Category: Jetë dhe Stil

  • Kush është bukuroshja që mori mbrëmë kurorën e Miss Shqipëria 2021 (foto)

    TIRANE

    Mbrëmjen e djeshme u mbajt konkursi i bukurisë Miss Shqipëria 2021. Eventi u zhvillua në Kalanë e Petrelës. Kurorën e më të bukurës e fitoi Lea Islamaj, vajza 18-vjeçare e cila mori votat e jurisë dhe të publikut.

    Gjatë mbrëmjes Lea zbuloi se arsyeja kryesore pse konkurroi në Miss Shqipëria ishte dëshira e prindërve të saj, dhe ajo jo vetëm që ua plotësoi, por rrëmbeu edhe kurorën.

    Lea ka lindur dhe është rritur në Francë. Ajo u shpreh se mund të merrte pjesë në Miss Francë, por kishte dëshirë që të konkurronte në vendin e saj të origjinës.

    Juria profesioniste përzgjodhi si shoqëruese të parë të miss-it Pamela Pajën, ndërsa si shoqëruese e dytë u përzgjodh Samanta Pajo.


    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Në ditëlindjen e saj, Rudina Dembacaj kujton me një dedikim prekës të atin e ndjerë (foto)

    TIRANE

    Rudina dhe Marku po shijojnë pushimet në Capri, Itali e me këtë rast po festojnë edhe ditëlindjen e moderatores. Por nuk ndodhen “vetëm”. Përmes një videoje,

    Rudina ka falenderuar të gjithë për urimet dhe ka treguar se Marku po i kalon pushimet me gruan, shokun dhe dashnoren. E nëse pyesni veten si ka mundësi, epo ja, të tre janë vetë Rudina.

    “Gruaja jam unë që i them mos pi më, shoku jam unë që i tregoj çdo lloj pjeshke të bukur që lëviz nëpër ishull dhe gjithashtu dashnorja jam unë se i fus duart rrugëve të Caprit”-shprehet Rudina duke qeshur.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Pas “haremit” me vajza në festën e ditëlindjes, merr fund lidhja e Atdheut me Sarën e “Për’puthen”! Dëshmitë që dhanë për njëri-tjetrin

    Atdhe Xharavina dhe Sara Malaj i dhanë fund njohjes së tyre vetëm pak javë pasi dolën bashkë nga programi i dashurisë, “Për’puthen”. Teksa ishte i ftuar në “Top Arena”, djali nga Kosova tha se nuk do të ketë më kurrë një lidhje mes tij dhe Sarës, por i uroi shumë suksese në jetë.

    “Thjesht i dëshiroj suksese në jetë, s’kam qejf ta shoh keq. Nuk do të ketë asnjëherë një rikthim me të, edhe nëse më kërkon falje, sepse nuk ka pse kërkon falje”, u shpreh Atdheu.

    Ndërsa në lidhje me prishjen e shoqërisë me Andi Artanin, Atdheu tha: “Janë ndarë rrugët tona. Nuk më kanë pëlqyer disa gjëra që i ka bërë ‘non stop’, ai mbase nuk e ka kuptuar. S’ka rëndësi çfarë ka bërë, është e kaluar”.
    I pyetur nëse është penduar për diçka nga rrugëtimi i tij në programin e dashurisë, Xharavina u shpreh: “Janë dy gjëra, për të cilat pendohem në ‘Për’puthen’. Atë që e nxora me Antonelën dhe për rikthimin tim. I kërkoj falje mamit tim, familjes sime. Nuk kam pasur kohë që t’i përkushtohem shumë, sidomos mamit dhe tani do t’i përkushtohem më shumë”, tha ai ndërsa u përlot.Kjo deklaratë e tij erdhi pas asaj të vajzës që ai e quajti tashmë ish, Sara Malaj. Ishte ajo që ka konfirmoi ndarjen nga Atdhe Xharavina. E ftuar te “Top Arena”, Malaj tha se nuk ishin më bashkë, por pavarëshisht kësaj, kanë shumë respekt për njëritjetrin.


    “Unë dhe Atdheu nuk jemi më bashkë. Nuk ka qenë lojë, pëlqimi ka qenë, thjesht mospërputhje karakteresh. Më duket sikur ka qejf më shumë brunet, kot u lodhëm ne të dyja (i drejtohet Antonela Berishës). Na iku gjithë mundi kot. Etapë e mbyllur Atdheu, ngelet respekti”, tha Sara.

    Para disa javësh ishte Atdheu ai që dha një sqarim për fansat për herë të parë, duke pranuar se nuk është më bashkë me Malajn dhe se kjo ishte vënë re nga postimet e tyre në rrjete sociale, që u morën si thumba ndaj njëri-tjetrit. Ata fshinë edhe fotot që kishin bashkë në “Instagram”.

    Krisja ndodhi kur Atdheu shkoi në Vlorë të festonte ditëlindjen e tij në shoqërinë e vajzave seksi në jaht, identiteti i të cilave nuk u zbulua, pasi mbanin maska në fytyrë. Skenat e asaj feste u etiketuan si “harem” nga ndjekësit, duke parë mënyrën se si ai demonstronte pranë vajzave. Sarah Malaj, vajza nga Vlora e lindur në Athinë, duket se e kishte ndarë mendjen për famë në Shqipëri, sepse tri vite pasi u prezantua me klipet e saj si repere në Shqipëri, tashmë po komentohet si ishmodelja që hyri në “Për’puthen” për të gjetur partner.Pas disa javësh të mundimshme gjeti Atdhe Xheravinën, biznesmenin nga Kosova që ka hapur një club të tij në një nga zonat më të preferuara të Tiranës. Sara, e cila i hyri modës në moshën 14-vjeçare në Athinë, tashmë po komentohet për historinë e dashurisë me Atdheun, i etiketuar si zemërthyesi i “Për’puthen”.


    Pas daljes nga programi, Atdheu dhe Sarah vazhduan njohjen jashtë programit. Ata vendosën ta bënin rrjetin lëmsh më anë të provokimeve shpesh në rrjetet sociale. Ishte Sarah, e cila ndau e para një foto me Atdheun, i cili i kishte vendosur dorën në bark. “A do jetë gocë apo çun?”, ishte komenti i tij me të cilin ngriti dyshime, që mbase Sarah ishte në pritje të ëmbël. Mirëpo, i ftuar më pas në ‘Kafe Shqeto’, Atdheu mohoi faktin se do të bëhej baba, duke u shprehur: “Jemi duke u njohur”.

    Nisur nga kjo deklaratë, komentuesit i kërkuan Sarës të ketë kujdes, pasi kjo marrëdhënie e saj me Atdheun konsiderohet problematike dhe aspak serioze. Lidhja e tyre arriti në këtë pikë, pasi paparazzët i fotografuan gjatë pushimeve, ndërkohë që po përfliteshin për një romancë.

    Në fillim asnjëri nga konkurrentët e emisionit ‘Për’puthen’ nuk e pohoi faktin se mes tyre ka një afrimitet, madje Sarah ishte deklaruar për një djalë tjetër brenda emisionit. Megjithatë, fansat kapën foto dhe video të dy ishkonkurrentëve teksa shijonin pushimet në prezencën e njëri–tjetrit pranë detit.

    Këto foto dolën në kohën kur Sarah ishte deklaruar me Gelian Rajkun. E kjo romancë e Atdheut me Sarën nuk ishte e vetmja arsye pse u morën mediat me të.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • E rrallë: Lushnje, 31 Vjeçarja lind fëmijën E 8-Të – Nuk do te ndalen deri sa t’i bëjnë 10 fëmijë

    Është një nga rastet e rralla sot në Shqipëri që një nënë 31 vjeçare të sjellë në jetë brenda 10 viteve tetë fëmijë. Lulije Abiu li ndi djalin në ku shte shtëpie dhe fëmija gëzon shëndet të plotë.

    “Fëmijët kurrë nuk mund të jenë mjaft, ato janë jeta e Zotit”. Lulije Abiu, nuk e ka lexuar këtë thënie të Nënë Terezës, e me gjithatë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tetë. Është 31 vjeçe dhe lindi një djalë të shëndetshëm në maternitetin e Lushnjes.Ajo është nënë e pesë djemve dhe tre vajzave. Të gjithë gë zojnë shë ndet të plotë.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Arbana apo Luana? Merr fund dilema, ja kush do të jetë moderatorja e “Big Brother VIP”

    Shumë shpejt do të kthehet në ekran “Big Brother”, por këtë herë ndryshe do të jetë për personazhet Vip.

    Mirëpo gjatë kësaj kohë ka pasur diskutime rreth asaj se kush do të jetë drejtuese e emisionit, ka pasur shumë aludime mes Arbanës dhe Luana Vjollcës.

    “Prive” ka mësuar nga burime të sigurta pranë Top Channel, se moderatorja e këtij programi që pritet të nisë së shpejti do të jetë Arbana Osmani.

    Moderatorja do të kthehet në këtë format pas katër vitesh mungesë. Ndryshe nga çfarë kemi parë vitet e kaluara, këtë vit Vip-at do të duhet të ambientohen në një shtëpi larg luksit dhe komoditeteve të jetës së përditshme.

    “Big Brother Vip” do të zhvillojë edicionin e parë në studion “Nova”, krijuar enkas për spektakle të këtij lloji disa vite më parë.

    Vetë Arbana nuk ka reaguar ende për këtë konfirmim. Momentalisht ajo ndodhet me pushime me familjen e saj.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “Do të kisha kapur prej flokësh dhe…”/ Sindi zbulon çfarë i tha modelja pas debatit me Melisën. Debati i ashpër për virgjërinë

    Një debat i ashpër u zhvillua sot në studion e “Trotuar” në “E Diell” pasi Sindi, ish-konkurrentja e “Për’puthen” u përfshi në diskutim me modelen, Erjola Doçi.

    Sindi tha se menjëherë pas debatit të saj me Melisën, ku i kishte thënë kësaj të fundit “T’i je për një kafe”, në një sallon Erjola i kishte thënë se “Unë po të kisha qenë në vend të Melisës do të kisha kapur prej flokësh dhe do të kisha dhunuar në mes të skenës”.

    Debati:

    Sindi: Pas debatit që kam pasur me Melisën, jemi takuar në sallon dhe ke qenë ti që më ke thënë ‘Unë po të kisha qenë në vend të Melisës do të kisha kapur prej flokësh dhe do të kisha dhunuar në mes të skenës’. Dhe nëse unë promovoj paragjykimet për femrat, ti çfarë promovon me atë gjë që me the ti në mes të sallonit?

    Erjola: Ti Sindi je viktimizuar, viktimizohesh dhe kështu do ngelesh.

    Sindi: Jo më kthe përgjigje për atë që të pyeta.

    Erjola: Prit se që të të dal te përgjigja unë e kam me paralojë!

    Sindi: Më kthe përgjigje direkte, paralogjet mbaji për vete.

    Erjola: Je ti që ke thënë po mos të deklaroja që jam e virgjër nuk do më kishte pranuar autorja. Mohoje këtu.

    Sindi: Jo!

    Erjola: E ke thënë. Nuk flas me njeri që përgënjeshtrojnë fjalët në fytyrë.

    Melisa u tregua Melisa shumë e zonja që realisht reagoi si burrneshë sepse ti thua gjatë gjithë kohës më bullizojnë. Sindi ngatërron kritikën dhe kundërpërgjigjen me bullizmin. Jo detyrimisht nëse unë ty të kritikoj për diçka që ti mund ta marrësh konstruktive duhet të thuash që më bullizove. Bullizimi është dhunë verbale. Ti thua gjithë kohës jam feministe dhe shkon i thua tjetrës je për një kafe. Realisht ke një botëkuptim shumë të cekët.

    Sindi: Nuk e mora përgjigjen.

    Erjola: Unë nuk e di se si do kisha reaguar po ti je një femër… Mos më bëj nënqeshje. Thjeshtë kritikën mos e ngatërro me bullizmin.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “Për Muratin kisha pëlqim real”/ Sindi tregon nëse është në një lidhje. Ja ç’thotë kur pyetet nëse është ende e virgjër

    Puntatën e sotme në “Trotuar” në “E Diell” ishte e ftuar Sindi Loçi, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, e cila doli e vetme nga programi, pasi nuk e gjeti shpirtin e saj binjak.

    Por vëmendjen më të madhe në fillim të programit, Sindi e mori pasi deklaroi publikisht se ishte e virgjër, gjë për të cilën më vonë edhe u gjykua, apo që i solli përplasje me konkurrentet e tjera.

    E sot në Trotuar kur është pyetur nëse është akoma e virgjër, ajo nuk ka pranuar që të tregojë të vërtetën.

    Është një pyetje e fundit që bën publiku dhe thotë: A është Sindi akoma e virgjër?

    Sindi: Mendoj se tani nuk kam pse të jem në një emision që duhet të përgjigjen e sinqertë.

    E pyetur nëse zemra e saj është akoma bosh duke kërkuar, apo nëse dikush ka hyrë në jetën e saj, Sindi sërish nuk ka dhënë një përgjigje të prerë, e ndërsa qesh, thotë se nuk ka koment.

    Sindi ka folur edhe për marrëdhënien që kishte brenda emisionit me Muratin. Ajo tha se për të ka pasur pëlqim real, por dyshimet që ajo kishte sa i përkiste ndjenjave që ai mund të kishte ndaj saj, iu vërtetuan kur ai e la për Olën.

    “Për Muratin kam pasur në pëlqim real, ndjenjë gati-gati, por nuk arrita dot që të kapërceja dyshimet e mija që në fund fare mu vërtetuan. Murati nuk kishte një interes ndaj meje siç e kisha një unë një pëlqim ndaj tij”, tha Sindi.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Xhensila Pere i prish dasmën sekrete Xheisarës, gjesti “i tupshëm” që bëri në momentin kur nusja po hidhte buqetën me lule

    Larg zhurmës dhe në një ceremoni private, këngëtarja shqiptare Xheisara i ka dhënë fund beqarisë, duke i befasuar të gjithë. Ajo ka kurorëzuar pak ditë më parë lidhjen e saj të fshehtë me martesë.

    Pavarësisht se ajo zgjodhi të ishte larg vëmendjes së publikut në këtë ditë, të ftuarit e “tradhtuan” duke publikuar në rrjetet e tyre sociale pamjet nga ceremonia e saj private.

    Nuk dihet ende se kush i ka vjedhur zemrën artistes sepse identiteti i partnerit të saj nuk është zbuluar ende, duke qenë se as vetë Xheisara nuk ka folur për të në intervista. Nga pamjet e publikuara shihet se Xheisara dukej shumë e lumtur me fustan të bardhë, ndërsa në një video shihej duke u përqafuar me partnerin, si nuse e dhëndër.

    https://www.facebook.com/sharer.php?u=http://www.panorama.com.al/

    Por një moment nga dasma që s’u përmend askund, ishte një situatë e filmuar nga momenti i hedhjes së buqetës me lule nga nusja. Në atë moment kur Xheisara po hidhte buqetën te shoqërueset, mikesha e saj Xhensila Pere u shkëput nga grupi i vajzave që prisnin me krahëhapur lulet, duke nxjerrë gishtin e mesit si për të injoruar këtë moment.

    Ky “gjest i turpshëm” i konsideruar i pazakontë në një ceremoni dasmë është komentuar shumë nga ndjekësit e Xhensilës, të cilët mendojnë se ajo e bëri për t’i prishur dasmën shoqes së ngushtë. Por ajo ka lënë të kuptohej se iu shmang momentit të hedhjes së buqetës, pasi nuk aspiron martesë për veten, si shoqja e saj e ngushtë.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “Mbylle gojën. A fle gjumë natën ti?”/ Çimi fut në sherr vajzat e ‘Përputhen”, puth në buzë #Stelën

    Konkurentet Lindita dhe Stela debatuan në studion e emisionit “Përputhen” për Çimin. Ishte Lindita që u prek nga deklarata e Stelës se është “tjetër rang” dhe më pas tha se nuk ka siguri për Çimin ndaj e përmend në çdo takim.

    Lindita e akuzoi se ka hyrë mes saj dhe Çimit dhe i kërkoi të mos e ofendojë.

    Lindita: Mos më ofendo mua kur nuk ke siguri për Çimin. Ky është rasti kur ta ka bërë gruaja 8 me 2. I kërkoje Çimit që të të thojë se të do. Ti ke gjetur dhe bën. Nuk ke siguri se po të kishe nuk do më përmendje mua. Merr një letër që ta ketë parasysh.

    Stela: Herën tjetër më the që do të bëj për të qarë duke cilësuar se me një lidhje tënde gati kalove në depresion. Këtë po bën dhe ti.

    Lindita: Ti u fute mes meje dhe Çimit.

    Stela: Me një takim?

    Lindita: Po unë me një takim e kam takuar më shpesh se ty. Nuk ke siguri. Ti i numërove të gjitha, kur të fejohesh, do të të shkruajë Stela një letër se ku të kesh kujdes në mëngjes, drekë dhe darkë.

    Stela: Ja ky është rangu jot dhe rangu im.

    Lindita: Mua mos më ofendo. Shih të dashurin tënd që është deklaruar për ty dhe mendjen e ka tek unë.

    Stela: Mirë vazhdo fluturo.

    Debati mes vajzave vijoi edhe për shkak të reagimeve në rrjete sociale dhe takimit të Stelës me Çimin. Lindita tregoi bisedën që ndodhi gjatë publicitetit me Stelën teksa komentonin për kërcënimet e ndjekësve të tyre në rrjet.

    Në një moment, me tone ironie e pyeti nëse fle gjumë natën, ndërsa Stela përpiqej të ruante qetësinë.

    Lindita foli me tone të larta ndaj Stelës duke i thënë që “ta mbyllë gojën sepse është xheloze për Çimin”.

    Stela: I ka ngelur mendja tek rangu.

    Lindita: Do pres fansat e tu tha.

    Stela: Mos ki problem fare, vazhdo kështu si e ke nisur.

    Lindita: Ndjekësit e tu të më ofendojnë mua nuk kam pse të them.

    Stela: Ndryshe janë ofendimet. Shiko mbarëvajtjen se vetëm skenare po bën.

    Lindita: A fle gjumë natën ti apo mendon ndjekësit se unë e bëj gjumin tullë.

    Stela: Mos e vrit mendjen.

    Lindita: Mund të bësh denoncime në polici se ndjekësit kanë emër dhe mbiemër. Kjo është xhelozi. Nëse ndjekësit e tu më ofendojnë mua, mund të mërzitem me ty? Ç’lidhje kam unë me ndjekësit e mi këtu? Ju jeni kalamaj tani.

    Stela: Nuk e hapa unë. Kush i dha rëndësi, vetë e tha në studio.

    Lindita: Unë i thashë Stela pse më ofendon, kjo më tha që do presim fansat. Më akuzon drejtpërdrejtë. Mbylle gojën, mos fol për mua nëse nuk do të të jap përgjigje. Kjo jap unë, kush do të ketë shoqëri me mua, nuk jam falso si puna jote. Kjo bëhet xheloze për Çimin, ia kam fajin unë.

    Stela: Vazhdon prap me të njëjtat gjëra.

    Ndërkohë, gjatë takimit u pa se Çimi e kishte puthur në buzë Stelën. /TCH

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Merr fund dilema, ja kush do të jetë prezantuesja e ‘Big Brother VIP’

    TIRANE

    Arbana apo Luana? Dy emrat më të përfolur për prezantimin e Big Brother VIP nuk janë më dilemë.

    “Prive” ka mësuar nga burime të sigurta pranë Top Channel, se moderatorja e këtij programi që pritet të nisë së shpejti do të jetë Arbana Osmani.

    Moderatorja do të rikthehet pas katër vitesh mungesë në krye të “Big Brother”. Formati, këtë vit vjen me një ndryshim themelor: pjesëmarrës do të jenë vetëm personazhe të famshëm shqiptarë, që do të bashkëjetojnë për 100 ditë në kushte të jashtëzakonshme, larg jetës së tyre të përditshme.

    “Big Brother Vip” do të zhvillojë edicionin e parë në studion “Nova”, krijuar enkas për spektakle të këtij lloji disa vite më parë.

    “Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar larg komoditeteve të jetës së përditshme”, thuhej në njoftimin e produksionit.

    Vetë Arbana nuk ka reaguar ende për këtë konfirmim dhe, me sa duket, siç vepron gjithmonë në raste të tilla, konfirmimi i saj vjen vetëm në çastin e fundit para se të nisë spektakli.

    Aktualisht, së bashku me familjen e saj, Arbana po kalon disa ditë pushime në ishujt e Greqisë, prej nga ndan për miqtë virtualë foto dhe video të jashtëzakonshme.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP