Category: Jetë dhe Stil

  • A është e vërtetë që buka e bardhë bën keq për shëndetin? Mjeku jep lajmin befasues

    A është e vërtetë që buka e bardhë bën keq për shëndetin? Mjeku jep lajmin befasues

    Pyetje : Është e vërtetë që buka e bardhë bën keq për shëndetin ?
    Kokra e gruri përbëhet nga tre pjesë kryesore : germi që përmban embrionin e bimës, amidoni që ushqen embrionin dhe krundet që rethojnë dy të parat. Të gjitha ndodhen brenda lëvores e cila nuk hahet.

    Gjatë rafinimit krundet dhe germi hiqen. Mbetet vetëm amidoni i bardhë. Problemi qëndron se krundet dhe germi përmbajnë pothuaj të gjithë nutrientët : fibrat, vit B, mineralet dhe vitaminën E, ndërsa amidonit siguron sheqer të thjeshtë dhe një sasi të vogël proteina. Buka e bardhë përmbajnë 80-90% më pak minerale, vitamina, dhe fibra se buka e zezë. Në përgjithësi karbohidratet e rafinuara konsiderohen si ushqime të “këqia” mbasi sigurojnë shumë kalori dhe shumë pak nutrientë. Ndërsa për të siguruar shëndet optimal dhe jetëgjatësi rekomandohet e kundërta, pak kalori dhe shumë nutrientë.

    Pyetje : më e mirë buka e zezë ?
    Sigurisht që buka e zezë përmban më shumë fibra se buka e bardhë. Është i njohur fakti se, buka e zezë dhe produktet e tjera të prodhuara nga grurit inegral, pakësojnë riskun për sëmundje të zemrës, përmirësojnë funksionit e aparatit tretës, sigurojnë një ekuilibër të mirë të nivelit të sheqerit në gjak dhe ulin nivelin e homocysteinës ( duke pakësuar riskun për sëmundje degjenerative).

    Fibrat e patretshme, që buka e zezë përmban, janë të rëndësishme për mbajtjen pastër të aparatit tretës si dhe parandalimin e konstipacionit( kapsllëkut), funksion që realizohet nëpërmjet thithjes së ujit dhe krijimit të masës fekale që stimulon lëvizjet e zorrëve. Megjithatë krundet e grurit, që buka e zezë përmban, mund të jenë dhe irrituese për murin e zorrës, duke shkaktuar inflamacion dhe dhimbje.

    Pyetje : Është e vërtetë se buka, patatet, makaronat, orizi të shëndoshin,?
    Ushqimet e pasura me karbohidrate komplekse (amidon), si buka, patatet, makaronat janë pjesë e ushqyerjes së shëndetshme. Buka e zezë, drithrat, orizi, patatet,bizelet, duhet të përfshihen në ushqyerjen tuaj. E rëndësishme është sasia. Kur ajo kalohet, ju mund të shëndosheni. Nga ana tjetër duhet të keni parasysh se këto ushqime janë dhe një burim i rëndësishëm fibrash.

    Shefqet Deliallisi

  • Nusja ime më hidhet sipër gati çdo darkë, jam i lodhur SKAM FUQI ta… Si t’ia bëj, më ndihmoni?

    Nusja ime më hidhet sipër gati çdo darkë, jam i lodhur SKAM FUQI ta… Si t’ia bëj, më ndihmoni?

    Unë jam 51 vjeç dhe jam e martuar prej 26 vitesh. Marrëdhënia me gruan ka qenë gjithmonë e mirë, edhe në planin fizik. Megjithatë, prej disa muajsh kemi një problem që rrezikon të komprometojë mirëkuptimin tonë.

    Gjithmonë më pëlqen shumë, por pas njëzet e gjashtë vitesh martesë – si mund ta them? – nuk është se ende ndjen një dëshirë të papërmbajtshme.

    Por ajo ka dëshirë ta bëjë gati çdo darkë, kur unë jam i lodhur dhe mezi pres të fle. Herë ajo qesh, herë tjetër zemërohet, me thotë se do të gjejë një të dashur dhe pastaj fillon sh3rri.

    Kush e ka gabim nga ne? Problemi është gruaja ime apo jam unë? Si mund ta qetësoj, në mënyrë që askush nga të dy të mos humbasë.

    Kjo ishte letra që një përdorues i rrjeteve sociale kishte hedhur si status. Të shumta kanë qenë përgjigjet e komentuesve.

    “Ma sill mua” ishte refreni që lexohej më shpesh nga komentuesit meshkuj. Ndërsa komentueset gra kanë këshilluar që të gjejnë një të mesme, një ditë po dhe një ditë jo

  • Nëse burri juaj i bën këto gjëra, ai është më i MIRI dhe MBAJENI fortë atë

    Nëse burri juaj i bën këto gjëra, ai është më i MIRI dhe MBAJENI fortë atë

    1. Ai ju beson

    2. Është besnik ndaj jush

    3. Ai njeh shijet tuaja, di çokollatën tuaj të preferuar, llojin e filmave që pëlqeni dhe hobin tuaj.

    4. Të jep kohë për tu marrë me veten tuaj

    5. Ai di dhe përgatit diçka të veçantë për festat që janë të rëndësishme për ju.

    6. Të ndihmon të jesh mirë, të kesh vetbesim dhe të inkurajon që të ngriheni kur jeni të dekurajuar.

    7. Ai qesh me shakatë tuaja edhe kur nuk janë qesharake.

    8. Ai ka besim ke ty se e di që do të jesh e sinqertë me të.

    9. Ai të bën të qeshësh dhe argëtoheni së bashku

    10. Ai vlerëson ndjenjat tuaja

    11. Ti e ndjen dashurinë e tij, e di që je dashuria e jetës së tij.

    12. Ai ta bën jetën më të lehtë

    13. Ju ndihmon me punën e shtëpisë pa ja kërkuar.

    14. Atij nuk i pëlqen të të shohë të mërzitur dhe bën gjithçka që ai mund të të bëjë të ndihesh më mirë.

    15. Ai e admiron buzëqeshjen tuaj

  • Braktiset nga nëna menjëherë pas lindjes, testi i ADN-së zbulon diçka të PABESUESHME

    Braktiset nga nëna menjëherë pas lindjes, testi i ADN-së zbulon diçka të PABESUESHME

    Janet Barnicoat e ka ditur gjithmonë se ishte një vajzë e adoptuar. Në vitin 1981, nëna e saj biologjike e kishte lënë atë në një çantë kartoni pranë një koshi mbeturinash. Kordoni i saj kërthizor ishte akoma i pakëputur dhe nuk kishte asnjë shënim apo mënyrë për të ditur se nga kishte ardhur “pakoja”. Kur u rrit, ajo zbuloi diçka SHOKUESE përmes testit të ADN-së.

    Duke u rritur, ajo u rrethua me dashuri nga prindërit e saj të cilët e kishin adoptuar. Por pavarësisht kësaj ajo gjithmonë kërkonte të dinte origjinën e saj. Por në kërkimin e saj për të vërtetën, ajo gjeti shumë më tepër se sa kush ishin prindërit e saj.

    Ndihej e braktisur
    Pasi mori vesh që nëna e saj biologjike e kishte braktisur, pa patur asnjë faj, ajo nuk mund të fshinte ndjenjat e saj të trishtimit dhe të zemërimit. Janet Barnicoat është shprehur për ABC Neës.” Si e lini fëmijën tuaj me karton në një rrugicë? Ndihem sikur ajo më hodhi larg, si mbeturinë. Më vuri pranë një koshi mbeturinash. Kjo të vret nga brenda. ”
    Tani, si një nënë e pesë fëmijëve, Barnicoat nuk mund ta kuptojë se si një nënë mund ta braktiste fëmijën e saj në atë mënyrë.

    Kërkonte të dinte rrënjët e saj
    Duke kërkuar rrënjët e saj biologjike, Barnicoat kërkoi gruan që kishte thirrur policinë kur ajo gjeti një fëmijë pranë koshit të mbeturinave. Barnikoat ishte e sigurt se kjo grua do të kishte njëfarë informacioni për të kaluarën e saj. Kur Barnicot u takua personalisht me Joanne Housser, Barnicoat i shpërthyen lot dashurie dhe mirënjohje për “engjëllin e saj mbrojtës”, por Housser nuk i tregoi asaj asgjë të rëndësishme për nënën e saj biologjike.
    E vendosur për të gjetur përgjigje, Barnicoat dërgoi një mostër të pështymës së saj në Ancestry për të kërkuar për përshtatshmëritë e mundshme të ADN-së. Shumë shpejt, ajo mori disa informacione të reja rreth pemës së saj familjare.

    Takimi special
    “Isha duke kontrolluar email-in tim, dhe në të thuhej se kisha një përputhje të mundshme të ADN-së”, kujton Barnicoat. “Kjo e çoi te vëllai i saj, Dean Hundorf, i cili gjithashtu ishte braktisur në një karton në të njëjtin qytet. Të dy vëlla e motër ishin të tronditur sesi nëna e tyre biologjike i kishte braktisur në të njëjtën mënyrë. “Ishte sikur ne kishim njohur njëri-tjetrin prej sapo kishim lindur”, tha Hundorf për ribashkimin e tyre emocional. Duke festuar familjen e tyre të sapokrijuar, ata nuk ishin në dijeni se jeta i kishte rezervuar edhe një surprizë tjetër.

    Të dy vëlla e motër vazhduan për të kërkuar nënën e tyre – duke pyetur veten për arsyen e braktisjes. A ishte shumë e re? A kishte frikë? A nuk mund t’i ushqente apo t’i rriste ato? Ndërkohë që këto pyetje ishin ende pa përgjigje, Hundorf dhe Barnicoat zbuluan se kishin një motër tjetër.

    Julie Hutchison ishte braktisur në të njëjtën mënyrë. Ashtu si vëllai dhe motra, Julie u gjet brenda orëve të para të lindjes, të mbështjellë me një peshqir, me kordonin e saj të kërthizës të bashkëngjitur. Kur u takuan të tre vëllai dhe motrat, ata ishin të kënaqur që gjetën njëri tjetrin pas viteve që nuk dinin asgjë për familjen e tyre biologjike.
    Por kishte mbetur ende një enigmë – kush ishte nëna e tyre?

    Gjetja e nënës së tyre në një vend të papritur.
    Të zbulonin se cila ishte nëna e tyre, ishte shumë tronditëse, sidomos për Barnicoat. Gruaja të cilën ajo e quajti “engjëllin e saj mbrojtës”, ishte nëna e tyre biologjike.

    Ajo, Hausser, i kishte braktisur tre fëmijët e saj direkt pas lindjes. Pavarësisht nga shumë vite zemërimi që të tre ndjenin për nënën e tyre biologjike, ata vendosën ta falnin dhe të përqëndroheshin në forcimin e familjes së tyre.
    Sot, ata të tre vëllai dhe motrat kanë një histori të mahnitshme për të treguar. Tani historia e tyre befasuese ka një fund të lumtur – ata tani kanë mundësi të njihen me familjen e tyre biologjike dhe të kompensojnë kohën e humbur.

    Source www.familas. com.

  • “Të kam tradhëtuar me motrën tënde”, burri i shkruan letër gruas, por përgjigjia e saj e TR*NDITI

    “Të kam tradhëtuar me motrën tënde”, burri i shkruan letër gruas, por përgjigjia e saj e TR*NDITI

    Një burrë ka vendosur t’i shkruajë një letër gruas së tij, ku i thotë se e ka tr.adhëtuar me motrën e saj dhe pas gjithë kësaj do të largohet.

    Por përgjigjia që i ka kthyer ajo e ka lënë pa fjalë.

    Letra e burrit:“E dashur grua,

    Po të shkruaj këtë letër për të thënë se po largohem përgjithmonë nga jeta jote. Unë kam qenë bashkëshorti ideal me ty për 7 vjet. Këto 2 javët e fundit kanë qenë fe rr… Shefi yt me telefonoi për të thënë se sot ti u largove nga puna.

    Javën e kaluar, kur ti erdhe në shtëpi as që e vure re se unë kisha ndryshuar modelin e flokëve, as që unë kisha gatuar ushqimin tënd të preferuar dhe as që kisha veshur një palë bo.kse të reja të mëndafshta.

    Ti hëngre për 2 minuta, dhe shkove direkt për të fjetur. Ti nuk më thua më se më do, ti nuk do më të bëjmë s*ks apo ndonjë gjë tjetër që na lidh si burri dhe grua. Ose ti po më tra.dhton me dikë tjetër, ose nuk më do më. Kushdo qoftë arsyeja, unë jam po largohem.

    Ish burri yt.

    P.S. Mos u përpiq të më gjesh. Motra jote dhe unë jemi duke u larguar për në Virxhinia së bashku! Të uroj suksese!”

    Letra e ish-gruas:“I dashur ish-burrë,

    Asgjë nuk e ka bërë ditën time më të bukur veçse marrja e letrës tënde. Eshtë e vërtetë që kemi qenë të martuar për 7 vjet, por tani ky burrë i mirë është shumë larg atij që ka qenë. E vura re dhe modelin tënd të flokëve javën e kaluar, por gjëja e parë që më erdhi në mendje ishte: ” Dukesh tamam si vajzë!” Nëna ime më ka mësuar se nëse nuk kam diçka të mirë për të thënë më mirë të mos komentoj.

    Dhe kur thua se ke gatuar ushqimin tim të preferuar, e ke ngatërruar atë me të motrës time, sepse unë nuk ha mish derri që 7 vjet më parë. Për ato b.okset e reja mëndafshi u largova nga ty sepse pash çmimin $ 49.99 që ishte ende mbi to, dhe u luta të ishte vetëm një rastësi që motra ime këtë mëngjes më kërkoi $ 50 borxh. Pas gjithë kësaj, unë ende të dua dhe mendoja që ne do të mund të rregullonim marrëdh ënien tonë sërish.

    Kur unë fitova lotarinë prej 10 milionë dollarësh lashë punën dhe bleva 2 bileta për në Xhamajkë por kur unë u ktheva në shtëpi ti kishe ikur. Besoj se çdo gjë ndodh për një arsye. Shpresoj që ju të keni jetën që gjithmonë keni dashur. Avokati im më tha se letra që më ke shkruar siguron që mos të marrësh asnjë lek nga unë. Kështu që kujdesu për veten.

    Nga ish gruaja jote!

    P.S. Nuk e di nëse ta kam thënë ndonjëherë këtë, por motra ime Karla ka lindur Karl. Shpresoj të mos jetë problem. “

  • Ai pinte kafe me kripë për 40 vite dhe kur vd*q, gruaja e tij përlotet kur kuptoi arsyen e vërtetë!

    Ai pinte kafe me kripë për 40 vite dhe kur vd*q, gruaja e tij përlotet kur kuptoi arsyen e vërtetë!

    Mê kujton fêmijêrinê time, fshɑtin e vogêl ku kɑm lindur dhe ku kɑnê jetuɑr prindêrit e mi, thɑ ɑi nê tɑkimin e tyre tê pɑrê. Atɑ u tɑkuɑn krejt rɑstêsisht njê mbrêmje tê bukur. Ajo ishte njê vɑjzê jɑshtêzɑkonisht e butê dhe e brishtê, dhe ɑi ishte njê djɑlê i ri i zɑkonshêm qê dukej se kishte f rikê tê têrhiqte shumê vêmendjen ndɑj vetes.

    E ftoi pêr kɑfe. Ajo prɑnoi me mirêsjellje. Nê ɑtê kohê, ɑsnjêri prej tyre nuk e dinte se do tê jetonin ndonjêherê tê lumtur.Kur tê dy u ulên nê kɑfene, i riu ishte shumê i emocionuɑr. Ai u pêrpoq tê gêzonte vɑjzên, por nuk dinte tɑ bênte ɑtê nê mênyrên mê tê mirê.Pɑs pɑk, ɑi pɑpritmɑs vendosi se mund tê ishte mê mirê tê shkonte nê shtêpi. Por, krejt pɑpritur, edhe pêr vete, thirri kɑmɑrierin dhe i thɑ: “Tê lutem, mê sill pɑk kripê. “Duɑ tɑ fus nê kɑfe”.

    Njerêzit qê dêgjuɑn fjɑlêt e tij iu drejtuɑn menjêherê. Megjithɑtê, nuk ndodh çdo ditê qê dikush tê kêrkojê kripê pêr kɑfen e tij. Kɑmɑrieri u kthye shpejt me kripê dhe i riu, me fytyrên pɑksɑ tê skuqur, filloi tê kriposte pijen ngɑdɑlê. Pɑs pɑk, vɑjzɑ mori guximin dhe pyeti: “A êshtê ky njê hobi juɑj i ç uditshêm? “Nuk kɑm pɑrê ɑskênd qê t’i kripos kɑfen”.

    I riu vendosi gotên nê tɑvolinê dhe thɑ: “Kur ishɑ fêmijê, jetonim buzê detit. Mê pêlqente tê luɑjɑ nê ujê, mê pêlqente tê thithjɑ ɑromên e kripur tê detit. Tɑni sɑ herê pi kɑfe, shtoj kripê. “Mê kujton fêmijêrinê time, fshɑtin e vogêl ku kɑm lindur dhe ku kɑnê jetuɑr prindêrit e mi”.
    Fjɑlêt e tij tê fundit e bênê vɑjzên tê qɑjê.

    Ajo ishte e mɑgjepsur. Ajo mê pɑs vendosi qê vetêm njê njeri i mirê mund tê ndjejê mɑll pêr fshɑtin e sɑj tê lindjes dhe tê mendojê me njê dɑshuri tê tillê pêr prindêrit e sɑj.Pɑs “i ncidentit” me kripên, i riu u qetêsuɑ, filloi tê fliste mê shumê dhe mê nê fund prɑnoi tê shiheshin sêrish. Gjɑtê muɑjve tê ɑrdhshêm, ɑtɑ komunikuɑn gjithnjê e mê shumê.

    Dhe vɑjzɑ kuptoi se njohjɑ e sɑj e re êshtê njê person i veçɑntê qê êshtê i pêrsosur pêr tê: i butê, i dɑshur, inteligjent, i mirê… Dhe gjithçkɑ filloi kur ɑi kriposi kɑfenê.Si çdo histori, edhe kjo pêrfundoi me njê mɑrtesê. Atɑ jetuɑn tê lumtur pêrgjithmonê. Ajo kriposte kɑfen e tij çdo ditê.

    Kɑnê kɑluɑr 40 vjet. Burri v diq. Pɑs vd ekjes sê tij, gruɑjɑ gjeti njê letêr nê dhomên e ndenjjes. Nê letêr ɑi i shkruɑnte ɑsɑj:

    “E dɑshurɑ ime!

    Te lutem me fɑl! Te lutem me fɑl! Tê kɑm g ênjyer njê herê nê jetên time – kur kripɑ kɑfen. E mbɑni mend tɑkimin tonê tê pɑrê? U em ocionovɑ ɑq shumê sɑ kêrkovɑ kr ipê nê vend tê sheqerit.

    Nuk dijɑ si tɑ fshihjɑ gɑbimin tim, ndɑj gê njevɑ. Ndjevɑ se po bêjɑ diçkɑ tê gɑbuɑr, por mê pɑs nuk mund tɑ prɑnojɑ. Shumê herê u pêrpoqɑ t’ju them tê vêrtetên, por kishɑ f rikê. I kɑm premtuɑr vetes qê pɑsi tê mɑrtohemi, nuk do tê tê gê njej mê.

    Tɑni qê kɑm vd ekur, nuk kɑm fr ikê tɑ prɑnoj. Nuk mê pêlqen kɑfejɑ me kripê. Ështê e tme rrshme, nuk mund tɑ i mɑgjinoj njê shije mê tê k eqe. Por e pijɑ çdo ditê. Dhe nuk mê vjen keq!

    E dijɑ qê tɑ bêjɑ jetên tê lumtur. Nêse do tê mund tê ktheheshɑ pɑs nê kohê, do tê bêjɑ pêrsêri tê njêjtên gjê. “Do tê pijɑ çdo ditê kɑfe me kripê qê tê di qê ti je prɑnê meje!” Ndêrsɑ gruɑjɑ e tij lexoi letrên, lo têt filluɑn t’i rrjedhin nê fytyrê. Njê herê e pyetên nipêrit: “Gjyshe, pse pi kɑfe me kripê?” “Sepse kêshtu êshtê mê e êmbêl!” – u pêrgjigj ɑjo.

  • Mjekja Albana Daka tregon pse semundjet tumorale po prekin KAQ SHUME te rinjte

    Mjekja Albana Daka tregon pse semundjet tumorale po prekin KAQ SHUME te rinjte

    Mjekja Albana Daka thekson rëndësinë e një regjimi ushqimor të shëndetshëm për personat që janë prekur nga sëmundjet tumorale.

    Nutricionistja thotë se sëmundjet malinje po prekin gjithmonë e më shumë moshat e reja për shkak të stilit të keq të jetesës. Ajo theksoi se të dhënat shkencore tregojnë se personat mbipeshë apo obezë kanë një probabilitet më të madh për të pasur sëmundje malinje sesa ata me një peshë normale.

    “Mosha është ulur, arrijë të diagnostikojmë forma të sëmundjeve malinje në mosha më të reja.

    Kjo i atribuohet dhe rritjes së ekzaminimeve që kapen më herët por dhe prishjes totalisht të stilit të jetës. Sa më i ri është personi që kapet nga sëmundja malinje, aq më agresive është ajo për shkak të luftës që bën organizmi.

    Një kancer gjiri në moshë të re është më agresiv se një grua që ka kaluar në menopauzë. Ka bërë që sot të kemi sëmundje malinje më shumë dhe në mosha më të reja.”, tha Daka.

    Dr. Albana u ndal tek ushqimet specifike që duhet të hanë ose jo personat që kanë vuajtur nga sëmundje të tilla. Ajo vuri theksin tek minimizimi i mishit të kuq dhe sidomos sheqernave, që i cilësoi si “armikun” kryesor të sëmundjeve tumorale.

    “Njerëzit që e kanë kaluar dhe kanë në rikuperim duhet të eliminojnë sheqernat e procesuara por dhe ata që marrin në mënyrë natyrale. Duhet të jenë në formën e frutave dhe në sasi të limituara të mjaltit.

    Të heqin dorë nga ëmbëlsirat, sidomos ata të blera. Pijet alkoolike, të paketuara me gaz apo jo, pijet energjike nuk duhet të jenë pjesë e regjimit të tyre. Të kenë sasi të limituara të mishit të kuq, të kenë sasi të peshkut dhe të mishit të bardhë, dhe të jenë të fokusuar te perimet dhe frutat e stinës. Ky është regjimi ushqimor ideal për një person që ka kaluar një sëmundje onkologjike.“, shpjegoi Daka.

  • Ju del gjumi shpesh natën? Vuani nga pagjumësia? Ja çaji që duhet të pini sipas Ylli Merjas

    Ju del gjumi shpesh natën? Vuani nga pagjumësia? Ja çaji që duhet të pini sipas Ylli Merjas

    Në vijim të bisedës mbi stresin dhe ankthin në një emision televiziv specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja u ndal dhe në problemin e pagjumësisë. Ju del gjumi natën, keni vështirësi dhe pagjumësi, apo nuk bëni një gjumë të qetë? Zgjidhja është shumë e thjeshtë, shprehet Merja, natyra na ka falur bimë të mrekullueshme.

    “Le të themi një çaj të një bime që vërtetë sikur të rrëmben në botën e saj dhe të thotë futu nëpër labirintet e mia se do të flesh i qetë, është çaji i livandos. Ky çaj bën një çlodhje, një rifreksim të trurit që në ditën e nesërme të jetë aktiv dhe jo i mbingarkuar nga lodhja. Gjithashtu bari i bletës është një tjetër qetësues nervor, bën që sistemi nervor të amortizojë goditjet që merr nga stresi i ditës dhe ndihmon drejtpërsëdrejti duke përmirësuar funksionin e mëlçisë, ndihmon në largimin e toksinave dhe gazrave nga zorrët, normalizon tretjen dhe jashtëqitjen dhe ushqen shumë mirë sistemin tonë nervor qëndror” thekson Merja.

    Një tjetër qetësues dhe ilaç natyral për gjumin i përdorur për shekuj me rradhë është kamomili. Gjithashtu bliri i kuq i shoqëruar me valerjanën kur duam të bëjmë një gjumë të qetë. Valerjana përmirëson cilësinë e gjumit në mënyrë të pabesueshme, bëjmë një gjumë të thellë dhe shumë të qetë.

    “Në trupin tonë veprojnë hormone të cilat na bëjnë që ne të reagojmë në një shkallë më sipërore ose më të ulët karshi ngacmuesve të jashtëm. Kemi dy lloje hormonesh, njëra është serotonina dhe tjetra është melatonina. Gjatë ditës serotonina nëse do të prodhohet me shumicë nga transmetimet nervore të shpejta karshi ambjentit apo mjedisit ku jetojmë, do të na kthehet në një element të dëmshëm për trupin, në vend që të na japë një harmoni,

    kënaqësi apo gëzim krijon një çrregullim tjetër në sistemin e tretjes dhe kryesisht në zorrën e trashë. Ndërsa melatonina është një hormon që prodhohet në sistemin nervor, fiket prodhimi i saj gjatë ditës, bllokohet si të thuash, dhe pasi dielli fillon të perëndojë rreth pasdites, qelizat nervore bëhen gati për prodhimin e melatoninës, e cila vjen duke u shtuar pas orës 21:00-23:00 dhe gradualisht vatrat e trurit fillojnë të ‘fiken’. Për të balancuar këtë melatoninë tek njerëzit që vuajnë nga pagjumësia valerjana është e mrekullueshme. Mund të shoqërohet me barin e bletës, me borzilokun apo livandon” thekson Ylli Merja.

    Mirë është që secilën nga këto bimë që na ndodhen në shtëpi t’i pijmë si çaj me pak qumësht, pasi qumështi, shprehet Merja, përmban shumë mikroelemente si kalcium, magnez që na ushqejnë sistemin nervor, gjithashtu përmban pak acid malik që ndihmon në mirëfunksionimin e mëlçisë, qetësohet sistemi i tretjes dhe njeriu dashur pa dashur do të bëjë një gjumë shumë të qetë.

  • LAJM QE DO JU HABITI! Studiuesit: Ja cfarë na ndodhë kur hamë një vezë në ditë

    LAJM QE DO JU HABITI! Studiuesit: Ja cfarë na ndodhë kur hamë një vezë në ditë

    Njerëzit që konsumojnë një vezë në ditë kanë një rrezik të reduktuar ndjeshëm të sëmundjeve kardiovaskulare në krahasim me ata që nuk hanë asnjë vezë, sipas një studimi të ri të madh shkencor kinezo-britanik.

    Studiuesit, të udhëhequr nga profesori Liming Li i Shkollës së Shëndetit Publik të Universitetit të Pekinit, i cili botoi në revistën mjekësore britanike Heart, analizuan të dhënat për rreth 416,000 njerëz të moshës 30 deri në 79 vjeç, të cilët nuk kishin sëmundje të zemrës në fillim të studimit.

    Pjesëmarrësit u ndoqën për rreth nëntë vjet dhe gjendja e tyre shëndetësore ishte e lidhur me dietën e tyre. Gjatë kësaj kohe, gati 84,000 njerëz zhvilluan sëmundje të zemrës ose patën një atak në zemër ose goditje në tru, ndërsa rreth 10,000 vdiqën nga këto shkaqe kardiovaskulare.

    Ai zbuloi se ata që hanin mesatarisht një vezë në ditë (13% e pjesëmarrësve) kishin një rrezik 26% më të ulët të goditjes hemorragjike, një rrezik 28% më të ulët për të vdekur nga një goditje hemorragjike, një rrezik 12% më të ulët të sëmundjes ishemike të zemrës , dhe një rrezik të përgjithshëm 18% më të ulët të vdekjes nga shkaqe kardiovaskulare, krahasuar me ata që rrallë ose kurrë nuk kanë ngrënë vezë (9% e totalit).

    “Studimi tregon një lidhje midis konsumit të moderuar të vezëve, deri në një në ditë, dhe një incidence më të ulët të ngjarjeve kardiovaskulare,” thanë studiuesit. Studimi nuk ofron prova se sa konsumi i lartë i vezëve (më shumë se një në ditë) lidhet me rrezikun kardiovaskular.

  • Kolla me gëlbazë një shenjë al*rmi, njihuni me sëmundjet që kërc*nojnë mushkëritë

    Kolla me gëlbazë një shenjë al*rmi, njihuni me sëmundjet që kërc*nojnë mushkëritë

    Mushkëritë janë një nga organet që preken më së shumti nga sëmundje të ndryshme. Që nga një ftohje stinore e deri te kanceri i mushkërive, ka mes tyre një shumëllojshmëri të lartë të sëmundjeve që prekin qytetarët. Ato karakterizohen si sëmundje akute dhe sëmundje kronike. Kjo ishte tema e kësaj jave në emisionin “Diagnozë” në A2 CNN, drejtuar nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti. Mbi këtë tematikë të rëndësishme për shëndetin e popullatës, mjeku pneumolog Dr. Arben Tanka renditi disa sëmundje nga të cilat preken mushkëritë.

    “Fillon që nga sëmundje të cilat janë akute, domethënë sëmundjet që kanë një kohë të limituar, siç mund të jenë bronkitet, siç mund të jenë bronkopneumonitë, pneumonitë, duke vazhduar pastaj tek sëmundjet kronike, që mund të jetë pikërisht SPOK-u, sëmundja pulmonare obstruktive kronike, astma bronkiale, vazhdojmë pastaj me patologjitë si bronkektazitë. Kemi patologji të tjera siç mund të jenë fibroza kistike që janë patologjitë me komponentë të lindur, pra gjenetik. Gjithashtu nuk do harrojmë të përmendim dhe një plagë të madhe të shoqërisë sonë, që është edhe kanceri i mushkërive, që është një jetëmarrës shumë i madh në krahasim me llojet e tjera të kancerëve dhe është shumë i përhapur”, tha mjeku pneumolog.

    Duhanpirja është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve në mushkëri. Ky ves, nis që në adoleshencë në shumicën e rasteve dhe vijon gjatë gjithë jetës. Statistikat janë alarmante, teksa është arritur në konkluzionin se një botë pa duhan do të kishte 80% më pak kancer të mushkërive.

    “Një botë pa duhan mund të kishte rreth 80% më pak kancer të mushkërisë sesa është në një botë me duhan. Kuptohet pra se sa i rëndësishëm është faktori duhan në këtë plagë të madhe të shoqërisë së sotme dhe është alarmante duke gjykuar që duhani fillohet që në moshën e adoleshencës. Statistikat thonë se trendi i fillimit të duhanit është prapë në adoleshencë dhe thonë 75% e atyre që e pinë duhanin e kanë filluar në moshën e adoleshencës. Ne duhet asnjëherë të mos e kufizojmë përsëritjen që duhani është një dëmtues shumë i madh. Ai ka kimikate në tymin e tij dhe nga këto prej tyre. Nga djegia, po, 70 prej tyre janë kancerogjenë të njohur, pra janë elementë që shkaktojnë kancerin. Ka lidhje shumë të madhe pjesa e fillimit të duhanit, vitet që e pi atë dhe numrin e cigareve që pi”, shtoi më tej mjeku.

    Thuajse çdo duhanpirës është kandidat për t’u prekur nga SPOK, njohur ndryshe si Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike. Një gjëndje shëndetësore e cila nuk ka shërim, por mund të trajtohet dhe të mbahet nën kontroll si sëmundje kronike. Pacientët hasin vështirësi në frymëmarrje dhe frymënxjerrje, pasi mushkëritë kanë pësuar një dëmtim mjaft të madh.

    “Një nga shenjat kryesore që e dimë të gjithë dhe është e zakonshme dhe nuk na tregon absolutisht se çfarë mund të jetë është kolla. Kolla e thatë kryesisht ka të bëjë me patologjitë akute, pra një virozë e rrugëve të sipërme, që pastaj fillon dhe zbret më poshtë. Kur fillon të bëhet me gëlbazë, atëherë themi që ka kaluar në rrugët e poshtme ajrore dhe fillon pra prodhimi i gëlbazës për pastrimin e gjithë agjentëve që mund ta kenë shkaktuar viral ose bakterial. Mund të kenë filluar shenjat e një bronkopneumonie ose një pneumonie e cila vazhdon me temperaturë, me dhimbje gjoksi, me temperatura që mund të shkojnë deri në 39°. Nëse ajo është shumë e përhapur, fillon dhe vështirësia në frymëmarrje dhe pastaj personi mund të bëhet edhe kandidat për oksigjenoterapi dhe për hospitalizime”, tha Dr. Arben Tanka.

    Emisioni Diagnozë vjen për teleshikuesit e A2 CNN çdo të shtunë në orën 18:15, me tematika të ndryshme dhe mjaft të rëndësishme për shëndetin. Ritransmetimi i emisionit është çdo të diel po në orën 18:15. Qëndroni të informuar nga mjekët më profesionist që janë pjesë e emisioneve tona, për një shëndet më të mirë.