Category: Politikë

  • Teatri i ri Kombëtar, Veliaj: Do të ndërtohet! Puna nis brenda këtij viti

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar se së shpejti pritet vendimi i Qeverisë, i cili do i hapë rrugë ndërtimit të Teatrit të ri kombëtar.

    Gjatë një interviste për News 24, Veliaj tha se do të veprohet njëlloj si me shkollat, të cilat ndërtohen nga Bashkia e Tiranës, por administrohen më pas nga Ministria e Arsimit, ndërsa në rastin e Teatrit do të jetë Ministria e Kulturës.

    “Ne do kemi shumë shpejt një vendimmarrje të Këshillit të Ministrave për të operuar për ndërtimin e teatrit. Ashtu siç Bashkia e Tiranës bën për çdo shkollë me Ministrinë e Arsimit, do bëjmë diçka të ngjashme me Ministrinë e Kulturës. Bashkia ndërton, se ka specialitet ndërtimin fizik të ambienteve, kurse Ministria ka përmbajtjen, shfaqjet teatrore,” u shpreh Veliaj.

    Ai konfirmoi se ndërtimi i Teatrit do të nisë brenda pak muajsh. “Do marrë aq kohë sa zgjat procedura e garës, por brenda këtij viti patjetër,” tha kryetari i Bashkisë.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • PD zgjodhi 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, Basha mesazh mirënjohje: Keni besimin e demokratëve për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve

    Kryedemokrati Lulzim Basha u ka dërguar një mesazh mirënjohje të gjithë delegatëve të Kuvendit Kombëtar, të cilët ditën e djeshme zgjodhën 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.

    Basha i drejtohet edhe anëtarëve të KËshillit, të cilëve u thotë se kanë besimin e të gjithë demokratëve për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve. Sipas tij, PD është e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim.

    “Mirënjohje për delegatët që në Kuvendin Kombëtar përfaqësuan demokratët anembanë Shqipërisë. Suksese Këshillit Kombëtar të përzgjedhur!

    Keni besimin e demokrateve dhe demokratëve dhe përgjegjësinë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve, për shqetësimet e vogla dhe të mëdha të familjeve shqiptare, për të kapërcyer bashkarisht vështirësitë dhe për të qenë zëri i tyre përballë çdo padrejtësie.

    Sfidat që kemi përpara janë te mëdha, por vullneti dhe vendosmëria jonë po ashtu.

    Këshilli i ri, i hapur për më shumë zonja dhe zonjusha, më shumë të rinj dhe të reja, do të jetë një urë bashkëpunimi me shoqërinë, për të ndërtuar së bashku një Platformë Qytetare për Demokracinë, sepse ne jemi e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim”, shkruan Basha.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Rudina Hajdari “braktis” politikën, shijon perëndimin e diellit bashkë me të bijën në bregdetin e Vlorës

    Rudina Hajdari ka treguar se gjithmonë gjen kohë për familjen, pavarësisht angazhimeve të saj në politikë.

    Pas kthimit nga SHBA, ish-deputetja mesa duket është duke kaluar pushimet në bregdetin shqiptar.

    Ajo ka postuar pak më parë një foto, ku shfaqet me të bijën në plazhin e Vlorës, duke shijuar perëndimin e diellit. Një moment “magjik” ky, i cili e bën ish-deputeten të harrojë problemet e politikës.

    Kujtojmë se Rudina Hajdari nuk arriti të fitonte një mandat nga zgjedhjet e 25 prillit dhe më pas u nis drejt SHBA për t’u bashkuar me bashkëshortin, i cili punon prej kohësh atje.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Rama pasdite udhëton drejt Athinës, ja me kë do të takohet

    Kryeministri Edi Rama ditën e sotme do të vizitojë Athinën.

    Bëhet me dije se kryeministri do të udhëtojë drejt Athinës ditën e sotme për një vizitë pune. Mësohet se Rama do të mbërrijë në Athinë në orën 19:30, atje ku do të zhvillojë një bisedë me politikanin grek, ish kryeministrin e Greqisë, George Papandreou.

    Nuk dihet ende se çfarë bisede do të zhvillojë Rama me Papandreoun në Greqi.

    Kujtojmë që kjo është hera e dytë që Rama në një kohë të shkurtër udhëton drejt vendit fqinj, ku më parë ka takuar kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP