Category: Jetë dhe Stil

  • Fansat u ‘tërbuan’ për ta në çdo qytet, konkurrenti i “Përputhen” habit me deklaratën e tij: Vetëm njerëzit e papunë…

    Pas përfundimit të një prej emisioneve më të ndjekura në Shqipëri “Përputhen”, konkurrentët dhe produksioni filluan audicionet për edicionin e radhës.

    Ashtu si e kemi parë në çdo qytet ata janë pritur me brohoritje nga dhjetra qytetarë.

    Njëjtë si ne kjo pjesëmarrje e lartë i ka bërë përshtypje edhe ish-konkurrentit të Përputhen, Shkëlqim Bega, i cili është habitur nga mikëpritja e madhe e njerëzve, kur ata nuk kanë bërë asgjë.

    “Unë kam marrë pjesë në dy audicione, pasi doja të takoja konkurrentët me të cilët kam krijuar shoqëri. Por më ka bërë shumë përshtypje se si të vajza e djem të rinj, prindër dhe fëmijë, dilnin aq shumë për të na takuar. Kush jemi ne? Jemi vetëm ulur në atë karrige. Dikush mund të thotë kam dhënë mesazh. Çfarë mesazhi kam dhënë unë? Kemi bërë takime, debate, ku i bëjnë çdo lloj çifti”, tha ai në emisionin “Shqipëria Live”.

    Gjithashtu, Shkëlqimi tha se njerëzit e arsimuar të cilët kanë një punë nuk i intereson kush je dhe nuk e kanë ndjekur emisionin.

    “Vetëm njerëzit e ‘papunë’ na kanë ndjekur”, shtoi ai.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Policja se*si ‘tërbon’ kalimtarët, gjithë sharm në rrugët e qytetit (foto)

    Një police rrugore ka tërhequr vëmendjen e turistëve e kalimtarëve në Zagreb të Kroacisë me pamjen e saj.

    Bionde dhe me linja perfekte, policia komandon çdo ditë trafikun në qytet.

    Policia në fjalë ka qenë objektiv i një fotografi, i cili ka shkrepur momente ku ajo ndodhej në orarin e punës.

    Fotot janë bërë virale në rrjet e efektivja, është komplimentuar së tepërmi për pamjen e saj.

    Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.



    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Po ju a e dinit këtë? Ja pse policët e prekin gjithmonë një makinë pasi e ndalojnë (Video)

    Kryesisht në Shtetet e Bashkuara, por edhe në disa vende të tjera të botës, policët kryejnë një veprim që ndoshta ju ka rënë në sy, kur ndalojnë një makinë.

    Përpara se të komunikojnë me shoferin, që mund ta kenë ndaluar për arsye nga më të ndryshmet, policët afrohen nga pas makinës dhe e prekin me dorë kryesisht në pjesën e bagazhit.

    Në këtë klip mund të shikoni një përmbledhje se si këtë veprim e bëjnë thuajse të gjithë policët.

    Por pse e kryejnë këtë veprim?

    Ky është një marifet i përdorur nga uniformat blu, që në rast se shoferi vendos të kryejë çfarëdo lloj veprimi, ai do të ketë me vete edhe gjurmët e gishtave të policit që e ka ndaluar.

    Një oficer policie në SHBA e shpjegon duke u shprehur se janë dy arsye kryesore:

    Kur një oficer policie kryen një ndalim në tr afik, janë disa procedura që duhet të kryhen, jo vetëm për sigurinë e shkelësit, por edhe të policit. Një nga ato arsye që vërtetojnë se polici e ka ndaluar atë makinë është duke prekur pjesën para ose pas saj.

    Një arsye tjetër tha ai, është për t’u siguruar se bagazhi është i mbyllur. Mund të duket çmenduri por s’do të donit që dikush të kërcente nga bagazhi në atë moment.

    Megjithatë kryesorja janë gjurmët e gishtave, nëse shoferi arr atiset, apo nëse i ndodh diçka policit. Gjurmët e gishtave mund të bëjnë lidhjen mes makinës dhe tij.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Studimi/ A e zmadhon vërtet gjoksin vaksina e Pfizer?

    Disa gra, përdoruese të TikTokut, kanë shpërndarë video në platformë duke pretenduar se pasi kanë kryer vaksinën e Pfizer ose Moderna-n, kanë vënë re se gjinjtë e tyre janë më të mëdhenj. Kjo ka çuar në përhapjen e informacionit të gabuar se vaksina e Pfizer ose ajo Moderna zmadhojnë gjoksin.

    Ekspertët thonë se në këto raste, kemi të bëjmë me zmadhim të nyjeve limfatike. Në rastet e tjera, ato mund të jenë shenjë e hershme e kancerit, por në rastin e kryerjes së vaksinës, ka një tjetër shpjegim që fatmirësisht nuk ka lidhje me kancerin.

    Vaksinat që përdorin ARN-në mesazhere (mARN), si Pfizer dhe Moderna, japin një sasi të vogël të kodit gjenetik për të udhëzuar qelizat se si të kopjojnë proteinën sipërfaqësore të virusit, proteinën “spike”, gjë që aktiviton sistemin imunitar. Nyjet limfatike përmbajnë qeliza B të cilat përdorin këtë informacion për të gjeneruar antitrupa në përgjigje të një organizmi të huaj. Grumbullimi i antitrupave në nyjet limfatike mund të rezultojë në zgjerimin e tyre.

    Kjo mund të shkaktojë që gjinjtë të ndjehen më të mëdhenj për një kohë të shkurtër pas vaksinës, por nuk është arsye për shqetësim.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Rreziku nga kondicionerët: Ftohja nuk është asgjë në krahasim me atë që rrezikoni nga…

    Aparatet e klimës janë “fidanishte” të vërteta të baktereve dhe viruseve, nëse nuk mirëmbahen rregullisht dhe në mënyrë të drejtë

    Mbajtja e keqe e aparateve të klimës çon në shfaqjen e alergjive dhe sëmundjeve më të ndryshme.

    Ajri nga aparatet e klimës, të cilat nuk mirëmbahen rregullisht, shpesh janë të cilësisë së keqe, ndërkaq ndonjëherë madje edhe me aromë të pakëndshme.

    Vendet e lagështa, të ndotura dhe të errëta brenda aparateve të klimës janë terren i përshtatshëm për zhvillimin e baktereve, kërpudhave…

    Ajri i kondicionuar nxit edhe shfaqjen e simptomave të presionit të ulët të gjakut, artritit dhe neuritit duke e bërë më të vështirë menaxhimin e dhimbjes.

    Qëndrimi në hapësira të këtilla mund të rrënojnë seriozisht shëndetin tuaj.

    Pasojat më të shpeshta janë irritimi i mukozës së syve, kollitja, të kruarit, s’mundje të ndryshme të futit dhe hundës, infeksione të shpeshta, dhembja e kokës dhe lodhja psikike.

    Ata që shpenzojnë shumë kohë në një mjedis me ajër të kondicionuar bëhen në mënyrë të vazhdueshme më pak tolerant ndaj temperaturave të larta të verës. Kjo shkaktohet kryesisht nga stresi i trupit tuaj nga lëvizja nga një mjedis i ftohtë në një ajër të jashtëm që shkakton djersitje.

    Veç shkaqeve shëndetësore, ekzistojnë edhe shkaqet teknike për shkak të të cilave është me rëndësi të punohet rregullisht në servisimin e klimave dhe dezinfeksionin e aparateve të klimës.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • KUJDES! Nëse keni sado pak para, kurrë mos i fshihni në këto 8 vende

    Shumë njerëz preferojnë që paratë e tyre t’i fshehin në vende siç është shtëpia, duke mos preferuar që t’i dërgojnë në institucionet përkatëse për këtë punë.

    Për shumëkënd banka nuk është vendi më i sigurtë për të fshehur paratë, ndaj njerëzit zgjedhin dyshekun, raftet e ndryshme apo kasafortat personale. Por ne ju tregojmë 8 vendet që nëse i keni zgjedhur për paratë tuaja, atëherë ato konsiderojini të humbura.

    1-Dysheku është vendi më i mirë për të fjetur, por jo për t’i fshehur paratë, sepse është vendi më tradicional ku njerëzit në epoka të ndryshme kanë fshehur paratë, pra vendi i parë që kontrollohet.

    2-Mos i groposni paratë në kopshtin tuaj, sepse gjasat që komshiu t’iu shikojë në çdo orë të ditës janë të mëdha.

    3-As qeset e rrobave apo ushqimeve nuk janë një vend i sigurtë, madje këtu lekët mund të merren gabimisht.

    4-Harrojini edhe çantat e vjetra bashkë me kuletat e vjetra, aty edhe mund të vidhen edhe mund të hidhen padashje në plehra nga mamaja juaj.

    5-Nëse mendoni se koshat e rrobave të palara janë vendi ideal, atëherë sapo keni dështuar me imagjinatën tuaj, ajo e hajdutit është para jush në këtë rast.

    6-Mbrapa një kornize apo një pikture duket si vend tundues, por realisht është më tundues për hajdutët ose edhe thjesht vizitorët, imagjinoni një lëkundje të vogël dhe paratë dalin vetë.

    7-Po ashtu mos fusni para në dollapë apo sirtarë, janë vendi i preferuar që fëmijët duan të gërmojnë dhe të luajnë.

    8-Kutitë dhe kasafortat e vogla janë objekti ndodhsha më i pasigurtë. Ajo është e vogël dhe nëse dikush kërkon të vjedhë e merr atë pa u menduar gjatë se çfarë ka brenda.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “Dielli s’të fal”! Njerëzit tregojnë ‘mesazhet’ që i dhanë rrezet pasi qëndruan për disa orë jashtë

    Të gjithë jemi të vetëdijshëm se ekspozimi në diell dëmton lëkurën dhe shkakton pasoja që vështirë të rregullohen.

    Shenjat e diellit, për shembull, përveçse dëmtojnë barrierën mbrojtëse janë të pakëndshme për t’u parë.

    Megjithatë, na ka ndodhur të gabojmë dhe të pendohemi pasi të heqim sandalet sensuale me shumë rripa. Vijat që formojnë teksa qëndrojmë jashtë dhe nuk përdorim krem dielli, janë të vështira për t’u mbuluar më pas.

    Përdoruesit e Bright Side tregojnë nëpërmjet fotove, eksperiencat e tyre të këqija:

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Shqipja e “Përputhen +40” bën rrëfimin tronditës/ “Ish burri dhe kunata më rrihnin”

    Shqipja është një nga konkurrentet e Përputhen +40, e cila ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me rrëfimin e saj tronditës.

    E ftuar në emisionin Shqipëria Live ajo ka treguar se ish burri dhe kunata e rrihnin.

    Shqipja tregoi se vjehrri bëhej shkaktar i zënkave të saj me të shoqin.

    “Vjehrri vjen nga puna me disa shtiza dhe ja jep vajzës së vogël. Unë ja heq dhe i them se nuk janë lodra. Ai ia jep sërish, unë prapë ja largoj. Të tretën herë vjehrri i mori dhe ja dha. Unë i hodha nga korridori në bahçe, me idenë që kjo nuk është një lodër. E për këtë vjehrri shkon te im shoq që po bënte dush, që të vinte që të shikonte se çfarë ndodhi. E aty më gjuajti. Kur më gjuajti ishte vjehrri, gjyshi dhe nënëdaja. Ata më panë se çfarë bëra unë. Më pas më ka gjuajtur edhe herë të tjera”, rrëfeu ajo.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Bie nga kati i 22-të, pôrnôstarja ndërron jetë në moshën 29-vjeçare! Çfarë iu gjet në dorë

    Një yll i “PôrnHub” është rrëzuar nga kati i 22-të i një ndërtese në Shën Petersburg.

    Bëhet fjalë për Kristina Lisina, 29 vjeç, e njohur me pseudonimin “Kris The Foxx” në “Pôrnhub” (site me video dhe foto për të rritur), e cila gjithashtu kishte një faqe të famshme “OnlyFans”, raporton “The Sun”.

    Pasi kishte blerë së fundmi një apartament në Shën Petersburg, miqtë thanë se ajo dëshironte “një jetë të qetë dhe të krijonte një familje“.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “Ulu me këmbë në tokë, po na tregon ti”- E kritikojnë për mëmësinë, Arbana Osmani kapet keq me ndjekëset në Instagram-in e saj

    Arbana Osmani së fundmi ka udhëtuar drejt Kretës për të kaluar disa ditë pushimi së bashku me partnerin e saj Eduart Grishajn dhe me dy djemtë, Jonin dhe Diellin.
    Këtë eksperiencë të bukur, Arbana ka vendosur ta ndajë me të gjithë në rrjete sociale, duke qenë se ishte hera e parë që shkonte në këtë vend e për më tepër si nënë e dy fëmijëve.

    Mirëpo, një ndjekëseje nuk i ka pëlqyer veprimi i Arbanës për të ndarë me të gjithë ndjekësit e saj eksperiencat që kalon në vende të ndryshme.

    “Po pse moj Arbana ndonjë Star je ti që ke bërë çudira në këtë botë e po të prishej privatësia?! O zot, uluni o gocë me këmbë në tokë e bëhuni sa më të thjeshtë me njerëzit se s’ju kushton asgjë. Pordhët e shqiptarëve gjasme “VIPA”. Dhe sa për udhëtimin, s’ka shqiptar që s’ka shkuar në Kretë, mos bej sikur po na e tregon ti!“, i ka shkruar ajo.

    Ndërkohë Arbana i është përgjigjur kështu: “Star me një bebe 8 muajsh që grindej nga vapa dhe një 6-vjeçar që kërkonte lego. Superstar. Dhe nënë. Që në një moment të caktuar duhet të bëjë nënën, jo starin.

    Dhe që fatmirësisht ka njerëz që e kuptojnë. Dhe sa për udhëtimin në Kretë, unë isha një shqiptare që nuk kisha shkuar dhe e shijova shumë dhe ia tregoj kujt të më dojë qejfi mua”.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP