Category: Lajme

  • Varianti Delta/ Flet Skënder Brataj: Cilat janë simptomat dhe sa mbrojnë vaksinat, në vjeshtë do të kemi…

    Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, iu bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen sa më shumë, pasi sipas tij, çdo vaksinë krijon mbrojtje ndaj varianteve të reja të virusit.

    Duke folur në rubrikën “Opinion”, në News24, Brataj tha se ka pasur raste të dyshimta të variantit Delta në vendin tonë, por duhet pritur përgjigjja nga laboratorët gjermanë.

    Kreu i Urgjencës deklaroi se me ardhjen e vjeshtës, shifrat e Covid-it do të rriten në vendin tonë, ndaj dhe sipas tij, duhen vaksinuar sidomos moshat e reja, që janë më aktive.

    Varianti Delta në Shqipëri?
    Nuk mund të themi me saktësi që ka ardhur varianti Delta. Kampionët nga ISHP do të shkojnë drejt laboratorit të Gjermanisë, prej ku do të vërtetohet nëse ka ardhur apo jo varianti. Ditët e fundit, kemi te 2-3 raste, që ndoshta mund të jetë prania e këtij varianti. Nuk ka ndonjë ndryshim si sëmundje, është si Sars Covd 2. Sigurisht që vaksinat që kemi bërë na mbrojnë edhe nga ky variant. Të gjitha vaksinat janë efikase ndaj virusit, por mund të jenë më pak efektive ndaj variantit Delta, me një mbrojtje deri në 70%, që është sërish një mbrojtje shumë e mirë.

    Çfarë simptomash kanë variantet e tjera?
    Ndryshimet janë të pakta, kryesisht dhimbje koke, dhimbje fyti dhe rrufë. Rrufa nuk është tipike te varianti anglez, kurse të tjerat janë njësoj.

    Cila vaksinë mbron më shumë nga variantet e reja?
    Ka shumë pak publikime për të parë. Mesa pashë, nëse mendojmë se në fillim ishte Pfizer, doli AstraZeneca më mbrojtëse ndaj Deltës. Mendohet që brenda verës Evropa të kapë 90% me predominancë të variantit Delta. Arma e vetme është vaksinimi. Sa më shpejt dhe sa më shumë të bëhen vaksinat në këtë moment, aq më mirë është. Duke parë që vaksinimi është çelësi i suksesit, ne nuk kemi pse ta ndalojmë. Ne e filluam me 40 në ditë dhe shkuam deri te 20 mijë në ditë. Vënia e ekipeve të vaksinimit në banesë lidhet me ata që nuk kanë mundësi të shkojnë te qendrat, si të sëmurë, të paralizuar, të moshuar, etj. Duhen stimuluar shumë edhe të rinjtë, që janë mosha më aktive dhe që janë të avaksinuar. Do të vazhdojë sërish fushata e vaksinimit mbi 18 vjeç e lartë, sidomos në fundjava. Duhen vaksinuar sa më parë këto grupmosha.

    Çfarë pritshmërisë kemi, mund të rikthehet situata si më parë dhe të ndryshojnë masat anti-Covid?
    Sigurisht që vjeshta do të ketë rritje të shifrave. Varianti po e bën xhiron e botës përsëri, ne tani kemi avantazhin e të nxehtit, vaksinimin, ndonëse do të kemi rritje të numrave, por jo valë si ato që kaluam. Unë nuk mendoj që do të kemi sërish masa të rrepta, siç po ndodh në disa shtete të botës. Thirrja ime është që kushdo që mundet të bëjë vaksinën, të mos ketë dyshime te asnjë lloj vaksine.

    Muzika do vazhdojë të mos lejohet pas orës 22:00?
    Në këtë moment jo. Pas dy javësh do të shihet situata, se më datë 1 morëm masat e reja. Nga mesi i korrikut, 15-20, do të rivlerësohet situata. Nuk mendoj se duhet të shtrëngojmë masat, por dyshoj se do të ketë ndryshim.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Arrêstôhet belgu dhe polaku, turistët tentuan të ikin nga Shqipëria me vazo me håshåsh “vendi”

    Dy turistë të huaj që po largoheshin nga Shqipëria, janë arr estuar nga Policia në dalje të Pikave Kufitare të Qafë Thanës dhe Kakavijës. Në pra nga ka rënë turist belg dhe një polak.

    Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin tip “BMW” që drejtohej shtetasi belg M. W., 21 vjeç, banues në Belgjikë.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar na rkotike ka nabis.

    Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, një motoçikletë që drejtohej nga shtetasi P. W., 37 vjeç, banues në Poloni.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në motoçikletë, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e Frontex-it, gjetën një sasi lënde të dyshuar nar kotike can nabis sativa.

    Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për He timin e Nar kotikëve në DVP Korçë dhe DVP Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve dhe materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan prokurorive respektive, për veprime të mëtejshme.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • ‘Do përfundoni në SPAK nëse…’, Rama paralajmëron kryebashkiakët: 5 problematikat që duhet t’i adresoni urgjent

    Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër me kryebashkiakët, teksa i ka paralajmëruar se do të përfundojnë në SPAK apo GJKOO, nëse ab uzojnë me procedurat e prokurimit publik.

    Në fjalën e tij para kryebashkiakëve, Rama renditi pesë kritere, që tani e tutje do duhet të zbatohen nga kryebashkiakët, pasi në të kundërt, sipas tij, ata do të përballen me hetuesit e SPAK.

    “Ndër procedurat e asistuara 88.5% e procedurave kanë rezultuar me probleme, në hartimin e kritereve, ndaj dhe bashkive përkatëse u janë dërguar rekomandime precize nga Agjencia e Prokurimit Publik. 52.5% e bashkive nuk kanë reaguar dhe nuk kanë bërë asnjë reflektim në proces të rekomandimeve teknike të Agjencisë së Prokurimit Publik. Tani, qepja me dorë e procedurës së tenderit e cenon drejtpërsëdrejti shkallën e pjesëmarrjes dhe drejtësinë e konkurrencës së operatorëve publikë.

    Është një teknikë grabitqare, e shëmtuar, përjashtuese. Nga shqyrtimi i të dhënave në lidhje me numrin e ofertave të paraqitura, që janë asistuar nga Agjencia e Prokurimit Publik për periudhën janar-prill 2021 dhe gjithë 2020 rezulton se mesatarja e numrit të ofertave është vetëm 2.1%. Nga ana tjetër, rezulton se nga 61 bashki 47 prej tyre për më shumë se 50% të procedurave kanë vetëm një operator. Gjatë vitit 2020 dhe janar-prill 2021, rezulton se pas hetimit administrativ të 136 procedura prokurimi të kryera në bashki apo institucionet e varësisë janë konstatuar përzgjedhje të pajustifikuara të procedurës me negocim, pro0bleme në përllogaritjen e fondit limit, vendosje kriteresh të veçanta, kualifikim dhe shpalle fitues e operatorëve që nuk plotësojnë kriteret. Si rezultat, janë dënuar me gjobë 156 punonjës dhe me masë disiplinore 62 punonjës.

    Tani dua t’iu informoj se do të kalojë nga dënimet me gjobë në denoncimet në SPAK, në çdo rast kur shkeljet përbëjnë dyshim për tender. Le të jetë cilido qoftë prej jush, por jo unë, as PS, që do të shkojë para hetuesve të SPAK apo trupës së Gjykatës Speciale, për të dhënë shpjegime.

    Problematikat kryesore që kanë nevojë të adresohen dhe duhen adresuar pa asnjë hezitim, pa asnjë tolerancë, nga ana juaj, dhe që do të monitorohen e trajtohen në rast shkelje pa asnjë tolerancë, janë: e para rritja e menjëhershme dhe e qëndrueshme e konkurrencës në procedurat e prokurimit. E dyta, rritja e përgjegjshmërisë dhe integritetit për procedurat, planifikim në kohë, që të shmanget kanceri, në të cilin prej disa vitesh në nivelin e qeverisë qendrore i kemi larë duart, ndërsa në nivelin e qeverisë vendore kanceri vazhdon ha lekë, me negociim, pa procedurë.

    E treta, çdo përdorim qartazi abuzim, do të konsiderohet i paligjshëm dhe do t’i dërgohet SPAK. E katërta, të gjitha procedurat pa negociim do të shkojnë në SPAK. Të shmanget në mënyrë kategorike hartimi i kritereve, qepja me porosi, në kundërshtim me legjislacionet e fushës, duke kufizuar forcërisht konkurrencën.

    E pesta, parantezë për të katërtën për këtë e për ato që thash do keni asistencën teknike të Agjencisë së prokurimit, por bashkitë duhet të reagojnë. Mos reagimi fare, sikur këtu gjithë ky ekip shkruan letra të mbyllura në shishe që hidhen në det, ose mosargumentimi për pse është vendosur një kriter i veçantë për të cilin APP ka rekomanduar të hiqe, do të përfshihet në hetim administrative e do të dërgohet për hetim penal në SPAK”, tha kryeministri Rama.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Paralajmëron meteorologia: Nesër nis mini-stuhia tropikale, ja çfare pritet të ndodhë me temperaturat

    Pas temperaturave të larta për shkak të të nxehtit afrikan gjatë dy ditëve të fundit, sidomos të enjten, në fundjavë parashikohet që i gjithë territori i vendit të përfshihet nga reshjet e shiut.

    Meteorologia Lajda Porja nga “Meteoalb”, në një lidhje direkte për Klan News, thotë se temperaturat do të zbresin në 33-34 gradë Celsius gjatë të shtunës dhe të dielës.

    Kryesisht të shtunën, parashikohet që pjesa më e madhe e vendit të përfshihet nga mini-stuhia tropikale, përfshirë këtu edhe zonat bregdetare. Përjashtim do të bëjë vetëm bregdeti i Jugut.

    “Dita e djeshme ka qenë një ditë vërtetë e vështirë dhe një ditë e nxehtë, ku termometri është ngjitur deri në 41.6 gradë Celsius. Vlerat më të larta janë shënuar në Koplik, po ashtu dhe qarku i Beratit. Megjithatë, e gjithë Ultësira Perëndimore është luhatur nga 39 deri në 40 apo 41 gradë. Megjithatë, sot presim që të kemi një rënie me 2-3 gradë të temperaturave në orët e mesditës, po ashtu dhe fundjava do të sjellë edhe rënien më të ndjeshme të vlerave termike, duke bërë që nga temperatura 40 gradë – 41 gradë që janë shënuar gjatë ditës së djeshme, sot pritet që të jemi në vlerën 36-37 gradë, dhe e shtuna dhe e diela termometri do të jetë jo më shumë se 33 apo 34 gradë.

    Në fakt do të jetë një freskim i motit, por temperaturat janë tipike të stinës së Verës dhe tipike të Korrikut. Duke qenë se aktualisht kemi përjetuar temperatura shumë të larta. Përsa i përket reshjeve, kemi një ndryshim të tablosë. Duke filluar që sot pasdite pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu në të gjithë zonën malore duke rrezikuar pjesërisht edhe disa zona të izoluara me rrebeshe afatshkurtra shiu, ku herë pas herë do të jenë tipike ministuhi lokale apo tropikale që sjellin pikërisht temperatura të larta.

    Parashikohet që dita e nesërme, e shtuna, të rrezikohet pjesa më e madhe e territorit nga vranësirat dhe rrebeshet e shiut. Në fakt nesër rrezikohet edhe një pjesë e mirë e bregdetit, duke shpëtuar vetëm bregdetin e Jugut, e gjithë pjesa tjetër e Shqipërisë në orë të ndryshme dhe të caktuara do ketë rrebeshe shiu, breshër, herë pas here bubullima por edhe shkarkesa rrufesh. Këto janë edhe si pasojë e temperaturave të larta të cilat janë shënuar gjatë javës. Dita e dielë do të sjellë dobësim të ndjeshëm të reshjeve dhe reshje të izoluara vetëm në zonat veriore duke bërë që pjesa më e madhe e territorit të jetë në kushte të qëndrueshme të motit. Megjithatë reshjet më tepër do të jenë të pranishme gjatë ditës së nesërme”, tha Lajda Porja.

    Sa i përket temperaturave gjatë muajit Korrik, meteorologia tha se “i gjithë Korriku parashikohet të ketë ditë të nxehta dhe ditë shumë të nxehta. Do ketë temperatura 34-35 gradë, por nuk përjashtohen ditë kur temperaturat do jenë 39 apo 40 gradë”.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Pasi Rama dha ultimatumin e fortë, shkarkohet Shefi i Policisë së Sarandës (Emri+Foto)

    Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Syrja Bellaj është shkarkuar nga detyra me firmë të Kryepolicit Ardi Veliu. Ky i fundit ka mbledhur në zyrë në Tiranë prej mëngjesit të gjithë Shefat e Komisariateve.

    Nuk dihet nëse Syrja Bellaj ka qenë prezent në mbledhje dhe shkarkimi i menjëherëshëm nga detyra i është komunikuar aty për aty, apo duke e ditur “fatin” e tij pas ultimatumit të Edi Ramës, ai nuk ka ardhur fare në Tiranë.

    Syrja Belllaj do të zëvendësohet në këtë post nga Klodian Kondi.

    Megjithatë, ky shkarkim i shefit të Policisë së Sarandës vjen një ditë pas ultimatumit të Edi Ramës për ngjarjen e ndodhur pak kohë më parë në qytetin bregdetar, ku u plagosur pronari i Club Orange Spiro Iljadhi dhe një turist shqiptaro-amerikan.

    Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, në një kohë që Club-i duhet të ishte mbyllur. Sipas Ramës, kjo ishte e patolerueshme dhe ai vetë i kishte kërkuar Ardi Veliut që gjithë zinxhiri komandues në Sarandë të shkarkohej nga detyra.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Merimanga, gjarpërinj dhe nepërka, 15 raste të rënda në spitalin e Fierit nga pickimet, mjekët japin këshilla si te ruhemi

    Stina e verës ka sjellë përvecc temperaturave të larta edhe rastet nga pickimet e zvarranikëve dhe insekteve. Vetëm gjatë javës së fundit në spitalin Rajonal në Fier janë paraqitur 10 raste nga pickimi i merimangës dhe 5 raste nga kafshimi i gjarpërit dhe nepërkës.

    Sipas mjekut intoksikolog, Lulezim Banushaj në spitalin Rajonal Fier në një periudhë gati dy javore janë paraqitur 10 raste nga pickimet nga merimanga dhe 5 raste të kafshuar nga nepërka dhe gjarpëri duke e ccuar në total në 15 numrin e pacienteve të cilët kanë ardhur në gjendje të rëndë.

    Rastet në fjale kanë ardhur nga zonat e Cakranit, Mallakastrës, Roskovecit ku fermerët në këtë periudhë janë të ekspozuar për shkak të punëve në bujqësi. Sipas bluzave të bardha të gjithë personat e pickuar nga merimanga dhe zvarranikët i kanë shpëtuar rrezikut nga vd ekja.

    Mjeku toksikolog ka shpjeguar se në këtë periudhë helmi i zvarranikëve dhe insekteve është shumë i koncentruar dhe viktimat e tyre janë të rrezikuar nga helmi vdekjeprurës. Mjeku intoksikolog ka drejtuar këshilla për të gjithë fermerët për të pasur kujdes në punët në bujqësi pasi kjo periudhë me ngrohjen e temperaturave shënon edhe sulmet e zvarranikëve dhe insekteve.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • ‘Çmendet’ moti në këtë vend, stuhitë e shiut dhe të breshërit dëmtojnë rrugët dhe lëndojnë qytetarët

    Reshje te dendura shiu dhe breshëri kanë goditur dje pjesën më ta madhe të Zvicrës, kryesisht zonat e Valais dhe Ticinos. U raportuan gjithashtu përmbytje dhe rrëshqitje dheu, pa shkaktuar lëndime në njerëz.

    Në Oberwald, në Haut-Valais, një rrëshqitje e dheut ndodhi rreth orës 7 pas një stuhie të madhe dhe rrëshqitja e dheut preku fshatin dhe disa shtëpi. Askush nuk u lëndua, tha policia e Valais, por disa banorë duhej të evakuoheshin.

    Rruga nga Oberwald në Gletsch dhe Grimsel dhe Furka është e mbyllur për një kohë të pacaktuar. Disa rrugë kantonale si dhe autostrada A2 drejt jugut duhej të mbylleshin të Enjten pasdite. Një korsi e lidhur me jugun u rihap në fund të pasdites.

    Në Zvicrën qendrore, një rrëshqitje e dheut ndodhi në Axenstrasse ku një bllok guri doli në rrugë duke ndaluar qarkullimin midis Flüelen dhe Sisikon.

    SBB po njofton gjithashtu kufizime, vonesa dhe anulime në linja të caktuara, veçanërisht midis Brienz dhe Meiringen (BE). Matterhorn Gotthard Bahn gjithashtu ndalet në Luginën e Goms (VS).

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Tentoi të kôrrùptonte policët me një ”20-çe”, të riut 21 vjeçar i ndodh “gjëma” nga efektivët (Video)

    Një ditë pasi kryeministri Edi Rama, ak uzoi një pjesë të policëve të rrugores si të korru ptuar, këta të fundit duket se kanë nisur nga puna. Kështu efektivët e policisë rrugore të Tiranës kanë arr estuar një të ri, që tentoi tiu jepte 2 mijë lekë të reja për të shmangur masën administrative.

    Njoftimi i policisë:

    Policia Rrugore e Tiranës go det një tjetër rast të mitëdhënies. Vihet në pra nga një 21-vjeçar, pasi ten tojë të korru ptojë punonjësit e Policisë Rrugore, për të shm angur masën administrative.

    Gjatë këtij viti, Policia Rrugore e Tiranës ka go ditur 10 raste të mitëdhënies. Në vijim të go ditjeve të njëpasnjëshme të tentativës për mitëdhënie dhe si rezultat i kontrolleve permanente parandaluese për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, në rrugën “Imer Ndregjoni”, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë konstatuar një drejtues mjeti që po përdorte aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit.

    Gjatë kryerjes së veprimeve policore për shkeljen e konstatuar, drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale A. S., 21 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë një kartëmonedhë me pr erje 2000 lekë të rinj, me qëllim shm angien e ndëshkimit për shkeljen e kryer.

    Në përfundim të veprimeve u bë arr estimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, për veprën penale “Korru psion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Çështja “Gërdeci”/ GJKKO merr vendimin për ish ministrin Fatmir Mediu

    Caktohet data për seancën ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Gjykata e Posaçme kundër Kri mit dhe Korrupsionit ka vendosur të mbahet më 27 korrik, në dhomë këshilli. Siç raporton gazetarja Lala, gjyqtar i çështjes do të jetë Erjon Çela.

    Ishte SPAK që kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tra gjedinë e Gërdecit, me 26 të vr arë dhe qindra të plagosur me argumentin se ai nuk ma imunitet dhe mund të përballet me drejtësinë.

    Gjykata e Lartë vendosi t’ia dërgojë këtë cështje për kompetencë GJKKO, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Frikë në Itali, shpèrthèn sërish vullkani Etna

    Ka shp ërthyer sërish vullkani Etna, duke sjellë frikë. Mediat italiane shkruajnë se shpërthimi ka ndodhur një natë më parë, ku është parë një burim lave, gjëmime të dhunshme dhe një rrjedhje nga krateri Jug-Lindje.

    Sipas mediave, ky aktivitet shkaktoi emetimin e një reje shpër thyese e cila, sipas vlerësimeve nga Ingv në Katania, arriti një lartësi prej 11 kilometrash mbi nivelin e detit dhe u shpërnda në drejtim jug-perëndim duke shkaktuar rënie hiri në shumë fshatra në shpatet afër vullkanit.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP