Category: Jetë dhe Stil

  • Në brigjet e Miami-t, brenda vilës përrallore ku Lionel Messi po kalon pushimet me familjen e tij (fotot)

    Lionel Messi po kalon një nga verat më të lumtura të tij dhe ka zgjedhur të pushojë në Miami, Florida, një nga bregdetet më të bukur në SHBA.

    Leo ka publikuar disa foto nga pushimet e tij dhe mediet kanë arritur të gjejnë cila është shtëpia, ku Messi po pushon me tre djemtë dhe gruan e tij, Antonelën.

    Bëhet fjalë për një vilë në bregdetin e Key Biscayne në Miami-Dade County, e marrë me qira. Ajo është katër katëshe me pesë dhoma gjumi, 6 banjo, një pishinë gjigante dhe garazh për disa makina.

    Dritaret e mëdha dominojnë një fasadë që ka pishinën në këmbët e saj. Përveç kësaj, ka zona të mëdha të gjelbra dhe një vend me rrogozë të përsosur për të soditur pamjet madhështore.




    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Dy vendet më të ğoḋitura nga pandemia, Shqipëria dhe Mali i Zi me përqindjen më të lartë të popullsisë që nuk përmbushen nevojat mujore me veshje dhe ushqime

    Në Barometrin e Ballkanit që u realizua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, rezultoi se dy vendet kishin përqindjen më të lartë të popullsisë që nuk përmbushen nevojat bazë mujore për ushqime dhe veshje gjatë vitit 2020.

    Rezultatet e anketës treguan se 15% e familjeve në Malin e Zi dhe 14% të familjeve në Shqipëri patën vështirësi në sigurimin e artikujve bazë ushqimore dhe veshjeve. Nga ana tjetër, Kosova kishte përqindjen më të ulët të familjeve që nuk përmbushnin nevojat mujore bazë me vetëm 4 për qind dhe Bosnja me vetëm 7%. Në Serbi 10 për qind e familjeve kanë deklaruar se nuk përmbushin nevojat bazë dhe në Maqedoni 11% e familjeve.

    Të gjitha shtetet në rajon përfshi edhe Shqipërinë janë përmirësuar në aftësinë për të përballuar faturat mujore të shërbimeve, si qira, drita dhe ujë. Sipas rezultateve të sondazhit, 83% e të gjithë pjesëmarrësve në anketë nuk e kanë të vështirë të paguajnë qiranë dhe faturat e tjera, krahasuar me 17% që nuk e gjejnë veten në të njëjtën situate.

    Në Shqipëri 39 për qind e familjeve raportuan se nuk e përballojnë një javë pushime në vit, kundrejt 60% që e konsideruan të përballueshme. Në Rajon 59% e të anketuarve janë në gjendje të përballojnë një javë pushime në Rajon, kundrejt 36% të tjerëve që e konsiderojnë luks.

    77% e pjesëmarrësve në anketën rajonale mund të përballojnë një këst të kredisë, ndërsa 14% shprehen ndryshe. Ndërsa shumica e qytetarëve (88%) janë në gjendje të përballojnë ushqim dhe rroba, por 10% e qytetareve në Rajon sforcohen të përmbushin nevojat bazë mujore.

    Vëllimi i pagesave të dërgesave nga jashtë është tkurrur me 5% në nivelin rajonal. Rreth 19 për qind e familjeve në Rajon raportuan se kanë marrë ndihmë nga jashtë vendit më 2020 nga 24% më 2020.

    Nivelet e perceptuara të nepotizmit në punësim mbeten shqetësim i madh në të gjithë Rajonin. Besimi tek punëdhënësit si në shtet si në privat është shumë i ulët në të gjithë Rajonit, dhe ky shqetësim duhet adresuar sugjeroi Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

    Nga ana tjetër punëdhënësit konsiderojnë arsimin të papërshtatshëm dhe mungesën e përvojës së punës si pengesa për punësimin./B.Hoxha/Monitor

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • E padëgjuar! Gruaja merr policinë në telefon pak minuta para kurorëzimit: Nuk dua të martohem

    Njihuni me historinë e rrallë në Indi. Një grua ka telefonuar policinë pak minuta para nisjes së dasmës, pasi nuk dëshironte të martohej. Sipas mediave, ajo anuloi dasmën, pasi ishte e dashuruar me dikë tjetër.

    Familjarët e dhëndrit u zemëruan kur gruaja i njoftoi ata se po anulonte dasmën dhe filluan debatet e nxehta midis anëtarëve të familjes. Inspektori Pramod Makeshëar së bashku me oficerët e tjerë të policisë Ramtek nxituan në vendin e ngjarjes dhe morën anëtarët e dy familjeve në komisariat.

    Sipas mediave në Indi, nusja i ishte ankuar nënës së saj një javë para dasmës se nuk donte të martohej me atë djalë, por ajo nuk donte ta dëgjonte dhe ta ndihmonte të anulonte dasmën.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “Më kapi për krahu për të më futur në makinë”, Lei Kraja rrëfen momentin e frikshëm kur një maniak e ndoqi nga pas: U ndezën…

    Lei Kraja ka rrëfyer disa të pathëna më parë për jetën e saj. Bukuroshja ka treguar një histori, e cila lidhet me periudhën kur moderatorja e sportit jetonte në New York.

    Ajo shprehet se ka përjetuar një moment të frikshëm, pasi një maniak e ka ndjekur me makinë nga pas për ta rrëmbyer.

    Lei thotë se për t’i shpëtuar rrëmbimit të tij, i është dashur të vrapojë aq shumë sa as vetë nuk e di si ka mundur të shpëtojë.

    “Kam qenë në New York dhe kam ndryshuar shumë punë. Bëja 2-3 punë. Kthehem natën vonë, kot nuk mora as taksi as uber apo tren. E kisha shumë afër shtëpinë me thënë të drejtën. Kaloj në një garazh/parking për më shkurt. As mami im nuk e di këtë sepse nuk dua të frikësohet. U ndezën disa makina, më ndoqi një person edhe më kapi për të më futur në makinë. Nuk e di si kam shpëtuar. Nuk besoj që kam vrapuar më shpejt në jetën time. Isha shumë e frikësuar, akoma më kujtohet ai moment në jetën time”, shprehet Lei në “Natë me Aulonën”.

    E pyetur se si arriti të shpëtonte, ajo u përgjigj:

    “Shkova nëpër shkallë, u futa u fsheha. Ishte episod shumë i frikshëm sepse nuk kishte shumë njerëz nëpër rrugë”.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Këngëtari shqiptar harron çantën plot me EURO në një piceri në Vlorë, gazetari zbulon çfarë ndodhi më pas

    Pronari i një picerie në Vlorë është përballur me situatë të pazakontë. Për një moment ai nuk u ka besuar syve kur para tij u shfaq një çantë plot me mijëra euro, të cilën dikush e kishtë harruar në biznesin e tij.

    Gazetari Enrik Mehmeti shkruan se falë dokumenteve , pronari arriti të zbulojë se kujt i përkiste çanta me shumën e parave dhe më pas e ka kontaktuar në rrjete sociale, duke ia dorëzuar bashkë me lekët.

    Pronari i çantës me para është një këngëtar i njohur shqiptar, por që nuk bëhet me dije emri se cili është ai konkretisht.

    “Respekt!

    Shpendi,pronari i Piceri “Hera” në Vlorë,gjeti një çantë me mijra euro që e kishte harruar dikush në biznesin e tij .Falë dokumentave zbuloi pronësinë e çantës ku pas kërkimeve në rrjete sociale arriti ta kontaktonte dhe më pas ta dorëzonte te personi që e kishte harruar.Pronari i çantës, me shumën e madhe monetare, është një këngëtar i njohur Shqiptar.Njerëz të tillë si Shpendi ,janë vlerë për Shqipërinë”, shkruan Enrik Mehmeti në Facebook.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Nga projektet private te hyrja në merkaton televizive, rrëfehet Françeska Jaçe: Rikthehem me plane të reja për jetën

    Modelja e njohur Françeska Jaçe është rikthyer në tregun mediatik me plane të reja për jetën e saj. Ish-protagonistja e “Big Brother” ka realizuar një set të ri fotosh artistike me ngjyra dhe bardhë e zi.

    Imazhet, që nxjerrin pah linjat e modeles, janë realizuar nga lartësia e ndërtesave gjigante të New York-ut dhe vijnë si një set ekskluziv për “Panorama Plus”.

    Këto foto u paraprijnë planeve të reja që Françeska ka për jetën e saj personale dhe atë në karrierë. Për “Panorama Plus”, Françeska ka treguar se po përgatitet të hyjë në merkaton televizive të sezonit të ri që vjen, pra, me një emision të sajin.

    Ky program pritet të hyjë në garën e konkurrencës televizive, të formateve që moderohen nga vajzat më ndjekura të momentit. Ndërkohë, hyrjen e saj në botën e medias në vjeshtë, ajo e inaguroi me shfaqjen si moderatore e “Miss Universe” pak ditë më parë, skenë në të cilën u rikthye pas 7 vitesh.

    “Miss Universe Albania & Kosovo” u mbajt në dy netë speciale, më 8 dhe 9 korrik, ku natën e parë u prezantuan konkurrentet dhe u dhanë çmimet speciale, dhe në natën e dytë u mbajt finalja e madhe, drejtuar nga Franceska Jaçe bashkë me Ardit Roshin e Cindy Marinën.

    Ndërkohë, Françeska vazhdon paralelisht punën me biznesin e saj, një agjenci udhëtimesh që i jep mundësinë të shëtisë botën sa më shumë. E ftuar në “Top Arena”, ajo pyetjes se kush ia sponsorizon pushimet, tregoi se të gjitha janë mundësitë krijuara nga agjencia e udhëtimeve që ajo ka.

    Pyetjes se përveçse ke një agjenci udhëtimesh, ti shkon sa në Dubai, sa në Miami, kush i sponsorizon këto?, Françeska iu përgjigj: “Sigurisht që agjencia e udhëtimeve. Plus që ti e di ne që jemi influencer në ‘Instagram’, nëse dërgojmë një e-mail disa bonuse mund t’i kemi të paktën në diskount, ose hotelin gratis. Pastaj çik familja, çik nga udhëtimi, çik nga vetja do harxhojmë pak më shumë seç e kishim planifikuar”.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Të kripura apo të ëmbla në mëngjes, ja çfarë këshillohet

    Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Falë tij, organizmi merr furnizimin e duhur me ushqyes për të pasur një fillim të mbarë. Sipas të dhënave mëngjesi duhet ngrënë përpara orës 10 të paradites dhe jo më vonë.

    Vakti i mëngjesit duhet të jetë i pasur me ushqime të shëndetshme të cilat janë të përshtatshme për këtë kohë të ditës. Në aspekt shijesh, ka njerëz që preferojnë të ëmblat, disa të kripurat, e të tjerë një përzierje mes kripës, sheqerit e erëzave.

    Pse i Zgjidhni?
    Kjo përzgjedhje në dukje natyrale ka një arsye që ka të bëjë me ushqimet e ngrëna një darkë më parë. Nëse në darkë ushqeheni me ushqime të rënda e të pasura në karbohidrate, niveli i sheqerit do të rritet shpejt e më pas do të ulet furishëm. Kjo do të thotë se trupi në mëngjes do të kërkojë diçka të ëmbël për të rikthyer balancat. Nëse ju keni ngrënë një pjatë me makarona në darkë, në mëngjes do të zgjoheni gjithë neps për të ëmbla e çokollatë.

    Ndërsa arsyeja përse dëshirojmë ushqime të kripura në mëngjes ka të bëjë me mungesën e sodiumit. Kjo ndodh kryesisht si pasojë e dehidratimit. Nëse një mbrëmje më parë keni pirë verë apo birrë të nesërmen do të keni dëshirë për ushqime me kripë. Në të vërtetë, trupi ka nevojë thjesht për një gotë ujë më shumë.

    Të Ëmbla Apo Të Kripura, Si Të Bëni Zgjedhjen E Duhur Për Shëndetin
    Sipas të dhënave njeriu duhet të kujdeset që të konsumojë proteinë në mëngjes. Proteina gjendet edhe tek të ëmblat dhe të kripurat siç janë vezët, mishi, bishtajoret, kosi, tërshëra dhe arrat apo kosi me mjaltë. Ata rekomandojnë shmangien e një vakti të rënduar në karbohidrate apo brumëra, ndonëse petullat, një tost apo drithërat tingëllojnë si alternativa më e lehtë. Kur vjen puna tek yndyrnat dhe sheqernat, është e udhës të konsumohen alternativa të shëndetshme dhe jo të përpunuara.

    Një shembull është mjalti në vend të sheqerit. Nëse ju pëlqejnë të ëmblat ju mund të konsumoni fruta pylli të cilat janë të pasura me antioksidantë. Nëse ju pëlqejnë të kripurat, ju mund të ushqeheni shëndetshëm duke ngrënë vezë, djathë, spinaq e ullinj. Sa i përket shijes, ekspertët thonë se përsa kohë ushqeheni shëndetshëm, ju mund të zgjidhni atë që kënaq oreksin tuaj. Nëse dëshironi të eksperimentoni dhe të bëni një vlerësim mbi rolin e një mëngjesi të ëmbël apo të kripur ju mund ta bëni këtë mjaft lehtë. Për 2-3 ditë mund ta nisni ditën me ushqime të ëmbla dhe ditët e tjera të kripura. Gjatë këtyre ditëve mbani shënim nivelet e energjisë, përqendrimit dhe gjendjes fizike. Në këtë mënyrë do të jetë vetë trupi që do të tregojë se për çfarë ka nevojë.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Kur do martohesh apo sa e ke rrogën? Zbuloni sesi t’ju përgjigjesh pyetjeve që nuk u shpëton dot

    Sa e ke rrogën? Do bësh ndonjë fëmijë tjetër? Kur do martohesh? Çfarë bën, lëviz, akoma beqar ti?

    Jeni përballur ndonjëherë me të tilla pyetje ose edhe të tjera të kësaj natyre personale? Besoj se po, nuk u shpëton dot.

    Ka njerëz që më tepër nga kurioziteti, sesa nga dashakeqësia i kalojnë kufijtë e marrëdhënieve. Mund të të kenë parë disa herë që kalon në rrugicën e lagjes dhe u duket se kanë të drejta të të pyesin për ca gjëra më tepër.

    Për disa kjo mund të mos përbëjë asnjë problem, do të ishte një temë e mirë për bisedë madje. Ndërsa për disa të tjerë është tejkalim i caqeve.

    Nëse je në këtë grupin e dytë si do reagoje nëse dikush do të të bënte një pyetje tepër personale? Do t’i ktheje përgjigje të sinqertë, të drejtpërdrejtë i kapur në befasi, do të talleshe, do bëje humor, do t’ia ktheje me të njëjtën monedhë?

    Hë pra, më thoni çfarë duhet të bëjmë, si të reagojmë? T’ua kthejmë harbutçe se s’ka ç’u duhet apo se po fusin hundët ku nuk u takon?

    Kjo është një alternativë, por jo më e mira. Do ndihesh keq pasi t’u kthesh kurrizin, do thuash pse u tregova aq i pasjellshëm. Ose edhe mund ta justifikosh veten duke nxjerrë kartën e reciprocitetit, por prapë do t’ju ngacmojë gjatë ditës ajo skena e përsëritur në mendje e sjelljes së pahijshme.

    Atëherë si t’ia bëjmë? “Qesh e ngjesh” thotë populli dhe s’e ka keq. Humori është varianti më i mirë për shëndetin dhe fatin e vazhdimësisë së ditës. Kaloji me shaka situatat që mund të të shkaktojnë parehati dhe jeta vazhdon aty ku ishte para pyetjes së patakt ose edhe pas saj si të duash!

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Çifti i tmerruar qëndrojnë pesë ditë në pemë prej ariut që kërkonte t’i hante (fotot)

    Një çift në Rusi pretendojnë se janë mbajtur për më shumë se 5 ditë të ngjitur në një pemë e pa ushqim, duke u fshehur nga një ari që kërkonte t’i hante.

    Anton e Nina Bogdanov po shëtisnin në parkun natyror Banniye në lindje të Rusisë, kur dhe nisi makthi i tyre.

    Çifti i martuar dëshironin të kalonin një natë në park por makina e tyre Mitsubishi u bllokua në baltën e thellë pranë burimeve nëntokësore në Kamchatka, tregon Nina.

    Vendi nuk kishte mbulim të rrjetit celular dhe ata qëndruan një natë në makinë, para se të ecnin drejt kampit të turistëve për të kërkuar ndihmë për mjetin e bllokuar.

    Por gjatë rrugës ata kuptuan se një bishë e madhe u ishte vënë pas.

    Nina tregon: “Një ari po ecte prapa nesh. Ne fillimisht nuk e vunë re, pasi ishte shumë i qetë. Bashkëshorti im e pa i pari predatorin. Fillimisht ne e frikësuam atë dhe ai u spraps. Në vrapuam për afro 200 metra, në një dishezë që të çonte te burimi”.

    Por ariu ishte rishfaqur duke përndjekur çiftin.

    Nina tregon më tej: “Ariu sulmoi dhe thuajse kafshoi burrin tim. Unë i lëshova atij shishen e ujit dhe Anton arriti të ngjitej në pemë.”

    Pas rreth dy orë tentativash për t’i arritur në pemë, dyshja e tmerruar i lëshoi çantën e shpinës duke e bërë të sprapsej.

    Por në të ishte ushqimi i tyre, të cilin ariu e mori dhe e hëngri.

    Nina tregon më tej se ariu i “ruajti” nga afër për dy ditë, kur ata flinin me radhë dhe monitoronin lëvizjet e tij.

    “Ne e dinim se nuk kishim fuqi të qëndroni gjithë kohën në pemë, pa ushqim apo ujë, por ariu nuk na linte”.

    Rrjedhimisht ariu hoqi dorë dhe u largua duke bere që dyshja te zbriste nga pema për të shkuar drejt lumit, tregon Nina.

    “Thuajse u mbyta aty, por Anton më nxori jashtë. Ariu ishte përsëri prapa nesh, megjithse tërhiqej nga rryma, kafsha nuk hoqi dorë.

    Ata kaluan në bregun tjetër por u detyruan të ngjiteshin sërish në një pemë teksa ariu gjithashtu doli në breg pas tyre.

    “Qëndruam aty dhe dy ditë të tjera.”

    Nina tregon më tej se ata kishin arritur të ktheheshin te makina e tyre ku dhe kishin dëgjuar zhurmat e automjeteve që afroheshin.

    Një prej anëtarëve të grupit të shpëtimit, i quajtur Artur tha se kishte gjetur çiftin në makinën e tyre kur ishin kthyer për herë të dytë. Dyshja e përlotur ishin ndihmuar nga kujdestarët e zonës pyjore, duke i dhënë fund makthit të tyre.

    Në rajonin e pyjeve piktoreske të Kamchatka janë regjistruar katër sulme nga arinjtë vitin që shkoi.

    Zona ka rreth 23,000 arinj të egër, që janë popullata më e madhe e predatorëve në Rusi.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Për herë të parë/ “WhatsApp” bën të mundur që të dërgoni mesazhe pa përdorur telefonin

    WhatsApp po teston një risi që do t’i lejojë njerëzit të dërgojnë mesazhe pa përdorur telefonin e tyre për herë të parë.

    Aktualisht, WhatsApp është e lidhur me telefonin e një përdoruesi. Aplikacionet e saj në desktop dhe në internet kanë nevojë që ajo pajisje të lidhet dhe të marrë mesazhe. Por tipari i ri do t’i lejojë përdoruesit të dërgojnë dhe të marrin mesazhe edhe nëse bateria e telefonit tuaj është 0%.

    Deri në katër pajisje të tjera – si PC dhe tablet – mund të përdoren së bashku, tha WhatsApp.

    Për të filluar, tipari i ri do të paraqitet si një provë beta për një “grup të vogël përdoruesish” dhe ekipi planifikon të përmirësojë performancën dhe të shtojë veçori para se ta mundësojë atë për të gjithë.

    Enkriptimi nga fundi në fund – një pikë kyçe e shitjes për WhatsApp – do të funksionojë ende nën këtë sistem të ri, tha ai.

    Disa aplikacione të tjera të mesazheve tashmë kanë një veçori të tillë, duke përfshirë aplikacionin rival të koduar Signal, i cili kërkon një telefon për regjistrim, por jo për të shkëmbyer mesazhe.

    Por tipari është kërkuar prej kohësh nga përdoruesit e whatsApp – nga të cilët raportohen dy miliardë.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP