Category: Lajme

  • “Nëse s’ndërhyhet do bëhet më keq se në Velipojë”/ Ῥlaṣ ṣheṙṙi në Shëngjin, ḳéṙcénon një prej pronarëve të tokës

    Një konflikt ka ndodhur në Shëngjin të Lezhës, mes dy familjeve për shfrytëzimin e plazhit. Për fjalë për një sipërfaqe 900 m2 në bregdet, e cila shfrytëzohet nga banorët e një ndërtesë, bazuar në marrëveshjen e bërë me kontraktorin. Një prej pronarëve, Gëzim Bushati ka denoncuar problemin në “Fax”, duke bërë me dije se ka marrë leje për të shfrytëzuar zonën ku edhe ka ngritur biznesin por tanimë një tjetër pronar është shfaqur dhe kërkon largimin e tyre. Gruaja e tij Kostanca Bushati e ka pranuar se për një pjesë toke ka pasur letra false pa dijeninë e tyre, por kanë lejuar që shteti ta shembë ndërtesën e bërë.

    “Jam Konstanca Bushati, pronarja e këtij objekti. Kemi 10 vjet që kemi blerë këtë tokë. Kemi pasur një biznes të vogël, Policia na e ka shembur. Kemi rënë dakord. Kemi pasur një certifikatë pronësie, e cila ka qenë falso. Ne nuk kemi pasur dijeni, ata që e kanë lëshuar kanë bërë burg. Të tillë dokument e ka David Ndoka dhe nuk lë pjesë shfrtyëzimi për asnjë tjetër,-“-tha ajo.

    Ndërkohë bashkëshorti i saj ka bërë me dije se ka paguar taksa në Bashki për pjesën e shfrytëzuar, madje për problemin ka njoftuar kryepolicin Ardi Veliu dhe kryeministrin Edi Rama. Ai shtoi se nëse instancat nuki ndërhyjnë për zgjidhjen e problemit, gjendja mund të përfundojë njëjtë si në Velipojë pak javë më parë.

    “5 vite më parë e kemi shfrytëzuar tokën. Kemi paguar taksat në bashki rregullisht para 5 vitesh një njeri me pushtet zaptoi 12 mijë m2 tokë. Por tani prej 5 vitesh nuk mund ta ushtroj aktivitetin me burrin tim që e ka ndërtuar vetë këtë objekt vite më parë. I kemi dërguar letër Ardi Veliut dhe Edi Ramës. Kam aplikuar në e-albania që në maj dhe nuk ka përgjigje. Nëse nuk ndërhyhet do të bëhet më keq se sa në Velipojë. Për këtë çështje më kanë pla gosur para 3 vitesh,”-shtoi ai.
    Familja Ndoka ka reaguar gjithashtu për çështjen në fjalë, duke pretenduar se edhe ata janë në rregull me shtetin, madje që nesër do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të lëshuar tokën me qera.

    “Kemi aplikuar në qershor për plazhin. Kam qenë e rregullt me shtetin me dokumentet. Nesër do vendos shezlongët në tokën që më takon se e paguaj tokën me qira te pronari jam në rregull.”
    Ndërkohë që deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Policia e Lezhës për zgjidhjen e problemit mes pronarëve.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Ngjarje e rëndë/ Zjarri bën shkrumb fabrikën e ushqimeve, 52 persona digjen për së gjalli në orarin e punës

    Një zjarr masiv ka përfshirë një fabrikë ushqimesh në Bangladesh, ku si pasojë kanë ndërruar jetë 52 persona.

    Mediat e huaja shkruajnë se zjarri ka rënë në një fabrikë të Rupganj, e cila ndodhet rreth 25 kilometra larg kryeqytetit Daka.

    Policia thotë se zjarri ka shpërt hyer rreth orës 17:00 të ditës së enjte dhe qindra forca zjarrfikëse janë angazhuar për të neutralizuar flakët.

    “Pasi zjarri të jetë nën kontroll, ne do të kryejmë një operacion kërkimi dhe shpëtimi brenda. Atëherë ne mund të konfirmojmë çdo v ikti më”, tha zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës, Debashish Bardhan.

    Rreth 30 njerëz kanë mbetur të lën duar, ndërsa qindra të afërm dhe punëtorë të tjerë presin me ankth për gjetjen e të dashurve të tyre.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Udhëtonte me 189 km/orë në aksin ku u shua familja nga Patosi, policia arreston shoferin

    Shoferët vijojnë t’i shkelin rregullat në vend, ku një person është konstatuar duke drejtuar mjetin tip “BMË” me shpejtësi 189 km/orë, në të njëjtën rrugë ku u shua familja me 4 persona pasi u përp lasën nga një “Audi” që ecte me 200 km/orë.

    Njoftimi i policisë:

    Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!

    Kontrolle intensive në të gjitha rrugët interurbane dhe në qendrat e banuara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

    Gjatë kontrolleve në 24 orët e fundit, nga Policia Rrugore e Tiranës, në Bulevardin Blu, në Kamzë, është konstatuar shtetasi R. M., duke drejtuar mjetin tip “Benz” me shpejtësi 109 km/orë, ndërsa nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në rrugën urbane Fier-Vlorë, është konstatuar shtetasi A. H., nga Vlora, duke drejtuar mjetin tip “BMË” me shpejtësi 189 km/orë.

    Falë telefonatave të qytetarëve, Policia Rrugore e Tiranës dhe ajo e Fierit kanë bërë të mundur parandalimin e tri ngjarjeve të mundshme rrugore me pasoja për jetën, konkretisht: Telefonata e parë për një drejtues mjeti që kryente manovra të rrezikshme në rrugë, në zonën e Yzberishtit. Shërbimet e Policisë Rrugore, sapo e konstatuan, i dhanë shenjë ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk u bind dhe vazhdoi ndjekjen duke shkelur disa rregulla të tjera të qarkullimit rrugor, aksidentoi me dëme materiale dhe një mjet tjetër, deri sa u bë i mundur ndalimi i tij.

    Pas verifikimit me aparatin alko oltestues, rezultoi se shtetasi D. M., 33 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë, drejtonte mjetin në gjendje të de hur në masën 0.99 mg/l testi i parë dhe 0.98 mg/l testi i dytë. Telefonata e dytë ishte për një mjet tip “Skoda”, që kryente manovra të rrezikshme duke qarkulluar në sens të kundërt në rrugën e Rinasit.

    Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur bllokimin e mjetit. Pas verifikimit me aparatin alkooltestues rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi A. B., 20 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë, drejtonte mjetin në gjendje të de hur në masën 0.99 mg/l testi parë dhe 1.07 mg/l testi i dytë. Telefonata e tretë ishte nga qarkun Fier, ku drejtuesi një motoçiklete pa targa kryente manovra të rrezikshme në aksin rrugor Seman-Fier.

    Shërbimet e Policisë Rrugore kanë bërë bllokimin e motoçikletës dhe nga kryerja e alko oltestit rezultoi se drejtuesi i motoçikletës, shtetasi A. M., 52 vjeç, drejtonte motoçikletën në gjendje të de hur, në masën 1.35 mg/l. Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të de hur dhe 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

    Janë pezulluar gjithsej 44 leje drejtimi, nga të cilat 37 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 7 për drejtim mjeti nën efektin e alko olit apo në gjendje të de hur. Po falë denoncimeve të qytetarëve te Komisariati Dixhital apo në numrin 112 dhe kontrolleve intensive në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 2234 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për parakalime të gabuara, për mospërdorim të rripit të sigurisë, për shpejtësi mbi normat e lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, si dhe për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve. \\

    Policia Rrugore, nisur edhe nga fakti se përgjatë fundjavës fluksi në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike është i shtuar, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

    #MosUbejStatistike🚑

    #RregullKujdesDurimDestinacion

    #NeJemiAtyPerSigurineTuaj🚔

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Lajm i bujshëm/ Nuk ka më fshehtësi për llogaritë bankare, qeveria miraton vendimin: SPAK, BKH dhe SHISH kanë të drejtë të…

    Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për “rregullat e aksesit të subjekteve të intereuara në bazën e të dhënave të Regjistrit Qëndror të llogarive bankare”, ku i lejon SPAK-ut, BKH-së, SHISH-it dhe disa institucioneve të tjera që të kenë akses të plotë në llogaritë e qytetarëve.

    Sipas këtij vendimi,

    a) Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave;

    b) Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm;

    c) Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;

    ç) Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit;

    d) Byroja Kombëtare e Hetimit;

    dh) Shërbimi Informativ i Shtetit;

    kanë akses të plotë, të menjëhershëm dhe të pafiltruar në të dhënat e regjistrit, nëpërmjet përdoruesve të aurorizuar prej tyre.

    Gjithashtu të drejtë të plotë për t’u futur në Regjistrin Qëndror të llogarive bankare kanë edhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoritë e taksave dhe të tarifave pranë njësive të vetëqeverisjes vendore dhe Drejtoria e Përgjithshme të Doganave, që nëpërmjet përdoruesve të aurorizuar prej tyre kanë akses të plotë, të menjëhershëm dhe të pafiltruar në të dhënat e regjistrit.

    Tashmë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Kr imit të Organizuar (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) e kanë më të lehtë të hetojnë rreth zyrtarëve të lartë që ngrenë pasuri të mëdha në kurriz të popullit.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Asnjë humbje jete, por rriten rastet e reja në 24 orët e fundit

    Në 24 orët e fundit janë kryer 2108 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 15 qytetarë, në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 4 raste në Peqin, 3 raste në Fier, 2 raste në Lushnje, 1 rast në Lezhë, 1 rast në Vlorë.

    Aktualisht janë 81 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
    Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.
    Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
    Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,043 që nga fillimi i epidemisë.

    Statistika (9 Korrik 2021)
    Raste të reja ditore 15
    Të shëruar në 24 orë 6
    Të shtruar në spitale 6
    Humbje jete në 24 orë 0
    Testime ditore 2108

    Testime totale 828,621
    Raste pozitive 132,580
    Raste të shëruara 130,043
    Raste Aktive 81
    Humbje jete 2,456

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 29
    Elbasan 12
    Fier 11
    Korçë 9
    Shkodër 6
    Vlorë 6
    Lezhë 3
    Durrës 2
    Gjirokastër 2
    Kukës 1

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Ambasada Greke në Shqipëri jep lajmin: Kjo pikë e kalueshme përgjatë 24 orëve, ja kur hapet dogana tjetër

    Pika kufitare e Mavromatit do të jetë e kalueshme përgjatë 24 orëve.

    Lajmi është konfirmuar në një njoftim që Ambasada Greke në Shqipëri, ka bërë në rrjete sociale.

    Nga krahu tjetër, pika kufitare e Mertizanit, do të jetë e aksesueshme duke nisur nga 13 korriku. Ajo do të jetë e kalueshme nga ora 07:00-19:00 sipas orës lokale të Shqipërisë. Kushtet për të hyrë në Greqi, mbeten ato të njëjtat. Pra, vërtetim që jeni të vaksinuar, ose tampon negativ që i përkon 24 orëve të fundit.

    Njoftimi i Ambasadës Greke:

    Sipas Vendimit me Nr. Δ1α/ΓΠ.οικ.42638/07.07.2021 (ΦΕΚ Β’ Αρ. 2978) pika kufitare e Mavromati tashmë funksionon gjatë 24 orëve pa limit maksimal të personave që lejohet të hyjnë, ndërsa edhe pika kufitare e Mertziani do të funksionojë nga data 13/07 nga ora 07:00-19:00 sipas orës lokale të Shqipërisë.

    Kushtet për të hyrë në Greqi mbeten të njëjta me ato që ishin të vlefshme deri tani.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Njoftim i rëndësishëm për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë dhe anasjelltas

    Njoftim i rëndësishëm për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë dhe anasjelltas. Ja pikat kufitare nga ku mund të kalohet lirshëm

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Ngjarje e rëndë/ Avioni rrëzohet menjëhere pas ngritjes nga toka, nuk ka asnjë të mbijetuar

    Nëntë personat që ishin në bordin e një avioni kanë ndërruar jetë, si pasojë e një aksi denti ajror që ka ndodhur pranë një aeroporti të Suedisë.

    Avioni, i cili kishte në bord tetë parashutistë së bashku me një pilot, zbriti jashtë Orebro rreth orës 7:20, të enjten pasdite, raportojnë mediat lokale.

    Rrëzimi mendohet të ketë ndodhur teksa avioni po ngrihej nga toka.

    “Është një aksi dent shumë i rëndë. Të gjithë në bordin e avioni të rrëzuar kanë vde kur“, tha policia suedeze në faqen e tyre të internetit.

    Kryeministri Stefan Lofven shprehu ngushëllimet e tij.

    “Është një trishtim dhe pikëllim i madh në lidhje me informacionin që kam marrë për rrëzimin e avionit në Orebro. Lutjet e mija shkojnë për vi ktimat, familjet e tyre dhe të dashurit në këtë moment shumë të vështirë”.

    Në 2019 ndodhi një incident i ngjashëm. Asokohe nëntë persona ndodheshin në bordin e një avioni për t’u hedhur më parashutë, por që fatkeqësisht u rrëzua në veri të vendit shpejt pas ngritjes.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “Ti më erdhe e pajetë e veshun si nuse”/ Shoferi ‘tapë’ u dënua me vetëm 4 vite heqje lirie, nëna e vajzës së re prek me fjalët e saj

    Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 4 vite bur gim shtetasin Behar Pema, i cili shkaktoi aksidentin e rëndë në Elbasan ku ndërruan jetë dy vajza dhe u pla go sën bashkëudhëtaret e tyre.

    Aksidenti ndodhi në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan më datën 13 shtator të vitit 2020, ku si pasojë e përpl asjes humbën jetën Lusinda Garunja 21 vjeçe dhe Xheneta Qallia 23 vjeçe nga Shkodra.

    Ndërkohë e pl ag osur mbeti motra e Lusindës, Nervida Garunja 23 vjeçe si dhe shoqja e tyre Denisa Dibra, 25 vjeçe, e cila ndodhej në drejtimin e mjetit.

    Mamaja e Lusinda Garunjës ka bërë një postim prekës pas dhënies së vendimit, për dënimin me vetëm 4 vite bu rg për Pemën.

    “Me 13 shtator ne ditelindjen tende Lusi, fryma e jeta jeme, ta moren jeten padrejtesisht… ne nje dite kur si cdo e re don me e gezu, ti me erdhe e pajete e veshun si nuse, ashtu si cdo nane don me e pa bijen e vet, por ne ark ivolin e ftofte…

    E dje ty e shoqen tande Xheni te vr ane per se dyti… ia lame ne dore drejtesise e nuk kerkume vetegjygjesi, e jeta dy vajzave te vde kuna dhe e dy te tjerave qe shpetune nga dora e Zotit vlejti vetem 4 vite denim per autorin… Si mundet me ndodh e si nuk permbyset kjo bote….

    Edhe sa gjame duhet me ndodhe qe i papergjegjshmi me marre denimin e meritum e mos me e pesu edhe shum familje te tjera dhimbjen tone”, shkruan ajo.

    Drejtuesi i mjetit tjetër, 58-vjeçar Behar Pema, i cili u dënua ditën e sotme nga policia , sipas dëshmive të vajzave të mbijetuara po kryente manovra të rrezikshme në rrugë dhe përfundoi duke i go ditur ato nga mbrapa me shpejtësi tepër të lartë.

    Testi i alkoolit dhe veprimet e grupit hetimor e nxorën 58-vjeçarin si personin përgjegjës që shkaktoi aksidentin e rëndë ku humbën jetën dy vajzat.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Covid-19/ Rregjistrohen 8 raste të reja në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

    Regjistrohen 8 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 1 mijë e 353 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vde k jes. Sot janë shëruar 10 qytetarë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,422.

    Raste aktive mbeten 149. Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.438 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 250.658 doza të vaksinës.
    Deri më sot 63.301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP