Category: Koronavirus

  • Varianti Delta po bën namin, ky shtet i madh europian pranë shtetrrethimit anti-COVID-19

    Të përballura me një shpërthim të papritur në numrin e rasteve COVID-19, rajone të ndryshme të Spanjës po mbyllen gradualisht. Sipas medieve katalanase, Katalonja, epiqendra e kësaj vale të pestë të pandemisë, ka marrë nga gjykata rajonale miratimin për të vendosur një shtetrrethim në qytetet më të prekura, përfshirë kryeqytetin, Barcelona.

    Që nga fundjava e kaluar, klubet e natës në mjedise të brendshme janë mbyllur për të paktën 15 ditë, ndërsa kërkohet një test negativ antigjeni ose PCR për të marrë pjesë në ngjarje në natyrë, nëse ato përfshijnë më shumë se 500 persona. Rajonet e tjera kanë marrë ose po konsiderojnë masa të ngjashme.

    Rajoni i Valencias ka vendosur sërish një shtetrrethim nga ora 23:00 deri në 04:00 dhe ka kufizuar në dhjetë numrin e personave që mund të marrin pjesë në takime në 32 lokalitete me më shumë se 5 000 banorë, pas marrëveshjes me organin më të lartë gjyqësor rajonal.

    Shkak për këto masa është varianti Delta, shumë më ngjitës, me një rritje eksponenciale të rasteve gjatë javëve të fundit, kryesisht te të rinjtë. Të martën në mbrëmje, incidenca arriti në 436 raste për 100 000 banorë gjatë 14 ditëve, një nivel që nuk ishte arritur që nga çastet më të këqija të pandemisë.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Greqia me ‘dorë të hekurt’, tani duhet dëshmi vaksinimi ose test për të hyrë në kafe e restorante të mbyllura

    Punonjësit e kujdesit duhet të vaksinohen të pari deri më 16 gusht; klientët e restoranteve dhe të kafeneve duhet të paraqesin dëshminë për t’u ulur brenda

    Pas njoftimit të së hënës nga Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, Ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias përsëriti të martën se vaksinimi i të gjithë personelit në azilet e pleqve, private dhe publike dhe njësitë për personat me aftësi të kufizuara është i detyrueshëm dhe se të gjithë duhet të marrin të paktën dozën e parë të vaksinës deri në 16 gusht.

    Sipas mediave greke, qeveria njoftoi se klientëve në restorante të mbyllura, bare dhe kafene do t’u kërkohet të provojnë se janë vaksinuar ose janë testuar negativisht brenda tre ditëve të fundit.

    Duke iu referuar personelit në shtëpitë e pleqve private dhe publike, Kikilias paralajmëroi se “kushdo që refuzon të vaksinohet ose nuk e përfundon vaksinimin do të detyrohet të marrë leje pa pagesë”. Ai shtoi se subjektet që shkelin rregullat përkatëse do të gjobiten 50,000 euro, ndërsa gjoba përcaktohet në 200,000 euro në rastet e shkeljeve të përsëritura.

    Përkatësisht, punonjësit në spitale, qendra shëndetësore dhe qendra diagnostikuese duhet të vaksinohen deri më 1 shtator. Azilet dhe njësitë e kujdesit shëndetësor do të jenë në gjendje të punësojnë personel me kohë të caktuar për të zëvendësuar ata që nuk janë të vaksinuar.

    Për më tepër, do të ngrihen komitete të posaçme për të vlerësuar kërkesat e përjashtimit të vaksinimit bazuar në vlerësimin e arsyeve shëndetësore, të cilat do të përcaktohen nga Komiteti Kombëtar i Vaksinimit.

    Deri më sot, rreth 80% e stafit në spitale dhe qendra shëndetësore në Greqi janë vaksinuar kundër Covid-19, me përqindjen më të lartë të regjistruar në mesin e stafit mjekësor (rreth 93%).

    Në të kundërt, normat janë më të ulëta për personelin në azilet e pleqve dhe njësitë për personat me aftësi të kufizuara.

    Sipas Zëvendës Ministres së Punës Domna Michailidou në komentet për Skai TV, afërsisht 65% e të punësuarve në njësitë private janë vaksinuar ndërsa shifra qëndron në 43% për njësitë publike.

    Rregulloret për klientët që hyjnë në restorante të mbyllura, bare dhe kafene, të cilëve u duhet prova e vaksinimit ose që kanë rezultuar negativ, do të qëndrojnë në fuqi deri në gusht. Ata gjithashtu diktojnë që të gjithë klientët në bare dhe restorante të mbyllura do të duhet të ulen. Ata që darkojnë jashtë nuk do t’u kërkohen prova të vaksinimit ose test.

    “Është thelbësore të mos krijohet përshtypja se po humbasim kontrollin e pandemisë në mënyrë që industria jonë e turizmit të mund të vazhdojë dhe të funksionojë normalisht,” tha Ministri i Zhvillimit Adonis Georgiadis në një konferencë shtypi.

    “Kursi i ekonomisë së Greqisë do të varet nga sa mirë ne i përmbahemi masave dhe kontrollojmë pandeminë,” vijoi më tej ai.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Çfarë pritet të ndodhë? Franca ‘izolon’ të pavaksinuarit nga gushti

    Të vaksinuarit dhe personat që kanë antitrupa kundër Covidit-19 do të jenë më të privilegjuarit në Francë, ndërsa do të ketë kufizime të reja madje edhe ndëshkime e ndërprerje të pagës, si do të ndodhë brenda sektorit shëndetësor. Ndërkohë në Europë vijon të përhapet varianti Delta i koronavirusit të ri.

    Duke nisur nga muaji i ardhshëm, Franca do të kufizojë aksesin në restorante, bare dhe qendra tregtare, për personat që nuk janë vaksinuar ose nuk kanë kryer së fundmi testin e Covidit-19.

    Sipas mediave franceze, edhe në udhëtimet e gjata, në parqet rekreative ose në koncerte do të kërkohet certifikata e shëndetit që vërteton gjendjen e personit.

    Presidenti Emmanuel Macron tha se për punonjësit e spitaleve, për ata që kujdesen për të moshuarit dhe kanë kontakte me të sëmurët, do të jetë e detyrueshme vaksina anti-Covid, ndryshe personat rrezikojnë të humbasin pagën.

    “Do kemi të njëjtën qasje kudo: do dallojmë ata që kryejnë akte qytetarie dhe do i fokusojmë kufizimet te të pavaksinuarit, jo te të gjithë. Nga kjo javë e tutje, kontrollet në kufi do të jenë më të ashpra për shtetasit që vijnë nga vende të rrezikuara prej Covidit, dhe të pavaksinuarit do të izolohen me forcë.”, është shprehur në lidhje me këtë çështje Presidenti Macron.

    Ndërsa qeveritë nëpër Evropë inkurajojnë përdorimin e vaksinave për të shmangur një valë të re të pandemisë, infeksionet vazhdojnë të rriten prej variantit Delta të koronavirusit.

    Në Britani po regjistrohen 30 mijë raste pozitive përditë por vendi është i vendosur të heqë tërë masat kufizuese anti-Covid nga data 19 korrik, me gjithë udhëzimin kundër të shkencëtarëve.

    Italia, ndërkaq, po mendon të rikthejë masat e vjetra siç është karantina për personat e huaj.

    Portugalia dhe Spanja konsiderohen në shumicën e tyre zona të kuqe prej Covidit-19, edhe më keq situata paraqitet në Qipro ndërsa hapësira ekonomike europiane është në pjesën më të madhe me ngjyrë të gjelbër, me përjashtim të disa zonave në Vendet e Ulëta, Irlandë, në disa ishuj grekë, Norvegji dhe Zvicër.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “Delta” na rrezikon lirinë! Bino: Rikthehen masat, nëse shfaqet varianti indian dhe rriten shifrat

    Tanimë, kur të gjithë janë çliruar ndaj masave anti Covid dhe janë duke shijuar të shfrenuar atë çfarë ofron vera me plazhin dhe jetën e lokaleve, ku askush nuk ruan distancë apo maskë në ambiente të mbyllura, Komiteti Teknik i Ekspertëve është duke diskutuar në lidhje me alertin e Deltës, por dhe si do të vijohet me masat, pasi ky mutacion infekton mbi 40 % më shumë se varianti britanik.

    E ndërsa autoritetet shëndetësore janë të shqetësuar, madje edhe vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron një situatë kritike, shkaktuar nga “Delta”, në Shqipëri ka rënie të numrit të personave për t’u vaksinuar.

    Disa prej tyre thonë se kanë fituar imunitet pasi e kanë kaluar Covid-in. Por a duhet vaksinuar një person që është infektuar më parë?

    Instituti i Shëndetësisë nuk mund të konfirmojë nëse mutacioni Delta ka hyrë në Shqipëri, por disa mostra të dyshuara janë nisur drejt laboratorit të referencës në Berlin për ta konfirmuar zyrtarisht.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Asnjë humbje jete nga Covid në Shqipëri, 5 raste të reja në 24 orët e fundit

    Në 24 orët e fundit janë kryer 3039 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, pesë qytetarë në këto bashki: Nga 1 rast në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Has, Shijak. Ndërsa fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid-19.

    Aktualisht janë 86 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
    Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë.
    Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
    Janë shëruar 3 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,050 që nga fillimi i epidemisë.

    Statistika (11 Korrik 2021)
    Raste të reja ditore 5
    Të shëruar në 24 orë 3
    Të shtruar në spitale 7
    Humbje jete në 24 orë 0
    Testime ditore 3039

    Testime totale 834,730
    Raste pozitive 132,592
    Raste të shëruara 130,050
    Raste Aktive 86
    Humbje jete 2,456

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 31
    Elbasan 12
    Fier 11
    Korçë 8
    Vlorë 7
    Shkodër 6
    Lezhë 4
    Durrës 4
    Kukës 2
    Gjirokastër 1

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • A u rritet gjoksi femrave që vaksinohen me Pfizer? Ekspertët tregojnë sesi qëndron e vërteta

    Disa video të bëra publike në rrjetin social “Tik-Tok” ku pretendohet se vaksina Pfizer ose Moderna shkakton rritje të gjinjëve ka shkaktuar shqetësim tek gratë.

    Në një artikull nga prestigjozja “New York Times”, ekspertët thonë se në këto raste kemi të bëjmë me zmadhim të nyjeve limfatike. Në rastet e tjera, ato mund të jenë shenjë e hershme e kancerit, por në rastin e kryerjes së vaksinës, ka një tjetër shpjegim që fatmirësisht nuk ka lidhje me kancerin.

    Sipas ekspertëve vaksinat që përdorin ARN-në mesazhere (mARN), si Pfizer dhe Moderna, japin një sasi të vogël të kodit gjenetik për të udhëzuar qelizat se si të kopjojnë proteinën sipërfaqësore të virusit, proteinën “spike”, gjë që aktiviton sistemin imunitar.

    Nyjet limfatike përmbajnë qeliza B të cilat përdorin këtë informacion për të gjeneruar antitrupa në përgjigje të një organizmi të huaj. Grumbullimi i antitrupave në nyjet limfatike mund të rezultojë në zgjerimin e tyre.

    Kjo mund të shkaktojë që gjinjtë të ndjehen më të mëdhenj për një kohë të shkurtër pas vaksinës, por nuk është arsye për shqetësim.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Çfarë është varianti Delta? 5 gjërat që duhet të dini dhe cilët janë personat më të rrezikuar

    Për herë të parë në më shumë se 1 vit, ne po ndiejmë një farë shprese – ose të paktën optimizëm të kujdesshëm – se pandemia mund të nisë të zhduket. Por ekspertët duan që ne ta dimë se ekziston ende një shqetësim, se mutacionet e reja të virusit mund ta rikthejnë atë, madje edhe më të fortë.

    Një shqetësim i madh për momentin është varianti Delta, një lloj virusi SARS-CoV-2 shumë infektiv, i cili u identifikua për herë të parë në Indi në dhjetorin e vitit të kaluar. Më pas ai u përhap me shpejtësi në Indi dhe më pas në Britaninë e Madhe, gjë që ka çuar në një rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarve dhe vdekjeve.

    Rasti i parë me variantin Delta në Shtetet e Bashkuara u diagnostikua 2 muaj më parë, dhe tani rastet po shumëfishohen me shpejtësi. Inçi Jildirim, specialiste e sëmundjeve infektive pediatrike në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Jeilit, nuk është e befasuar nga ajo që po ndodh.

    “Të gjithë viruset evoluojnë me kalimin e kohës dhe pësojnë mutacione gjatë kohës qëpërhapen dhe shumohen”-thotë ajo. Por unike për Delta, është shpejtësia me të cilën po përhapet, thotë F.Perri Uillson, një epidemiolog po në Jeil.

    Nga sa dimë deri më tani, njerëzit që janë vaksinuar kundër koronavirusit duket se janë të mbrojtur ndaj variantit Delta. Por cilido që është i pa vaksinuar dhe që nuk zbaton masat parandaluese, rrezikon të infektohet nga varianti i ri, thonë mjekët. Ja cilat janë 5 gjërat kryesore që duhet të dini rreth variantit Delta:

    1. Është më infektiv sesa llojet e tjera të virusit

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e ka quajtur këtë variant “më të shpejtë dhe më të fortë”.Në mesin e muajit qershorit, CDC-ja amerikane e etiketoi Deltën“një variant shqetësues”. “Është shumë dramatike se si do të ndryshojë shkalla e rritjes së rasteve”- thotë Uillson. Delta po përhapet 50 për qind më shpejt sesa varianti Alfa, që ishte 50 për qind më ngjitës sesa lloji origjinal i SARS-CoV-2, duke e bërë variantin e ri 75 për qind më infektiv se origjinali”-thotë ai.

    Sipas tij në një mjedis krejtësisht të shkujdesur, ku askush nuk vaksinohet apo mban maskë,?- vlerësohet se personi mesatar i infektuar me llojin origjinal të koronavirusit do të infektojë 2.5 persona të tjerë. “Në të njëjtin mjedis, Delta do të përhapet nga një person tek ndoshta 3.5 ose 4 persona të tjerë. Për shkak të matematikës, ai po përhapet në mënyrë eksponenciale dhe më shpejt”- thotë Uillson.

    2. Personat e pa vaksinuar janë të rrezikuar

    Në SHBA ka aktualisht një numër disproporcional njerëzish të pa vaksinuar në shtetet Jugore dhe Apallashiane duke përfshirë Alabamën, Arkansasin, Xhorxhian, Misisipin, Misurin dhe Virxhinian Perëndimore, ku normat e vaksinimit janë të ulëta (në disa prej këtyre shteteve, numri i rasteve është në rritje edhe ndërkohë që disa shtete të tjera po heqin kufizimet, pasi rastet po bien).

    Shqetësim përbëjnë fëmijët dhe të rinjtë.“Një studim i fundit nga Britania e Madhe,tregoi se fëmijët dhe të rriturit nën 50 vjeç, kishin 2.5 herë më shumë gjasa të infektoheshin nga varianti Delta”-thotë Jildirim. Dhe deri më tani, në SHBA nuk është aprovuar asnjë vaksinë për fëmijët 5-12 vjeç, edhe pse ky vend dhe një numër vendesh të tjera kanë autorizuar përdorimin e vaksinave për adoleshentët.

    3. Delta mund të shkaktojë shpërthime epidemike lokale

    Sa njerëz do të preken nga Delta, dhe sa shpejt do të përhapet ky variant?Përgjigjet mund të varen, pjesërisht nga vendi ku jetoni, dhe sa njerëz në qytetin tuaj janë vaksinuar, thotë Uillson. Në disa raste, një qytet me norma të ulëta të vaksinimit, por që është i rrethuar nga zona me norma të larta vaksinimi, mund ta përmbajë virusin brenda kufijve të tij dhe rezultati mund të jetë “shpërthimet epidemike hiperlokale”.

    “Në këto kushte, pandemia mund të duket ndryshe nga ajo që kemi parë më herët, ku kishte vatra të nxehta në të gjithë vendin”- shton eksperti. Pra, në vend të një pandemie 3-4 vjeçare, tani që më shumë njerëz janë vaksinuar apo imunizuar natyrshëm (pasi janë prekur nga virusi), një rritje e rasteve do të neutralizohet në një periudhë më të shkurtër kohore.

    4. Ka ende shumë për të mësuar mbi këtë variant

    Ndërsa nevojiten më shumë kërkime, informacioni i hershëm në lidhje me ashpërsinë e këtij varianti përfshin një studim nga Skocia, që tregoi se Delta kishte dy herë më shumë gjasa sesa Alfa që të shkaktojë shtrimin në spital të individëve të pa vaksinuar (vaksinat e ulinndjeshëm rrezikun).

    Një pyetje tjetër, përqendrohet tek mënyra sesi ndikon Delta në trupin e njeriut. “Duket sikur kolla dhe humbja e nuhatjes janë më pak të zakonshme. Dhimbja e kokës, fytit, rrjedhja e hundëve, dhe ethet janë të pranishme edhe tek ky variant bazuar në sondazhet më të fundit në Britani- thekson Jildirim.

    Një studim i Instituti të Shëndetit Publik në Angli, tregoi se të paktën dy nga vaksinat janë efektive kundër Deltës. Vaksina Pfizer-BioNTech ishte 88 për qind efektive kundër sëmundjes simptomatike dhe 96 për qind efektive kundër shtrimit në spital.

    Ndërkohë, vaksina e Oxford-AstraZeneca ishte 60 për qind efektive kundër sëmundjes simptomatike dhe 93 për qind e efektshme kundër shtrimit në spital. A duhet të marrin të vaksinuarit një dozë shtesë për t’u mbrojtur nga Delta? Ekspertët thonë se është shumë shpejt për të dhënë një përgjigje të saktë. “Na duhen më shumë të dhëna për të përcaktuar shkallën aktuale të përhapjes dhe ndikimin e këtij varianti të ri”- thekson Jildirim.

    5. Vaksinimi është mbrojtja më e mirë kundër Deltës

    Mjekët thonë se gjëja më e rëndësishme që mund të bëni për të mbrojtur veten nga Delta, është të vaksinoheni plotësisht. Kjo do të thotë që nëse merrni një vaksinë me dy doza si Pfizer ose Moderna, duhet të prisni periudhën e rekomanduar 2-javore që dozat të japin efektin e tyre të plotë.

    Por pavarësisht nëse jeni vaksinuar, është gjithashtu e rëndësishme të ndiqni udhëzimet CDC, që janë në dispozicion si për njerëzit e vaksinuar ashtu edhe ata të pa vaksinuar.“Si çdo gjë në jetë, edhe ky është një vlerësim i vazhdueshëm i rrezikut. Kur jashtë dielli është i fortë, juvendosni krem ??mbrojtës në fytyrë.

    Nëse jeni në një tubim të mbushur me njerëz, potencialisht me njerëz të pa vaksinuar, vendosni maskën tuaj dhe mbani distancimin shoqëror. Nëse nuk jeni të vaksinuar, gjëja më e mirë që mund të bëni është të vaksinoheni”- thekson ekspertja. / “Science Alert” – Bota.al

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Identifikohen 2 raste te virusit Delta ne Shqiperi

    Se fundmi jane identifikuar dy raste te virusit Delta ne Gjirokaster.

    Sipas Ballkanweb nje studente e ardhur nga jashte ka shfaqur sinptoma te ngjashme me tipin e virusit indian Delta. Nje tjeter rast eshte ne Permet nga nje 45 vjecar serish i ardhur nga jashte.

    Te dyja rastet jane duke u trajtuar ne shtepi dhe gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Britania e Madhe nën ‘ethet’ e këqija të variantit Delta, shënon mbi 32 mijë infektime të reja në 24 orët e fundit

    Varianti “DELTA” po paraqitet shumë shqetësues në Britaninë e Madhe, pasi në 24 orët e fudnit janë regjistruar më shumë se 32 mijë raste të reja.

    Gjithashtu kanë ndërruar jetë 33 qytetarë, me numrin e viktimave që ka arritur në 128.301 që nga fillimi i pandemisë.

    Gjithashtu edhe në Rusi situata është shumë shqetësuese, pasi prej javësh numri i infektimeve është shumë i lartë. Në 24 orët e fundit janë infektuar 23.962 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 725 të tjerë.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “Lambda”/ Nuk mbaron me delta, del mutacioni i ri më i tmêrrshëm i Covid-19

    Një variant i ri dhe më i egër i koronavirusit po qarkullon në 30 vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

    Mjekët paralajmërojnë se Lambda mund të jetë edhe më infektues dhe vdekjeprurës sesa Delta, duke e bërë variantin Indian të sëmundjes të duket si “polici i mirë” përpara kushëririt të tmerrshëm. Origjina e mutacionit të radhës, është Peruja. Ministri i shëndetësisë atje tha se vendi i tij po regjistron tani nivelin ndoshta më të lartë të vdekshmërisë në botë.

    “Një shtam i ri, edhe më i rrezikshëm se Delta, raportohet të jetë diktuar në më shumë se 30 vende të botës gjatë këtyre 4 javëve të fundit. Lambda po përhapet pa fre në Peru, vendi i tij i origjinës, ku konsiderohet përgjegjës për 500 vdekje në 100 mijë persona”, u shpreh ministri.

    Kërkuesit kilianë sakaq kanë zbuluar se ky variant mund të jetë rezistent ndaj vaksinave të Covid 19.

    “Të dhënat tona tregojnë për të parën herë se mutacioni i pranishëm në proteinën spike të variantit Lambda, arrin t`i shpëtojë antitrupave dhe mund të ketë infektueshmëri të shtuar”, thuhet ne studimin e tyre.

    I njohur ndryshe si C.37, Lambda u pikas për herë të parë ne Peru vitin e kaluar, por tani mutacioni ka marrë një hov shqetësues.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP