Category: Showbiz

  • TR*NDIT Gert Ferra, zbulon të dashurin sekret të Eglit: Instruktor palestre, quhet..

    TR*NDIT Gert Ferra, zbulon të dashurin sekret të Eglit: Instruktor palestre, quhet..

    I ftuar sot në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori Gert Ferra, i cili së bashku me Atalanta Kërçykun kanë analizuar lojën dhe situatat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Duke qenë se gjithçka është duke u afruar drejt fundit, dinamikat kanë ndryshuar shumë dhe secili synon finalen. Teksa po diskutonin ata u ndalën edhe tek raporti i Eglit dhe i Gjestit për të cilin aktori u shpreh se:

    Nuk besoj se Egli është kaq puritane sa kur doli tashmë na ka krijuar një lloj mendimi ndryshe për njeriun që do, që donte dhe që sakrifikoi gjithçka. Ka bërë atë kthesën e madhe që ‘Unë nuk e bëj më për ty sepse kështu e do ti’. Egli ka gjërat e saj për të na thënë, pasi ka dalë jashtë ka kuptuar që Gjesti mund të ketë diçka të vetën.

    Ai shtoi më pas se:

    Kjo Egli a ka ndonjë gjë për të na thënë neve në fund të fundit apo do të vazhdojë të na tregojë që unë hyra në shtëpi për të pastuar imazhin dhe jam ajo goca.

    Çfarë është kjo?! Po shikojmë çudira, kam për të thënë që kjo Egli ka pasur ndonjë lidhje para se të hyte në shtëpi? A ka lënë ndonjë gjë hapur?

    Atalanta u shpreh se Egli ka thënë jo dhe që ka dy vite që nuk është e lidhur.

    Gerti: Po të hapësh kamerat e Top Channel-it e shikon me vëmendje kush e ka sjellë ditën e parë fare kur ka ardhur në Top Channel.

    Atalanta: Pra e ka sjellë dikush?

    Gerti: Po, po.

    Atalanta: Ju e njihni?

    Gerti: Jo, atë e shkruan e gjithë dynjaja. Nuk e ka mohuar askush.

    Atalanta: Ju e njihni atë djalin?

    Gerti: Unë si emër e njoh, jo personalisht. Pse i bie në qafë këtij djalit tjetër, po e masakron këtu kur ti për vete ke skelete nën sirtarin tënd.

    Atalanta: Keni një emër?

    Gerti: Mario quhet. Instruktor palestre, njohur të dy në palestër.

    Gerti më pas u shpreh se:

    Mua më vjen keq sepse po e masakron Gjestin e shkretë, nëse nuk do të kishte qenë ai nuk do dilte ai Xumi në radhë të parë kur nominoi veten dhe Xumin, nuk do ta nominonte kurrë ajo një si Xumi dhe ta nxirrte jashtë vetëm. E kam parë që më ka bërë copë mua dhe çdo banor të shtëpisë dhe nga krahu tjetër arritëm tek pika që thonim: “Do t’i flasësh Gjestit” dhe unë kam arritur deri te pika që kam dëgjuar “Mirë ua bën”.

    Sot shikoj që i kthehet atij djalit, që e ka mbajtur në krahë.

  • E BUJSHME! Fundi po vjen dhe fituesi qenka vendosur? Ja çfarë pritet të ndodh në prag të 100 ditëve BBV

    E BUJSHME! Fundi po vjen dhe fituesi qenka vendosur? Ja çfarë pritet të ndodh në prag të 100 ditëve BBV

    Në prag të 100 ditëve! Çdo gjë i afrohet fundit…

    Dhe fundi nuk kursen askënd!

    Aldo, Gerta apo Jozi, kush lë shtëpinë?

    Rozana dhe Gjesti, nga miq në armiq!

    “Big Brother VIP”, të shtunën me Ledion Liçon, ora 21:15 në Top Channel!

  • E PAIMAGJINUESHME! Gerta Gixhari thyen rekordin botëror të Big Brother – ja për çfarë bëhet fjalë

    E PAIMAGJINUESHME! Gerta Gixhari thyen rekordin botëror të Big Brother – ja për çfarë bëhet fjalë

    Gerta Gixhari është tashmë banorja më e nominuar në historinë e Big Brother në mbarë botën!

    Deri më tani, ky rekord mbahej nga Einxhel Shkira, e cila gjatë sezonit të parë të Big Brother VIP Albania u bë banorja më e nominuar që arriti të mbetej në shtëpi, madje duke shkuar deri në finale.

    Por këtë rekord e ka thyer tashmë Gerta Gixhari, e cila në edicionin aktual të Big Brother VIP Albania 4 ka qenë e nominuar më shumë se çdo banor tjetër në ndonjë sezon të Big Brother në nivel global.

    Pavarësisht nominimeve të vazhdueshme, ajo ka arritur të mbijetojë në shtëpi, duke e kthyer këtë sfidë në një rekord historik.

    Për këtë arritje kanë reaguar edhe të afërmit e Gertës, të cilët menaxhojnë llogarinë e saj në Instagram. Ata kanë ndarë këtë rekord të thyer, duke shkruar:
    “Rekordet thyhen vetëm nga ata që nuk dorëzohen kurrë”, shoqëruar me një emoji kupe

  • Agron Llakaj PERLOT me urimin për djalin e tij: Ditëlindja e parë pa mamin, do ta kalosh në heshtje, por gëzo

    Agron Llakaj PERLOT me urimin për djalin e tij: Ditëlindja e parë pa mamin, do ta kalosh në heshtje, por gëzo

    Sot, Agron Llakaj, aktori i mirënjohur shqiptar dhe autor i Papare Najt, ka ndarë një postim mjaft prekës në rrjetet sociale, duke i dedikuar një mesazh të veçantë djalit të tij, Eno, në ditëlindjen e tij të 38-të.

    Ky është viti i parë që Eno e feston ditëlindjen pa nënën e tij, Kostandina, e cila humbi jetën rreth një vit më parë.

    Agroni, i mbushur me emocione, shkruan:

    I dashur biri im Eno!

    Eshte ditelindja e pare e jotja qe ka nje shije tjeter, mungon Ajo qe te solli ne jete e te mekoi dashuri per 37 vite…,mami yt dhe e shtrenjta jone Kostandina.

    E di qe do ta kalosh ne heshtje por gezo, gezo dhe festo bir, mami nga atje lart te dergon lum urimi dhe dashurie per ty, dy birushat e embel Teos & Brus, dhe familjen tende!

    Degjoje kete kenge dhe zere se te kendon zeri dhe shpirti i Saj.

    Gezuar 38-te vjetorin biri im!🙏❤️🥰🥂

    Te perqafoj plot dashuri!🤗
    babi dhe shoku yt i ngushte, Goni.

  • G-Bani TR*NDIT fansat me ndryshimin pas daljes, nuk njihet më(Foto)

    G-Bani TR*NDIT fansat me ndryshimin pas daljes, nuk njihet më(Foto)

    Në një foto të fundit, ai shfaqet me një kostum elegant me motive të arta, një ndryshim i madh nga imazhi i tij i zakonshëm në reality show.

    Me syze të errëta dhe një pamje të sofistikuar, G Bani po tregon një anë tjetër të tij, duke dëshmuar se di të eksperimentojë me stilin dhe të befasojë publikun.

    Ky transformim ka ngjallur reagime të shumta, me fansat që e kanë komentuar si një ndryshim pozitiv dhe modern. Kjo shfaqje e re e stilit të G Banit ka ngjallur kureshtje në mesin e ndjekësve të tij, duke lindur pyetje mbi arsyet e këtë ndryshimi të papritur.

    Të gjithë e dinë reperin për stilin e tij atraktiv dhe audienca është e bindur se çdo gjë që ai bën ka një qëllim.

    Transformimi i G Banit ka sjellë në vëmendje madje edhe diskutime në mediat sociale, ku fansat tregojnë se si ky stil i ri i jep atij një imazh më të rafinuar dhe të sofistikuar.

    Ata e kanë krahasuar me yje të njohur ndërkombëtarisht, duke e cilësuar si simbol të ndryshimit dhe pasionit për art.

  • “Pranon të bëhesh gruaja ime?”, Gjesti i ulet në gjunjë Eglit, ajo e TR*NDIT me reagimin

    “Pranon të bëhesh gruaja ime?”, Gjesti i ulet në gjunjë Eglit, ajo e TR*NDIT me reagimin

    Besart Kelmendi apo siç njihet me nofkën, Gjesti, po vazhdon të jetë tejet aktiv dhe me një energji të madhe në shtëpi.

    Në orët e hershme të mëngjesit, ai duket të ketë bërë një shaka me Egli Takon, derisa po qëndronin në kuzhinë edhe me Danja Kokën.

    Këngëtari nga Kosova iu ul në gjunjë për t’i propozuar martesë, ndonëse bënte shaka.

    “A pranon Egli Tako të bëhesh gruaja ime në të mirë në të keq, a je a nuk je. Të duhemi edhe pa para, Ferrarin ta blej nëse mbesin. Po dua të propozoj martesë, martesë shoqërore”, iu drejtua ai.

    Egli në ndërkohë u largua nga tavolina duke thënë: “Kur të dalim jashtë më propozo për martesë”.

    Raporti i tyre po vazhdon të jetë shoqëror, marrë parasysh që tani edhe konkurrentja ka hequr dorë nga ai.

    Mbetet për t’u parë nëse mund të ketë diçka më shumë mes tyre jashtë mureve të shtëpisë së Big Brother.

  • Ledioni e t*rpëroi publikisht, Rizarta bën reagimin prekës

    Ledioni e t*rpëroi publikisht, Rizarta bën reagimin prekës

    Pas polemikave të shumta që u ngritën në rrjet pas batutës së Ledion Liços ndaj saj në spektaklin e fundit të Big Brother VIP Albania, Rizarta ka reaguar për herë të parë.

    Në një postim në Instagram, ajo ka shpërndarë një mesazh të shkurtër, por domethënës:
    \
    “Është në rregull e vogla ime! Të bënë pis, por ti je më e pastra prej të gjithëve.”

    Ky reagim i saj është parë si një përgjigje indirekte ndaj Ledionit, duke nënkuptuar se ajo nuk i ka pritur mirë komentet e tij, por gjithsesi nuk e lejon veten të ndikohet prej tyre.

  • Pas ofe*dimit qe i beri Rizartes/ E pëson keq Ledioni, i ndodh e gjêma e ‘madhe’ direkt pas spektaklit

    Pas ofe*dimit qe i beri Rizartes/ E pëson keq Ledioni, i ndodh e gjêma e ‘madhe’ direkt pas spektaklit

    Pas spektaklit të fundit të Big Brother VIP Albania, Ledion Liço është vënë në qendër të kritikave për një batutë të bërë ndaj Rizartës.

    Moderatori, i njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe humorin shpesh të papritur, këtë herë duket se ka kaluar cakun sipas ndjekësve.

    Komentet në rrjetet sociale, veçanërisht në postimin e fundit të faqes zyrtare të Big Brother VIP Albania në Instagram, janë mbushur me reagime të ashpra ndaj tij.

    “Batuta për Rizartën ishte shumë e shpifur. Po të ishe ti babai i saj, do të të pëlqente?” – shkruan një përdorues, ndërsa një tjetër e akuzon Ledionin se po përpiqet të krijojë momente virale, por po i tepron me komentet e tij

    “Nga mania për t’u bërë sa më shumë meme, idjotlliqe po nxjerr nga goja!”

    Ndërkohë, disa ndjekës e kanë quajtur qëndrimin e tij arrogant dhe të papërshtatshëm për një moderator të një spektakli kaq të ndjekur.

    Deri më tani, Ledioni nuk ka reaguar mbi polemikat, por debati në rrjet duket se nuk po shuhet.

  • “Nëse vjen një çun s**si në shtëpi, më pëlqen e unë e puth, çfarë do kishe ndjerë ti?”/ Gjesti habit Eglin!

    “Nëse vjen një çun s**si në shtëpi, më pëlqen e unë e puth, çfarë do kishe ndjerë ti?”/ Gjesti habit Eglin!

    Egli ka vijuar diskutimin pas Prime-t me Gjestin. Ajo i ka shprehur se:

    Ka ardhur një djalë i ri në shtëpi për të bërë lëmsh gjënë, më ka qejf mua, është shumë i mirë, i bukur dhe i sjellshëm. Do më pëlqej edhe ai mua. do më thotë që meritoj shumë, më shkon muhabeti dhe ndjej që duhet të kem diçka me atë, si do ndjeheshe ti?

    Gjesti:

    Nuk do të të bërtistja por do kisha një ndjenjë jo të mirë sepse kemi bërë gjëra bashkë. Nuk do ju leja rehat, do ju thoja o dyfytyrsha.

    Egli:

    Ti mendon që unë dua të martohem.

  • Grekët apo shqiptarët, kush janë më të mirë në shtrat? Anxhela Peristeri e thote troc

    Grekët apo shqiptarët, kush janë më të mirë në shtrat? Anxhela Peristeri e thote troc

    Të shtunën mbrëma këngëtaren Anxhela Peristeri do ta shihni të ftuar në tv, ku i është dashur që t’u përgjigjet disa pyetjeve disi të sikletshme.

    Duke qenë se Peristeri ka jetuar vite të tëra në Greqi, asaj i kanë bërë pyetje se cilët janë më të mirë në shtrat, meshkujt shqiptarë apo ata grekë?

    Teksa moderatorja e emisionit, ka treguar të ftuarit e radhës nëpërmjet një videoje, shihet edhe momenti i pyetjes që i është bërë Anxhelës.

    Këngëtarja e cila po korr shumë sukses së fundmi, nuk ka ngurruar që të përgjigjet menjëherë dhe pa asnjë mëdyshje: “Qyqja, po shqiptarët mi”.