Category: Kuriozitete

  • Disa arsye të forta se përse duhet të zgjoheni herët

    Thonë se “zogu i hershëm kap krimbin” dhe kjo tingëllon pak e shpifur dhe jo dhe aq motivuese. Megjithatë, është e vërtetë, të zgjohesh herët ka disa përfitime.

    1 – Më shumë kohë për veten

    Nëse jetoni me njerëz të tjerë, të vegjël ose të rritur, të zgjuarit herët mund t’ju japë një kohë të nevojshme për veten. Më shumë kohë për të pirë kafen ngadalë ndërsa lexoni lajmet e ditës ose thjesht shijoni për pak heshtjen dhe qetësinë. E gjithë kjo do t’ju ndihmojë për të përballuar ditën e vrullshme që keni përpara.

    2 – Më shumë kohë për t’u stërvitur

    Nëse stërvitja është e rëndësishme për ju, por shpesh e gjeni veten duke thënë “sot nuk pata kohë”, zgjimi herët mund të jetë sekreti. Për më tepër, aktiviteti fizik ju shton sasinë e endorfinës në trup, duke përmirësuar gjendjen tuaj shpirtërore, duke ulur stresin, ankthin dhe duke rritur nivelet e energjisë.

    3 – Më pak kohë në trafik

    Ngritja dhe dalja nga shtëpia herët mund t’ju ndihmojë të hiqni qafe trafikun e zakonshëm. Shmangia e trafikut nuk ju kursen vetëm kohë dhe para. Mund të ndihmojë gjithashtu në mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqënies, pasi hulumtimet e lidhin uljen e trafikut me: stresin, agresivitetin dhe inatin, depresionin, problemet e frymëmarrjes etj.

    4 – Më shumë kohë për të mbaruar punë

    Dëshironi ndonjëherë të keni më shumë orë në ditë për të mbyllur gjithë punët që keni? Zgjimi herët është përsëri çelësi.

    5 – Gjumë më i mirë

    Studimet sugjerojnë se njerëzit që zgjohen herët kanë tendencë të shkojnë në shtrat më herët dhe të bëjnë gjumë më të gjatë, me cilësi më të mirë. Kur flini mjaftueshëm, keni disa përfitime si: humor i përmirësuar, përqendrim më i mirë, shans më i ulët për mbipeshë dhe sëmundje kronike etj. N

    Nga ana tjetër, mundesa e gjumit cilësor ndikon në dobësimn e sistemin imunitar, rrit shansin për presion të lartë gjaku, sëmundje zemre, diabet, probleme me dëshirat seksuale etj. Në përgjithësi: Gjumë më i mirë = më shumë energji.

    6 – Lëkurë më e shëndetshme

    Gjumi i mirë ndihmon në mbajtjen e shëndetshme të lëkurës. Gjatë gjumit, qelizat tuaja të lëkurës rigjenerohen, ndërsa rritja e qarkullimit të gjakut dhe kolagjenit ndihmojnë në riparimin e dëmtimit të mjedisit dhe UV. Për më tepër, një gjumë më i rregulluar – ju jep më shumë mundësi për të praktikuar çdo mbrëmje rutinën e kujdesit ndaj lëkurës.

    7 – Më pak rrathë poshtë syve

    Nëse flini-zgjoheni herët, rezultati rrjedhimisht do të jetë më pak rrathë të zinj poshtë syve, më pak sy të fryrë.

    8 – Më shumë kohë për mëngjes

    Nëse zgjoheni herët, ju keni gjithë kohën shtesë që ju duhet për të përgatitur mëngjesin për veten dhe familjen, madje edhe për ta konsumuar atë në shtëpi.

    9 – Ju ndihmon të përqendroheni

    Nëse e filloni mëngjesin furishëm, me nxitim, duke mos ditur ku jeni dhe çfarë të bëni më parë – nuk do mend që dita s’do ju gjejë shumë të përqendruar. Ndërkohë, ndodh e kundërta kur mëngjeset tuaja janë të paqta dhe e merrni shtruar.

    Disa këshilla për t’u zgjuar më herët:

    – Uleni gradualisht orën e alarmit

    – Motivoni veten: Yoga, meditim, video motivuese, libra

    – Shpërbleni veten

    – Dilni nga dhoma e gjumit

    – Shmangni dritën blu (laptop, iphone etj) para gjumit

    – Shmangni vaktet e rënda dhe ushqimet pikante natën vonë

    – Lejojini vetes (rrallë) të qëndroni për pak në shtrat zgjuar

    Po sikur thjesht të mos çoheni nga shtrati?

    Sikurse tashmë e dini, zgjimi herët ka shumë përfitime, por sidoqoftë, ne jemi njerëzorë dhe shumë gjëra mund të na pengojmë të flemë herët, si për shembull një turn nate në punë. Nëse keni nevojë të flini më vonë për të bërë sasinë e duhur të gjumit, atëherë besojuni nevojave të trupit tuaj.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Sa të rrezikuar janë adoleshentët dhe fëmijët nga Covid-19? Epidemologu shqiptar jep paralajmërimin

    Epidemologu Ilir Alimehmeti ka trajtuar së fundmi Covid-19 tek fëmiëjt dhe adoleshentët, duke cekur rrezikshmërinë. Përmes një postimi, Alimehmeti ka folur sesa të rrezikuar është kjo grupmoshë.

    Shtohen “frikshëm” infektimet në Britani, por të hënën hiqen masat kufizuese

    E keqja nuk ka fund në Gjermani! 133 të vdekur nga përmbytja, ja si është shndërruar vendi (Foto)

    Ulen ndjeshëm temperaturat, ja parashikimi i motit për ditën e sotme
    “Fëmijët e shëndetshëm nuk do t’i frikësohen jetës, nëse të rriturit do të kenë mjaftueshëm integritet sa të mos i frikësohen vdekjes.”

    Cit.: Prof. Erik Erikson (1902-1994)

    Risku i COVID-19 për fëmijët dhe adoleshtët është krejtësisht minimal miqtë e mi! Siç ishte vërejtur që në fillim, të rinjtë dhe adoleshentët përgjithësisht e kalojnë krejt lehtë infeksionin nga SARS-CoV-2. Tashmë këto vrojtime mbështeten nga evidencat zyrtare, si në rastin e të dhënave zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar.

    NHS (National Health System) në bashkëpunim me institucionet të tjera elitare britanike, publikoi më 8 Korrik 2021 studimin e arsyeve të vdekjeve të fëmijëve dhe adoleshentëve (<18 vjeç) përgjatë një viti pandemi (periudha 1 mars 2020 – 28 shkurt 2021). Gjetjet e tyre janë aq mbresëlënëse saç ishin edhe të parashikueshme. Në detaj, gjatë një viti, ndër fëmijët dhe adoleshentët në Mbretërinë e Bashkuar kanë ndodhur: 3.105 vdekje totale, 61 vdekje me tampon pozitiv, por 25 vdekje të vetme ishin si rrjedhojë e COVID-19. Duke kujtuar se në Mbretërinë e Bashkuar ka mbi 12 milionë fëmijë dhe adoleshentë: vdekshmëria nga SARS-CoV-2 rezultoi më pak se 2 ndër 1 milionë. Shkalla e vdekshmërisë nga infeksioni (IFR) rezulton krejtësisht e ulët: 469.982 fëmijë dhe adoleshentë kanë qenë të infektuar në këtë periudhë, si rrjedhojë IFR = 25 / 469.982 = <0.005%. Pra, 99.995% E FËMIJËVE DHE ADOLESHENTËVE I MBIJETOJNË SARS-COV-2. Kjo shkallë vdekshmërie është krejtësisht e njëjtë me shkallën e vdekshmërisë nga gripi sezonal, e cila në këtë grupmoshë luhatet nga 0.003% – 0.009%, në varësi të viteve. Autorët thellohen më tej dhe bëjnë të ditur, se ndër 25 vdekjet: 19 kishin sëmundje të rënda, 13 kishin sëmundje të rënda neurologjike (shkaqet: sëmundje gjenetike/metabolike, ishemi cerebrale ose të lindur parakohe), dhe 8 individë me sëmundje neurologjike kishin edhe sëmundje të rënda respiratore, 6 të tjerë kishin sëmundje të rënda onkologjike, hematologjike, kardiake, endokrinologjike dhe ndërlikime të lindjes parakohe. Ndër 25 vdekjet, 6 (24%) ndodhën në individë pa sëmundje, që është e njëjtë me 729 vdekje që ndodhën te fëmijët pa COVID-19 (729 / 3080 = 24%). Fatmirësisht asnjë vdekje nuk ndodhi në: persona vetëm me sëmundje respiratore (përfshirë astmën), persona me diabet tip 1, persona me trizomi 21 (sindromë Doën), apo persona vetëm me epilepsi. Autorët dalin në përfundimet e qarta: SARS-CoV-2 shumë rrallë është fatal për fëmijët dhe adoleshentët, madje edhe për ata me sëmundje bashkëshoqëruese. Mbijetesa është 99.995%. Gjetjet tona janë 60% më të ulëta se sa shifrat që vijnë nga testet pozitive, duke e ulur edhe më tej përllogaritjen e riskut të vdekjes nga pandemia për këtë grupmoshë. Më të riskuar ishin moshat >10 vjeç me etni aziatike ose të zezë.

    Këto gjetje janë të rëndësishme për udhëheqjen e familjeve, klinicistëve dhe politikëbërësve mbi strategjitë e ardhshme të mbrojtjes dhe vaksinimit. Shkurt, bukur, qartë:

    NHS na thekson qartë se fëmijët dhe adoleshentët e kanë riskun krejt minimal dhe të krahasueshëm me gripin sezonal. Pra, miqtë e mi:

    Lërini fëmijët të lirë që të luajnë, të zbativen, të arsimohen, të rriten, siç është e drejta e tyre! Dr. Shk. Ilir Alimehmeti. Epidemiolog Klinik Fakulteti i Mjekësisë, UMT. Akademia e Shkencave të Shqipërisë”, shkruan ai.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Zyrtarja e lartë e Shëndetësisë bën paralajmërimin: Kujdes këta njerëz po preken më shumë nga përhapja e koronavirusit

    Drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Dr. Rochelle Ëalensky tha se përhapja e rasteve me COVID-19 në SHBA po ndodh kryesisht në mesin e popullatës së pavaksinuar.

    Duke folur gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë, Dr. Ëalensky tha se rastet e Covid-19 në Shtetet e Bashkuara janë rritur rreth 70% gjatë javës së fundit, shtrimet në spital janë rritur 36% dhe vdekjet u rritën me 26%.

    Ajo theksoi se pothuajse të gjitha shtrimet në spital dhe vdekjet po ndodhin ne mesin e personave të pavaksinuar, raportojnë mediat amerikane.

    Koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për COVID-19, Jeff Zients gjithashtu nënvizoi se pandemia po “kërcënon kryesisht njerëzit e pavaksinuar”.

    Ai tha se administrata e Presidentit Biden pret që rastet të rriten në javët ardhshme për shkak të përhapjes së koronavirusit në komunitetet me nivele të ulëta vaksinimi.

    Katër shtete përbënin 40% të rasteve të reja në të gjithë vendin javën e kaluar, ku një në pesë raste ishin me origjinë nga shteti i Floridës.

    Por, zoti Zients vuri në dukje se ka shenja se rastet në rritje po nxisin më shumë njerëz në ato komunitete të kërkojnë vaksinim, me një ritëm më të shpejtë se mesatarja në nivel kombëtar.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Çfarë e ardhme na pret? Parashikimet e rreziqeve që i kanosen njerëzimit…

    I nxehti ekstrem (Viti 2041)

    Në verën e vitit 2041, një valë e vazhdueshme e të nxehtit eks trem prek një pjesë të Indisë për 3 javë rresht, me temperatura që shkojnë deri në 50 °C. Në qytetin Çenai buzë Gjirit të Bengalit, gati 18.000 njerëz vd e in për shkak të temperaturave të larta dhe lagështisë.

    Ndërkohë pak më në veri në Hiderabad, ka pasur vetëm 26 humbje jete, dhe kjo falë politikave të ndjekura që në vitet e mëparshme për t’i mbajtur godinat sa më të freskëta. Programi i parë në këtë aspekt, nisi të zbatohej në vitin 2017, kur administrata lokale eksperimentoi me izolimin e godinave me materiale që reflektojnë më shumë rrezet e diellit.

    Në godinat që iu nënshtruan kësaj procedure, u arrit një ulje mesatare e temperaturës prej 2 °C. Po ashtu qyteti ka mbjellë 2.5 milion pemë, të cilat kanë ndihmuar në zvogëlimin e sipërfaqeve të tilla si asfalti, të cilat tentojnë të thithin shumë nxehtësi, dhe më pas e lëshojnë atë ngadalë gjatë natës.

    Telefoni inteligjent dhe shëndeti (Viti 2028)

    Në shtatorin e vitit 2028, Apple prezantoi iPhone XX, versionin më të fundit të smartfonit të tij të famshëm, që ka shënuar përparime të mëdha në sistemet e monitorimit të shëndetit të përdoruesve të tyre. Përmes një iPhone XX dhe aplikacionit “Apple Watch”, njerëzit mund të monitorojnë tensionin, gjendjen e sistemit të frymëmarrjes me një oksimetër dhe spirometër, pjellorinë, dhe sisteme për t’i ndihmuar përdoruesit të jetojnë më mirë dhe të hanë ushqimet, të cilat rrezikojnë më pak të shkaktojnë ngjarje të papritura.

    Majmunët hënorë (Viti 2055)

    Në vitin 2055, Poli i Jugut në Hënë, është i banuar nga një koloni majmunësh që i bëjnë shoqëri disa astronautëve që jetojnë në një bazë hënore, si pjesë e disa eksperimenteve afatgjata. Majmunët janë ndër kafshët e para që kanë lindur direkt në Hënë, pas një pune të gjatë kërkimore që përfshinte, ndër të tjera, edhe zgjedhjen e gjeneve më të përshtatshme për të garantuar që të sapolindurit të kenë një kockë më të dendur, e cila mund të përballojnë efektet negative gravitetit më të ulët.

    Inteligjenca Artificiale (Viti 2036)

    Fituesi i Çmimit Nobel në Mjekësi në vitin 2036 është YULYA, një Inteligjencë Artificiale që ka ndihmuar në shpëtimin e jetës së të paktën 4 milion njerëzve, përmes gjetjes së kombinimin e duhur të antibiotikëve për të kapërcyer problemin e rezistencës ndaj antibiotikëve. Në dekadat e mëparshme, përdorimi masiv i antibiotikëve kishte çuar në shfaqjen e versioneve bakteriale, të cilat ishin më të afta t’i rezistonin këtyre lloj barnave, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë trajtimin e disa sëmundjeve.

    Teknologjia mARN (Viti 2029)

    Pasi e treguan potencialin e tyre me vaksinat gjatë pandemisë së koronavirusit të vitit 2020, teknologjitë e mARN bëhen në vitin 2029 një burim i çmuar dhe jo vetëm në fushën mjekësore. Ato përdoren për ta nxitur trupin tonë të prodhojë një larmi të gjerë substancash, nga të cilat përfiton trupi i njeriut.

    Gjatë Olimpiadës së Parisit së vitit 2024, disa atletë përdorën barna me bazë mRNA për të rritur sasinë e eritropoetinës (EPO), një hormon që rregullon prodhimin e qelizave të kuqe të gja kut, e cila mundëson një performance fizike më të mirë. Ndryshe nga substancat e tjera dopante që bëjnë të mundur arritjen e të njëjtit qëllim, ato të përdorura në Paris ishin aq të reja sa nuk mund të identifikoheshin përmes testeve klasike të anti-dopingut.

    Mënyra e të ushqyerit (Viti 2035)

    Në vitin 2019 në revistën shkencore mjekësore “The Lancet” u botua një artikull mbi nevojën për të hartuar një “dietë mbi shëndetin planetar”, që të bazohej në përgjysmimin e konsumit të mishit të kuq dhe sheqerit, së bashku me dyfishimin e konsumit frutave të thata, perimeve dhe bishtajoreve midis viteve 2020-2050.

    Synimi nuk është arritur ende në vitin 2035, por falë përhapjes së “dietave të personalizuara”, ai ka filluar të jetë i praktikueshëm, edhe pse vendet më të varfra e kanë shumë të vështirë të kenë qasje në sisteme dhe burimet e duhura për ta zbatuar atë.

    “Dieta e personalizuar”, është bërë e mundur nga analizat gjithnjë e më të sakta dhe të lira të trashëgimisë gjenetike të secilit person, dhe nga disponueshmëria e aplikacioneve dhe sistemeve të inteligjencës artificiale, që mbajnë nën kontroll zakonet e të ngrënit.

    Sëmundja e demencës (Viti 2050)

    Për herë të parë ndër dekada, rastet e demencës senile kanë filluar të bie ndjeshëm, pavarësisht rritjes së moshës mesatare në shumë vende të botës. Shenjat e para të një reduktimi u regjistruan në vitin 2030. Reduktimi i rasteve, duket se lidhet mbi të gjitha me mënyrat e shëndetshme të jetesës të popullatës, me më pak ekspozim ndaj substancave potencialisht toksike, dhe falë një vëmendjeje më të madhe ndaj shëndetit gjatë plakjes.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Për herë të parë/ “WhatsApp” bën të mundur që të dërgoni mesazhe pa përdorur telefonin

    WhatsApp po teston një risi që do t’i lejojë njerëzit të dërgojnë mesazhe pa përdorur telefonin e tyre për herë të parë.

    Aktualisht, WhatsApp është e lidhur me telefonin e një përdoruesi. Aplikacionet e saj në desktop dhe në internet kanë nevojë që ajo pajisje të lidhet dhe të marrë mesazhe. Por tipari i ri do t’i lejojë përdoruesit të dërgojnë dhe të marrin mesazhe edhe nëse bateria e telefonit tuaj është 0%.

    Deri në katër pajisje të tjera – si PC dhe tablet – mund të përdoren së bashku, tha WhatsApp.

    Për të filluar, tipari i ri do të paraqitet si një provë beta për një “grup të vogël përdoruesish” dhe ekipi planifikon të përmirësojë performancën dhe të shtojë veçori para se ta mundësojë atë për të gjithë.

    Enkriptimi nga fundi në fund – një pikë kyçe e shitjes për WhatsApp – do të funksionojë ende nën këtë sistem të ri, tha ai.

    Disa aplikacione të tjera të mesazheve tashmë kanë një veçori të tillë, duke përfshirë aplikacionin rival të koduar Signal, i cili kërkon një telefon për regjistrim, por jo për të shkëmbyer mesazhe.

    Por tipari është kërkuar prej kohësh nga përdoruesit e whatsApp – nga të cilët raportohen dy miliardë.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Alarmohen shkencëtarët :Ushqimi industrial i qenve paraqet rrezik për njeriun, ja çfarë ka brenda

    Një studim i ri ka treguar se ushqimi i papërpunuar i kafshëve, konkretisht qenve, përmban baktere rezistente ndaj ilaçeve, duke shkaktuar frikë për një krizë të mundshme ndërkombëtare shëndetësore.

    Një letër e paraqitur në Kongresin Evropian të Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive ( ECCMID ), paralajmëron se “prirja për të ushqyer një qen me ushqim të papërpunuar mund të jetë duke nxitur përhapjen e baktereve rezistente ndaj antibiotikëve”.

    Studiuesit nga UCIBIO, Fakulteti i Farmacisë në Universitetin e Portos në Portugali ekzaminuan mostra të ndryshme të ushqimit të qenve nga supermarkete dhe dyqane kafshësh.

    Studimi zbuloi se Enterokokët, një gjini e baktereve që zakonisht gjenden në zorrët e njeriut, ishtin të pranishëm në më shumë se gjysmën e mostrave të analizuara.

    Shqetësimi vjen nga fakti se ky lloj bakteri shpesh është rezistent ndaj antibiotikëve, që do të thotë se disa lloje të Enterokokeve mund të çojnë në infeksione të rrezikshme.

    Për shembull, gjatë dy dekadave të fundit në SHBA ka pasur grupe infeksionesh që lidhen me VRE (Enterokokë Rezistentë ndaj Vancomycin), të kontraktuar fillimisht nga një spital.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • A duhet ta lini freskuesen hapur gjatë natës? Mjekët kanë një përgjigje për ju

    Vapa gjatë ditës edhe mund të përballohet, por natën është gati e pamundur. Gjatë këtyre ditëve super të nxehta të gjithë e keni provuar të bëheni ujë në djersë teksa keni qenë në gjumë.

    Jo të gjithë mund të përballojmë faturën e kripur që na vjen nga kondicioneri, prandaj dhe duhet ta gjëjmë një zgjidhje dhe me vrap drejtohemi për te freskuesja.

    Mirëpo, a bëjmë mirë që fleme me freskuese hapur? Sigurisht që gjumi me freskuese ndezur ka të mirat e veta, përshëmbull disa persona mund të flenë më shpejt teksa dëgjojnë zhurmën e freskueses, por nga ana tjetër edhe normalizimi i temperaturës së dhomës si dhe qarkullimi i ajrit kanë efektet e veta pozitive.

    Gjithsesi ka edhe aspekte negative sa i përket kësaj gjumit ne ventilator ndezur, të cilat nuk duhen neglizhuar.

    Një ndër mjekët më të njohur pneuologë, Lenox Hill thotë se nuk ka asgjë të keqe që të flini me freskuese ndezur.

    Vetëm se qarkullimi i ajrit mund të bëjë që rrugët e frymëmarrjes të thahen duke shkaktuar kështu kollë dhe shqetësime të tjera.

    Në fakt, mjeku pneumolog Lenox Hill thotë se nuk ka asgjë të keqe gjumi me ventilator ndezur.

    Nga ana tjetër freskueset mund të shkaktojnë edhe probleme për personat që vuajnë nga alergjitë, duke qenë se shpërndan edhe pluhurin në ajër.

    Gjithsesi, sipas mjekut mund të flini me freskuese ndezur, sigurisht nëse e mbani në një distancë të caktuar.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Femrat që vaksionohen me Pfizer u rritet gjoksi, ekspertët shpjegojnë fenomenin e çuditshëm

    Disa video të bëra publike në rrjetin social “Tik-Tok” ku pretendohet se vaksina Pfizer ose Moderna shkakton rritje të gjinjëve ka shkaktuar shqetësim tek gratë.

    Në një artikull nga prestigjozja “New York Times”, ekspertët thonë se në këto raste kemi të bëjmë me zmadhim të nyjeve limfatike. Në rastet e tjera, ato mund të jenë shenjë e hershme e kancerit, por në rastin e kryerjes së vaksinës, ka një tjetër shpjegim që fatmirësisht nuk ka lidhje me kancerin.

    Disa video të bëra publike në rrjetin social “Tik-Tok” ku pretendohet se vaksina Pfizer ose Moderna shkakton rritje të gjinjëve ka shkaktuar shqetësim tek gratë.

    Në një artikull nga prestigjozja “New York Times”, ekspertët thonë se në këto raste kemi të bëjmë me zmadhim të nyjeve limfatike. Në rastet e tjera, ato mund të jenë shenjë e hershme e kancerit, por në rastin e kryerjes së vaksinës, ka një tjetër shpjegim që fatmirësisht nuk ka lidhje me kancerin.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Po ju a e dinit këtë? Ja pse policët e prekin gjithmonë një makinë pasi e ndalojnë (Video)

    Kryesisht në Shtetet e Bashkuara, por edhe në disa vende të tjera të botës, policët kryejnë një veprim që ndoshta ju ka rënë në sy, kur ndalojnë një makinë.

    Përpara se të komunikojnë me shoferin, që mund ta kenë ndaluar për arsye nga më të ndryshmet, policët afrohen nga pas makinës dhe e prekin me dorë kryesisht në pjesën e bagazhit.

    Në këtë klip mund të shikoni një përmbledhje se si këtë veprim e bëjnë thuajse të gjithë policët.

    Por pse e kryejnë këtë veprim?

    Ky është një marifet i përdorur nga uniformat blu, që në rast se shoferi vendos të kryejë çfarëdo lloj veprimi, ai do të ketë me vete edhe gjurmët e gishtave të policit që e ka ndaluar.

    Një oficer policie në SHBA e shpjegon duke u shprehur se janë dy arsye kryesore:

    Kur një oficer policie kryen një ndalim në tr afik, janë disa procedura që duhet të kryhen, jo vetëm për sigurinë e shkelësit, por edhe të policit. Një nga ato arsye që vërtetojnë se polici e ka ndaluar atë makinë është duke prekur pjesën para ose pas saj.

    Një arsye tjetër tha ai, është për t’u siguruar se bagazhi është i mbyllur. Mund të duket çmenduri por s’do të donit që dikush të kërcente nga bagazhi në atë moment.

    Megjithatë kryesorja janë gjurmët e gishtave, nëse shoferi arr atiset, apo nëse i ndodh diçka policit. Gjurmët e gishtave mund të bëjnë lidhjen mes makinës dhe tij.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Duhen shmangur me patjetër, 6 veprime që e shkatërrojnë makinën tuaj

    Ekspertët zbulojnë zakonet tona që mund të ndikojnë në performancën e veturës Nëse duhet të shkoni në një qendër shërbimi ose keni probleme me vozitjen shpejt pasi keni blerë një veturë, sigurohuni që i përkisni këtij grupi shoferësh me zakone të këqija. Këto janë më të zakonshmet:

    1.Marshi i parë gjatë qëndrimit

    Një zakon i tillë është vendosja e kutisë së shpejtësisë në marshin e parë kur ndalet, zakonisht në një semafor. Pastaj tufa duhet të shtypet, si dhe frenimi nëse makina është në një pjerrësi të lehtë. Sipas ekspertëve, kjo duhet të shmanget pasi susta në tufë nuk është krijuar për t’i bërë ballë një force të tillë për një kohë të gjatë dhe mund të konsumohet shumë më herët, përkatësisht mund të prishet. Ata rekomandojnë që të shtypni transmisionin dhe të përdorni frenat.

    2. Mbani dorën tuaj në transmision

    Një zakon tjetër është të mbani dorën në kutinë e shpejtësisë kur ngisni dhe qëndroni. Ju nuk duhet ta bëni këtë pasi piruni i transmisionit shtyn edhe ingranazhin dhe kjo forcë e dëmton transmetimin. Ata ju këshillojnë të kapni për të vetëm kur duhet të ndërroni ingranazh.

    3. Injorimi i frenimit të parkimit

    Edhe nëse jeni parkuar në një sipërfaqe të sheshtë, nuk ka asnjë arsye pse të mos përdorni frenin e parkimit. Shmangia e përdorimit të tij vë tërë peshën e automjetit tuaj në një copë të vogël metali që është në transmision, dhe quhet bllokimi i parkimit. Është një objekt me madhësinë e gishtit tuaj, kështu që mund të konsumohet lehtë për shkak të mbajtjes së kaq shumë peshe. Duke përdorur frenën e parkimit, ju do të shpërndani peshën në mënyrë të barabartë, e cila do t’ju lejojë të zgjasni më gjatë për komponentët e transmetimit.

    4. Kalimi i papritur nga prapa në shpejtësi

    Imagjinoni këtë: të dilni nga një vend parkimi. Askund përreth jush, ju zhvendoseni në ingranazhe dhe ecni përpara. Tingëllon e njohur për ju? Ndërsa mund të mos ju duket diçka e keqe, një ndryshim i papritur i drejtimit mund të dëmtojë vërtet drejtimin e automjetit tuaj. Lejoni që makina të ndalet plotësisht para se të kaloni te e para nga e kundërta. Kjo është një sekondë më shumë se zakonisht, dhe do t’ju shpëtojë nga të gjitha problemet e ardhshme me motorin, transmisionin dhe boshtet.

    5. Jepni gaz përpara se të nxehet motori

    Lejoni që makina juaj të funksionojë pa probleme para se të shtypni gazin. Kjo lejon shpërndarje më të mirë të vajit përmes motorit dhe i jep motorit dhe vajit aftësinë për të arritur temperaturën e funksionimit. Shtrëngimi i pedalit të gazit nuk do të përshpejtojë procesin, por mund t’ju shkaktojë dëme që mund të shmangen lehtësisht. Mbytja e ftohtë shkakton ndryshime të papritura të temperaturës dhe krijon stres midis përbërësve të motorit të mbushur fort. Jepni motorit tuaj një minutë për t’u ngrohur dhe pastaj drejtohuni kudo që të shkoni.

    6. Mbajtja e frenimit në tatëpjetë

    Ndonjëherë duhet të frenoni nëse vetura juaj po shkon drejt greminës shumë shpejt. Por duhet ta dini se kjo lëvizje bën që nxehtësia të grumbullohet në sistemin tuaj të frenimit, gjë që rrit rrezikun e mbinxehjes ose deformimit të disa përbërësve. Zgjidhja e këtij problemi është të kaloni në një ingranazh më të ulët. Dekompresimi natyral që ndodh më pas në veturë do ta mbajë atë me një shpejtësi të sigurt. Në atë mënyrë, frenat tuaja do të jenë shumë më efikase dhe nuk do të shpenzoni shumë.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP