Category: Koronavirus

  • Greqia “mbërthehet” keq nga Covid-19, shënohen shifra rekord në 24 orët e fundit

    3565 raste të reja me COVID janë shënuar në Greqi gjatë 24 orëve të fundit.

    Ndërkohë kanë ndërruar jetë 9 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 12,867 në total.

    Numri i pacientëve që po trajtohen në intubim aktualisht është 121, mosha mesatare e të cilëve është 66-vjeç.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Mjeku amerikan ngre alarmin e madh: Varianti “Delta” do të jetë virusi më i rëndë që do infektoheni gjatë gjithë jetës

    Dr. Scott Gottlieb, komisioner i Administratës së Ushqimeve dhe Ilaçeve në kohën e presidentit Trump është shprehur në një intervistë për CBS se variant “Delta” i COVID-19 do të jetë virusi më i rëndë me të cilin do të infektohen shumica e amerikanëve që nuk janë vaksinuar.

    “Për pjesën më të madhe të njerëzve që do të infektohen me variantin Delta, do të jetë virusi më i rëndë me të cilin do të infektohen gjatë gjithë jetës së tyre, sa i përket rrezikut për t’u shtruar në spital”, tha Dr. Gottlieb.

    Varianti “Delta” po përhapet me shpejtësi në shumë shtete, por në SHBA, Britani dhe Indi, numri it ë infektuarve dhe vik timave është shumë i madh.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Nën “ethet” e variantit Delta, rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja me COVID në 24 orët e fundit

    Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar shifrat e COVID në vendin tonë, kun ë 24 orët e fundit është rritur ndjeshëm numri iinfektimeve, pasi janë regjistruar 43 raste të reja.

    Fatmirësisht nuk ka patur asnjë viktimë, ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin trajtim të specializuar mjekësor 6 pacientë.

    Njoftimi i Ministrisë:

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Covid19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend. Shfrytëzoni ditët e hapura të vaksinimit deri të dielën, për t’u vaksinuar pa kufizim, nëse jeni mbi 18 vjeç.

    Ministria e Shëndetësisë ju rikujton të gjithë qytetarëve rëndësinë e zbatimit me përpikmëri të rregullave për parandalimin e COVID19 dhe apelon të mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

    Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

    Janë kryer 3,526 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 43 qytetarë, në këto bashki: 25 raste në Tiranë, 4 raste në Has, Elbasan, 3 raste në Durrës, Lezhë, 2 raste në Lushnje, 1 rast në Shkodër, Mallakastër.

    Aktualisht janë 198 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

    Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

    Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

    Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,086 që nga fillimi i epidemisë.

    Statistika (20 Korrik 2021)

    Raste të reja ditore 43

    Të shëruar në 24 orë 5

    Të shtruar në spitale 6

    Humbje jete në 24 orë 0

    Testime ditore 3526

    Testime totale 862,958

    Raste pozitive 132,740

    Raste të shëruara 130,086

    Raste Aktive 198

    Humbje jete 2,456

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 89

    Elbasan 21

    Vlorë 17

    Durrës 16

    Fier 15

    Shkodër 13

    Lezhë 13

    Kukës 9

    Korçë 4

    Gjirokastër 1

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “Kina pranon origjinën e virusit”, mediat italiane për SARS-CoV2: Ka dalë aksìdêntalisht nga laboratori në Wuha

    Mediat italiane shkruajnë se pas më shumë e një viti e gjysme, Kina do të pranojë që virusi SARS-CoV2 ka dalë aksi dentalisht nga laboratori i tyre në Wuhan. Hetimet e gjata dhe kërkimet në laboratorin ku u shënuan rastet e para me këtë virus, që pushtoi shpejt gjithë botën, pritet të dalin së shpejti dhe Kina thuhet se do pranojë origjinën e SARS-CoV2.

    “SARS-CoV2 ka dalë aksidentalisht nga laboratori në Wuhan.”

    Ky është verisoni, sipas mediave italiane, i cili do të pranohet nga Kina, të cilin dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës janë gati po ashtu ta pranojnë. Madje, Amerika jo vetëm që do të pranojë deklaratën e Kinës, shkruajnë mediat, por edhe ka shprehur gatishmërinë për hetime të mëtejshme në laboratorin e Wuhanit.

    Deri tani në të gjithë botën janë shënuar 191,871,446 raste pozitive me Covid-19, prej të cilëve 4,115,868 kanë vdekur dhe 174,686,717 janë rikuperuar.

    Në Kinë pretendojnë se vetëm kohët e fundit kanë mësuar se virusi ka dalë nga një laborator i tyre, dhe për shkencëtarët dhe studiuesit që kanë mbajtur të fshehtë këtë fakt, do të ketë ndjekje penale. Edhe vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë indicje për zhvillime të mëvonshme.

    Drejtori i OBSH Tedros Ghebreyesus, pak ditë më parë ka thënë se do të dërgojnë një mision të ri në Kinë, pasi më herët kanë konstatuar se ka pasur shtytje të pajustifikueshme të afatit, për të përjashtuar teorinë që virusi ka dalë nga një laborator kinez.

    “Ne kemi nevojë për një mision të ri në Kinë , për të vazhduar kërkimet mbi origjinën e koronavirusit, madje edhe në laboratorë. Kemi konstatuar që kishte një shtytje të pajustifikueshme të afatit, për të përjashtuar teorinë që virusi ka dalë nga një laborator kinez. Në fillim të pandemisë nuk u ndanë të gjitha të dhënat. Ne kërkojmë që Kina të jetë e hapur, transparente dhe bashkëpunuese në këtë drejtim. Ne u detyrohemi për të vërtetën miliona vik timave nga ky virus”, është shprehur Ghebreyesus.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • A duhet të vaksinohen adoleshentët kundër COVID? Eksperti i njohur lëshon thirrjen e fortë

    Vaksinimi po shikohet si mënyra e vetme për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisë. Ndërkohë, ajo që vihet në diskutim është edhe vaksinimi i adoleshentëve.

    Theoklis Zaoutis, profesor i Pediatrisë dhe Epidemiologjisë në Greqi e ka cilësuar si të përshtypje të gabuar atë që është thënë vazhdimisht se nuk ka rrezik të virusit tek fëmijët ose adoleshentët.

    “Ekziston një përshtypje se tek fëmijët apo edhe adoleshentët nuk ka efekt të virusit. Kjo eshte e gabuar. As nuk i vaksinojmë të rinjtë për të mbrojtur të moshuarit. Ne vaksinojmë që të jemi në gjendje të mbrojmë secilin individ dhe të tërë,” ka thënë ai për mediat.

    “Aktualisht ka 4 milion raste të fëmijëve në Shtetet e Bashkuara dhe 450 fëmijë kanë vdekur nga ndërlikimet e lidhura me COVID-19. Për të kuptuar se çfarë do të thotë kjo, ky numër është dyfishi i numrit të vde kjeve të fëmijëve në një periudhë të gripit sezonal shumë të rëndë.

    Vaksinat për SARS-COV-2 janë treguar shumë efektive për të na mbrojtur nga COVID-19 dhe nuk duhet ta harrojmë,” shtoi ai më tej.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Të rinjtë po refuzojnë vaksinimin, Boris Johnson nxjerr ‘kthetrat’: Nga shtatori nuk do të…

    Boris Johnson nxiti publikun të vazhdojë të izolohoet kur ka dyshime se është infektuar dhe paralajmëroi të rinjtë se nuk do të lejohen në festa nëse nuk vaksinohen.

    Kryeministri këmbënguli se ishte akoma e nevojshme që njerëzit të bënin “sakrificën” e karantinës kur të kishin rënë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv me Covid.

    Johnson paralajmëroi brezat e rinj të cilët kanë refuzuar vaksinimet, duke e bërë të qartë se nga fundi i shtatorit ata do të duhet të provojnë se janë vaksinuar për të hyrë në klube nate dhe vende të tjera.

    Këshilltari kryesor shkencor Sir Patrick Vallance nënvizoi kërcënimin, duke thënë se klubet mund të jenë vende ku mund të ketë përhapje masive të virusit. Rreth 35 përqind e të rinjve 18 deri në 30 vjeç – tre milion njerëz – janë të pavaksinuar.

    Johnson tha në konferencën – ku morën pjesë personalisht Sir Patrick dhe zëvendës shefi mjekësor Jonathan Van-Tam – se ai ende besonte se ishte koha e duhur për të hequr kufizimet, megjithëse ai pranoi që rivendosja e tyre ishte ende e mundur.

    Por duke bërë argumentin për mbajtjen e rregullave të vetë-izolimit, ai tha se ata që identifikoheshin si kontakte kishin ‘të paktën pesë herë më shumë gjasa të infektoheshin se të tjerët.

    Europa po përballet me një frikë të shtuar për sa i përket një vale tjetër koronavirsi për shkak të variantit Delta.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Ç’po ndodh? Protesta të mëdha në Francë, shkåtërrohen qendrat e vaksinimit: Nuk duam më kufizime

    Dy qendra vaksinimi janë shkatërruar në Francë në mesin e protestave kundër vendimit të qeverisë për rregulla më të ashpra ndaj pandemisë së koronavirusit.

    Njëra prej tyre, në juglindje të vendit, u vandalizua gjatë natës e iu vu flaka. Ditën tjetër, një klinikë në jugperëndim u shkatërrua pjesërisht. gjatë fundjavës, më shumë se 100 mijë vetë mbushën rrugët në mbarë Francën duke ngritur zërin ndaj masave që synojnë frenimin e infektimeve në rritje, e që përfshijnë dhe vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve shëndetësorë si dhe paraqitjen e një certifikate shëndeti për të pasur qasje në shumicën e vendeve publike.

    Franca po lufton aktualisht me valën e katërt të virusit Corona. Një rrezik të posaçëm paraqet varianti Delta i virusit, i cili tashmë përbën pothuajse të gjitha rastet e infektimeve në Francë. Incidenca mesatare e infektimeve ka qenë së fundi rreth 50 në 100.000 banorë brenda një jave. Por në disa zona të tilla si Pyrénées-Orientales, në kufirin me Spanjën, incidenca ka qenë shumë më e lartë, 211 të infektuar në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Publikohet studimi shumë i rëndësishëm, tregon si ndikon koronavirusi tek të rinjtë

    Një studim i realizuar nga 7 Universitete në Angli në bashkëpunim me Autoritetin e Shëndetit Publik, bëri me dije se 50% e pacientëve që u infektuan me koronavirus dhe u shtruan në spitalet e Mbretërisë së Bashkuar shfaqën të paktën një komplikacion.

    Studimi zbuloi se edhe të rinjtë të shëndetshëm shfaqën komplikacione, sikundër pacientët mbi moshën 50 vjeç. Sipas gjetjeve, 4 në dhjetë pacientë, të moshës 19 deri në 39 vjeç, patën probleme me veshkat, mushkëritë, zemrën, ose organet e tjera, dhe u kërkuan trajtime për to.

    Udhëheqësi i studimit tha se kjo vërteton se korona nuk është vetëm një sëmundje e të moshuarve dhe e atyre që janë më të dobët. Edhe të rinjtë që vijnë në spital me komplikime të mëdha, kërkojnë trajtim dhe monitorim të mëtejshëm edhe në të ardhmen.

    Për studimin u monitoruan rreth 73,000 të rritur të të gjitha moshave në 302 spitale të Mbretërisë së Bashkuar, gjatë valës së parë të koronavirusit në vitin 2020. 56% e tyre ishin burra dhe me një gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Asnjë humbje jete, por rriten rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë nxjerr bilancin: 21 raste të reja në 24 orët e fundit

    Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2451 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 21 qytetarë.

    Rastet e reja janë regjistruar në: Tiranë 8 raste, nga 3 raste në Durrës, Elbasan, 2 në Konispol, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Cerrik.

    Aktualisht janë 156 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

    Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

    Ndërkaq, janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,074 që nga fillimi i epidemisë.

    Statistika (18 Korrik 2021)

    Raste të reja ditore 21
    Të shëruar në 24 orë 2
    Të shtruar në spitale 5
    Humbje jete në 24 orë 0
    Testime ditore 2451

    Testime totale 855,993
    Raste pozitive 132,686
    Raste të shëruara 130,074
    Raste Aktive 156
    Humbje jete 2,456

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 62
    Vlorë 17
    Elbasan 14
    Fier 14
    Shkodër 13
    Durrës 13
    Lezhë 11
    Korçë 5
    Kukës 5
    Gjirokastër 2

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Rritje e frikshme e rasteve të reja,“ishulli i VIP-ve” nën masa të rrepta anti-Covid

    Autoritetet greke kanë vendosur rregulla të rrepta bllokimi në ishullin Mykonos, për shkak të rritjes së fundit të rasteve të koronavirusit. Vendimi u njoftua nga Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias.

    Për shkak të shpërthimit shqetësues lokal të epidemisë gjatë 24 orëve të fundit, me shpërthime dhe grupe të shumta, qeveria vazhdon me miratimin dhe zbatimin e masave të veçanta për ishullin e Mykonos.

    Disa nga masat e marra janë ndalimi i qarkullimit nga 01.00 në mbrëmje deri në 06.00 në mëngjes, me përjashtim të arsyeve të punës dhe arsyeve të rënda shëndetësore, ndalimi i muzikës 24 orë në ditë, duke filluar sot nga ora 18:00.

    Sipas mediave greke situata në Mykonos kishte arritur në pikën e kthimit pasi palët ishin jo vetëm të përditshme por edhe qindra. Policia nga një pikë e tutje nuk ishte në gjendje të përgjigjej dhe për pasojë, u vendosën masa më drastike. .

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP