Category: Jetë dhe Stil

  • “Pasi publikova klipet, njerëzit më ndanë nga burri” , rrëfehet artistja e njohur shqiptare

    Artistja e njohur, Ermira Babaliu u shpreh në “Pushime on Top” se bashkëshorti i saj, Aleksandri ka qenë modeli i videoklipeve të saj.

    Mirëpo, ajo tregoi se në një rast pjesë e videoklipit ka qenë një tjetër djalë i bukur, Koli dhe sipas Ermirës kjo ngjalli shumë thashetheme asokohe.

    “Midis të tjerave është një çun i bukur atje që nuk është Aleksandri, në këngën: ‘Në njërën prej strehëve të një prej shtëpive..’ Jo të gjitha videoklipet janë bërë me Aleksandrin. Është Koli, janë miq tanët. Ndërsa, në pjesën më të madhe ka qenë Aleksandri në videoklipe. Në atë kohë, kur dola në videoklip me Kolin, u hapën fjalë, Ermira u nda nga Aleksandri. Këto ishin të zakonshme në atë kohë”, rrëfeu Babaliu për “Pushime On Top”.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Bëni kujdes! Këto janë sëmundjet më të rrezikshme gjatë verës

    Çdo stinë verë, nuk kalon pa shfaqur patologjitë e saj të zakonshme të njerëzit, por gjithashtu sjell edhe të reja.

    Në këtë kuadër, kërkues e shkencëtarë të fushës së mjekësisë kanë studiuar rastet e sëmundjeve tipike që shfaqen nën të nxehtin e madh.

    E para në listën e tyre është astma, e cila njihet edhe si vështirësia e qarkullimit të ajrit në rrugët e frymëmarrjes.

    Temperaturat vazhdimisht të larta, shkaktojnë një ulje të nivelit të kujdesshmërisë së trurit dhe dobësim të madh të kujtesës njerëzorë.

    Jo vetëm dimri na bën të ankohemi dhe të zëmë shtratin prej sëmundjeve. Por edhe stina e vërës, ka “avazet” e saj.

    Sipas ekspertëve, ato po shtohen edhe më tepër në kuadrin e ngrohjes së përgjithshme globale, e cila po na sjell çdo vit stina verore edhe më të nxehta se të tjerat.

    Po kaq problematike në stinën e verës, janë edhe dhimbjet e kokës si dhe sëmundjet e zemrës.

    Dhimbja e kokës është një nga sëmundjet që përballemi më shpesh. Gjatë verës koha e nxehtë, alkooli i tepërt që pihet, gjithë lodhja e palarguar e dimër-verë, pakësimi i oksigjenit sjell ankesa nga grykët, hundët, veshët, tensioni i lartë, dhimbjet e mëzit dhe gjymtyrë shfaqin dhimbje shtesë të kokës në këto ditë të nxehta vere.

    Ndër patologjitë më të zakonshme janë:

    -Go ditjet astmatike

    -Dehidratimi

    -Tensioni i lartë i gja kut

    -Tromboza

    -Zemra

    -Infa rkti

    -Qarkullimi i gj akut

    -Dhimbja e gjo ksit

    -Hemorragjia cerebrale

    -Diabeti

    -Të fiktit

    -Go ditja nga dielli

    -Neuroza

    -Reumatizma

    -Artriti reumatik

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Shenja kafshimesh në trup? Tea zbulon kush ia ka lënë

    Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Tea Trifoni, vijon të mbetet shumë e komentuar në rrjete sociale.

    Së fundmi Tea ka udhëtuar drejt jugut për disa ditë dhe ka publikuar një foto në bikini.

    Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Tea Trifoni, vijon të mbetet shumë e komentuar në rrjete sociale.

    Së fundmi Tea ka udhëtuar drejt jugut për disa ditë dhe ka publikuar një foto në bikini.

    Faqja “vipat e bllokut” vuri re disa shenja në gjoks duke hamendësuar se janë kafshime.

    Siç duket Teas i ra në sy dhe vendosi të sqarohet publikisht.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Pas ndarjes, Donald Veshaj thyen heshtjen: Edhe nëse më lutet, me Borën s’ka shanse të kthehem

    Bora Zemani ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për shkak të drejtimit të “Për’puthen”, por edhe për jetën e saj personale. Gjatë një interviste të dhënë për “Prive”, moderatorja u pyet edhe për jetën private.

    Ajo tregoi se ka vendosur të mos thotë më asgjë për të dhe ta jetojë privatësisht, larg vëmendjes mediatike që merr duke qenë pjesë e ekranit.

    “Unë nuk kam dashur të flas për jetën time personale dhe kam folur shumë rrallë. Në disa momente më është dashur të jap përgjigje për të shuar kuriozitetin e njerëzve, që janë të interesuar për jetën e personazheve të njohur. Nëse unë do të zgjidhja, do ishte ideale që unë të bëja punën time në televizion dhe kur të dal jashtë punës askush të mos më njohë. Kam folur disa herë dhe tani e kam vendosur që do ta qep gojën përfundimisht, nuk do të them më asgjë për jetën time private”, tha Bora.

    Por ndjekësit e përkthyen këtë deklaratë refuzuese dhe hezituese pas ndarjes nga aktori Donald Veshaj, si një deklaratë që e nxori zbuluar pasi ajo vërtet është hidhëruar shumë. Duke qenë se pas çdo ndarje ata kishin gjetur gjuhën e komunikimit dhe ishin rikthyer në krahët e njëri-tjetrit, duket se kësaj here nuk do të ndodhë.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • FOTOLAJM/ Një i ri “mban” Edi Ramën në kurriz në mes të plazhit…

    Deri tani kishim parë tatuazh vetëm portretin e ish-kryeministrit Sali Berisha në krahun e ndonjë mbështetësi të zjarrtë të tij.

    Kësaj here e ka radhën kryeministri Edi Rama që duket se do të jetë po aq jetëgjatë në politikë sa Berisha.

    Një i ri ka bërë tatuazh fytyrën e tij në kurriz duke e reklamuar me po aq bujë sa fansat e Berishës.

    Fotoja është shkëputur nga një qytetar në plazh dhe po bën xhiron në rrjetet sociale.

    Portreti i ish-kryeministrit Sali Berisha është vendosur në kraharorin e Uljan Kolgjegjës, një i ri nga Tropoja dhe një admirues shumë i zjarrtë i ish-kryeministrit Sali Berisha.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Fenomeni “Për’Puthen”/ Gomaricës së vogël i vënë emrin Tea (Fotot)

    Fenomeni “Për’Puthen” ka mbërritur deri në fermën e gomaricave në Elbasan.

    Gjithçka nisi kur në jetë erdhi një gomaricë dhe pronari vendosi të kërkojë mendimin e ndjekësve të faqes së fermës për emrin që ajo do të kishte.

    “U shtuam me një gocë të bukur sot, na sugjeroni një emër!”, ka shkruar ai në faqe.

    Ndjekësit kanë dhënë emra të shumtë, ndërsa prej tyre ishin ato të personazheve të dashura të emisionit më të shikuar në vendin tonë, “Për’Puthen”.

    Emri Tea ishte më i pëlqyeri dhe gomaricës së vogël i vunë emrin e saj.

    Tashmë ajo quhet Tea dhe shëtit e qetë me mamanë e saj dhe krijesat e tjera të fermës.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Miliarderi Richard Branson lëshohet me sukses në hapësirë, në fluturimin e parë komercial me Virgin Galactic (Video)

    Përfundon me sukses udhëtimi i parë komercial drejt hapësirës përmes anijes së kompanisë Virgin Galactic.

    Pjesë e këtij fluturimi historik ka qenë vetë biznesmeni britanik Richard Branson si dhe një ekip prej dy pilotësh dhe tre persona të tjerë.


    Anija e Virgin është ngritur në ajër nga një tejtër anije dhe pasi është lëshuar, ka shfrytëzuar raketën për t’u shkëputur drejt hapësirës.

    Aty anija ka qëndruar për disa minuta, ndërsa pasagjerët kanë patur mundësinë të heqin rripat e sigurimit dhe të shijojnë pamjen e tokës duke pluskuar në zero gravitet.

    Fluturimet komerciale drejt hapësirës me Virgin Galactic pritet të kushtojnë rreth 250 mijë dollarë për person.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Burri akuzon gruan në emision: Flet me dashnorë e më fëlliqe, burrëria ime humbi sot këtu

    Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në gjyq” tek E Diela Shqiptare ka qenë Besnikja me bashkëshortin e saj Xhevdetin të cilët kanë një krisje në marrëdhënien e tyre.

    Sipas Besnikes e cila është edhe infermiere, ata kanë dy vite që janë shumë të ftohtë me njëri-tjetrin dhe se Xhevdeti rri i veçuar dhe nuk i flet. Nga ana tjetër Xhevdeti ka dyshime për tradhti sepse gruaja rri gjatë gjithë kohës në telefon dhe qesh.

    Besnikja: Burri im këto dy vitet e fundit ka filluar të jetë shumë i ndrojtur, rri shumë i veçuar, as nuk flet, nuk e di se çfarë ka. Ka qenë kjo pandemia dhe unë shkoj në çdo shtëpi se ka qenë koha e tillë që njerëzit kanë nevojë.

    Xhevdeti: Moj zonjë pse më ke sjellë ti mua këtu?

    Besnikja: Ke dy vite që je i larguar.

    Xhevdeti: Je bërë ti jo unë.

    Besnikja: Ke dy vite që dyshon tek mua.

    Xhevdeti: Po, dyshoj tek telefoni. Rri në dhomë më vete dhe qesh.

    Besnikja: Tani kujtohesh ti që të dyshosh për mua?

    Xhevdeti: Kam dy vite që vij tek dhoma e ti më largohesh mua.

    Besnikja: Ne kemi 25 vite dhe si kemi bërë këto gjëra, tani kujtohesh ti?

    Eni Çobani: Çfarë ka ndodhur?

    Xhevdeti: Ka dy vite që shkoj tek dhoma dhe më largon, flemë në dhoma të veçanta. Më thotë ik largohu merr telefonin dhe qesh.

    Besnikja: Telefonit do i bien njerëzit, do i përgjigjem unë se kanë halle.

    Ardit Gjebrea: Bashkëshorti thotë që buzëqesh, në qoftë se je infermiere…

    Besnikja: Po kam shoqe, kam kolege, me ato flas unë.

    Xhevdeti: Më solle këtu, trego me kë qesh në telefon. Më flliqe, burrëria ime humbi sot këtu.

    Besnikja: Unë po fëlliqem se po më akuzon për tradhti.

    Xhevdeti: Mi trego një për një këtu.

    Eni Çobani: Për çfarë dyshoni ju?

    Xhevdeti: Merr telefonin dhe qesh me dashnorë.

    Besnikja: Ku i kam unë këta dashnorë, kam familje unë, s’je vetëm ti ore. Është akuzë e rëndë. A jam në punë unë, e ke pranuar që jam në punë.

    Xhevdeti: Je në punë, rri në punë, mos më qesh mua me telefon.

    Besnikja: Telefoni ka dhe për të qeshur, nuk është vetëm për halle. Si nuk të vjen zor, kemi moshë ne për këto budallallëqe?

    Xhevdeti: Ti më solle këtu dhe unë do t’i tregoj të gjitha një për një këtu.

    Eni Çobani: Na thuaj ndonjë gjë se s’po nxjerr gjë.

    Xhevdeti: Dashnorët.

    Besnikja: Mos ke vetë dashnore dhe më ngatërron me veten tënde?

    Sherri dhe debati ka vazhduar gjatë në studio, ku burri i Besnikes është i bindur që ajo e tradhton./Tv Klan

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “Zogu” i Tiranës bëhet “i gjallë”, arresti në shtëpi e ka transformuar komplet, me kartmonedha euro dhe tullumbace feston ditëlindjen

    Hermes Nika ose ndryshe ashtu si të gjithë e njohim “Zogu i Tiranës” vijon të jetë nën masën e “Arrestit në shtëpi”, prej më shumë se një viti.

    Arrestimi i tij kohë më parë teksa u ndalua në një dhomë hoteli me mikun e tij, një sipërmarrës i njohur nga Mamurrasi bëri namin.

    Teksa është duke pritur vendimin e Gjykatës, Zogu sot ka festuar dhe ditëlindjen e tij. Ai ka publikuar disa foto të bëra për këtë ditë të veçantë ku vëmendjen tonë të plotë e mori pamja.

    Me flokë të zgjatura dhe me gërsheta Hermesi ka zhvilluar një set fotografik me dy miqtë e tij.

    Karmonedha Euro, torë, tullumbace, lule e dhurata të shtrenjta e rrethojnë gazetarin në këtë ditë të rëndësishme për të, ku nuk kanë munguar as urimet nga miqtë e shumtë të tij.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • 10 arsye të forta që të konsumoni shalqi çdo ditë

    Shalqini është një nga frutat më të lëngshme e të shëndetshme për organizmin.

    Ai është jashtëzakonisht i pasur me vitamina, minerale dhe fibër.

    Përfitimet që njeriu merr nga shalqini janë të mëdha.

    Më poshtë mund të mësoni nga AgroWeb.org, vlerat e mëdha të shalqinit dhe sigurohuni që të mos të mungojë më në tryezat tuaja.

    Mund ta përfshini në sallata të ndryshme të gjelbra shoqëruar me djathë sipas dëshirës.

    Shëndeti I Zemrës

    Shalqini është i pasur me amino acide të cilat ulin tensionin e gja kut.

    Shëndeti i zemrës përmirësohet edhe nga antioksidantët të cilët ulin rrezikun e atakut në zemër.

    Mbrojtje Për Gjymtyrët

    Shalqini përmban pigmente natyralë që luftojnë inflamacionin në gjymtyrë.

    Disa studime, të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se falë konsumit të shalqinit, njerëzit janë më pak të prekur nga reumatizma ose artriti.

    Antioksidantët

    Ngjyra e kuqe e shalqinit i atribuohet likopenit, një antioksidant që ul rrezikun e radikaleve të lira apo diabetit.

    Shalqini përmban më shumë likopen se domatet dhe çdo perime tjetër.

    Mbrojtja e Lëkurës

    Ngrënia e shalqinit shërben si mburojë për lëkurën.

    Antioksidanti likopen ndihmon organizmin edhe ndaj djegieve nga dielli.

    Shëndeti i Syve

    Një racion me shalqin plotëson 30% të nevojës ditore për vitaminë A, e cila është thelbësore për shëndetin e syve.

    Hidratim

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, 92 përqind e përmbajtjes së shalqinit është ujë, ndaj ky frut është ideal për hidratimin e organizmit.

    Mungesa e lëngjeve dhe ujit në organizëm e drobit atë.

    Zbutja E Lëkurës

    Shalqini përmban vitaminat A, B6 dhe C të cilat ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës të butë e të lëmuar.

    Shalqinin mund ta shfrytëzoni edhe si një maskë lëkure duke përzier lëngun e tij me kos.

    Mbajeni 10 minuta dhe më pas shpëlajeni.

    Më Shumë Energji

    Uji, antioksidantët dhe amino acidet tek shalqini e bëjnë atë ideal për njerëzit që kryejnë aktivitete fizike intensive.

    Shalqini përmban edhe shumë kalium, një mineral që ushqen muskujt dhe garanton më shumë energji.

    Sheqeri Në Gj ak

    Niveli i glicemisë tek shalqini është 80, por falë karbohidrateve që ai përmban, do të thotë se si frut nuk arrin të rrisë nivelin e sheqerit në gjak.

    Tretja

    Njerëzit që vuajnë nga koliti nuk duhet t’i thonë ‘jo’ shalqinit sepse është një frut shumë i lehtë për t’u tretur.

    Shalqini është i butë dhe i lëngshëm ndaj nuk i bën dëm stomakut.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP