Category: Lajme

  • Miku gjerman i Bashës që kritikon qeverinë, me pushime luksoze në Dhërmi por shqetësohet për ekonominë dhe emigrimin

    Martin Henze, këshilltar pranë CDU-së gjermane dhe mik shumë i ngushtë i Lulzim Bashës, është duke shijuar së fundmi pushimet e tij verore në një resort luksoz në Dhërmi.

    Ai njihet si një nga kritikët më të shpeshtë të qeverisë shqiptare dhe në mbrojtje të opozitës, madje ka dalë hapur disa herë dhe ndaj Yuri Kim. Ai shkruan në profilin e tij në Linkedin se ndodhet në Dhërmi, ku e gjitha atje i duket mbrësëlënëse, duke përfshirë natyrën dhe hotelin me standarde shumë të larta.

    Nuk ka nguruar të na bëjë “reklamë” duke thënë se jugu i Shqipërisë është një alternativë e mirë për të pushuar. Në fund megjithatë si pohon se situata ekonomike e politike është problematike ndërsa shumë shqiptarë emigrojnë jashtë vendit.

    “Mbresëlënëse, tani jam në Shqipërinë e Jugut, Dhërmi, natyra, hoteli ka standarde ndërkombëtare, perfekte për europianët, një alternativë e vërtetë për Italinë, shqiptarët janë mbresëlënës, miqësorë, shqiptarët janë europianë. Vetëm situata ekonomike/politike është problematike, shumë shqiptarë emigrojnë, ata mungojnë”, shkruan Henze.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Çfarë po ndodh me pandeminë në vend? Publikohet bilanci i 24 orëve të fundit, rriten ndjeshëm rastet e reja

    Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë këtyre 24 orëve nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi.

    Sipas MSH, e kanë fituar betejën me virusin e rëndë edhe 2 të infektuar, ndërsa janë konfirmuar pozitivë 13 qytetarë.

    Situata në Spitalin Infektiv vijon të jetë e qëndrueshme, ku po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

    Njoftimi i MSH:

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se përhapja e variantit Delta në shtetet e rajonit dhe më gjerë, ka vendosur në alert të shtuar strukturat e shëndetësisë në territor, ku po ndiqet me shumë kujdes situata, për identifikimin e varianteve të reja si dhe për izolimin në kohë të çdo rasti të dyshuar me Sars-Cov2.

    Në këtë situatë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën sërish apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

    Në 24 orët e fundit janë kryer 2007 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19, 13 qytetarë, në këto bashki: 3 raste në Lushnje, 2 raste në Korçë, Elbasan, Rrogozhinë, nga 1 rast në Fier, Tropojë, Gjirokastër, Rosokovec.

    Aktualisht janë 66 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

    Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

    Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

    Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,035 që nga fillimi i epidemisë.

    Statistika (7 Korrik 2021)

    Raste të reja ditore 13

    Të shëruar në 24 orë 2

    Të shtruar në spitale 3

    Humbje jete në 24 orë 0

    Testime ditore 2007

    Testime totale 823,533

    Raste pozitive 132,557

    Raste të shëruara 130,035

    Raste Aktive 66

    Humbje jete 2,456

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 25

    Elbasan 8

    Shkodër 7

    Korçë 7

    Fier 6

    Vlorë 5

    Durrës 4

    Lezhë 2

    Kukës 1

    Gjirokastër 1

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Linja nuk është funksionale/ Edhe pse ka rifilluar lundrimi me Greqinë, nuk ka traget nga Korfuzi

    Ndonëse disa ditë më parë u raportua hapja e kufirit me Greqinë, një problematikë është hasur në jugun e vendit, konkretisht në portin e Sarandës, ku ritmi ditor i qarkullimit është 40-50 pasagjerë.

    Por Top Channel ka mësuar se ende nuk është bërë e mundur lëvizja e pasagjerëve nga Korfuzi drejt Sarandës, pasi është duke funksionuar vetëm njëri prej tri operatorëve të licencuar për udhëtimin drejt Korfuzit.

    Sipas operatorit aktiv linja nga Korfuzi drejt Sarandës pritet të nisë nga nesër pasdite ndërsa pritet konfirmimi i fundit i kushteve teknike të mjeteve. Sipas tij mos funksionimi i duhur i të gjitha linjave lidhet pikërisht me këtë arsye.

    Sa ju përket masave anti-covid është duke u respektuar kapaciteti i pjesshëm si dhe kërkesa në hyrje si në çdo kufi tjetër me shtetin grek, PLF dhe certifikatë vaksinimi. Ata që nuk janë vaksinuar si edhe fëmijët mbi 12 vjeç detyrohen të paraqesin test PCR covid negativ.

    Kujtojmë se kufiri me shtetin grek u hap disa ditë më parë dhe në pikat e kalimit kufitar në rrugë tokësore, Kakavijë, Kapshticë vijon qarkullimi normalisht. Në Qafë Botë doganat punojnë me një numër të caktuar qytetarësh.

    Kujtojmë se deri në vitin 2019 ky port ka funksionuar me një kapacitetet përpunues deri 400 mijë shtetas.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Nëse keni në mend të udhëtoni drejt Greqisë, jepet lajmi i mirë për shqiptarët

    Duke filluar nga nesër Dogana e Qafë Botës do të jetë e hapur 24 orë për të gjithë shtetasit shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Greqisë.

    Lajmi bëhet me dije nga deputeti i Igumenicës, Vasili Giogiaka. Pas takimit me ministrin e Shtetit grek pak ditë më parë, më 30 qershor Giogiakas vuri në dukje se nuk do të ketë më kufizime në kapacitete për hyrjen përmes doganave (aktualisht kufiri është 250 persona në ditë),e cila pritet të lehtësojë trafikun turistik dhe tregtar.

    Inspektimet shëndetësore do të vazhdojnë të kryhen si nga një njësi EODY ashtu edhe nga njësi private, të tilla si ato që veprojnë tashmë në portin e Igumenicës.

    Zyra doganore Mavromati, e cila qëndroi e mbyllur për më shumë se një vit gjatë një serie bllokimesh, u rihap në fillim të qershorit. Ai shërben më shumë se 600,000 kalime në vit.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Lajm i trishtë, ndahet nga jeta babai i Kadri Veselit

    Babai i ish-kryeparlamentarit të Kosovës si dhe ish-kreut të UÇK-së, Kadri Veselit, Fazli ka humbur jetën mëngjesin e sotëm. Lajmin fillimihst e ka bërë të ditur zyrtari i PDK-së, Donjet Bislimi, me anë të një postimi në Facebook.

    Ishe Hero sepse rrite heroin tonë të gjallë, Prehu në paqe Baci Fazli. Ngushëllime familjes Veseli, Mitrovicës dhe gjithë Kosovës!”, ka shkruar Bislimi.

    Kadri Veseli ndodhet në paraburgimin e Hagës, pasi ngritjes së akt-akuzës për të dhe krerët e tjerë të UÇK për krime lufte. Pak kohë më parë Veseli mori leje dhe ishte në Kosovë për të parë të atin, i cili ndodhej në spital.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Kuvendi zgjedh këshilltaren e Ramës në krye të AMA-s, apeli i ndërkombëtarëve “nuk pi ujë”

    Sot në kuvend është zgjedhur me 83 vota pro kandidatura e Armela Krasniqit, për kryetare e institucionit të AMA-s (Autoriteti i Mediave Audiovizive).

    Në garë ishte gjithashtu edhe Alket Dibra që u votua me vetëm 9 vota. kuvendi nuk bëri mbrapa edhe pas thirrjeve të opozitës, BE, OSBE apo dhe ambasadës britanike.

    Armela Krasniqi ka mbajtur postin e zëdhënëses së PS pranë kryeministrit Rama.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Pasi u arrêstùa me urdhër të SPAK, kryeministri Rama shkarkon kryebashkiakun e Lushnjes

    Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe, i cili u arr estua ditën e djeshme për korrupsion me tenderat.

    Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe mban firmën e kryeministrit.

    Në vendimin e firmosur nga Rama thuhet se shkarkimi i kryebashkiakut Tushe nga detyra është bërë, për shkak të shkeljeve të rënda të kryera prej tij.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Njoftim i rëndësishëm nga OSHEE: Nesër do të ketë ndërprerje të energjisë, ja zonat dhe oraret

    Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike ka njoftuar se ditën e nesërme për rreth dy gjashtë orë do të këtë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës.

    Energjia do të ndërpritet nga ora 10:00-16:00 dhe zonat që do të preken janë pjesërisht rruga “Eshref Frashëri” në zonën e “Don Boskos”, rruga “Riza Cuka” në Laprakë, rruga “Besëlidhja” dhe Reparti 5009 në Bathore.

    “Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, nesër 8 korrik gjatë intervalit kohor 10:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

    Pjesërisht rruga “Eshref Frashëri” në zonën e “Don Boskos”, rruga “Riza Cuka” në Laprakë, rruga “Besëlidhja” dhe Reparti 5009 në Bathore”, njofton OSHEE.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Lajme të hidhura vijnë nga Kosova, rikthehen humbjet e jetës nga koronavirusi (Bilanci)

    Në 24 orët e fundit në Kosovë është raportuar 1 vi kti më si pasojë e COVID-19, raporton Gazeta Express.

    Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 9 raste të reja të infektuara me këtë virus.

    Ndërsa janë shëruar 8 persona.

    Deri tani në Kosovë janë regjistruar 107 mijë e 819 raste të infektuara me COVID-19.

    Ndërsa, janë raportuar edhe 2 mijë e 262 viktima.

    105 mijë e 405 persona janë shëruar nga ky virus.

    Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

    #Bashkëiadalim 07 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

    Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.251 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 236.035 doza të vaksinës.

    Deri më sot 57.994 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Nga 1.575 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

    Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.405.

    Në total numri i rasteve aktive është 152.

    Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!__________________

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Varianti Delata mbërrin në Shqipëri? ISHP sqaron gjithçka dhe qetëson qytetarët

    Në Shqipëri ende nuk ka asnjë rast të dyshuar për variantin Delta të koronavirusit. Lajmin e konfirmon Instituti i Shëndetit Publik, një njoftimi të posaçëm për mediat. ISHP thotë se numri i testimeve është shumë i lartë por ende nuk ka asnjë sinjal për prezencën e këtij varianti.

    “Instituti i Shëndetit Publik informon se deri tani në Shqipëri nuk është identifikuar asnjë rast i variantit Delta. Pavarësisht numrit të lartë të testimeve, nuk kemi sinjale për prezencën e këtij varianti në vendin tonë. Instituti i Shëndetit Publik po monitoron me kujdes situatën e epidemisë së COVID19 në vend dhe për çdo rast të dyshuar, do të bashkëpunojë me institucionet e referencës, gjë e cila është pjesë e praktikës së punës së këtij institucioni”, thuhet në reagimin e ISHP.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP