Category: Lajme

  • TRO*DITESE! Qytetari i jep fund jetës, h*dhet nga kati i 6-të i një pallati

    TRO*DITESE! Qytetari i jep fund jetës, h*dhet nga kati i 6-të i një pallati

    Një burrë rreth 65 vjeç është hedhur pak momente më parë nga kati i 6 i një pallati në lagjen Pavarësia.

    Si pasojë ka gjetur vdekjen në vend. Mësohet se është hedhur për shkak të gjendjes së depresionin pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme.

    Ka ardhur ambulanca e morgut të qytetit për ta transportuar trupin./ tch

  • Zbulohet një çarje masive nën Tokë, shkencëtarët vijnë me paralajmërimin e FR*KSHËM!

    Zbulohet një çarje masive nën Tokë, shkencëtarët vijnë me paralajmërimin e FR*KSHËM!

    Shkencëtarët kanë zbuluar një çarje gjigante nën Tokë, që po zhvillohet mes pllakës arabo-afrikane dhe asaj euroaziatike. Nën drejtimin e gjeologut Renas Koshnaw nga MIT dhe Universiteti i Miamit, studiuesit konfirmojnë se kjo çarje është e lidhur me zhdukjen e një oqeani të lashtë Oqeani Neotetis që ndante dikur superkontinentet Gondwana dhe Laurasia. Për miliona vite, mbetjet e kësaj pllake oqeanike janë zhytur në mantelin e Tokës. Por të dhënat sizmike të reja dhe modelet e avancuara gjeodinamike tregojnë se pllaka po çahet në dysh.

    Zona e dëmtimit fillon në juglindje të Turqisë dhe shtrihet drejt Irakut Verior dhe vargmalit Zagros. “Kjo është si një plagë e vjetër që po hapet sërish,”-thotë Koshnaw. Pjesa oqeanike e pllakës po shembet në mantelin e Tokës, duke krijuar tensione anësore që mund të ndryshojnë balancën tektonike në rajon. Sipas ekspertëve, ky fenomen mund të ndikojë ndjeshëm në frekuencën dhe intensitetin e tërmeteve. Rajonet përreth Turqia, Iraku dhe Irani ndodhen në një zonë sizmike aktive. Nëse çarja vazhdon të zgjerohet, mund të aktivizojë të çara të reja dhe të redistribuojë energjinë e akumuluar në brendësi të Tokës.

    Profesor Jean-Philippe Avouac nga Caltech paralajmëron se “në shekujt që vijnë, mund të përjetojmë tërmete më të forta në këtë zonë.” Me përhapjen e mëtejshme të kësaj çarje, mund të formohet një mikropllakë e re mes Arabisë dhe Azisë së Vogël, duke ndryshuar hartën tektonike të Tokës në të ardhmen e largët.

  • “‘Thoje dikur që gjithë grekët janë shqiptarë’: Elena Kocaqi ben deklaratën e fortë: Tani qe hyra ne politike une do te

    “‘Thoje dikur që gjithë grekët janë shqiptarë’: Elena Kocaqi ben deklaratën e fortë: Tani qe hyra ne politike une do te

    Elena Kocaqi, kryetare e partisë Aleanca Kombëtare Shqiptare, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për kandidimin e saj në zgjedhje.

    Kocaqi u pyet nga Ylli Rakipi lidhur me disa nga deklaratat e saj për grekët, por edhe për programin e partisë.

    Kocaqi tha se nuk e ndryshon deklaratën se “grekët janë shqiptarë”, por shtoi se tani që është politikane dhe do të ketë raporte korrekte me vendin fqinj. Ajo foli për disa nga

    Pjesë nga biseda:

    Elena Kocaqi – 35 vjet dy partitë e mëdha kanë mbajtur pushtetin në të gjithë format dhe mënyrat. Mirë që e kanë mbajtur por nuk kanë bërë reforma afatgjatë. Këtë kanë bërë me pronat, pronat publike. Pronën private nuk e kthyen, bënë gjithë këtë rrëmujë. U shkatërrua ekonomia, bujqësua, ushtria, 35 vjet kanë parë pushtetin si pronë personale dhe shtetin si pronë personale. Sa vjen më keq bëhet. Ndryshimet Kushtetuese i bëri Rama dhe Berisha, e privatizuan. Deri tani, nëse një i ri do të angazhohet, nuk ka rrugë tjetër, nuk bëhet duke hyrë ne partitë personale të këtyre.

    Ylli Rakipi: Ty të kanë thirrur ndonjëherë këta Rama dhe Berisha?

    Elena Kocaqi: Jo por duke qenë profesore e historisë, kaëm një eksperiencë. Është detyrim i një politikani të dojë vendin dhe popullin e tij. Njëshi është ky dhe pastaj vazhdojnë gjërat e tjera.

    Ylli Rakipi: Unë të kuptoj, por tani është pozicion tjetër, a do ta ndryshoni pak retorikën? Se politikanët duhet t’i rrumbullakosin gjërat. Doktori në vitet e para, luftonte shumë me grekët, të zhdukeshin fare, tani është bërë i afërt. Ti nuk mund të thuash që grekët nuk ekzistojnë dhe janë të gjithë shqiptarë…

    Elena Kocaqi: Po flasim për historinë dhe shtetin. Si politikan dhe individ je i detyruar të kesh marrëdhënie të mira me shtetin grek. Është qasje institucionale. Unë kam kaq shkollë sa ti dalloj këto gjera. Asnjë mënyrë nuk do të marrim retorikën politike të Ramës dhe Berishës. Janë modeli më i shëmtuar. Ka patur retorikën e konfliktit personal.

    Ylli Rakipi: Do ti mbahesh idesë se grekët janë shqiptarë të gjithë?

    Elena Kocaqi: Janë arvanitë këtë nuk e lëviz historia. Shumcia e popullit është arvanitas, i qëndroj derisa të mbyll sytë. Këtu nuk shpikim gjë. Ka arvanitë vendas dhe të ardhur nga Azia.

    Andi Tela: Ylli po thotë se të njohin njerëzit në këtë profil. Kështu do e bësh edhe fushaën?

    Elena Kocaqi: Ky është profili shkencor. Por në profilin politik do të respektojmë shtetin tjetër se e kemi komshi, je i detyruar të kesh marrëdhënie të mirë.

    Ylli Rakipi: Ju ku do të garoni dhe a keni kandidatë në të gjithë qarqet. Çfarë synoni ju?

    Elena Kocaqi: Kemi 186 kandidatë se e ka ligji. Në listat tona të mbyllura, nuk bëmë këtë të të tjerëve. Krijohen shumë probleme me familjarët. NE kemi njerëz të arsimuar, nga një e kaluar e pastër. Edhe te të hapura janë njerëz të shkolluar dhe të realizuar. Na kanë mbështetur dhe ndihmuar. Unë kandidoj në Tiranë. Jam në listë të mbyllur sepse është procedura e tillë. I them atyre votoni 7 dhe e keni mjaftueshëm.

    Ylli Rakipi: Disa parime mund ti dijë popullata nga partia juaj?

    Elena Kocaqi: Duam shtet meritokratik dhe demokratik. As deputetët nuk zgjidhen nga populli, votohen partitë. Meritokratik do të thotë, që kemi lidhjen me gjithë strukturat në botë, ata që janë në emigracion ta kthejmë në Shqipëri. Kemi kandiduar në Fier, Ervin Mile, shkencëtar.

    Ylli Rakipi: Shpopullimin si e ndalon ti?

    Elena Kocaqi: Strehimi do të jetë zero, do ta marrë shtëpinë me kosto ndërtimi. Do të krijohet bankë shtetërore, që do të përdoret për kredi për bujqësinë, kredi për njerëzit në nevojë. Nuk ke mundësi të marrësh shtëpi, unë kam punuar gjithë jetën dhe nuk e marr dot. Shteti duhet të ndërmarrë politika të tilla, të ndërtojmë lagje me kosto zero. Do e marrësh shtëpinë me kosto.

  • U nda nga Jashari, Hatixhja publikon të dashurin e ri, shfaqet të përqafuar në ashensor (foto)

    U nda nga Jashari, Hatixhja publikon të dashurin e ri, shfaqet të përqafuar në ashensor (foto)

    Hati, influencerja e njohur për stilin e saj unik dhe përmbajtjet inspiruese në rrjetet sociale, aludohet se ka shpërndarë një foto të ëmbël me një person, që thuhet se është partneri i saj.

    Fotografia shihet se është realizuar në një ashensor, duke treguar edhe një herë anën e saj të ndjeshme dhe romantike.

    Çifti është veshur me bluza sportive të ngjashme, duke reflektuar një harmoni të plotë si në stil, ashtu edhe në ndjenja.

    Fotografia, e cila tashmë ka mbledhur mijëra pëlqime dhe komente, është shoqëruar me një emoji zemre, duke i lënë ndjekësit të kuptojnë më shumë për marrëdhënien e saj pa thënë shumë fjalë.

    Hati vazhdon të jetë një prej figurave më të dashura në rrjet, duke treguar se dashuria dhe thjeshtësia janë gjithmonë në modë.

    Megjithatë, Hati ende nuk e ka pohuar e as mohuar përmbajtjen e kësaj fotografie.

    Mbetet të shihet në ditët në vazhdim

  • E FR*KSHME! Kush po na përgjon? Grida Duma tregon SMS-në e çuditshme që mori nga hakerat, Karamuço: Po ta klikoje..

    E FR*KSHME! Kush po na përgjon? Grida Duma tregon SMS-në e çuditshme që mori nga hakerat, Karamuço: Po ta klikoje..

    Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, ku foli për përgjimet përmes aparaturave teknologjike apo mesazheve hakëruese.

    Autorja e emisionit, Grida Duma tregoi një SMS të çuditshëm që ka marrë më parë nga hakerat. Karamuço shpjegoi se që nga formulimi i mesazhit, ai që e ka shkuar nuk është shqiptar, teksa shtoi se nëse hapet linku, të vidhen të dhënat.

    “Që nga formulimi do e shohësh që ai që e ka shkruar nuk është shqiptar. Nëse janë emra të njohur na ka ndodhur me President Republike. Po ta çosh emër të ndonjë ministri, do hapeshin se do besoheshin. Po të klikosh në link merr nën kontrollin e plotë celularin e dikujt.

    A ka sisteme të tjera sot? Ka. Atë me telefonin zero besoj se e mbani mend. Edhe tani që flasim ka ende tendera sekret për përgjime, të ligjshme.

    Me emra janë kërkuar para. I kanë bërë në Shqipëri, por nuk i bëjnë më. S’po flasim se na kanë ardhur kinezët, koreano-veriorët, izraelitet, jo. Në Itali për shembull është kapur një grup rumun. Rfdi, përmes bombardimeve me frekuenca merr të dhënat e kartave që mund të kesh. Në atë grup është kapur edhe një shqiptar. Ajo aparaturë zëre se ka ardhur në Shqipëri, shqiptarët duhet të tregojnë kujdes. Ka dhe goca që i mbajnë çantat e hapura”, shprehet ai.

  • LUM KUSH I KA! Vjen lajmi i mire per monedhat e huaja

    LUM KUSH I KA! Vjen lajmi i mire per monedhat e huaja

    Sot, më 8 prill 2025, dollari amerikan blihet me 90 lekë dhe shitet me 91.5 lekë.

    Euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet 99.5 lekë.

    Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.5 lekë, ndërsa në shitje me 105.7 lekë.

    Paundi britanik blihet me 115 lekë dhe shitet me 117 lekë.

    Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 63.3 lekë, ndërsa në shitje me 64.8 lekë.

    Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

  • TR*NDIT Egli Tako: Nëse nuk shpallem finaliste, lë shtëpinë e “Big Brother”

    TR*NDIT Egli Tako: Nëse nuk shpallem finaliste, lë shtëpinë e “Big Brother”

    Egli Tako ka dhënë një deklaratë që ka tërhequr vëmendje brenda dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”.

    Gjatë një bisede me banorët, ajo tha qartë se, nëse nuk arrin të shpallet finaliste, do të marrë vendimin për të lënë shtëpinë.

    “Nëse nuk shpallem finaliste, unë e lë shtëpinë. Nuk qëndroj më as edhe një ditë”, u shpreh Egli, duke treguar se për të, arritja në finale është më shumë se një dëshirë – është një kusht.

    Kjo deklaratë vjen në një moment kur loja po bëhet gjithnjë e më intensive dhe banorët ndihen nën presion.

    Me këtë qëndrim, Egli tregon vendosmërinë e saj për të mos qenë thjesht pjesë e spektaklit, por për të shkuar deri në fund.

    A do ta mbajë fjalën nëse nuk arrin finalen? Mbetet për t’u parë.

  • DHIMBJE E MADHE! Nënë e tre fëmijëve të mitur, VD*S 46-vjeçarja shqiptare nē Itali

    DHIMBJE E MADHE! Nënë e tre fëmijëve të mitur, VD*S 46-vjeçarja shqiptare nē Itali

    Një aksident tragjik i ka marrë jetën shqiptares Dorina Bardhi, pasi u përplas me kamion në rrugën Truccazzano, Itali.

    Mësohet se 46-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital por nuk ia doli të mbijetojë nga plagët e mëdha.

    Tragjedia ndodhi në orën dy të pasdites, teksa makina në të cilën udhëtonin viktima me vajzën e saj të mitur, u përplas kokë më kokë me traktorin e një kamioni.

    Dinamika e tragjedisë është ende duke u hetuar nga Policia Vendore e Bashkimit të Bashkive Adda Martesana nën komandën e Salvatore Guzzardo, të cilët ndodheshin në vendngjarje për orë e orë të tëra me Karabinierët dhe Brigadën e Zjarrfikësve.

    Ndërkohë, lajmi i tragjedisë u përhap në Truccazzano dhe në veçanti në Albignano, ku viktima, me origjinë shqiptare dhe banuese prej vitesh në qytet, jetonte me bashkëshortin dhe tre vajzat e saj.

    “Një grua e mrekullueshme, e përkushtuar ndaj familjes dhe gjithashtu, dhe shumë, ndaj komunitetit, për të cilin shpenzoi shumë”.

    Dorina ishte e njohur, bashkëpunonte me shoqata dhe ishte gjithnjë në ballë, e qeshur dhe entuziaste në organizimin e ahengjeve dhe eventeve: kushtuar, mbi të gjitha, fëmijëve.

  • Video RRENQETHESE/ “O Ilaria ime, ku je që s’ke dritë në sy”- U vr* nga ish i dashuri filipinas, nëna e 22-vjeçares shqiptare shpërthen në lot

    Video RRENQETHESE/ “O Ilaria ime, ku je që s’ke dritë në sy”- U vr* nga ish i dashuri filipinas, nëna e 22-vjeçares shqiptare shpërthen në lot

    I jepet sot lamtumira e fundit 22-vjeçare shqiptare, Ilaria Sula, e cila u masakrua me thikë nga ish i dashuri i saj filipinas, i cili pasi e vrau e hodhi në një greminë duke e futur në një valixhe.

    Mesditën e sotme në zonën e Ternit në Itali zhvillohet varrimi i saj, ndërsa më herët në banesën e familjes shqiptare ka mbërritur dhe arkivoli i Ilarias, e shoqëruar nga të afërmit e saj.

    Prekëse kanë qenë fjalët e nënës së 22-vjeçares jashtë shtëpisë, teksa thërriste emrin e të bijës mes lotësh.

    “O Ilaria ime, o vdeksha mami për ty, o Ilaria ime, ku je ti o shpirt i mamit, ku je që nuk ke dritë në sy, ku je mbyllur ti o shpirt i mamit. Të solla mami tek shtëpia, se the do të vij në shtëpi, të solla mami tek shtëpia o zemër, o Ilaria hapi sytë”, dëgjohet tek qante me dënesë nëna e Ilarias.

  • “Dimër deri…”/ Meteorologia Porja tregon kur largohet i ftohti: Ja kur vijnë ‘ditët e verës’

    “Dimër deri…”/ Meteorologia Porja tregon kur largohet i ftohti: Ja kur vijnë ‘ditët e verës’

    Deri në mes të javës territori shqiptar do të jetë në kushtet atmosferike të ftohta, por pa reshje. Meteorologia Lajda Porja tha temperaturat janë ulur në -5 gradë në zonat malore, ndërsa në zonat e thella temperaturat janë edhe më të ulta

    “Është një situatë që do kalojë shumë shpejt. Është një masë e ftohtë që ka depërtuar drejt Ballkanit. Shqipëria i kishte kushtet mjaft të favorshme për të pasur reshje dimri dhe ishin parashikuar që këto tre ditë do të ishin me nuanca dimri.

    Gjatë kësaj jave nuk do ketë reshje, ndërsa temperaturat janë ulur në -5 gradë në zonat malore, ndërsa në zonat e thella temperaturat janë edhe më të ulta. Deri në mesjave moti të jetë i ftohtë, sidomos mëngjeset”, tha Porja.

    Duke filluar nga e marta do kemi rritje të lehtë të temperaturave, ndërsa të enjten dhe të premten pritet një përmirësim i ndjeshëm i kushteve atmosferike. Porja paralajmëron se java tjetër do të jetë tepër e ngrohtë, ku nuk do të mungojnë as ditët e verës.

    “Të enjten dhe të premten, zhvendoset kjo valë e ftohtë drejt lindjes së kontinentit, duke kthyer një masë më të ngrohet. E premtja e shtuna dhe e diela do të rikthejë rritjen e temperaturave.

    Presim temperature mjaft të larta. Deri të mërkurën do jemi deri në 15 gradë, të premten të shtunën dhe të dielën deri në 22 gradë. Java që vjen me temperatura mjaft të larta, me ditë pranvere dhe disa dit vere”.