Category: Lajme

  • LAJM I TM*RRSHËM pêr DOLLARIN, ja cpo ndodh me euron dhe paundin

    LAJM I TM*RRSHËM pêr DOLLARIN, ja cpo ndodh me euron dhe paundin

    Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 86.9 lekë dhe do shitet me 88.3 lekë.

    Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.9 lekë dhe do shitet me 99.7 lekë.

    Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 106.1 lekë dhe do shitet me 107.4 lekë.

    Ndërsa paundi britanik do blihet me 114.7 lekë dhe do shitet me 116 lekë.

  • CM*NDET MOTI SOT! TEMPERATURA PĒRVËLUESE, POR PRITET..

    CM*NDET MOTI SOT! TEMPERATURA PĒRVËLUESE, POR PRITET..

    Dita e sotme parashikohet me mot të paqëndrueshëm ku temperaturat minimale arrijnë deri në 10 Gradë Celsius, ndërsa ato maksimale deri në 30Gradë.

    Era do të fryjë veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, hera-herës me rrahje deri në 20 m/s.

    Valëzimi në det do të shkojë deri në 4-6 ballë.

  • Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta legjenda e futbollit shqiptar

    Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta legjenda e futbollit shqiptar

    Futbolli shqiptar ka humbur sot një tjetër emër shumë të njohur që ka bërë historinë në vendin tonë, duke qenë për shumë vite një nga emrat më të spikatur, portierin shkodran Paulin Ndoja.

    Ndoja u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare në Itali, ku jetonte kohët e fundit. Ai ka qenë pjesë e brezit të artë të futbollit shkodran në vitet ’60-‘70 përkrah emrave si Zhega, Rragami e Bizi, ndërsa përveç fushës së lojës, ka qenë edhe një trajner që ka përgatitur brezat pasardhës.

    Ndoja, i cili ka marrë titullin :Mjeshtër i Madh:, ka qenë kampion dhe fitues i Kupës me Vllazninë, ndërsa në vitet ’70 ishte një nga futbollistët që u largua nga fusha e lojës për çështje biografie. Megjithatë, ai nuk u nda nga futbolli, por u kthye si trajner portierësh, duke u kthyer në një mësues për shumë breza.

    “Panorama Sport” i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Ndoja për humbjen e njeriut të dashur.

  • Kl*thmat e tua ti degjoji gjithe Shqiperia! Big Mama shp*rthen ndaj Albes qe beri s*ks me Limin: Te shfr*tezoi per nje nate dhe…

    Kl*thmat e tua ti degjoji gjithe Shqiperia! Big Mama shp*rthen ndaj Albes qe beri s*ks me Limin: Te shfr*tezoi per nje nate dhe…

    Alba dhe Lim Hoti kanë kaluar natën bashkë në të njëjtin krevat, gjë që ka shkaktuar diskutime dhe dyshime mes banorëve të tjerë të “Ferma VIP”. Disa prej tyre kanë aluduar për një marrëdhënie intime mes tyre.

    Pas kësaj nate, situata ka degraduar në një përplasje të fortë mes Big Mamës dhe Albës. Big Mama ka vendosur të ndajë krevatët që kishin bashkuar Alba dhe Limi, duke pretenduar se vepronte me kërkesë të Limit.

    Big Mama i drejtohet Albës:
    “Urdhrin e kam prej Limit me i nda krevatët. Të ka bërë budallaqe. Të ka shfrytëzuar për një natë!”

    Alba reagoi me ironi:
    “Edhe ju kënaqeni me këto gjëra?”

    Big Mama, e acaruar, vijon:
    “Po, kënaqemi kur shohim debile si ti, njerëz të pamoralshëm. Ju jeni gati edhe pornografi me xhiru, vetëm për pak vëmendje!”

    Alba mundohet të mbrojë veten:
    “E pamoralshme është të ndjesh emocion? Çfarë po flet, Big Mama? Fjala ‘pornografi’ është shumë e rëndë.”

    Big Mama përmbyll me tone të larta:
    “E ka parë e gjithë Shqipëria çfarë ke bërë mbrëmë. Edhe klithmat t’i kanë dëgjuar të gjithë!”

  • TRO*DITET FUTBOLLI/ Ishte shok skuadre me Florent Hasanin, VD*S futbollisti pasi u hodh nga kati i 11-të

    TRO*DITET FUTBOLLI/ Ishte shok skuadre me Florent Hasanin, VD*S futbollisti pasi u hodh nga kati i 11-të

    Një lajm i trishtë ka tronditur sot botën e futbollit. Futbollisti Aron Boupendza ka ndërruar jetë, pasi është hedhur nga kati i 11-të i një pallati në Kinë.

    28-vjeçari luajti në një skuadër me Florent Hasanin te Rapidi i Bukureshtit në fillimin e këtij sezoni. Pasi spikati me klubin rumun, ishte Zhejiang që i bleu kartonin në Kinë.

    Ish-futbollisti, që ishte po ashtu pjesë e përfaqësueses së Gabonit, ka lënë disa hije në vdekjen e tij. Akoma nuk dihet nëse Boupendza ka rrëshqitur, është vrarë apo ka kryer vetëvrasje.

    Boupendza kishte munguar në seancën e fundit stërvitore ndërkohë, pa paraqitur justifikim. Tashmë investigimi është hapur.

  • LEK ME THASE për 3 shenja të horoskopit! Ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju

    LEK ME THASE për 3 shenja të horoskopit! Ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju

    Sipas astrologëve tre shenja të horoskopit do të kenë zhvillime pozitive në jetën e tyre gjatë ditëve bë vijim. Bëhet fjalë për shenjën e demit, peshoren dhe ujorin.

    Demi

    Nuk ndalesh, nuk zhgënjehesh dhe, më e rëndësishmja, nuk dorëzohesh. Ju investoni kohë, energji dhe madje edhe idetë tuaja më kreative në çdo përpjekje. Me Hënën duke formuar një treshe dinamike me Marsin, ju ndiheni sikur jeni në pragun e një ndryshimi pozitiv (dhe nuk e keni gabim).

    Ky moment astrologjik siguron që përkushtimi juaj të mos kalojë pa u vënë re dhe, më e rëndësishmja, të shpërblehet. Njerëzit përreth jush e njohin jo vetëm punën tuaj të palodhur, por edhe stabilitetin tuaj.

    Peshorja

    Keni kaluar vite duke punuar në mënyrë metodike, me saktësi dhe përkushtim. Shumë herë mund të keni pyetur veten nëse dikush e ka vënë re ndonjëherë se sa shumë jeni përpjekur për të arritur rezultatin më të mirë të mundshëm.

    Kjo periudhë sjell me vete energji pozitive dhe zhvillime që nuk ndalen këtu. Përkundrazi, ato shërbejnë si trampolinë për më shumë mundësi dhe suksese në të ardhmen e afërt.

    Ujori

    Ju keni një dashamirësi të natyrshme që ndonjëherë lë hapësirë për shfrytëzim. Por këtë herë, energjia e Marsit ju jep kurajë për të vendosur kufij dhe për të kërkuar respekt.

    Rezultati? Ju merrni pikërisht atë që dëshironi dhe më shumë. Nuk është thjesht njohja e përpjekjes suaj, por dëshmi se vlerësimi i vetes është hapi i parë që të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.

  • E FR*KSHME! Tërmet i fuqishëm në detin Jon

    E FR*KSHME! Tërmet i fuqishëm në detin Jon

    Një tërmet me magnitudë 4.8 ka goditur gjatë orëve të para të mëngjesit detin Jon, në një zonë të vendosur mes Sicilisë dhe Kalabrisë.

    Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, lëkundja u regjistrua në orën 03:26 me thellësi 48 kilometra, rreth 72 km nga Reggio Calabria dhe 81 km nga Aci Reale.

    Tërmeti është ndier qartë nga popullata, veçanërisht në Catania, Messina dhe Siracusa, ku shumë banorë të alarmuar kanë dalë në rrugë. Nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por frika ka qenë e madhe për shkak të intensitetit të lëkundjes.

  • CM*NDURI! Rikthehen reshjet e dëborës: Vjen kthesa e motit, pas datës 20 pritet..

    CM*NDURI! Rikthehen reshjet e dëborës: Vjen kthesa e motit, pas datës 20 pritet..

    Sipas sinoptikanes Tanja Porja, gjysma e dytë e prillit pritet me më shumë reshje shiu dhe më pak diell. Ndersa termometri ngjitet deri ne 30 grade celcius diten e merkure dhe më pas drejt normalizimit te vlerave termike.

    Nga mesdita e te enjtes priten rebeshe shiu dhe vranësira..

    Ndërkohë pas dates 20 vjen ndryshimi i motit kur priten renie te temperaturave dhe reshje shiu dhe debore ne zonat malore.

    Ndërsa per muajin maj, sinoprikania u shpreh se shpresojme qe te jete nje muaj tipik me pak reshje dhe me shume diell..

  • Lajm i TM*RRSHEM per DOLLARIN, ja cpo ndodh me euron

    Lajm i TM*RRSHEM per DOLLARIN, ja cpo ndodh me euron

    Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 87.2 lekë dhe do shitet me 88.6 lekë.

    Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99.1 lekë dhe do shitet me 99.8 lekë.

    Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 106.4 lekë dhe do shitet me 107.7 lekë.

    Ndërsa paundi britanik do blihet me 115.4 lekë dhe do shitet me 116.7 lekë.

  • DHIMBJE E MADHE! Ky është shqiptari që humbi jetën pasi pësoi atak kardiak gjatë ndeshjes në fushë

    DHIMBJE E MADHE! Ky është shqiptari që humbi jetën pasi pësoi atak kardiak gjatë ndeshjes në fushë

    Ky është futbollisti, Bledar Hajdari, i cili humbi jetën pasi pësoi atak kardiak në fushën e lojës.

    28-vjeçari u dërgua në spital pasi pësoi atak në gjysmëfinale e kampionatit 9×9, por nuk arriti që të mbijetojë.

    Sfida mes FC Dajtit dhe FC Lumninesen, mbrëmjen e së martës, është ndërprerë dhe braktisur pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në pjesën e parë.

    Futbollisti Bledar Hajdari. 28 vjeç, i skuadrës së Dajtit, ka pësuar atak kardiak në fushë gjatë ndeshjes që luhej në “Shtëpinë e Futbollit”.

    Lojtari nuk i ka mbijetuar dot këtij episodi dhe ka ndërruar jetë.

    Reagimi i FSHF:

    Federata e Futbollit shpreh tronditjen e thellë për ngjarjen tragjike të ndodhur sot gjatë ndeshjes së vlefshme për gjysmëfinalet e kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League Albania”, FC Dajti-FC Lumninese në Shtëpinë e Futbollit .

    Gjatë ndeshjes futbollisti i FC Dajtit, Bledar Hajdari, ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është rrëzuar në fushën e lojës.

    Menjëherë i është dhënë ndihma e shpejtë, duke e transportuar urgjentisht me ambulancën e pranishme në ndeshje për në spitalin e Traumës.

    Për fat të keq, pavarësisht asistencës mjekësore dhe të gjitha përpjekjeve për ta rikthyer në jetë, futbollisti ka ndërruar jetë.

    FSHF i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Hajdari dhe ekipit të FC Dajtit për këtë humbje të madhe që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar.

    Në këto momente të vështira, Federata Shqiptare e Futbollit qëndron pranë familjes, miqve dhe bashkëlojtarëve të Bledar Hajdarit, duke ndarë me ta pikëllimin për këtë ndarje të parakohshme dhe të rëndë.