Category: Showbiz

  • “Rrebesh” kritikas pas këngës që bëri, Lindita e Përputhen nuk e vrêt aspak mendjen: Do këndoj deri sa të…

    Është bërë tani më “trend” që ish-konkurentët e përputhen, kur dalin nga emisioni të nxjerrin ndonjë këngë.

    Kështu bëri edhe Lindita Bimi, e cila pak ditë më parë ka publikuar këngën me titullin “coco”. Menjëherë pas publikimit të këngës pati “lum” kritikash, ku komentuesit shpreheshin se Lindita nuk ishte aspak e talentuar.

    Mirëpo si duket ajo është e kënaqur nga vetja dhe shprehet “do të këndoj deri sa të vdes”.

    “Unë do këndoj për qejfin tim deri sa të vdes. Dhe nuk pyes asnjë, lekun në fund të fundit për të bërë këngën e kam paguar unë”, tha ajo.

    “Le të mos kem zë, ça kanë më shumë se unë tjerët”? shtoi Lindita ndër të tjera për “abc news”.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • A do largohet nga politika pasi nuk u bë deputete? Ori Nebiaj merr vendimin e rëndësishëm

    Ori Nebiaj nuk arriti të merrte mandatin e deputetes në Tiranë.

    Moderatorja foli për fushatën duke thënë se ka marrë një mbështetje shumë të madhe. Pavarësisht se nuk do të jetë në parlament, Nebiaj shprehet se do të vazhdojë angazhimin në politikë, për të mbështetur të gjithë ata që e besuan dhe votuan.

    “Ishte një fushatë e bukur, emocionuese, që në fund u vlerësua me një mbështetje shumë të madhe votash, edhe një vlerësim shumë i mirë për mënyrën se si unë zgjodha që të isha Ori, për t’i thënë kujtdo që do më besonte me votë, që jam po Ori, nuk do ndryshonte kurrsesi stofa politike asgjë.

    Është besim dhe përgjegjësi që më bën mua të jem shumë e kujdesshme, e përgjegjshme për gjithçka që do vendos të bëj në vijim dhe sigurisht që përfshirja politike dhe angazhimi do të shtohen. Unë do mundohem të jem zëri i tyre, ç’rëndësi ka jam apo nuk jam me mandatin atje. Në një farë mënyre unë e mora votën e zemrës, mora mbështetjen e qytetarëve të Tiranës dhe kjo është mjaft për mua dhe është më shumë se thjesht një mandat”, u shpreh Nebiaj.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • “S’jemi bashkë”/ Stresi e zbulon publikisht se ç’po ndodh mes tij dhe Kejsit: Ju bëhet qefi, kështu jeni

    Stresi i ka vënë pikat mbi i në lidhje me raportin që ka me ish parteren e tij, Kejsin. Nëpërmjet ‘instastory’, reperi u ka kthyer përgjigje fansave për pyetjet që kishin dhe një ndër to kishte të bënte me raportin me Kejsin. Ai ka treguar se janë ndarë e mesa duket nuk do të ketë më kthim pas. Megjithatë Stresi thekson se ka shumë respekt për të dhe familjen e saj.

    Postimi

    “Po ua shpjegoj një herë e mirë të gjithëve ju që me zor e prisni këtë lajm dhe do ju bëhet qejfi se kështu jeni ju. Vajzë më të mirë dhe familje më të mirë se ajo, sot e 1000 vjet unë s’do gjej më, por jeta kështu është nuk mbaron këtu, vazhdon, kështu që boll më me këto pyetje. Jo s’jemi më bashkë”, është përgjigjur Stresi.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • ‘E kam dashur njësoj si…’, Donald Veshaj thyen heshtjen: Me Borën s’ka shanse të rikthehem prapë

    Bora Zemani ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për shkak të drejtimit të “Për’puthen”, por edhe për jetën e saj personale. Gjatë një interviste të dhënë për “Prive”, moderatorja u pyet edhe për jetën private.

    Ajo tregoi se ka vendosur të mos thotë më asgjë për të dhe ta jetojë privatësisht, larg vëmendjes mediatike që merr duke qenë pjesë e ekranit.

    “Unë nuk kam dashur të flas për jetën time personale dhe kam folur shumë rrallë. Në disa momente më është dashur të jap përgjigje për të shuar kuriozitetin e njerëzve, që janë të interesuar për jetën e personazheve të njohur. Nëse unë do të zgjidhja, do ishte ideale që unë të bëja punën time në televizion dhe kur të dal jashtë punës askush të mos më njohë. Kam folur disa herë dhe tani e kam vendosur që do ta qep gojën përfundimisht, nuk do të them më asgjë për jetën time private”, tha Bora.

    Por ndjekësit e përkthyen këtë deklaratë refuzuese dhe hezituese pas ndarjes nga aktori Donald Veshaj, si një deklaratë që e nxori zbuluar pasi ajo vërtet është hidhëruar shumë. Duke qenë se pas çdo ndarje ata kishin gjetur gjuhën e komunikimit dhe ishin rikthyer në krahët e njëri-tjetrit, duket se kësaj here nuk do të ndodhë.

    Ndjekësit i japin këtë shpjegim afrimitetit të saj me ish-in Vin Veli, me të cilën u panë duke pozuar si një familje për herë të parë që pas ndarjes. Moderatorja Bora Zemani dhe aktori i humorit Donald Veshaj janë ndarë përfundimisht, duke fshirë njëri-tjetrin jo vetëm nga jeta reale, por edhe ajo virtuale.

    Xhelozia është bërë shkak që ata t’i japin fund bashkëjetesës disamujore në Tiranë. Ky vendim erdhi pas një periudhe ndarjesh dhe ribashkimesh të njëpasnjëshme që nga gushti i vitit të kaluar direkt pas zyrtarizimit të lidhjes. Çifti që e zyrtarizoi historinë e tyre, pas karantinës ka pasur disa mosmarrëveshje që i ka çuar në këtë vendim, njohje që filloi gjatë programit “Treshat”.

    Sipas miqve të tyre, vështirë të thuhet se këtë herë bëhet fjalë për një zënkë të momentit, pasi edhe kur kanë pasur situata të tilla më parë, ata nuk i kanë fshirë gjurmët e lidhjes së tyre dhe janë rikthyer shpejt te njëri-tjetri. Në fillimet e tyre ata u konsideruan një nga çiftet më të përfolura, për faktin se luanin me idenë që janë më shumë kolegë që shkojnë mirë në televizion, sesa të dashur.

    Ishte Bora, e cila theu heshtjen duke publikuar foton e parë të tyre si çift nga bregdeti i Jugut, ku dhe celebruan kështu publikisht këtë histori dashurie të lindur në televizion. Ajo pranoi në këtë mënyrë publikisht marrëdhënien e tyre të dashurisë, ndërsa zgjodhi ta mbulonte fytyrën e tij me një emoji, ndonëse dukej qartazi se ishte ai, duke shkruar: “Me këtë çunin, identitetin e tij nuk dua ta zbuloj”.

    Ndërkohë, ata vazhdonin e informonin ndjekësit me postimet e tyre, deri në momentin që zhdukën gjithçka. Kjo ndarje erdhi vetëm pak kohë pasi Bora Zemani e çoi në tjetër nivel lidhjen me Donald Veshajn dhe çifti nisi bashkëjetesën pas ribashkimit të tyre. Kjo ishte lëvizja e parë me foto, pas një deklarate të Borës në lidhje me rëndësinë që kishte Donaldi në jetën e saj.

    E tashmë të gjitha këto foto që ndërtonin ditarin e dashurisë së tyre, i kanë zhdukur. Por ndarja vjen pas disa rrëfimeve të ish-çiftit se ata e donin aq shumë njëritjetrin sa do ta kalonin jetën bashkë. Gjatë një interviste të zhvilluar vitin e kaluar, Bora Zemani deklaroi se Donaldi ishte dashuria e jetës së saj.
    Më pas, e ftuar te ”Shiko kush luan”, Bora tregoi se jo vetëm e kishte rregulluar marrëdhënien, por ishte e bindur se Donaldi është zgjedhuri i saj. Ajo u bë pjesë e lojërave, sfidave të ndryshme, si dhe iu përgjigj pyetjeve pikante për të rrëmbyer sa më shumë pikë për skuadrën e saj.

    Një ndër pyetjet në lidhje me jetën e saj private: “A është Donaldi përputhja jote, pra dashuria e jetës tënde?”. Pa hezituar, moderatorja u përgjigj: “Po, sigurisht!”.

    Por tashmë gjithçka që kanë thënë e jetuar i takon së shkuarës. Por çfarë thotë Donaldi tashmë që janë ndarë? Në emisionin e fundit “Binjakët”, ai iu përgjigj pyetjeve të vëllait binjak Romeo Veshaj, në lidhje me dashurinë e fundit, që i bie të jetë Bora.

    Ai me bindje tha se të gjitha të dashurat i ka dashur njësoj, pa i dhënë ndonjë peshë të veçantë historisë me Borën. Ndërkohë që pyetjes së vëllait se a mund të ketë shanse për ndonjë rikthim, ai iu përgjigj në mënyrë absolute jo, madje dhe nëse ajo i lutet./balkanweb

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Nora Istrefi ‘mami më s*ksi’ e verës, “çmend” ndjekësit e saj me fotot me bìkìni

    Nora Istrefi është një ndër vajzat më se ksi të showbizit shqiptar. Ndonëse ka disa vite që i rëndojnë mbi supe dhe është mami e një vajze ajo vazhdon të jetë me një trup joshës dhe forma fizike perfekte.

    Së fundmi, këngëtarja ka vendosur që së bashku me vogëlushen e saj të shijojë suksesin e këngës më të fundit “Ay Caramba” në bregdet.

    Ajo ka publikuar disa fotografi ku shfaqet mjaft tërheqëse me bikini dhe ndjekësit kaq donin për të vërshuar komentet komplimentuese krah fotove.

    Epo, çdo punë e madhe e ka një shpërblim, edhe lodhja në palestër me orë të gjata e ka shpërblyer Norën me një trup perfekt. Dhe, si përfundim na lejoni të themi që deri më tani ajo mban trofeun si “Mama më seksi”.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Nora Istrefi (@noraistrefi)

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • E zhurmshme apo fjalëpakë në shtrat? Ana Kauri i la të gjithë pa fjalë me përgjigjen e saj

    Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana Kauri ishte së fundmi pjesë e rubrikës “60 sekonda” në Prive, ku iu përgjigj pyetjeve pikante.

    “Në shtrat ti je e zhurmshme apo fjalëpakë?”, ishte një ndër pyetjet për Anën. Ajo i habiti të gjithë me përgjigjen, duke thënë “Kush tha që nuk jam e vi rgjër?”.

    Ndërsa e pyetur për punën e parë që ka bërë, ajo zbuloi se ja qenë promocioni. Ish-konkurrentja u pyet dhe rreth punës që nuk do bënte kurrë dhe e tha troç “këngëtare”.

    “Sa t’i ka shtuar paratë në bankë fama nga “Përputhen”?”, u pyet Ana, e cila nuk hezitoi të përgjigjej. “Jo aq shumë sa duket”, tha konkurrentja.

    Kujtojmë se pak kohë më parë Ana zbuloi se ka nisur një lidhje të re, mirëpo nuk e ka zbuluar ende identitetin e partnerit.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Rudina Magjistari shfaqet si rrallë herë, pozon me bìkìni me përshkrimin prôvôkues: E nxehtë si vera (Foto)

    Rudina Magjistari së bashku me familjen e saj është “arratisur” drejt Turqisë ku po shijon disa ditë pushimi.

    Gjatë gjithë kohës ajo nuk i ka kursyer për ndjekësit momentet e bukur që po kalon. Në “galerinë” e fotove të Rudinës nuk mungojnë as imazhet me bikini të cilat nuk ka nguruar ti publikojë në “Instagram”.

    Moderatorja së fundmi ka postuar një foto ku shihet e veshur me rrobabanjo dhe syze, ku krah fotos ka gjetur dhe një përshkrim për veten i cili e karakterizon më së miri.

    “E nxehtë si vera”, shkruan Rudina.

    Të shumta kanë qenë komentet e ndjekësve të cilët e kanë komplimentuar moderatoren për pamjen.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Do bëjë sërish bashkëpunim me Dafinën? Ledri Vula tregon sa xheloze është Sara dhe zbulon përgjigjen

    Ledri Vula ka shuar një kuriozitet. I ftuar në një emision televiziv ai ka treguar nëse do të bëjë sërish një bashkëpunim me Dafinën, apo bëhet xheloze Sara.

    Ledri Vula ka thënë: “Po të ishte xheloze Sara, nuk do e kisha bërë as këngën e kaluar gjatë verës. Dafina është shumë e talentuar dhe në studio me të dalin shumë lehtë këngët. Është super talent dhe kam qejf të punoj me njerëz të talentuar. Gjërat shkojnë shumë lehtë me të”.

    Ai po ashtu ka folur në lidhje me fanset që ndoshta do ju jetë thyer zemra kur morën vesh që Ledri është i dashuruar me Sara Hoxhën. Reperi i njohur me batutë ktheu përgjigje që edhe atij i thyhet zemra kur sheh vajza të bukura.

    “Sa herë ma kanë thyer zemrën mua gocat. Çdo femër e bukur që kalon afër ta thyen zemrën pak”, është shprehur ai duke qeshur.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Sa herë në ditë bën se*s me Arjonin? Serena nuk përmbahet dhe e thot troç: Super hamshor

    Arjon Luli dhe Serena Sula zbuluan se do të xhirojnë një film pornografik. Ish-konkurrenti i “Për’puthen” dhe modelja shqiptare kanë arritur të tërheqin vëmendjen e shumë ndjekësve me fotot dhe videot hot që publikojnë në llogaritë e tyre në Instagram, të cilat shpesh janë bërë shkak që ky rrjet social t’ua fshijë postimet.

    Së fundmi, Arjoni ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e tij. Njëri prej tyre e pyeti ish-konkurrentin: “Sa herë në ditë bëni se ks?”.

    “Kjo pyetje është bërë mbi një milion herë, dhe nuk do e anashkaloj më. Madje do përgjigjet Serena. Serena sa herë në ditë bën se ks?”,- tha Arjoni, ndërkohë që Serena u përgjigj: “Si mund të rrijë Serena pa rak, e para. Më ka rënë raku i bardhë edhe super hamshor. Se unë nuk kisha bo dot”.

    Një tjetër ndjekës e pyet se kur do t’i bëjnë videot intime publike.

    “Video ka plot se i kemi arkivat plot. Por problemi është që po i heq Instagram-i. I mbyll Instagram-i për 10 minuta çerek ore maksimumi. Tani vetëm po e pe në atë moment,”- tha ai.

    Nisur nga paragjykimet, modelja tregoi gjatë një interviste se çfarë mendojnë prindërit e saj në lidhje me këtë vendim që ka marrë bashkë me Arjonin.

    “Familja është pak më në stres, është normale. Edhe ne që do bëjmë këtë hap është pak e vështirë, sepse të tjerët s’i lënë të dalin me ta nga, të dalin në plazh. Por ne po mundohemi të bëjmë diçka të re në Shqipëri që s’e ka bërë kush këtë.

    Kemi frymëzuar shumë të tjerë me këtë ide, por nuk do të përmend emra për t’i dhënë famë”,- u shpreh Serena Sula.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP

  • Çiljeta dhe Albani marrin vendimin e madh, janë gati t’i thonë përgjithmonë “Po” njëri-tjetrit

    Çiljeta Xhilaga prej pesë vitesh po jeton një histori dashurie me portierin e Partizanit, Alban Hoxhën.

    Që prej momentin kur dyshja bëri publike lidhjen e tyre në rrjet nuk kanë munguar aspak fotot e ëmbla të çiftit dhe momentet që ata kalojnë së bashku.

    Çiljeta na ka treguar se Albani është mbështetja kryesore e saj dhe se djali i saj, Fernando ka një marrëdhënie të veçantë me të.

    Mirëpo, lajme të reja po qarkullojnë nga çifti, mesa duket ata kanë vendosur që lidhjen e tyre pesë vjeçare ta çojnë në një tjetër stad, atë të martesës.

    Burime për “Panorama Plus” kanë treguar se Albani dhe Çiljeta janë gati thonë “Po” njëri-tjetrit.

    Tashmë pasi kanë provuar bashkëjetesën dhe kanë njohur njëri-tjetrin më shumë ata e kanë ndarë mendjen që të hedhin hapin e madh me një festë ceremonial.

    Deri më tani as Albani dhe as Çiljeta nuk i kanë konfirmuar këto zëra që po qarkullojnë lart e poshtë, por ashtu si dhe ju e dini” ku ka zë nuk është pa gjë”.

    Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

    SHQIPERIA IME GRUP