Category: Showbiz

  • Del kënga e plotë e Parashqevisë/ NUK DO E BESONI DOT kush është pjesë e videoklipit

    Del kënga e plotë e Parashqevisë/ NUK DO E BESONI DOT kush është pjesë e videoklipit

    Pas një mungese të gjatë në skenën muzikore, këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, është rikthyer me këngën e saj më të re, “Dashuria”.

    Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me biznesmenin dhe aktivistin Elton Ilirjani, i cili shfaqet gjithashtu në videoklipin e këngës.

    Në fillim, publikimi i një pjese të shkurtër të këngës në rrjetet sociale u prit me komente kryesisht negative.

    Disa ndjekës shprehën zhgënjimin e tyre, duke e cilësuar projektin si të papërshtatshëm për imazhin dhe moshën e artistes.

    Komentet përfshinin shprehje si: “Nuk ka fjalë, është një moshë që nuk i shkon kështu… o jam gabim?” dhe “E papërshtatshme për emrin tënd e moshën tënde. Më vjen vërtet keq që s’ke forcën të vendosësh vetë për veten.”

    Megjithatë, pas publikimit të plotë të këngës dhe videoklipit, reagimet e publikut kanë ndryshuar ndjeshëm.

    Shumë fansa dhe ndjekës kanë vlerësuar rikthimin e Simakut, duke e përgëzuar për guximin dhe pasionin e saj për muzikën. Komentet pozitive kanë dominuar në rrjetet sociale, duke treguar mbështetje dhe admirim për artisten.

     

  • Mira Konçi pushime SUPER LUKSOZE në Karaibe me vajzën pas ndarjes nga Shpëtim Saraçi! Fundi me bujë i martesës së çiftit dhe prishja e marrëdhënies së kompozitorit me të bijën(FOTOT)

    Mira Konçi pushime SUPER LUKSOZE në Karaibe me vajzën pas ndarjes nga Shpëtim Saraçi! Fundi me bujë i martesës së çiftit dhe prishja e marrëdhënies së kompozitorit me të bijën(FOTOT)

    Që pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, Shpëtim Saraçi, Mira Konçi është shfaqur edhe më pranë me vajzën e saj. Duket se tashmë pushimet e Mirës janë një moment i mirë për të shpenzuar më shumë kohë me Erën.

    MixCollage-22-Mar-2025-11-47-AM-5442

    Në rrjetet sociale të këngëtares, ajo ka ndarë disa copëza nga pushimet e saj me të bijën. Destinacioni që të dyja kanë zgjedhur kanë qenë padyshim ndër më të veçantët në botë. Disa ditë tropikale në Anguilla, Karaibe kanë qenë përzgjedhja e Mirës dhe Erës për këto ditë pushimesh.

    mira konci era saraci (3)

    Në Instagram, këngëtarja ka ndarë disi nga pozat, duke zgjedhur mos të zbulojë shumë nga këto ditë relaksi. Ajo që bie në sy, është ngjashmëri e madhe që të dyja kanë. E duke qenë se Mira shfaqet në një formë fizike të përkryer, lehtësisht mund të ngatërrohen edhe për motra. Këto janë pushimet e dyta që brenda vitit Mira dhe Era bëjnë së bashku.

    mira konci era saraci (1)

    Kujtojmë se verën që lamë pas, të dyja ishin në Shqipëri, ku dhe shijuan ditët në jug të vendit. Ajo që në atë kohë ra në sy ishte mungesa e Erës në një foto me të atin, duke qenë se ishte në Shqipëri. Madje Shpëtim Saraçi nuk ndiqet me të bijën në rrjetet sociale, ndërkohë që me të birin janë “miq”.

    shpetim-saraci-2-1

    Bukuroshja publikon herë pas here foto me të ëmën, ku nuk mungojnë dedikimet speciale e të ndjera. Por nuk ndodh e njëjta gjë me të atin, Shpëtim Saraçi, nga i cili nuk ka asnjë gjurmë në rrjetet e saj sociale.

    Ndarja e Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit, çiftit të njohur të muzikës së viteve ’90, bëri bujë të madhe mediatike. Kompozitori i njohur u shpërngul në Shqipëri, ndërsa Konçi vendosi të jetojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranë fëmijëve të tyre.

    mira konci 1mira koncimira konci era saraci (2)mira konci era saraci (4)

    era saraci mira koncishpetim saraci mira konci4shpetim saraci mira konci3shpetim saraci mira konci5shpetim saraci mira konci6shpetim saraci mira konci2auto_Shpetim_Saraci_dhe_Mira_Konci1520454912

  • E papritur! Gjesti mund te largohet sonte nga shtëpia e BBVA? Zbulohet ‘arsyeja’ e fortë

    E papritur! Gjesti mund te largohet sonte nga shtëpia e BBVA? Zbulohet ‘arsyeja’ e fortë

    Gjesti është në qendër të vëmendjes, pasi në rrjet po qarkullojnë lajme se ai mund të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania. Në ditët e fundit, ai ka bërë disa deklarata brenda shtëpisë, ku ka shprehur lodhjen e tij emocionale dhe psikologjike pas 150 ditësh izolim. Madje, në një rast, ai ka pohuar se ka kërkuar të largohet.

    Por ajo që ka shtuar më shumë dyshimet mes ndjekësve është fakti që Gjesti ka ngritur akuza se Egli dhe produksioni po e sulmojnë për t’i ulur imazhin. Kjo ka bërë që shumë fansa të mendojnë se produksioni mund të ketë një skenar të fshehtë dhe se Rozana Radi është e favorizuar për të fituar këtë edicion.Nga ana tjetër, Anaid Kaloti, ish-fituesi i Big Brother Albania, ka mohuar këto zëra, duke i cilësuar si thjesht spekulime dhe parashikime të pavërtetuara. A është ky fundi i rrugëtimit të Gjestit në BBVA? Mbetet për t’u parë në Prime-in e sotëm.

  • TR*NDIT Elton Ilirjani: Parashqevia mendon që nuk është e NDARË me bashkëshortin, thotë që

    TR*NDIT Elton Ilirjani: Parashqevia mendon që nuk është e NDARË me bashkëshortin, thotë që

    Historia e Parashqevi Simakut, ikonës së muzikës shqiptare që u gjet e pastrehë në SHBA, tronditi opinionin publik. Një nga personat që e ndihmoi atë është Elton Ilirjani, i cili këtë të mërkurë është kthyer në emisionin “Opinion” për të rrëfyer se çfarë ka ndodhur.
    Ai tregoi se Parashqevi Simaku u nda me bashkëshortin, Robert Nolfe, pas lindjes së djalit. Vdekja e të atit, presioni psikologjik dhe zhgënjimi në vitet e para të karrierë kanë qenë disa nga arsyet që ndikuan në marrëdhënien e tyre. Pavarësisht këtyre, Ilirjani tregon se Parashqevia u bë një nënë e dedikuar“E ka ushqyer djalin e saj Luke dy vite me gji. Në SHBA është diçka që nuk imagjinohet”, tha Ilirjani.

    Sa i përket ndarjes, Ilirjani tregoi se edhe Robert Nolge i ka rrëfyer të njëjtën gjë si Parashqevia.

    Megjithatë ai zbuloi për herë të parë se Parashqevia nuk ka shkuar kurrë në një proces gjyqësor për t’u ndarë me të. Madje ajo mendon se ajo nuk është ndarë me bashkëshortin e saj.

    “Pasi vendosën që të jetonin të ndarë, dua ta them këtë publikisht, Parashqevia asnjëherë nuk ka shkuar në një proces gjyqësor për t’u ndarë është momenti ta them ekskluzivisht te ju. Parashqevia mendon që nuk është e ndarë me bashkëshortin e saj dhe ka të drejtë ta mendojë këtë sepse nuk ka marrë pjesë në asnjë proces gjyqësor. Është shumë e komplikuar dhe ngurroj të them një fjalë të qartë. Dua ta lë të nënkuptuar që nuk është e çuditshme që shumë njerëz ndahen edhe pa dijeninë e tyre”, tha ai.

    Ilirjani tregoi se Gjykata Supreme kishte vendosur që djali i tyre, Luke, të jetonte me të atin pasi e kishin vlerësuar si jo të aftë për të rritur fëmijën. Për këtë arsye, Parashqevi Simaku kishte jetuar plot 15 vite pa e takuar djalin.

     

  • LAJM I SHUMËPRITUR! Parashqevi Simaku rikthehet në Tiranë — ja data e koncertit të MADH

    LAJM I SHUMËPRITUR! Parashqevi Simaku rikthehet në Tiranë — ja data e koncertit të MADH

    Biznesmeni i njohur Elton Ilirjani ishte i ftuar mbrëmjen e së mërkurës në emisionin “Opinion”, ku foli për jetën dhe karrierën e këngëtares Parashqevi Simaku.

    Gjatë intervistës, Ilirjani ndau detaje mbi rrugëtimin e saj, nga momentet e vështira në jetën personale deri te vendimi për t’u rikthyer në muzikë.

    Ai konfirmoi se Parashqevi Simaku do të kthehet në Tiranë në muajin shtator, ku pritet të mbajë edhe një koncert për publikun shqiptar.

    Ky lajm ka emocionuar fansat e saj, të cilët prej vitesh kanë shpresuar në një rikthim të këngëtares ikonë, e cila ka mbetur një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare.

  • Rozana g*det ne fytyrë Loredanën, dalin pamjet tr**ditëse (Video)

    Rozana g*det ne fytyrë Loredanën, dalin pamjet tr**ditëse (Video)

    Në rrjet është bërë virale një video teksa Loredana shihet duke zgjuar në mëngjes Rozanë, ku me pas kjo e fundit e goditi në fytyr.

    Ndjekësit kanë reaguar menjëherë duke kërkuar që vëllai madh të sjell zarfin e zi, por a do të ndodh kjo mbetët të shihet, shkruan “Kosovarja”.

    Me pas Loredana ka vazhduar duke i zgjuar të gjithë banoret, por ata nuk e kanë pasur sjelljen e njëjtë me të Roznës.

    Ndiqeni pamjet për më shumë.

  • Rrëfimi i dhimbshem i Eli Farës: Prita duke mu dridhur këmbët derisa të më qepnin, ditën tjetër..

    Rrëfimi i dhimbshem i Eli Farës: Prita duke mu dridhur këmbët derisa të më qepnin, ditën tjetër..

    Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Eli Fara, ka bërë një dedikim mjaft emocionues per vajzën e saj, Marina.

    Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”, Eli kujton momentin e lindjes së vajzës në materntietin e Korçës, dhe të gjitha vuajtjet e asaj dite që ia vlen kur mori në krahë engjëllin e saj të vogël.

    “Diten që u linde ti Jeta ime, ndodhesha në maternitetin e Korçës,vizitat e njerëzve të afërm kishin mbaruar dhe unë rrija shtrirë në krevatin e një dhome që e ndaja me një tjetër zonjë që priste të sillte në jetë fëmijën e saj, në orën 20:30 ndjeva dhimbjet e para të lindjes.. u gëzova që më në fund do të shihja fytyrën tënde.. u tremba sepse asnjë njeri i afërt nuk ndodhej pranë meje.. dhimbjet sa vinin e bëheshin më të forta, fillova të ulërija.. ngrita spitalin në këmbë, mjeku që ishte roje atë natë me thoshte hajde merrja një kënge!

    (Për shaka) në momentin e fundit më treguan që lindja ishte e vështirë sepse pozicioni jot ishte mbrapsht.. nuk i vura rëndësi, sido që të ishte, ti do dilje prej meje.. dhe ndodhi rreth orës 2:30 me një goxha prerje, mu errën sytë, gjysmë e vetëdijshme dëgjova doli..vajzë prita e prita duke mu dridhur këmbët derisa të më qepnin.. në mëngjes kur të mora në krahë harrova çdo gjë ..ndjesia ishte hyjnore, mu ngroh i gjithë trupi, shpirti, Zemra , Edhe Marina ime!”, shkruan Eli në “Instagram”.

  • Nis Ferma VIP! Harrojeni Big Brother, Luiz Ejlli merr VIP-at e fuqishem, ja emrat e bujshem

    Nis Ferma VIP! Harrojeni Big Brother, Luiz Ejlli merr VIP-at e fuqishem, ja emrat e bujshem

    Ka qenë vetë produksioni i cili ka konfirmuar rikthimin së shpejti.

    Në rrjet kanë filluar të qarkullojnë emrat e parë që do ti bashkohen spektaklit në Fermë.

    Burime ekskluzive për “Bordo” kanë zbulaur disa nga ‘fermerët’ e parë që do të jenë pjesë e këtij ‘reality show’.

    Bëhet fjalë për emra të njohur për publikun, si këngëtari Federik Ndoci, Big Basta, Erand Sojli, Rovena Dilo, Olsi Bylyku, Elinara Shehu, Alba Pollozhani.

    Fituesi i BBVA, Luiz Ejlli duket se është gati për një reality show tjetër, të paktën kjo është ajo që po thuhet ditën e sotme në rrjet.

    Sipas burimeve për “Prive”, fituesit të BBV2 i është ofruar pozicioni i Bes Kallakut në “Ferma VIP”.

    Po të njëjtat burime, shkruajnë se Ejlli është në kontakt me televizionin Vizion Plus, ndonëse ende nuk kanë nënshkruar një marrëveshje.

    Nga ana tjetër, thuhet se moderatore e këtij edicioni të dytë do të jetë Luana Vjollca. Asnjë nga këto pozicione ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, ndërsa publiku duket shumë entuziast dhe gati për një dyshe televizive Luiz-Luana.

  • Ballafaqimi me Gjestin, vjen reagimi i fortë i familjes së Eglit

    Ballafaqimi me Gjestin, vjen reagimi i fortë i familjes së Eglit

    Dy banorët e “Big Brother Vip Albania”, Egli dhe Gjesti u ballafaquan mbrëmë në “Prime”.

    Aktorja në vazhdimësi e ka akuzuar këngëtarin kosovar për manipulime, derisa ky i fundit ka përmendur faktin se disa herë ia ka bërë me dije këngëtares se nuk ka ndjenja karshi saj.

    E pas përfundimit të “Prime”, ka reaguar familja e Eglit, duke treguar se mbështet atë në vazhdimësi, duke përfshirë këtu edhe rrugëtimin në “Big Brother Vip Albania”.

    “Forca zemër … E vërteta është se jeta nuk zhvillohet gjithmonë sipas pritshmërive tona. Në disa momente do të duket se jeta është e përsosur. Sidoqoftë, në minutën tjetër gjithçka mund të përmbyset”, shkruan mes tjerash në reagimin e familjes së Eglit.

  • E papritur! G Bani rikthehet në Big Brother Vip, tregon çfarë ndodhi me babain e tij

    E papritur! G Bani rikthehet në Big Brother Vip, tregon çfarë ndodhi me babain e tij

    Prime-i i sotëm ka rikthyer G Banin në studio që pas largimit të beftë të tij nga shtëpia pas lajmit për babain e sëmurë.

    Që në nisje të programit, moderatori Ledion Liço e pyeti se si shkonte gjithçka me babain e këngëtarit, dhe ai dha lajmin e mirë se çdo gjë ishte ok.

    G Bani la shtëpinë rreth 2 javë më parë pasi moderatori i njoftoi nga afër brenda shtëpisë lajmin se babai i kishte pësuar ishemi.

    Për këtë rreperi la menjëherë shtëpinë dhe u nis për në Angli, atje ku kishte edhe familjarët.