Category: Jetë dhe Stil

  • “Ikja jote është e rëndë dhe ta merr frymën”- Agron Llakaj shkruan fjalë të ndjera pas ndarjes nga jeta të Petrit Rukajt: Mik i shtrenjtë. S’doja ta besoja…

    Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shkruar disa vargje të ndjera për humbjen e mikut të tij, poetit Petrit Ruka.

    “Ikja jote është e rëndë dhe ta merr frymën, s’doja ta besoja”, shkruan mes të tjerash Llakaj në mesazhin e tij të ngushëllimit.

    MESAZHI I PLOTË I NGUSHËLLIMIT

    Petrit Ruka,poeti i madh dhe mik i shtrenjte, sot na la!
    Ne kete mengjes te hidhur,nuk e gjej dot fjalen per Ty Petja …,Ikja jote eshte e rende dhe ta merr frymen…,sdoja ta besoja,kerkova qe thjesht te jete nje lajm enderrash…,dhe te zgjohesha me shijen e nje gjumi te keq.Gjithmone kam shpresuar se ne betejen me semundjen,Ti do triumfoje…,dhe do te ritakoheshim serish ne nje kafe miqsh me shume mall ! Petja! Dashnor i fjales se gdhendur ne vargje,poeti i shpirtit te trazuar,skenaristit ne filma e dokumentare por dhe i zerit te vecante dhe burimor,i zerit qe te mberthen dhe nuk e kupton dot figuren qe shfaqet,pa shoqerine e zerit tend. Petja!o Mik i mire dhe i mencur,o tepelenasi me bote sa nje bote….,ike sot ,dhe na le nje mal trishtimi ne shpirt.Petja i dashur , te kam ne sy ashtu sic vetem Ti ishe…, edhe ere,edhe ujvare, dallge e trazuar ,melodi shpirti e derdhur ne varg ,nje Mik i shtrenjte,nje Mik i rralle !Malli per Ty,nje lot i mbetur ne sy .Lamtumire Petja ! Qofsh i Zotit!

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Moderatorja Eni Vasili bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë dy vajza binjake

    Lajm i bukur për familjen e gazetares. Moderatorja e njohur Eni Vasili është bërë nënë për herë të parë, ku në spitalin “Hygeia” ka sjellë në jetë dy vajzat e saj binjake.

    Lajmin e bëjnë me dije burime pranë gazetares së njohur. Mësohet se bebushet e zonjës Vasili janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe se të voglat e saj do të quhen Nikol dhe Sofi.

    Vasili vendosi të ndërpresë për këtë sezon emisionin “Open” pak javë më parë, pasi ishte përcaktuar se së shpejti ajo do të lindte. Familja e gazetares Vasili dhe inxhinierit Armandi, i cili i “rrëmbeu” zemrën dhe la Londrën për të, tashmë është shtuar me dy vogëlushe binjake, të cilave iu urojmë jetë të gjatë.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Angela Martini “për shtatë palë qejfe” në jahtin luksoz, modelja provokon ndjekësit me fotot “e nxehta”

    Angela Martini është një ndër modelet më me klas dhe më të ndjekura nga publiku shqiptar dhe jo vetëm.

    Ajo gjithmonë ka ditur si të tërheqë vëmendjen e ndjekësve, kjo edhe për shkak të fotove që bukuroshja poston, duke treguar linjat perfekte të trupit.

    Së fundmi ajo ka ndarë disa foto me ndjekësit, ku shfaqet me bikini ndërsa është duke shijuar ditët e nxehta në plazh, bashkë me partnerin e saj, miliarderin rumun Dragos Savulescu.

    “Momente të rastësishme në fundjavë”, shkruan modelja në fotot që shpërndan në Instagram.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Pas ndarjes nga Andi Artani, ish-konkurrentja e “Për’puthen” nis një romancë të re! Zbulon edhe raportin që ka me…

    Pas ndarjes së zhurmshme me Andi Artanin, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Jasmin Kadriu, ka nisur një romancë të re.

    Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo në llogarinë e saj në Instagram.

    Jasmina realizoi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku ndër të tjera u pyet: “A e ke të dashurin person publik apo jo?”.


    Kadriu u përgjigj shkurt “anonim”, duke mos dhënë detaje të tjera për personin që i ka vjedhur zemrën.

    Kohët e fundit, në rrjet u aludua se ish-konkurrentja kishte nisur një lidhje të re me një tjetër ish-konkurrent të programit të dashurisë, Alesandron.

    Ata udhëtuan bashkë me nënën e Jasminës drejt Turqisë ku kaluan disa ditë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

    Ndërkohë, përsa i përket marrëdhënies me Andi Artanin, dyshja ka shkëputur çdo lloj lidhjeje dhe tashmë kanë vazhduar rrugët e tyre të ndarë.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • S’kemi nevojë për Spanjën e Maldivet…/ Miliarderi zgjedh Shqipërinë për të kaluar pushimet e verës

    Milarderi, njëkohësisht kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka zgjedhur që pushimet t’i kalojë në Shqipëri.

    Pacolli ka publikuar një foto në rrjetet e tij sociale, ku shihet i veshur me një këmishë dhe të shkurtra teksa i drejtohet detit.

    Ai shkruan se nuk i duhen Maldivet, Spanja e Kroacia kur kanë Shqipërinë për të kaluar pushimet.

    “Ne nuk kemi nevojë për Maldivet, Spanjën apo Kroacinë kur kemi Shqipërinë” shkruan Pacolli në postimin e tij.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “S’dua të dal në takim me ty, nuk je për mua”, Lindita refuzon të dalë çift me Oltin

    Lindita dhe Olti u përballën në studio ditën e sotme për të sqaruar të gjitha keqkuptimet mes tyre dhe për të dalë në një përfundim nëse kanë ndjenja apo jo për njëri-tjetrin.

    Lindita e ka refuzuar për të dalë në takim, ndërsa është shprehur se shkaku është sjellja e tij.

    Lindita: Nuk po të ftoj në takim është një përballje

    Olti: Kam një shpresë akoma.

    Lindita: Hyrja jote ishte e bukur ishte interesante, takimet i kemi pasur shumë të bukura, por fillova të tërhiqem u stepa nga mënyra jote e sjelljes me vajzën që t’i ke në krah.

    Olti: Unë nuk kam asnjë vajzë në krah, pavarësisht që ty të kanë ardhur telefonata, mesazhe. Nuk më intereson se cfarë të shkruajnë ty.

    Lindita: Mos ka lind ndonjë ndjenjë për mua?

    Olti: Ka lind një ndjenjë pavarësisht se ti je e tërhequr.

    Lindita: Pse nuk arrite të ma fitosh zemrën.

    Olti: U dorëzove shumë shpejt pasi pe foton.

    Olti: Unë kam ndjenja për ty dhe dua të dal i përputhur me ty.

    Lindita: Më preke në moral dhe më preke më ke përmend kallomin e stërkallomin.

    Olti: Po i rikthehesh atyre prap?

    Lindita: Të pëlqej me shtu numrin?

    Olti: Unë do hap një kalibër të ri se nuk kemi më moshë për ato.

    Olti: Çfarë do bëjmë ne të dy vajzë e dashur?

    Lindita: Ti mund të jesh shumë djalë i mirë por jo për mua. Nuk dua të bëj një takim me ty.

    Olti: Po dakord.

    Lindita: Nëse s’do të kishin ndodhur ato ne mund të kishim dalë të përputhur.

    Olti: Do më japësh mundësi të njihemi?

    Lindita: Jo. Jam aq vajzë e zgjuar që me tre takime e njoh mashkullin që kam përballë.

    Olti: Nuk jam dakord me ty.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Miliarderi Mark Zuckerberg feston 4 Korrikun duke drejtuar mjetin elektrik të surfit (fotot)

    Shefi i rrjetit social Mark Zuckerberg publikoi dje një video ku shihej që festonte festën e Pavarësisë së SHBA, duke drejtuar mjetin elektrik të surfit në Hawaii.

    Në videon e postuar Zuckerberg shihet që lundron përmes ujit me bordin e tij elektrik të surfit te kompanise Lift Foils.

    Zuckerberg zotëron disa mjete të tilla që sipas kompanisë prodhuese kushtojnë rreth 12 000 dollarë. Por kësaj here miliarderi duket se ka perfeksionuar aftësitë e tij teksa ishte parë edhe verën e shkuar me një mjet të tillë, por duke u rrëzuar më shpesh.

    Mjeti inovativ elektrik mund të lundrojë në ujë me shpejtësi deri në 25 milje në orë (40 km/orë) por kërkon ndihmën e një barke për nisjen.

    Zuckerberg raportohet se ka blerë prona në vlerë më shumë se $100 milion në Hawaii ku kalon shpesh pushimet me gruan e tij.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “Ai më quan….”, Alketa Vejsiu flet për herë të parë për bashkëshortin, publikon foton ‘mbresëlënëse’

    Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu është mjaft diskrete kur bëhet fjalë për jetën e saj private. Por së fundmi, Alketa ka befasuar ku teksa ka publikuar një foto të sajën ka zbuluar se si e thërret partneri.

    “Ai më quan ketër”, ka shkruar Alketa, e cila zakonisht është shumë e rezervuar përsa i përket jetës private.

    Megjithatë një pamje dhe fustan kaq i bukur, e meritonte nga pas edhe një kuriozitet të shuar të ndjekësve të saj.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • ‘Satani njeri’ heq gishta e shton dhëmbë në modifikimin trupor ekstrem (fotot)

    Michel Faro do Prado nga Brazili, ka prezantuar së fundmi punimet e reja ekstreme të modifikimit trupor, në tentativën e tij për arritjen e pamjes “më djallëzore” të mundshme.

    44 vjeçari do Prado është një artist tatuazhesh që ka punuar më shumë se 20 vjet në këtë industri, por me sa duket ngjyrosja e lëkurës nuk mjafton për të.

    Ai njihet tashmë si “Njeriu Satan” për pamjen e tij unike dhe akumuluar rreth 58,900 fansa në llogarinë e tij në Instagram.

    Braziliani tregon se ka shpenzuar shumë në transformimet e tij trupore, teksa ndërhyrja e fundit është ajo e dhëmbëve në stil elefanti që i dalin nga cepat e gojës, për të cilën thotë se i kushtoi 900 dollarë.

    Ndërsa në një tjetër procedurë ekstreme, me anë të kirurgjisë Michel hoqi gishtin e unazës nga një prej duart e tij.

    Kjo nuk është hera e parë që Michel arrin në largësi ekstreme për të ndryshuar pamjen.

    Më parë ai mburrej se ishte njeriu i tretë në botë që “hiqte” hundën e tij.

    Procedura ka rreziqe të shumta si dhe komplikacione shëndetësore.

    Ai gjithashtu ka instaluar katër brirë në kokë dhe ka bërë disa implantime nën lëkurën e ballit.

    Shumicën e trupit e ka të mbuluar me tatuazhe, duke përfshirë dhe sytë.

    Në fakt për ndryshimet e pamjes është gruaja e tij që është e specializuar dhe e ka ndihmuar të arrijë ‘pamjen unike’.

    Ai tregon: “Kam qenë artist tatuazhesh për 25 vjet. Shumica e tatuazheve të mia i kam nga artistë e profesionistë që kam paguar. Më pëlqejnë punimet brutaliste dhe të zeza”.

    Michel shton se ka një tolerancë të madhe ndaj dhimbjes prandaj ka arritur në këto nivele modifikimi.

    “Kam rezistencë të mirë ndaj dhimbjes. Vuaj më shumë në procedurat pas ndërhyrjeve, nuk besoj se ato kanë dhimbje të madhe. Por nëse më duhet të ndjej dhimbje për të arritur atë që dua, do ta përballoj”.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Dasma me makina luksoze ‘pushton’ rrugët, shqetësohen banorët, lajmërojnë policinë (VIDEO)

    Fqinjët u detyruan të thërrisnin policinë kur festimet e një dasmë zgjatën katër ditë dhe rruga ishte mbushur me makina luksoze dhe të zhurmshme.

    Me dhjetëra makina, mes tyre Porsche e Lamborghini, mbushën rrugët në Telford të Anglisë për 4 ditë me radhë.

    Zhurma e makinave dhe muzika e lartë detyruan fqinjët të njoftojnë policinë për shqetësimin që u ishte shkaktuar.

    Daily Mail, sjell dëshminë e një banori, i cili ka thënë se po festohej një martesë që ishte anuluar më parë për shkak të masave anticovid.

    “Dasmë apo çfarëdo qoftë, nuk është koha e duhur për të shpër thyer fishekzjarrët që zgjatën 4 ditë, deri në 3 të mëngjesit”, shkruan një banor në Tëitter.

    Rasti u konfirmua edhe nga policia.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP