Category: Bota

  • Po vjen vala “Delta”/ Rritje 180%, paralajmërimi i fortë: Ja dy skenarët dhe rruga e shpëtimit

    Rastet e reja me COVID-19 mbeten në nivele të larta në Greqi, me shifrat që shkojnë deri në 178.8% krahasuar me muajin e kaluar, duke intensifikuar shqetësimin e ekspertëve lidhur me atë që mund të ndodhë në gusht dhe vjeshtë.

    Profesori i Pulmonologjisë në Universitetin e Kretës, Nikos Tzanakis nuk është aspak optimist në parashikimin që bën për muajin gusht, referuar valës së që po sjell varianti “Delta”. “Dy skenarët që kemi parashikuar mbeten.

    Skenari i mirë është që të kemi 3,000-3,500 raste ditore. Skenari më i keq me kulminacionin e tij të paqartë mund të arrijë 5,000-5,500 raste deri në shtator” tha ai.

    Jo vetëm infektimet, por edhe spitalet po rimbushen. Profesori i Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Patras, Charalambos Gogos tha se shtrimet në spitale po rriten me një normë prej 25% në 26% në ditë, me një rritje paralele në intubim.

    “Kjo valë ka të bëjë edhe me mutacionin Delta, sepse virusi është më ngjitës, por me heqjen e masave dhe mosrespektimin e masave tashmë ekzistuese. Rritja e shtrimeve në spital është një sinjal, pasi kemi një rritje mesatare prej 25% -26% nga dita në ditë dhe një rritje të vogël të intubimit, por në nivele të menaxhueshme.

    Vala do të jetë e madhe në lidhje me kurbën epidemiologjike por jo aq e fortë në lidhje me shtrimet në spital dhe intubimin” vlerësoi ai. Dy profesorët këshillojnë që shpëtimi i vetëm është vaksinimi kundër sëmundjes. Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 2472 raste me COVID-19 dhe 8 humbje jete.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Parashikimi i fortë i ish-mjekut të Obamës: Biden me probleme të rënda shëndetësore, nuk do e mbarojë mandatin

    Kongresisti Ronny Jackson, që ka shërbyer si mjek në Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencës së Barack Obama dhe Donald Trump, parashikon që Joe Biden nuk do ta mbyllë mandatin 4-vjeçar në krye të SHBA.

    Kjo sipas mjekut Jackson, për shkak të problemeve shëndetësore që ka presidenti aktual i SHBA.

    “Ka diçka serioze që nuk shkon me Joe Biden dhe ajo do të përkeqësohet. Është tejkaluar kufiri i sikletosjes. Ai e ka humbur. Mezi arrin që të formulojë një fjali bashkë. Ka nevojë për një analizë të thellë dhe rezultatet e saj të publikohen”, tha ai për Fox News.

    Jackson i tha medias amerikane se Biden ose do të detyrohet që të largohet nga zyra, kur kabineti i tij të thërrasë amendamentin e 25 të Kushtetutës amerikane, ose do të dorëhiqet.

    Intervista për Fox News e Jackson u bë një ditë pasi Biden mezi shqiptoi përgjigjet dhe u shfaq i turbulluar gjatë një intervistë për CNN nga Cincinnati i Ohajos. Biden u ngatërrua me fjalët e tij edhe kur foli për efikasitetin e vaksinave kundër variantit Delta.

    https://twitter.com/i/status/1418388419852521475

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Grushta e shkelma në plazh, gruaja nuk përmbahet ndaj bashkëshortit të saj (Video)

    Një debat mes një çifti duket se ka deg raduar duke u shëndrruar në një arenë gr ushtash dhe shupl akash.

    Në Ataturk, Turqi, një grua me katër shoqe, të ulura së bashku i bërtitën burrit përballë saj. Ai donte të qetësonte miqtë e tij, të cilët mallkonin dhe fyenin njëri-tjetrin.

    Menjëherë më pas gruaja e ka go ditur me shupl aka, gr ushta dhe shqelma burrin që ecte drejt saj.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • I fundit! Greqia nuk gjen qetësi, gòditet nga një tërmet në orët e para të mëngjesit, ja epiqendra

    Një tërmet me madhësi 4.8 goditi Greqinë mëngjesin e sotëm, afër Iraklionit në ishullin e Kretës.

    Lëkundja u regjistrua herët në mëngjes rreth orës 5:07 të mëngjesit me kohën lokale, në një thellësi shumë të cekët prej 5 km nën sipërfaqe.

    Ngjarja u regjistrua nga Observatori Kombëtar i Athinës (NOA), agjencia e parë sizmologjike që e raportoi atë. Një raport i dytë u lëshua më vonë nga Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ), e cila e renditi atë si një tërmet me madhësi 4.5. Një agjenci e tretë, Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), raportoi të njëjtin tërmet me magnitudë 5.1.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • E rëndë në Greqi/ Motori përplåset me turmën e njerëzve, disa persona humbin jetën

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Kavala të Greqisë ku një motor u përmb ys dhe u përplas me një turmë jashtë një klubi nate.

    Si pasojë e përpl asjes tre persona kanë humbur jetën ndërsa tre të tjerë u pla gosën dhe u dërguan në spital.

    Inci denti ndodhi kur një makinë u përplas me një motor i cili më pas u përm bys dhe duke ndjekur një kurs të pakontrollueshëm ra mbi një turmë që ishte në atë kohë në hyrje të një klubi nate.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Vuan nga epilepsia ose kanceri? Imazhi i lodhur i Erdogan po bën xhiron e rrjetit (Video)

    Imazhi i “lodhur” i Tayip Erdogan gjatë fjalimit të tij të fundit në internet me zyrtarët e partisë së tij ka ndezur një sërë reagimesh pasi në video tregohet se ai nuk mund të flasë qartë dhe t’i mbajë sytë hapur nga lodhja.

    Agjencia kombëtare Anadolu, u akuzua nga media pro-qeveritare për mos mbrojtjen e imazhit të presidentit turk, i cili “nuk” reziston “vetëm veten, por edhe imazhin e vendit.

    Fatih Altaygli la të kuptohet se një person shumë i afërt me Erdogan kishte lejuar që presidenti turk të ekspozohej në publik.

    “Transmetimi i këtyre imazheve është një turp i vërtetë.Kjo tregon qartë se dikush shumë i afërt me Presidentin po përpiqet ta vendosë Presidentin në një pozitë të vështirë, duke u përpjekur ta bëjë atë të duket i dobët”- komentoi ai me kuptim.

    Duke iu përgjigjur kritikave, kryeredaktori i Anadolu Yusuf Ozhan tha se agjencia transmetoi intervistën e Erdogan drejtpërdrejt në kanalin e presidencës turke, kështu që ajo nuk mund të redaktohej.

    Video u bë virale në mediat sociale turke, me shumë komente që imazhi i Erdoganit të dobët ishte në përputhje me thashethemet e problemeve serioze shëndetësore me të cilat është përballur kohët e fundit.

    Në fakt, ka shumë që ngrenë drejtpërdrejt çështjen e dorëheqjes, duke kujtuar atë që Erdogan tha në 2002 në lidhje me Kryeministrin e atëhershëm të sëmurë Bulent Ecevit, i cili nxiti dorëheqjen e tij, duke deklaruar: “Ai nuk heziton të vrasë shoqërinë dhe kombin tonë për për hir të ambicies së tij personale politike. Ai nuk di si të tërhiqet nga politika”.

    Çështja e shëndetit të Erdogan është një “tabu” në Turqi. Shkurtin e kaluar, një video tjetër e tregonte duke ecur me vështirësi kishte shkaktuar përsëri zhurmë në vend.

    Në vitin 2020, rrjeti Monitor Nordic kishte botuar dokumente sekrete në lidhje me shëndetin e burrit të fortë të Turqisë. Sipas tyre, Erdogan ka qenë duke luftuar me kancerin e zorrës së trashë për shumë vite, ndërsa gjithashtu vuan nga epilepsia e rëndë.

    https://twitter.com/i/status/1417848830716960775

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “Ethet” nga Covid-19 dhe varianti Delta, Mali i Zi merr vendimin e rëndësishëm

    Në Mal të Zi, nisur nga sot deri më 2 gusht, do të ndalohet puna e klubeve të natës dhe diskotekave, si në ambiente të hapura, ashtu edhe të mbyllura, bëri të ditur Instituti i Shëndetit Publik në këtë vend.

    Vendimi u mor pasi, siç u tha, rritjes së numrit të rasteve me koronavirus.

    Me të ndalohen edhe ahengjet dhe festivalet e muzikës, si dhe çdo tubim masiv në ambiente të mbyllura.

    Nga 2 gushti, qëndrimi në ambiente të brendshme të hotelierisë do të lejohet vetëm për qytetarët që kanë test negativ për koronavirusin (PCR), konfirmim se janë vaksinuar me së paku dozën e parë të vaksinës ose dëshmi se janë shëruar nga koronavirusi, tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në Mal të Zi, Igor Galliq.

    Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi tha se masat janë ashpërsuar për shkak të mosrespektimit të tyre, veçanërisht në qytetet bregdetare.

    Sipas të dhënave të fundit, në Mal të Zi janë 480 raste aktive me koronavirus – 136 prej tyre në qytetin turistik të Budvës.

    Sipas të dhënave të Organizatës Kombëtare të Turizmit, në qytetet në bregdet dhe në veri të Malit të Zi aktualisht ndodhen rreth 110 mijë turistë, çfarë do të thotë 80 për qind më shumë se në vitin 2019.

    Turistëve të huaj u lejohet hyrja në Mal të Zi pa test PCR ose certifikatë vaksinimi./rel

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • E trishtë/ nëna humbet jetën pasi sakrifikoi veten për të shpëtuar foshnjën e saj nga mbytja (video)

    Nëna sakrifikon çdo gjë për fëmijën, madje edhe jetën dhe një rast i ditëve të fundit në Kinë është konkretizimi i këtij rasti edhe njëherë tjetër.

    Imazhet e shpëtimit të një foshnje 3-4 muajsh në Kinë nga përmbytjet e që kanë përfshirë vendin brenda pak orësh u bënë virale. Por shpëtimi i të miturës ka prekur zemrat e të gjithëve pasi e ëma e kishte mbajtur vajzën sipër baltës për bmë shumë se 24 orë dhe pas gjetjes së saj, e ma kishte humbur jetën. Vajza u nxor e gjallë të Mërkurën pas më shumë se 24 orësh nën rrënoja dhe u dërgua me urgjencë.

    Trupi i nënës u gjet të enjten. Shpëtuesit i thanë Beijing Youth Daily se kur zbuluan trupin e saj, ishte e ngrirë në një pozicion që dukej sikur po mbante diçka lart.

    “Vetëm në atë moment vendimtar ajo kishte ngritur lart fëmijën e saj dhe kjo është arsyeja pse vajza jetoi,” u tha gazetarëve një punonjës i shpëtimit Z. Yang.

    Reshjet e mëdha të shiut kishin shkaktuar rrëshqitjen e dheut në fshatin Wangzongdian në provincën Henan, duke shkaktuar 33 të vdekur dhe më shumë se 200,000 njerëz të evakuuar nga shtëpitë e tyre

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • E rëndë/ Ndërrojnë jetë 2 persona pasi morën dozën e parë të vaksinës AstraZeneca

    Dy persona të tjerë që kishin marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca në provincat e Australisë Tasmanisë dhe Victoria, humben jeten

    Sipas një deklarate të lëshuar nga rregullatori i pavarur i barnave në vend, Administrata e Produkteve Terapike (TGA), thuhet se një burrë 44-vjeçar në Tasmani, i cili mori dozën e parë të vaksinës AstraZeneca dhe një grua 48-vjeçare në Victoria, humben jeten nga mpi ksja e gja kut.

    Nga ana tjetër, thuhet se numri i njerëzve që vdiqën nga mpi ksja e gja kut për shkak të 6,1 milionë dozave të vaksinës AstraZeneca të administruara që nga fillimi i aplikimit të vaksinave në Australi u rrit në 6 me v ik tim at e fundit.

    – Në Australi janë duke u rritur rastet me variantit Delta

    Rritja e numrit të rasteve vazhdon në provincat New South Wales (NSW), South Australia (SA) dhe Victoria, ku vazhdon mbyllja e plotë kundër variantit Delta të koronavirusit të ri (COVID-19).

    Në NSW ku u regjistrua numri më i lartë i rasteve, u regjistruan 124 raste të reja, ndërsa në Victoria 26 dhe 2 raste tjera në SA.

    Në Australi ku rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 25 janar 2020, 915 nga 32.417 australianët që u prekën nga virusi humbën jetën.

    Në vend ku varianti Delta është rritur në javët e fundit janë regjistruar 1.452 raste aktive, 142 vazhdojnë të trajtohen në spital dhe 29 tjerë janë nën kujdes intensiv.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Skandali/ Mashtrohen të paktën 800 persona, u injektohet ujë në vend të vaksinës kundër COVID-19

    Të paktën 800 njerëz në Ugandë janë vaksinuar me vaksina false kundër koronavirusit të ri (COVID-19), njoftuan autoritetet e vendit.

    Shefja e Njësisë së Monitorimit të Shëndetit, Dr. Wallen Naamara, tha në një deklaratë se rastet në rritje me COVID-19 në vend janë shqetësuese.

    “Disa njerëz të paskrupullt mashtruan popullatën me vaksina false për COVID-19 me synimin për të bërë para”, tha Naamara.

    Ajo theksoi se të paktën 800 njerëz u vaksinuan midis majit dhe qershorit, duke shtuar se disa njerëzve u është dhënë ujë në vend të vaksinës.

    Naamara deklaroi se dy infermiere janë arrestuar në hetimin e nisur për këtë rast dhe se një mjek është në arrati.

    Duke nënvizuar se vaksinat kundër COVID-19 janë falas në vend, Naamara i bëri thirrje publikut të qëndrojë larg vaksinave të tilla të paguara.

    Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të vendit të Afrikës Lindore, 91.355 raste me COVID-19 janë regjistruar deri më tani, prej të cilëve 2.483 persona kanë humbur jeten

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP