Category: Bota

  • Paralajmërimi i fortë nga NASA: “Lëkundja” e Hënës do të shkaktojë përmbytje të mëdha në Tokë

    Bregdetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një rritje të baticave për shkak të një “lëkundjeje” në orbtiën e Hënës.

    Një studim i ri nga NASA dhe Universiteti i Haëaii, paralajmëron se ndryshimet e ardhshme në orbitën e Hënës gjatë dekadave të ardhshme mund të shkaktojnë përmbytje rekord në Tokë.

    Përmes hartës së skenarëve të ngritjes së nivelit të detit studiuesit zbuluan se përmbytja në qytetet bregdetare amerikane mund të jetë disa herë me e rëndë se në vitet 2030, atëhere kur “lëkundja” tjetër e Hënës pritet të fillojë.

    Sipas ekspertëve pritet që përmbytjet të dëmtojnë ndjeshëm infrastrukturën dhe të zhvendosin komunitetet.

    Gjithashtu, studimi ka nxjerrë në pah edhe situatën e rëndë me të cilën po përballen qytetet bregdetare. Lëkundja hënore është në të vërtetë një dukuri natyrore e cila ka ndodhur për herë të parë në 1728.

    Orbita e Hënës është përgjegjëse për periudhat e baticave të larta dhe të ulëta rreth çdo 18.6 vjet.

    Por, kësaj here, shkencëtarët janë më të shqetësuar. Me rritjen e nivelit të detit për shkak të ndryshimit të klimës, përmbytjet e rrymës së lartë pritet të jenë më intensive dhe më të shpeshta se kurrë më parë, duke përkeqësuar parashikimet tashmë të zymta.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Greqia me ‘dorë të hekurt’, tani duhet dëshmi vaksinimi ose test për të hyrë në kafe e restorante të mbyllura

    Punonjësit e kujdesit duhet të vaksinohen të pari deri më 16 gusht; klientët e restoranteve dhe të kafeneve duhet të paraqesin dëshminë për t’u ulur brenda

    Pas njoftimit të së hënës nga Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, Ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias përsëriti të martën se vaksinimi i të gjithë personelit në azilet e pleqve, private dhe publike dhe njësitë për personat me aftësi të kufizuara është i detyrueshëm dhe se të gjithë duhet të marrin të paktën dozën e parë të vaksinës deri në 16 gusht.

    Sipas mediave greke, qeveria njoftoi se klientëve në restorante të mbyllura, bare dhe kafene do t’u kërkohet të provojnë se janë vaksinuar ose janë testuar negativisht brenda tre ditëve të fundit.

    Duke iu referuar personelit në shtëpitë e pleqve private dhe publike, Kikilias paralajmëroi se “kushdo që refuzon të vaksinohet ose nuk e përfundon vaksinimin do të detyrohet të marrë leje pa pagesë”. Ai shtoi se subjektet që shkelin rregullat përkatëse do të gjobiten 50,000 euro, ndërsa gjoba përcaktohet në 200,000 euro në rastet e shkeljeve të përsëritura.

    Përkatësisht, punonjësit në spitale, qendra shëndetësore dhe qendra diagnostikuese duhet të vaksinohen deri më 1 shtator. Azilet dhe njësitë e kujdesit shëndetësor do të jenë në gjendje të punësojnë personel me kohë të caktuar për të zëvendësuar ata që nuk janë të vaksinuar.

    Për më tepër, do të ngrihen komitete të posaçme për të vlerësuar kërkesat e përjashtimit të vaksinimit bazuar në vlerësimin e arsyeve shëndetësore, të cilat do të përcaktohen nga Komiteti Kombëtar i Vaksinimit.

    Deri më sot, rreth 80% e stafit në spitale dhe qendra shëndetësore në Greqi janë vaksinuar kundër Covid-19, me përqindjen më të lartë të regjistruar në mesin e stafit mjekësor (rreth 93%).

    Në të kundërt, normat janë më të ulëta për personelin në azilet e pleqve dhe njësitë për personat me aftësi të kufizuara.

    Sipas Zëvendës Ministres së Punës Domna Michailidou në komentet për Skai TV, afërsisht 65% e të punësuarve në njësitë private janë vaksinuar ndërsa shifra qëndron në 43% për njësitë publike.

    Rregulloret për klientët që hyjnë në restorante të mbyllura, bare dhe kafene, të cilëve u duhet prova e vaksinimit ose që kanë rezultuar negativ, do të qëndrojnë në fuqi deri në gusht. Ata gjithashtu diktojnë që të gjithë klientët në bare dhe restorante të mbyllura do të duhet të ulen. Ata që darkojnë jashtë nuk do t’u kërkohen prova të vaksinimit ose test.

    “Është thelbësore të mos krijohet përshtypja se po humbasim kontrollin e pandemisë në mënyrë që industria jonë e turizmit të mund të vazhdojë dhe të funksionojë normalisht,” tha Ministri i Zhvillimit Adonis Georgiadis në një konferencë shtypi.

    “Kursi i ekonomisë së Greqisë do të varet nga sa mirë ne i përmbahemi masave dhe kontrollojmë pandeminë,” vijoi më tej ai.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • E rëndë/ Shembet hoteli, humbin jetën 8 persona ndërsa të tjerë raportohen zhdukur

    Të paktën 8 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë zhdukur si pasojë e shëmbjes së një hoteli në Kinë.

    Sipas mediave të huaja bëhet e ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin kinez të Suzhou ku tetë persona kanë humbur jetën edhe 9 të tjerë vijojnë të mbeten të zhdukur.

    Hoteli Siji Kaiyuan i ndërtuar në 2018 u shemb mbrëmjen e djeshme dhe deri tani nuk dihen ende shkaqet. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit po vijojnë për kërkimin e gjetjeve të nëntë personave.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Prindërit lënë 13-vjeçaren në ishullin e pabanuar, arsyeja do t’iu habisë (fotot)

    Policia kineze ka urdhëruar dje prindërit e një vajze 13-vjecare ta marrin atë nga ishulli i pabanuar rreth 1 km larg brigjeve të Kinës, ku e kishin braktisur vetëm me pak ujë dhe disa biskota.

    Vajza ishte pikasur nga peshkatarët që kalonin në zonë, të cilëve u kishte thënë se prindërit e kishin lënë të izoluar në mënyrë që “të mësonte vështirësitë e jetës dhe kapërcimin e pengesave”.

    Vajza ishte lënë në ishullin pranë Rushan në brigjet e krahinës së Shandong.

    Mediat vendase thonin se prindërit kishin ndërmarrë veprimit dramatik me qëllim të trondisnin natyrën rebele të bijës së tyre dhe te nxisnin realizimin e potencialit te saj.

    E përditshmja britanike The Sun shkruante se adoleshentja nuk shkonte në shkollë dhe qëndronte gjithë ditën në dhomën e saj, duke bërë që prindërit të vendosnin të merrnin vetë situatën në dorë.

    Sipas rrjetit China Press, vajza dhe një ekspert mbijetese që ishte pajtuar prej prindërve të saj, ishin vizitorët e parë prej më shumë se një viti në ishullin ku nuk ka rrymë elektrike dhe as ujë të rrjedhshëm.

    Por pas dy ditë qëndrimi ajo kishte bërë me shenjë peshkatarëve që lundronin pranë zonës, të cilët kishin njoftuar për fëmijën e bllokuar në ishull.

    Kur oficerët kishin mbërritur për ta shpëtuar, vajza u kishte thënë e përlotur: “Nuk duroj dot më. Ata më detyrojnë të mbijetoj në një ishull të pabanuar. Kam vetëm ujë dhe biskota. Nuk ndez dot një zjarr. Ju lutem më çoni në tokë”.

    Policia më pas urdhëroi prindërit të rimerrnin vajzën e tyre për ta cuar në shtëpi.

    Por megjithë përfshirjen e autoriteteve babai i vajzës e quante një sukses iniciativën.

    Ai raportohej të kishte thënë se tani bija e tij është “më e pjekur dhe me vetëbesim” pasi më përpara ajo do të kishte hezituar të kontaktonte me autoritetet pasi ishte e turpshme.



    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Babai këmbngulës ia arrin më në fund të gjejë djalin që i kishin ṙṙëḿbyer para 24-vitesh, bëri mbi 500 mijë kilometra me motoçikletë për ta gjetur

    Kinezi Guo Gangtang është ribashkuar me të birin e tij pas një hetimi 24-vjeçar, ku me motoçikletë përshkoi mbi 500.000 kilometra në mbarë botën.

    I biri i Gangtang ishte rrë mbyer 24 vite më parë para shtëpisë në provincën Shandong, e atë e kishte rrëmbyer dy persona që merren me trafikim të njerëzve.

    E rrë mbimi i tij kishte shërbyer si motiv për realizimin e filmit nga viti 2015, ku rolin kryesor e luajti ylli i Hong Kongut, Andy Lau.

    Rrëmbimi i fëmijëve janë problem i madh në Kinë, ku brenda një viti rrëmbehen me mijëra.

    Ministria për Siguri Publike, kishte njoftuar se policia kishte gjetur fëmijën e rrë mbyer me ndihmën e analizave të ADN-së. Dy të dyshuarit për rrëmbim më vonë janë gjetur dhe arrestuar.

    Gruaja, e cila me njërin prej të dyshuarve për rrë mbim ishte në lidhje, kishte parë djaloshin derisa po luante vetëm para shtëpisë, dhe e kishte dërguar në stacionin e autobusëve. Aty e priti partneri.

    Djali i Ganganit ishte rrë mbyer në vitin 1997, kurse e gjeti duke vozitur motoçikletën në më shumë se 20 provinca në mbarë Kinën.

    Ngjiste letra me fotografinë e të birit dhe të gjitha paratë e kursyera i shpenzoi. Fjeti nën ura dhe kërkonte lëmoshë pasi mbeti pa para.

    Duke kërkuar të birin u bë anëtarë i një organizate të famshme kineze që merret me kërkimin e fëmijëve të zhdukur, dhe deri më tani ka ndihmuar në shtatë raste.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Modelja e guximshme, e njohur për fotot e lartësive, humb jetën me ‘selfie-n’ e fundit kur bie nga ujëvara

    Një modele e guximshme e rrjeteve sociale ka rënë drejt vde k jes së saj teksa bënte foto me miqtë, në buzën e një ujëvare.

    32 vjeçarja Sofia Cheung, ra nga lartësia 6 metra në ujëvarën Tsing Dai pranë qytetit Yuen Long, të dielën në Hong Kong.

    ‘Ylli’ i Instagram ishte nisur me tre miq për një ditë pushimi në parkun natyror Ha Pak Lai, por teksa Sofia bënte foto në anë të ujëvarës, asaj i rrëshkiti këmba dhe ra në ujin poshtë shkëmbit.

    E reja u dërgua në spitalin e Hong Kong por u shpall e pajete.

    Zona e larkut Ha Pak Lai, pranë malit ‘Pineapple’ është një vend i frekuentuar nga turistët, veçanërisht për perëndimet e saj.

    Sofia kishte një reputacion për fotot e saj guximtare, të bëra në aventura të rrezikshme si duke u ngjitur në anë humnerash apo male të thepisura, të cilat i postonte për Instagram 6,000 ndjekësit në Instagram.

    Llogaria e saj është e mbushur me foto të rrezikshme, thuajse në rënie.

    Ndërsa foto e saj e postuar e fundit më 9 korrik, ishte mbushur me mesazhe ngushëllimesh.

    Foton e ndjera e shoqëronte me mesazhin: “Ditë më të mira do të vijnë, ato quhen e shtuna dhe e diela!”.

    Përdoruesja e Instagram, ‘Ellah_d_explorer’ shkruante: “Mendoja se ditë më të mira do të vinin me të shtunë e të dielën. Do të të dua përgjithmonë, prehu në paqe e bukura Sofia.”

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Çfarë pritet të ndodhë? Franca ‘izolon’ të pavaksinuarit nga gushti

    Të vaksinuarit dhe personat që kanë antitrupa kundër Covidit-19 do të jenë më të privilegjuarit në Francë, ndërsa do të ketë kufizime të reja madje edhe ndëshkime e ndërprerje të pagës, si do të ndodhë brenda sektorit shëndetësor. Ndërkohë në Europë vijon të përhapet varianti Delta i koronavirusit të ri.

    Duke nisur nga muaji i ardhshëm, Franca do të kufizojë aksesin në restorante, bare dhe qendra tregtare, për personat që nuk janë vaksinuar ose nuk kanë kryer së fundmi testin e Covidit-19.

    Sipas mediave franceze, edhe në udhëtimet e gjata, në parqet rekreative ose në koncerte do të kërkohet certifikata e shëndetit që vërteton gjendjen e personit.

    Presidenti Emmanuel Macron tha se për punonjësit e spitaleve, për ata që kujdesen për të moshuarit dhe kanë kontakte me të sëmurët, do të jetë e detyrueshme vaksina anti-Covid, ndryshe personat rrezikojnë të humbasin pagën.

    “Do kemi të njëjtën qasje kudo: do dallojmë ata që kryejnë akte qytetarie dhe do i fokusojmë kufizimet te të pavaksinuarit, jo te të gjithë. Nga kjo javë e tutje, kontrollet në kufi do të jenë më të ashpra për shtetasit që vijnë nga vende të rrezikuara prej Covidit, dhe të pavaksinuarit do të izolohen me forcë.”, është shprehur në lidhje me këtë çështje Presidenti Macron.

    Ndërsa qeveritë nëpër Evropë inkurajojnë përdorimin e vaksinave për të shmangur një valë të re të pandemisë, infeksionet vazhdojnë të rriten prej variantit Delta të koronavirusit.

    Në Britani po regjistrohen 30 mijë raste pozitive përditë por vendi është i vendosur të heqë tërë masat kufizuese anti-Covid nga data 19 korrik, me gjithë udhëzimin kundër të shkencëtarëve.

    Italia, ndërkaq, po mendon të rikthejë masat e vjetra siç është karantina për personat e huaj.

    Portugalia dhe Spanja konsiderohen në shumicën e tyre zona të kuqe prej Covidit-19, edhe më keq situata paraqitet në Qipro ndërsa hapësira ekonomike europiane është në pjesën më të madhe me ngjyrë të gjelbër, me përjashtim të disa zonave në Vendet e Ulëta, Irlandë, në disa ishuj grekë, Norvegji dhe Zvicër.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Fuqia e Nënës Natyrë/ Rrufetë pushtojnë atraksionin e njohur turistik në Indi, të paktën 16 persona kanë humbur jetën

    foto ilustruese

    Rrufeja mori jeten të paktën 16 njerëz dhe pla gosi disa të tjerë në qytetin Jaipur në veri të Indisë.

    Njerezit po bënin fotografi në shi, në majë të një kulle vrojtimi, e cila është atraksion i njohur turistik.

    27 persona ishin në kullën Amer Fort kur ndodhi incidenti.

    Një zyrtar i lartë i policisë u tha mediave se shumica e te humburve janë të rinj.

    Të dielën, në shtetin Rajasthan të Indisë, ku ndodhet edhe Jaipuri u regjistruan edhe nëntë humbje jete të tjera nga rrufetë.

    Rrufetë marin jeten mesatarisht rreth 2,000 indianëve çdo vit.

    Sezoni i shirave monsun në Indi, i cili sjell reshje të furishme, zgjat zakonisht nga qershori deri në shtator.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “Flas me gruan tënde në Instagram”, McGregor humb kontrollin pas dyluftimit ku iu thye këmba

    Ndeshja e tretë mes McGregor dhe Poirier u zgjidh me KO teknik, pasi irlandezi theu këmbën në raundin e parë. Në intervistën pas dyluftimit, kur ende ishte në tokë, McGregor humbi kontrollin dhe i përmendi gruan kundërshtarit.

    “Po e godisja me grushta dhe shkelma. Ai ishte i pasigurtë dhe po mundohej të ruante distancat. Kjo nuk mbaron me kaq. Nëse ai do që ta zgjidhim jashtë, e zgjidhim edhe jashtë”, tha McGregor.

    Intervistuesi i vuri në dukje se Poirier tha se një nga goditjet e tij bëri që t’i thyhej këmba, gjë që e tërboi fare irlandezin, i cili i përmendi gruan kundërshtarit, ndërkohë që Poirier po dilte nga oktagoni.

    “As nuk më goditi fare. Me gruan tëndë flas në Instagram, e kam në DM. Më kontakto më vonë se t’i tregoj të gjitha mesazhet”, tha McGregor, mes ovacioneve të spektatorëve.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Atmosferë festive në Londër pak orë para ndeshjes Angli-Itali/ Tifozet ‘e zjarrta’ kërcejnë sipër autobusit (Fotot)

    Tifozët e Anglisë janë mbledhur jashtë stadiumit Wembley dhe në King’s Cross në Londër duke sjellë një atmosferë të mrekullueshme pak orë para se të vendoset fati i skuadrës më të mirë në Evropë.

    Tifozet seksi të veshura me xhinse të shkurtra bashkë me djem të tjerë janë parë të kërcejnë sipër një autobusi jashtë stadiumit.

    Kupa mund të shkojë në shtëpinë e anglezëve sonte, por mund edhe të ndodhë e kundërta.

    Anglia luan kundër Italisë në finalen e “Euro 2020” mbrëmjen e sotme në orën 21:00.

    Mbretëresha Elisabeth II, Princi William dhe Boris Johnson kanë dërguar mesazhe motivuese për pjesëtarët e skuadrave.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP