis gomisterie dhe një market në Fushë-Prezë të Tiranës.

    Gazetari Juli Shota sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje nga vendngjarja, ku shihen shtëllunga të mëdha tymi të zi, që dalin nga biznesi.

    Nga të dhënat e para, raportohet se zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur 3 zjarrfikës. Mësohet se gomisteria është në pronësi të biznesmenit Çim Mema.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP