Category: Bota

  • Merkel: Do të bëhet gjithçka për gjetjen e të zhdukurve nga përmbytjet

    Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se do të bëhet gjithçka e mundur për të gjetur të gjithë njerëzit e zhdukur nga përmbytjet në Gjermani.

    Policia gjermane tha të enjten se së paku 42 vetë kanë humbur jetën dhe disa të tjerë mbeten të zhdukur si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë landet Rajnland Falc dhe Nordrajn Vesthalen.

    Merkel, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara, tha se është në kontakt të vazhdueshëm me ministrin e Brendshëm gjerman dhe me ministrin e Financave për mbështetjen që mund të ofrojë Qeveria federale.

    “Këtu në Uashington, mendimet e mia janë me njerëzit në vendin tonë”, tha Merkel, duke shprehur ngushëllimet e saj për të vdekurit.

    “Nuk e dimë ende numrin, por do të ketë shumë – disa në bodrume të shtëpive, disa si zjarrfikës – që përpiqen të shpëtojnë të tjerë. Do të bëhet gjithçka e mundur për të gjetur njerëzit që ende janë të zhdukur”, tha Merkel.

    Përmbytjet vijnë pas reshjeve rekorde në disa pjesë të Evropës. Ato kanë goditur rëndë edhe Belgjikën e Holandën.

    Autoritetet belge raportuan për së paku katër viktima.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Pamjet trôndìtëse, shkon në 19 numri i vìktìmåve nga moti i keq në Gjermani (Foto)

    Ka shkuar në 19 numri i të personave që kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur, pas reshjeve të dendura të shiut në perëndim të Gjermanisë, të cilat kanë dëmtuar dhjetëra shtëpi, kanë njoftuar autoritetet.

    Mes viktimave janë edhe dy zjarrfikës, të cilët kanë humbur jetën gjatë operacionit të shpëtimit.

    Vërshimet në perëndim të Gjermanisë kanë shkaktuar dëme në prona, mbyllje të autostradave dhe evakuime brenda natës. Sakaq, një numër i madh i shtëpive në qytezën Schuld rrezikojnë të dëmtohen, kanë njoftuar më tej autoritetet.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Kaos nga përmbytjet në Gjermani, 6 persona humbin jetën dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

    Të paktën 6 persona kanë vd ekur dhe për mbi 30 të tjerë nuk dihet asgjë, pas përmbytjeve në perëndim të Gjermanisë, të cilat kanë dëmtuar dhjetëra shtëpi, ka thënë policia më 15 korrik.

    Shirat e rrëmbyeshëm në perëndim të Gjermanisë kanë shkaktuar dëme në prona, mbyllje të autostradave dhe evakuime brenda natës.

    Vdekjet janë raportuar në rajonin Ahrweiler, rajon i njohur për prodhim të verës në landin Rhineland-Palatinate.

    Një numër i madh i shtëpive në qytezën Schuld në Ahrweiler janë jostabile dhe në rrezik të rrëzimit, ka thënë policia.

    Landi tjetër North Rhine Westphalia, është goditur po ashtu rëndë nga shiu, i nxitur nga moti me presion të ulët në Gjermani.

    Dy zjarrfikës kanë vdekur gjatë operacionit në landin North Rhine Westphalia.

    Një 46-vjeçar ka vdekur pasi ka rënë në ujë, teksa ka tentuar të shpëtojë një burrë, ndërsa një 52-vjeçar ka vdekur gjatë operacionit dhe përballjes me stuhi, ka thënë policia.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Shôkùese në Greqi, babai 45 vjeçar pêrdhùnôn vajzën e tij 14-vjeçare

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Nafpaktia të Greqisë, ku një 45-vjeçar dys hohet se ka përd hunuar vajzën e vet 14-vjeçare. Sipas mediave greke, bëhet fjalë për persona që nuk janë me origjinë greke, ndërsa nuk përcaktohet nga cili shtet janë.

    Ndër të tjera, raportohet se de noncimi në polici është bërë nga anëtarët e familjes. 14-vjeçarja iu nënshtrua një ekspertize mjekoligjore, ndërsa 45-vjeçari është marrë në parabu rgim.

    Për momentin, asnjë vendim specifik nuk është marrë në lidhje me gjykimin e çështjes, pasi priten rezultatet e ekzaminimeve mjeko-ligjore, të cilat do të çojnë në zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “Shkaktojnë vråsjêt për nder”, Anglia do të ndalojë ‘testin e vìrgjêrìsë’

    Anglia dhe Uellsi do të votojnë ligjin që testimi i vir gjërisë të jetë një vepër penale pasi aktivistët paralajmërojnë se praktika joshkencore i lë gratë dhe vajzat në rrezik të të ashtuquajturave vr asje ‘të nderit’.

    Procedura e ‘testimit të vir gjërisë’ përfshin një ekzaminim për të vlerësuar nëse himeni është i paprekur. Me mbështetjen e Departamentit të Shëndetit dhe Kujdesit Social, propozimet tani janë futur në Projektligjin për Shëndetin dhe Kujdesin.

    Projekt-legjislacioni gjithashtu përfshin për herë të parë ndalimin e himenoplastikës – procesin me të cilin himeni “rindërtohet” përkohësisht. Procedura është e njohur gjithashtu si himen ose ‘riparim’ i vir gjërisë. Sipas projekt-ligjit, kushdo që zbulohet se ka kryer procedurën do të shkelte ligjin.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Ekspertët botërorë ngrenë alarmin: Uji i pijshëm do të mbarojë pas 50-60 vitesh

    Ekspertët parashikojnë që burimet e ujit do të shterojnë pas 50-60 vitesh nëse nuk ndërmerret veprim tani. Në thelb, për të mbrojtur burimet e lëngut jetësor, të gjithë duhet të harxhojnë më pak ujë.

    Të gjithë jemi fajtorë që ndonjëherë harxhojmë ujë. Pavarësisht nëse është duke mbushur tej mase një banjë, duke lënë çezmën hapur ndërsa lajmë dhëmbët ose qëndrojmë në pjatalarëse kur është vetëm gjysmë e mbushur, është e lehtë të përdoret më shumë se sa na duhet pa menduar vërtet për të.

    Por shumë njerëz nuk e kuptojnë se uji i dorëzuar në shtëpitë e njerëzve është nga uji që është nxjerrë nga mjedisi lokal, duke ndikuar në peisazhet lokale të ujit. Nëse përdoret më shumë ujë sesa bie si shi, bilanci i ujërave nëntokësore shteron, gjë që ndikon drejtpërdrejt në rrjedhën e ujit në përrenjtë dhe lumenjtë lokalë.

    Kjo është arsyeja pse autoritetet në botë janë angazhuar të zvogëlojnë rrjedhjet dhe të ulin ndjeshëm nxjerrjen e ujërave nëntokësore që ndikojnë në rrjedhën natyrore të 23 përrenjve.

    Ndërkohë, autoritetet kanë përpiluar një listë këshillash të dobishme që do të ndihmojnë klientët të zvogëlojnë përdorimin e tyre, ata po ofrojnë pajisje falas dhe një kontroll falas të efikasitetit të ujit në shtëpi, për të kontrolluar tualetet dhe çezmat për t’u siguruar që nuk ka rrjedhje.

    Dhe nëse raportoni një rrjedhje, ata madje do të organizohen që një hidraulik të vijë dhe ta rregullojë atë, duke ju ndihmuar të ndaloni humbjen e ujit, raportojnë mediat ndërkombëtare.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Varianti Delta po bën namin, ky shtet i madh europian pranë shtetrrethimit anti-COVID-19

    Të përballura me një shpërthim të papritur në numrin e rasteve COVID-19, rajone të ndryshme të Spanjës po mbyllen gradualisht. Sipas medieve katalanase, Katalonja, epiqendra e kësaj vale të pestë të pandemisë, ka marrë nga gjykata rajonale miratimin për të vendosur një shtetrrethim në qytetet më të prekura, përfshirë kryeqytetin, Barcelona.

    Që nga fundjava e kaluar, klubet e natës në mjedise të brendshme janë mbyllur për të paktën 15 ditë, ndërsa kërkohet një test negativ antigjeni ose PCR për të marrë pjesë në ngjarje në natyrë, nëse ato përfshijnë më shumë se 500 persona. Rajonet e tjera kanë marrë ose po konsiderojnë masa të ngjashme.

    Rajoni i Valencias ka vendosur sërish një shtetrrethim nga ora 23:00 deri në 04:00 dhe ka kufizuar në dhjetë numrin e personave që mund të marrin pjesë në takime në 32 lokalitete me më shumë se 5 000 banorë, pas marrëveshjes me organin më të lartë gjyqësor rajonal.

    Shkak për këto masa është varianti Delta, shumë më ngjitës, me një rritje eksponenciale të rasteve gjatë javëve të fundit, kryesisht te të rinjtë. Të martën në mbrëmje, incidenca arriti në 436 raste për 100 000 banorë gjatë 14 ditëve, një nivel që nuk ishte arritur që nga çastet më të këqija të pandemisë.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Policët e shëndoshë mund të ngrihen përsëri në detyrë në Filipine, pas heqjes së kufizimit (fotot)

    Policët e shëndoshë në Filipine mund të ngjisin përsëri shkallët e karrierës teksa pandemia e koronavirusit kishte bërë shumicën e tyre të dukeshin si personazhi ‘Shef Wiggum’ i serialit ‘Simpsons’.

    Më herët autoritetet në vend kishin vendosur ndalimin e rritjes në detyrë për policët mbipeshë. Rreth 220,000 oficerët e vendit duhet të bënin stërvitje fizike çdo ditë, pasi 36% u zbuluan se ishin mbipeshë dhe një në dhjetë ishin obesë.

    Masa e ndalimit të ngritjes në detyrë erdhi pasi shumë oficerë nuk humbnin dot peshën gjatë pandemisë kur izolimi kishte mbyllur palestrat.

    Por kritikët e masës së ashpër thonin se nuk ishte praktike dhe mbyste talentin.

    Zëdhënësi i policisë General Bernard Banac tha se numri i policëve mbipeshë nuk ishte alarmues dhe se ata kishin ende “shanse për t’u rritur në karrierë edhe nëse nuk i humbisnin kilogramët e tepërta”.

    Ai shtoi se gjithsesi oficerët duhet të dorëzojnë “Indeksin e Masës Trupore” te eprorët e tyre si dhe duhet të tregonin përmirësim çdo muaj, nëse dëshironin të rrisnin shanset e ngritjes në grada.

    Oficerët që kërkojnë zhvillim në karrierën e tyre nuk mund ta arrijnë këtë nëse nuk tregojnë përmirësim në indeksin e masës trupore, shtoi Major Gjenerali i policisë Rolando Hinanay.

    Oficerëve u kërkohet të kenë një indeks të peshës nga 18.5 deri në 27, në varësi të moshës së tyre, cka konsiderohej e padrejte nga shumica e oficereve te shendoshe.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • E rrallë/ Ju njohim me motrat binjake të cilat u dashuruan me vëllezërit binjakë (fotot)

    Binjaket Venessa dhe Kerissa D’Arpino ndiheshin sikur askush tjetër të mos e kuptonte lidhjen e tyre të ngushtë binjake, derisa në jetën e tyre erdhën vëllezërit Lucas dhe Jacob, gjithashtu binjakë!

    Njohjen me djemtë, vajzat e përshkruajnë si një shans ‘një në një milion”.

    Binjaket punojnë të dyja si trajnere personale, ndërkohë që me djemtë u prezantuan përmes një miku të përbashkët dhe shumë shpejt ranë në dashuri.

    Vetëm tre muaj pasi u njohën ata vendosën që të gjithë së bashkë të ndajnë të njëjtën shtëpi.

    ‘Jemi të gjithë miq shumë të mirë dhe shkojmë vërtetë mirë. Tani që jetojmë së bashku jemi më të afërt se kurrë. Na pëlqen shoqëria e njëri tjetrit dhe kënaqemi gjithmonë”, thonë ata.

    Edhe pse është ende herët, vajzat shprehin dëshirën e tyre për një dasmë të përbashkët në të ardhmen.




    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Ushtari propozon të dashurës para paradës, video bëhet virale në mbarë botën

    Video ku një ushtar francez i propozon të dashruës së tij para fillimit të paradës ushtarake tradicionale në Champs Elysees në përvjetorin e rënies së Bastilles po bën xhiro në rrjete sociale.

    Në video ushtari shihet i gjunjëzuar në Saint-Elysee dhe shtypi francez shkruan se kjo është hera e parë që ndodh. Kur ushtari dëgjon “po” nga e dashura e tij, ai i vendos unazën të dashurës, ngrihet, heq maskën e zezë për ta puthur si kulminacionin e zyrtarizimit të marrëdhënies së tyre.

    Ndërsa propozimi për martesë u bë publik dhe ditën e festës kombëtare të Francës , të pranishmit – shumica e tyre ushtarë – filluan të duartrokisnin çiftin që po shijonte puthjen.“Ishte një propozim martese që duket e paharrueshme”, komenton gazeta franceze “Le Figaro”.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP