Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur në një aksident të ndodhur të ndodhur në “Shkallën e Tujanit”.
Policia e Tiranës informon se automjeti me drejtues shtetasin O. N., rreth 35 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh., rreth 29 vjeç. Për pasojë ky i fundit ndërroi jetën, ndërsa pasagjeri që ndodhej me 29 vjecarin është transportuar në spital.
“Rreth orës 16:55, në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” automjeti me drejtues shtetasin O. N., rreth 35 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh., rreth 29 vjeç.
Si pasojë ka humbur jetën 29-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjeri po në këtë automjet shtetasi H. L., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thote policia.
Nderkohe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Nëse të mërkurën nxorrëm nga garderoba bluzat me mëngë të shkurtëra të premten duhet të rikthejmë xhaketat.
Brenda tre ditësh do të përjetojmë verën dhe vjeshtën. Temperaturat e ajrit parashikohet të kenë një luhatje deri me shtatë gradë celcius. Sipas meteorologes do të kthehen dhe reshjet e shiut.
“Të enjten rritje të mëtejshme të temperaturave ku në zona të ulëta dhe bregdet termometri do të shkojë deri në 29 gradë, por të premtën presim një rënie për efekt të një mase ajore të ftohtë në mesditë mos I kalojnë 22- 23 gradë nga e shtuna deri javën tjetër rritje graduale. Në muajt e pranverës tipike mëngjese të ftohta dhe mesditë temperatura që si durojmë dot, por 29 gradë, janë 3-4 grade mbi mesataren mujore të prillit.
Masat ajore të paqëndrueshme do të jenë prezente mbi vendin tonë kryesisht ditën e enjte dhe ditën e premte. Reshjet e shiut priten të jenë prezente kryesisht në orët e mesditës fillimisht në veri të vendit dhe gradualisht në të gjithë territorin. Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët dhe në veri dhe në qendër hera herës pritet të jenë deri mesatar shoqëruar me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike, por lokalisht nuk do të mungojnë dhe reshjet e breshërit. Të premten reshjet do të jenë të pranishme gjatë ditës herë pas herë në pjesën më të madhe të territorit por me intensitet të ulët”, tha meteorologia.
Nga mbrëmja e të premtes deri javën tjetër moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët ndërsa vlerat e termometrit pritet të rriten gradualisht për të kulmuar të martën kur sipas shërbimit meteorologjik ushtarak do të shënojnë 29 gradë celcius.
Kjo luhatje e temperaturave sipas mjekëve ndikon drejtpërdrejt në organizëm duke vënë në stres sistmin imunitar. Shqetësimet nuk i ndjejnë vetëm ata që vuajnë nga sëmundjet kronike, por dhe personat e shëndetshëm.
G Bani ka qenë një nga banorët e Big Brother VIP Albania 4 që ka pasur më së shumti debate me Gjestin.
Përpos debateve, situatat mes tyre shkuan deri në përplasje fizike nga ana e G-Banit, ç’ka solli
Mirëpo reperi tashmë po del në mbrojtje të Gjestit dhe i uron fitoren këtë edicion.
Ai ka ndarë një postim në Instagram, ku shihet duke dërguar vota për këngëtarin.
Nëse të mërkurën nxorrëm nga garderoba bluzat me mëngë të shkurtëra të premten duhet të rikthejmë xhaketat.
Brenda tre ditësh do të përjetojmë verën dhe vjeshtën. Temperaturat e ajrit parashikohet të kenë një luhatje deri me shtatë gradë celcius. Sipas meteorologes do të kthehen dhe reshjet e shiut.
“Të enjten rritje të mëtejshme të temperaturave ku në zona të ulëta dhe bregdet termometri do të shkojë deri në 29 gradë, por të premtën presim një rënie për efekt të një mase ajore të ftohtë në mesditë mos I kalojnë 22- 23 gradë nga e shtuna deri javën tjetër rritje graduale. Në muajt e pranverës tipike mëngjese të ftohta dhe mesditë temperatura që si durojmë dot, por 29 gradë, janë 3-4 grade mbi mesataren mujore të prillit.
Masat ajore të paqëndrueshme do të jenë prezente mbi vendin tonë kryesisht ditën e enjte dhe ditën e premte. Reshjet e shiut priten të jenë prezente kryesisht në orët e mesditës fillimisht në veri të vendit dhe gradualisht në të gjithë territorin. Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët dhe në veri dhe në qendër hera herës pritet të jenë deri mesatar shoqëruar me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike, por lokalisht nuk do të mungojnë dhe reshjet e breshërit. Të premten reshjet do të jenë të pranishme gjatë ditës herë pas herë në pjesën më të madhe të territorit por me intensitet të ulët”, tha meteorologia.
Nga mbrëmja e të premtes deri javën tjetër moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët ndërsa vlerat e termometrit pritet të rriten gradualisht për të kulmuar të martën kur sipas shërbimit meteorologjik ushtarak do të shënojnë 29 gradë celcius.
Kjo luhatje e temperaturave sipas mjekëve ndikon drejtpërdrejt në organizëm duke vënë në stres sistmin imunitar. Shqetësimet nuk i ndjejnë vetëm ata që vuajnë nga sëmundjet kronike, por dhe personat e shëndetshëm.
Gabriel Këputa denoncon në redaksinë e emisionit “Stop” shokun e tij Olti Klosi, të cilit në vitin 2015 i la makinën “Mercedens S Class” me vlerë 43 mijë euro për disa javë, derisa të kthehej nga Belgjika, ku jetonte prej 33 vjetësh.
Pasi u kthye Olti fillimisht iu shmang e më pas i tha, se makinën ia kishte lënë peng për 12 mijë Saimir Halilit.
“Në vitin 2015 unë nisem për në Belgjikë dhe i lë një shokut tim i lë makinën time tip “Mercedens S Class”. Në atë moment unë nisem për në aeroport dhe i them shokut tim merre makinën mbaje dhe në atë moment që unë do të kthehem do ma japësh përsëri. Sa për të mos e lënë nëpër pakinget e aeroportit. Vlera e makinës në atë kohë ka qenë 43 mijë euro. Kthehem nga Belgjika i bëj telefon i them a po del në aeroport që të më marrësh dhe nuk më del. I them hajde se po vij, shkoj e takoj dhe më shmanget. Pas 3-4 ditësh mezi e takoj edhe i them që të më sillte makinën dhe më gjente lloj-lloj mënyrash. Saqë erdhi momenti që e pyeta dhe më tha që makinën e kam shitur. Makinën ia kishte shitur një personi tjetër, shitje në të zezë. Punë borxhe, më thanë që personi që ia kishte blerë ia kishte blerë për 15 mijë euro. E takova personin dhe më tha më vjen shumë keq unë ty nuk të njoh fare, këtë makinën e kam blerë. Në këto momente që po flasim makina është ende në emrin tim dhe letrat e pronësisë i kam unë. Nuk e di se si e ka blerë pa dokumente.”
Gabrieli bën denoncim dhe çështja shkon në Prokurori në dorë të prokurorit Bilbil Mete. Ky i fundit bllokoi makinën për llogari të denoncuesit, por në ruajtje ia la blerësit, që e kishte marrë ilegalisht Saimir Halili.
“Unë shkova bëra një denoncim në vitin 2015, makina vjen bllokohet nga policia. Çështja shkon në prokurori dhe i them prokurorit që dua takim dhe prokurori Bilbil Mete nuk më jep asnjë lloj takimi. E takova dhe më tha ‘e di që ne të njohim shumë mirë ty, ti je një rrugaç i Belgjikës, po hajde se me ty do merremi shumë mirë’. E pyeta për makinën se si do të bëhet dhe më tha që nuk ke për të marrë asnjëherë makinë sa të jem unë prokuror.”
Gjyqtari Ervin Pollozhani i dha të drejtë Gabrielit, duke dalë me vendimin që ky automjet t’i kthehej të zotit në vitin 2016. Vendimi mori formë të prerë dhe iu përcoll Përmbarimit Shtetëror të Tiranës.
Përmbaruesi i ka bllokuar llogarinë debitorit dhe një automjet tjetër në pronësi të tij, por “Mercedezin” nuk e ka gjetur dot.
Ai ka kërkuar nga policia, që ta bllokojë mjetin duke e nxjerrë në sistemin “Alert”. Por policia nuk ka reaguar dhe mjeti ka vijuar të marrë gjoba në Tiranë, në shumën rreth 5 milionë lekë të vjetra edhe pse duhej bllokuar, pasi kishte dalë në “Alert”.
Rrëfimi i Anjezës nga Lushnja në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan nis me një kalvari mundimesh ende pa ardhur në jetë.
Prindërit iu divorcuan kur nëna ishte 3-muajshe shtatzënë me Anjezën. Më pas ajo u martua dhe bëri fëmijë të tjerë, ndërsa vajzën e la te e ëma dhe vëllai. Me rritjen, Anjeza ndihej e tepërt në atë shtëpi dhe me nënën nuk i kishte marrëdhëniet të afërta. Kur shkoi 14 vjeçe, gjyshen po e linin fuqitë dhe përpiqej t’i gjente një bashkëshort, por Anjeza nuk lëshoi pe.
Në moshën 18-vjeçare provoi të jetonte në Tiranë, por nuk ia dilte dot ekonomikisht dhe u kthye në Lushnje. Kur Anjeza ishte 21 vjeçe, gjyshja ndërroi jetë dhe ajo vendosi që bashkë me një fqinjë, të jetonin në Durrës. Ky qe momenti kur ajo u gjend përballë shpresës për një të ardhme që rezultoi veçse iluzion.
Anjeza: Kur trokitëm në një derë që mendonim se mund të kishte shtëpi me qira, aty njoh personin që u bë bashkëshorti im.
Ardit Gjebrea: Aty e njohe?
Anjeza: Po. Më tha që “mua më pëlqen si person dhe rri këtu, mos më ik më dhe kemi mundësi që të njihemi disa ditë dhe të martohemi”. Faktikisht mendova unë, për të rregulluar problemet e mia arrita të martohesha brenda javës me të. Pas një muaji martesë, mua më ka dhunuar për herë të parë. Më ka thënë “deri në këtë moment unë mezi e kam mbajtur veten”, por ai pinte dhe ishte i dhunshëm gjatë gjithë kohës.
Ardit Gjebrea: Pra një muaj mezi mbajti veten nga dëshira që kishte për të të dhunuar.
Anjeza: Po dhe 3 vjet të tjera unë arrita të kaloj shumë depresion dhe mora shumë mbipeshë nga stresi, nga depresioni që ndonjëherë mua edhe nga duart e tij më ka hequr pronarja e një shtëpie që ishim me qira.
Ardit Gjebrea: Po pse nuk e denoncoje?
Anjeza: Sepse nuk kisha ku të shkoja. Isha e dobët. Në atë moment isha e dobët, shumë e dobët nga ana mendore, nuk kam qenë kjo që jam sot. Nuk kisha ku të shkoja. Pas lindjes së çunit u kapa shumë pas çunit dhe kam pasur raste që kam menduar edhe të ndahem, kam menduar edhe të vdes, të gjitha, por thosha çuni, do të ma rrisë çunin do ta bëjë si vetja, gjithmonë çuni më ka mbajtur gjallë, çuni. Herën e fundit që mua më dhunoi keq, ka qenë duke i dhënë gji çunit, ai më ka gjuajtur me rrip pantallonash, këtej i jepja gji çunit, këtej më gjuante me rrip pantallonash. Nuk po mundesha dot, më ishte lodhur shpirti si i thonë fjalës. Në atë moment unë iki, në orën 10, e mbaj mend edhe orën, çuni me karrocë, shkoj te komisariati i Durrësit dhe u them këtu-këtu puna. Unë e denoncova, mora urdhër mbrojtjeje por për momentin nuk dinin ku të më strehonin. Kam ndenjur dy ditë në spital dhe një herë tjetër prapë më strehoi një infermiere që të flija aty. Një byrektore ngjitur me komisariatin më la mundësi të laja edhe çunin aty brenda e ta ndërroja.
Më pas, Anjeza u vendos në një qendër për gratë e dhunuara në Elbasan. Atje, veç ndihmës nga psikologët, arriti të kryente divorcin, të mësonte një kurs kuzhine dhe djalin ta regjistronte në çerdhe duke lënë pas një pjesë të vuajtjeve.TvKlan.al
Një ekspeditë me qëllime shkencore në pikën më të thellë të Mesdheut në Detin Jon ka zbuluar një realitet shqetësues: mbetjet njerëzore kanë depërtuar deri në fundin më të largët dhe më të paarritshëm. Studiues nga Instituti Helmholtz i Gjermanisë, në bashkëpunim me Qendrën Helenike për Kërkime Detare (HCMR), zbuluan në thellësinë e njohur si Kalipso, në Detin Jon pranë Greqisë, më shumë se 5.100 metra nën nivelin e detit, një sasi tronditëse mbeturinash.
Gjatë zhytjes me robotë të telekomanduar (ROVs), u identifikuan 167 objekte të dukshme në fundin detar, nga të cilat 148 ishin mbetje njerëzore: qese plastike, kanoçe të ndryshkura, copa tekstilesh, shishe qelqi. Në disa zona, mbetjet ishin grumbulluar në mënyrë të organizuar, duke sugjeruar se mund të jenë hedhur me qëllim nga anije tregtare apo peshkimi.
“Është një dëshmi e qartë se nuk ka më asnjë cep të oqeanit që nuk është prekur nga njeriu”, deklaroi studiuesja Antje Boetius, drejtoreshë e Institutit Alfred Wegener dhe pjesë e ekspeditës.
Nëse të mërkurën nxorrëm nga garderoba bluzat me mëngë të shkurtëra të premten duhet të rikthejmë xhaketat.
Brenda tre ditësh do të përjetojmë verën dhe vjeshtën. Temperaturat e ajrit parashikohet të kenë një luhatje deri me shtatë gradë celcius. Sipas meteorologes do të kthehen dhe reshjet e shiut.
“Të enjten rritje të mëtejshme të temperaturave ku në zona të ulëta dhe bregdet termometri do të shkojë deri në 29 gradë, por të premtën presim një rënie për efekt të një mase ajore të ftohtë në mesditë mos I kalojnë 22- 23 gradë nga e shtuna deri javën tjetër rritje graduale. Në muajt e pranverës tipike mëngjese të ftohta dhe mesditë temperatura që si durojmë dot, por 29 gradë, janë 3-4 grade mbi mesataren mujore të prillit.
Masat ajore të paqëndrueshme do të jenë prezente mbi vendin tonë kryesisht ditën e enjte dhe ditën e premte. Reshjet e shiut priten të jenë prezente kryesisht në orët e mesditës fillimisht në veri të vendit dhe gradualisht në të gjithë territorin. Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët dhe në veri dhe në qendër hera herës pritet të jenë deri mesatar shoqëruar me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike, por lokalisht nuk do të mungojnë dhe reshjet e breshërit. Të premten reshjet do të jenë të pranishme gjatë ditës herë pas herë në pjesën më të madhe të territorit por me intensitet të ulët”, tha meteorologia.
Nga mbrëmja e të premtes deri javën tjetër moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët ndërsa vlerat e termometrit pritet të rriten gradualisht për të kulmuar të martën kur sipas shërbimit meteorologjik ushtarak do të shënojnë 29 gradë celcius.
Kjo luhatje e temperaturave sipas mjekëve ndikon drejtpërdrejt në organizëm duke vënë në stres sistmin imunitar. Shqetësimet nuk i ndjejnë vetëm ata që vuajnë nga sëmundjet kronike, por dhe personat e shëndetshëm.
Një ngjarje e rëndë është denoncuar mbrëmjen e sotme nga kryetari i Lëvizjes Atdheu, Kreshnik Osmani, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se një deputet i Partisë Socialiste është arrestuar në mënyrë të papritur nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Sipas Osmanit, arrestimi ndodhi vetëm 10 metra larg vendit ku forcat e Lëvizjes Atdheu po zhvillonin një takim elektoral në zonën e Astirit. “Të iku edhe një shok, në burg! Një kokërr hajduti deputet anëtar i Rilindjes sapo është arrestuar në këtë moment nga agjentët e BKH”, shkruan Osmani në Facebook.
Megjithëse nuk është bërë publik emri i të arrestuarit, burime jozyrtare përflasin se mund të jetë fjala për një prej deputetëve të përfshirë në hetime të mëparshme për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ndërkohë, deri në orët e vona të mbrëmjes, as Partia Socialiste dhe as autoritetet zyrtare nuk kanë bërë asnjë reagim apo konfirmim publik mbi këtë ngjarje.
Në fund të postimit të tij, Osmani e mbyll me një frazë thumbuese: “Në kokë të Ali Babës!”, duke lënë të kuptohet se ai e konsideron këtë arrestim si pjesë të një zinxhiri më të madh korrupsioni.