Category: Horoskopi

  • Horoskopi për ditën e martë, 13 korrik 2021

    Dashi

    Ndjenjat në çift janë të forta, por përsëri nuk është e mjaftueshme. Nëse partneri përpiqet t’ju fusë në “kurth” duke folur ju për të ardhmen, ju bëni menjëherë një hap prapa. Do të keni kontakte të shpejta dhe fitimprurëse. Nëse i keni mbyllur punë e javës, vazhdoni përpara me veprimtari të tjera.

    Demi

    Hëna e zellshme do të jetë në anën tuaj, ndërsa Venusi ju rekomandon blerjen e sendeve të shtrenjta, duke ju bindur se prestigji dhe suksesi ecin krah për krah. Në punë do të jeni energjikë.

    Binjakët

    Nëse jeni të dashuruar, do të shkoni pak përtej arsyes. Do të bëni sjellje të çuditshme, do të bëni deklarata dramatike, do të argoni ëmbëlsi të pakufishme për personin që ju tërheq. Nesër do të jeni në humor të mirë dhe do të keni fat në veprimtaritë që ndërmerrni.

    Gaforrja

    Hëna do të jetë e heshtur dhe Venusi do të jetë tekanjoz, nesër dashuria nuk ecën. Ndërkaq ju ngushëllon dyshja Diell-Pluton, garantuese të një atmosferë miqësore dhe të shndritshme. Financat duhet t’i keni në vëmendje dhe ju takon juve të bëni vlerësimin e duhur për të mos shpenzuar shumë.

    Luani

    Venusin do ta keni kundra, por nuk ju sjell ndërlikime. Ndërkohë, e mbështetur nga aspekti pozitiv i Hënës, nxjerr në pah interesin reciprok. Do të jeni të lumtura dhe të kënaqur, aq sa të ndryshoni qëndrim duke iu hapur dhe dëgjuar nevojat dhe dëshirat e partnerit.

    Virgjëresha

    Keni një familje të dashur dhe fëmijët të mirë, por ju mungon diçka dhe madje shumë, një person nga e kaluara, që ende nuk arrini ta harroni. Është e nevojshme të ndryshoni menjëherë dietën. Efektet e para do të jenë të dukshme në lëkurë, e cila do të jetë më e shkëlqyer dhe e butë.

    Peshorja

    Në çift do të jeni të lumtur dhe të kënaqur, si në përralla. Rregulli juaj është të ballafaqoheni për çdo gjë, por pa e ngritur zërin, me dashamirësi dhe diplomaci. Do të vendosni të ndërmerrni një udhëtim në minutën e fundit, për të festuar një përvjetor dashurie ashtu siç duhet.

    Akrepi

    Do të keni momente magjike në punë, ku çdo gjë ecën në përsosmëri, të frymëzuar nga një fllad gjeniu krijues dhe të mbështetur nga shija e juaj estetike. Është dita ideale për ata që merren me modën, bukurinë dhe mirëqenien, por edhe për ata që punojnë për marrëdhëniet me publikun.

    Shigjetari

    Venusi dhe Hëna janë të gatshëm që t’ju inkurajojmë dhe t’ju japin një dozë vetëbesimi! Do të keni marrëdhënie të qetë me ambientin që ju rrethon. Pas një sqarimi, jeta në çift do të bëhet më e ëmbël. Partneri do të jetë më pak i ngurtë dhe do të këtë më shumë mirëkuptim.

    Bricjapi

    Revolucionarë të zemrës, synoni harmoninë që zbut mosmarrëveshjet, duke filluar nga jeta në çift, ku komunikimi bëhet jetik. Dëshirat shumëfishohen nga Venusi, kështu që në modë dhe produkte kozmetike do të bëni shpenzime të mëdha.

    Ujori

    Do të keni krijimtari të shkëlqyeshme në punë. Origjinaliteti i bashkëngjitet çdo nisme. Nën drejtimin tuaj, edhe gjëja më e parëndësishme ka personalitet. Me kolegët formoni një ekip të ngushtë, që beson te bashkëpunimi dhe që përballet me sfidat.

    Peshqit

    Të pakënaqur nga Hëna, si edhe me Venusin e bur gosur në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë, për nesër nuk bëhet fjalë për aventura dashurie! Si kompensim, mbështetja e Diellit dhe Plutonit hap rrugën për një miqësi të veçantë, intensive dhe intime.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Horoskopi për ditën e sotme, 12 korrik 2021

    Dashi
    Meditimi dhe joga do të rrisin qëndrueshmërinë tuaj mendore. Një përmirësim i financave tuaja do t’ju mundësojë të bëni blerje të rëndësishme. Çështjet e brendshme mund të kërkojnë vëmendjen tuaj të menjëhershme. Bëni kujdes nga disa kolegë në punë.

    Demi
    Mos vijoni të mendoni për ngjarjet e së kaluarës. Zhgënjimi nuk do t’ju ndikojë aspak mirë në anën psikologjike. Punët në shtëpi do t’ju mundojnë pamasë. Përpiëquni t’i merrni gjërat me qetësi.

    Binjakët
    Një ditë e mrekullueshme për të bërë gjëra që do t’ju bëjnë të ndiheni mirë me veten. Të qeshurat e fëmijëve mund të mbushin shtëpinë tuaj sot. Dashuria juaj e përkushtuar dhe e padiskutueshme do të ketë një fuqi magjike, kurative për të dashurin/dashurën tuaj.

    Gaforrja
    Një situatë në shtëpinë tuaj mund t’ju kërkojë të dilni dhe të blini diçka me vlerë me partnerin/partneren tuaj dhe kjo mund të ndikojë paksa në pozicionin tuaj aktual financiar. Mos jini i çrregullt në sjelljen tuaj, veçanërisht me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj. Personaliteti juaj magnetik do të rrëmbejë zemrat.

    Luani
    Ju duket se e dini saktësisht se çfarë kanë nevojë njerëzit dhe çfarë duan nga ju, por përpiquni të mos jeni shumë bujar në shpenzimet tuaja sot. Ju do të prekeni nga dashuria e vëllait apo motrës. Shmangni humbjen e durimit për çështje të vogla, pasi kjo do të dëmtojë vetëm interesat tuaja.

    Virgjëresha
    Nervozizmi mund të dobësojë vendosmërinë dhe aftësinë tuaj për të menduar drejt. Jeta juaj e dashurisë do të marrë një kthesë mjaft të mirë. Ju dhe bashkëshorti juaj do të krijoni disa kujtime të shkëlqyera në jetën tuaj të martuar sot.

    Peshorja
    Nëse nuk keni kohë të mjaftueshme për të pushuar, atëherë do të ndiheni jashtëzakonisht të lodhur. Ditë e mirë për të komunikuar me njerëz të cilët rrallë i takoni. Jeta juaj e dashurisë do t’ju sjellë diçka me të vërtetë të mahnitëse sot.

    Akrepi
    Motivoni veten për të qenë më optimist. Kjo do të rrisë besimin dhe përshtatshmërinë tuaj. Një mosmarrëveshje ka të ngjarë të ndodhë mes anëtarëve të familjes suaj në lidhje me çështjet të vjetër. Sot mund të rifreskoni një miqësi të vjetër duke rikujtuar kujtimet e mira.

    Shigjetari
    Mënyra logjike e të menduarit të një shoku do t’ju inkurajojë të zgjidhni një problem. Marrëdhënia juaj romantike mund të pësojë një krizë, për shkak të mungesës së kohës për të qëndruar së bashku. Ruajeni shoqërinë me njerëz të ditur dhe mësoni nga përvojat e tyre.

    Bricjapi
    Ju do të duhet të zgjidhni një problem që ju rëndon prej kohësh. Ndihma e një miku do të lehtësojë një problem financiar që mund të përjetoni. Do të keni durim të kufizuar sot, por bëni kujdes, pasi fjalët e thëna ashpër mund të shqetësojnë njerëzit përreth jush.

    Ujori
    Njerëzit përreth jush do t;ju ngrejë moralin tuaj dhe do t’ju mbajnë në humor të mirë. Mund të ketë shqetësime për shkak të një situate të vështirë në aspektin profesional. Çrregullimet emocionale mund të shndërrohen në problem për ju.

    Peshqit
    Ekziston mundësia të merrni disa vendime të rëndësishme për të forcuar biznesin tuaj. Miqtë e vjetër do të jenë mbështetës dhe të dobishëm. Shmangni imponimin në lidhjen tuaj të dashurisë. Punoni në heshtje drejt qëllimeve tuaja dhe mos zbuloni motivet tuaja para se të arrini suksesin.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Bëni kujdes nga këto 4 shenja horoskopi, flirtojnë më shumë se asnjë tjetër

    Luani

    Askush nuk ia kalon Luanit kur bëhet fjalë për flirt. Ata nuk kanë nevojë të bëjnë asgjë për të flirtuar. Janë miqësorë me pothuajse të gjithë dhe janë të shkëlqyer në ngacmime dhe komplimente. Luanët janë të sigurt në vetvete dhe kjo i bën edhe më tërheqës.

    Shigjetari

    Duan të takojnë njerëz të rinj, të shkojnë në vende të reja dhe të përjetojnë gjithçka, kështu që sigurisht, ata janë flirtues të mirë. Flirtimi është një pjesë e personalitetit të tyre, prandaj nuk e bëjnë si diçka të detyruar. Pra, nëse një Shigjetar po flirton me ju, kjo do të thotë që ata janë të interesuar për ju.

    Peshorja

    Janë simpatik dhe miqësorë në mënyrën e tyre. Flirtojnë në mënyrë delikate dhe buzëqeshin shumë ose luajnë me flokët e tyre, teksa flirtojnë. Janë mjeshtra të artit dhe të lajkave dhe duket se e dinë saktësisht se çfarë të thonë për të lumturuar të tjerët.

    Dashi

    Dashi është flirtues i madh. Njerëzit duan të shoqërohen me ta. Ata janë pasionantë dhe nëse u pëlqen dikush, veprimi i tyre i thotë të gjitha. Janë të sigurt, të guximshëm dhe nuk e kanë problem të bëjnë lëvizjen e parë. Flirtimi mund të jetë një lojë për Dashin, dhe ata kurrë nuk kanë dëshirë ta humbin atë lojë.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Horoskopi për ditën e sotme, 11 korrik 2021

    7Dashi

    Horoskopi i sotëm shënon lajme shumë te mira në sajë të një rritje të energjisë që vjen direkt nga Jupiteri. Qëllimet e mira dhe vendosmëria do të jenë një aleat i mirë për t’ju nxjerrë fitues. Mbrëmja do të jetë e këndshme për të shijuar momente paqeje në familje.

    Demi

    Midis jush dhe partnerit do lindë njëlloj lufte e ftohë, duke synuar që gjithkujt t’i dalë e veta. Kjo do prishi momentet e qeta që keni pasur deri tani në jetën tuaj në çift. Mundohuni të ruani qetësinë dhe t’i hapni rrugë debateve. Financat parashikohen të jenë të mira duke ju lejuar edhe ndonjë shpenzim.

    Binjakët

    Merkuri dhe Dielli janë arkitektët e suksesit tuaj sot. Në fakt, mëngjesi do të jetë i vështirë për të ruajtur një humor të mirë, për shkak të një Hëne armiqësore që kërcënon qetësinë tuaj. Megjithatë, diçka do ndryshoi dhe pastaj do të jeni në gjendje për të gjetur mundësinë e duhur për të shijuar edhe dashurinë.

    Gaforrja

    Asnjë planet nuk do influencojë sot në jetën tuaj në çift. Merrini gjërat me qetësi dhe dita do të shkojë më mirë nga sa e keni parashikuar. Në planin financiar fati do të jetë në anën tuaj. Problemet e mëparshme do i zgjidhni një e nga një.

    Luani

    Dita e sotme për Luanin parashikon të ketë surpriza të këndshme, sidomos në fushën sentimentale. Parashikohet për të dashuruarit disa flirtime që do ndezin pasionin me partnerin. Yjet janë në anën tuaj dhe ata do t’ju inkurajojnë që t’i kushtoheni më shumë fushës së erosit.

    Virgjëresha

    Do të jetë një ditë plot tension, veçanërisht për shkak të disa tensioneve në familje. Në punë situata është e qëndrueshme, madje edhe nëse përqendrimi është i ulët. Në mbrëmje ju do të gjeni strehim në krahët e partnerit.

    Peshorja

    Sot horoskopi sinjalizon një ditë pozitive, ku ndikimi i Diellit dhe Merkurit do të ofrojë shanse të mira për sukses. Krijimtaria juaj në punë do ju ndihmojë të zgjidhni problemet për këtë edhe do të merrni shpërblimin e merituar. Financat parashikohen të jenë të mira.

    Akrepi

    Për Akrepët janë parashikuar momente romantike për ata që janë në çift. Mbrëmja juaj do të jetë e mbushur me pasion dhe dashuri. Megjithatë ndikimi i Venusi dhe Merkurit, nuk duket të jenë të dobishëm për financat tuaja. Vendosini vetes një kufi, përndryshe ju do të pendoheni më vonë.

    Shigjetari

    Nëse nuk tregoheni të sinqertë me partnerin, sot ka rrezik që të përfshiheni në debate të njëpasnjëshme. Beqarët do ndihen mirë edhe me statusin që kanë. Me financat tregohuni të kujdesshëm që mos të vuani pasojat më vonë.

    Bricjapi

    Do e forconi edhe më tepër marrëdhënien tuaj në cift falë përkushtimit që do tregoni për partnerit tuaj këtë dite. Të ardhurat do të jenë të kënaqshme të cilat do ju lejojnë të bëni edhe ndonjë shpenzim të tepruar.

    Ujori

    Dita e sotme do të jetë e qetë dhe e mbushur me momente romantike për ata që janë në një lidhje dashurie. Për beqarët parashikohen disa takime, por vetëm kaq, asgjë e re në fushën sentimentale për ata. Financat nuk paraqiten shume mirë, tregohuni të kujdesshëm.

    Peshqit

    Jeta juaj në çift do të marrë një tjetër drejtim sot. Do jeni më të vetëdijshëm për gabimet e bëra dhe do gjeni një mënyrë për të kërkuar falje. Në planin financiar fati do të jetë në anën tuaj. Të ardhurat do të rriten dhe kjo do ju lejojë më tepër shpenzime.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Horoskopi ditor, e diel 11 korrik 2021

    Dashi

    Horoskopi i sotëm shënon lajme shumë te mira në sajë të një rritje të energjisë që vjen direkt nga Jupiteri. Qëllimet e mira dhe vendosmëria do të jenë një aleat i mirë për t’ju nxjerrë fitues. Mbrëmja do të jetë e këndshme për të shijuar momente paqeje në familje.

    Demi

    Midis jush dhe partnerit do lindë njëlloj lufte e ftohë, duke synuar që gjithkujt t’i dalë e veta. Kjo do prishi momentet e qeta që keni pasur deri tani në jetën tuaj në çift. Mundohuni të ruani qetësinë dhe t’i hapni rrugë debateve. Financat parashikohen të jenë të mira duke ju lejuar edhe ndonjë shpenzim.

    Binjakët

    Merkuri dhe Dielli janë arkitektët e suksesit tuaj sot. Në fakt, mëngjesi do të jetë i vështirë për të ruajtur një humor të mirë, për shkak të një Hëne armiqësore që kërcënon qetësinë tuaj. Megjithatë, diçka do ndryshoi dhe pastaj do të jeni në gjendje për të gjetur mundësinë e duhur për të shijuar edhe dashurinë.

    Gaforrja

    Asnjë planet nuk do influencojë sot në jetën tuaj në çift. Merrini gjërat me qetësi dhe dita do të shkojë më mirë nga sa e keni parashikuar. Në planin financiar fati do të jetë në anën tuaj. Problemet e mëparshme do i zgjidhni një e nga një.

    Luani

    Dita e sotme për Luanin parashikon të ketë surpriza të këndshme, sidomos në fushën sentimentale. Parashikohet për të dashuruarit disa flirtime që do ndezin pasionin me partnerin. Yjet janë në anën tuaj dhe ata do t’ju inkurajojnë që t’i kushtoheni më shumë fushës së erosit.

    Virgjëresha

    Do të jetë një ditë plot tension, veçanërisht për shkak të disa tensioneve në familje. Në punë situata është e qëndrueshme, madje edhe nëse përqendrimi është i ulët. Në mbrëmje ju do të gjeni strehim në krahët e partnerit.

    Peshorja

    Sot horoskopi sinjalizon një ditë pozitive, ku ndikimi i Diellit dhe Merkurit do të ofrojë shanse të mira për sukses. Krijimtaria juaj në punë do ju ndihmojë të zgjidhni problemet për këtë edhe do të merrni shpërblimin e merituar. Financat parashikohen të jenë të mira.

    Akrepi

    Për Akrepët janë parashikuar momente romantike për ata që janë në çift. Mbrëmja juaj do të jetë e mbushur me pasion dhe dashuri. Megjithatë ndikimi i Venusi dhe Merkurit, nuk duket të jenë të dobishëm për financat tuaja. Vendosini vetes një kufi, përndryshe ju do të pendoheni më vonë.

    Shigjetari

    Nëse nuk tregoheni të sinqertë me partnerin, sot ka rrezik që të përfshiheni në debate të njëpasnjëshme. Beqarët do ndihen mirë edhe me statusin që kanë. Me financat tregohuni të kujdesshëm që mos të vuani pasojat më vonë.

    Bricjapi

    Do e forconi edhe më tepër marrëdhënien tuaj në cift falë përkushtimit që do tregoni për partnerit tuaj këtë dite. Të ardhurat do të jenë të kënaqshme të cilat do ju lejojnë të bëni edhe ndonjë shpenzim të tepruar.

    Ujori

    Dita e sotme do të jetë e qetë dhe e mbushur me momente romantike për ata që janë në një lidhje dashurie. Për beqarët parashikohen disa takime, por vetëm kaq, asgjë e re në fushën sentimentale për ata. Financat nuk paraqiten shume mirë, tregohuni të kujdesshëm.

    Peshqit

    Jeta juaj në çift do të marrë një tjetër drejtim sot. Do jeni më të vetëdijshëm për gabimet e bëra dhe do gjeni një mënyrë për të kërkuar falje. Në planin financiar fati do të jetë në anën tuaj. Të ardhurat do të rriten dhe kjo do ju lejojë më tepër shpenzime.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Horoskopi për sot, 10 korrik 2021

    Dashi

    Nëse jeni duke menduar që të bëni blerje të mëdha, sht yjeni për një moment tjetër. Aktualisht nuk po kaloni një periudhë të mirë financiare, por çdo problem do të jetë kalimtar në sajë të mbështetjes që keni.

    Demi

    Në punë, duke u fokusuar në vendime të rëndësishme (dhe jo në thashetheme të kolegëve të pakënaqur) do të thotë që automatikisht të bëheni pjesë e vlefshme e disa vendimeve. Në marrëdh ënie, duke u fokusuar te partneri/ja, do të arrini të kuptoni që kurrë të mos e merrni raportin si të mirëqenë.

    Binjakët

    Mbështetuni te një marrëdhënie e fortë kur ta ndjeni veten duke u kthyer te zakonet e vjetra aspak të këndshme. Nëse kërkoni ndihmë te miqtë, ajo nuk do t’ju mungojë në asnjë moment. Me çështjet e dashurisë, jo gjithçka ecën mirë.

    Gaforrja

    Temat e nxehta në punë ose në shkollë po zgjojnë pikëpamjet, që kurrë nuk i keni kuptuar. Këtë të premte mund të shënohet fillimi i një faze intelektuale shumë aktive për ju, që do t’ju vendosë ballë për ballë me njerëz nga prejardhje që ndryshojnë shumë nga tuajat. Vendosi zemrën dhe shpirtin tënd në këtë epokë të re të komunikimit.

    Luani

    Kjo është një ditë për të qenë të sigurt në vendimet tuaja. Mos u shqetësoni për atë që njerëzit e tjerë mendojnë për ju. Duke ecur përpara me vetëbesim, do të keni një ndjenjë rehatie. Forca juaj në rritje do të sigurojë që gabimet që keni bërë në të kaluarën nuk do të përsëriten.

    Virgjëresha

    Ju do ta filloni këtë ditë me shumë energji të ndritshme, por nëse kërkoni më shumë, drejtohuni te miqtë tuaj më të afërt. Jeni të rrethuar nga njerëz të mirë, me energji pozitive. Kjo energji pasqyrohet drejtpërdrejt te ju.

    Peshorja

    Kjo ditë do të jetë mjaft emocionuese. Gjithkush përreth jush është plot dritë dhe energji të ndritshme dhe ata do t’ju mbushin me një ndjenjë gjithnjë e më të madhe përgjegjësie dhe mundësish.

    Akrepi

    Kujtojani vetes se keni shumë për të ofruar dhe se askush nuk i sheh gjërat ashtu si ju. Plotësoni egon tuaj, përqafoni perspektivën tuaj unike dhe jini të lumtur që nuk i ngjan asaj që dikush tjetër thotë ose bën.

    Shigjetari

    Kjo nuk është një kohë e mirë për ndonjë in vestim madhor. Mos nënshkruani asnjë dokument dhe mos shpenzoni shumë para në këto momente. Të provosh shansin nuk është mënyra më e mirë për të marrë atë që dëshiron, ai është durimi.

    Bricjapi

    Ju keni shumë arritje për të qenë krenar, kështu që nëse godisni një fund të vdekur me një projekt të ri, kujtohuni për këtë fakt. Egoja juaj po kalon nëpër një fazë të brishtë tani dhe nuk do të jeni në gjendje ta bllokoni atë me nxitje të jashtme.

    Ujori

    Këtë të premte 9 korrik do të ndiheni i emocionuar teksa shikoni çiftet e tjera. Mund të ndjeni nevojën për të pasur një raport që do t’jua largonte vetminë. Në aspektin profesional, parashikohet një rritje në detyrë.

    Peshqit

    Kjo e premte është një ditë për t’u marrë me aktivitete k rijuese. Nëse ju pëlqen arti, atëherë favorizoheni me shumë ide. Në një raport dashuror keni nevojë për më shumë aventurë, por jo deri në pikën e rre zikut.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Horoskopi për ditën e shtunë, 10 korrik 2021

    Dashi

    Ekziston rreziku që dikush të reagojë më fort se sa duhet për diçka që do të thoni nesër. Por mos u përpiqni të vetëcensuroheni për të parandaluar një shpër thim, sepse mund ta ngatërroni më tej mesazhin tuaj.

    Demi

    Nesër mund të jeni në një humor shumë të mirë? Nëse është kështu, kjo ka shumë kuptim sepse universi po ju dërgon energji introvertike. Në vend që të harxhoni kohën nëpër klube me miqtë, organizoni ndonjë udhëtim që do ju mbushë me frymëzim.

    Binjaket

    Puna në grup do t’ju marrë të të gjithë kohën tuaj dhe gjithashtu do t’ju harxhojë energjinë, por destinacioni do të jetë i suksesshëm. Ju jeni në një fazë shumë të favorshme tani sa i përket punës tuaj.

    Gaforrja

    Prisni që të filloni këtë ditë me shumë energji të lartë. Ka shumë emocione, ide dhe optimizëm në kokë tuaj që ju jep një shpërthim në forme fizike. Nuk ka dyshim se ju duhet ta shfrytëzoni këtë ditë për të realizuar projektet tuaja.

    Luani

    Modestia mund të ju ndalojë që t’i mburreni botës për suksesin tuaj të fundit, por kjo nuk do të pengojë miqtë dhe të dashurit tuaj që t’ju përgëzojnë. Mundohuni të organizoni një takim të rëndësishëm me njerëz të cilët kanë shumë për të kontribuar në jetën tuaj.

    Virgjeresha

    Do të ofrohet shumë ndihmë për ju nesër, por ju nuk keni nevojë ta merrni atë nëse nuk dëshironi. Kjo nuk është koha për të sakrifikuar cilësinë për imazhin. Në dashuri do të merrni disa sinjale pozitive që nuk i prisnit.

    Peshorja

    Bashkohuni me një grup njerëzish që punojnë për ta bërë botën më të bukur! bëni diçka për ta bërë komunitetin tuaj më të mirë, thjesht duke e bërë atë të duket më mirë. Në aspektin profesional, lajmet e mira janë pranë jush.

    Akrepi

    Keni shumë nevojë për natyrën nesër, kështu që përpiquni të dilni jashtë dhe të ta shijoni në maksimum. Edhe nëse koha është më pak se ideale, ju do të jeni në gjendje të merrni një nxitje të fortë nëse mbushni trurin me energji të pastër.

    Shigjetari

    Është një gjë të jeni fleksibël, por është diçka tjetër që dikush ta shfrytëzojë mirësinë tuaj! Është trishtuese, por e vërtetë se ndonjëherë e vetmja mënyrë për të marrë respekt është duke e kërkuar atë.

    Bricjapi

    Nëse njerëzit rreth jush reagojnë në një situatë të pakëndshme nesër, mos e ndiqni shembullin e tyre. Duke ulëritur ndaj dikujt i cili ka qenë i pasjellshëm ose i pakujdesshëm nuk do ta reduktoni nivelin e stresit.

    Ujori

    Mundohuni të shtoni më shumë stërvitje në rutinën tuaj të përditshme. Ju jeni përgjegjës për fizikun tuaj. Gjendja e mirë fizike do t’ju ndihmojë që të realizoni edhe njohje shumë të rëndësishme.

    Peshqit

    Tani për tani, jeta juaj mund të jetë si një shfaqje e mrekullueshme. Kjo është një kohë mjaft e frytshme për jetën, por ju duhet të jeni ai që bën lëvizjen e parë. Vendoseni veten në qendër të vëmendjes.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Këto janë tre femrat e Horoskopit që mund të ‘çmendin’ çdo mashkull

    1.PESHORJA: Gruaja Peshore nxjerr vetëm mjaltë nga goja, karakterizohet nga një harmoni dhe sens i të drejtës që do t’ia kishte zili kushdo. Jep shumë dashuri, është mirëkuptuese, ngacmuese kur duhet dhe me këmbë në tokë. E çfarë do më shumë një mashkull?

    SHIGJETARI: Vajzat dhe gratë që i përkasin kësaj shenje mund të konsiderohen pa frikë ‘’pushtueset’’ më të ëmbla të zemrës. Janë aq të ëmbla, të këndshme, plot botë, natyra empatike, besnike dhe ndoshta njohëset më të mira të artit të të folurit, ndaj e vështirë të mos e humbësh kokën pas tyre. Në qoftë se ne jetën tuaj keni njohur një grua Shigjetar, është e pamundur ta kesh harruar pasi lë shenjën e saj kudo.

    UJORI: Në pamje të parë femrat Ujor duken aq të ndjeshme dhe të brishta, por pas tyre fshihen luanesha të vërteta që ia arrijnë të shkëlqejnë kudo. Edhe pse natyra ëndërrimtare nuk është gjithmonë në anën e tyre, ato dinë si ta marrin fitoren në fund. Ka një siguri të paparë, shumë durim dhe vullnet për t’u shkuar gjërave përpara.Janë të drejtpërdrejta, lozonjare, të shkathëta, dinë si të të bëjnë për vete dhe shumë të vështira për tu harruar.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Ja çfarë shoku jeni ju në grupin tuaj, bazuar në shenjën e horoskopit

    Dashi: Miku që bën mblesëri

    Je shumë i shoqërueshëm dhe i njeh mirë njerëzit. Shumë miq të pyesin ty të parin nëse të pëlqen i dashuri apo e dashura e re, falë intuitës tënde të pagabueshme dhe komunikimit troç. Përveç kësaj, je shpirti i festës! Duke qenë se njeh “dreq e bir”, ata që janë më të ndrojtur vijnë tek ty që t’i ndihmosh, por ke edhe shokë që janë po kaq të shoqërueshëm sa ti. Di si të bësh bashkë edhe njerëzit që s’kanë lidhje me njëri-tjetrin. Prandaj je njeriu të cilit duhet t’i blejnë këpucë sepse herët apo vonë, do ta martosh ndonjë çift.

    Demi: Miku për rrezik

    Je një njeri aq i besueshëm, sa je i pari që duan të kenë afër kur kanë probleme. Ty të besojnë sekretet më të thella dhe ti je një thesar i vërtetë për ta, sepse di si t’i dëgjosh dhe t’i ndihmosh. Megjithatë ti vetë nuk u beson menjëherë: të duhet ca kohë sa t’u hapesh, por nëse e bën, janë përjetë shokët e tu. Ndonjëherë të duket vetja shumë “kot” se nuk je shpirti i festës, por kjo nuk të heq aspak pikë. Miqtë e tu janë miq të vërtetë dhe dinë çfarë të vlerësojnë tek ti.

    Binjakët: Miku “lule më lule”

    Bën miq menjëherë, sa hap e mbyll sytë, qofshin ata të këqinj apo të mirë. Por lodhesh shpejt prej tyre dhe nuk është se e kanë gjithmonë fajin ata, sepse mund të të mërziten për vogëlsira. Nuk të pëlqen të rrish vetëm, ndaj zakonisht je i rrethuar nga një grup njerëzish dhe përpiqesh gjithmonë të shmangësh të qenit vetëm, çfarëdo të kesh për të bërë. Edhe pse me të tjerët ke një marrëdhënie “fik e ndiz”, ke grupin tënd të miqve të afërt që nuk i braktis. Si njeri aventurier, skuadra jote vjen tek ti sa herë ka ca lekë për të prishur për qejf.

    Gaforrja: Miku i thellë

    Si “mami” i gjithë grupit që je, IQ-ja jote emocionale është ekstremisht e lartë. U ke qëndruar pranë miqve të tu mes problemeve më të ndërlikuara dhe je i bekuar me dhuntinë e intuitës së paparë. Kjo të bën t’i kuptosh thellësisht problemet e të tjerëve dhe ndonjëherë i përjeton si të jenë të tuat. Të duket sikur e gjithë pesha e botës bie mbi ty, një prej shkaktarëve kryesorë të humorit super të luhatshëm të Gaforreve. Kur kanë nevojë për mbështetje emocionale, të gjithë e dinë kujt t’i drejtohen, çka është ironike pasi ti vetë nuk para hapesh për ndjenjat.

    Luani: Miku shpirt i festës!

    Si i lindur për të qenë në qendër të vëmendjes, Luani nuk e ka të vështirë të bëjë miq të rinj. E në fakt, nuk para ka njerëz që s’u pëlqen që në takimin e parë. Megjithatë prirja për të qenë në qendër të vëmendjes mund t’i bëjë miqtë e tu të ngushtë të ndihen të vegjël dhe të parëndësishëm kur janë me ty. Ironikisht, ti nuk je aq egoist sa të bëjnë thjesht ndihesh më mirë kur flet për veten se të thuash diçka që mund ta bëjë tjetrin të mos ndihet rehat. Ti thjesht zgjedh mënyrën më të mirë për të dy.

    Virgjëresha: Miku vetëflijues

    Ti je një lloj martiri, Virgjëreshë. Përpiqesh më shumë se ç’duhet edhe nëse marrëdhënia nuk është e barabartë, edhe duke i nënvlerësuar përpjekiet e tua që tjetri të mos e marrë vesh sa ke bërë në të vërtetë për të. Për fatin tënd të mirë, 2-3 miq të ngushtë që të njohin mirë të vlerësojnë shumë, ashtu siç e meriton. Ti parapëlqen të kesh pak shokë përsa janë të vërtetë, kurse një rreth i madh shoqëror të krijon ankth. Je ndoshta shenja që e ka më të vështirë të largohet nga marrëdhëniet e sëmura, pikërisht sepse nuk do të flakësh në erë gjithçka ke bërë. Por ndonjëherë është më mirë: ata që nuk e vlerësojnë çfarë bën ti, nuk kanë për ta vlerësuar kurrë.

    Peshorja: Miku i drejtë

    Je një krijesë shumë e shoqërueshme, Peshore, sepse nuk para ka situata që nuk të pëlqejnë. Nuk ndihesh ndonjëherë në siklet në një dhomë plot me njerëz dhe të gjithë bien pre e sharmit tënd të lindur. Mund të jesh edhe pak martir: në përpjekje për të qenë sa më diplomatik, nuk para u bie shkurt gjërave dhe nuk ke një opinion të prerë. Këtë njerëzit mund ta lexojnë si paqëndrueshmëri, por në të vërtetë, ti thjesht e kalon kohën duke peshuar anët negative dhe pozitive të gjithçkaje.

    Akrepi: Miku që të mbron

    Ti je truproja i miqve të tu, ai që i ruan nga kushdo dhe s’e mendon dy herë përpara se t’ua tregojë vendin nëse ndonjëri guxon të ngatërrohet me miqtë e tu. Je një ndër njerëzit më besnikë dhe ata që janë me fat sa për ta kuptuar, e respektojnë dhe njëherësh e kanë frikë besnikërinë dhe pasionin tënd. Je gati t’ia nxjerrësh sytë ish-it që e ka lënduar një prej miqve të tu. E kupton se ndoshta do të duhej të bëje një hap prapa, veçse ti dhe miqtë e tu e dini shumë mirë se nëse ka karma në univers, ai je ti.

    Shigjetari: Miku që të kthen humorin

    Je super miqësor, aq miqësor sa shumë njerëz të jashtëm e marrin karizmën tënde për mungesë thellësie. Pak e dinë sa njeri i ndjeshëm je. Herë pas here të duhet t’ua kujtosh miqve sa të rëndësishëm janë për ty, sepse shpesh mendojnë se të kanë shokë vetëm për kohë të mira. Madje as miqtë e tu më të ngushtë nuk e kuptojnë se i konsideron miq të ngushtë, sepse është e vështirë të kuptohet me ty. Gjithashtu je shumë bujar dhe të ishte për ty, të gjithë do të ishin të lumtur dhe të kënaqur. Nuk je cinik, je thjesht i vetëdijshëm për realitetin, qoftë për atë çfarë pret nga të tjerët ashtu edhe për atë çfarë u premton atyre.

    Bricjapi: Prijësi i grupit të miqve

    Zakonisht ti je udhëheqësi de-facto i grupit tënd shoqëror. Tmerrësisht i përgjegjshëm, shumë i pavarur. Kujdesesh njësoj si për ta edhe për veten. Ndoshta nuk e kupton, por miqtë e tu vërtet e vlerësojnë shumë mendimin tënd dhe mbështeten tek ti. Duke pasur kaq shumë vetëbesim kur flet, i jep shumë peshë mendimit. Ndonjëherë edhe kur e thua diçka me shaka, mund të kuptohet si gjykim i brendshëm. Sigurisht, nuk duhet ta ndryshosh veten, por mbaj mend se fjalët e tua kanë shumë ndikim tek të tjerët.

    Ujori: Miku që të dëgjon

    Je miku mendimin e të cilit të tjerët mezi e presin sepse nuk kënaqesh me pak. Mund të jesh pak i largët dhe të dukesh i painteresuar, por ata që të njohin më mirë, e dinë se je një mik shumë besnik. Natyra jote kokëfortë mund t’i trembë ndonjëherë, por në fakt, je një dëgjues shumë i mirë dhe shumë empatik në bisedë me miqtë. Është ironike se me gjithë natyrën e veçantë dhe të vështirë, je në fakt një prej miqve më të përkujdesur që dikush mund të ketë.

    Peshqit: Miku i mençur

    Je ndërmjetësi i gjithë konflikteve në shoqëri. Duke qenë shumë i ndjeshëm dhe duke besuar se ka mirësi tek kushdo, të gjithë të besojnë dhe të ndodh shpesh të marrësh një rol neutral, si ai që i zbut gjërat. Je shumë i matur dhe miqtë t’i besojnë problemet e tyre më të fshehta, sepse i kupton shumë mirë dhe mund t’u thuash të vërtetën që s’ia pranojnë dot vetes. Je shumë i mirë me fjalët dhe çdo përvojë të ka bërë më të mençur, ndaj je një ndër shtyllat e shoqërisë.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Korriku i brishtë, shenjat e horoskopit që duhet të bëjnë shumë kujdes gjatë këtij muaji

    Dashi; Ndonëse korriku nis në mënyrë interesante, duhet të bëni kujdes në datat 16, 29 dhe 30. Ju këshillohet një terapi për trupin, por duhet të tregoni pak qetësi, pasi u bë kohë që nuk kujdeseni mjaftueshëm për veten. Është e vështirë t’i keni të gjitha në kontroll kur jeni të lodhur.

    Demi; Duhet të pushoni dhe të merrni veten. Telashet nuk kanë sosur të gjitha, por fatmirësisht jeni njerëz shumë të fortë. Do të gjeni sërish formën psikofizike nga data 23, pasi Venusi do të ndikojë pozitivisht në shenjën tuaj.

    Binjakët; Datat 26 dhe 28 mund të karakterizohen nga diskutimet e tepërta. Më mirë të mos i kundërviheni askujt në fund të korrikut. Lodhjen më së shumti e keni psikologjike, ndaj mundohuni të mos lodheni fizikisht.

    Gaforrja; Duhet të shfrytëzoni ndikimin pozitiv të Hënës në datat 19 dhe 26. Humori do të vazhdojë të jetë i luhatur për shkak të çështjeve profesionale, por duhet thënë që kjo ju bën njëkohësisht edhe më tërheqës.

    Luani; Për shkak të ndikimit të Uranit, do të keni ditë që do të jeni më emotivë, por edhe më të shpërqendruar. Java nga data 12-18 mund të karakterizohet nga lodhja dhe shqetësimet fizike. Mundohuni ta shkarkoni peshën e tepërt.

    Virgjëresha; Meqë këtë muaj shtohet energjia, duhet edhe të qetësoheni pak. Marsi do të ndikojë pozitivisht në shenjën tuaj më datë 29. Do të takoheni me njerëz që ju bëjnë të ndiheni mirë. E ardhmja duket më e qetë. Kjo gjë ju ndihmon të jeni të qetë psikologjikisht.

    Peshorja; Ndikimi i Marsit mund t’ju shkaktojë trazira dhe nervozizëm, ose edhe ndonjë problem shëndetësor, sidomos në datat 22 dhe 23. Gjithsesi, do ta merrni veten në fund të muajit.

    Akrepi; Disa problematika familjare janë të pashmangshme dhe duhen përballuar me guxim. Data 12 do të karakterizohet nga lodhja fizike. Por nga data 22, deri më datë 29, ndikimi i Venusit në shenjën tuaj do të sjellë ndryshime pozitive.

    Shigjetari; Pjesa e parë e muajit është më e favorshme se e dyta. Ndaj, nëse doni të filloni një kurë, mos ngurroni që ditën e parë të korrikut. Kontakti i vazhdueshëm me natyrën ju bën më të fortë. Tani është çasti i duhur për të rikuperuar formën fizike. Do të keni probleme të vogla fizike në datat 26 dhe 27.

    Bricjapi; Ata që s’e përballuan mirë muajin e kaluar, tashmë do ta kenë më të lehtë. Bëni kujdes nga probleme të vogla për shkak të stresit, sidomos në datat 9 dhe 17. Mund t’ju shkaktojë lodhje fizike dëshira për të pasur gjithçka në kontroll.

    Ujori; Duhet të mundoheni të shmangni shqetësimet që do t’ju shoqërojnë gjatë dy javëve të para të korrikut. Më pas, do ta merrni mirë veten fizikisht, madje do t’ju rikthehet një guxim që duhet shfrytëzuar. Duhet të provoni meditimin.

    Peshqit; Ditët e fundit të korrikut karakterizohen nga lodhja, nervozizmi, paqëndrueshmëria, ndaj ju këshillohet pak kujdes deri në datën 22. Çdo iniciativë për shëndetin duhet programuar në pjesën e parë të muajit. Do të nervozoheni shpejt, ndaj mos u mundoni gjatë 10 ditëve të para të muajit.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP