Category: Koronavirus

  • Fëmijët dhe adoleshentët mund të kthehen në vatrat e ardhshme të përhapjes së COVID-19, ja cilat janë dy vaksinat më të sigurta për ta

    Programi i vaksinimit kundër Covid-19 në shumicën e shteteve, sidomos në Mbretërinë e Bashkuar, ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm, raportojë mediat vendase dhe ndërkombëtare.

    Sidoqoftë, ndërsa shumica e të rriturve bëhen po marrin dozën e dytë, janë të pa vaksinuarit ata e rrezikojnë ende përhapjen e virusit . Kjo vë në qendër të vëmendjes fëmijët dhe adoleshentët.

    Çfarë të bëjmë? A duhet t’i vaksinojmë adoleshentët (dhe, më vonë, fëmijë më të vegjël)?Në lidhje me këtë është e nevojshme të shikohet edhe pikëpamja e kësaj grupmoshe. Zërat e tyre kanë munguar gjatë kësaj periudhe pandemie, ndoshta tani është koha që të dëgjohen.

    Pa dyshim që fëmijët dhe adoleshentët mund ta marrin dhe ta përhapin koronavirusin. Sipas ekspertëve britanik, rreth 40% e adoleshentëve kanë antitrupa Covid, që do të thotë se ata janë infektuar gjatë vitit të fundit.

    Shumica e fëmijëve dhe adoleshentëve kanë infeksion ‘të heshtur’ Covid – ose pothuajse nuk kanë simptoma. Rreziqet që ata të sëmuren rëndë janë shumë të ulëta dhe vdekja nga Covid është jashtëzakonisht e rrallë.

    Përfitimet e vaksinimit për adoleshentët janë të trefishta. Së pari, ulja e rrezikut që ata të sëmuren. Së dyti, zvogëlimi i transmetimit tek të rriturit. Së treti, përfitimet duke u shkëputur më pak nga ambientet e shkollës.

    Reduktimi i transmetimit tek të rriturit është përfitimi më i madh i vaksinimit të adoleshentëve. Por ka pyetje etike në lidhje me vaksinimin e individëve për të përfituar kryesisht të tjerët.

    Rreziqet e vaksinimit të adoleshentëve janë të dyfishta: çdo efekt anësor i vaksinimit dhe përdorimi i furnizimeve të pakta të vaksinave që mund të përdoren më mirë diku tjetër. Tani kemi vetëm të dhëna për sigurinë e vaksinave tek adoleshentët nga provat Pfizer dhe Moderna.

    Provat raportuan se vaksinat ishin shumë efektive dhe shumë të sigurta dhe Pfizer është licencuar për përdorim tek adoleshentët në MB dhe SHBA dhe disa vende evropiane tani po përgatisin vaksina për ata mbi 12 vjeç.

    Pra si përfundim kjo është një çështje paksa delikate dhe kërkon një analizë të thellë nga ekspertët si edhe kryerjen e sondazheve ku të dëgjohet mendimi i adoleshentëve dhe jo i prindërve të tyre.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Asnjë humbje jete me Covid në vend, 1 i infektuar në 24 orët e fundit

    Ministria e Shëndetësisë deklaron se gjatë 24-orëve është regjistruar vetëm një rast i ri me Covid dhe nuk ka patur asnjë humbje jete.

    Gjithsej janë kryer 2144 testime, janë kryer 2144 testime, janë shëruar 4 qytetarë dhe në infektiv po marrin trajtim të specializuar 4 pacientë
    NJOFTIMI

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

    Në 24 orët e fundit janë kryer 2144 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19 një qytetar nga Tirana.

    Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
    Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 4 pacientë.
    Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
    Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,027 që nga fillimi i epidemisë.

    Statistika (4 Korrik 2021)

    Raste të reja ditore 1
    Të shëruar në 24 orë 4
    Të shtruar në spitale 4
    Humbje jete në 24 orë 0
    Testime ditore 2144

    Testime totale 817,479
    Raste pozitive 132,535
    Raste të shëruara 130,027
    Raste Aktive 52
    Humbje jete 2,456

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 21
    Shkodër 10
    Elbasan 6
    Durrës 5
    Vlorë 5
    Lezhë 2
    Korçë 2
    Fier 1

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Situata nga Covid-19, Mitsotakis tepër i vendosur: Greqia nuk do të mbyllet përsëri për të mbrojtur disa të pavaksinuar

    Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka siguruar se Greqia nuk do të mbyllet më edhe nëse pandemia vijon ende.

    Mitsotakis thotë se nuk k apse të mbyllet gjithë vendi për të mbrojtur disa të pavaksinuar dhe barra e rëndë ti bjerë shumicës së popullsisë greke që është e vaksinuar.

    Ai shtoi se asnjë masë shtesë nuk ka për tu marrë në vijim dhe sipas tij rruga e mesme është vaksinimi teksa do të ketë një fushatë për të bindur ata që e refuzojnë vaksinën.

    “Vendi nuk do të mbyllet përsëri për të mbrojtur disa të pavaksinuar dhe për të paguar për shumicën dërrmuese të popullsisë Greke që është vaksinuar.”- tha Mitsotakis.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Pse të pavaksinuarit janë “burim” i varianteve të reja të Covid-19? Ja çfarë thotë studimi i fundit

    Nga Maggie Fox, CNN

    Personat e pavaksinuar jo vetëm që rrezikojnë shëndetin e tyre por edhe janë një burim rreziku për personat e tjerë në rast se infektohen me virus, sipas ekspertëve të sëmundjeve infektive. Kjo për arsye se burimi i vetëm i varianteve të reja të koronavirusit është një person i infektuar.

    “Njerëzit e pavaksinuar janë burim i mundshëm i infektimit me variante të tjera ” tha Dr. William Schaffner, një profesor në Divizionin e Sëmundjeve Infektive në Universitetin Vanderbilt. “Sa më shumë njerëz të pavaksinuar të ketë, aq më shumë rritet mundësia që virusi të shumohet,” tha Schaffner.

    Të gjithë viruset pësojnë mutacion, dhe nëse koronavirusi nuk është i prirur të pësojë mutacion, ai përsëri ndryshon dhe evolon. Ndonjëherë, një virus krijon rastësisht një mutacion duke i dhënë disa avantazhe – transmetueshmëri më të lartë dhe duke e bërë më ngjitës, raporton abcnews.al

    Mutacionet që kanë më shumë avantazhe do të tejkalojnë mutacionet e tjera duke përbërë shumicën e grimcave të virusit që infektojnë dikë. Nëse një version i Covid është mjaft i suksesshëm, ai do të shndërrohet në një variant.

    Tashmë, një variant i ri është përhapur në pjesën më të madhe të botës. Verën e kaluar, një mutacion i quajtur D614G u përhap nga Europa në SHBA dhe më pas në pjesën tjetër të botës. Shumica e varianteve të reja ishin të ndryshme nga D614G. Varianti Alpha, ose B.1.1.7, u bë varianti dominues në SHBA nga fundi i pranverës falë transmetueshmërisë së tij.

    Tani varianti Delta është edhe më i transmetueshëm dhe pritet të bëhet variant dominues në shumë vende, përfshirë SHBA-në. Vaksinat aktuale janë efektive kundrejt të gjitha varianteve por kjo mund të ndryshojë në çdo moment, raporton abcnews.al

    Kjo është arsyeja pse mjekët dhe zyrtarët e shëndetit publik po bëjnë thirrje që sa më shumë njerëz të vaksinohen. Vaksinat nuk janë gjerësisht të disponueshme në shumë vende. Por në SHBA ka mjaftueshëm për të vaksinuar popullsinë.

    Vetëm 18 shtete kanë vaksinuar plotësisht më shumë se gjysmën e banorëve të tyre, sipas të dhënave nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

    “Aktualisht, afërsisht 1.000 qarqe në Shtetet e Bashkuara kanë vaksinuar më pak se 30% të banorëve.

    Në disa zona, ne tashmë po shohim rritje të rasteve,” tha drejtori i CDC Dr. Rochelle Walensky në një konferencë për shtyp. Nëse virusi përpiqet të infektojë dikë me imunitet, dy janë mundësitë; ose “të shpëtojë” ose të shkaktojë simptoma të lehta ose të jetë asimptomatik.

    Ashtu si një grabitës banke, fotografia e të cilit është shpërndarë kudo, ashtu edhe virusi do të përhapet duke infektuar personat me sistemin imunitar më të dobët. Personat e pavaksinuar i krijojnë mundësinë virusit jo vetëm të përhapet por edhe të pësojë mutacion.(abc news)

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • ‘Ka prekur 98 shtete’, OBSH ngre alarmin për variantin Delta: Pritet të jetë mbizotërues në të gjithë botën

    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka dhënë alarmin për variantin “Delta”, pasi sipas tij deri më tani ky variant ka arritur të përhapet në 98 shtete.

    Ai këkroi që shtete të jenë të kujdesshme me lehtësimin e masave, ndërkohë tha se “Delta” pritet të mbizotërojë në të gjithë botën, duke bërë që disa shtete të jenë shumë të rre zikuara.

    Britania e Madhe dhe Rusia janë dy shtetet që kanë më shumë infektime me këtë variant, por në Rusi numri i vik tim ave është shumë herë më i lartë. Gjithashtu edhe Australia po go ditet nga “Delta”, pasi në ditët e fundit janë regjistruar një numër i madh të infektuarish dhe vik tim ash.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Jo më vaksinë? Vjen lajmi i mirë për pandeminë, shumë shpejt një pilulë që shëron Covid 19

    Edhe pse disa viruse si vetë gripi, HIV-i apo Hepatitis C trajtohen me pilula, për Sars Cov 2 nuk ka ende një të tillë.

    Qeveria amerikane shpenzoi 18 miliardë dollarë vitin e kaluar, për të financuar kompanitë farmaceutike, që do të krijonin një vaksinë kundër koronavirusit. Përpjekjet e tyre kanë rezultuar me disa vaksina të efektshme në kohë rekord, përfshirë: Pfizer/BioNTech dhe Moderna.

    Tani, administrata e SHBA do të investojë mbi tre miliardë dollarë në një fushë tjetër kërkimi: zhvillimin e një pilule që do të luftonte koronavirusin në fazat e hershme të infektimit dhe do të shpëtonte potencialisht shumë jetë në vitet që do të vijnë.

    Paratë për krijimin e pilulës antivirale do të merren nga Plani Amerikan i Shpëtimit. Drejtori i Institutit Kombëtar të SHBA-së për Alergji dhe Sëmundje Infektive, Anthony Fauci është një ndër mbështetësit e mëdhenj të pilulës, të cilën pacientët me koronavirus do të kenë mundësi ta gjejnë në farmaci sapo të diagnostikohen si pozitivë apo të ndjejnë simptomat e para.

    Ekspertët thonë se trajtimi antiviral mund të jetë i disponueshëm për publikun në fund të vitit 2021.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Po merr qindra jetë njerëzish në mbarë botën, njihuni me simptomat më të zakonshme të variantit Delta

    Edhe pse në vendin tonë ende nuk është regjistruar asnjë rast i variantit Delta të SARS-COV-2, ndërgjegjësimi në lidhje me simptomat më të zakonshme të këtij virusi do të ishte i mirë.

    Sipas një studimi të realizuar së fundmi, simptomat e personave që janë infektuar me variantin Delta ndryshojnë nga simptomat klasike të SARS-CoV-2.

    Shkencëtarët nga Australia, të cilët analizuan simptomat e pacientëve të infektuar me variantin Delta, kanë theksuar se simptomat e tyre janë të ndryshme nga ato të vëzhguara më parë tek të infektuarit me variante të tjera të SARS-CoV-2.

    Sipas tyre, kjo është diçka normale pasi njerëzit janë të ndryshëm dhe sistemi ynë imunitar nuk reagon njësoj në momentin që infektohemi me virus.

    Pra, cilat janë simptomat më të zakonshme të variantit Delta?

    Duke analizuar të dhënat e pacientëve nëpërmjet një aplikacioni të zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar, studiuesit vunë re se simptomat më të zakonshme të Covid-19 tani kanë ndryshuar, kjo për shkak të dominimit të Delta.

    Ndërsa ethet dhe kolla janë simptomat më të zakonshme të infeksionit dhe dhimbja e kokës dhe e fytit janë ndër simptomat më të shpeshta që kanë raportuar pacientët, një nga simptomat që kanë raportuar të infektuarit me variantin Delta është rrjedhja e hundëve.

    Gjithashtu, humbja e nuhatjes- një nga simptomat më të shpeshta që kanë raportuar personat e infektuar me variantin origjinal të Covid-19 është renditur e nënta te pacientët me Delta.

    Studiuesit shpjegojnë se këto ndryshime mund t’i atribuohen mutacionit të virusit ose faktit që pacientët që kërkojnë ndihmë mjekësore tani janë në një fazë më serioze. Për shkak të shkallës së lartë të vaksinimit tek të moshuarit, të rinjtë janë më të prekurit por ata kanë tendencë të zhvillojnë simptoma më të lehta në krahasim me të moshuarit.

    Kështu që ekspertët kanë thirrje që personat që kanë rrjedhje hundësh dhe dhimbje fyti të drejtohen menjëherë te mjeku i familjes, pasi këto simptoma mund të sinjalizojnë se ju jeni infektuar me variantin Delta.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Tjetër lajm i mirë ndaj pandemisë, vaksina me një dozë e Johnson&Johnson efektive kundër variantit Delta

    Kompania amerikane Johnson & Johnson ka thënë se vaksina e saj me një dozë të vetme siguron mbrojtje kundër variantit të ri të koronavirusit, Delta.

    Sipas kompanisë gjatë një studimi të kryer rezultoi kohëzgjatja e përgjigjes imune të personave të vaksinuar zgjat të paktën tetë muaj dhe vaksina është 85% efektive. Të vaksinuarit prodhojnë antitrupa neutralizues ndaj të gjitha varianteve të virusit, përfshjirë edhe Deltën, i cili gjatë ditëve të fundit ka frikësuar botën.

    Kompania tha se antitrupat e prodhuar nga vaksina e saj rriten me kalimin e kohës. Johnson & Johnson u prodhua më vonë se vaksinat e tjera për këtë arsye nuk ka dhe shumë informacione mbi të.

    Vaksina ka përdorur një teknologji të ngjashme me atë të Oxford / AstraZeneca që është me dy doza, e cila ka rezultuar mjaft efektive kundër Delta, bazuar në të dhënat e deritanishme nga Europa.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Varianti Delta i koronavirusit, ky shtet po shkon drejt ‘izolimit’ nga bota

    Australia do të marrë masa të rrepta për fluturimet ndërkombëtare në kuadër të variantit Delta nga COVID-19. Qeveria do të ndërpresë gjysmën e fluturimeve që mbërrijnë në kontinent dhe do të lejohen të hyjnë vetëm australianët dhe disa persona të caktuar.

    Kjo masë do të hyjë në fuqi më 14 korrik dhe do të zgjasë deri vitin tjetër, por kjo mund të shkaktojë irritim tek australianët që jetojnë jashtë vendit të tyre.
    Për kryeministrin Scott Morrison kjo është masa e duhur pasi ul presionin e karantinës edhe pse edhe ata që do të vijnë nga jashtë vendit do të duhet të karantinohen.

    Sot Australia ka çuar në izolim në shtëpi gjysmën e popullsisë për shkak të variantit Delta që po kërcënon gjithë botën pasi është më infektues.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • EMA jep lajmin e mirë për Covid-19: Dy doza të vaksinës ju mbrojnë nga varianti Delta

    “Të dhënat tona tregojnë se dy doza nga katër vaksinat e miratuara nga EMA të mbrojnë kundër variantit Delta, këto të dhëna janë qetësuese. Është e rëndësishme të vazhdoni vaksinimin me fokus të veçantë ndaj më të rrezikuarve dhe të moshuarve”.

    “Aktualisht EMA nuk është në gjendje të ofrojë një rekomandim përfundimtar për përdorimin e vaksinave të ndryshme anti-Covid për dy doza të vaksinimit, por të dhënat paraprake nga studimet në Spanjë dhe Gjermani tregojnë një përgjigje të mirë imune dhe pa asnjë problem sigurie”, shtoi shefi i strategjisë së vaksinave të Agjencisë Evropiane të Barnave.

    “Strategjia heterologjike e vaksinimit historikisht ka provuar të jetë e suksesshme, është përdorur për vaksinat e tjera dhe ka një arsyetim të fortë shkencor,” theksoi ai.

    “Të pesë trajtimet e zgjedhura nga Komisioni Evropian si pjesë e strategjisë së tij terapeutike kundër Covid-19 janë aktualisht në fazën e rishikimit të vazhdueshëm nga EMA, e cila do të vazhdojë gjatë verës. Mendimet fillestare priten në fund të vitit”, deklaroi EMA.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP